• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kurti dhe rrena e tij e madhe për Asociacionin

Llapi

V.I.P
Kurti dhe rrena e tij e madhe për Asociacionin
Demokracia
19:17 | 19 Mars 2026
admin-ajax-1.jpg


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpesh i ka ngrënë fjalët e veta, duke zënë veten në rrenë për deklarata të mëhershme. Këtë e ka bërë edhe më 19 mars kur ka folur për çështjen e Asociacionit pasi ka pranuar dokumentet nga strukturat ilegale serbe. Çështja e Asociacionit përsëri e ka zënë në gënjeshtër.
Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe apo “Zajednica”, siç e quante sa ishte opozitar, shpesh ia ka shpalosur dy fytyrat Kurtit. Herë thoshte se e ka pranuar, herë thoshte se nuk e ka pranuar.
Që prej ardhjes në pushtet e ka kundërshtuar veten për Asociacionin, ashtu siç e ka bërë edhe më 19 mars të vitit 2026.

Në një përurim të segmentit të rrugës për në Mitrovicë, tha se nuk ka Asociacion.
“Shpesh herë eksponentë të opozitës kanë thënë që e bëri “Zajednicën” këtë muaj, do ta bëjë muajin e ardhshëm, por ju e dinë që 5 vjet janë 60 muaj e nuk ka “Zajednicë””, ka thënë Kurti më 19 mars 2026.
Mirëpo tre vjet më herët, thoshte se ka Asociacion në planin e Evropës, të cilin e kishte pranuar ai. Në një intervistë në RTK më 22 mars të vitit 2023 e kishte pranuar se ka Asociacion.
“Ka asociacion, neni dhjetë thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat mbeten valide dhe të obligueshme”, kishte thënë Kurti në këtë intervistë.
“Zajednica” e opozitarit Kurti
Albin Kurti si kryeopozitar, që prej vitit 2013 kur ishte nënshkruar marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, kishte nisur kundërshtimin e tij për ujdinë e Brukselit.
Fillimisht ia kishte vendosur një epitet në gjuhën serbe të emërtuar si “Zajedinicë” e pastaj të njëjtët e kishte kundërshtuar me protesta të dhunshme në rrugë me lëvizjen e tij Vetëvendosje.
Bashkë me qindra aktivistë ishte arrestuar gjatë atyre protestave.
Dy vjet më vonë, në vitin 2015 thoshte se është marrëveshje që bosnjëzon Kosovën.
“Kjo qeveri po e ia jep çerekun e shtetit tonë Serbisë përmes Zajednicës që na bosnjëzon…”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti në protestën e mbajtur më 28 nëntor 2015.
Me premtimin për zhbërjen e Asociacionit nisi edhe ngritjen në pushtet.
Dhe më shumë se 10 vjet më vonë, Kurti i ndërroi fjalët.
Dhe që prej vitit 2021, fjala “Zajedinicë” u harrua. Si shef i qeverisë iu kthye gjuhës shqipe duke nisur ta përdorte fjalën “Asociacion”, por herë thoshte se do ta formonte e herë se nuk do ta formonte Asociacionin. Herë thoshte se e ka problem të trashëguar nga paraardhësit e tij.
Ndërkaq, në vitin 2022, Kurti në një seancë të Kuvendit të Kosovës doli me kushte për pranimin e Asociacionit.
Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.
Po ashtu, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik, nuk duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).
-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.
-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.
Draft-statuti i ndërkombëtarëve
Pas trysnisë së vazhdueshme, diplomatët perëndimorë hartuan një draft-statut të këtij asociacioni, të cilin ia dorëzuan Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit 2023.
Pas prezantimit të këtij draft-statuti, Kurti nisi t’i zbuste fjalët.
Pas takimeve me liderët evropianë dhe të Bashkimit Evropian në Bruksel më 26 tetor, Kurti deklaroi se ka pranuar propozimin për draft-statutin e Asociacionit dhe ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, por kjo ishte kundërshtuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq në një seancë të Kuvendit të Kosovës, Kurti kishte thënë se draft-statuti i prezantuar nga diplomatët ndërkombëtar, kishte qartësi sa i përket njohjes së Kosovës.
“E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimetuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Pra, në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues minues për Republikën në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, kishte thënë Kurti më 3 nëntor të vitit 2023.
Megjithatë, as këtë draft-statut zyrtarisht ende nuk e kishte pranuar. Por kishte thënë se drafti është “pakrahasueshëm më i mirë” sesa marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Ta pranosh nënkupton të pajtohesh që të ndërmarrësh obligime për zbatimin e draftit”, kishte thënë Kurti, duke shtuar se ai ka ofruar që ta nënshkruajë atë dhe “si rrjedhojë ta pranoj”.
Një vit më vonë, më 14 prill, nga Strasburgu në Francë, Kurti kishte deklaruar se nuk mund të bënte hapa që rrezikojnë Kosovën kur ishte pyetur nëse do të pranonte Asociacionin.
“Unë nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën, sovranitetin, integritetin territorial, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e saj, Tash e tri vjet e keni garancinë për këtë me qeverinë e Kosovës e cila me mundësinë dhe dijen që ka, ka vepruar siç duhet dhe sa duhet. Nuk është në rregull të flitet për Asociacionin për Komunat me Shumicë Serbe pa e përdorur në të njëjtën fjali Marrëveshjen Bazike. Ata që flasin për Asociacionin pa folur për marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit, më falni por e bëjnë punën e Beogradit. Rendi i gjërave në fjali është marrëveshja bazike, pastaj nenet 7 dhe dhjetë, jo qerrja para kuajve, por kuajt para qerres”, kishte deklaruar Kurti.
“Qartazi [Aleksandar Vuçiq] vazhdimisht flet për Asociacionin në mënyrë nostalgjie me paraardhësit e mi. Por ato ishin vitet 2013-15, nëse i ka mbetur merak Asociacioni është dashur ta kryej me ata, jo të më pres që të vijë unë e të bëjë punën e atyre. Marrëveshjen bazike e ka pranuar, aneksin e zbatimit e ka pranuar, le t’i zbatojë”, kishte shtuar kryeministri.
Asociacioni si pako
Krejt së voni më 17 shtator të vitit 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Al Jazeeran” ka pohuar se do të zbatojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por vetëm si “pako.
Kurti ka thënë se nuk është “kryeministër vetëm i shqiptarëve”, por i të gjithë komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë.
I pyetur nëse i ka thënë ‘po’ apo ‘jo’ Asociacionit, shefi i Qeverisë së Kosovës tha se e ka pranuar themelimin e tij, por në paketën e Marrëveshjes së Ohrit.
“Natyrisht, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Sidoqoftë, kjo është pjesë e Marrëveshjes Bazike tani. Neni 7 thotë se ‘Komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim’. Në anën tjetër, neni 10 thotë se “të gjitha marrëveshjet paraprake të nënshkruara duhet të zbatohen”. Pra, unë nuk po e mohoj atë, sidoqoftë vetëm si pjesë e një pakoje të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke”, ka insistuar Kurti.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.
Kosova deri më tani ka refuzuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Serbia, ndërkaq, insiston në themelimin e tij./Paparaci.com.
 

Armend Ibrahimi


Pse Albin Kurti nuk po do të bëhet kryeministër?
Në histori mashtrimi në Trojë mbahet mend si “Kali i Trojës”.
Në politikën tonë, mashtrimi për Kosovën do të mbahet mend si “Gomari i Zajednicës”.
Po Negociata - pa kërkim-falje,
PA ZGJIDHUR ÇËSHTJEN E TË PAGJETURVE
dhe me Zajednicë.
Ky është Albin Kurti që premtonte bashkim me Shqipërinë.
Historia parlamentare e Kosovës është shumë e qartë.
2014
PDK me rreth 30% gjeti modalitetin dhe ndërtoi qeverinë.
2017
PDK me 33% gjeti modalitetin dhe ndërtoi qeverinë, madje duke ia dhënë postin e kryeministrit një partie tjetër.
2019 dhe 2021
Edhe vetë Albin Kurti mori mandatin dhe qeverisi.
Pra edhe me rezultate më të vogla, qeveritë janë formuar dhe shteti ka vazhduar të funksionojë.
Atëherë çfarë ndodhi mes viteve 2021 dhe 2025 që Albin Kurti nuk po dëshiron më të bëhet kryeministër?
Pse tash, me 42% apo me mbi 50%, ai përsëri kërkon zgjedhje?
Aneksi i Ohrit.
Sepse Neni 7 obligon Kosovën të krijojë një nivel të veçantë të vetë-menaxhimit për komunitetin serb.
Kjo është më keq se “Zajednica” për cka Albini ia fuste flaken Prishtinës!
Dhe këtu fillon paradoksi politik.
Dikur thuhej:
“Jo negociata me Serbinë”.
Pastaj u tha:
“Lërini negociatat në dorën time”.
Tash:
Po Negociata – pa kërkim-falje, PA ZGJIDHUR ÇËSHTJEN E TË PAGJETURVE dhe me Zajednicë. Ky është Albin Kurti që synonte bashkim me Shqipërinë.
Dhe sot kemi një marrëveshje ku shumë nga temat që dikur quheshin të papranueshme janë pjesë e procesit politik.
Sepse kur politika thotë një gjë për vite me radhë dhe në fund pranon të kundërtën pyetja nuk është më vetëm politike. Pyetja bëhet historike.
Pse Albin Kurti nuk po do të bëhet kryeministër?
Përcjellja dikujt që meriton përgjigje për këtë pyetje.
 

1774868570949.png

Kurti me “tri kushtet” për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit: “Vuçiq bëri dyfytyrësi në pranverën e 2023”​

59 minuta më parë
nga NACIONALE

lg.php

Nënshkrim bilateral Kosovë – Serbi të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, tërheqje të letrës së Ana Brnabiq në dhjetor të 2023’ës dërguar në EEAS dhe ekstradim të Millan Radojçiqit nga Serbia në Kosovë. Këto janë “kushtet” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendoi t’i ketë ende valide për çfarëdo zbatimi të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit; marrëveshje kjo e qendërzuar në dy shtylla: autonomi për serbët e Kosovës në këmbim të një njohje të derës së pasme, të dhënë si “njohje de-facto” nga Serbia. Kurti këto qëndrime i dha në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku u pyer për natyrën dhe përmbajtjen e takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Është gjë tjetër që Vuçiq ka pranuar marrëveshjen por refuzuar nënshkrimin, është një lloj dyftyrësie, problemet na lindën në pranverë 2023 pikërisht që tha po pranoj marrëveshjen por refuzoj nënshkrimin,” tha Kurti duke i qëndruar vlefshmërisë së marrëveshjes, por të kushtëzuar në tri kërkesat e tij,
Kurti tha se nënshkrimi bilateral sjellë “sigurinë jurudike dhe mirëbesimin” për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo me dy pika kryesore, përkatësisht Nenin 4 dhe Nenin 7. Këto dy pika përcaktojnë që Serbia ndalon së penguari dhe kundërshtuari integrimin ndërkombëtar të Kosovës ndërsa qeveria e Kosovës i jep “vetëmenaxhimin e duhur” komunitetit serb, të ndërlidhur edhe me Nenin 10 të Asociacionit.
“Për dialogun në Bruksel, ne kemi diskutuar në veçanti për zbatimin e marrëvesgjeve në mirëbesim, që të ketë siguri juridike e që vjen nga nënshkrimi i marrveshjes, dhee tërheqja e letrës së Brnabiq, dhe e cila me 13 dhjetor 2023, merreni me mend tha që Serbia nuk e respekton inztegritetin territorial të Kosovës.
Si mund të ketë dialog e zbatim të marrëveshjes nëse dikush të thotë publikisht e zyrtarisht me letër të shkruar që nuk ta respekton integriteitn. Letra duhet të tërhiqet, marrëveshja të nënshkruhet, dhe të mos harrojmë, kryeterroristi dhe Radojçiqi të dorëzohet te ne
”, tha Albin Kurti.
“Ne vazhdimisht insistojmë te ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Beogradit që Radojçiqi të dotëzohet, dhe të monitorohet procesi nga çd oorganizatë ndërkombëtare që është e interesuar. Pastaj ngritet dialogu në një nivel të ri, sepse kemi marrëveshje paçka se refuzojnë ta nënskruajnë,” tha Kurti.
Çështja e presidentit
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, tha se “i duhen konsultime të brendshme” fillimisht për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe vetëm pastaj të dërgojë ftesa te liderët e partive opozitare.
Ai tha se janë edhe 30 ditë kohë “e jo 3 ditë”.
“E marrim me serozitetin më të lartë. Kemi kohë deri më 28 prill, kemi 30 ditë, jo 3 ditë. Do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shunë. Dhe mua më nevojiten konsultimet e brendshme, dhe menjëherë dërgoj ftesa me partitë opozitare. Është e rëndësishme të kemi sukses. Në këtë kuptim, çështja është e rëndësisë së lartë,” tha Kurti.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Sdi çfarë të keqe e rrene ka këtu...
Asociacioni i thaqit e të tjerëve dikur apo "zajednica" e Kurtit ka qenë, është dhe do të jet obligim, detyrë(shtëpie) për normalizimin e marrëdhënieve me srbinë. Obligim apo detyrë e miratuar dhe nënshkruar në Rambuje, nga të gjithë përfaqësuesit e popullit shqiptar të Kosovës, në kryenegociatorin Hadhim Thaqi. Pastaj e miratuar dhe e nënshkruar, nga të gjitha vendet e kombet e botës, përfshi dhe fuqitë e mëdha, usa, rusi e kinë, në Rezolutën 1244 të okb-së. Më vonë ky obligim u përpilua apo formulua në forma juridike e poltike të organizimit administrativ të kësaj rezolute, në Kushtetutën e Ahtisarit.
Pra, shteti i Kosovës ka qenë dhe është i obliguar për themelimin e Asociacionit. Pikë.
Por se si është formuluar juridikisht e politkisht më parë e si në të ardhmen ky asociacion, kjo ka rëndësi?
Kurti atëbotë ka kundërshtuar pikërishtë, çështjen e formës organizative të administrimit juridik e poltikë të asociacionit.
Sot apo edhe më herët, si të gjithë të tjerët, ka pranuar draftin franko-gjerman për asociacionin, por, për dallim nga shumica e të tjerëve përfshi dhe autorin(idiot) e shkrimit me siguri, me kusht që së pari të nënshkruhet marvveshja Bazike që si kusht paraqet njohjen reciproke të shteteve të pamvaruara e sovrane.
Dhe...
Ku ka rrenë këtu?
Apo ka ndonjë këtu që nuk e ka të qartë kuptimin(konceptin) e fjalës "rrenë/a" ?
 

Marrëveshja e Ohrit, Behrami: Kurti negocion përmes kanaleve të fshehta​

Marrëveshja e Ohrit, Behrami: Kurti negocion përmes kanaleve të fshehta

06 Apr, 19:02
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti tenton ta zbatoi atë përmes ndryshimeve ligjore brenda vendit.


Ai u shpreh se Kurti ka ndryshuar strategjinë e negociatave, sepse sipas tij, ai negocion përmes kanaleve të fshehta.
“Trumpi vepron më ndryshe se Bashkimi Evropian. Është e vërtetë që Bashkimi Evropian e ka toleruar z.Kurti, i cili e ka ndryshuar strategjinë e negociatave. Z.Kurti nuk negocion më me fotografi, me shtrëngim duarsh, me buzëqeshje, ky negocion përmes kanaleve të cilat janë kanale të fshehta, ku një zyrtar i tij udhëton në Bruksel dhe krejt implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ky është duke e bërë përmes ndryshimit të Ligjit dhe të Rregullores. Ky e din që me Trumpin nuk ka strategji djallëzore të impementimit, ajo duket me u implementu menjëherë”, tha ai.
 
BE: Kosova të lëviz e para për ta bërë ‘Vetëmenaxhimin’ për komunitetin serb, marrëveshjet e Dialogut të zbatohen
Demokracia
20:19 | 16 Prill 2026
kurti-20.webp

Share:
Share
Tweet
Bashkimi Evropian po kërkon që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të Brukselit, përfshirë Marrëveshjen e Vitit 2013 e cila është miratuar në Kuvendin e Kosovës e ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Në një përgjigje për Gazetën e Express, një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar edhe faktin se Kosova është zotuar në Ohër në vitin 2023 për të bërë disa rregullime konkrete dhe të krijojë garanci specifike në mënyrë që të sigurohet një nivel i përshtatshëm për të bërë atë që njihet si Vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë.
Ky zëdhënës i BE-së ka thënë se Brukseli zyrtar pret që Kosova t’i bëjë hapat e parë sa i përket Vetëmenaxhimit, i cili gjendet në Nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, e arritur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajcak dhe Josep Borell.

“BE-ja pret që si Kosova ashtu edhe Serbia të respektojnë dhe të zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre nga Dialogu, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila është ratifikuar me shumicë prej 2/3 në Kuvendin e Kosovës.Në nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, Kosova është zotuar të krijojë rregullimet dhe garancitë specifike për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.BE-ja pret që Kosova të ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së të pyetur lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe nëse BE është duke insistuar që Kosova të lëviz për ta çuar Draftin në Gjykatë Kushtetuese.
Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Vetëmenaxhimi i cili del nga Marrëveshja e Ohrit në vazhdimësi i janë kërkuar Kosovës, duke thënë se janë zotime të marra përsipër për t’i implementuar.
Krijimi i Asociacionit madje është lidhur edhe me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
 
Behrami: Kurti prodhon dhe kriza dhe fshihet nga Marrëveshja e Ohrit
Demokracia
10:55 | 03 Maj 2026
artan-behrami-600x360-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami akuzoi Albin Kurtin për krijim të qëllimshëm të krizës politike.
“Përgjegjësi kryesor pse Kosova shkon në zgjedhje është Albin Kurti”, tha ai.
Sipas Behramit, Kurti “fshihet prapa marrëveshjes së Ohrit” dhe përdor krizën për përfitime politike.

Ai paralajmëroi për cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh: “Do të mundohet të nxisë zgjedhje edhe në dimër, por edhe në pranverën e ardhshme”.
Behrami e cilësoi procesin për zgjedhjen e presidentit si “spektakël politik” dhe pjesë e një strategjie për kontroll dhe shmangie përgjegjësie.
 

Kurti e shpalli "të tejkaluar" Asociacionin: Por, qe çka i thonë letrat që ka negocuar me Serbinë dhe çka BE-ja​

17 orë më parë
nga Xhezair Dashi
1780397202293.png
lg.php

Një diplomë e dyfishtë, nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, do ta shënojë filan-të-diplomuarin serb në Kosovë si "Republika e Serbisë, Kosovska Mitrovica."
Qeveria e Kosovës, sipas draft-Statutit të BE-së për Asociacionin, do ta njohë zyrtarisht si diplomë valide të huaj me ato përcaktime.
Kjo gati se në të njëjtën trajtë me pasaportat "koordinacija," ku shënohen qytete të Kosovës si "Republika e Serbisë."
Ato që BE-ja ua njohu serbëve të Kosovës kur u liberalizoi vizat: çka gjerësisht konsiderohet si sovranitet i dyfishtë i pranuar heshtazi edhe nga Qeveria e Kurtit.
Pikërisht kështu është e përcaktuar në Nenin 14 të draft-Statutit të BE-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
"'Rrjeti Serb i Arsimit në Kosovë' do të lëshojë diploma të dyfishta. Institucioni themelues në Serbi do të lëshojë diplomën duplikate," thuhet aty.
"Vendi i lëshimit është qyteti në Serbi ku janë zyret kryesore. Qeveria e Kosovës do ta trajtojë si diplomë të huaj."
Screenshot-2026-06-01-163856.png

Dy vite e gjysmë më vonë, Albin Kurti tha se Asociacioni "për bindjen e tij të fuqishme, është i tejkaluar."
Kjo mbrëmë gjatë intervistës në "Kanal 10," ku u pyet për Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit: tash "jo të shkëlqyeshme".
Marrëveshja dikur ishte "arritja më e madhe e politikës së jashtme," sipas vetë Kurtit në Këshill të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, me Asociacionin si shtyllë ndërtyese.
"Arsimi dhe Shëndetësia paralele serbe, vetëm këto dyja kanë mbetur," tha ai.
Me përthithjn e tyre në sistemin e Kosovës, Asociacioni veçse "tejkalohet," tha Kurti.
Kjo vetëm një ditë pas komunikatës zyrtare të BE-së të 30 majit 2026, ku thuhej e kundërta.
BE-ja shkroi, fjalëpërfjalshëm, se çdo veprim "që afekton" arsimin dhe shëndetësinë paralele serbe duhet të jetë "brenda kornizës së marrëveshjeve të Brukselit."
"Çdo proces që prek institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i koordinuar me komunitetin serb, brenda kornizës së të gjitha marrëveshjeve relevante brenda Dialogut të Lehtësuar nga BE dhe ligjit të Kosovës," tha BE-ja.
"Zbatimi i plotë i Marrëveshjes mbi Rrugën drejt Normalizimit është ndër kushtet thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës," theksoi BE-ja.
Screenshot-2026-06-01-154426.png

Kurti tha se Marrëveshjen nuk e zbaton derisa Serbia t'i përmbushë kërkesat e tij: dorëzimi i Radojçiqit, letra e Brnabiqit dhe firmosja bilaterale.
Asociacioni, tha ai, nuk mund të jetë "qerre para kalit"; dhe kah fundi të njëjtën mbrëmë e quajti "të tejkaluar."
"Bashkë me bashkësinë evropiane dhe SHBA-të, do të merremi me integrimin e shëndetësisë dhe arsimit, se veç këtu kanë mbetur," tha Kurti.
"Asociacioni, për bindjen time të fuqishme, është i tejkaluar," shtoi ai.
Çka parasheh, konkretisht, draft-Statuti i BE-së të Asociacionit për Arsimin dhe Shëndetësisë, integrimi i të cilëve, sipas Kurtit, e bën "të tejkaluar" Asociacionin?
Aty parasheh dy rrjete të veçanta: "Rrjeti Serb i Arsimit në Kosovë" dhe "Rrjetin Serb i Shëndetësisë në Kosovë."
Ato parashihen të funksionojnë si ofrues privatë nën përgjegjësinë e Asociacionit, me Serbinë si financuese kryesore.
"Asociacioni do të përpiqet t'i regjistrojë këta ofrues dhe të sigurojë licenca operative," thuhet në dokument.
Pas licencimit, Asociacioni përcaktohet të menaxhojë funksionimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore paralele serbe.
Në arsim, Asociacioni thuhet të ketë "funksione dhe mbikëqyrje të plotë," duke financuar bursa, trajnime, projekte infrastrukturore dhe tekste me kurrikulë serbe.
Ai "do të bashkëpunojë" gjithashtu me autoritetet arsimore të Serbisë.
Në shëndetësi, Asociacioni "do të ushtrojë funksione dhe mbikëqyrje të plotë" brenda kompetencave komunale.
Ai do të financojë infrastrukturën shëndetësore, pajisje mjekësore, trajnime profesionale, barna, vaksina dhe pajisje të specializuara.
Drafti autorizon gjithashtu bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe sociale të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

1780505111862.png


OVL-UÇK kundërshton emërtimin e një rruge me emrin e Zoran Gjingjiqit në Veri: Kjo është dorëzim, Kosova ka heronjtë e saj​

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, ka reaguar pasi një rrugë në Mitrovicë të Veriut ka marrë emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.


Ata e kanë kundërshtuar çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Plagët e luftës mbeten të hapura. Mijëra familje ende vajtojnë të vdekurit dhe kërkojnë të zhdukurit. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim. Është dorëzim”, thuhet në reagim.
Ata kanë thënë se Kosova ka heronjtë e saj, të cilëve iu takon nderi që mbart kjo tokë.
“Kur vetë institucionet të cilave u është besuar sovraniteti qoftë edhe nëse shqyrtojnë nisma të tilla, ato dështojnë në qeverisje dhe tradhtojnë të gjallët bashkë me të vdekurit”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
 
Peter-Sorensen.webp


Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Marrëveshja e Ohrit ka nisur të zbatohet​

29 qershor 2026| 14:45
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit është një zotim ndërkombëtar dhe nuk ka pikëpyetje për vlefshmërinë e saj.


Gjatë një diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, Sorensen ka thënë se marrëveshja nuk përbën një traktat formal, por është një dakordim i arritur mes palëve, i mbështetur edhe nga ndërmjetësimi ndërkombëtar.

lg.php

“Është një zotim ndërkombëtar dhe nuk bëhet fjalë për një tekst traktati”, ka thënë Sorensen, duke shtuar se për këtë çështje është konsultuar edhe me ekspertë juridikë në Bruksel dhe Nju-Jork.

Sipas tij, marrëveshja e Ohrit përmban kërkesa dhe përcaktime të qarta që duhet të përmbushen, ndërsa Bashkimi Evropian pret që ajo të respektohet nga palët.

Sorensen ka theksuar e zbatimi i marrëveshjes tashmë ka filluar në disa fusha, veçanërisht në çështjen e personave të zhdukur, por ka edhe pika të tjera që ende nuk janë realizuar.

Ai i është referuar edhe praktikës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke thënë se një marrëveshje ndërkombëtare nuk kërkon domosdoshmërisht nënshkrim formal për të qenë e vlefshme.

“Ne ishim aty kur marrëveshja u arrit dhe e mirëpritëm atë. Më pas, Këshilli i BE-së i është referuar vazhdimisht kësaj marrëveshjeje në përfundimet e tij”, ka thënë Sorensen.
 

1783271914754.png

Aneksi i Ohrit pa njohje e me Asociacion s’i hiqet nga tryeza Kurtit, Sorensen shkon në Serbi për të kërkuar “zbatim të plotë”​

9 orë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Mandatin e kishte marrë me "nuk i jap gjë Serbisë, për njohjen që ata s'e japin kurrë," ndërsa marrëveshja ligjërisht e ndërkombëtarisht e detyrueshme, prodhuar në udhëheqjen e Albin Kurtit, ishte pa njohje.
Me një njohje të derës së pasme, de-facto, dhe me Asociacion të mbindërtuar me "vetëmenaxhim," Marrëveshja e Bruksel/Ohrit vazhdon të jetë e vlefshme në plotninë e saj.
Bashkimi Evropian vazhdon "të punojë" në jetësimin e zbatimin e saj. Emisari danez Peter Sorensen ka vazhduar angazhimin, ndonëse Kosova s'ka qeveri fuqiplote.
Albin Kurti dialogun publikut ia thotë si të pavazhdueshëm si pasojë e mospërmbushjes së "tre kushteve" të vendosura ndaj Serbisë.
Pas vizitave në Beograd, Sorensen njoftoi se me palën serbe foli për rëndësinë e zbatimit "të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Marrëveshjes së Ohrit 2023."
"U takova me Marko Gjuriq. Diskutuam rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm në Dialogun e lehtësuar nga 🇪🇺 për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, dhe për të avancuar normalizimin ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të njerëzve," shkroi Sorensen në "X."
Met with @markodjuric. We discussed the importance of sustained engagement in the 🇪🇺-facilitated Dialogue to implement all agreements, including the 2023 Ohrid Agreement, and to advance economic normalisation that improves the daily lives of people. pic.twitter.com/fqg6TViE7m
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) July 4, 2026
Kohëve të fundit, në një panel të pranishëm ishte kryediplomati në detyrë Glauk Konjufca, i cili argumentoi se mosnënshkrimi bilateral i Serbisë do të thotë se marrëveshja nuk është pranuar.
Sorensen i tha se marrëveshja, ashtu siç është, është valide dhe e detyrueshme. "Nuk ju nevojitet një nënshkrim që një marrëveshje ndërkombëtare, e arritur mes palëve, të jetë e vlefshme," deklaroi ai.
Shtoi se për këtë çështje ishte konsultuar me juristë në Bruksel dhe New York.
Kurti publikut i thotë se i ka tre kushte të pakapërcyeshme që kjo marrëveshje të jetë e vlefshme, anipse ajo është ngurtësuar ndërkombëtarisht si valide.
Ajo mbetet pjesë e pashkëputshme e çfarëdo hapi të mëtejmë integrues në organet euro-atlantike. Mosmiratimi për rishikim kushtetues i draft-Statutit të BE-së për Asociacionin ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në Këshill të Evropës.
Kurti thotë se kushtet janë: nënshkrimi bilateral i Serbisë në tekstin e Brukselit e shtojcën e Ohrit; tërheqja e letrës së Ana Brnabiq në EEAS; dhe ekstradimi i Millan Radojçiqit.
Këto kushte nga BE-ja nuk njihen, e cila në komunikata zyrtare kërkon "zbatim të plotë të menjëhershëm, pa parakushte dhe vonesa."
BE-ja javëve të fundit shkroi se çdo veprim "që afekton" arsimin dhe shëndetësinë paralele serbe duhet të jetë "brenda kornizës së marrëveshjeve të Brukselit."
"Çdo proces që prek institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i koordinuar me komunitetin serb, brenda kornizës së të gjitha marrëveshjeve relevante brenda Dialogut të Lehtësuar nga BE dhe ligjit të Kosovës," tha BE-ja.
"Zbatimi i plotë i Marrëveshjes mbi Rrugën drejt Normalizimit është ndër kushtet thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës," theksoi BE-ja.
Për Asociacionin, Kurti tha se "për bindjen time të fuqishme, është i tejkaluar."
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Artan-Behrami.jpg


“Jam kundër kthimit të gjyqtarëve serbë dhe autonomisë së Kurtit”, Behrami demanton pretendimet e Bajqinovcit​

25 korrik 2026| 17:54
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, duke e akuzuar atë se ka shtrembëruar atë që është diskutuar në emisionin Interaktiv në KTV.

Bajqinovci kishte shkruar se PDK-ja nuk kishte mbajtur asnjë qëndrim për kthimin e gjyqtarëve serbë që kanë dhënë dorëheqje, duke pretenduar se Behrami ishte pyetur drejtpërdrejt nëse ata duhet të rikthehen në institucionet e Kosovës, por nuk kishte dhënë përgjigje.

lg.php
Megjithatë, Behrami e mohoi këtë pretendim, duke thënë se një pyetje e tillë nuk i ishte bërë fare gjatë emisionit.

“Pse bre Mef po rren? Pyetja ishte që mbledhja ka dështuar, çfarë po ndodh… Askund nuk më pyet nëse jam për apo kundër kthimit të tyre. Unë jam kundër kthimit të tyre”, shkroi Behrami në reagimin e tij.

Deputeti i PDK-së tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe se kundërshton rikthimin e gjyqtarëve serbë, ndërsa akuzoi Bajqinovcin për keqinformim të opinionit publik.

Në fund të reagimit të tij, Behrami ritheksoi se është kundër kthimit të gjyqtarëve serbë në institucionet e Kosovës, ndërsa shtoi se mbështet rrëzimin e të gjitha objekteve të ndërtuara ilegalisht dhe ndëshkimin e, siç u shpreh ai, “hajnave”. Ai nuk kurseu kritikat as ndaj Qeverisë Kurti dhe Bashkimit Evropian, duke i akuzuar për avancimin e autonomisë së serbëve në veri.

Reagimin e përfundoi me fjalët: “Jam edhe për rrëzimin e krejt villave ilegale. Jam edhe për me i rrase në burg hajnat e juaj, nga Martini deri te Nagipi etj. Jam me dëbu edhe Dejonën nga Kosova për organizimin e sobave të propagandës dhe nxitje të urrejtjes. Jam edhe kundër lojës së BE-së që e bën bashkë me juve. Tash vazhdoni jetësimin e autonomisë të serbëve në veri që e ka pranu babai juaj ideologjik në Bruksel dhe Ohër.”
 
Back
Top