• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Më pëlqen të shikoj...

Më pëlqen kur flet me zemër,
si melodi që s’ka fund.
Më pëlqen kur më sheh ngrohtë,
dhe sytë e tu më bëjnë strehë.

Më pëlqen të ecim ngadalë,
pa orë, pa ngut, vetëm ne.
Më pëlqen kur duart tona takohen,
si të ishin krijuar për njëra-tjetrën.

Më pëlqen qetësia pranë teje,
sepse aty bota merr kuptim.
Më pëlqen,thjesht të jem me ty,
në çdo frymëmarrje të ëmbël.
 
Me pelqen te shikoj varken qe lundron
edhe pse se kuptoj ku eshte nisur duke lundruar
si nje trup pa jete qe shpirtin kerkon
endet neper uje, e heshtur e vetmuar...

Me jep nje ndiesi ketu thelle ne gji
nje ndiesi qe ndoshta e kisha harruar
do me pelqente te te shikoja perseri
me syte e sotem, qe kane ndryshuar

Ndersa varka humbet ne horizont
ne goje me mbeshtillet nje shije e hidhur
matematika kurre nuk me mesoj
te kuptoja ty, ekuacioni im i pazgjidhur.
 
Me pelqen te shikoj kohen kur iken
si nje hajdut i fsheht me heshtjen i lidhur
ne gjurmet e saj qe ajo sdi ti fsheh
te gjeta ty, kujtimi im i hidhur

I ndare nga une kohe me pare
fshehur atje ne pluhurin e heshtjes
mbuluar nga dhimbja e mbir si bare
zgjoi tek une ndienjen e kureshtjes

Jam ketu lart siper ne mal
dhe tutje veshtroj ne largesi
te shoh ty ne horizontin e larget
te shkrire atje ne ate pak te mbetur kaltersi

Kaleruar atje tek ajo reja e fundit
dukesh sikur me pershendet me dore
po kthehet ne shtepi nje zog qe rrugen humbi
i kane ngelur dites vetem disa ore

Te ndaj ty me heshtjen e mbremjes
si dikur nena buken ndante me mua
pres qe te largohen dhe rrezet e fundit
qe te ndajm bashke nje lot qe mu formua

Nuk dua qe drita te shoh lotin tim
jo se kam turp, por thjesht nuk dua
dua ta ndaj lotin vetem me ty
ashtu si ti dhimbjen ndave vetem me mua.
 
Me pelqen te mendoj qe je nje cigare
si nje cigare te shuar dua te flak
tymin e saj qe me ka helmuar
nuk dua ta fus me ne bark

Por eshtrat e mia jane te shenuara
qe kur loste me to ENKI i sumereve, burre me mend
dhe me pas Aferdita ne cdo kocke ka shkruar
me germa te medha vetem emrin tend

Darvini shkon me tutje, thot qe ishim destinuar
qe kur natyra thjesht na kishte falur ca kembe e ca duar
qe kur nuk ishim as te bardhe as te zinj
natyra na kishte modeluar thjesht si minj...
 
Me pelqen historia ;
Mikepritja dhe realiteti
Me pelqejne rrenjet
E mia
Dhe jehona buze detit .

Me pelqejne malet tona
Qe gdhendin portretin
Me pelqen jehona e tyre
Me shpatat e tehur.

E rraskapitur , e lodhur
e bukur
Dhe kshu e heshtur
E dua token time
Aty ku gjaku eshte derdhur.
 
Dashurine me pelqen ta shikoj
tek reket me kot te me shenderoje ne poet
haron se edhe vete se gjithe poetet mbane
dashurine mblodhen dhe e kthyen ne det

Mbi tallaz Zgalemin me karhet hapur
kalimthi shirokut dhe detit i ben kokfortesi
tek ulet dhe valen lehtas ledhaton si i dehur
duhet te jete i dashuruar.... kushedi dhe ai.

Me pelqen te shikoj yllin e detit bregut tek rri
me valet kur preket, puthet, shtrengohet e luan
hena thote se valeve ai u flet per dashuri
e ato rrenqethen, psheretijne....... e detit i struken ne gji perseri.
 
Last edited:
.

Më pëlqen të shoh njerëz, kur
thonë
natën e mire..!
Kur përshëndesin, dhe thonë
pa ngurruar
mirëdita..
Janë shpirtra qe i ngjasojnë
se bukurës
trëndelinë..!
Shpirtra që ndriçojnë në udhët
ku mungon
drita...
.
 
Me pelqen te shikoj fraza te shperndara
te nje libri qe u shkruajt, por su lexua kurre
te nje historie te shperndare neper fjale te ndara
si nje mur qe nuk eshte me mur, kur ndahet ne gur


Ishte nje artist i keq, qe lexonte verdall tij
vepra e tij e vetme, e vjedhur nga jeta
bashkohesit e tij e akuzuan per blasfimi
e akuzuan qe shtremberonte te verteta


Por ajo qe une kuptova, ish qe ai s'ish kuptuar
ky skalites fjalesh, qe koha e kish vrare
kishte krijuar nje mure me te verteta
ne vend te murit me gure dhe llac te thare.


Koha, kjo vrasese mizore
qe nuk ta merr shpirtin me duart e saj
por peshperit ne veshet e djallzorve
dhe punen e pist e bejne bashkohesit pastaj.


Perfundimisht... skishte ardhur akoma koha e tij
per ato fjale te verteta qe nuk dukeshin te verteta
prandaj kujdes miqte e mi kur flisni...
zgjidhni kohen e duhur, qe tju zgjatet jeta.
 
Last edited:
Më pëlqen të shoh sytë e tu ,
ato më japin dritë .
Kur më shikojnë, ndjej qetësi,
zemra më rreh me ritëm të ri.
Në ta gjej botën që kam kërkuar,
një dashuri që s’ka mbaruar...
 
Me pelqen horizonti
tek puthet me token
gjithe dashuri
digjen buzet e mia
kujtimit tek i falet
kur puthte buzet e tua
plot embelsi
 
Me pelqen te shoh henen ashtu pa vetdije
Ne relievin e saj fytyren tende dua te gjej
Cdo tipar vizatohet ashtu neper drithije
Fytyra jote shkelqen sa njemije djiej
 
Me pelqen kur era gjethet leviz
Dhe flladi i ngrohte
Kur vjen dhe me zgjon
Me pelqen aroma e brishte e lirise
Dhe zogjte me cicerimat
Qe vallezojne .

Me pelqen vjeshta
Dhe zhurma qe perterin
Me pelqen peisazhi
Dhe ndonje grimce gri
Mahnitese
Besnike
E bute dhe e brishte

E dua vjeshten
Ta prek me gji .
 
Back
Top