• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lamtumire blerje online!

Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Noellag, mos u lodh te shkruash essay se e dijme qe ne tere kete forum zirconium dhe ti s'jeni komuniste. :D

Une jam komunist me llogjike , per te tjeret smbaj pergjegjsi!

P.s Meqe ra llafi ti u zhduke 1 vit dhe nje dite te bukur gushti na shfaqesh per te na thene qe ne s'jemi komunista ,fashista, nazista! Sna dergove 1 mesazh tna thoje te pakten a ishe gjall apo jo, se ne komunistat vrasim shum menjen per njerezit tone te partise
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

O Noellag po ka komunist gjallë akoma te partija jote e ke me gjith kryekomunistin baban tënd shpirtëror.
Taksën e dhjerjes e ke dhe e ke pasur edhe më parë po nuk mer vesh ti.
Sa për temën në fjalë po di të lexosh lexoje, ka qënë deri 100.000 lekë në kohën e komunistit tënd pa taksa, erdhën këta të tjerët dhe e bën 200.000 lekë pa taksa në Maj 2014 dhe tani e bënë deri në 22 euro pa taksë.

Kto perrallat tregoja shokve te partise
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Gjthmone mbrapsht I sjell lajmet ky Odeoni. Shume impulsive je. Lol

Mi tu boft plaku kurbon, cere thashe gabim mer jahu amon. terhiqna ne e gadisim punen persit.
Thjesht plaku ju solli haberin e keq, dhe per kete nuk du myzhde, kur tju sjell haberin e mire do ve edhe konton bankare te votoni nji e ka nji.

ti do pagush dyfish se mke shajt. qashtu posi.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Une jetoj jashte dhe dua t'i blej vellait nje PC ose nje telefon dhurate? Realisht dhutate. Nuk me pelqen qe ai te paguaje takse per dhuraten!!
Ose kam nje telefon qe nuk me duhet me, pra eshte i perdorur dhe do ja dergoj dhurate vellait apo shokut. Paguhet taksa ne kete rast?
Sqarojeni pak fukarain kush e ka kuptuar ligjin.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Do te te nderpres nje moment! Une mund te te dergoj ty, si vella qe te kam nje pako me veshje qe kap shumen reale 400$. I heq apo nuk i heq etiketat s'ka shume rendesi, por ne faturen e dergimit shenoj qe dhurata/gift kap shumen $100, pra mund ta ul per efekte taxash shqiptare.Une nuk mund ta zbres kete shume ne 45€ sepse humb ate $100 siguracion per pakon ne rast humbjeje ose vonese.

Nigjo dajen tina mos u merr me budallejt, mushe thesin tu boft daja, edhe rrasi nji kupon outlet 50$ aty ene qe ku u rregullu muhabeti, sa per referencat as mos ta nij tu boft daja se pa etikete ku do ja mori referencen zyba, apo ne tajaret.
Mjafton derguesi te bej keto qe tha daja, tja shkuli llagapin aty mas qafe apo ke breket ene te gjeje te semes ai kaqoli per reference.
Persa i perket siguracionit, siguroje matane mallin jo ktuna ene mos ven etiket mren.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Une jetoj jashte dhe dua t'i blej vellait nje PC ose nje telefon dhurate? Realisht dhutate. Nuk me pelqen qe ai te paguaje takse per dhuraten!!
Ose kam nje telefon qe nuk me duhet me, pra eshte i perdorur dhe do ja dergoj dhurate vellait apo shokut. Paguhet taksa ne kete rast?
Sqarojeni pak fukarain kush e ka kuptuar ligjin.

me pc edhe telefonin nushte e ke vallahi, por behu i shkathet, shko hiqi kapaket telefonit dhe lene me breke jashte, dhe quaje pjese nderrimi 25 dollare dhurate, ene qe ku maroi ene kjo pune.

PC-ne po e pate lap-ngop ske ka ja man, po qe desktop cmontoje daku, kohe te veshtira.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Nigjo dajen tina mos u merr me budallejt, mushe thesin tu boft daja, edhe rrasi nji kupon outlet 50$ aty ene qe ku u rregullu muhabeti, sa per referencat as mos ta nij tu boft daja se pa etikete ku do ja mori referencen zyba, apo ne tajaret.
Mjafton derguesi te bej keto qe tha daja, tja shkuli llagapin aty mas qafe apo ke breket ene te gjeje te semes ai kaqoli per reference.
Persa i perket siguracionit, siguroje matane mallin jo ktuna ene mos ven etiket mren.

Opsioni me i mire me sa kuptoj eshte qe te mbushesh valixhen plot 23kg/50LB dhe ta nisesh me ndonje te njohur qe vjen ketu me avion, pagon vetem $100 transporti ajror ne check in edhe kaq.

Nejse!
 
Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    15.6 KB · Views: 44
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Opsioni me i mire me sa kuptoj eshte qe te mbushesh valixhen plot 23kg/50LB dhe ta nisesh me ndonje te njohur qe vjen ketu me avion, pagon vetem $100 transporti ajror ne check in edhe kaq.

Nejse!

Upsssss Mooosss e more veten ne qafe.

Te dalin Cunat sapo te kalosh traun dhe te thone: Ke gje per te deklaruar, nese i thua jo dhe te del po ne valixhe, sekuestro plus gjobe.

Do bojme shtet apo jo, aty fillohet nga brekushet kontrabande.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Rralle bej blerje online ..por seriozisht CDO gje eshte kthyer ne menyre rrjepje nga te kater anet ..kur tna taxojn per ajrin ndonje dit ..
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Po vari tajaret 22 evro eshte shume ulet. Nje mut ekrani per telefonin ben 10 euro e pakta. Mire ishte 100mi apo 200.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Se shpejti do ju tregoj se si ti shmangeni taksave online, ka menyra plot, thjesht nje lufte e humbur qe do mbese vetem ne leter.
Miqte e mi Kineze sapo me treguan nje metode si te shmangim taksat.

Piksepari lajmeroni njerezit tuaj qe ju dergojne veshje qe te heqin etiketat e veshjeve dhe ti deklarojne ato me vlera 4$ apo 5$ copa dhe besoj duhet te mbushin çanten qe te kapin vlera mbi 45€, gjithmone te deklarojne blerje ne $ pasi ai eshte disi me i ulet se €.
Plus kur keni dy apo tre çanta, dergojini ato ne dy apo tre dergesa te ndara dhe ja ku u zgjidh problemi.
Kjo persa i perket veshjeve. Te tjerat ja u mesoj ne vijim.

Ne të Italisë psh e paguajmë taksën te shoferi i otobuzit dhe të vjen shëndosh si molla me 20 apo 50 € në varësi tëmadhësisë së çantës...
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Po pse ai që blen në dyqan duhet të paguaj taksë dhe ai që blen online jo??

Po taksa eshte paguar njehere, pse duhet te paguhet per se dyti. Plus qe edhe rruga eshte paguar (handling and shipping). Pra ai mall eshte paguar sa frengu pulen qe ne fillim, pse duhet te paguhet per se dyti?

Edhe ato mallra qe thone free shipping, e kane paguar ne forme tjeter. Gjoja eshte free, ne fakt eshte included ne cmim.
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Kur shkova ne Shqiperi per here te fundit, desha t'ju coja nje blender per frutat. Ketu kushton 100 dollare kanadeze - afersisht kushton 60 euro. Me vone mendova ta bleja ne Shqiperi. Shkova online dhe kushtonte 150 euro plus shipping and handling. Afersisht mbi 300 e ca dollare kanadeze.

I bie qe ne Shqiperi me rroge mujore 30 dollare kanadeze ne muaj, ky blender te kushtonte me shume se ne qe marrim 200 dollare ne dite.

Kesaj i thone tregeti!!! ``4``
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Kitke se pari nuk e kuptoj fjalen - blender - se dyti paramendo qe nje gje e tille iken nga Eu apo USA ne Shqiperi, andaj, transpirti e le transportin, por fitimin ne shqipja e kemi me shume se prodhuesi !!!
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Po taksa eshte paguar njehere, pse duhet te paguhet per se dyti. Plus qe edhe rruga eshte paguar (handling and shipping). Pra ai mall eshte paguar sa frengu pulen qe ne fillim, pse duhet te paguhet per se dyti?

Edhe ato mallra qe thone free shipping, e kane paguar ne forme tjeter. Gjoja eshte free, ne fakt eshte included ne cmim.

Per her te par ne histori jam dakort me ty! Ke fol bukur -bravo-

Pasi paguan pulen e pare duhet te paguash per her te dyte pulen e pare se te mos ngel gjo per pulen e dyte -profesor-
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Po taksa eshte paguar njehere, pse duhet te paguhet per se dyti. Plus qe edhe rruga eshte paguar (handling and shipping). Pra ai mall eshte paguar sa frengu pulen qe ne fillim, pse duhet te paguhet per se dyti?

Edhe ato mallra qe thone free shipping, e kane paguar ne forme tjeter. Gjoja eshte free, ne fakt eshte included ne cmim.
Kitty këto janë politikat fiskale që ndjekin shtetet, brënda EU nuk paguhet taksa doganore nga shteti në shtet kurse jashtë EU paguhet taksa doganore.
Po të bie një shëmbull, një makinë japoneze është shum herë më e mirë se një makinë amerikane dhe i del kostua sa gjysma e një makine amerikane por kur shkon për tu shitur në Amerikë blehet 1,5 herë më shtrënjt se një makinë amerikane (1,5 herë ja futa kot se nuk e di tamam por është më shtrënjt megjithse në burim blihet shum më lirë)
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Kepo tere kjo njohuri mbi taksat mashallah me i keq se nje inspektor tatimesh. :p
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

Mua me ka rastisur te blej nje lente per aparatin nga Hong Kongu me duket. Dhe kur e nisen te deklarata e mallit ai e vuri poshte tavanit qe kishin doganat amerikane per te paguar hyrjen e mallit. Kastile se e dinte sa ishte qe mos te paguaja une ekstra. Dhe kete e thoshte edhe te faqja e ebay-it te vete qe do e bente kshu.

Me ka ndodhur edhe ne nje shtet tjeter te kem pasur probleme te ngjashme se deklarova vleren e vertete e taksat qe duhej te paguaja ishin gati sa malli. :)
 
Përgjigje e: Lamtumire blerje online!

une bleva diqka nga japonia qe kushtonte 60 euro dhe ne poste me moren 15 euro takse.

Por ne BE nuk ka mallra te lira, keshtu qe prape fitim ke te blesh nga azia, edhe kur paguan taksë.

Me sa di, ketu ku jam, nqs kushton mbi 50 euro, paguan takse. Por ne Shqiperi e paskan bere shume te ulet, 22 euro.
 
150€ thote ky linku ne BE per cdoganim (a si eshte termi, ang custom duty) ndersa VAT (ang. Value added tax) eshte 10-22€ per blerjet jashte BE.

http://ec.europa.eu/taxation_custom...uying_goods/within_non_eu_en.htm#customs_duty

Amerika ka rregulla te tjera

https://www.cbp.gov/trade/basic-import-export/internet-purchases
 
Back
Top