Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...
PROCESI ZGJEDHOR NË SHQIPËRI PËRFUNDOI ME FITOREN E PS-së.
Këto dite u bë kaq shumë zhurmë rreth këtij procesi, sidomos me fitoren bindëse të PS-së, sa shumë kosovarë e përjetuan sikur u përmbyt bota, sikur u bë kiameti.
Po, mirë, ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend t’i bëni vetes këtë pyetje:
Si e trajtoi Berisha Kosoven dhe kosovarët?
Të shikojmë me radhë se si flasin faktet dhe të dhënat!
Flitet se Berisha dhe PD-ja kanë ndihmuar shumë në çlirimin e Kosoves.
Sa ishte PD-ja në pushtet – grupet e te rinjve shqipta.re që shkuan pas viteve të 90-ta për përgaditje ushtarake në Shqipëri si dhe aktivistët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosoves u burgosen, torturuan dhe u vrane. Arrestimi i heronjve dhe komandantëve të UÇK-së, si: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimin e shumë të tjerë gjatë viteve sa Berisha ishte president i Shqipërisë në vitet 90 jep një pasqyrë reale për “ndihmën” e Berishës ndaj Kosovës. Këto veprime janë të faktuara nga dëshmitarët që sot fatmirësisht janë gjallë, por më së miri janë të përshkruara ne librin e historianit anglez, Xhejm Petifeer dhe Miranda Vickës. Sali Berisha ishte shumë pranë shërbimve sekrete franceze që ishin të interesuara të mbeshtesnin Milloshoviqin dhe të shpërbejnë UÇK-në. Per të faktuar këtë dukuri mjafton zhdukja e atdhetarit të madh Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Gazidedës dhe vrasja në Tiranë e gazetarit kosovar, Hysni Vulaj. I ndjeri Vulaj ishte vrarë gabimisht, sepse qëllimi ishte të vrisnin, Thaçin –kryministri i sotëm!
Qe nga fillimi i luftës në Kosovë e deri në mbarim të saj, PD-ja ishte në opozitë. Atëherë, si e ndihmoi luftën e Kosovës PD-ja, kur asgjë nuk kishte në dorë, përveç disa mercenarëve kosovarë që i perdori në shtatorin e ´98-tës, për ardhur dhunshëm në pushtet! PD-ja me në krye Sali Berishen u perpoq të bëjë grushtshtei. Kjo etje për pushtet, duke përdorur edhe dhunën – dështoi! Kjo ishte edhe një thikë pas shpinës për Kosovën, sepse Kosova ishte përballë të një makinerie shkatërruse. Ishte koha kur Kosovës i duhej një Shqipëri stabile. Ky skenar nuk ishte i rastësishëm, sepse me anë të puçit dhe luftës civile në Shqiperi, vëmendja e opinionit botërore do ishte kthyer nga Shqiperija, duke u harruar Kosova dhe duke u lënë në mëshirë të ushtarëve dhe barbarisë serbe.
Rruga e Kombit e ndërtuar me para te marra kredi nga Banka Botërore – Fondit Ndërkomtar Monetar rezultoi e ngushtë për pataten kosovare, sepse atoritetet shqiptare ngarkuan 24 centë doganë për një kilogram plus tatim për pataten kosovare;ndërkohë që patatja serbe dhe produkte të tjera bujqësore futen ne Shqipëri me doganë zero. E gjithë kjo fal marrëveshjes së ministrit Ruli në majin e 2011-të, në Beograd, duke i shkaktuar Kosovës humbje të mëdhe. Aso kohe, kryetari i Odës Ekonomike të kosovës, Safet Gërxh tha se dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës nga mostrajtimi në mënyrën e duhur të produktit të patates, kap vlerën e 2 milionë e gjysmë eurove. Ne fund efektet e një politike ekonomike ndaj Kosovës rezultoi me mijëra tonë patate te kalbura nëper depo!
S. Berisha bllokoi projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovatësh të interkonjeksjonit, i cili lidhte Kosovën me Shqipërinë. Ky bllokim nga ana e kryeministrit Berisha i ka siguruar Serbisë monopol në eksportimin e energjisë, pasi Kosova ka të vetmen mundësi të importojë energji nga Serbia! Edhe pse për këtë linjë janë ndarë fondet nga Banka Gjermane dhe është percaktuar realizuesi i këtij projekti, as sot, që nga viti 2011 nuk është realizuar ky projekt! Bisnesmeni serb,Vuk Hamoviqi, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me mikun e familjes Berisha, Damir Fazlliq- nipin e shefit të sigurimit serb, Stanishiq, janë takuar ne Vjenë me djalin e kryeministrit Shkëlzen Berisha. Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha për bllokimin e kesaj linje!
Nuk mund të mos peshohen edhe të bëmat e PS-së për Kosoven. Pas marrjese së pushtetit në 1997, kryeministri Nano takoi Milloshoviqin në Kretë. Aty, sipas propagandës Berishjane thuhet se Nano ka shitur Kosovën! Ç’ paradoks! Së pari Nano, ne atë takim nuk perfaqsonte Kosoven dhe s’kishte si të shiste nje materje qe nuk e kishte ne pronesi! Nga ai takim nuk egziston asnjë dëshmi në dëm të interesit kombëtar. Në atë takim nuk gjejmë ndonjë paket me Greqinë siç e gjejmë në qeverisjen e Berishes – Paktin e fshehtë për faljen e territorit ujor Greqis dhe marrëveshjen e vitit 2009 në mes Greqisë dhe Shqipërisë për kerkimin, zhvarrimin dhe identifikimin e ushtarëve të rënë në luftë në Shqipëri gjatë luftes italo-greke, 1940 – 1941, në këtë marrëveshje përfshihen kërkimet e 696 lokacionve. Sot në këto lokacione, me lejen e Berishes, në territorin shqiptar kemi disa permendore greke, kurse Greqia as ligjin e luftës nuk e ka hequr që nga lufta e dytë botërore!
Dhurimi i çelësit të Tiranës për Bregoviqin, nga ana e Ramës është ” arma” më e fortë dhe e vetme në duart e kosovarve. Sikur Rama do t’i bënte këtë nder ndonjë ushtaraku apo politikani serb, atëherë Rama do të ishte i dështuar dhe i harruar! I dhuroi çelësin një artistit, edhe pse nuk bëri mirë duke pas parasysh të kaluarën tonë, por , gjithësesi nuk është ndonjë dështim i natyrës Berishjane, pasi që arti nuk njeh as komb e as ngjyrë!
Takimi i Shkodres dhe pjesëmarrja e Tadiqit.
Ne ate takim kanë marrë pjesë të gjithë liderët e partive të majta dhe të djathta evropjane.Tadiqi, si kryetar i një partie të vendit fqinj mori pjesë madje i përshëndeti të pranishmit! Pjesmarrja e Tadiqit ishte publike, e hapur dhe aty nuk u arrit asnjë marrëveshje serbo-shqiptare apo ndonjë pakt i tipit detar! Çdo takim publik dhe protokolar është vetëm i dobishëm, por takimet dhe paktet e fshefta si p.sh pakti per ujrat detare me Greqinë, pakti Zogu-Pashiq për aneksimin e Shqiperis dhe përmbysjen e Qeverisë Demokratike të Nolit janë antikombëtare, te rrezikshme dhe brengosëse!
Epilogu i ballafaqimit të PD-së dhe PS-së sa i përket ndihmës së dhënë Kosovës mund të rrumbullaksohet në këtë forme. Kur PD-ja qeveriste, ushtarët e UÇK-së burgoseshin, torturoheshin dhe vriteshin; kurse PS-ja në krye me Majkon i armatosi usharët e UÇK-së, ushtria shqiptare ndihmoi në thyerjen e kufirit në betejën e Kosharës, ushtaret e UÇK-së lëviznin lirshëm madje iu dha në dispozicjon kazermat ushtarake të ushteris Shqiptare. Në kohën e PS-së refugjatët kosovarë u strehuan dhe u ushqyen në Shqipëri, andaj më shumë se askush tjetër, kosovarët i kanë borxh PS-së.
Të shikojmë anën tjetër kur Berisha u kujtua për kosovarët vetëm atëherë kur deshi ta merrte pushtetin dhunshëm, në shtatorin e vitit 1998, kur i janë dashur poenat politikë u premtoi “faljen”e portit të Shëngjinit kosovarëve. Në fund rezultoi se ky port u “ble” me njëçmim qesharak nga Fazlliqi, për një ari ( 0.1 dylym) me çmim 1 euro!
Kur pushteti i tij i kalbur numëronte ditët e fundit doli me qëndrimin se të gjithë kosovarëve do ju jepte pasaporta shqiptare.Qëllimi i këtyre pasaportave nuk ishte ndonjë dashuri ndaj kosovarëve, por ishte një mjet me të cilin ai shpresonte ta ruante pushtetin duke e votuar kosovarët!
Nga, Enver Duraku.
Burimi: Radio Projekti 21.
`thankyou`