• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Matuf, plak,gërxhull plak aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi ai priti të pamen me Sami Lushtakun në nderim të Sahit Jasharit

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,524
Pikët
113
“Matuf plak”, “gërxhull plak” – aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi ai priti të pamen së bashku me Sami Lushtakun në nderim të Sahit Jasharit
Demokracia
20:33 | 13 Qershor 2026
egg-32-1-e1781375608931.png

Share:
Share
Tweet
Dje është varrosur luftëtari i orëve të para të UÇK-së, njëherësh familjar i Adem Jasharit, Sahit Jashari.
Sahit Jashari, së bashku me Sami Lushtakun, kanë kryer disa aksione guerile në vitet 1992 dhe 1993. Ata ishin miq të pandarë, derisa vdekja i ndau.
Gjatë ditës së sotme, në një video janë parë Sami Lushtaku dhe baca Rifat Jashari duke pritur së bashku të pamen për vdekjen e Sahit Jasharit.

Ka mjaftuar kjo pamje që një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje të eskalojë me fyerje.
Xhevrie Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka quajtur Rifat Jasharin “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.
Me fyerje të rënda, ajo ka thënë se në të ardhmen nuk do të çuditej nëse do ta shihte Rifat Jasharin duke u përqafuar me serbët e Listës Serbe.
“E ky matufi plak që nuk i vjen marre prej plisit që e mban në kokë”, ishte një nga fjalitë e aktivistes së VV-së, e cila shihet në fotografi me eksponentët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Vajza e Xhevrie Ademit, Majlinda Ajvazi, ishte kandidate e VV-së për asambliste në Fushë Kosovë.
img_4392.jpg


img_4394.jpg

1781381469451.png

1781381519218.png
 

Kush është aktivistja e VV-së që fyu Rifat Jasharin pasi ai u pa me Sami Lushtakun?​

2 orë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Xhevrie Ademi, nëna e ish-kandidates për Asamblenë Komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka përdorur fyese dhe tejet denigruese ndaj Rifat Jasharit pas publikimit të pamjeve nga e pamja për Sahit Jasharin.
Reagimi i saj erdhi pasi në rrjete sociale qarkulloi një video ku Rifat Jashari dhe Sami Lushtaku shihen së bashku duke pritur ngushëllime për vdekjen e Sahit Jasharit, luftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjar i Adem Jasharit.
Sahit Jashari, i cili u varros dje, njihej si një nga pjesëtarët e hershëm të rezistencës së armatosur, ndërsa së bashku me Sami Lushtakun kishte marrë pjesë në disa aksione guerile gjatë viteve 1992 dhe 1993.
Por prania e Rifat Jasharit në të njëjtin ambient me Lushtakun ka nxitur reagimin e Xhevrie Ademit, e cila në një postim në rrjete sociale ka përdorur shprehje nënçmuese ndaj tij.
Ademi e ka quajtur Rifat Jasharin “matuf plak” dhe “gërxhull plak”, ndërsa ka shkruar se nuk do të çuditej nëse në të ardhmen do ta shihte atë duke u përqafuar edhe me përfaqësues të Listës Serbe.
“E ky matufi plak që nuk i vjen marre prej plisit që e mban në kokë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Screenshot-2026-06-13-220833_2026-06-13-201146_ctrc.png

Screenshot-2026-06-13-220838_2026-06-13-201156_wvzb.png

Xhevrie Ademi rezulton të jetë aktiviste e zellshme e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një fotografi të publikuar më herët, ajo shihet krahas ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebreza.
Screenshot-2026-06-13-220618.png

Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Dega e PDK-së në Fushë Kosovë i kërkon VV-së të dënojë gjuhën e aktivistes së tyre ndaj Rifat Jasharit
Demokracia
11:53 | 14 Qershor 2026
PDK1692710474-1.webp

Share:
Share
Tweet
Dega e PDK-së në Fushë Kosovë ka reaguar ndaj deklaratave të Xhevrie Ademit për Rifat Jasharin, duke shprehur, siç thuhet, “indinjatën dhe shqetësimin e thellë” për gjuhën e përdorur ndaj anëtarit të familjes Jashari.
Në reagim, PDK vlerëson se “figura e Rifat Jasharit dhe sakrifica e familjes Jashari përbëjnë një vlerë të shenjtë për kombin tonë dhe për Republikën e Kosovës”, duke shtuar se sulmet verbale ndaj familjes janë të papranueshme.
Partia kërkoi nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës dhe dega e Lëvizjes Vetëvendosje të distancohen nga deklaratat e Ademit dhe të kërkojnë falje publike.

“Heshtja përballë një gjuhe të tillë do të interpretohet si tolerim ose mbështetje e saj”, thuhet në reagim.
PDK-ja theksoi se do të vazhdojë të mbrojë “vlerat kombëtare, respektin institucional dhe kulturën e komunikimit publik”, duke kundërshtuar normalizimin e gjuhës së urrejtjes në jetën politike dhe shoqërore.
 
Mua me duket se Xhevrijen , ngaqe eshte e bukur dhe plot hijeshi , e perndjekin dhe , nje nder ara mund te kete qene ay Plak Matuf...

Turp ti vije..po po , sa turp...🦊😇
 
Kisha nje dyshim te vogel qe pas Xhevries fshihej @Xhina !
Edhe ajo shejtan keshtu eshte, e humbet fare kur shikon pleq me dy pellembe mustaqe.
ajo njehere tek spitali ne Amerike ja nguli gjilperen me gjithe pantallona nje plaku Meksikan , por fati Xhines qe vdiq direkt dhe nuk ju hapen probleme , se vetem une dhe ajo e dime si ngjarje..🦊😇
 
ajo njehere tek spitali ne Amerike ja nguli gjilperen me gjithe pantallona nje plaku Meksikan , por fati Xhines qe vdiq direkt dhe nuk ju hapen probleme , se vetem une dhe ajo e dime si ngjarje..🦊😇
Flm qe nuk i tregove njeri, fjal i beses je 🐱
po pra , pse kot them une..
te ishte per ashtu thojsha per shoqen tende te ngushtev, Z..🦊
Shoqe Z eshte veshur me kollare
 
Back
Top