• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

........

Dy fjalë për lotët e tij

16 shtator 2017 13:59
Ardiana Shala Prishtina

Kur dikush folë për gratë e përdhunume gjatë luftës, mjafton me kenë veç pak njeri, që me e kuptue se tema nuk t’len vend për lotin tand me u vnu mbi shpatullat e tyne e me ju gjujtë lexuesit ky imazh pastaj, si portret i dhembshunisë tande, ndërkohë që në proces vlon prej paragjykimeve dhe nuk ban as përpjekjen ma të vogël përmes vetes, me i lanë me folë ato.

Berat Buzhala, në shkrimin e tij "Nuk kisha takuar kurrë gra të dhunuara në luftë. Sot qamë së bashku" të botuem në Gazetën Express, ma shum se çashtjen e grave të përdhunume gjatë luftës në Kosovë, sjell në pah fenomenin e protagonizimit, që me ndihmë të fejsbukut u ba e lehtë, dhe nënkupton, pavarësisht që s'di çka thue, me hy n'valle me trendet tematike të kohës, sepse rrëfimi yt t'sheh, ty autorin, si protagonist. Tjerat, e këtu hyjnë tana temat, tregohen për me i dhanë kuptim ekzistencës tande si personazh.

E trend asht ba gjithashtu me derdhë lot, ose ma saktë me kallxu që ke kajtë për me e ba edhe viktimën me ndje me ty. Nëse kjo nuk e kthen vëmendjen ndaj teje, a thu çka kish mujtë me e kthy? Trend asht ba me keqpërdorë autoritetin, me e nënvlerësu lexuesin, ose me e njoftë qaq mirë sa mos me ta ni për te, e mos me u lodhë as me lexue çka citon.
Pikërisht me nji citim të tillë, prej librit të Tolstoit 'Ana Karenina' që thot kështu: "Familjet e lumtura janë njësoj; ndërsa secila familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet." Buzhala e nisë tregimin mbi dhembshuninë e vetes. Buzhala e nisë nji temë të ndjeshme, për me rrëfye për lotin e tij që vjen si pasojë e kuriozitetit, jo përgjegjësisë. Qyshdo me kenë, kur t'vjen me kajtë, t'vjen. Pytja asht, pse asht loti i tij qaq i randësishëm për me e pa kjo shoqni lotin e saj? Ose pse po menon ai që asht qaq i randësishëm? Ose a asht tue u pa loti i saj nën hijen e tij? Pra, pse asht loti i tij përmbajtja e rrëfimit? Me fjalë tjera, shkurt e shqip: pse asht loti i Buzhalës titull?

A asht Buzhala tue folë për veten a për gratë e përdhunume gjatë luftës? A asht tue i reklamu "punët e mikeshave t'tij" që për te nashta asht veç mënyrë tjetër me folë për veten anash tyne? A asht tue folë për trajtimin e padrejtë ndaj grave të përdhunume gjatë luftës apo asht tue folë për kuriozitetin e vet me e pa qysh duken, sepse krejt viktimat tjera i paska takue e intervistue ma herët? A asht Buzhala tue u mundue me i kuptue ato, apo po na lutet neve me e harrue që s'foli kurrë për to në tryezë të emisionit të vet, se atëherë nuk ke “n’modë”. Po pra, n’atë emisionin ku u zgërdhijke me krejt politikanët, të cilët sot kishe po i "kritikon" pa i emnu natyrisht, për padrejtësinë e mungesën e përgjegjësisë të tregume ndaj grave të përdhume në luftë?

Shtrohet pytja a asht qëllimi i tij me vnu dritë mbi vujtjen e tyne a mbi hijen e vet? Atij që i bjen drita anash, ai gjuen hije ma shum. Hija e Buzhalës asht kolosale. Pse Buzhala nuk e shtron pyetjen: çka asht hisja e përgjegjësisë tem, përtej foreve në fejsbuk, me i luftu padrejtësitë që i bahen viktimave të këtij vendi, veçanërisht grave, përfshi edhe ato që s'dijnë me i grahë kerrit?

Ndër të tjera, Buzhala shkruan "Mendime të liga në kokën time: doja ta shihja se si duket një grua që do ta nxiste një manjak për ta dhunuar." Nuk asht mendim i ligë ky. Asht mendim burri, burri që gjen fjalë të mëdha për lexuesin e tij që ai e sheh t'vogël, me nda politikanin e keq t'këtij vendi të akuzuem për tana të zezat prej burrit të mirë brenda t'njajtit njeri, dhe e quen profesionalizëm gazetaresk këtë bullshitizëm. Në fakt nuk asht mendim hiç. Se t'kish kenë, tue e dijtë që nuk asht dokja e nji grueje që nxit "manjakët" me i përdhunue ato, Buzhala nashta ia kishte dijtë kufinin vetes me 'tingllue sarkastik', nëse ka provu me tingllu i tillë, por që mue po më doket që as qate s'e ka provue.
I ka dalë pahiri dyqysh, qysh dalin statusat në fejsbuk, si reagim impulsiv kur njeriu sheh nji shansë me ra në sy pak, dhe i ka tingllu mençëm.

Atij s'i shkon as mendja që përdhunuesit e këtyne grave nuk ishin "manjakë", por ishin ushtri. S'ka të baj me karakter njeriu përdhunimi i tyne, sepse ishte veprim sistematik. Ushtritë kanë qef me i ba njerëzit me mendu që përdhunuesit në mesin e tyne janë thjeshtë do "manjakë". Por kta "manjakë" rrallë ndëshkohen, e sidomos jo prej ushtrisë së tyne, sepse droh iu thot najnjani "ishte urdhën".

Buzhalës gjithashtu s'i shkon mendja që vujtja e këtyne grave s'asht çashtje e heroizmit, që ato s'janë heroina, dhe që krejt kjo s'ka të baj me trimninë e burrave. Përdhunimi asht armë lufte. Asht vegël sistematike që përdoret në lufta kundër ma të dobtit. Asht krim lufte, që duhet me u pa si i tillë, e nuk asht çashtje karakteri të burrit manjak ose jo manjak.

Asht çashtje patriarkati, natyrisht, por ajo asht temë e gjanë, që Buzhala ka dëshmue se nuk asht i pjekun me e kuptue. Ma së fundi edhe në shkrimin e naltpërmendun ku shpreh paragjykimet e tij ndaj grues, e kahnjiherë, jam e bindun ndërkohë, ai nuk e kupton hiç sa shum paragjykime ka ndaj saj.

E kuptoj unë lotin e tij, thjeshtë ju ka kujtu nana dhe asht ligshtu. Sepse, për me i dhimt atij përdhunimi i nji grueje, duhet me kenë personale. Duhet gruja me kenë nanë, i duhet amëlsia e kësaj fjale. I duhet nji grue që sakrifikon për te. I duhet nji grue që thot “ikni”.

Paramendojeni t'kish kenë nji grue që kisht bërtitë "mos ikni". S'kish me kenë hiç heroike. E atij i duhet heroizmi e sakrifica me simbolizue krimet ndaj grues, për me ia “falë” që asht përdhunue.
I duhet gjithashtu paramendimi i dokjes së saj. I duhet femna. Grue, jo nanë, jo motër, jo bukuri, për te nuk asht boll.

Nuk asht boll për krejt shoqninë patriarkale ku jetojmë.

Buzhala e paramenon nji grue që u përdhunue gjatë luftës, si nji nuse të re, të bukur, që përdhunimi ia shkatrroi bukurinë. Të tingllon sikur krimi i vërtetë asht shëmtia e asaj bukurie, tek e përshkruen Buzhala idenë e tij mbi këtë grue viktimë, e nuk përmend asnjiherë frikën e saj, dinjitetin, mendjen, shpirtin. Krejt ideja e tij sillet rreth dukjes së saj. “A thua si duket tash një grua e dhunuar?” pyet Buzhala. Si njeri - më bërtet mue krejt qenia. “Ajo nuk është më nuse e re dhe e bukur, sepse tashmë kanë kaluar 17 vjet nga krimi i kryer mbi trupin e saj. Fillova t'i numëroja vitet. Nëse atëherë ka qenë 30 vjeçare, tash duhet të jetë rreth 50. E thinjur. Me buzë të rrudhura. Sigurisht pa makijazh. E munduar dhe e mundur.” vazhdon Buzhala. Fiksimin e tij burrnor me dukjen e nji grueje, nuk arrin me e tejkalue edhe atëherë kur mundohet me u tregue i ndjeshëm për nji krim të madh që u ba mbi gratë tona. Ai nuk mundet me e paramendu gruen si njeri. Për te, mishnimi i tragjedisë së përdhunimit që ajo përjetoi, asht “krimi mbi trupin e saj” atëherë të ri, tashti me “buzë të rrudhura”. As përpjekjen ma të vogël nuk e ban me e kuptue temën ku futet, e mbi të gjitha së paku “buzët e rrudhura” me i shtjellue simbolikisht për me kuptue diçka ose për me i shti njerëzit me dyshu naj mendim, masi veç i ranë në mend si fjalë. Jo. S’ka shtjellim, sepse mos të harrojmë, u futëm këtu përshkak të kuriozitetit, jo përgjegjësisë.

Tue kenë i padijtun ose së paku i pasigurtë në këtë temë, tue kenë që nuk i futet asaj për hatër të temës e grave të prekuna, por për imazh të vetes, rrezikon dukshëm me u tregue injorant, por nuk ja ninë. Sepse, Buzhala e di që pak njerëz kanë me e kuptu sa pak di ai. Ai e di sa mirë shiten pallavrat, sidomos kur të kombinohen me lot.

E kuptoj, pse sfidimi i tij ndaj burrnisë të këtij vendi merr n'thu në paragjykimet e tij për gratë dhe forcën ose dobësinë e saj, imazhin ose rolin e saj shoqnor. Sepse ai, si shum burra që lodhen me pretendu që janë progresiv, se s'dojnë me u lodhë me u ba përnime të tillë, s'dojnë me e sfidu moralin burrnor të të parëve, asht në mëdyshje qysh me i nda këto dyja prej njana tjetrës: bukurinë e grues dhe burrninë e burrit; çnderimin e grues dhe burrninë e burrit; moralin e grues dhe burrninë e burrit.

Merr n'thu Buzhala gjithashtu në kurriozitetin e tij, sepse për te puna e tij prej gazetari, asht çashtje kurioziteti, jo përgjegjësie. Prandaj dhe prodhimin e nxjerr për me t'ba kurioz e jo me ta çukatë kryet e me ta shkund përgjegjësinë. E tha vet ai. “…një lloj kurioziteti e kam pasur vazhdimisht për t'u përballur me një grua, me një nënë, që kishte kaluar nëpër atë tmerr.” Ndërsa, pasiguria e tij, a me thanë grue, a me thanë nanë, a dyjat nji mas nji, asht, mos me e pastë njoftë mendjen e tij, gati simpatike.

Për aq sa vlen, gratë janë përdhunue pavarësisht qysh janë dokë, duhet me i kallxu dikush Buzhalës. A t'i kallxoj edhe nji herë çka ish nxitja? Gjaku në damar. Urrejtja ndaj gjakut t'huej. Lufta, ish nxitja për përdhunim. A thu, a e kuptoi tash? Apo s'ka kuriozitet?

Unë pata kuriozitet me e dijtë a e ka lexu ai përnime Tolstoin. Konkludimi se “tragjeditë janë të ndryshme”, që e bani Buzhala mbi citimin prej Ana Karenina të Tolstoit që e sjell në fillim të shkrimit, m'la me kuptu që, jo. Nuk e ka lexu Ana Kareninën. E kjo, veç çka sjell në pah maninë e tij me mbetë me çdo kusht në vijë me trendin, bile bile me u ba vet trendi, e me thanë diçka edhe kur s'di çka asht tue folë, me randësi që tjerët me mendu që ka lexu diçka.

Por kur s’ka lexu, natyrisht që as citimin që e ka marrë prej listës së 'goodreads' që i ka kushtu 10 sekonda në 'google search' nuk ka mujtë tani me kuptu. Me e kuptu që nuk asht fjala te citimi që ka përzgjedh që tragjeditë janë të ndryshme, por që njerëzit janë të ndryshëm në arsyet që gjejnë e që i bajnë të palumtun edhe përballë të së njajtës tragjedi.

Bile bile asht tragjike në vetvete, kur njerëzit reduktohen në kategorizimin e tragjedisë që përjetojnë, e prej tyne pritet nji ballafaqim i caktuem sikur që u prit prej grave tona të përdhunume me shuejt e me u ardhë marre. Ose me pasë "zero vetëbesim" e me kanë "pa makijazh" qysh paragjykon Buzhala për me u tregu aq i padijshëm sa asht, por ama tue mos dyshue as nji fije që i shihet paaftësia edhe në gjithë at det lotësh.

E edhe përballë kësaj tragjedie, pra tragjedisë me e reduktue gruen e përdhunume në nji kategorizim normash se qysh ajo duhet me u sjellë e qysh me u dokë përballë dhimbjes së saj, njerëzit janë të ndryshëm në arsyet e palumtunisë.

P.sh.: Un jam e palumtun që gratë janë të mbushuna ndër shekuj me qaq shum marre që ju vjen me gjini, pra vaginë, saqë edhe për krimet e tjerëve që kryhen ndaj tyne, ato duhet me ni faj e me nejt të heshtuna ose me mshef fëtyrën për me mbrojtë nerën e burrit, sot e kësaj dite.

Buzhala në anën tjetër asht i palumtun që “manjakët” përmes dhunës mbi gruen, sfiduen burrninë e tij e të burrave tjerë.

Përzgjedhjen në vetvete të këtij citimi as nuk po e diskutoj, se merr shum kohë, por po du me thanë kaq: Buzhala e kupton gruen veç përmes rolit të saj shoqnor, ku grueja e ka detyrë me ruejt lumtuninë e familjes. Pavarësisht tragjedive. Kështu në thelb e kupton Buzhala, prandaj së paku nënvetëdije përzgjodhi këtë citim.

Kur e mendon mirë, jo fjalët e Tolstoit por përzgjedhja e citimit të cilin Buzhala nuk e ka kuptue, dhe mënyra qysh e ka kuptue sjell në pah çka asht në fakt arsyeja pse grueja e përdhunume e Kosovës duhet me e mshef fëtyrën. Grueja asht përgjegjëse për krejt lumtuninë e palumtuninë e familjes. Peshë e randë kjo për nji njeri.

Nuk e di a i ka ra në sy Buzhalës që citimi prej librit Ana Karenina që ka përzgjedh ai, isht i pari në listë n'goodreads? S’u lodhë njeri bile qaty me lexu pak ma thellë. Sepse, ka besue nashta që në gjithë këtë dritë që ia gjuen vetes, loti i tij ka me i ba hije trunit tonë.

Po aty në 'goodreads' thanja e dytë prej Ana Karenina të Tolstoit ke kjo: "Nëse lypë me u ba perfekt, ke me humb përmbajtje." Buzhala vuen me konë perfekt. Dhe në nji shoqni apatike përballë fatit të saj e që nuk ka vullnet ma me gërrye për përmbajtje, kurioziteti t'shitet lehtë si përgjegjësi dhe bahesh lehtë 'perfekt'. Titulli asht krejt përmbajtja.

E i nandi citim prej Tolstoit, që m'pëlqej shum, ke ky: "Ma mirë me kenë i keq në diçka, se rrenc e mashtrues." E numër pesdhetë e nandë e gjeta këtë margaritar: "Atij i pëlqejke me peshku dhe u dokke sikur isht tue mbajtë njifarë krenarie që isht në gjendje me ushtrue nji profesion të tillë të budallavt."

Por, ndër perlat e këtij libri që s'e kam lexu, e gjeta këtë thanje dhe ktu po e përmbylli: "Ah, sikur t'ish çdonjani kaq i ndjeshëm si ti! Se s'ka vajzë që s'ka kalue nëpër krejt kte. Dhe asht krejt aq e parandësishme." Kjo m'doket ke numër shtatëdhetë.

Oh, veç edhe nji sen, ju lutem, se s’du me e lanë pa e thanë: do prej grave të përdhunume gjatë luftës janë me "makijazh". Sigurtë. Dhe dhimbja e tyne vlen po aq sa ato pa makijazh. Nuk i kanë buzët e rrudhuna, por të kuqe, të njoma. Do prej tyne nuk thanë "ikni”. Pra nuk dashtën me sakrifikue veten për ty. Do prej tyne i përdhunuen në sy të burrave t'tyne. Gjithashtu, do prej tyne s’kanë kenë shqiptare. Por krejt këto gra, janë gra të përdhunume prej burrave që jau urrejshin farën edhe gjinore edhe etnike, prej burrave që e kishin nji ushtri mbrapa që jau rrehke krahët, ose së paku nji ushtri që u ba kishe s'pa.
 
Pak e rende gjuha e shkrimit.Me sa di une dhe ne Kosove gjuha qe mesohet ne shkolle eshte gjuha letrare shqipe. Kur je ne bisede me dike dhe te flet ne dialektin Kosovar tingellon kendeshem, por kur shkruajne, duhet goxha perqendrim i madh te kuptosh brendesine. Nejse, se kjo nuk ka lidhje me ate qe trajton kjo zonje.C'te te them moter. Me c'kuptova une na qenka nje Berat Buzhala qe tallka b@then apo ben hajgare me fatin e tmerrshem te atyre nena e motrave kosovare qe u perdhunuan ne kohe te luftes apo perdhunohen cdo dite.Keta gazetaret nuk harrijne te kuptojne se liria jote mbaron aty ku mbaron hunda jote/aty ku fillon liria e tjetrit.Me vjen te vjell per keta lloj gazetaresh(ca prej te cileve ja u kam treguar vendin kur ka qene rasti).Keta lloj pisash qe per t'u bere interesante e zhysin penen e tyre ne vuajtjen e tjetrit.Moter Kosovare, nuk te njoh, por nuk do benit keq nja 3 a 4 burrnesha gjeji anen ketij Buzhales, i hipni siper ne mes te sheshit, i zini gojen me shtupe, i hiqni pantallonat dhe i fusni ndonje trangull ne bythe.Bejani kete nder, filmojeni dhe shfaqeni ne internet per t'i treguar se cfare eshte perdhunimi.Le ta provoje nje here ne b@the te tij, para se te marre guximin per te hedhur vrer mbi grate. Harron ky qe nje grua e ka sjelle ne jete. Sic e ke thene dhe vete moter e Kosoves ...po citoj nga ajo cfare ke shkruar.

E kuptoj unë lotin e tij, thjeshtë ju ka kujtu nana dhe asht ligshtu. Sepse, për me i dhimt atij përdhunimi i nji grueje, duhet me kenë personale.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

......

Të qenit femër

Me qenë femër do me thanë shumë , për mu , ty e gjysmën e botës . Po s'do me thanë ma shumë se liria që na është dhanë , e me të cilën na dita - ditës po nisim me e burgos veten . Jo pse s'kemi liri , po pse s'dijmë të mbajmë llogari , se s'dijmë të masim në peshore punët e mira , punët tona , se s'dijmë me e peshu nji punë t'mirë sa e peshojmë nji t'thanun t'keqe .
Me qenë femër do me thanë me e pas zemrën ma t'madhe se trupin , e mendjen ma t'mprehtë se shpatën .
E di , se konsiderohmi bela e madhe , shpesh edhe mollë sherri , kjo gja edhe historikisht . E kemi Helenën , për bukurinë e së cilës janë vra , pre e shkatërrue . Po bota s'ka nevojë për dy Helena , ajo mbetet e pashoqe , të paktën duhet me mbetun e tillë .
Po edhe nanën Terezë e kemi pas , femër , si unë , si ti , po , njimend ajo ka qenë qysh e përshkrova . Zemra e saj ka qenë e madhe , sa tonat mbesin n'hije . E mendja e saj e mprehtë njashtu si gjuha e gojamjaltë kanë nxjerrë veç fjalë që e kanë ambëlsu nji botë t'tanë .
Jo as nana Terezë s'po të pëlqen , se do me qenë nji femër ndryshe , diçka ma e veçantë , nji simbol fortësie . Atëherë ji JK Rowling , që e vetme veç me nji bimë që e ka pas afër vetes , me besimin e shpresën n'maje e ka shënue historinë .
Nëse s'të pëlqen as kjo , kërkoje rend historinë , do të gjesh shumë emra që kanë punue shumë për ne e na n'vend që me e zgjat atë rrugë , na po e presim n'gjysmë , e jo që po e presim ama po e shkatërrojmë atë fortesën që e kanë ndërtue tuj mbledh secilin gur me djersën ma t'madhe . Nëse s'të pëlqen as nji emër i historisë , fol me gjyshen tande , nanën tande , ato që prej asgjaje na kanë krijue thujse gjithçka , ato që e kanë përjetue çka është jeta e vërtetë , ato që s'kanë guxue kurrë me ëndrrue fluturimin , leje ma me i shtri krahët se sëpatën e kanë pas mbi krye që jo me ia pre krihët po kryet , veç pse kanë mendu me fluturu , ose ma saktë veç pse kanë ëndrru . Ato që kanë qenë heroinat n'legjendat që janë tregu e tregohen ende .
Ato dikur e tash unë e ti , mbylli sytë edhe shihe dallimin , në fakt s'mundesh me e pa se para syve gjen nji mur të trashë mes teje e së kaluarës .
Ato kishin diçka që e donin aq fort , që ne e kemi e se vlerësojmë as edhe sa nji bulëz t'ujit .
E nëse edhe tash nuk e gjen veten , nuk e kupton natyrën e artë të femrës , atëherë s'je femër , je nji djall që është maskue e kërkon emrin e shenjtë të femrës . Se femra është vet natyra . Ajo që rritet , që rrit . E vetmja të cilën nuk e kupton askush sepse ajo mund të jetë shumçka në jetë , vajzë , motër , grua , nanë , gjyshe ; veç diçka s'mund të jetë - bishë , sepse në natyrën e nji femre është dashuria deri atëherë kur i duhet ta mbrojë atë që i takon , e atëherë nuk bëhet bishë , por luftëtare sepse lufton dhe mbron atë që është e saj .
Kjo duhet të jemi ne , të tjerat janë veç maska që mund t'i rrëzojë puhizë e parë .

21.09.2017
Rr.

-enderron-
 
Re: Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Pak e rende gjuha e shkrimit.Me sa di une dhe ne Kosove gjuha qe mesohet ne shkolle eshte gjuha letrare shqipe. Kur je ne bisede me dike dhe te flet ne dialektin Kosovar tingellon kendeshem, por kur shkruajne, duhet goxha perqendrim i madh te kuptosh brendesine. Nejse, se kjo nuk ka lidhje me ate qe trajton kjo zonje.C'te te them moter. Me c'kuptova une na qenka nje Berat Buzhala qe tallka b@then apo ben hajgare me fatin e tmerrshem te atyre nena e motrave kosovare qe u perdhunuan ne kohe te luftes apo perdhunohen cdo dite.Keta gazetaret nuk harrijne te kuptojne se liria jote mbaron aty ku mbaron hunda jote/aty ku fillon liria e tjetrit.Me vjen te vjell per keta lloj gazetaresh(ca prej te cileve ja u kam treguar vendin kur ka qene rasti).Keta lloj pisash qe per t'u bere interesante e zhysin penen e tyre ne vuajtjen e tjetrit.Moter Kosovare, nuk te njoh, por nuk do benit keq nja 3 a 4 burrnesha gjeji anen ketij Buzhales, i hipni siper ne mes te sheshit, i zini gojen me shtupe, i hiqni pantallonat dhe i fusni ndonje trangull ne bythe.Bejani kete nder, filmojeni dhe shfaqeni ne internet per t'i treguar se cfare eshte perdhunimi.Le ta provoje nje here ne b@the te tij, para se te marre guximin per te hedhur vrer mbi grate. Harron ky qe nje grua e ka sjelle ne jete. Sic e ke thene dhe vete moter e Kosoves ...po citoj nga ajo cfare ke shkruar.

Miku im, e keqja është se ne të shumtën e herës diskutojmë vetëm për njërën anë të medaljes, atë që shohim dhe fare nuk interesohemi për anën tjetër të saj.
Ajo gazetarja sipër ka replikuar me këtë shkrim të Berat Buzhalës:
**********************

Nuk kisha takuar kurrë gra të dhunuara në luftë. Sot qamë së bashku AUTORI:BERAT BUZHALA
GAZETAEXPRESS

E enjte, 14 Shtator 2017 22:25 00

Doja të thosha diçka, por e ndjeja që të rrahurat e zemrës po më rriteshin, sikur që po më ndodh edhe tash kur po e kujtoj ngjarjen. Megjithatë, u shtrëngova. Sapo e hapa gojën që të thosha dicka, gruaja më e vjetër që ishte ballë për ballë më mua, e çoi kokën dhe më shikoi drejt në sy. Për herë të parë. Në atë moment, mu duk që e pashë nanën time. Mu kujtua momenti kur në prill të vitit 1999, në fshatin Doberdol, në Klinë...
Në librin Ana Karenina, që në fillim të librit, Leo Tolstoy shkruan: Familjet e lumtura janë njësoj; ndërsa secila familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet. Me një fjalë, tragjeditë janë të ndryshme.

Duke qenë gazetar, e posaçërisht duke qenë i lindur dhe i rritur në një rajon të përfshirë nga flakët e luftës për tri vjet me radhë, më ka rënë të takoj lloj-lloj viktime, e të dëgjoj lloj-lloj rrëfimi. Ta zëmë, kam dëgjuar se si në Kralan të Klinës, një baba kishte kërkuar prej forcave serbe t'ia lironin djalin e marrë peng, dhe ta vritnin atë në vend të tij. Një lloj tregtie me vrasjen. Kasapët ia kishin përmbushur këtë dëshirë. Madje e kishin ekzekutuar përpara syve të djalit të shpëtuar. Kam takuar nëna që tregojnë se si i kanë vrarë djalin, ose vajzën, ose burrin, përpara syve të saj. I kemi parë të gjithë rrëfimet e të mbijetuarëve nga masakrat e Mejes, Izbicës, Prekazit, etj. Disa prej tyre edhe i kam intervistuar.

Vetëm një kategori të viktimave nuk e kam takuar kurrë. Gratë që u dhunuan seksualisht gjatë luftës, nga forcat serbe. Që të jam krejtësisht i sinqertë, një lloj kurioziteti e kam pasur vazhdimisht për t'u përballur me një grua, me një nënë, që kishte kaluar nëpër atë tmerr. Sa herë që përmendej ky lloj krimi, sa herë që ndonjë grua fliste në ndonjë intervistë në ndonjë medium - kuptohet e mbuluar dhe e kamufluar që të mos e shohin përbindëshit paragjykues - doja ta imagjinoja se si dukej kjo grua, si pamje? Doja ta shikoja për një moment fytyrën e saj. Mendime të liga në kokën time: doja ta shihja se si duket një grua që do ta nxiste një manjak për ta dhunuar.

Deri sot nuk e kisha parë asnjë të tillë. Asnjë fytyrë të vetme. Sigurisht që kam parë të tilla, shumë madje, por nuk e kam ditur. Ato i kemi izoluar, ku nuk shihen. I kemi dënuar me dënime më të rënda se sa përdhunuesit e tyre, që sigurisht janë të lirë dhe të respektuar në rrethet e tyre.

Ditë më parë, Garentina Kraja, gazetare e luftës së Kosovës, ish-këshilltare e Presidentes Atifete Jahjaga, që aktualisht po u ndihmon grave të dhunuara, më ftoi që të takohesha me disa prej tyre, së paku për t'i dëgjuar. Ups, thash me vete. Së paku për t'i dëgjuar. Kurse unë as nuk i kisha takuar kurrë. Athua si duket tash një grua e dhunuar? Ajo nuk është më nuse e re dhe e bukur, sepse tashmë kanë kaluar 17 vjet nga krimi i kryer mbi trupin e saj. Fillova t'i numëroja vitet. Nëse atëherë ka qenë 30 vjeçare, tash duhet të jetë rreth 50. E thinjur. Me buzë të rrudhura. Sigurisht pa makijazh. E munduar dhe e mundur. Ky mentalitet dhe ky ambient është i pajetueshëm për damka të tilla.

Fillimisht i kisha thënë PO Garentines, mirëpo sot, kur po vinte momenti për t'i takuar, fillova të kërkoja arsyetime, për të mos e bërë një gjë të tillë. Fillova të frikësohesha. Në ndërkohë, më shkruante edhe Elida Ramadani, gjithashtu mike e kauzës së grave të dhunuara, ish-gazetare e luftës. U mblodha disi, dhe u nisa në drejtim të hotelit, ku po na prisnin viktimat. Në njërën anë ishin ulur koleget tjerë gazetarë, e në anën tjetër gratë. Për një moment mu duk vetja si prokuror, sepse ato, edhe pas kaq vitesh, po qëndronin të strukura dhe të trumbura. Asnjë fije të vetëbesimit nuk e kishin. Hezitonin edhe të na shikonin në sy. Filluan të flisnin për një ligj që nuk po hynte në fuqi. Tregonin se si disa punëtorë të ministrave, që ishin pjesë e një komisioni, nuk po i mbanin mbledhjet, sepse nuk po u pagueshin mëditjet. Pra, qenkan disa shqiptarë diku në Qeveri, që nuk e bëjnë asnjë mbledhje, qoftë edhe për gratë e dhunuara, nëse nuk janë të sigurtë që do t'u paguheshin meditjet. E bukur kjo. Tipike. Për këtë po flisja më lart. Dhe, gratë e dhunuara, kur po tregonin për këtë rast, më dukej sikur nga frika se mos po rrënohej çdo gjë që nga e para, po e ndjenin pak simpati për këta kodosh qeveritarë.

Doja të thosha diçka, por e ndjeja që të rrahurat e zemrës po më rriteshin, sikur që po më ndodh edhe tash kur po e kujtoj ngjarjen. Megjithatë, u shtrëngova. Sapo e hapa gojën që të thosha dicka, gruaja më e vjetër që ishte ballë për ballë më mua, e çoi kokën dhe më shikoi drejt në sy. Për herë të parë. Në atë moment, mu dok që e pashë nanën time. Mu kujtua momenti kur në prill të vitit 1999, në fshatin Doberdol, në Klinë, diku në mes të malit ku po qëndronim si të ikur, na gjetën forcat serbe. Ishim qindra veta. Serbët po vinin drejt nesh duke shtënë me armë zjarri, kurse nënat tona po na detyronin që të iknim.

"Ikni djemtë e mi, se neve nuk na bojnë kurrgjo, e juve ju vrajnë", ishin fjalët e nanës. Jo veç të nanës time. Edhe të krejt nanave që ishin aty për rreth. Nuk dëshiroj ta gënjej as veten, e as juve. Më pëlqenin këto fjalë të nanës. Kisha dëshirë të ikja, të shpëtoja, por gjithashtu kisha nevojë që kjo gjë të më thuhej. Pra, të ikja në mënyre krenare. Pa brejtje të ndërgjegjes. Por, ky ishte vetëmashtrim. Kështu edhe bëmë. Ikëm të gjithë, pa përjashtim. I lamë gratë, motrat dhe nanat tona vishkull në mal. Në mëshirën e forcave serbe. Sepse neve mund të na vrisnin, e ato jo. Për mundësi të tjera, siç ishte dhuna seksuale, nuk dëshironim të mendonim. E dinim edhe këtë, sepse nuk ishim të marrë, por e përjashtonim si opsion, sepse donin të iknim. Ishim burra dhe mund të na vritnin. Nga një distancë prej 1-2 kilometrash, e kemi parë skenën kur ushtarët serbë e pushtuan vendin ku kishim qenë ne, e ku kishin mbetur nanat tona. Nga po ajo distancë, kemi parë kur forcat serbe i morën nanat tona, që po luftonin me trupat e tyre për ne, edhe i nisën në drejtim të shtëpive të fshatit, të cilat ndodheshin pak më tutje. Nuk kishte vonuar edhe aq shumë kur baba, megjithatë, arriti të gjente burrërinë e tij. Na tha mua dhe vëllait se, megjithatë, do të shkonte të dorëzohej. U kujtua më në fund që edhe nana dhe motra ishin tonat. Heroinat tona. Ato që po dëshironin të na shpëtonin me çdo kusht. Pjesa tjetër e këtij rrëfimi nuk është e rëndësishme.

Këtë copë kujtimi, të vjetër 18 vjet, me lot në sy, arrita t'ua thosha atyre grave, që po më qëndronin përpara syve si copa akulli. Arrita të shihja që edhe ato filluan të shkriheshin. Të qanin. Të kënaqëshin me kujtimet e mia me nanën time. Filluan t'i tregonin edhe ato kujtimet e tyre. Secili tragjik në mënyrën e vet.

---------

Gjatë atij takimi mësova se janë diku 1200 gra të identifikuara, si viktima të dhunës seksuale. Është përgatitur një ligj, që në formë të pensionit, atyre t'u jepen për cdo muaj nga 120 euro. Kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Në anën tjetër, shoqëria është e përgatitur që t'u japë pension rreth 60 mijë veteranëve të luftës. Sipas të gjitha gjasave, kjo shifër është fryrë për 40 mijë - në mos më shumë.

***********************************

Besoj këtë shkrim do ta kuptosh më lehtë se nuk është në dialekt kosovar!

ANalizojoi dhe gjeje fundja një mesatare!

Respekt,
 
Last edited:
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Une e kuptoj shume mire gjuhen e Kosoves.Kam punuar me muaj ne Kosove.Kur e flasin tingellon bukur, si nje gjuhe Shqipe e ngrire ne kohe.Problemi nis kur dikush shkruan ne dialektin e Kosoves dhe nuk respekton shenjat e pikesimit.Problemi behet i veshtire.Por kur e lexon nje here dhe pastaj dhe njehere tjeter, e kupton.Veshtiresia nuk vjen nga gjuha, por menyra se si ne jemi mesuar gjithe keto vite te lexojme te shkruar gjuhen shqipe.Menyren se si presim te gjejme ne nje shkrim shenjat e pikesimit dhe llogjiken e ndertimit te fjalise.Po te njejtin problem gjen dhe me dialektin Tironas kur e sheh te shkruar nga dikush.Njerezit shkruajne ne menyra te ndryshme. Po te lexosh Radin qe shpesh here e citon dhe nje postim te dikujt nga Veriu, sic lexova te nje mesueseje (ca kohe me pare), shikon te njejten diference.Po kete gje ve re ne postimin qe solle dhe ate qe kish postuar Ana. Por ajo qe nuk po marr vesh duke lexuar te dy postimet eshte?Pse Ana i eshte perveshur Beratit. Me duket pak foshnjarake menyra se si Berati pershkruan se nuk ka hasur me pare gra te perdhunuara ne kohen e luftes dhe ai ngurrimi per te vendosur t'i takoje apo te kthehet. Mbase ka dashur per te shprehur pak me ndryshe(gazetareske,letrare) faktin qe kurre me pare nuk ka intervistuar gra te perdhunuara nga serbet,por menyra se si kerkon ta thote nuk ka/krijon efektin qe mbase ka dashur te thote.Por duke lexuar kete cope postimi qe solle nga Berati, sikur nuk kuptoj se ai eshte kunder faktit se ka gra te perdhunuara ne lufte.Pra ai nuk eshte s'e nuk e beson kete gje. Kur lexova shkrimin e Anes kuptova tjeter gje.Para se te shkruaja ate qe kam shkruar, kerkova ne Internet per artikullin e Beratit,por nuk e gjeta.Nderkohe qe gjeta ca selfije te bera nga ai ne mes te Prishtines ku pas kishte 3 gra me burka.Pashe ca postime te tjera te mepareshme, rreagime kunder tij dhe m'u krijua ideja e nje gazetari problematik, e nje gazetari qe si shumica e pseudo gazetareve hidhen e shkruajne pa mend ne koke. Vetem te sjellim lajm.Shumica e gazetareve por dhe njerezve sot, gjejne nje lajm dhe o burra me vrap : copy+paste , pa kontrolluar me pare per vertetesine apo seriozitetin e autorit.Pa menduar me thelle se ai shkrim mund te jete bere nga nje qen bir qeni i paguar ose pa u thelluar qe lajmi mund te jete totalisht fals por i shkruar per te trazuar ujrat dhe per t'i dhene zjarr konfliktit. Ne shume tema qe kam postuar ne forum jam nisur nga pervoja personale,ato qe kam jetuar dhe qe i di ose i njoh mire. Per rastin ne fjale, bera nje kerkim dhe arsyetova per Beratin mbase ne menyre te ceket , por isha nderkohe shume i prekur dhe i indinjuar nga fjalet e Anes.Nderkohe kisha ne koke ate shabllonin e gazetareve qe pershkrova me lart (qe e kam akoma dhe si zor te me shlyhet), te gazetareve qe shumica kane nivel edukativ shume te manget. Sic te thashe une kam punuar ne Kosove,qe e njoh relativisht mire. Kam pare lloj-lloj aty.Me ka qelluar ne Mitrovice nje djale qe serbet i kishin vrare pjesetare familjes dhe qe ishte gati te merrte automatikun ne dore per te vajtur ne anen tjeter te Mitrovices per t'i shporrur serbet qe andej (ai kishte dhe nje prone te familjes ne ate ane).Ai djale nuk qe me shume se 20 vjec dhe kjo ndodhi qe po te tregoj ishte ne vitin 2012.Dhe me tha nuk jam i vetem, por presim nje konfirmim nga organet Kosovare sepse do te shkaktonte turbullira si veprim.Ate djale e kujtoj gjithnje.Djale trim.Djale qe i peshonin fjalet. Nderkohe kam takuar nje tjeter, qe kish bere nje kurs gazetarie tek PD ne Tirane, a thua se nuk kishte ndodhur lufta hic.Ishim vetem pak metra larg Ures se Ibrit dhe ai tipi me fliste me super relativa per serbet. Ai mbase qe 30 vjec. Me hipi gjaku ne koke dhe i dhashe, degjo more djale:Me shume e dua une Kosoven se ti.Ore rron ne kete bote ti apo jo.Me cme kujtohet ai qe shprengulur me familje ne Shqiperi para lufte dhe qe rri kthyer.Ne muhabet e super i thashe: Ti po ke keto mend se serbet te duan ose jane te mire, cohu dhe shko po ta mbajti b@tha tani ne anen tjeter te Ibrit.Mund te duket se dola jashte teme, por i tregova per te treguar se cfare ndodh.Ne si komb harrojme dhe vuajme pasojat. Por qe t'i rri kthehem temes. Here tjeter do mundohem para se te postoj, te kerkoj me shume rreth postimeve ne fjale, sidomos kur nuk e njoh autorin dhe ate te ciles i referohet. Vertet po ndihem jo qete ne veten time, per ate qe kam shkruar, sepse nga nje ane me duket se i kam rene ne qafe Beratit me shkrimin e pare dhe nga ana tjeter me duket se do i bije ne qafe Anes me kete shkrimin e dyte. Flasim shqip dhe po ngaterrohemi dhe me gjuhen tone tani. Qenka e thene per Shqiptaret qe kur ju mungon armiku, te fillojne t'i ngacmojne plaget dhe pastaj te therren mes njeri-tjetrit duke perdorur armet ose ne mungese te tyre te perdorin gjuhen shqipe si thike.
 
Të fleminderit Luan për këtë përgjigje me kulturë. Unë i kam qejf debatet me kulturë. Diskutimet me kulturë janë kur japim mendimet tona pa u zënë me askënd dhe pa e fyer askënd.

Para se të jap një përgjigje unë, miqësisht t'u kisha lutur ta lexosh edhe një herë shkrimin e Beratit ( por pe emcione, zëre se nuk e njeh Beratin ) dhe në vend të emrit Berat thuaj se autor ëshë një "X" person i panjohur.

AI ka thënë dicka që mbase e ka "vrarë" autoren e dytë ( flet për mosinteresimin e pushtetarëve ndaj kësj kategorie ).

Të shkon ndërmend se kjo ANa mund të jetë një militante partiake?!!!

Respekt miku im
njëkohësisht të falënderoj edhe një herë.

Ademi
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Demko, rrobt Beratit ku ti kene e ku ti vene :D pas 18 viteve i erdhi hales te qaje e ti kujtohet se ekziston kjo kategori, nderkohe qe ai surrat nga çdo bajge, ka bere lajm.

Qisaj :D i thone idiotizem, cinizem dhe poshtersi qe pas dekadave i kujtohet dikujt te flas per viktimat e luftes, ndersa kur kishin nevojen me te madhe menjehere pas luftes nuk u jane kujtuar.

Tekstin nuk e lexova, me mjaftoj titulli.
 
Lexoje.
Qeverise as pas 18 vitesh nuk po i bie ndermend!!
 
Përgjigje e: Re: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Të fleminderit Luan për këtë përgjigje me kulturë. Unë i kam qejf debatet me kulturë. Diskutimet me kulturë janë kur japim mendimet tona pa u zënë me askënd dhe pa e fyer askënd.

Para se të jap një përgjigje unë, miqësisht t'u kisha lutur ta lexosh edhe një herë shkrimin e Beratit ( por pe emcione, zëre se nuk e njeh Beratin ) dhe në vend të emrit Berat thuaj se autor ëshë një "X" person i panjohur.

AI ka thënë dicka që mbase e ka "vrarë" autoren e dytë ( flet për mosinteresimin e pushtetarëve ndaj kësj kategorie ).

Të shkon ndërmend se kjo ANa mund të jetë një militante partiake?!!!

Respekt miku im
njëkohësisht të falënderoj edhe një herë.

Ademi

Nuk di cte te them.Ajo Ana mund te jete cdo gje, mbase presidente, kryetare komune,mjeke,shtepijake,biznesmene ose dhe mesuese. Por ne rradhe te pare ajo eshte femer. Po ka folur si partiake (qe nuk di cte te them per kete), faqja zeze per femren qe ka brenda vetes. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte me kombin shqiptar, qe e ndan vetem nje vije imagjinare demarkacioni. Ca kohe me pare mua me beri pershtypje qe nje deputete (femer) kosovare e lindur jashte Kosove,qe hodhi tym apo gaz lotsjelles ne Parlamentin Kosovar. Pastaj kjo u be e modes. Ne Parlamentin Kosovar deputet filluan te hyne me maska antigaz.Pastaj u gjuajten me shishe uji.Ne Parlamentin shqiptar cfare nuk kam pare dhe cfare nuk sheh.Ariten sa demtuan dhe fonine, tavolinat dhe karriget (se e paguan ky popull).Nuk di c'te te them mik.Vertet nuk di c'te te them.Me keto qe shoh perdite ne Shqiperi dhe Kosove... me dhemb shpirti.Bile dhe menyra se si debatojme ne ketu ne postime , nuk eshte gje tjeter vecse pasqyre e jetes shqiptare, e shpirtvogelsise dhe vrerit qe kane njerezit ne shpirt. Dhe kjo ndodh ne :

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd

Dritero Agolli

Me vjen keq te pranoj por kombi yne ne kete moment (andej dhe ketej) per te miren e mbijeteses se tij e ka hak dhunen e ligjit deri ne formen me ekstreme. Nuk di ke personazh do kerkoja te rringjallja nga historia e Kombit Shqipetar, vetem qe t'a vinte kete komb qorr, dembel dhe fodull ne rrjesht si patat, por te jesh i sigurte se nuk do kundershtoja dhe po ta pranonte ftesen e ringjalljes qofte te ndonje qen bir qeni, vetem t'i kthente ketij kombi aresyen, patriotizmin dhe nacionalizmin, qe njerezit e kane bere prej kohe lecke topi.Besome, por nuk eshte e rastit qe here pas here ne Ballkan ne marredhenijet e Shqiperise dhe Kosoves me fqinjet, rrine-rrine dhe trazohen ujrat.Dhe kombi shqipetar bije shume kollaj pre e ketyre makinacioneve.Shume , shume kollaj.Mendjeshkurter. Fyerja me e madhe qe mund t'i behet nje kombi eshte t'i thuash:Ju jetoni momentin.Kete ja pati thene nje italian nje mikut tim ne 1993."Ju shqiptaret, jeni komb qe rroni momentin".Nuk me eshte shkuluar kurre nga mendja.Me dhemb cdo dite ajo fjale e atij italianit.Nje Komb qe nuk ka te shkuar dhe qe s'ka as te ardhme, nuk ka si te kete as te tashme. Mund te bejme teori e te kundershtojme sa te duam me fjale, por fjalet nuk zhbejne ate qe i bejme memes Shqiperi cdo dite.Per Ballkanin shoh ashtu vaget ne horizont ca skenare qe nuk me pelqejne hic. Eshte ne doren e Shqiperise por dhe ne dore te te gjithe vendeve te Ballkanit te hapin syte pa qene vone.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Lexoje.
Qeverise as pas 18 vitesh nuk po i bie ndermend!!

Para dy legjislaturave edhe ky kllapa e samunit, ka qene deputet ne parlament dhe mu atehere kur duhej te aprovohej ligji per femrat, viktima te dhunimeve te luftes dhe nuk e aprovuan ate ligj. Tamam te ndjeheshin te fyera dhe perdhunuara dy here, njehere nga kriminelet serbe dhe heren e dyte nga qenefat shqipfoles qe bejne ligjin.

nuk e lexova as kete radhe, sepse kjo eshte sikur degjon deshmine e nje horri, qe akoma ka per te te thene diçka, vetem a ke nge ta degjosh.
 
Pirat!
ke shume te drejte, ne kete rast i ke marre mendimet e mia te njejta qe kisha pas me thene ketu. Shtoj vetem kete se dikush....cdo here ka tendeca brenda shkrimeve te tij.
Ajo Ardiana... e jo Ana.. (cinizem-tendencioze) sipas Gi.... eshte plotsisht apolitike, ndersa ky Berati eshte kembe e krye ne sherbim te politikes dhe shume bukur e the ishte dhe deputet ...bota i pa i i incizoj te dhunuarat ...u bene libra per to, ndersa ky Berati per her here te pare i degjoj e i pa... Kjo eshte denigruese dhe nencmim tamam siç e ka thene Ardiana Shala Prishtina.
 
Last edited:
Përgjigje e: Re: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

.....

Me vjen keq te pranoj por kombi yne ne kete moment (andej dhe ketej) per te miren e mbijeteses se tij e ka hak dhunen e ligjit deri ne formen me ekstreme. Nuk di ke personazh do kerkoja te rringjallja nga historia e Kombit Shqipetar, vetem qe t'a vinte kete komb qorr, dembel dhe fodull ne rrjesht si patat, por te jesh i sigurte se nuk do kundershtoja dhe po ta pranonte ftesen e ringjalljes qofte te ndonje qen bir qeni, vetem t'i kthente ketij kombi aresyen, patriotizmin dhe nacionalizmin, qe njerezit e kane bere prej kohe lecke topi.Besome, por nuk eshte e rastit qe here pas here ne Ballkan ne marredhenijet e Shqiperise dhe Kosoves me fqinjet, rrine-rrine dhe trazohen ujrat.Dhe kombi shqipetar bije shume kollaj pre e ketyre makinacioneve.Shume , shume kollaj.Mendjeshkurter. Fyerja me e madhe qe mund t'i behet nje kombi eshte t'i thuash:Ju jetoni momentin.Kete ja pati thene nje italian nje mikut tim ne 1993."Ju shqiptaret, jeni komb qe rroni momentin".Nuk me eshte shkuluar kurre nga mendja.Me dhemb cdo dite ajo fjale e atij italianit.Nje Komb qe nuk ka te shkuar dhe qe s'ka as te ardhme, nuk ka si te kete as te tashme. Mund te bejme teori e te kundershtojme sa te duam me fjale, por fjalet nuk zhbejne ate qe i bejme memes Shqiperi cdo dite.Per Ballkanin shoh ashtu vaget ne horizont ca skenare qe nuk me pelqejne hic. Eshte ne doren e Shqiperise por dhe ne dore te te gjithe vendeve te Ballkanit te hapin syte pa qene vone.

Dy fjalë nga Ambasadori i SHBA-ve, ç'ti heqësh e ç'ti shtosh më shumë se kaq

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj.

Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.

Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve.
Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit.

Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë.
Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim. E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar.

Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën.
Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen.
Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni.

Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar.
Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit.

Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare.

Të dashur qytetarë.Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane.
Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju.

Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.

Me dashuri,
Donald Lu
 
Kjo me kishte shpetuar.Dhe qenka e majit 2016.Une s'para merrem shume me lajme.Vetem keto kohet e fundit qe aktivizohem ne forum, sikur kam shtuar interesin per to.Por e shoh qe eshte humbje kohe te merresh e lexosh portalet shqiptare,ku dhe gomarin mashkull e bejne me barre.Nuk lexoj lajme se punoj ose preferoj te merrem me gjera te tjera qe ja vlejne.Por kjo qe lexoj ketu eshte shume e forte.Nuk di te kete me te forte se kaq. Shkurt,sakte dhe troc.Dhe perderisa nuk ka asnje reagim nga qeveria dhe politika shqiptare,me sakte kombi shqiptar, ne jemi ata qe thashe ne postim.Komb pordhac, dembel dhe frikacak(duke filluar nga ne i pari),per te mos thene qe une jam i kulluar dhe po e heq b@then menjane.Po qe se dikujt i duket e rende kjo, le ta rilexoje kete fjalim te ketij zoterise, qe na njeh mire se rron me ne dhe s'ka nevoje te kete perkthyes te na marre vesh se kupton dhe flet gjuhen tone.Mjere ne per mend qe kemi.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Pirat!
ke shume te drejte, ne kete rast i ke marre mendimet e mia te njejta qe kisha pas me thene ketu. Shtoj vetem kete se dikush....cdo here ka tendeca brenda shkrimeve te tij.
Ajo Ardiana... e jo Ana.. (cinizem-tendencioze) sipas Gi.... eshte plotsisht apolitike, ndersa ky Berati eshte kembe e krye ne sherbim te politikes dhe shume bukur e the ishte dhe deputet ...bota i pa i i incizoj te dhunuarat ...u bene libra per to, ndersa ky Berati per her here te pare i degjoj e i pa... Kjo eshte denigruese dhe nencmim tamam siç e ka thene Ardiana Shala Prishtina.

Edhe une e shof cinizem dhe poshtersi ne infinit te idiotit Buzhala qe ne dekaden e dyte gati pas tere asaj qe ka ndodhur te kujtohet e te degjoje dike se çfare ka perjetuar, nderkohe edhe per Kallash rrospijen byce.... i pat rene te shkruaj.

Edhe vjen ai nga Reka e keqe :D edhe insiston ta lexoj :D
 
Përshëndetje Luan ( i vetmuar - por me shokë shumë ), Pirati e Çaushi.

Derisa të përgjigjem për këto që paskeni thënë, po e lë këtë fjalë të urtë timen:

-gzDE_.gif

Respekt miqtë e mi.
Paci një natë të mirë!
 
Pirat!
ke shume te drejte, ne kete rast i ke marre mendimet e mia te njejta qe kisha pas me thene ketu. Shtoj vetem kete se dikush....cdo here ka tendeca brenda shkrimeve te tij.
Ajo Ardiana... e jo Ana.. (cinizem-tendencioze) sipas Gi.... eshte plotsisht apolitike, ndersa ky Berati eshte kembe e krye ne sherbim te politikes dhe shume bukur e the ishte dhe deputet ...bota i pa i i incizoj te dhunuarat ...u bene libra per to, ndersa ky Berati per her here te pare i degjoj e i pa... Kjo eshte denigruese dhe nencmim tamam siç e ka thene Ardiana Shala Prishtina.

Përshëndetje Çaush,

Fjalën Ana e kam përdorur duke iu referuar postimeve të Luanit ( shiko citimet e mëposhtme ). Ai me siguri e ka përdorur si emër të shkurtuar për Ardianën, gjë që ndoshta edhe vetë Ardiana e përdor për vete ose shoqet e saj e quajnë Ana.

Të jem i sinqertë, shkrimin e saj jam munduar ta lexoj, por nuk kam arritur. Do të thuash pse? Sepse ka trajtuar diçka me shumë vlerë, por nuk flet për vlerën por merret me Beratin. Mbase mund të kenë pasur ndonjëherë fërkime dhe i ka ardhur rasti të zbrazet dhe fup i gjuhet Beratit. Pallavrat më lodhin.

Çaush, aktuale është si t’i ndihmohet kësaj kategorie femrash që u poshtëruan dy herë: një herë nga shkejtë dhe tash turpshëm nga pushtetarët tanë.

T’u përgjigja si mikut e vëllait, duke kërkuar prej teje që, po deshe edhe në të ardhmen të bëjmë diskutime konstruktive.

Respekt, miku im!

...Po kete gje ve re ne postimin qe solle dhe ate qe kish postuar Ana. Por ajo qe nuk po marr vesh duke lexuar te dy postimet eshte?Pse Ana i eshte perveshur Beratit… Kur lexova shkrimin e Anes kuptova tjeter gje… Per rastin ne fjale, bera nje kerkim dhe arsyetova per Beratin mbase ne menyre te ceket , por isha nderkohe shume i prekur dhe i indinjuar nga fjalet e Anes.

Nuk di cte te them. Ajo Ana mund te jete cdo gje, mbase presidente, kryetare komune,mjeke,shtepijake,biznesmene ose dhe mesuese…
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

SKANDAL: EMRAT E KOMUNAVE TË KOSOVËS SHËNOHEN GABIMISHT NË LIBRIN E “EDUKATËS QYTETARE” .

Arsimi në Kosovë është katandisur si mos më keq dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim. Dhe për të lënë edhe më tepër nxënësit analfabetë po përkujdesen shtëpitë e ndryshme botuese, që tekste shkollore i nxjerrin me gabime fatale.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me librin e klasës së gjashtë të “Edukatës qytetare”, ku emrat e komunave të Kosovës janë shënuar pothuajse të gjitha me gabime drejtshkrimore.

Këtë rast e ka alarmuar së fundi profesori unversitar i gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi, i cili ka shkruar përmes Facebook-ut se ky fakt e tregon gjendjen e shkollave shqipe.

“Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë, Mozomakeq.

Libri është i financuar nga taksat tona, pra. Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, shkruan Paçarizi.

Për më shumë ai ka paraqitur përmes fotografive edhe përmbajtjen e libirit me gabimet drejtshkrimore. /tesheshi.com/

PS: mos tja u nin....hiq.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Russian officer who prevented nuclear disaster in 1983
False alarm of a US nuclear first attack was detected by a Soviet military analyst who helped evade a nuclear war.

Moscow - It took Stanislav Petrov 23 minutes to prevent mutually assured nuclear destruction of the United States and the USSR, and for years only a handful of Communist leaders knew about the apocalypse he single-handedly averted 34 years ago today.

It was September 28, 1983, when Lieutenant Colonel Petrov - a lanky, 44-year-old military analyst with the Soviet Air Defence Forces - started his night shift. He was chief duty officer at a military command centre 100km west of Moscow.

Dubbed by officers and locals "The Champignon", the centre looked like a gigantic concrete mushroom encircled by barbed wire and hundreds of armed soldiers. It was connected to four spy satellites that monitored the continental United States and adjacent oceans.

OPINION: Is Russia a real threat to the West?

The centre was equipped with a supercomputer and gigantic electronic maps of the USSR and the US that showed the site of a missile launch and its destination. It was designed to detect ballistic missile launches from nine US bases, compute their trajectories, and report the findings to Soviet leaders and top military brass.

But the night shifts were not exactly a dream job for Petrov and about 100 people under his command.

"It was so boring it sometimes made me feel sick," Petrov told this reporter in June 2016.

Boring, that is, until he heard a deafening siren and saw the word "START" on the map - next to a west coast military base that launched a Minuteman intercontinental ballistic missile. Flying over the Arctic at 7.8 kilometres per second - almost enough to leave Earth's gravity - the ICBM could reach Moscow within 40 minutes.

The computer confirmed the attack's veracity as the "highest" threat level, Petrov recalled. The launch site looked like a pulsating human heart.

PS: se artikulli eshte shume i gjate per HISTORI-ne,dhe duhet ta falenderojme kete rusin,se perndryshe nuk do bonim selfie apo te gatushim.

Tung....SCHWEINE!
 
Attachments

  • c4d9ce6d156449ceb6ac9551cbd7262c_18 (1).jpg
    c4d9ce6d156449ceb6ac9551cbd7262c_18 (1).jpg
    20.4 KB · Views: 26
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

emerohet zevendes ministre e jashtme nje

grekoqiris pajdhaqiris degjova tek lajmet. bravo shalgjat.

ta duash mamin me shume se veten
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top