Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Me terhoqen vemendjen keto 2 video:

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=7uKvLgpXA5o"]https://www.youtube.com/watch?v=7uKvLgpXA5o

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=lJyN-Ovkc7M"]https://www.youtube.com/watch?v=lJyN-Ovkc7M

Hmmmmm.....
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shqiperise i duhen shtetare!

(Bledar Kurti, Gazeta Shqip)

Na ishte një herë një ari që kishte lindur në kafazin e një kopshti zoologjik. Gjatë gjithë jetës së tij, ariu kishte habitat të tij një kafaz pesë metra të gjerë e pesë metra të gjatë, që e llogariste me hapa: 10 hapa përpara e 10 hapa pas; 10 majtas e 10 djathtas. Një ditë vendosën ta lirojnë ariun, ndaj e çuan në pyll të jetonte i lirë në natyrë. Por, sapo e liruan, ndonëse nuk ishte më në kafaz, ariu nisi të bënte 10 hapa majtas e 10 djathtas, 10 hapa përpara e 10 hapa prapa. Ndonëse ishte i lirë fizikisht, ariu ishte ende skllav i kafazit që kishte në kokë.

Përpara 25 viteve kërkuam liri. Por ndonëse e fituam atë vazhduam me kafazet diktatoriale ende në mendjet tona. Ikën e erdhën qeveritë dhe partitë premtuan me të madhe filozofi dhe politika të reja, po ashtu si ariu vazhduan të njëjtin avaz me kafazet e së shkuarës që i privonin politikës, por mbi të gjitha popullit shqiptar, vizionin për të ardhmen.

Po sot, a është çliruar politika nga kafazet e së shkuarës? Absolutisht jo! Ajo vazhdon të ndryshojë ngjyra dhe zbukurime, por jo formën dhe esencën e vizionit të saj. Do të kthehet Enveri, nëse votoni të majtën, – na thoshte Saliu. Do të kthehet Saliu, nëse votoni të djathtën, – na thotë Rama. Ne po ndreqim të metat e Nanos, – qeveriste Saliu. Ne po nxjerrim vendin nga gërmadha që na la Saliu, – po qeveris Rama. Për 45 vjet shqiptarët panë me shpresë për nga e ardhmja, për 25 vitet e postkomunizmit kemi parë vetëm nga e shkuara. Po e ardhmja? Quo vadis Shqipëria?

Sa më i zhvilluar të jetë një shtet, aq më të përulur dhe emancipuar janë drejtuesit e tij. E kundërta ndodh me shtetet e varfra, pasi drejtuesit e tyre janë arrogantë, në dashuri me veten dhe sikurse gjendja ekonomike e vendit që drejtojnë, janë të varfër në mendime dhe ide. Dhe e gjitha kjo vjen nga kafazet e padukshme në mendjen e tyre.

Kohët e fundit, ose për të qenë më të saktë, që me instalimin e regjimit diktatorial në Shqipëri në vitin 1945, kemi dëgjuar shprehje si “fener ndriçues”, “lider në rajon”, “faktorë stabiliteti”, “vend pararojë” etj. Euforizma provinciale që fshehin një të vërtetë të hidhur. E vërteta është që, ndonëse gjeografikisht jemi në zemër të kontinentit më të emancipuar të botës, të rrethuar në Jug e Perëndim nga dy civilizimet antike më të mëdha të të gjitha kohërave, Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra të Europës dhe shqiptarët, qofshin shtresë e ulët apo e mesme, janë në kufirin e mbijetesës. Në vitin 2016 shqiptarët nuk duan të mbijetojnë. Ata meritojnë të jetojnë.

Sot, vendi ynë ka një problem më të madh nga sa duket. Dhe ky problem kërkon shumë breza që të zgjidhet. Ky problem është fenomeni tragjik i vdekjes së shpresës. Kemi qenë gjithmonë të varfër, por kishim shpresë. Kemi rrëzuar diktatura me forcën e shpresës. U shpërndamë në mbarë botën me shpresën për t’u kthyer e ndërtuar Atdheun. Luftuam të vjetrën me shpresën për të renë. Por ja sot, i gjithë shteti drejtohet nga të rinjtë dhe vendi është tërësisht i pashpresë, sepse nuk ka mbetur më shpresë për të shpresuar. Dhe kjo është situata më tragjike për një komb. Sepse ka humbur tërësisht vështrimin nga e ardhmja.

Flluska sapuni të rritjes ekonomike, të mundësive të shumta të punësimit, të modernizimit të administratës, reformës avangardë në arsim, shëndetësisë falas, e reformave të reformave të reformave, pluskojnë në qiellin shqiptar dhe vetëm në botën imagjinare të pushtetit. Por, përtej fotove me fëmijë të gëzuar, të rinj të buzëqeshur, të moshuar që presin të vdesin të lumtur, peizazheve të edituara në photoshop dhe reklamave shumëngjyrëshe qeveritare në “Facebook”, jeta reale dhe jo virtuale e shqiptarëve është në kufijtë e mbijetesës. Dhe kjo nuk është një e vërtetë e panjohur edhe për vetë pushtetin, është një e vërtetë e padëshiruar, që qeveria është e paaftë ta ndryshojë.

Ndaj edhe e risolli Saliun (të padukshëm në vitin e parë të qeverisjes) në vëmendjen e opinionit publik, sepse personifikon problemin dhe të shkuarën, ndaj dhe nuk kemi dëgjuar kurrë në këto tri vite se si do të jetë ekonomia shqiptare në vitin 2030, si do të edukohen fëmijët tanë në vitin 2025 dhe si do të jetë jeta e një pensionisti si unë në vitin 2040? Nëse këto plane për vitet e së ardhmes e bëjnë qeverinë për të qeshur, pikërisht ky është problemi me vendet miope dhe mungesën e përgjegjësisë në qeverisje, sepse nuk arrijnë të shohin përtej hapit të tyre.

Kafazet e padukshme të provincializmit dhe stilit allashqiptar në politikëbërje e mbajnë në një rreth vicioz si qeverinë, ashtu edhe opozitën. Asnjëra prej tyre nuk luan rolin e saj, por bën atë të tjetrit. Të dyja palët kakarisin pa pushim, saqë shkëmbejnë pa dashur edhe kotecet.

Shqipëria ka nevojë për shtetarë, të cilët punojnë për brezat e ardhshëm dhe jo politikanë që mendojnë për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët meritojnë të jetojnë si europianë, me shanse të njëjta për të ardhmen si bashkëmoshatarët e tyre në kontinentin e ideve dhe risisë dhe jo të turpërohen me oferta pune vetëm si kamerierë, kasapë, fasonë dhe call-center. Shqiptarët kanë nevojë imediate për ringjalljen e shpresës.

Sot, shoqëria civile pothuajse nuk ekziston, intelektualët vuajnë për bukën e gojës, shtresa e mesme është e turpëruar dhe jashtë çdo politike qeveritare, mjekët dhe mësuesit janë kategoritë e preferuara të eksperimenteve të vazhdueshme. Megjithatë, shqiptarët kanë ditur të shohin përtej kafazeve dhe kanë ditur ta prekin të ardhmen, sepse edhe në ditët më të vështira të tyre, nuk kanë pranuar kurrë të shuhen lehtësisht dhe pa asnjë përpjekje në terrin e natës.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sheshi Skënderbej – projekti ideologjik i regjimit të Edi Ramës

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2015, gënjeshtari patologjik – të më ndjeni, trashëgimtari i fronit “socialist” dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj premtoi që do t’i jepte fund “betonizimit” të Tiranës, dhe në veçanti të Parkut të Liqenit, i cili ishte pre e shpyllëzimit të paligjshëm gjatë mandatit të Lulzim Bashës (“udhëheqësit të sotëm të opozitës) për t’i hapur vend për ndërtim përballë Fakultetit të Ekonomisë, një “kompleksi multifunksional” të projektuar nga firma arkitekturore gjermane Bolles+Wilson (që, së fundmi, doli pa u lagur nga shpërfytyrimi që i bëri peisazhit qiellor të Korçës). Në mënyrë ironike, kjo është e njejta firmë që është përgjegjëse për projektimim e të ashtu-quajturit “ këndi i lojrave” në Parkun e Liqenit, ku po bëhet e qartë se atje do të ketë çdo gjë me përjashtim të lojës. Sa për ilustrim:

Pamje nga betonizimi per ndertimin e "kendit te lojrave"
Pamje nga betonizimi per ndertimin e “kendit te lojrave”
Edhe pse Ministria e Mjedisit deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka një leje mjedisore për të nisur punimet në këtë zonë, punimet shkatërruese në Parkun e Liqenit vazhdojnë me ritme të shfrenuara, ndërsa qytetarë të shqetësuar dhe aktivistë mjedisorë vazhdojnë të grumbullohen për të protestuar dhe solidarizuar.

Është e qartë se ndërtimi i parkut të liqenit është një dështim spektakolar në marrëdhëniet publike dhe kandidatët e ardhshëm për pozicionin e Veliajt do ta përdorin, padyshim, rikthimin e parkut në gjendjen e mërparshme si një thirrje për të mbledhur mbështetës.

Dhe ja ku u njoftuam për një plan tjetër ambicioz, kthimin në identitet të Sheshit Skënderbej. Ky plan po që është një thesar i vjetër.

Veliaj nuk do të ishte Kryetar i vërtetë i Bashkisë nëse nuk do ta përdridhte bishtin e tij mbi hapësirën publike më të lakmuar në vend, ku regjim pas regjimi kanë lëshuar jashtëqitjen e tyre e cila ndihet ngado. Ardian Vehbiu, në një shkrim në portalin Peisazhe të Fjalës, bëri një pohim me vlerë se i gjithë projekti është më shumë një “skenografi” se një “rehabilitim”—një projekt që, përveç disa aspekteve të mundshme pozitive si përpjekja për ta bërë sheshin më pak pompoz, është kryesisht i programuar për të prodhuar imazh pozitiv dhe për të ekspozuar shumë, shumë pemë.

skenderbe 4
Projekti i Sheshit Skënderbej 2016
Në një vështrim të shpejtë, projekti i tanishëm rehabilitues i paraqitur nga Veliaj duket si projekti i propozuar në vitin 2008 nga firma 51N4E dhe Anri Sala, në kohën kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Sido që të jetë, asnjë nga burimet zyrtare nuk e përmendi projektuesin e vërtetë të këtij “vizioni” (në Facebook Veliaj lavdëroi vetëm Edi Ramën). Mos vallë kjo “harresë” po ndodh për arsyen se publiku nuk duhet të bëjë lidhjen mes 51N4E—projektuesi i bunkerit privat dhe galerisë private të Edi Ramës—dhe projektit të sheshit i cili detyroi bashkëthemeluesin e kompanisë Peter Swinnen të dorëhiqet nga kryearkitekt i rajonit të Flamandisë në Belgjikë, pasi një kontroll zbuloi praktikat e tij korruptive dhe konflikt interesi në lidhje me planin e rigjenerimit urban të porositur nga Rama?

Por le t’i hedhim një vështrim më të detajuar planit aktual dhe mënyrës si ai mund të devijojë nga plani “origjinal”, që mund të na ndihmojë të kuptojmë për ndonjë ndryshim të koordinatave ideologjike mes planit të 2008-ës dhe 2016-ës, të dukshëm apo të nënkuptuar në qasjen ndaj urbanizmit që propozon secili plan.

Një aspekt i ri i planit të ripunuar është përshkrimi ekstravagant i materialeve të ndërtimit dhe bimësisë që do të rrethojë sheshin:

“Gurët natyralë do të jenë në formën e pllakave të gurit […] që do të merren nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit, etj.”

Ajo që bie menjëherë në sy është përfshirja e Prizrenit, që nuk është pjesë e territorit të Shqipërisë, por e Kosovës fqinje. Përfshirja e Prizrenit si rajon i Shqipërisë nuk është zgjedhje aq e pafajshme apo asnjanëse ideologjikisht, por zgjedhje që risjell dhe ringjall idenë e vjetër të ribashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe, në përgjithësi, të projektit ideologjik të një “Shqipërie të Madhe”. Kjo pikë theksohet nga Veliaj kur ai flet për “pllaka guri nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë këtu edhe nga Kosova dhe zona të tjera ku jetojnë shqiptarë.”

Pra, pika e parë e dallimit ndërmjet projektit origjinal të firmës 51NE4 dhe Anri Salës dhe projektit aktual është një komponent i qëllimshëm nacionalist që mungonte në projektin fillestar: në të ardhmen, të shëtisësh në sheshin Skënderbej do të thotë të ecësh “në zemër të Shqipërisë, aty ku është dhe zemra e shqiptarëve,” do të thotë të ecësh mbi gurët e të gjitha trojeve shqiptare, përfshi Kosovën dhe, nënkuptohet, pjesë të Maqedonisë dhe Greqisë.

Më tej përshkrimin e bimësisë në shesh, përforcohet më shumë vizioni pan Shqiptar:

“Për sa i përket gjelbërimit, projekti do të sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Aty do të mbillen me 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4 400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh.”

Dikush mund të pyesë se çfarë qëllimi i shërben ky numërim kaq i detajuar dhe disi qesharak i llojeve të pemëve, por përveç ripërsëritjes së klisheve nacionaliste, ideja e “varieteteve të drurëve dhe bimëve nga e gjithë Shqipëria” i bën jehonë gjuhës së përdorur në prezantimin e konkursit për Parkun e Besimit, ku Edi Rama është shprehur:

“një hapësirë e gjelbër publike, e mbjellur me të gjitha lulet, bimët, pemët të cila përmenden në Kuran dhe në Bibël apo në libra të tjerë të shenjtë [… me] qendër Piramidën, dhe me të gjitha hapësirat e gjelbëra ku ne synojmë të krijojmë një imazh të prekshëm të harmonisë fetare të vendit tonë, duke përfshirë edhe cilët [sic] që nuk besojnë.”

Ndërsa në rastin e projektit të Parkut të Besimit, që është përfshirë në vizionin e Masterplanit të madh të Tiranës, të cilin e diskutova gjerësisht në një ese të mëparshme, shumëllojshmëria e pemëve dhe luleve nga të gjitha librat e shenjtë është tregues i “harmonisë fetare”, shumëllojshmëria e pemëve dhe luleve nga e gjithë Shqipëria bëhet simbol i “bashkimit kombëtar” në rastin e projektit të Sheshit Skënderbej. Ajo që është e rëndësishme është mënyra e veçantë në të cilën arrihet një “bashkim” i tillë. Në kundërshtim me rritjen natyrale dhe spontane të pemëve dhe bimëve në Parkun e Liqenit—i cili ndonëse është krijuar artificialisht u projektua me synimin për të imituar pyjet apo zonat e parqeve të pakultivuar—vetëm një shumëllojshmëri e “mirë-balancuar”, e shënuar, e emërtuar dhe e numëruar me saktësi pemësh dhe bimësh mund të simbolizojë unitet dhe harmoni.

Me fjalë të tjera, si Parku i Besimit edhe projekti i sheshit Skënderbej sinjalizojnë një supozim të rëndësishëm ideologjik që qëndron në themel të politikës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt: vetëm rendi i projektuar dhe imponuar nga sipër mund të krijojnë unitet dhe harmoni. Në këtë kuptim, ndryshimi mes Parkut të Liqenit, nga njëra anë, ku rritja natyrale e pemëve është rrezikuar nga mure dhe themele të thella betoni, dhe nga ana tjetër Sheshit të ardhshëm Skënderbej, me bimësinë dhe pllakat shtruese të zgjedhura me kujdes dhe të paracaktuara idologjikisht është i qartë: të dy përfaqësojnë modele politike, por ky i fundit—nga-lartë-poshtë—është i dëshirueshëm dhe duhet kultivuar, ndërsa i pari—nga-poshtë-lartë—duhet minuar dhe çrrënjosur.



skenderbe 5

Dhe më në fund, një pikë tjetër e paqartë – një çështje e cila akoma nuk është qartësuar plotësisht, as në mendjet e pushtetit. Nëse shikojmë përshkrimin e projektit origjinal të 51N4E dhe Anri Salës, ka një ndërhyrje specifike arkitekturore në shesh që formon bërthamën e tij konceptuale. Po e citoj të plotë:

“Sheshi qendror i Tiranës është i projektuar si një hapësirë boshe mes kaosit të qytetit, një boshllëk që merr formë nga një bashkësi parqesh dhe ndërtesash publike, si ekzistuese edhe të reja. Rripi i gjelbërt qarkues funksionon si një paradhomë, që negocion mes pjesës së dyndur të qytetit dhe zbraztisë së sheshit.

Nga qendra e zbrazur, shihet i gjithë vargu i ndërtesave që përcaktojnë të shkuarën e Shqipërisë, që përfaqësojnë një të shkuar të përbashkët mbi të cilën mund të ndërtohet. Monumentalizmi shtypës i ndërtimeve komuniste kundërshtohet nga forma e sheshit: një piramidë e madhe, e ulët. Në majë të kësaj piramide, nuk sundohesh nga arkitektetura e të shkuarës. Kjo ndërhyrje e lehtë e pranon të shkuarën e Shqipërisë dhe i jep asaj, gjithashtu, një prespektivë të re.”

Është e qartë, përveç hapësirave me gjelbërim dhe ujë në sheshin Skënderbej, projekti origjinal i 2008-ës propozonte një “piramidë të madhe, të ulët” për t’i dhënë formë hapësirës boshe në qendër të sheshit. Kjo piramidë (në mendimin tim, një ndërhyrje brilante) jo vetëm pasqyron, por ndoshta kundërvepron ndaj piramidës tjetër në Tiranë—që akoma sundon hapësirën e qytetit me idenë e formën e saj—e cila i lejon qytetarëve “të ngrihen” për t’u bërë, përkohësisht, si të thuash monumenti parësor i atij sheshi të ngarkuar historikisht. Ajo komunikon një pikëpamje shumë të vecantë humaniste dhe antropocentrike të qytetarëve të Shqipërisë, në të cilën kalimi përmes një sheshi, përndryshe, të zhuritur nga dielli, verbues, që ngjall agarofobi bëhet një lojë perspektivash që krijon një vetëdije specifike të kontekstit historik dhe kulturor dhe fuqizimit të mundshëm.

skenderbe 6

Vizioni i “rinovuar” i paraqitur nga Erion Veliaj vazhdon të mbetet i dyshimtë në këtë pikë. Piramida e ulët nuk është përmendur askund në planin e tij, por një imazh maket, i servirur në shtyp dhe i përmendur më sipër, paraqet në mënyrë të turbulltë, dy diagonale që kalojnë respektivisht, nga Xhamia e Et’hem Beut tek Muzeut Historik Kombëtar dhe nga Pallati i Kulturës tek Banka e Shqipërisë. Ndryshe nga kjo, modelit 3D i paraqitur në një faqe të veçantë interneti nuk tregon diagonale të tilla apo ndonjë gjurmë tjetër të piramidës. Në vend të saj ndeshim një sipërfaqe gri, monolite, që i ngjan një shkretëtirë në të cilën qytetarët përpiqen të çajnë përmes një perspektive jo Euklidiane që rroket me një vështrim.

Ndonëse ndërhyrja origjinale e 51N4E dhe Anri Salës mund ta kthente sheshin në një vend për t’u eksploruar dhe për të kaluar kohën, një vend, ndoshta, për të deklaruar akte qytetarie dhe marrëdhënie shoqërore, vizioni i trishtë i paraqitur nga Veliaj me anë të një modeli 3D ofron një boshllëk pa hije, ku çdo shprehje e mundëshme politike asnjanësohet paraprakisht nga veshja nacionaliste me pllaka dhe bimësia unifikuese.

Në një nga postimet e fundit në Facebook, historiani i artit Raino Isto la të kuptohej indirekt një marrëdhënie të mundshme mes Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, skalitur nën drejtimin e babait të Edi Ramës, Kristaq Rama, dhe projektit aktual Rama–Veliaj për sheshin Skënderbej. Ishte një intuitë që u provua e vërtetë. Krahasimi i planit të vitit 2016 me atë të vitit 2008, nxjerr në pah disa ndryshime të cilat nuk mund të merren thjesht si “përfundimi i një punë të pambaruar”. (Pan)Nacionalizmi i nënkuptuar shqiptar, supozimet mbi origjinën e rendit që pohohen në shtresën më rrasa guri dhe gjelbërimin, dhe katandisja e qytetarit nga një figurë vetë-lartësuese me një perspektive unike individuale në një kontur modeste që humbet në një hapësirë të paracaktuar ideologjikisht janë të gjitha tregues të asaj që ka ndryshuar nga 2008 në 2016, dhe na japin garanci të qarta se si do jetë shteti shqiptar në të ardhmen.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...


“Patriotizmi me bateri” i Shpend Ahmetit: E heq flamurin kombëtar në takim me Listën Serbe! (Foto)


Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Prishtinës vazhdimisht thirren në mbrojtjen e dinjitet kombëtar. Por ata nuk hezitojnë si gjithë të tjerët të bëjnë “kompromise” me Listën Serbe te cilën e quajnë dorë e zgjatur e Vuçiqit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Prishtinës vazhdimisht thirren në mbrojtjen e dinjitet kombëtar. Por ata nuk hezitojnë si gjithë të tjerët të bëjnë “kompromise” me Listën Serbe te cilën e quajnë dorë e zgjatur e Vuçiqit.

Por, në anën tjetër kur vetë përballën me përfaqësuesit e Listës Serbe ata veprojnë njëjtë si gjithë të tjerët, shkruan ORAinfo.

Kjo ka ndodh sot kur kryetari Shpend Ahmeti takoi kryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në këtë takim Ahmeti ka hequr flamurin kombëtar, përderisa në takimet tjera atë e mbanë mbi tavolinë, siç shihet edhe në foto.
1. Me nderkombetaret flamurin kombetar mbi tavoline
2. Me Simiq-pa flamur kombetar mbi tavoline....


shpendi-flamuri.jpg
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Fitim Zekthi
Mapo
(Marre nga Postbllok)

Ajo që po bën ekipi kombëtar i futbollit është e mrekullueshme.
Një grup djemsh, të udhëhequr nga një mjeshtër si trajneri De Biasi, arritën ta çojnë Shqipërinë në fazën finale të një turneu të madh botëror. Prej dekadash, ekipi ynë i futbollit as që i ishte afruar ndonjëherë një rezultati të tillë.
Ndeshje dhe futbollistë të mirë ka pasur gjithnjë, madje mund të ketë pasur edhe më të talentuar se sa grupi i tanishëm, por një ekip që luan futboll në një nivel të tillë, nuk kemi pasur. Edhe komunizmi, me gjithë angazhimin total tipik për një regjim totalitar, nuk prodhoi dot një ekip të tillë. Kjo është pamja e madhe dhe mirënjohja e shprehur për secilin nga futbollistët dhe trajnerin, në mënyrën më të përzemërt të mundshme, do të ishte shumë pak.
Megjithatë, rezultate kaq të mira për vende të vogla, të varfra, të pamësuara me përballje të këtij lloji, rrezikojnë gjithnjë të prodhojnë së paku dy probleme.
Problemi i parë është se futbolli dhe ekipi kombëtar kthehen në gjithçka dhe shqetësime të tjera madhore mbulohen, rrinë aty ashtu me gjithë buhavitjen e tyre, në pritje të shfaqin gjithë fuqinë e tyre më pas.
Në vitin 2000, Diego Maradona po luftonte me vdekjen në një spital të Buenos Airesit, për shkak të përdorimit të kokainës. Gjithë bota po përcillte me dhimbje minutat e kësaj lufte të Maradonës dhe mjekëve. Spitali ishte rrethuar me mijëra fansa dhe gazetarë.
Në këtë kohë, një grua argjentinase botoi në gazetën New Jork Times një letër drejtuar atij, që gjithë Argjentina e kishte legjendë të gjallë. Ajo i shkruante Maradonës se e urrente për drogën, për atë që ishte, një njeri i pacipë, i shthurur etj., por në fund i uronte shërim dhe i shprehte dhimbjen e saj.
Ajo i kujton Maradonës se në vitin 1986, kur Argjentina ishte në një krizë të thellë ekonomike pas luftës me Britaninë për ishujt Falkland, kur ajo në familje nuk kishte bukë për fëmijët, ai kishte qenë heroi i saj. Kishte qenë heroi, jo për ndeshjet që po zhvillonte në Meksikë për Kupën e Botës, porse fëmijët mezi prisnin mbrëmjen për të parë futboll, për të parë Maradonën.
“Fëmijët e mi, gjatë atij muaji nuk më kërkuan asnjëherë bukë. Hëngrën vetëm kur u dhashë, aq pak sa mundesha, një herë në ditë, miell, të gatuar me barishte që i mblidhja në kopsht. Kjo është arsyeja pse të dua, teksa të urrej”, – i shkruan ajo.
E gjithë Argjentina nuk donte bukë, nuk donte asgjë, donte vetëm futboll dhe Maradonën në verën e 1986-s. Sigurisht prindërit në Shqipëri nuk po jetojnë me sytë nga ekipi i futbollit 24 orë, por shumëçka në jetën e vendit është drejtuar për atje.
Parlamenti madje as që u mblodh fare në seancë të enjten që kaloi, shumë ministra dhe deputetë janë në Francë, njerëz përplot ulen kafeve dhe bareve mes skedinash, birrash dhe diskutimesh për futbollin.
Shqetësime si papunësia, niveli i ulët i shitjeve me pakicë, rënia e fuqisë blerëse, korrupsioni, plagosjet për sherre politike, lirime të akuzuarish të fuqishëm, nuk janë askund lajme të para dhe as që zënë vend të rëndësishëm.
Në anën tjetër, kryeministri shkruan se Arrigo Saki i ka dërguar sms ku lavdëron ekipin tonë të futbollit, komenton në tv apo rrjete sociale pas çdo ndeshjeje, komenton mënyrën se si luajti kombëtarja, vlerëson “shpirtin dhe sakrificën, lojën e bukur dhe kurajën”, presidenti Nishani shkon në stadium dhe njofton opinionin se shtrëngoi duart me presidentin Hollande dhe pozoi me fanellën e kombëtares me të etj. etj.
Një tjetër problem që krijohet është edhe iluzioni. Iluzioni është i lidhur me ndijimin dhe perceptimin. Trupi i njeriut (dhe i gjallesave të tjera) ka qeliza të veçanta që quhen receptorë. Ata kapin dritën, tingullin, shijen, dhimbjen, temperaturën, trysninë etj. Çdo receptor ndijues kap sinjalin dhe e dërgon atë në tru. Mënyra se si truri e interpreton atë përbën atë që quhet perceptim.
Në shumë raste, ky interpretim është i saktë, por ka edhe shumë raste të tjera kur interpretimi është i rrejshëm. Këto janë iluzionet. Një prej iluzioneve tona në lidhje me atë që po ngjet në Francë është se “kampionati po tregon se nuk ka ekipe të vogla apo të mëdha.”
Ky iluzion krijohet sepse disa ekipe si Shqipëria, Islanda, Austria, Irlanda e Veriut etj., po bëjnë lojëra të forta, por edhe për shkak se shumë njerëz e përsërisin këtë gjë si klishe. Në fakt kjo është një klishe e vjetër që përsëritet gjithnjë; Në 1982-in u tha, pasi Kameruni apo Polonia luajtën bukur, se nuk ka më ekipe të vogla. Në 1986-ën u tha po e njëjta gjë kur Belgjika shkoi në gjysmëfinale apo Algjeria luajti shkëlqyer kundër Brazilit. Në 1990, e njëjta gjë, pasi dolën ekipe si Nigeria, Kameruni, Koreja e jugut etj., që luajtën mirë.
Kjo gjë vazhdon të thuhet dhe ruan gjithnjë “freskinë” e herës së parë. Jo, Shqipëria është një ekip i vogël, Islanda është një ekip i vogël, siç ka qenë Kameruni, Nigeria, Turqia, Koreja etj., ekipe të vogla. Brazili, Spanja, Gjermania, Italia etj., janë ekipe të mëdha.
Nuk u mundëm nga kartoni i kuq i Canës, nga vendosja gabim e Veselit, as nga humbja e rastit të Sadikut apo Gashit. Iluzioni tjetër është se ne kemi tifozerinë më të mirë në botë, jo si anglezët apo rusët që shkaktuan dhunë. Tifozët tanë që shkojnë nga Shqipëria në Francë nuk janë popull. Janë tifozë të zgjedhur, janë këngëtarë, biznesmenë, politikanë, gazetarë, modele etj. Këta nuk mund të zihen me tifozeritë e tjera. Tifozët tanë që jetojnë në perëndim nuk mund të shkojnë të shpërthejnë në dhunë sepse janë emigrantë, mezi kanë ndërtuar me mund prej vitesh strehët e tyre në ato vende, vijnë nga një vend në tjetrin, të paorganizuar në klube tifozësh.
Anglezët dhe rusët janë popull, vijnë të organizuar dhe janë huliganë. Jo të gjithë tifozët anglezë janë huliganë. Një tjetër iluzion është se mendohet se njerëzit që brohorasin në bare, të rinj dhe të reja, njerëz që shkruhen e luhen nga trupi dhe fytyra me ngjyra kuqezi apo me figura emblematike tonat janë dëshmi e atdhedashurisë. Jo, ata të rinj që shkruhen gjithandej, ato vajzat me gjokset jashtë që vishen me flamur, nuk dëshmojnë atdhedashurinë, ato dëshmojnë egoizmin, narcisizmin.
Kjo nuk vlen vetëm për tifozët tanë, por edhe të tjerët. Narcisizmi është një shtysë e madhe dhe është në fakt dëshmi e mungesës së dashurisë për vendin. Në qoftë se dashuria për vendin do të dëshmohej me statuset në Facebook në mbështetje të kombëtares, me fanellat e veshura nga të rinjtë, me sasinë e bojës së përdorur për të lyer fytyrën apo trupin, apo me intensitetin e zërit kur këndojnë “Xhamadani vija-vija” në kafe, bare apo lokale, atëherë duhet të shtrojmë pyetjen kush e vjedh Shqipërinë, kush e bën këtë vend të padrejtë, cilët janë ata që kurrë në fushata sensibilizuese për fëmijë të sëmurë, jetimë, të përmbytur, të pastrehë etj., nuk japin një lek.
Të paktën të lexojmë atë që po bën Cana, Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Mavraj, Memushaj, De Biasi etj. etj., të kuptojmë punën e palodhur, zemrën e madhe, mesazhet e mrekullueshme që ata përcjellin.
Edhe kaq do dëshmonte se e duam kombëtaren dhe këtë vend.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Vdekja e Ardit Gjoklajt, një punëtor 17 vjeçar në landfillin e Sharrës në Tiranë të dielën e kaluar shkaktoi zemërim të gjerë publik dhe vuri nën presion kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe platformën e tij të menaxhimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, ndërsa tre të arrestuar për ngjarjen mohuan përgjegjësinë para gjykatës dhe një i katërt, administratori i një kompanie që punonte në landfill, vijon të mbetet formalisht i shpallur në kërkim nga policia.

Partia Demokratike në opozitë i kërkoi sot llogari kryebashkiakut për vdekjen e Gjoklajt, duke e konsideruar Veliajn fajtor për ngjarjen.

“Erion Veliaj nuk lë rast pa përfituar të dalë në media për të bërë propagandë. Për këtë rast, Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës heshtin. Vdekja e 17 vjeçarit, Arditit, në landfillin e Sharrës, një territor i administruar nga Bashkia e Tiranës dhe nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës, është një rast flagrant që tregon se si krimi e korrupsioni ka futur kthetrat në Bashkinë e Tiranës,” deklaroi Akil Kraja, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike në opozitë.

Pas deklaratës së tij, Veliaj theu heshtjen katërditore me një deklaratë ku nuk jep sqarime se pse dhe me çfarë marrëdhëniesh ligjore, një kompani private e quajtur 3R, punonte në brendësi të landfillit të Tiranës.

“…akuzat e pabaza e kalërimi mbi vdekjen thjeshtë shtojnë përbuzjen për një parti që as pastrim nuk bëri, as landfill nuk zgjidhi dhe asnjë orë pune nuk kreu për qytetin e Tiranës,” deklaroi bashkia.

Trupi i pajetë i Ardit Gjoklajt u gjet të dielën në landfill me dëmtime të rënda, për të cilat policia dyshon se janë shkaktuar nga një ekskavator. Sipas familjarëve të tij, të cilët folën për median, Gjoklaj po punonte në landfill me shpresë se do të nxirrte paratë për të blerë librat e shkollës, të cilat, familja e tij që jeton me një rrogë të babait të viktimës që punon në polici, e ka të vështirë t’i përballojë.

Sipas një njoftimi të policisë të hënën, i riu ishte punonjës sezonal i paregjistruar në landfill dhe se drejtuesi i një ekskavatori me kova qe punësuar në landfill edhe pse nuk dispononte leje drejtimi. Policia shpalli në kërkim shtetasin Edurim Teqja, 48 vjeç, banues në Peqin, i cili figuron si administrator i një kompanie me emrin “3R”.

BIRN ka mësuar se Teqja është zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste për Peqinin rreth tre javë më parë.

Sipas një investigimi të BIRN, kompania e administruar prej tij rezulton se grumbollon mbetje të riciklueshme, kryesisht plastikë në landfillin e Sharrës dhe se e kryen këtë aktivitet pa ndonjë marrëdhënie kontraktuale të njohur me Bashkinë e Tiranës. Bashkia nuk iu përgjigj kërkesave të vazhdueshme të BIRN mbi këtë kompani. Ndërkohë, kompani të tjera që punojnë në sektorin e riciklimit të plastikës e konsiderojnë bashkëpunimin e bashkisë me kompaninë 3R si një përpjekje të përsëritur për të krijuar një monopol në riciklimin e plastikës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur prej muajsh një fushatë kundër grumbulluesve individualë, të cilët janë përgjithësisht të varfër nga komuniteti rom, duke i shpallur vjedhës të mbetjeve, të cilat ligjërisht bëhen pronë e bashkisë pasi hyjnë në kazanët e plehrave dhe duke argumentuar se romët që mund të mbeten pa punë nga kjo fushatë do të sjellë punësim “në përputhje me të gjitha rregullat, të cilët paguajnë edhe sigurime shoqërore”.

Vdekja e 17 vjeçarit Gjoklaj në atë që policia po e heton si aksident në punë, sugjeron se në fakt, punësimi qe në të zezë dhe jashtë rregullave të sigurisë në punë.

(Reporter.al)
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

........

° Sa herë që shpirtin tim e brente pasiguria, ti më qetësoje duke më thënë se çdo gjë do të shkonte mbarë. Sa herë më sulmonin dyshimet, më siguroje të mos kisha asnjë të tillë, sepse ne s’jemi adoleshentë e s’mund të bëjmë gabime. E unë të besoja.
Kur më tregove biletën, shumë nga pasiguritë e mia u varrosën, sepse ishte diçka reale, unë e preka me gishtërinj dhe të kisha pranë. Ajo ishte më reale se vetë ne që ishim njohur në internet. Nuk di nëse rreshtat që më dërgove përmbajnë të vërtetën për të cilën nuk erdhe këtu, megjithatë dua të të pohoj disa gjëra: unë të kam mbajtur brenda vetes për gjithë këta muaj; pëshpëritja emrin tënd dhe germat e tij më linin ëmbëlsi në buzë. Shpirti im ishte i mbushur me muzikë, sepse të kisha njohur ty. Nuk të kisha parë kurrë në realitet, nuk të kisha prekur, por të ndjeva dhe të desha ashtu si dikë që i ke falur zemrën dhe trupin. Më vjen turp t’i pohoj këto ndjenja të forta, sepse nëse do t’u jepja atyre zë, dikush ose shumë mund të më quanin të marrë. Por unë nuk dua t’ia deklaroj botës mbarë ndjenjat e mia, ato ia kam pohuar veç vetes dhe ty. Tani do përpiqem të të harroj, do përpiqem të të urrej.

Irma Kurti “Një vjeshtë pa kthim”

11 gusht 2016!
.....................
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Facebook pas akuzave në media se u shkel premtimi për mbrojtjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.

Disa media raportuan prishjen e fasadës e cila hyn tek vlerat e trashëgimisë kulturore, gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”.

Por, kryeministri sqaron se fasada do të trajtohet sipas standardeve profesionale, ndërsa nga ajo u hoqën vetëm basorelievët, të cilët sipas kryeministrit e kanë kryer misionin e shëmtimit.

Reagim i plotë i Ramës në Facebook

“NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE
Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër ia mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.
Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli
Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio
Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”, shkruan Rama në FB.

(Dritare.net)

Nderkohe reagimi i Dritan Hiles ne Fb mbi kete shkrim te permendur:

Vetem nje si ty dhe gojeshqyerit e "Mbrojtjes se trashegimise kulturore" mund te ofendoje ne kete fare feje inteligjencen e shqiptareve dhe interesat e tua te biznesit ne ate toke, ta paraqesin si zhvillim. Vetem nje tutkun si ty me 8 klase shkolle mund te mendoje se shqiptaret (perjashto kaqolet dhe rrogetaret e tu) mund ta hane çdo mufke qe nxjerr ti nga goja. Po kush je ti qe ju thua qen që lehin, njerezve qe nuk duan te lene te shkaterrosh ate qe ka mbetur e mire ne kete vend?! Çdo nxenes restaurimi e di se nje objekt i hequr nga konteksi historik dhe kompleksi arkitektonik, eshte vetem nje cope gur. Edhe Davidi, o karafil me vesë, nese i hiqet autori dhe konteksi historik i rilindjes, eshte nje kalama qe gjuan me gure. Edhe tullat e Koloseut po u shkulen dhe perdoren per te bere katoqe, jane thjesht tulla. Dhe na i kurse ata italianet e ekselences se shoket e tu jane.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ministria më e re e qeverisë suedeze, ajo e arsimit, 29-vjecarja Aida Hadzialic, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban për shkak se ngiste makinën në gjendje të dehur. Politikania e qeverisë së qendrës së djathtë, është me origjinë nga Bosnje Hercegovina dhe ministria e parë muslimane në Suedi. Ajo kishte konsumuar dy gota verë gjate një feste para se të ndalohej nga policia, teksa ngiste makinën në urën që lidh Danimarkën me Suedinë me nivel më të lartë të alkoolit në gjak nga sa lejon ligji. Duke folur pas ndalimit të policisë, ministrja 29-vjeçare deklaroi se “dorëheqja erdhi pasi ajo e konsideron dehjen me alkool si nje çështje mjaft serioze dhe gabimin me te madh te jetës se saj”. Shteti suedez ka dënimet më të ashpra të limitit të alkoolit për shoferët, të cilët rrezikojnë dhe burgun.

(Vizionplus)
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Rënia e një ekrani

Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se e nuk lejojnë transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)!
Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!
Natyrisht që kjo është një tjetër ngjarje e rëndë në fushën e medias e të raportimit! Një goditje agresive, e beftë, në mënyrë që dëmi apo përfitimi të jetë sa më i lartë! Kjo sjellje e paprecedentë ndaj bashkëpunëtorëve, në radhë të parë; kjo censurë ndaj gazetarëve, ndaj një programi dhe një ekipi televiziv; ky veprim kundër raportit të lirë, fsheh frikën e pronarëve të televizionit, por edhe synimin për të fituar padrejtësisht, e jondershmërisht, më qëllim plotësimin e interesave klienteliste, në dëm të tërë shoqërisë!
Frustrimi që sjell heqja e një maske shkaktohet prej asaj ç’ka zbulon rënia e saj! Televizioni “Vizion Plus” sapo ka hequr maskën e tij dhe është rreshtuar në anën e mediave-biznese, por që kërkon ta përdorë produktin televiziv për influencë të pandershme në treg e jo për të raportuar të vërtetën.
Kur e nisëm këtë projekt, dy muaj më parë, “Públicus” premtoi se do të fokusohej mbi çështjet e menaxhimit e të kontrollit të pasurisë publike; do të siguronte transparencë mbi shkëmbimet financiare, mbi përdorimin e burimeve e të pasurive natyrore të vendit. Premtoi të luftonte inkopetencën në ekspertizë dhe neglizhencën ndaj përgjegjësive publike të administratës shtetërore. Dhe se e gjitha kjo do të kishte për qëllim, -nxitjen e kapaciteteve reaguese nga ana e shoqërisë! Por duke i hequr mbështetjen këtij programi, pronarët e këtij televizioni kontribuojnë që këto çështje të nëpërkëmben dhe se keqmenaxhimi i pasurive kombëtare të mos jetë në fokus të publikut e të qëndrojë larg investigimit gazetaresk! Në këtë mënyrë ata veprojnë kundër e në dëm të interesit publik! Duke i hequr mbështetjen këtij programi, ata nuk Ju mbështesin, Ju lënë në baltën e traumës, në baltën e paligjshmërisë, në baltën e krimit e të trafikut!
Kështu, lënë në baltë maturantët e mbetur pa shkollë dhe punëtorët e flakur në rrugë! Lënë në baltë kujtimin e Arditit të gjorë që punonte në kushte pasigurie në Sharrë; baltosin përpjekjet e ambientalistëve kundër grabitqarëve të plehrave, kundër grabitqarëve të mjedisit, të cilët janë prezentë, përmes Heceve në Valbonë, Librazhd e Vjosë, shumica e cilave, të ndërtuara pa ndonjë studim teknik paraprak! Ne vend të saj, kanë zgjedhur të shushasin publikun duke angazhuar në ekran gjithfarësoj dordolecësh plot ngjyra e shkëlqim, duke Ju detyruar të duartrokisni, nën petkun e gjoja një të vërtete, një realitet të rrejshëm.
Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!
Dy muaj pasi nisëm të punojmë, kuptuam se hajdutët e pasurisë publike dhe frikacakët po na sulmojnë përmes të njëjtave mënyra që ata u tremben më shumë! Ata kanë frikë prej nesh! Shqipëria është një vend me ekonomi të vogël. Biznesi do të jetë gjithmonë i varur prej fondeve publike. Ju e dini, se fondet publike janë paratë tuaja, se rrugët, stadiumet, sallat e teatrove, sheshet pulike, transporti publik, gjithçka publike, ndërtohen me kontributet tuaja. Ju nuk duhet të heshtni!
Raporti me të vërtetën kushtëzohet gjithashtu, nga sjellja apo qëndrimi i tërë shoqërisë, nga vullneti e nevoja për të qënë bashkë. Por beteja për të vërtetën nuk është vetëm një përpjekje kolektive, por, së pari, detyrë dhe një qëndrim moral! Kujt i shërben ajo! Cila është dobishmëria dhe nevoja që shoqëria jonë ka! A mund të lartësohet njeriu prej saj! A duhet të shndërrohet përpjekja për të, në një betejë frontale! Natyrisht, mes nesh, ka një shumicë shpërfillëse ndaj këtij qëndrimi! Dhe kjo është një fatkeqësi! Por jo e vetmja! Mjerimi që përherë e kërcënon këtë vend nuk duket vetëm tek skamja, as te plehrat, por tek rrënimi moral. Ndaj dhe sfida është, se si mund ta fitojë njeriu pavarësinë, ndërsa varet gjithnjë e më shumë nga paraja?
Për këdo që lexon këto rradhë, le ta ndalet për një çast e të pyesë veten, se çfarë e detyron administratën e një televizioni të largojë një grup gazetarësh të rinj e të përkushtuar; të mos pranojë njerëz me mendje të kthjellët e me zemër të pastër; të ketë frikë nga e vërteta? Përgjigja: kjo tregon përkatësi me aferat dhe me inflencën për të përfituar pandershmërisht në kurriz të interesit publik! Ata kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ndërkaq, ne besojmë se jemi në anën e duhur!
Në fund, po u drejtohemi kolegëve, shokëve tanë! - Ktheni sytë nga pronarët tuaj, nga administratorët, nga muret që keni përballë…Shihni e depërtoni thellë, përtej…dhe vetëm pasi të keni kuptuar atë çka shihni, vetëm atëherë, me kurajo e guxim, do të mund të raportoni të vërtetën!

Autorët, “Públicus”

Behet fjale per kete ceshtje:
https://www.facebook.com/publicus.al/videos/1148351185211793/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

EX-FBI OFFICIAL: CLINTONS ARE A CRIME FAMILY.

A former FBI official said Sunday that Bill and Hillary Clinton are part of a “crime family” and argued top officials hindered the investigation into Hillary Clinton’s private email server while she was secretary of State.

During a radio interview with John Catsimatidis, former assistant FBI director James Kallstrom heaped praise on Republican presidential nominee Donald Trump before taking aim at the Clintons.

“The Clintons, that’s a crime family, basically,” Kallstrom said. “It’s like organized crime. I mean the Clinton Foundation is a cesspool.”
Kallstrom, best known for leading the investigation into the explosion of TWA flight 800 in the late ’90s, said that Hillary Clinton, the Democratic presidential nominee, was a “pathological liar.”

He also blasted Attorney General Loretta Lynch, claiming that she impeded the investigation into Clinton’s private server.

“The problem here is this investigation was never a real investigation,” he said. “That’s the problem. They never had a grand jury empanelled, and the reason they never had a grand jury empanelled, I’m sure, is Loretta Lynch would not go along with that.”

“God forbid we put someone like that in the White House,” he added of Clinton.

Kallstrom also said that FBI Director James Comey and the rest of the FBI’s leadership were responsible for holding back the investigation, not the rest of the bureau.

“The agents are furious with what’s going on, I know that for a fact,” he said.

PS: si shume po akuzohen????????

Burimi: usapoliticalnews.com
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

............




Letër e Mitrush Kutelit për Mustafa Greblleshin

Pogradec, 28 gusht 1961

Mitrush Kuteli ndaj pretendimeve të Ben Blushit

Janë të gjallë të “vdekur” ashtu si thotë Ben Blushi, por janë edhe të vdekurit e “gjallë” si Mitrush Kuteli, i cili në një letër që i drejton mikut të tij Musfata Greblleshi i flet gjërë e gjatë për Dhimitër Shuteriqin, gjyshin e Ben Blushit nga nëna dhe përmend edhe Lef Nosin dhe veprën e tij.

Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi janë dy shkrimtarë të burgosur e persekutuar nga diktatura, Lef Nosi i pushkatuar nga diktatura.
Voal po e boton letrën për të sjellë mendimin e një kollosi të letërsisë shqiptare, sepse ashtu si ka të drejtë Ben Blushi të thotë mendimin e tij, ashtu kanë të drejtë edhe të tjerët të thonë mendimet e tyre.


I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe,

Kjo e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund.
Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull e lundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë njëmijë e njëqind pyetje “Si është hëna? Ç’ka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh ai yll? (Afërdita). Sa një shtëpi apo m’i vogël?”
Unë bluaja mendime të tjera:“Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sa rrëke njerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani?” Dhe mendja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’i përmend emrin, sepse jam tepër i vogël-hij’e një grimce të një stërgrimce – tek ai që ka shumë emra, por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mija birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse pa Ty nuk prehem dot!


Këndova pothuaj të tërë “Antologjinë poetike” të Viktor Hygoit, në përkthimin e “Sotir Cacit”. Me të vërtetë përkthimi është shumë i mirë.
Po kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme, jashtë normave. Dhe ka një vandak të tërë fjalësh që s’janë të shqipëronjësit. Këto të gjitha po t’i them më kot: unë e di se kush e ka bërë këtë shqipërim, sepse kam parë dorëshkrimet dhe di se si u pjesëtuan…. paratë. Mistifikime, mercenarizma të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s’e bëj dot, kurrë, kurrë!
Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur:
-Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur?
Ia ktheva: -Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja.
Ay: -Me emrin e kujt?
-Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej.
-Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj.
-Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk.
Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën:
-Po kur e boton një këngë popullore?
-Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin.
Ay përsëri: -Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra…
-Unë s’them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte. Etj.
Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: -Jo, s’jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim.
I thashë: -Kësaj i thonë vjedhje…!
Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në dhjetor 1945.
Atëherë Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet, gjersa u bë burrë me llullë, me béret e me automobil, më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i”-në në fund të emrit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha vetë Popoviçit në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe “shute”, që do të thotë “shaka”. Rrjedhim nga një familje e “Stara Serbisë” të “Despotatit të Elbasanit”. Pra, si të thuash, “unë” jam “ti”, ndihmomë të ngrihem lart, jepmë, të kam vëlla!
Po si u bë puna e asaj veprës së “gjetur”? Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi.
Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë, etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerrur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën….
E pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari. Dikur më pat thënë: “Ti ke rënë, po unë të nderoj e të dua, se më ke treguar udhën si të shkruaj”. Dhe zbrazi një gotë raki. Ay dështoi në jetë (një punë dashurie me një vajzë që quhet Izmini, flokëverdhë, të cilën ju – ti dhe Rushi – e shihni dendur nëpër Tiranë), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të tij dhe i përlau – në mënyrë shutërore – tërë dorëshkrimet (ditare lufte, shënime, tregime, etj.). I ati pret akoma që Shutja t’i botojë këto të gjitha në emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të cilat fola më lart: me emrin e vet, për xhepin e vet… Para ca vitesh i vodhi një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri. Prifti më thosh: “Ia rrëfeva, e pa, më lëvdoi, pastaj ma dha prapë, ma mori përsëri, ma dha dhe njëherë dhe unë e vura në vend. Kur iku, s’e gjeta më…”
Prifti bënte kryq, sikur donte të largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja, paska qenë…” Kockat e Papandonit (kështu i thoshin priftit) po treten tani në gështenjat, kurse Shutja shutëron “tani përsëri me “i”-në në fund të emrit”, më shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Khajamit: “Rrëmyen mall, memuriet e ar,/ Dhe t’irtin plak, të urtin shkëncëtar/ E quajnë gjaur, se s’beson prralla,/ Se s’qas mbi supe, si ata, samar./” Më falni se u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit.

Kam dhe diçka tjetër.
Lef Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të bibliotekës (librat ia kam parë me sytë e mij në hotel “Dajti”, ku banoi një kohë, më 1945 dhe 1946). Po ç’u bënë albumet e pullave që vlejnë, pa ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera.
Kush i mori, kush? Këto duhej t’i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse mban berèt shkrimtari (që ta tregojë bota me gisht) s’është shtet. Kisha dhe mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot. Falmëni!
Në këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes së ëmbël e të qetë, Selma Lagerlöf, me një botë morale që s’i ngjet fare botës sonë gjaknxehtë, vrasëse, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet (luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua një film shumë i dashur: “Gösta Berling” pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo. Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani, Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në kujtesë.
Rilexova edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” të A. Degrandit, dikur konsull i Francës në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen).

Kuteli - E madhe eshte gjema e mekatit

Ky libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot.
Të huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten, të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria, Italia – në Veri; Mali i Zi, i përkrahur nga Rusia, gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë.
Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: “Shqiptarët janë populli më i lik dhe më i kotë (“le plus inutile”) në botë”. Përfundimi? Duhet të zhduket… Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan?
Të gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s’më zë gjumi dhe më vjen të çmendem!… Nesër Efterpi do të niset me gjithë fëmijë.
Unë do të rri dhe ca ditë, do ta pres Sterjo Spassen, do ta vendos në dhomë, pastaj do të kthehem në Tiranë. Këtu nuk u preha dot. Pashë gërmadhat e shtëpisë plot ferra dhe m’u drodh zemra. Jo, Pogradeci s’është më për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive, fëmijët, varfërinë e sa të tjera. Do të vij të “çlodhem” në Tiranë, t’i vihem normës, se mos më presin bukën.
Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore,
Mitrushi

http://www.radiandradi.com/leter-e-mitrush-kutelit-per-mustafa-greblleshin/testata-kryesore/gazeta/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Lef Nosi e Dhimiter Pasko, nder rilindasit e mbrame e te shquar te Nenes Shqiperi!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

.........

Pershendetje Socio!

doja tu percjellja ne MP kete shkrim, por se kisha mundesine....

Përkujtim: Elita e vrarë shqiptare
IBRAHIM BERISHA·21.03.2017

Elita e vrarë shqiptare mbas vitit 1944 nga komunistët serbë e jugosllavë: Musa Shehu (kryetar i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit), Prof.Kolë Margjini (drejtor i Gjimnazit të Prizrenit), Aqif Bluta (politikan i njohur në Pazarin e Ri), vëllezërit Begolli (Qerim, Xhevat dhe Rifat) nga Peja, Asllan e Mujë Boletini (djemtë e Isa Boletini), Kapllan dhe Skënder Boletini (nipat e Isa Boletnit), Bedri Gjinaj (mësues dhe gazetar), Bedri Pejani (politikan dhe intelektual i njohur), Skënder Curri i afërm i familjes së Bajram Currit, Shyqri Ramadani, Mustafë Agushi, Sylejman Prishtina vëllau i Hysen Prishtinës (finsikë të Prishtin ës)avokat Esat Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Ishak Taniku, avokat Shaip Kamberi - Tetovë, Gjemë Hasa - Gostivar, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë-Sadiku, Shaban Gjurgjeviku, Adem Voca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Shemsi Feri - Plavë e Guci, Sulë Hota -Kummanovë, Mullaidriz Gjilani, Fuad Dibra, Asllan Vela, Kapiten Hajdar Planaj, Kapiten Rasim Dajçi, Kapiten Gjon Destanisha, Kapiten Mark Thani, Toger Nush Dobruna, nëntoger Qazim Gostivari, Reshat Kaçaniku, profesor Ymer Berisha, Don Pjetër Berisha, Patër Lorenc Mazreku, Profesor Lazër Berisha, avokat Ibrahim Lutfiu, Hoxhë Visoka, Hasan Remniku, Jahja Fusha, prof. Gjon Sereçi, Haki Taha, avokat Ibrahim Hoxha, Marije Shllaku, Halim Spahija, Nue Përlleshi, Stakë e Mark Mirdita, Fehmi Domaniku, Shefqet Begu, Mehmet Myezini, Haxhi Hysë Daka, Malush e Hamdi Kosova, Dukë Aga, Mahmud Efendia, Vehbi Batalli, At Bernard Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martin, Kajtaz Ramadan, Tahir Deda, Rexhep A. Kabashi, Rifat Krasniqi, Sefedin Ahmeti, Rifat Berisha, Xheladin Hana...

``shqipe``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Pershendetje Caush

Te falenderoj per prurjen me larte !

Adem Voca, qe permendet aty eshte vellau i gjyshit, Sherif Voces qe vecse e kam shpalosur foton e tij ne temen e fotove bardhe e zi.

Me rastin e 28 Nëntorit 1912 - Ditës së Flamurit dhe 100 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar Adem Vocën me Urdhërin e Lirisë.
 

Attachments

  • FB_IMG_1490207390141.jpg
    FB_IMG_1490207390141.jpg
    20.9 KB · Views: 56
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Në fakt më tërhoqi debati midis Fugës dhe Çilit.
Nuk do flas për cilësinë apo nivelin e debatit pasi, të dy si për nga natyra dhe veprat e tyre nuk paraqesin ndonjë nivel të lartë akademik.
Vihet re se Prof Fuga mundohet të bëjë debat në mënyrë popullore dhe përgjigjet e rafinuara të Çilit.
Si fillim duhet të kujtojmë se shkaku është edhe reforma në arsim. Ky debat po zhvillohet egërsisht edhe nga dy partitë aleate qeverisëse ku kuptohet se Lsi është goditur keq, pasi aty ka votën e saj të sigurte pas asaj në shëndetësi. Beqja iku ndërsa Nikolla qëndroi çka përkthehet në sukses të punës së saj.
Ti largohemi politikës dhe të kthehemi tek dueli i gjelave.
Profesor Fugës do ti këshilloja të ndërrnte stilin e të shprehurit pasi në debate të tilla niveli i të interesuarve direktë është i profilit të lartë ose intelektual, po vazhdoi me këtë gjuhë do krijojë më shumë antipati sesa e kundërta. Uthulla e fortë prish enën e vet.
Çili i cili doli i përfituar nga reforma e shumëpërfolur në arsim doli i fituar, nga mbytja e konkurrencës është drejtpërdrejt i interesuar të investohej duke dalë jashta asaj që ishte dhe kishte përformuar ndër vite.
Ku qëndron gabimi i tij. Fare mirë do ta kishte kaluar në heshtje. Fare mirë do kishte vazhduar të mbante pozicionin e tij. Kjo e fundit do karizmë, gjë që Çili tregoi që nuk e ka. Duke parë këtë edhe Berisha lëshoi një breshëri shigjetash ndaj tij. Fuga profesor nuk e kapi këtë dhe e ktheu thuajse në personale, duke marrë në dorë flamurin e liberalit. Flamur të cilin Çili e ka valëvitur më parë.
Ketu vjen pastaj çudia shqiptare ku konservatorët janë liberalë dhe liberalët janë konservatorë.
Profesor Fuga në vend që të shpjegojë duke çarmatosur Çilin se kush është me të vërtete liberal, si për nga politika si për nga kostumi.
Liberal është ai që mbyll apo hap shkolla dhe si mund të mbrohet një liberal përballë një akti të tillë. Justifikimet se u hapën universitete dhe shkolla të pafundmë bie në një ekonomi tregu të lirë dhe qeveria duhej ta përqendronte reformën tek cilësia e tyre dhe sidomos një qeveri e majtë.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Dokumenti “Sekret”: Kur PD përdorte policinë dhe doganat për dhunimin e votës së lirë
7 Prill 2017

26 Maji 1996, dita e zgjedhjeve të dyta parlamentare pas rënies së regjimit komunit (pas atyre të 22 Marsit 1992) ka ngelur në histori si dita e masakrës shtetërore kundër votës së lirë.

Ishte koha kur pushteti i Sali Berishës dhunoi vullnetin e zgjedhësve duke arrirë një rezultat të turpshëm dhe skandal antidemokratik: PD mori 122 vende deputetësh në parlament, nga 140 që ishin gjithsej, 10 mandate deputetësh PS dhe të tjerat partitë e vogla.


Akuzat e opozitës për dhunë, rrahje e manipulim masiv të votës filluan të faktoheshin një e nga një edhe nga media e kohës.
Një dokument i publikuar nga gazeta “Koha Jonë” në 22 Maj të 1997 dëshmon se komisariatet e policisë dhe zyrat doganore, me ligj parlamentar të depolitizuara, përdoreshin nga PD si instrumente për vjedhjen e votës, duke shërbyer si kanale komunikimi mes komisionerëve dhe shtabit elektoral qëndror të PD.

Me numër “extra” protokolli , me vulën e PD e me emrin e numrit një të saj, Tritan Shehu, në katër faqe formati, mësohet se tre ditë para se shqiptarët të shkonin në kutitë e votimit të 26 Majit, strukturat e PD kanë marrë udhëzime tepër sekrete.-shkruante “KJ” në artikullin me titull- “Tepër sekret”: Kështu u vodh 26 Maji!

Dokumenti i poseduar nga “KJ”, adresuar për Kryetarin e PD për rrethin Skrapar z.Qamil Lirza dhe i shpërndarë për gjithë kryetarët e rretheve, tregon se si Tritan Shehu, kryetar i PD, kërkon që rezultatet e numërimeve nëpër komisione të dërgohen nga Dega në shtabin qendror elektoral të Partisë Demokratike nëpërmjet Komisariateve të Policisë dhe Zyrave të Doganave.

“Për herë të parë del i dokumentuar maja e ajsbergut të rolit të policisë në atë që është quajtur vjedhje massive e votës së zgjedhësve të 26 Majit 96. Institucioni i drejtuar nga Gjeneral Agim Shehu, i depolitizuar me ligj të Parlamentit, shihet se ka patur një rol shumë specifik në procesin zgjedhor, jo thjesht të korrierit. Pas akuzave për shtypjen me shkop gome në dorë të protestave të opozitës në 28 Maj në Sheshin “Skënderbej” për herë të parë mësohet për detyrën tjetër të këtij institucioni.Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Presidenti Berisha nuk pranoi të firmosë vendimin e qeverisë Fino për shkarkimin e vartësit të tij,Shehu, nga posti i kryepolicit.-shkruhet në artikull.

“Komisariatet e policisë dhe zyrat e doganave do ta dërgojnë informacionin përkatësisht në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të cilat do ti dërgojnë më pas në shtabin elektoral qëndror të PD”.- urdhëron Shehu.

PD dhe shtabi qëndror Elektoral i saj, i japin hollësi kryetarëve të degëve se si të japin informacion për rezultatet e konfirmuara të zgjedhjeve. Informacioni do të dërgohet në shtabin qendror elektoral të PD duke vënë në dispozicion 12 numra telefonikë. Në rast se lidhja nuk do të funksiononte, informacioni do të përcillej përmes policisë dhe doganave.

PD gjithashtu udhëzon abuzivisht që të mos zbatohet ligji “Për zgjedhjet” nga ana e komisionerëve të PD, me numër 8055 datë 01.02.1996 që përcakton prerë në nenin 75 të tij se “Cdo subject electoralka të drejtë të marrë një kopje të procesverbalit”. Kjo pasi Shehu urdhëron: Të përgatiten dy copë procesverbale dhe vetëm nëqoftëse ndonjë nga partitë këmbëngul për të marrë procesverbalin, mund edhe ti jepet”.
“Kutia e votimit dhe dhoma e fshehtë duhet të kenë një zonë konfidencialiteti.”-shkruan Shehu ndër të tjera.
Ka qënë kjo ndoshta një nga arsyet pse Kryetari i PD nuk e ka protokolluar shkresën që mban datën 23 Maj 1996, e që nuk ka hedhur firmën e tij por ka vendosur vulën e partisë së tij.Ligjërisht kjo shkresë e përjashton liderin demokrat nga përgjegjësia juridike, por nuk besohet që kjo ta shpëtojë atë nga pasoja e ardhur prej zbatimit të këtyre udhëzimeve-denoncon “Koha Jonë”.

Masakra e këtyrë zgjedhjeve faktohet edhe në raportin e ODIHR, i publikuar dy javë pas zgjedhjeve të 26 majit dhe ripërsëritjes së votimeve më 2 qershor, ku flitet për 10, 20, 30, 100 fletë votimi që hidheshin nga individë kriminalë, nga zyrtarë të lartë lokalë e qendror, nga kandidatët e PD për deputetë, madje dhe nga komisionerë e policë të shtetit.

Ndërkaq dokumenti “sekret” tregon se si Sali Berisha e PD, tradicionalisht e ka mbajtur pushtetin me dhunimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe deformimin e proceseve demokratike./Lexo.al
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Herkulo na e sjell burimin e artikullit nqs ka mundesi. :)
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top