• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Libri im i ri ne Amazon. Frymezuar nga folklori shqiptar.

Hadi

V.I.P
Anëtar
Mar 18, 2021
Postime
781
Pikët
93
Perralla me e bukur "Llampa e Vjeter", frymezuar nga "Kostandini dhe Doruntina".
 

Attachments

  • 1_1782602105790_ab934.jpg
    1_1782602105790_ab934.jpg
    127.1 KB · Views: 8
Iku Xoni për lesh😂
po vallaj , kte rradhe nuk ka ku i lu vithet..

vallaj , pacin Bekimin e Zotit dje ata qindra Protestues qe nuk i linin Deputet pa i gjujt me veze dhe domote..

dhe te rrish ne plus 40 grad atje para parlamentit ne oren 12 te drekes , tregon kembenguljen dhe qwndresen gjigande..

Revolta Popullore te shtyp si milingon o Xone..🦊😇
 
nuk besoj te jete perkthyer shqip , ndonese flet per histori legjendare shqiptare. 😎
Ore cuna, nuk me kuptuat. Nuk kam perkthyer Kostandinin dhe Doruntinen. Kam krijuar nje histori tjeter, bazuar mbi legjenden e tyre. Nje histori krejt tjeter:


Llampa e Vjetër

Një ushtar ishte plagosur rëndë dhe po vdiste. Shokët e tij e morën në krahë dhe e dërguan në tendën e mjekut. Mjeku e vizitoi, dhe pastaj bëri kryqin.

“Plaga është shumë e rende, dhe ke humbur shumë gjak. Une nuk të shpëtoj dot, prandaj më thuaj dëshirën tënde të fundit”, i tha mjeku ushtarit.

“Dua të shkoj në shtëpi, te shoh gruan time për herë të fundit”, tha ushtari.

“Por ti po vdes. Shpata të ka prerë thellë dhe nuk të ka mbetur shumë jetë”, tha mjeku.

Ushtari nxori një llampë të vjetër nga xhepi.

“Zbraze llampen nga vaji dhe mbushe me gjakun tim”, tha ushtari. “pastaj ndize fitilin. Trupi im do të vdesë, por shpirti im do të ringjallet, dhe unë do të jetoj për aq kohë sa llamba është ndezur.”

Doktori bëri siç i tha ushtari. Ai e zbrazi llambën nga vaji, e mbushi me gjakun e ushtarit dhe ndezi fitilin. Një tym i kuq mbushi tendën dhe u shndërrua në një shpirt njerëzor.

Ishte shpirti i ushtarit të vdekur.

Doktori ia dha llampën shpirtit, dhe shpirti e mori llampen dhe u nis për në shtëpi. Rrugës, ai takoi një burrë tjetër.

“Ku po shkon, o ushtar?”, pyeti burri.

“Po shkoj në shtëpi për të parë gruan time,” tha ushtari.

“Edhe unë kisha një grua, por me vdiq,” tha burri.

“Me vjen keq”, tha ushtari, “te rroni vete. Por, pa me thoni, nga se vdiq gruaja juaj?

“E vrau nje ushtar, diten kur armiqtë sulmuan vendin tonë. Tani po shkoj në shtëpinë e atij ushtari. Dua ta vras gruan e tij, për t’u hakmarrë.”

“Kur u vra gruaja juaj?”, pyeti ushtari.

“Javën e kaluar, ditën e Pashkes ne dreke”, u përgjigj burri.

Ushtari e kuptoi se ishte ai që e kishte vrarë gruan e këtij burri, dhe u ndje i trishtuar.

“A e dini se ku është shtëpia e atij ushtari?” tha ai.

“Jo, por do të pyes dhe do ta gjej”, tha burri.

“Unë e di se ku është shtëpia e tij. Ejani me mua dhe do t’ju tregoj”, tha ushtari.

Kështu burri shkoi me ushtarin. Pas pak, u shfaq shtëpia e ushtarit. Brenda shtëpisë kishte dritë.

“A është kjo shtëpia e ushtarit?” tha burri.

“Jo”, gënjeu ushtari, “kjo është shtëpia e një miku tim. Ai vdiq në luftë. Le të shkojmë të takojme gruan e tij, dhe pastaj do të shkojmë në shtëpinë e ushtarit.”

Ata trokitën në derë. Dera u hap dhe një grua e veshur me këmishë nate doli tek pragu. Ushtari e njohu gruan e tij, por gruaja nuk e njohu, sepse ai ishte mbështjellë me uniformë.

“Kush jeni ju?” tha gruaja.

“Ne jemi dy udhëtarë që po kthehemi në shtëpi,” tha ushtari. “Na zuri nata rrugës dhe jemi shumë të lodhur. Na jep strehë sa për sonte.”

“Gruaja pranoi dhe ata hynë brenda. Gruaja u dha ushqim dhe burri hëngri. Ushtari nuk hëngri. Ai tha se nuk kishte uri.

Pastaj burri ra në gjumë, sepse ishte shumë i lodhur. Ushtari iu afrua gruas.

“Dëgjo, o grua,” tha ai, “Unë jam miku i burrit tënd. Ai nuk do të kthehet tek ti sepse u vra në luftë. Para se të vdiste, më tha qe të martohesh me këtë të huaj dhe të fillosh një jetë të re.”

Gruaja u trishtua dhe qau deri në mëngjes për burrin e saj të vdekur.

Pastaj gruaja fshiu lotët, zgjoi burrin që flinte dhe i tregoi gjithçka.

Burri, i cili kishte kohë që mendonte të gjente një grua tjetër, pranoi të martohej me të. Por i kërkoi ushtarit të ishte dëshmitari i tyre.

Ushtari pranoi dhe të tre shkuan në kishë.

Prifti ju vuri kurorat dhe pastaj u kërkoi të kembenin unazat. Por gruaja nuk kishte unazë.

“Ku është unaza jote, o grua?”, tha prifti.

“Ia dhashë burrit tim para se të shkonte në luftë. Por burri im u vra dhe nuk e di çfarë i ndodhi unazës”, u përgjigj gruaja.

«E kam une unazën tende», tha ushtari, «dhe e hoqi unazën nga gishti dhe ia dha asaj.

Pastaj hoqi uniformën. Gruaja e njohu menjëherë, dhe u sul ta perqafonte.

Por ushtari bëri tre hapa prapa dhe nxori llampen.

«Lamtumirë, o e dashura ime», tha ushtari, dhe e perplasi llampen pertokë dhe u zhduk përgjithmonë
 
Back
Top