Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lajme te dites!

Top News - Kina ‘dëbon’ luftanijen amerikane / Destrojeri po lundronte afër ishujve të polemizuar

Në kohën e monizmit ska pas vrasje si tani! Pluralizmi është si ai ujku që do mjegull që të pasurohen borgjezët!
Vrasjet ishin ekskluzivitet i rregjimit. Plot vrane edhe ata,me gjyq e pa gjyq e shume te tjere qe mbeten telave te kufirit duke tentuar te largoheshin nga parajsa e kuqe
 
Ajo dihet që gjyqi popullor dënonte "tradhëtarët e kombit". Po vrasje mes njëri tjetrit s'kishte se të varnin me këmbë poshtë brenda javës.
Po dihet qe diktatura vendos dhe zbaton disa rregulla e ligje strikte.Deri tek prerja e nje peme.Sot priten pyje te tera dhe nuk denohet njeri. Edhe treni vinte ne orar ne kohen e Duces,pat thene njehere Berlusconi.
 
Makinat luksoze zhdoganohen si mjete të dëmtuara. Zbulohet dokumenti i ri i Antikorrupsionit për evazionin fiskal në Dogana

Kosovë: Osmani dhe Kurti në SHBA.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.......
kjo ndihmë e SHBA-së ka për qëllim forcimin e sektorit të energjisë në Kosovë dhe fuqizimin e përfshirjes së= grave në këtë fushë.

Burimi......

Dalim tek FAZITI i gjermanit=======

Në rastin e LOPES osmani, është e vërtetë që........
kuotat e grave nuk ofrojnë një ======
zgjidhje për inteligjencën.

PERFUNDIMI.....do hidhnohen do femra ne forum,por eshte = 100 % FIKS.

Qe te pajtohena APET....
ENDE.
 
Trump thotë se ka vetëm dy gjini në botë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se në botë ekzistojnë vetëm dy gjini.....
mashkull dhe femër.

Dallimi midis lëvizjes sonë dhe forcave që po luftojmë nuk mund të jetë më i dukshëm... Ata besojnë në ideologjinë gjinore të majtë dhe në teorinë toksike kritike racore.
Ne besojmë në ekzistencën e dy gjinive, ka burra dhe ka gra, tha Trump gjatë një fjalimi në një konferencë studentore në Florida.
Gjithashtu, ish-udhëheqësi i vendit tha se......
republikanët do ta shërojne vendin shumë shpejt(mbase).
Përveç kësaj, Trump tha se që kur u largua nga presidenca, Shtetet e Bashkuara kanë kaluar nga fuqia më e fuqishme dhe më e respektuar në botë në ..........
ndoshta vendi më i dobët për sa i përket njohjes globale(perjashto TORRET e axhes).
Ai shtoi se askush nuk e respekton më axhen.

Në fillim të korrikut, u bë e ditur se........
OBSH synon të njohë zyrtarisht ekzistencën e një gjinie të tretë.

PS,per juve MIKROBET dhe VIRUSET, apo= LEXONI.
Ministria e Shëndetësisë e Federatës Ruse.........
deklaroi se============================================================================================================================================================================================ janë në favor të ruajtjes dhe forcimit të institucionit të martesës si një bashkim midis një burri dhe një gruaje.

Pra FAZITI.....Ministria e ruseve e KA LLAFIN=MOS-prishjen e FAMILIES,juve DEGJENERATAT e axhes.

1. Dy te rinj pas nje zenke te castit godasin me thike nje tjeter te ri ne qytetin e Dimalit.

a ka njeri te na e shpjegoje se ku bie ky qyteti ; dimali , mos eshte noi fshat dhe e quajne qytet gabimisht, dhe sa banore ka,
 
Rriten tensionet në Tajvan, BE përgatitet për rrezikun e një konflikti Kinë-SHBA, ç’thonë ekspertët

Retorika e ashpër midis SHBA-së dhe Kinës mbi Tajvanin “mund të përshkallëzohet lehtësisht” dhe po vëzhgohet nga afër në kryeqytetet evropiane, sipas diplomatëve të lartë, shkruan Politico.
Tensionet po rriten midis dy superfuqive më të mëdha në botë, ndërsa Pekini shton kërcënimet e tij mbi një vizitë të mundshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan në ditët në vijim.
Nga Brukseli në Paris, zyrtarët e BE-së kanë hezituar t’i thonë shqetësimet publikisht, edhe pse Kina po i afrohet rrezikut të një përplasjeje ushtarake me SHBA-në në prapaskenë, megjithatë, diplomatët evropianë pranojnë se ekziston një rrezik i qartë që situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Analistët tani po u bëjnë thirrje udhëheqësve të BE-së që t’i kushtojnë vëmendje dhe të përgatiten për problematikat e ardhshme.
“Skenarët e rasteve më të këqija ndonjëherë ndodhin,” tha Boris Ruge, nënkryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, duke përmendur pushtimin rus të Ukrainës si shembull.
“Evropianët do të bënin mirë të përgatiteshin për situata të paparashikuara, duke mbështetur Tajvanin, ndërkohë që do të qëndronin në kontakt të ngushtë me Pekinin dhe duke ndihmuar në uljen e tensionit.”

Pelosi njoftoi të dielën se po merr një delegacion të Kongresit në një turne në Azi. Një ndalesë e përfolur në Tajvan, e cila ka provokuar një reagim të ashpër nga Pekini nuk u përmend në itinerarin e saj zyrtar, por mund të ndodhë.
Kina këmbëngul se një vizitë në Tajvan nga Pelosi do të ishte një shkelje e hapur e politikës “një Kinë” që rregullon statusin e territorit dhe një sinjal i mbështetjes amerikane për pavarësinë e Tajvanit.
Presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi qëndrimin e tij javën e kaluar gjatë një telefonate të tensionuar me Joe Biden.
“Ata që luajnë me zjarrin do të vdesin prej tij,” citoi ministria e jashtme e Kinës të thoshte Xi. “Shpresohet që SHBA-të të kenë sy të qartë për këtë.” Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka paralajmëruar se “ushtria kineze nuk do të rrijë kurrë duarkryq” nëse udhëtimi i Pelosit vazhdon.
Analistët besojnë se Xi do të dëshirojë të tregojë një qetësi të fortë ndaj çdo shenje që SHBA po lëviz për të mbështetur pavarësinë e Tajvanit, pjesërisht për shkak se ai po kërkon një mandat të tretë në detyrë që thyen normat këtë vjeshtë.
Britania e Madhe ka sugjeruar armatosjen e Tajvanit, duke paralajmëruar se Perëndimi nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime në dështimin për të mbrojtur tajvanezët siç bëri për Ukrainën.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kohët e fundit e përshkroi “paraqitjen me vetëbesim dhe mbi të gjitha të fuqishme të Kinës” në lidhje me Tajvanin si “një sfidë globale”.
Në publik, megjithatë, shumica e kryeqyteteve të tjera evropiane kanë qenë më të kujdesshëm në komentet e tyre. Kur u pyetën për përgjigjen e kërcënuar ushtarake të Kinës ndaj një vizite të Pelosit, ministria e jashtme franceze dhe krahu i politikës së jashtme të BE-së nuk komentuan.
Një diplomat i BE-së tha se heshtja në këtë fazë është e pritshme, duke qenë se Tajvani konsiderohet kryesisht si një interes i SHBA-së, por “reagimi do të jetë i ndryshëm nëse fjalët bëhen veprim”.
I pyetur nëse tensionet ishin një shqetësim për NATO-n, një diplomat i lartë evropian tha: “Ende jo, por mund të përshkallëzohet lehtësisht”. “Rasti më i keq” do të shihte që vëmendja amerikane të largohej nga Ukraina te tensionet me Kinën mbi Tajvanin, tha diplomati i lartë.
Një diplomat i tretë i lartë evropian tha se rreziku i përleshjeve midis Uashingtonit dhe Pekinit po “vëzhgohet nga afër”.
Urmas Paet, nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, paralajmëroi se lufta në rritje në Ukrainë kishte rritur rrezikun e agresionit kinez ndaj Tajvanit “në mënyrë eksponenciale”.
“Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të jetë në gjendje të mbajë një sy në veprimet e Kinës, përfshirë në lidhje me Tajvanin,” tha Paet. “Bashkëpunimi i plotë midis BE-së dhe SHBA-së është shumë i rëndësishëm si në aspektin e agresionit rus kundër Ukrainës, ashtu edhe në lidhje me veprimet e Kinës në fqinjësinë e saj”.
Deri relativisht kohët e fundit, Evropa kishte shmangur të fliste për Tajvaninm një ishull demokratik prej 23 milionë banorësh që Pekini pretendon se është pjesë e Kinës.
Pushtimi rus i Ukrainës i ka shtyrë politikëbërësit evropianë të mendojnë mbi pasojat e paimagjinueshme më parë të vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë, nëse Pekini bën një lëvizje ushtarake kundër Tajvanit.

“Në rast të një pushtimi ushtarak, ne e kemi bërë shumë të qartë se BE-ja, me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, do të vendosin masa të ngjashme apo edhe më të mëdha se sa kemi marrë tani kundër Rusisë”, tha ambasadori i ardhshëm i BE-së në Kinë,/express/
 
“Mbaje me vete”! Ky është dokumenti që Policia e Kosovës u jep serbëve si masë reciprociteti me Serbinë, fillon heqja e barrikadave

Qeveria e Kosovës vendosi që të shtyjë në 1 shtator impelementimin e masave të reciprocitetit me Serbinë pas tensioneve në veri, të cilat pasuan me kërkesën e ambasadorit amerikan në Prishtinë me kushtin që strukturat paralele serbe të heqin barrikadat e vendosura nëpër rrugë.
Nëse serbët nuk heqin barrikadat, policia e Kosovës do të vijojë të pajisë personat që futen nga Serbia në Kosovë me një dokument ku shënohen të dhëna si emër, mbiemër, datëlindja si edhe numri i pasaportës, e cila duhet të mbahet nga udhëtari deri në momentin e kthimit në pikën e kalimit doganor.
673494_594165-8008570-dokument2-iff_iff.jpg

Kështu, Kosova reagon ndaj faktit që Serbia nuk njeh dokumentet e këtij shteti. Nisur nga vendimi, policia e Kosovës ka pajisur që mbrëmë pas mesnate të gjithë ata që kanë kaluar me dokumente dhe targa serbe për në Kosovë me këtë dokument.
Nga ana tjetër, raportohet se serbët kanë filluar heqjen e barrikadave në disa zona në veri. /abcnews.al
 
Pas një viti të mundimshëm, nën frikën e koronavirusit nga njëra anë, tmerrit të çmimeve nga ana tjetër dhe pasigurisë së përgjithshme që e karakterizon këtë vend, një familje normale shqiptare niset për të pushuar disa ditë në jug me qëllim marrjen e energjive për të rinisur sfidën e të jetuarit në këtë vend edhe një vit tjetër deri në pushimet e radhës.

Dhe, pasi i ka mbijetuar “rrjepjes” prej çmimeve të çmendura që karakterizojnë jugun gjatë këtij sezoni, përballen me një fatkeqësi të tmerrshme siç është humbja e fëmijes për shkak të një trimi me uniformë, për të cilin nuk ekzistojnë ligje apo rregulla..se fundja..ai është polic..rregulli i pashkruar në këtë vend është se policët edhe mund të vrasin dhe nuk japin llogari kërrrkund.

Tani, para se bëjë rolin e agjencisë funerale duke u mjaftuar vetëm me njoftimin e vdekjeve apo të bëjë spektakël me përjashtime publike nga radhët e policisë të një polici pasi ka vrarë në sytë e qindar personave një fëmijë që po gëzonte mes dallgëve të plazhit të Potamit, Policisë së Shtetit i duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve:

1-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtonte polici Arjan Tase, me të cilin vrau fëmijën 7-vjeçar?

2-Nëse ishte në pronësinë e tij, a ka bërë policia një verifikim të mëparshëm pasurur në lidhje me këtë efektiv policie?

3-Nëse nuk ishte në pronësi të tij, kush ishte pronari i skafit dhe cili ishte raporti i policit në fjalë me pronarin e këtij mjeti lundrues? Sepse, sipas parimit “nuk ka drekë falas”, Tase i ka bërë një nder pronarit të skafit që meriton një sajdisje të tillë tani, kur edhe janë rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve. A ka lidhje ky “nder” me periudhën kur ai drejtonte komisariatin e Himarës?

4-Pse një qytetar i thjeshtë duhet të kalojë përmes shumë filtrave për të hipur mbi skaf, kurse një efektiv policie mundet që ta drejtojë atë në mes të pushuesve, madje edhe pa patente?

5- Pse u riintegruar në radhët e Policisë së Shtetit nëse ishte përjashtuar më parë efektivi Arjan Tase?

Këto përgjigje janë ato që do të bënin çdo shqiptar që të besonte se Policia e Shtetit e ka me vërte përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu, çdo qasje tjetër që i bën bisht këtyre pyetjeve është një burë më tepër në varrin e 7-vjeçares së ndjerë.

‐----------

Kreu i Policisë së Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.
 
Last edited:

Ishalla e kredhin ne burg.

Te mendosh familja me pushime
e hap dyer morti!
 
Në kohën e monizmit ska pas vrasje si tani! Pluralizmi është si ai ujku që do mjegull që të pasurohen borgjezët!
1982 ka qene viti me me shume vrasje(ordinere jo ekzekutime) qe nga 1944 deri me sot. (perjashto 1997 qe dihet).
Ka pasur vrasje por nuk beheshin publike. Ku ta merte vesh ai ne nje fshat te humbur te Kolonjes se cbehej ne nje fshat te humbur te Tropojes?
 
Ishalla e kredhin ne burg.

Te mendosh familja me pushime
e hap dyer morti!
Tmerr!

Do ja hedhi ndyresira, ka deklaruar qe ka pas difekt teknik ne drejtimin e skafit dhe pse dyshoj te kete leje drejtimi per kete mjet. Normal qe nuk e ka bere me dashje se asnje nuk mban ne ndergjegje vdekjen e nje femije te pafajshme por jam e sigurt do kete qene nen efektin e alkolit pas ndonje dreke. Ajo qe me acaron eshte abuzimi me detyren dhe prepotenca dhe arroganca e tij. Te punosh ne polici nuk do te thote qe je i paprekshem dhe pse ke disa privilegje po kujt ja thua këtyre koke tuleve.
Si dhe nese ka ligje qe nuk lejohen pse disa te nenes e ca te njerkes ne zbatim te tyre
 
Back
Top