• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënja e rrezikshme e sigurisë së pronës në Shqipëri.

Markus

V.I.P
Anëtar
Nov 9, 2024
Postime
5,608
Pikët
113
Rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës

Profesori i Ekonomisë Azmi Stringa ka folur mbi zhvillimet në sektorin e pronave dhe ndërtimit në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si ndërthuren interesat politike, ekonomike dhe ato të krimit të organizuar në këtë fushë.

Sipas Stringës, tregu i pronës dhe ndërtimit është i ndikuar fort nga proceset e dhënies së lejeve të ndërtimit, ndryshimet në planet urbanistike dhe mënyra e menaxhimit të tokës, çka, sipas tij, krijon pabarazi në sigurinë juridike të pronës dhe në aksesin e qytetarëve ndaj zhvillimit të saj. Ai thekson se këto procese ndikojnë drejtpërdrejt në vlerën e pronës dhe në funksionimin e tregut...

...Simbioza mes krimit, pushtetit dhe oligarkisë është, në thelb, një marrëdhënie e ndërtuar mbi paranë dhe pushtetin. Fatkeqësisht, në Shqipëri ajo është shndërruar në një mekanizëm që prodhon sundim politik dhe ekonomik, varfërim të qytetarëve, marrje peng të ekonomisë, deformim të demokracisë dhe krijimin e një klime me mungesë të thellë lirie. Në këtë mekanizëm, oligarkët luajnë rolin e urës mes pushtetit politik dhe interesave kriminale në projekte të mëdha ekonomike. Krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni strukturor i pushtetit janë ndërthurur deri në atë pikë sa që tashmë janë bërë njësh. Sektori i ndërtimit është fusha ku kjo ndërthurje bëhet më e dukshme.

Oligarkët sigurojnë akses te lejet dhe projektet e ndërtimit përmes marrëdhënieve me një qeverisje të korruptuar, ndërsa krimi i organizuar gjen mundësi për të futur dhe pastruar kapitalet e tij përmes sektorit të ndërtimit. Kështu, si politika, ashtu edhe oligarku (i gjithë zinxhiri oligarkik i sektorit të ndërtimit), marrin thelën e tyre nga pastrimi i parave të krimit, përveç asaj që marrin nga qytetarët e ndershëm. Së fundmi, po shfaqet edhe tipologjia e oligarkut mafioz, i cili përfshihet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet e krimit të organizuar...

 
Back
Top