• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Luan Laze:
1. Burrat që martohen disa herë duhet të jenë në kërkim të vetes e jo të gruas ideale.
2. Hani shumë që të rroni më pak. Hani pak që të rroni më shumë.
3. Tani i kuptoj dhe i jap të drejtë më shumë atyre që më këshillonin të heshtja, se atyre që më nxisnin të flisja.
4. Sa më të larta katet e një pallati, aq më shumë është shtresa e marrëzisë që vegjeton në to.
5. Pasaporta jonë është pasqyra që na tregon, jo se cilët jemi, por ata të cilët nuk jemi.
6. Thuhet se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Po kur i zoti është vetë gomar?
7. Të parët njerëz që historia i mohon nesër, janë pikërisht ata që e shkruan atë dje, sipas qejfit.
8. Alibia është një lloj gënjeshtre mjeshtërore, e cila në të vërtet diku tjetër po ndodh.
9. Dikur digjnin në turrën e druve Xhordano Brunon, tani mendimet me heshtje.
10. Në një fjalëkryq lexova edhe përgjigjen, se vajza e Pikasos quhej Xhevrije.
11. Futbolli është i vetmi profesion ku nga këmbët e lojtarëve, fitojnë miliona të tjerë.
12. Nuk përdor njeriu kompjuterin, por ky përdor njeriun.
13. Kemi pleh kimik, organik dhe njerëzor. Të tria lulëzojnë gjallesat.
14. Nëse do deshifronim shfrimet e kafshëve të punës, do të dëgjonim këtë rënkim për të zotin: ky është kafshë!
15. Sikur të eksportoheshin budallallëqet, Shqipëria do të bënte para të madhe.
16. Një kolegu im ka këtë parim me femrat: Më trego të mbathurat të të them se cila je.
17. Nuk njoh asnjë VIP. Për habi njoh shumë PIV.
18. Mos u merrni me psikologji nëse nuk dëshironi të zbuloni injorancën tuaj.
19. Dy vetë u vranë për një fjalë. Fjala rron ende, njerëzit jo.
20. E gjithë jeta është një Big Brother. Dhe fitues dalin gjithnjë ata që na vëzhgojnë.
21. Zhgënjimi juaj për dikë është si të shohësh nudo gënjeshtrën e tij.
22. Edhe Zoti ka menduar që ne të mos ja shpifim njëri-tjetrit. Prandaj na dha flokët.
23. Për fat unë nuk kam asnjë sozi. Kjo ka ardhur se më ngjajnë të gjithë.
24. Në 10 këshilla për marrëdhënien seksuale mjeku nuk na tha se si duhet ta bëjmë atë.
25. Si duroj dot femrat, bërtiste një lesbike. E kishte fjalën për ato që nuk ishin si ajo.
26. Një eurodeputet më tha se Ballkani është si prostatë për Evropën. Nëse është kështu e përfytyroj çfarë forme ka ky kontinent.
 
Dikur e lexoja ne heshtje me shume kureshtje k’te temen... tani paskan sollur kazanet edhe k’tu. ?
 
shkrim i botuar te MAPO me ndihmen e pakursyer te Enriko Ceko

Erion Kristo
Rrumpalla institucionale
Triptiku i administratës

Jemi përpjekur disa herë ta nuhasim shtetin. Është një ushtrim i domosdoshëm. Jo për të monitoruar qeverisjen, por për të kuptuar më shumë realitetin ku jetojmë. Dhe aroma që vjen nga ky gjest shkencor është aromë burgu. Madje dhe në këto kohë, oferta e vetme për zgjidhjen e një sërë problemeve që shfaqen në jetën tonë është: burg, burg, burg. Në Kodin Penal po përgatiten ndryshime që dënojnë me burg të rëndë një mori veprash dhe shkeljesh, disa prej të cilave krejt të shmangshme përmes dënimeve alternative, disa fare pa vend, e disa krejt të ekzagjeruara për nga rëndesa e dënimit, për të mos folur për disa të tjera që janë thjesht paranoja elektorale ose nevoja momentale të qeverisjes dhe që nuk sjellin asgjë në një këndvështrim afatgjatë. Dhe të çudit shumë fakti që qeveria merr përsipër të bëjë ndryshime në Kod kur dihet që duhen 84 vota, të cilat ajo nuk i ka. Apo janë të sigurt se e kanë në xhep opozitën e re?
Pra, shteti vjen pak erë të keqe, por nuk do të flasim për këtë. Thjesht do të përmbyllim triptikun lidhur me administratën, duke trajtuar pas policisë dhe nëpunësve civilë, edhe rolin që kanë institucionet e shumta që janë krijuar, degëzimet e shtetit, vizioni në përgjithësi mbi shtetin, si dhe pasojat e këtij vizioni. Le që fjala vizion këtu është krejt e tepërt. Fjala më e përshtatshme është: rrumpallë. Dhe këtë fjalë në hapësirën publike e ka sjellë pikërisht Kryeministri i sotëm, Edi Rama. Ai është kujdesur që të ketë një laryshi institucionesh, të vjetra e të reja, që ato të kenë logo, që të kenë makina dhe zyra të mira, që të bien në sy, por dhe të mos bien në sy në të njëjtën kohë për nga produkti.
Përpara se t’ia nisim shqyrtimit do të donim të shqiptonim një nëmë, një mallkim: Të gjithë ata që për hatër të partisë tregojnë shpërfillje për atë çka ndodh me shtetin, vuajtshin personalisht pasojat e kësaj verbërie dhe shurdhërie! Në fakt, ky nuk është një mallkim, por thjesht një humor, një pickim, një tallje, sepse mallkimi i ka kap ndërkohë njerëzit, po ata thjesht nuk e kanë kuptuar. Nëse mali me abuzime nga strukturat shtetërore vetëm në një vit kap shifrën galaktike prej 1.7 miliard dollarësh, aq sa mund të kishim ndërtuar një nëndetëse bërthamore, atëherë kjo sëmundje na ka kap, na ka ftof, e na ka mërdhif keq. Kështu që nuk është çështje mallkimi sa është çështje marrëzie. Dhe kjo marrëzi duartrokitet. Dhe pas duartrokitjes fillon vuajtja.
Marrim vetëm një detaj të vogël, të para pak viteve: mbi 60 institucione dhe ente publike nuk kanë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore të punonjësve të tyre. Qindra punonjës rrezikojnë pensionin. Asnjë gjemb në këmbë askujt. Pra, shteti s’ka asnjë ndjesi ndaj shtetit, por privatin e masakron deri në mbyllje biznesi, për një hiçmosgjë. Shtet shumë i çuditshëm.
Janë me dhjetëra e qindra institucionet, agjencitë, qendrat, drejtoritë, institutet, inspektoratet, autoritetet, shërbimet, sekretariatet, zyrat, entet, bordet e këshillat në varësi të Kryeministrisë apo të Ministrive. Pyetja është shumë e thjeshtë: Cili është kontributi i tyre shoqëror? Pra, përveç pagesës, çfarë produkti japin në shoqëri këto institucione? A u ka duk puna? Dhe nuk po flasim fare për këto gjërat e thjeshta, si punësimet militante p.sh. në një nga bashkitë veriore të vendit, ku nga 300 punonjës, aktualisht janë 1000 punonjës që paguhen nga Bashkia.
Le të shohim vetëm akronimet e këtyre institucioneve: AZHKR, KKAPU, KKLNL, QKR, etj. Janë vërtet shumë të shpifura, madje shumica e tyre tingëllojnë si sharje. Këto germa duket sikur e ulin solemnitetin e institucioneve. Ndërkohë, në mendjen tonë lindin disa pyetje. Ku shkoi Ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit? Ku shkoi Ministria e Mirëqenies Sociale? Ku shkoi Ministria e Integrimit? Ku shkoi Hetimi Tatimor? Etj. Etj. Përse nuk bëhet reforma e inspektorateve shtetërore? Përse ministritë lëvizen nga godinat dhe shpërngulen si të ishin nomadë në shkretëtirë apo gogla në një thes me lëndë dushku? Ky vizion mund të jetë gjithçka, po jo vizion shteti. Jo se politika nuk njeh bashkime apo ndarje institucionesh; jo se praktika shtetërore nuk njeh të tilla. Problemi është kur institucionet trajtohen si tollumbace me helium. Natyrisht, një arsye është pas shkrirjes së institucioneve, apo ristrukturimeve të ndryshme: ndoshta zhduken gjurmët e vjedhjes së fondeve; ndoshta ka gjëra të tjera, punë projektesh apo emërimesh, borxhesh elektorale, etj.
Ka kaq shumë agjenci sa të shpifet, dhe nuk kuptohet përse duhen këto agjenci, dhe përse duhen ministritë përkatëse. Ja për shembull: Agjencia Kombëtare Bërthamore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia për Eficencën e Energjisë, Instituti i Transportit, Qendra e grumbullimit dhe trajtimit të kimikateve të rrezikshme, Shoqëritë huamarrësve nën administrim, Qendra Kombëtare e Biznesit, Qendra e regjistrimit të aksioneve, Ndërmarrja e kontrollit të shërbimit të mjeteve ujore (Vau i Dejës), Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Prodhim Mobilje, Albtransporti, etj. etj. Ka dhe më të forta se këto: Kombinati i sheqerit, Albkromi, Albbakri, Azotiku Fier, Superfosfati Laç, Çeliku Elbasan (të duket vetja si në kohën e diktaturës me këto).
Pse nuk mblidhet më ai KEK-u i famshëm? Apo u dogj? Po me KI çfarë bëhet? Po më KKT-në? Po me KA-në? Po me Agjencinë Kombëtare Bërthamore? Po KKLNL-ja çfarë bën (Këshilli Kombëtar i Librit dhe Nxitjes së Leximit)? Po Këshilli Veterinar? KKP-ja, KASH-i, KKAPU-ja, AKBN-ja?
Por nëse mendoni se mbaron këtu, e keni gabim, ka ende: Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, Qendra Kombëtare Biomjekësore, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (a doli nga loja ky?), Agjencia Shqiptare e Zhvillimeve dhe Investimeve, Agjencia e Trajtimit të Kredive, Autoriteti Shqiptar për Informacionin Gjeohapsinor, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, Qendra e Shërbimit të Ofrimeve Publike të Integruara, Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit, Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, Organi Kombëtar i Investigimit të Transporteve, Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve, Bordi Rajonal i Kullimit (a ka Vlora një të tillë?). Po e mbyllim këtu, por të jeni të bindur që ka ende. E kemi fjalën që ka ende humor. Mungon vetëm Agjencia Kombëtare e Kruajtjes së Hundës.
Dhe nuk po flasim këtu për tollovinë e kompetencave, të paqarta, shpesh të mbivendosura apo të pavendosura fare. Mjaft të bëjmë një pyetje: kush kujdeset për mishin që hamë? Janë të paktën katër institucione, ndërkohë që vulën ja vë privati. Ne nuk po themi se këto institucione nuk duhen, ose se janë krejt të papërligjura. Përderisa ekziston Shoqata për Mbrojtjen e Fasuleve Pllaqi, të gjitha të justifikuara janë. Ne po themi se ka një mbivendosje apo keqvendosje kompetencash. Se shumë nga këto institucione mund të mos ishin fare. Mjafton të kujtojmë Ligjin për Arsimin e Lartë që krijoi katër institucione të reja. Edhe kërpudhat në pyll kanë një algoritëm me të cilin shtohen, dhe nuk mund ta kapërcejnë atë, se përndryshe bota e tërë do përmbytej. Por ne jo. Ne na plasin institucionet në duar si kokoshka.
Dhe nuk reshtim së menduari pyetje. Për çfarë duhet ajo policia shtetërore private (Illyrian Guard) e sajuar në Ministrinë e Rendit? Për çfarë duhet Agjenti Shëndetësor? Po kjo gjigandja e Investimeve? Po krijimi i institucionit të Bilbilenjve (Bilbilfryrësve)? Po kjo Kadastra e famshme, a është diçka me themele të forta kushtetuese (ka shumë ankesa për këtë)? Krijimi i këtyre regjistrave pa fund në shumë prej fushave të jetës, si në noteri, në shëndetësi, etj., a ka sjellë ndonjë përmirësim të ndonjë gjëje? Kjo receta elektronike, a po ndihmon kënd? A po vidhet më pak? Apo ajo ngjarja e fundit që dëgjuam me vjedhje ilaçesh është një fantazi e sëmurë e analistëve-kazan që hanë në grazhdin e SHQUP-it? Si dështoi ky sistemi perfekt që u ngrit? Çfarë ndodh me Fondin Shëndetësor? Në cilin planet e ushtron veprimtarinë e vet AKU? Përse pas frikërave të popullatës për terrorizmin ushqimor, veprimet që bëhen janë thjesht zëvendësime mekanike njerëzish, si ky i fundit, ku u hoq Drejtori i Institutit?
Ne do të donim të ishim krejt dashamirës me këtë përmbytje institucionale. Po në fakt mungon një institucion themelor i shtetit dhe shoqërisë: llogaridhënia. Duke qenë se askush nuk jep llogari, edhe ne nuk dimë se ç’bëhet. Natyrisht e dimë që Vlora përmbytet, e dimë që ajo reforma e famshme e ujërave nuk është bërë, e dimë se pjesëmarrja nëpër këto borde u leverdis atyre njerëzve që i shërbejnë një regjimi të caktuar, dhe na kushtojnë ne të tjerëve miliona euro. Ne i dimë të gjitha këto, por nuk dimë përse. Përse kemi tre institucione që merren me gjëra bërthamore? Përse kemi dy institucione që japin nipte? Përse bizneset regjistrohen në QKR, ndërsa OJQ-të në gjykatë (ndoshta kjo nuk është krejt gabim, por gjithsesi)? Përse duhet Agjencia për Bregdetin tani që plazhet i morën privatët?
Me thënë të vërtetën nuk shqetësohemi fare nga larmia e pafund e këtyre institucioneve, as nga kostot, as nga mënyra e emërimeve, as nga produkti i munguar. Gjëja që më shumë na shqetëson është se pakkush reagon përballë këtij mishmashi, përballë kësaj rrumpallhaneje (hiq prof. Enriko Cekon dhe ndonjë tjetër). Dhe kemi një pyetje edhe më të thjeshtë: Sa media e kanë trajtuar këtë çështje, përveç emisionit Bardhazi në TV Scan dhe ndonjë emisioni tjetër, ku ka qenë i pranishëm Enriko Ceko që e ka ngritur me të madhe këtë çështje? Përse studiot e mëdha televizive, ku ngjizet helmimi më masiv i popullatës (shumë më masiv se sa helmimi masiv në Bulqizë këto ditë, ku dyshohet se janë helmuar nga uji i ujësjellësit), nuk kanë pasur as guximin, as dëshirën për ta trajtuar këtë çështje madhore? Përse një qytetari të thjeshtë, i shkojnë lodrën, i kallin tmerrin, dhe e bëjnë të ikë nga ky vend, vetëm për një copë letër të munguar, apo për ndonjë masë krejt pa vend që duhej të kishte marrë? Përse shteti është jashtëzakonisht i rreptë për gjëra fare të parëndësishme, dhe kaq qesharak dhe i cekët për gjërat më themelore?
Dhe nuk kemi folur fare për shtetin paralel, për atë që është zhbërja më e madhe e institucioneve: Platforma e Bashkëqeverisjes. Kjo platformë në thelb është asgjësim i shtetit. Në vend që institucionet të monitorohen për veprimtarinë e tyre nga organet më të larta, në vend që të jenë transparente dhe të japin llogari përpara publikut drejtpërdrejt apo përmes medias, këto institucione funksionojnë nga frika. Është qesharake se si dhënia e një flete është kthyer në një operacion nga ata të rëndët. Shteti i së drejtës nuk prodhon drejtësi vetëm me gjyqësorin, por përgjithësisht prodhon akte të së drejtës përmes administratës publike. Dhe nëse dikush aty abuzon me qytetarin, është faji i drejtuesit të institucionet, e kështu me radhë në një linjë hierarkike që shkon deri te maja. Rishikimi i procedurave, zhdukja e mundësive për të abuzuar, e të tjera gjëra do ishin më efikase se sa këto letrat drejtuar Komitetit Qendror. Po dhënia e së drejtës është bërë një spektakël pa vlerë përballë mundësisë që Kryeministri të zëvendësojë gjithë administratën në të njëjtën kohë. Pra, ai ka zëvendësuar në autoritet shumë nga ministrat, këtë e bën dhe për gjithë administratën. Nëse ky portal është kulmi i shteti, ky në fakt është kulmi i humorit. Hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen përmes magjisë elektronike. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se shumë nga këto halle sajohen me qëllimin për të promovuar këtë portalin lekëngrënës, kohëngrënës dhe shtetngrënës. Ky portal është thjesht një centralizim total i gjithë administratës. Ky portal ka marrë tipare gjykate dhe të heq nga puna pa siguruar mbrojtje maksimale për nëpunësin e shtetit.
Pyetja e fundit, më ngacmuesja, dhe më dashamirësja është: Çfarë ndodhi me ato Bletët e Arta? Ku e kanë mjaltin? Ku janë njerëzit që na u ofruan si shpëtimtarë?
Duke kërkuar ndjesë për ndonjë pasaktësi në emërtim (se ndërkohë mund të ketë ndërruar emri), ndonjë mosnjohje të saktë të kompetencave (e kush është ai që i di të gjitha?), ndonjë moskuptim të detyrimeve institucionale (ka gjëra magjike që nuk shpjegohen dot me mendje të kthjellët), mendojmë se nuk duam të ofendojmë dhe të cenojmë askënd që jep një kontribut për shtetin dhe shoqërinë në administratën shtetërore. Ajo që duam është të hapim një diskutim të shëndetshëm lidhur numrin, dobinë dhe mënyrat e funksionimit të institucioneve. Ne si gjithmonë, vetëm sa i kemi cekur problemet. Do të donim që të tjerë njerëz të shkruanin dhe të sillnin përfytyrimin e tyre për shtetin, madje dhe të na kundërshtonin, në mënyrë që t’i qasemi sa më shumë të vërtetës dhe të jemi sa më konstruktivë. Nuk është qëllimi ynë të jemi shterues, sepse siç thotë populli ynë i mençur: shumë sy bashkë e gjejnë gjilpërën në kashtë.
 
yair.png
 
Media shqiptare, vret të vërtetën?

Një fjalë e urtë shqiptare të cilën e përmend shpesh edhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, thotë “Ra ky mort e u pamë”. Çfarë domethënie ka kjo fjalë e urtë? A mendon dikush akoma për thënie të tilla?! Po për dinjitet apo moral të punës profesionale bëhet fjalë diku?
A mund të flitet akoma për paanshmërinë e mediave shqiptare?
Pse mediat shqiptare nuk mund t’i dallojnë luftëtarët që luftojnë për çlirimin e vendeve të tyre nga autorë të sulmeve terroriste?
Ku mbeti humanizmi dhe përgjegjësia për kërkimin e të vërtetës në mediat shqiptare?
Si u shndërrua pushtimi i paligjshëm i vendeve në luftë për demokraci, ndërsa lufta për çlirim, në akte terroriste?
Fillimi i vitit 2020, u përshkua me ngjarje të ndryshme dhe më e rëndësishmja ndodhi në rajonin më të komplikuar të botës, do të thotë në Lindjen e Mesme. Kjo ngjarje ishte kryerja e një sulmi terrorist dhe një akti kriminal nga ana e Amerikës që vrau gjeneral Kasem Sulejmanin, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefin e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut dhe shoqëruesit e tyre. Sulmi terrorist i Amerikës u krye me anë të një droni i cili lëshoi raketa dhe goditi makinat që transportonte këta funksionarë shtetërorë të dy vendeve të pavarura që njihen zyrtarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të thotë Irakut dhe Iranit. Ky sulm terrorist i ushtrisë amerikane u krye në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.
Kjo është e vërteta e ngjarjes dhe realiteti të cilin duhet t’a ketë parasysh çdo media pavarësisht animeve e prirjeve të saj apo edhe financimin nga e merr!
Ashtu si shumë vende të botës, edhe autoritetet dhe mediat e Shqipërisë dhe të Kosovës paraqitën reagimet e tyre, secili e secila me mekamin e vetë, por që ndiqnin të njëjtën valle! Atë të qeverisë amerikane. Por, është tepër e pakuptueshme se për çfarë arsye paraqiten kaq shumë të verbëruar sa që anashkalojnë edhe realitetet më të qarta të cilat i vëren shumë mirë edhe një fëmijë i shkollës fillore!
Këtu kemi të bëjmë me funksionarë të dy shteteve të pavarura të botës, Irakut dhe Iranit të cilët janë vrarë nga ushtria amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Gardën Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit si organizatë terroriste dhe këtë e bënë vetëm për interesat dhe arrogancën e tyre, e jo për interesa të Bashkësisë Ndërkombëtare. Ky është realitet që e pohojnë vetë autoritetet amerikane dhe të analistët e shumë mediave botërore. Por çështja të cilën e anashkaluan tërësisht këtyre ditëve mediat shqiptare, është fakti se këta dy funksionarë u vranë në Irak i cili konsiderohet dhe njihet si vend i pavarur në botë! Pyetja që duhet bërë për mediat shqiptare është kjo se çfarë bën ushtria amerikane në Irak? Pse në mediat shqiptare që flasin për terrorizmin e Iranit, nuk përmendet fare fakti se Amerika me preteskte të pabaza dhe pa mandatin e KS të OKB-së, e pushtoi ushtarakisht Irakun dhe gjatë këtij pushtimi vrau me qindra mijëra civilë irakianë? Si është e mundur që një shtet tjetër t’a pushtojë ushtarakisht një vend të pavarur, ndërsa mediat shqiptare për këtë pushtim t’a akuzojnë një vend tjetër? Amerikanët, së bashku me gjeneral Kasem Solejmanin vranë edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shef i forcave vullnetare Hashd Sha’bi të Irakut. Vlen të theksohet se këto forca numërojnë mbi 30.000 trupa dhe me ligjin e Irakut, këto forca janë pjesë e strukturave ushtarake të Irakut dhe nuk janë “milici shiite” të Iranit siç thuhet në propagandën amerikane. Përveç kësaj, këto forca luajtën rolin kryesor në luftën kundër grupit terrorist ISIS të cilin e themeloi vetë Amerika dhe këtë të vërtetë e ka pohuar në mënyrë shumë të qartë edhe ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton në librin e saj, ndërsa Trump në fushatën elektorale akuzoi Omabën për krijimin e ISIS-it. Kjo do të thotë se Amerika në këtë akt terrorist në radhë të parë vrau një funksionar të lartë ushtarak të Irakut që vepronte nën drejtimin e kryeministrit të këtij vendi.
Nëse dikush akoma nuk mund t’a besojë se ISIS ishte pjellë e vetë Amerikës, mund t’a lexojë librin e Hillary Clinton. Gjithashtu duhet theksuar se në kohën kur grupi terrorist ISIS pushtoi disa rajone të Irakut në vitin 2012-2013, qeveria e Irakut i kërkoi ndihmë Amerikës që kufizohej vetëm në ndihma me pajisje ushtarake dhe jo me trupa ushtarakë, por qeveria e presidentit amerikan Barack Obama e refuzoi këtë kërkesë të Irakut. Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar i Amerikës kundër ISIS sipas deklaratave të vetë amerikanëve, kishte për qëllim vetëm të administronte krizën dhe jo të luftonte terrorizmin në mënyrë të vërtetë. Pastaj në fund kur ISIS e humbi luftën, me siguri se do të krijoheshin disa skena për prodhimin e filmave të Hollywoodit, sepse do t’i duhen për fushatën elektorale të presidentit amerikan. Megjithatë siç duket, as këto veprime nuk i bënë punë Donald Trump, sepse iu zbuluan skandale nga më të ndryshme dhe Kongresi i Amerikës miratoi thirrjen e tij në interpelancë.
Sa i përket çështjes së vrasjes së Abu Mahdi Al-Muhendis, duhet theksuar se Amerika është shtet pushtues i Irakut dhe ka kryer edhe një krim tjetër në mesin e qindra mijëra krimeve të tjera kundër njerëzimit. Kjo është ajo çfarë mediat shqiptare e propagandojnë luftë për demokraci!!! Vlen të theksohet se Amerika e pushtoi Irakun pa miratimin e KS të OKB dhe pa ftesën e qeverisë së Irakut. Ndoshta mediat shqiptare kanë shpikur ndonjë përkufizim të ri rreth “agresionit ushtarak të një shteti kundër një vendi tjetër të pavarur”! Nëse është kështu, është mirë që të tregojnë haptazi edhe për publikun në mënyrë që të ndahet gruri nga tërshëra! Përveç kësaj, Abu Mahdi Al-Muhandisë që nga viti 1986, ka zhvilluar veprimtari politike dhe rezistencës të armatosur kundër ish-diktatorit irakian Sadam Husejn deri në rrëzimin e tij dhe shkatërrimin e regjimit Ba'th të Irakut.
Në lidhje me gjeneral Kasem Solejmanin, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, propaganda e mediave shqiptare bëhet edhe më qesharake dhe shumë më e turpshme. Propaganda e mediave shqiptare në lidhje me këtë funksionar të një shteti të pavarur anëtar të OKB-s, është shumë më amerikane e më sioniste, se sa vetë propaganda e mediave amerikane siç është “Zëri i Amerikës”.
Në radhë të parë mund të veçohen deklaratat e autoriteteve të qeverive të Shqipërisë e Kosovës. Me të vërtetë duket se është pyetje serioze kjo se këto deklarata a bëhen me të vërtetë nga mos informimi apo nga servilizmi ekstrem. Është me rëndësi që një vend të qëndrojë përkrah një aleati, por a nuk duhet pak mend me pyetur se çfarë veprimesh bën ai “aleat”?! Të pretendosh se Amerika është aleat i Kosovës, është shumë e vështirë të besohet, pavarësisht se shqiptarët kanë dëshirë t’a besojnë këtë dhe për çdo natë ndoshta e shohin edhe në ëndërr! Por, nuk duhet harruar se çështja e parë e rëndësishme që vendosi apo këmbënguli për atë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me taksën ndaj mallrave të Serbisë, zbuloi një realitet krejt tjetër që ishte shumë tronditës. Ambasada amerikane në reagim ndaj këmbënguljes së kryeministrit Haradinaj, deklaroi: “Taksa ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet, sepse është në kundërshtim me interesat kombëtare të Amerikës”. (kështu citonte REL). Çfarë interesash kombëtare të Amerikës ndodheshin në taksën e qeverisë së Kosovës për mallrat e Serbisë?!
Autoritetet e Kosovës në përkufizimin terrorist të gjeneralit iranian Kasem Suleimani shkuan edhe më larg se sa vetë amerikanët! Amerika në trajtimin e terrorizmit, ka një përkufizim të çuditshëm i cili këtë fenomen e ndan në dy kategori: terrorizëm të keq dhe terrorizëm të mirë!!! Autoritetet dhe mediat shqiptare nuk e respektuan as këtë qëndrim të Amerikës ndaj terrorizmit. Për Amerikën terrorizmi i mirë përbëhet nga ato grupe terroriste të cilat veprojnë në interes të politikës amerikane siç janë grupet takfiriste Al Kaida, ISIS, Fronti Nusra e shumë të tjera anë e mbanë botës. Terrorizmi i keq sipas politikës amerikane janë grupet që luftojnë për çlirimin e vendeve të tyre dhe ato lëvizje të cilat luftojnë kundër Izraelit siç janë Hezbullahu i Libanit, Hamasi i Palestinës, Xhihadi Islamik i Palestinës, ushtria e Sirisë, forcat vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut dhe në krye të të gjitha këtyre Garda Revolucionare e Iranit dhe sidomos forca Kods e kësaj Garde e cila drejtohej nga gjeneral Kasem Solejmani dhe tani nga gjeneral Ismail Gha’ani. Amerika “terrorizëm të keq” e quan çdo lëvizje që nuk ndjek interesat amerikane. Pra kjo është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar dhe se kjo qasje nuk bazohet në asnjë ligj apo normë ndërkombëtare, e nuk bëhet fjalë fare për demokraci.
Gjeneral Kasem Solejmani, si komandant i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, ka ndihmuar dhe mbështetur në të gjitha aspektet këto lëvizje që sipas politikës amerikano-sioniste quhen “terrorizëm i keq” që luftojnë për çlirimin e vendeve të tyre. Izraeli është pushtues i Palestinës dhe lëvizjet Hamas, Xhihadi Islamik dhe grupet e tjera palestineze luftojnë për çlirimin e atdheut të tyre. Izraeli ka pushtuar Libanin dhe deri në vitin 2000, mbante nën pushtim pjesën jugore të Libanit. Hezbullahu ka luftuar kundër pushtuesit izraelit dhe nuk ka luftuar kundër qeverisë libaneze asnjëherë dhe kurrë. Pra është një lëvizje ose një forcë çlirimtare ashtu siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, etj.. Këto lëvizje kurrë nuk kanë luftuar për t’a pushtuar Nju Jorkun apo Uashingtonin, apo Brukselin e Londrën që Amerika e Bashkimi Evropian i quan “terrorist”. Është mirë që të ekzistojë një lloj humanizmi të paktën, edhe pse mund të ekzistojnë prirje politike tërësisht të kundërta mes shqiptarëve dhe popujve të Lindjes së Mesme.
Gjeneral Kasem Solejmani ishte një funksionar i një strukture ushtarake zyrtare të një vendi të pavarur dhe nuk ishte kreu i ndonjë organizate terroriste si Al Kaida e ISIS që e ka krijuar Amerika. Ky fakt duhet të merret parasysh të paktën sa për t’i respektuar formalisht ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe më e rëndësishmin humanizmin e solidaritetin njerëzor.
Mediat shqiptare, por më keq se kaq edhe autoritetet e larta të Shqipërisë viteve të fundit janë përqendruar në një grup që e quan veten “opozita iraniane”. Si pasojë e këtij ndikimi, mediat shqiptare në mënyrë sistematike publikojnë edhe lajme të rrejshme që burojnë nga ky grup i njohur me shkurtesën MEK. Një prej lajmeve më të fundit ishte një raport që përmbante një listë të quajtur "Krimet e gjeneral Kasem Solejmanit!"
Çudia më e madhe është kjo se edhe mediat e njiohura publikojnë të njëjtin lajm në kohën kur disa muaj më parë vet këto media publikuan intervista shumë interesante të realizuara me ish-anëtarë të këtij grupi të cilët janë ndarë nga ky grup dhe ata në mënyrë shumë të qartë treguan tmerret që kanë përjetuar brenda këtij grupi.
Në fund, me këtë ngjarje që ndodhi në Lindjen e Mesme dhe që ka tensionuar situatën në nivel shumë të gjerë, mediat shqiptare u bënë “zëri” i propagandës së Donald Trump e Mike Pompeo më shumë se sa vetë mediat amerikane. Në shumë media amerikane këtyre ditëve po publikohen shumë analiza të ndryshme që po vënë në pikëpyetje politikën e qeverisë së Trump në Lindjen e Mesme dhe po e quajnë shkelëse të ligjeve ndërkombëtare, ndërsa mediat dhe autoritetet shqiptare po e lartësojnë Trump në nivel të idhullit, vetëm pse ka kryer një akt terrorist dhe një krim kundër njerëzimit duke shkelur të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare të cilat janë përcaktuar dhe vendosur nga vetë liberal-demokracia perëndimore. Veprimet arrogante të Trump nuk mund të numërohen, duke filluar nga dalja nga traktatet më të rëndësishme ndërkombëtare që garantojnë sigurinë globale e deri tek skandalet amorale e të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit për të cilat po heton edhe Kongresi i Amerikës.
Gjeneral Kasem Solejmani ka qenë drejtues i luftës kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme që u krijua nga vetë Amerika me aleatët e saj. Ka qenë hero i Frontit të Rezistencës, mjafton të shikohen pamjet që publikohen nga ceremonia e funeralit të këtyre martirëve në Irak, Iran dhe gjithashtu protestat e tjera në shumë vende të botës dhe të kuptohet se kush ishin me të vërtetë këta dy funksionarë ushtarakë shtetërorë të Irakut dhe Iranit.
Për mediat është normale të ndiqen qëndrime me prirje të ndryshme, por edhe të kundërta, por nuk është normale që të humbasë humanizmi. Mund të kuptohet devijimi i së vërtetës, por humbja e humanizmit është sikur zhurma e daulles nga dora e një amatori.

Burimin ja u tregon mbreti bardhZI.

1-jam UNE BEKTASHI dhe 100.000 here me MIRE se sa PORDHAC orthodhoksis ka korqa apo demka,taqka e burra LESHI.
2-jam UNE bolshevik, dhe 200.000 her me MIRE se sa...DOCic,qe gju burrnesha,ne kur ja DHJESIN fillon me poezi peshqish.
3-jam une EDHE myslyman dhe 300.000 HERE me MIRE se sa nje PUTANE ka peQIni,dhe murgeshat nga guret.

Danke.................ju FELLIQESIRA,qe i thoni vetes shqiptare.Ju jeni =JUDA me nje cope RRECKE.

C'est pire qu'un crime, c'est une faute.

Ne do ta KQYRIM.
 
Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs
Customs officials said a K9 detected several prohibited food products being carried by travelers from Albania in mid December.
By Max Bennett, Patch Staff
Jan 6, 2020 12:52 pm ET | Updated Jan 6, 2020 1:36 pm ET
phl-k9-potter4l-121919___06125039420.jpg


PHILADELPHIA — Raw meat, hot dogs, and animal stomach were just a few food items seized at the Philadelphia International Airport last month.
According to Customs and Border Protection (CBP), an agriculture detector dog led to the seizure of nearly 14 pounds of prohibited food products at the airport on Dec. 19.

CBP agriculture detector K9 Potter alerted to the baggage of two travelers who arrived on a flight from Albania.
phl-k9-potter1h-121919___06125038072.jpg


During a secondary examination, specialists found 6.2 kilograms of raw unknown meat, pork hot dogs and raw ruminant tripe, 2.2 kilograms of fresh leeks, and two kilograms of fresh chestnuts. However, in the chestnuts specialists found two live insects, Cydia splendana (Tortricidae), a chestnut tortrix moth common to Europe, and Curculio sp. (Curculionidae), a nut weevil.


CBP seized the prohibited food products and released the travelers to continue their visit to Philadelphia. All prohibited agricultural items were destroyed.
phl-k9-potter3l-121919___06125038782.jpg


CBP agriculture specialists observe increases in prohibited agriculture products during the holidays when foreign travelers bring traditional meals and products to celebrate with family in the United States.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top