Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

O Demke kthehu shkruaj, se ka thene Regjina :D nuk e nxjerr stopin me ne highaway :D te ndaloj. Edhe po plasi ndonje gjobe me Mandin mirremi vesh, vetem shiko kur nuk eshte ne nderrim Estherja, se poshter eshte :D nuk fal gjoba.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Aleksandar Jovanoviç, profesor i edukimit fizik, është drejtori i ri i shkollës fillore "Krste Misirkov" - Kumanovë.

Drejtori i ri zgjidhet në një procedurë të rregullt pas konkursit të shpallur.

Jovanoviç punoi si profesor i edukimit fizik në gjimnazin Goce Delçev dhe dhjetë vjet ishte trajner në ekipin e lartë dhe kategoritë e të rinjve në klubin e hendbollit Kumanovë.

Jovanoviç vjen në vendin e veprimit te drejtoreshes Lidija Nikolovska.

Kumanovo news.

Naten e mire.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

........

Zija Cela - TROKITJE

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?” Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.”
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.
Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.
Në dyzet e pesë u ndamë.
Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
“Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?”
“Jo”, thashë, “vetëm desha të dija nëse është mirë.”
“Ajo është mirë”, tha.
Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe vazhdon të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh përsëri?” Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër.
Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje....(...!!!!...)

-enderron-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shkova fëmijë dhe u ktheva plakë, atje u bëra edhe nuse”: Është historia e Klora Merikës, e cila kaloi 45 vite në kampet e internimit
Më: 12 gusht 2018 Në ora: 00:13

auto_Untitled1534025843.jpg



Klora Merlikës



Është historia e Klora Merlikës, simboli i mbijetesës në kampet e internimit, atje ku shkoi fëmijë e kaloi 45 vite të jetës, ku pa të vdisnin bashkëmoshatarët e saj. Atje ku dashuroi e veshi fustanin e bardhë të nusërisë, atje ku la nënën e saj përgjithmonë.
Një fustan i bardhë dhe një shëtitje nëpër dyert e familjeve të internuara janë të paktat çaste që mban mend Klora Merlika në ditën e shënuar të jetës së saj, atë të martesës.

Ajo ditë nuk do të bënte asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme të jetës së saj të mundimshme në kampet e internimit nga Berati në Tepelenë e deri në Savër.

Kishte mbërritur në kampet e internimit, kur kishte ende përparësen e shkollës fillore dhe është larguar prej andej 45 vite më vonë.
E kanë quajtur simbol të mbijetesës, pasi e kanë degdisur thuajse në të gjitha kampet e internimit të Shqipërisë.
Është Klora Merlika, nusja e djalit të ish-kryeministrit Mustafa Merlika. Është një ndër ato që ka vuajtur më së shumti terrorin komunist, që kur ishte fëmijë.

Ja si e kujton ajo fëmijërinë në kampet e internimit, atje ku shumë bashkëmoshatarë të saj humbën jetën në mënyrë tragjike.
“Duke qenë pjesë e familjeve të mëdha, në fillim dhe në fund të kampit ishin banjot, dhe ne të Mirakajve (gruaja e xhaxhait, ishte grua ministri) bashkë me Bardha Markagjonin na vendosën në fund, në një hapësirë jashtë çdo kushti normal. As mbijetesë nuk e quaje dot. U desh shumë mund nga nëna ime e nuset e xhaxhallarëve për ta pastruar vendin rrotull, deri sa mori një pamje të pranueshme. Në Berat ne qëndruam nga viti 1944 deri 1949-n, gati pesë vjet. Shumë herë aty në kamp ra sëmundja e malaries, tifoja, dhe fëmijët e vegjël vdisnin njëri pas tjetrit. Brenda një nate kanë vdekur mbi 20 fëmijë, dhe unë nuk kam për ta harruar kurrë një grua shtatlartë shkodrane, Cuklina e quanin, së cilës i vdiqën të dy foshnjat binjake nga tifoja. Buzët e thara të atyre fëmijëve i kam përpara syve (qan). Unë gjithë kohës rrija pranë nënës e familjarëve të mi, ndërsa mamaja bëri të pamundurën që të më regjistronte në klasë të katërt, në një shkollë pranë kampit, sa për të kaluar disa orë të ditës”.

“Mbaj mend që disa herë rresht e kam shoqëruar time ëmë në Burgun e Kuçovës, sepse aty pranë po ndërtohej nga të burgosurit kanali Kozarë-Kosovë, ndërkohë që ata merrnin edhe njerëz nga kampe të tjera internimi”, thotë Klora.

Po, në internim Klora përjetoi edhe momentin më solemn në jetën e njeriut, atë që praktikisht duhet të ishte çasti më i paharruar: fustani i bardhë dhe nusërimi, deri edhe lindja e nipërve dhe mbesave.
Martesa me Fatosin, të birin e ish-kryeministrit Mustafa Merlika, do t’ia rëndonte dënimin, sidomos edhe pas kërcënimit që vetë Mehmet Shehu i kish bërë në burg të shoqit. Janë 45 vite internim, dhe 80 vjeçarja Klora Merlika (Mirakaj) ka shumë për të rrëfyer.

“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty. Të nesërmen direkt u kthyem në punë dhe vetëm një ditë pas martesës Fatosin e detyruan që të shkonte për të punuar në kënetën e Gradishtit. Gjatë ditës troket një oficer i Sigurimit dhe i kënaqur nga vendimi për të degdisur tim shoq, më pyet nëse do e lija apo do e ndiqja kudo, ku shteti do ta transferonte. Unë isha martuar me Fatosin, dhe kisha vendosur që ta ndiqja në çdo vend ku atë do ta caktonin. Në kampet e internimit kam kaluar momentet më të bukura dhe më të trishta të jetës. Martesa është vetëm një kapitull. Në kamp më vdiq ime më, e varrosëm aty. Në kamp më lindi vajza dhe vendosëm me Fatosin që të kishim vetëm një fëmijë, për të mos i hyrë në hak jetës, vuajtjeve… Nuk mund të torturoje veten dhe fëmijën në ato kushte në të cilat jetonim”, thotë Klora.

auto_a1534025839.jpg


edhe hala vjen njeri nga Amsterdami :D hap tema per Elver Hoxhen edhe nje kuti cigare koperative, ta pushkatosh duke ngrene Dönner para dyqanit ne mes Amsterdamit.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ca emri Klora me Uje Dhogoraje :D

p.s. o Demke hajt e tregoja vendin Piratit dhe kerrenja njerin sy se me dy po ngaterron Oqeanin me Ujin me Gaz -qesh-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Jane te sjellshem,por nuk jane shume te lumtur dhe.... nuk qeshin.

https://www.youtube.com/watch?v=RVCRHdRl3dE

Kam do kohe per ta kqyrur.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

E vërteta mbi atentatin (et) ndaj Samir Manes
Në fillim të gushtit dikush mendoi ta trazonte rëndshëm ujin e ndenjur të kënetës së medias në Shqipëri, duke i thënë publikut me anë të faqes “Lolita” në Facebook se qeveria dhe Prokuroria dhe krejt media në vend, kishin mbajtur të fshehtë një ngjarje kriminale të rëndë, atentatin ndaj biznesmenit Samir Mane, në maj. Katër ditë pas këtij statusi të “Lolitës”, një gazetar hulumtues i ngjarjeve kriminale, Basir Çollaku, bëri një status në profilin e tij në Facebook, me të cilin donte ta nxiste debatin për këtë temë. Titulli i statusit (11 gusht) ishte kuptimplotë: "Lolita’ sfide serioze gazetareve, per Zamir Manen!?!?”
Basir Çollaku, me këtë status, bëri atë që i tha Artan B. Hoxha, kolegu i kronikës së zezë, më pas në debat, pra mori përsipër statusin te “Lolita”. Të dy i njoh drejtpërdrejt, me një njohje që arrin në kufijtë e miqësisë, por ka momente kur e vërteta duhet të ketë vendin e parë si mikeshë, ashtu siç thotë edhe thënia e vjetër, e njohur.
Basir Çollaku është miku i ngushtë i të emëruarit nga Kryeministri Rama si drejtor i SHISH, E. B., (ende i pa dekretuar nga Presidenti Meta). Pra kuptohet se cili është burimi i Çollakut. Statusi i Basir Çollakut shqetësoi shumë ata të cilët duan ta fshehin ngjarjen të cilët e gjetën të nevojshme t’ i kthejnë përgjigje me anë të një autoriteti në fushën e ngjarjeve kriminale, Artan B. Hoxhës. Pra me gojën e Artan B. Hoxhës ktheu përgjigje Samir Mane, Ministri i Punëve të Brendshme Xhafaj, Prokurororja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku, si dhe tekefundit vetë Kryeministri Rama, pa miratimin e të cilit nuk mund të fshihej ngjarja. Por duket se Rama qëndron pas të dy palëve në këtë histori, siç do të shpjegoj më poshtë.
Ngjarja, duke shpjeguar edhe nënkuptimeve në të cilat shprehen të dy palët është kjo, sipas Çollakut:
Natën e 24-25 majit 2018, te Restorant “Padam” në Tiranë, në rrugën që shkon nga unaza te RTSH (Rr. Gjon Pali II), i është bërë atent biznesmenit më të madh në Shqipëri, Samir Mane. Me këtë rast është vrarë një oficer i Gardës së Republikës (Martin Nika), i cili bënte dhe një punë të dytë si roje i Samir Manes. Ngjarja u mbajt e fshehtë nga Policia e Shtetit, pra nga Qeveria dhe Prokuroria. Madje u tjetërsua edhe vrasja e oficerit gardist duke u shpallur aksident automobilistik.
Nuk mund të mos të të bëjë përshtypje fakti se Çollaku nuk thotë asgjë për SHISH!!!
Artan Hoxha i përgjigjet Çollakut me këto argumente:
1)Edhe po të dojë Zamiri ta fshehë nuk e lenë rivalët dhe ti e di mirë që ai nuk ka pak rivalë në biznes.
Ky argument i Hoxhës është pa kuptim. Çfarë mund të bënin rivalët e Manes në biznes kur drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme shtetërore kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë, në thelb kriminale, për ta fshehur ngjarjen madje për ta tjetërsuar atë? Opozita për shkak të lidhjeve me Manen do të heshtte. Shteti ushtroi presion mbi median që ngjarja të mos i përcillej opinionit publik. Në këto rrethana bllokuese, ata që ishin të interesuar për ta bërë të ditur ngjarjen përdoren “Lolitën”.
Por shikoni se çfarë thotë më tutje Artan B. Hoxha në debatin me Basir Çollakun:
“E dyta, shoqëruesi i Zamir Manes, oficeri i rangut të lartë në Gardën e Republikës Martin Nika, ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e vonë të 24 majit, një ditë para protestës së fundit të opozitës. Nika sapo ka dalë nga restoranti Padam përballë ish-piramidës dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të hipur në makinën e tij, parkuar në krahun tjetër të rrugës. Autori i aksidentit një 23 vjeçar nga Tropoja me mbiemër Memia, u arrestua.”
Le t’ i marrim gjërat me radhë:
Tan Hoxha na thotë se oficeri i lartë i Gardës së Republikës, major Martin Nika ishte edhe shoqërues i Samir Manes?! Pra, oficeri bënte në mënyrë të kundërligjshme edhe një punë të dytë si roje private. Sipas njoftimit zyrtar shtetëror për vdekjen e Major Martin Nikës, ai kishte qenë duke kontrolluar rojet kur u aksidentua, në orën 00: 30, pra pak pas mesnatës. Njoftimi nuk e bën të qartë nëse bëhej fjalë për rojet shtetërore apo rojet private. Port e restorant “Padam” nuk kishte roje shtetërore. Restoranti “Padam” nuk është përballë ish-piramidës (ajo piramidë mbetet dhe sot!), siç thotë Hoxha, por saktësisht përballë ndërtesës së Kryeministrisë, më pak se 100 m larg perimetrit mbrojtës të këtij institucioni. Kështu del se majori ka braktisur detyrën shtetërore për të kryer detyrimin e tij privat, si roje i Manes, me ç’ rast ka humbur jetën. Cilin automjet kishte parkuar majori në anën tjetër të rrugës, atë privat, apo atë shtetëror? Nëse e marrim të mirëqenë versionin e Hoxhës, atëherë del gjithsesi, se te “Padam”, ku po darkonte Mane, ka pasur një rrethanë kërcënuese për të, që u detyrua majori të vinte atje që nga Kryeministria. A mund të besohet se majori, edhe nëse është thirrur nga shoqëruesit e Manes, ka marrë automjetin e tij për t’ i ardhur rrotull zonës, kur ai fare thjesht dhe më shpejt mund të shkonte duke vrapuar nga Kryeministria te “Padam”, nëpër një rrugë që kalon nga pas Kryeministrisë dhe del sipër Piramidës?
Nga ato që thotë Hoxha del se majori po e kapërcente rrugën duke ecur kundër rregullave të qarkullimit rrugor dhe nuk përjashtohet mundësia që një shofer i trembur nga ngjarja kriminale të ketë shtuar shpejtësinë për t’ u larguar nga ajo zonë e rrezikshme dhe në këtë e sipër ka përplasur majorin. Por më e mundshme duket që majori i cili shkoi me vrap në vendngjarje të jetë vrarë në shkëmbimin e zjarrit me atentatorët.
Artan B. Hoxha thotë më tutje në debatin me Çollakun, i cili kishte thënë se për të fshehur të vërtetën e ngjarjes janë fshirë edhe videoregjistrimet deri edhe te serverat që mbulonin zonën:
“Unë për vete e kam verifikuar ngjarjen me Erzen Breçanin. Ti besoj e di se Breçani security i ka zyrat te Coin dhe mbulon me kamera sigurie gjithe rrugën… edhe unë kam patur të njëjtin dyshim por nuk kam gjetur ende një provë që të mbështesja dyshimin. Me sa e njoh unë nuk kanë lindur ende ata burra që ia fshijnë serverin Erzen Breçanit.”
Në fakt ndërtesa ku i ka zyrat Erzen Breçani është ABA bussines center, ndërsa COIN është një nga firmat që ka mjedise në këtë qendër tregtare. Me sa duket Tani bën lapsusin që tabelën e madhe të kësaj firme e merr për emrin e qendrës tregtare nesër. Epo unë njoh një burrë që ia fshin serverat Erzen Breçanit dhe ky është Bashkim Ulaj, pronari i ABA Center. Dy oligarkët, Samir Mane dhe Bashkim Ulaj kanë shumë lidhje të errëta bashkë dhe një nga treguesit për këtë është se kompania ACR e Manes që merret me nxjerrjen dhe shitjen e kromit, i ka zyrat pikërisht në ABA Center. Ato serverat për të cilat flet Tan Hoxha, Erzen Breçani i ka në sajë koncesionit për fibrat optike që Sali Berisha i dha Bashkim Ulajt, kur ishte kryeministër. Kështu që serverat e Erzenit nuk janë të paprekshme kur vjen fjala për Samir Manen.
Debati Hoxha-Çollaku u mbyll ashtu si nisi, sikur të kishte shtypur dikush me gisht një buton. Kur shteti i tërë, qeveria, opozita, media merren vesh mes tyre për të fshehur një ngjarje kriminale, ato sigurisht pothuajse mund ta arrijnë këtë gjë. Pothuajse…Sepse në kohën sotme digjitale, ato nuk kanë nën kontroll gjithçka, janë mediat shoqërore ato që i sfidojnë nëse ka njerëz të cilët kanë kurajë ta thonë të vërtetën që del nga faktet.
E vërteta që del nga faktet është kjo:
Biznesmenit më të madh në Shqipëri (faktikisht borxhliut më të madh në Shqipëri) Samir Mane iu bë një atentat në natën e 24-25 majit në një restorant në Tiranë, me ç’ rast u vra një oficer i Gardës së Republikës që punonte privatisht edhe si shoqërues i oligarkut. Shteti fshehu ngjarjen kriminale në tërësinë e saj, duke zhvendosur madje vendngjarjen dhe rrethanat e vdekjes së oficerit gardist.
Në gjithë këtë histori të bën përshtypje roli i Edi Ramës. Debatin e nisi praktikisht njeriu i njeriut të Edi Ramës, siç e kam shpjeguar më lart. Por, në anën tjetër fshehja e ngjarjes kriminale nuk mund të bëhej pa lejen e Edi Ramës. Duket se Rama kërkon t’ i dërgojë një sinjal anonim Manes që të jetë më mirënjohës ndaj tij.
Basir Çollaku nuk bëri ndonjë hipotezë për atë se kush qëndronte pas atentatit ndaj Manes, sjellje tipike kjo për ata të cilët e ngacmojnë një ngjarje me porosi. Në fakt që nga maji e sot kanë ndodhur dy atentate ndaj Manes dhe pistat për to janë shumë interesante./Kastriot Myftaraj


Si gjithmone Kaci godet ne shenje.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Zbardhet rasti i Dibrës, vajza e madhe pagoi një vrasës ku ekzekutoi prindërit dhe motrën.

Familja Pocesta e ekzekutuar më 27 gusht në Dibër, mendohet se është vepër e vajzës së madhe, me inicialet B.P.

ALSAT raporton se nga burimet e tij ka mësuar që vajza 28-vjeçare ka zbritur në Shkup dy ditë përpara vrasjes së babait, nënës dhe motrës së saj 14 vjeçare.

Pavarësisht se fillimisht ajo nuk e kishte pranuar udhëtimin e saj, policia mësoi se vajza kishte ardhur në Shkup nga aeroporti, dhe menjëherë është ndalur në qendër të kryeqytetit ku ka blerë numër të ri telefoni, me të cilën ka kontaktuar një person nga Gostivari me inicialet FG, 31 vjeçar.

Të dy së bashku, janë takuar në stacionin e autobusëve në Gostivar. 31-vjeçari që ishte kontaktuar më herët nga vajza nëpërmjet një shpallje në uebfaqen Pazar3.mk, si shofer dhe shoqërues i vajzës, ka siguruar një veturë me qira 60 euro, për aktivitetin e mëvonshëm të vajzës. 31-vjeçari, bashkëpunëtor në këtë ngjarje, ka përfshirë edhe dajën e tij, VK, 61 vjeçar nga Dibra, i njohur për një sërë veprash kriminale nga policia lokale, i cili ka siguruar edhe një pistoletë.

Sipas burimeve të Alsat, pistoleta është siguruar për një shumë 400 eurosh.

Pas vendosjes së përkohshme në një hotel të Strugës, vajza ka udhëtuar drejt familjes në Dibër me bashkëpunëtorin e angazhuar, 31 vjeçarin nga Gostivari. Deklaratat e saj të mëvonshme janë të mjegullta sa i përket rolit të saj në ngjarje, pasi ajo thekson se armën e ka siguruar me kërkesë të babait të saj. Ajo ka ardhur pranë familjes, ka vendosur armën nën vend të sigurt dhe është rikthyer për në Strugë.

Por, në dëshmitë e mëvonshme të saj, vajza 28 vjeçare me qëndrim në Itali, ka pranuar se ajo e ka porositur vrasjen, por me qëllim vetëm ndaj babait të saj. Vrasja ka qenë porositur për 700 euro, edhe pse sipas dëshmisë së saj, në ofertë ka qenë edhe punësimi në Itali i personit 31 vjeçar, bashkëpunëtor në vrasje.

Vajza ka thënë se dorashkat dhe shaminë e kokës, e kishte hedhur në një kontenier gjatë rrugës, për të mos lënë gjurmë në armë, dhe për të mos u njohur. Sipas analizave të para, vrasja është profesioniste, me plumb në kokë dhe qafë, dhe sipas ekspertëve, ajo nuk mund të jetë kryer realisht nga vajza.

Megjithatë, një krim i tillë, sipas praktikës kriminologe, nuk e shfajëson vajzën në rolin e porositëses, bashkëpunëtores ose edhe të kryerjes së vrasjes. Një natë më parë, Prokuroria e Gostivarit ka caktuar masë arresti për 3 personat, vajzën 28 vjeçare, 31 vjeçarin nga Gostivari dhe dajën e tij nga Dibra, si organizatorë dhe kryerës të mundshëm të ekzekutimit të trefishtë në Dibër të familjes Pocesta, ndërkohë që ende mbetet e paqartë motive i aktit, për konflikte familjare, për çështje trashëgimore etj.

Vrasja e familjes Pocesta më 27 gusht tronditi Dibrën, për shkak të mënyrës së ekzekutimit. Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar./alsat

PS: do jete ndonje komplot i kgb-se,per te perqare skiptaret.

Hajde......tungi.
 

Attachments

  • skene-krimi.jpg
    skene-krimi.jpg
    19.6 KB · Views: 82
  • 16865000_1254232151334107_459735382719346190_n.jpg
    16865000_1254232151334107_459735382719346190_n.jpg
    25.7 KB · Views: 81
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

@dujso

Zoll-Beamte öffnen Koffer eines Russen am Flughafen - und können es nicht glauben.

Frankfurt - Am Dienstag, den 4.09., kam es zu einem spektakulärem Fund am Flughafen Frankfurt, wie die Bundespolizei am Freitag mitteilt. Kontrolliert wurden dabei die Passagiere eines Fluges, der am Dienstagvormittag aus Moskau (Russland) ankam. Die Zöllner zogen dabei einen 24-Jährigen raus und baten den Russen, seine beiden Koffer zu öffnen.

Als der Russe das tat, waren die Zöllner am Flughafen Frankfurt sprachlos: Unglaubliche 32.800 Zigaretten hatte der Russe in beiden Koffern versteckt! Die Menge von 164 Stangen sehen selbst erfahrene Zoll-Beamte nicht jeden Tag.

Die steuerliche Freimenge an Zigaretten beträgt für Reisende aus dem Drittland 200 Stück für den privaten Gebrauch. Diese Menge war hier weit überschritten, weshalb hier nicht mehr von einem privaten Gebrauch auszugehen war", so Isabell Gillmann, Pressesprecherin beim Hauptzollamt Frankfurt am Main. "Gegen den mutmaßlichen Schmuggler wird wegen versuchter Steuerhinterziehung ermittelt. Der verhinderte Schaden beläuft sich auf fast 6.600,- Euro. Die Zigaretten wurden sichergestellt."

08.09.18 aktualisiert: 14:24.....Bundespolizei .

PS....lexo kaptin e qut!!!

E para,pergezime jermaneve qe kapen rusin.
E dyta....ky rusi do kete qene CICE(me vodka) ose IDIOT.
E treta....vetem nje PALLOSH merr 164 steka ne dy kofera.
E katerta...20 cent GJOBA per nje cigare(shumen e pe).
E pesta....shkruesit ja NGOPEN 1 HERE sepse kishte dy steka me teper,ose pagoi 144 Marka.Por Benit i dhane mundesine e zgjedhjes...i merr te tre stekat mbasi ke paguar shumen qe vrejte.Ose iken ne kulle(timen) dhe te vjen resti ose gjoba me zarf,vetem se stekat i mbajne ne(pra dogana gjermane).Mu duk me e aresyeshme zgjidhja e pare qe me shtruan.Ju thashe qe nuk e dija(dhe e VERTETE),mu pergjigjen: padituria nuk te mbron nga ndeshkimi + me dhane dhe nje rregullore per mallrat doganore.

CIU....Beni dhe iku.
 

Attachments

  • 426948338-handgepaeck-17Y6TKTvTFa7.jpg
    426948338-handgepaeck-17Y6TKTvTFa7.jpg
    23.2 KB · Views: 81
  • 1476361041-flughafen-frankfurt-zoll-bundespolizei-2ma7.jpg
    1476361041-flughafen-frankfurt-zoll-bundespolizei-2ma7.jpg
    22.8 KB · Views: 80
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ne ishim viktima të aparteidit serb, ju të injorancës

Lis Bukuroca

Për çlirimin e Kosovës, u organizua dhe vuajti një populli i tërë dhe secili në mënyrën e vet, kontribuoi. Si tërësi, ia dolëm. Ne jashtë kishim një ëndërr: Ne ëndërronim pas luftës të kthehemi dhe ndërtojmë një shtet si këto që njohim në Perëndim: Shtete të së drejtës dhe i mundësive të barabarta. Njëzet vite më vonë, ne jo se dëshirojmë të kthehemi, por as nuk na shkohet atje, e pastaj, ata që janë brenda, pjesa dërmuese, do të ikte sot, sikur të ishte e mundur! Por ka një dallim! Ne ishim viktima të një aparteidi serb, këta që ikin apo do të iknin sot, janë viktima të injorancës së pashembullte në Europë. Kuptohet, të injorancës së elitës politike!

Ne kemi ngelur ashtu si ishim, shqiptar. Me shumë atje nuk kuptohemi më. Identiteti dhe perceptimi i tyre ka ndryshuar brenda shumë, sa nuk merremi më vesh në mes vete, edhe pse flasim të njëjtë gjuhë dhe kemi prejardhje të njëjtë. Ne nuk kuptojmë më dhe nuk dimë të shpjegojmë fragmentimin dhe moskokëçarjen për shtetin e uzurpuar, për krimin ekonomik, dhe për administratën fisnore.


Ne protestonim kundër padrejtësive të shtetit jugosllav dhe serb. Sot, nuk gjenden disa mijëra veta, që do të sakrifikoheshin para Kuvendit, para Qeverisë dhe para Presidencës për të bërë një grevë urie deri në largimin e tyre, ose deri në vetëflijim! Nuk ka! Nuk gjenden dy veta, por gjen shumë prej tyre, që me gurë, do të thyenin xhama apo do të ndiznin makina!

Ne kemi një Kryeministër, i cili kërkon duel dhe dëshiron të rrihet me kundërshtarin nga opozita. Ky sugjeron mënyrën e vet, që njeh për zgjidhjen e telasheve: Vetëgjyqësinë! E si mund të udhëheq një shtet, një njeri me këtë dije, me këtë nivel të kulturës dhe botëkuptime të shtetit?! E kush nga jashtë do të dëshironte të takojë një njeri me aftësi dhe qëndrime të tilla?

Ne kemi president, i cili krye në vete, pa shpalosur para Kuvendit projektet, merr vendime. Ne analizojmë qëndrimet e tij, ne shqyrtojmë deklarata e tij, ne merremi me hamendje, ai vazhdon projektin sekret, mu si edhe e bëri me Malin e Zi, si e bëri me Autonominë Serbe. Ai po sjell Kosovën para akteve të përfunduar, sepse ai nuk bën një dallim në mes vetes dhe Kosovës. Ai mendon se Kosova është Hashimi dhe Hashimi është Kosova.
Ai përdori, keqpërdori, shfrytëzoi dhe abuzoi me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Veselin, Pacollin... dhe i ka të gjithë në dorë. Nuk ka faje vetëm Hashim Thaçi, por fajet gjenden pikërisht te ndërtuesit e karrierës së tij dhe ata janë të lartpërmendurit.

Sot kemi një situatë paradoksale, ku Serbia ka më shumë pushtet në Kosovë se sa Qeveria, ose Presidenca Kosovës. Sot jemi në atë gjendje të mjerë, ku pa Listën Serbe, nuk mund të vendoset, as kush do të bëjë negociata me Serbinë. Sot kemi një Qeveri kuislinge, që varet kryekëput nga Beogradi.

Kosova po dëmtohet nga opozita, që nuk gjen strategji për të penguar konsolidimin e shtetit privat të Thaçit dhe po dëmtohet nga populli spektator. Kosovës sot i duhet një mosbindje qytetare, një grevë paqësore, që do të çonte në përmirësimin e shtetit dhe lirimin e gjykatave nga gjykatës të blerë dhe prokuroria nga prokurorë të fiseve të tyre.

Politikanët e Kosovës nuk luftojnë për interesa nacionale, por vetjake. Ata gjatë një mandati, rehatojnë fisin e vet. Ky është qëllimi i tyre, jo punësimi me njerëz të aftë, por me të familjes.
Aty gjendet një nga arsyet pse na shfaqet Serbia më sipërore, sepse ajo nuk udhëhiqet nga instinktet, nga interesi i politikanit, por nga interesi nacional.

Politikanët e Serbisë luftojnë për shtetin e Serbisë! Politikanët e Kosovës luftojnë për karrige dhe pasuri! Ata kanë politikë të strukturuar me strategji nacionale, ne kemi klane (parti) fisnore, që bëjnë politikë antishqiptare! Serbet e duan shtetin, ne e duam vetëm nëse mund ta vjedhim dhe derisa ta punësojmë fisin! Thjesht një popull, që nuk mbron shtetin e vet, nuk është shtetformues, sepse ai shkel ligjet e shtetit të vet! Ne adhurojmë rregullin në shtetet e huaja, por e prishim në vendin tonë! Ne nuk duam shtet të së drejtës! Ne nuk duam t‘i shërbejmë shtetit, por shteti duhet të na shërbejë neve! Shkurt e shqip, ne dimë të prishim shtete, por jo të ndërtojmë! Të kesh qeveri me 100 ministra e zëvendës, të kesh Thaçin si uzurpator të shtetit dhe të shtrihesh natën për të fjetur, duhet të kesh nerva më të trasha se të buallit, ose të jesh në depresion kronik!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Nga Flamur Vezaj

Prokuroria per Krime te Renda, deri dje ishte nje nga institucionet qe Shqiperia krenohej ne takime nderkombetare per luften kunder krimit te organizuar! Disa prej ketyre prokuroreve qe kane mbet ne kete institucion, kane hetuar e denuar banda me famkeqe dhe asnjhere nuk eshte ankuar njeri! Por sot, eshte degdise ne institucione qokash nga ish-prokurori i Pergjithshem A.Llalla dhe nga kjo e perkohshmja A.Marku! Kjo e fundit pas komandimit te shoqes se klases (mediokre) ka kthy institucionin ne paligjshmeri totale, duke saju extra procedur ligjore vetem e vetem per te favorizuar e lehtesuar kriminelet qe po gjykohen ne kete institucion!
# Skandali i radhes, rrebelohet e gjithe trupa e prokuroreve kunder saj, duke braktisur mbledhjen e thirrur per caktimin me short te prokurorit te 4 (??!) ne dosjen e Emiljano Shullazit!
# # Po cfare ka ndodhur!?
# Pas komandimit te Elizabeta Imeraj ne krye te prokurorise se Tiranes, ligji thote qe prokurorja duhet te dorezoj te gjithe dosjet qe kishte ne hetim! Per rreth 120 dosjet e saj jane hedhur ne short, por vetem ajo e Shullazit eshte bere problem per Donika Prelen! Ajo dhe shefja e saj e perkoheshme Arta Marku nuk kane pranuar qe Imeraj te vazhdoj te mbaj kete dosje per ta perfaqesuar ne Gjykate! Ato ia kane lene dosjen prokurorit tjeter Ened Nakuci, i cili eshte semure papritmas dhe eshte larguar nga Shqiperia! E ndodhur ne keto kushte Prela ka caktuar prokurorin Besim Hajdarmataj per te perfaqesuar dosjen, por edhe ky eshte trembur dhe ka kerkuar qe ne dosje te perfshihen edhe prokuror te tjere! Donika Prela eshte zotuar se bashke me zv/e saj Gentian Osmanaj do i bashkohen ceshtjes dhe kane kerkuar qe edhe nje prokuror i 4 t’i bashkohet dosjes (per te mbajtu ison se do kendojne labce)! Por trupa e prokuroreve, e ka refuzuar kete propozim te Preles, per hedhjen e shortit, duke argumentuar ne mungese te bazes ligjore, cka e kane braktisur mbledhjen me pretendimin se Prela po sajon procedura extra ligjore per ti dhene shkak Shullazit qe te prish dosjen (vendimin) ne gjykatat me te larta!!!
# Çfare turpi institucional, imagjinoni disa vite me pare ishte kjo prokurori dhe nje prokurore femer e vetme Doloresa Musabelliu e cila kerkoj 18 vjet burg per Shullazin per akuzen e trafikut te droges! Po pak muaj me pare ishte po nje prokurore e vetme femer Elizabeta Imeraj qe urdheroi arrestimin dhe solli provat ne gjykate ndaj Shullazit dhe bandes se tij, ku i kishe bere gati edhe pretencen por shefja e perkohshme nuk e la te vazhdoj kete dosje, duke saju ngerce te panevojshme te dosjes me shorte dhe ekstra procedura! Keto veprime, tregojne edhe njehere se ku eshte degdisur prokuroria e perkoshme qe nuk kane guxim te lexojne pretencen e bere gati ndaj Shullazit te partise!
Na iku edhe Ambasadorit Lu qe i denonconte publikisht keto! Po pse nuk vepron dhe vihet ne levizje Policia e “Forces se ligjit” per te hetuar e verifikuar deklaratat e ambasadorit Lu se Shullazi ka kercenuar gjyqtar e prokurore!!!!
# Mos_u_cudisni_kur_ta_shihni_Shullazin_rrugeve
_duke_be_detyren_e_permbaruesit #
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shkrim i mire por me shume gabime gramatikore!! Gjynah.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

I dashur popull, shokun Shullazi duhet ta lirojmë se i duhet partisë”, gazetari ‘qendis’ versionin tjetër të letrës së Arta Markut

Situata e nxehtë në prokurorinë e përgjithshme ka bërë që dje në deklarata të njëpasnjëshme të përplasen Arta Marku dhe vartësit e saj, tre prej të cilëve u transferuan pak ditë më parë nga krime e rënda drejt prokurorive në rrethe.
Kjo situatë çoi që 10 prokurorë të dalin me një qëndrim kundër Marku, ku i renditën asaj një sërë shkeljesh proceduriale dhe ligjore në vendimin që kishte marrë. Dhe në përgjigje të kësaj Arta Marku, thoshte se gjithçka ishte bërë brenda kuadrit ligjor, dhe kompetencave të saj si kryeprokurorëve.
Në një reagim të tij në Facebook gazetari Flamur Vezaj ka ironizuar Markun duke thënë se vendimet e saj kanë qëllimin e vetëm që ti shërbejnë nënës parti.
Sipas tij qëllimi i Arta Markut është një dhe i vetëm, të lërë të lirë Emiljano Shullazin në mënyrë që ai tiu shërbejë në zgjedhje socialistëve. Sipas Vezajt të tre prokurorët e krimeve të rënda që janë dërguar në rrethe kanë pasur rol kyç në arrestimin e Shullazit.
Reagimi i plotë i Vezajt:
I dashur popull!
Une qe po ju shkruaj jam Arta Marku,Prokuroria e Pergjithshme e Perkoheshme e Shqiperise, detyre qe ma ka besuar nena parti prej me shume se 9 muaj! Me marrjen e detyres, per ti sherbyer ketij populli liri dashes, une kam bere levizjet e nevojshme duke komanduar ne krye te institucioneve te akuzes shoket dhe shoqet e klases, me te cilet kam ndare dhe ndaj te njejtin ideal sic ndan edhe nena partie, ate te bashkepunimit me kriminelet!
Urdheri i pare dhe i prere per te gjithe shoqet dhe shoket, ishte dhe vazhdon te jet, qe me procedure ligjore e pa procedure te arrihet qellimi i nenes parti, lirimi i bashkepunetoreve kriminel nga burgu se i duhen nenes parti per zgjedhje! Interrnimin e prokuroreve qe kishin ne hetim djemt e zellshem te partise qe “gjelberuan” te gjithe siperfaqen e Shqiperise tone te dashur dhe bashkepunetoreve te tyre! Si dhe shkaterrimin e Prokurorise per Krime te Renda pasi eshte bere pengese per sukseset e nenes parti, duke i prish imazhin edhe vendit tone te bukur me arrestimin dhe denimin e atyre qe duan te investojne parat e krimit ne Shqiperine tone te dashur!
I dashur popull!
Qe nga momenti i leshimit te ketyre urdherave dhe venies ne zbatim, une po punoj dite e nate ne zyre duke thure çorape leshi qe shoket dhe shoqet te mos merdhijne ne dimer! Por nje grup revizionistesh, dy dite me pare me nderprene thurjen e çorapeve, duke mbet keshtu mbrapa me planin e parashikuar! Ashtu sic jeni ne dijeni prej disa kohesh, shoku yne i devotshem, besnik i partise Emiljano Shullazi dhe bashkepunetor i ngusht i krietarit tone, qe past shendet te mire, ndodhet i arrestuar per akuza te sajuara nga eksponent te kapitalizmit qe nuk ja duan te miren Shqiperise! Ketyre kapitalisteve qe duan te helmojne popullin tone kriminel dashes, i erdhi koha te kthehen andej nga kane ardhur duke na krijuar keshtu mundesine e lirimit te Emiljano Shullazit shokut tone hero!
I dashur popull
Me komandimin ne krye te prokurorise se Tiranes, te prokurores Elizabeta Imeraj qe kishte arrestu heroin tone, ne i derguam ne shtepi prokurorit tjeter Ened Nakucit nje mesazh, duke i kerkuar qe te deklarohet i semure dhe mos te paraqitet ne detyre, plan qe u arrit me suksese! Pastaj i dashur popull, beme ate qe duhet bere, te gjitha dosjet qe prokurorja Imeraj i kishte ne hetim i hodhem ne short me ndihmen e shoqes tone te mrekullueshme dhe fjale pak Donika Prela!
Por vetem dosjen e heroit tone Emiljano Shullazi nuk e hodhem ne short sic e ka ligji, ate ia caktuam prokurorit Besim Hajdarmataj pasi deri ne keto momente po zbatonte te gjitha detyrat sic ia kerkuam per shokun tone tjeter Sajmir Tahiri!
Ai e mori dosjen pasi i premtuam, se ne salle e gjyqit do jete i shoqeruar edhe nga shoqja jone Donika Prela dhe shoku yne besnik Gentian Osmanaj, te gjithe keto veprime i beme pa short per te mos rrezikuar qe shoket tone te mos ishin ne kete dosje! E per ti hedh hi syve kolegeve te tjere te Prokurorise se Krimeve te Renda, shoqja jone Donika Prela organizoi nje mbledhje, duke kerkuar qe me ane te shortit te zgjidhet prokurori i 4 pasi nuk do na prishte pune! Por plani yne u kuptua per fat te keq nga revizionistet e paguar nga kapitalistet e qe ushtronin detyren ne kete prokurori te cilet dolen hapur duke kundershtuar shoqen tone Prela per planin e saj!
Ne keto kushte 10 prokuroret e rrebeluar u larguan nga mbledhja, cka me detyroi mua Prokuroren e Pergjithshme te Perkoheshme te le thurjen e çorapeve te leshit dhe te njoftoi dhe ti kerkoi ndihme komandantit te brigades shokut Fatmir Xhafaj i cili me zgjuaresin e tij, me ndihmoi duke me dhene nje ide, ate te interrnimit te tre prokuroreve si dhe nisjen e procedimit disiplinore per 10 te tjeret, si mase ndeshkuese per te gjithe ata qe i dalin kunder planit te partise! Per zbatimin e vendimit komandanti yne angazhoi shokun Ard Veliu i cili ia doli me suksese te mbyll deren per keta prokuroret rrebel dhe plan prishes! Me qetesimin e situates, i dashur popull ne perseri nuk hodhem short per prokurorin e 4 por e caktuam ate me emerim qe diten e marte te paraqiten ne gjyqin kunder shokut tone hero Emiljano Shullazi…
….i dashur popull une çorapet do i perfundoi pavaresisht ketij rrebelimi dhe ju premtoj se edhe shoqeve te klases do t’ja u thure nga nje pale….etj..
V.O.
Pertej letres alla shoqja Lenka po i kthehem realitetit ne institucionin e Prokurorise per Krime te Renda! Ashtu sic shkrova pak dite me pare se gjithcka po behet per te favorizuar Emiljano Shullazin dhe “banden” e tij se i duhet partise per zgjedhjet e ardheshme! Asgje nuk ka te bej me friken per te marr dosjen e tij ne hetim nga keta prokuroret rrebel!
Prokuroret qe u transferuan, Olsian Çela ka qene drejtues i institucionit kur dy prokuroret Adnan Xholi dhe Doloresa Musabelliu kerkuan denimin e Shullazit me 18 vite burg per trafik droge! Prokurorja Sonila Muhametaj e ka proceduar e vetme Shullazin ne Kruje per akuzen e “armembajtjes pa leje” e Besim Hajdarmataj (pavaresisht kusureve tjera) ishte titullare i institucionit kur u urdherua arrestimi i Shullazit! E prokuroret e tjere te proceduar kane hetuar e denuar persona te rrezikshem me apo pa lidhje politike si Shullazi!
(E.K/FAXWEB.AL)
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

se mos eshte i pari. u lirua nipi i enverit per sjellje te mire-jo-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Trendi i vajzave të reja drejt ndërhyrjeve në fytyrë por pa menduar se ku dhe kush ua bën këto procedura, mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.
Kjo, pasi për arsye financiare, vajzat dhe gratë këto procedura i kryejnë edhe nëpër parukeri. Në ShBA janë zbuluar raste të infektuar me HIV/AIDS.
Dermatologia Erjona Shehu shpjegon: “Ku ka shpime, ka rrezik. Duhen ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon gjithë ky zinxhiri i rekuperimit të shenjave të plakjes. Për shkak të mungesës së filtrave, ne jemi shumë më të ekspozuar”.
Janë të shumta parukeritë apo sallonet që thjesht ofrojnë ambiente dhe aparatura, ndërkohë që personi që kryen këto proceduara nuk ka informacion për kujdesin që duhet treguar me agen apo kur punohet me gjakun e tjetrit.
“Që të punosh me gjakun e dikujt, nuk realizohet me ambient luksoz dhe teknologji, por duhet të kesh certifikim”, shtoi Shehu.
Rastet e infektuara me HIV/AIDS në ShBA kanë alarmuar dermatologët .
Nëpërmjet injektimeve përhapen një sërë sëmundjesh infektive si hepatite, HIV/AIDS, por nga ana tjetër, kur procedurat estetike nuk kryhen nga profesionistë, individi mund të përballet me shtrembërime të parikuperueshme në fytyrë.
Burimi: Top Channel
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Arratisje nga liria

Red Varaku


Psikologu dhe sociologu gjerman Erich Fromm, në librin e tij “Arratisje nga Liria”, shpjegon që njerëzit janë gati për të hequr dorë vullnetarisht nga liria e tyre dhe për “t’ia dorëzuar atë” një autoriteti, i cili i jep kuptim dhe garanci jetës së tyre.
Një regjim totalitar qëllimisht i bën të ndjehen të pavlerë dhe të parëndësishëm ndaj si pasojë, “individi i frikësuar”, shton Fromm “kërkon dikë ose diçka nëpërmjet të cilës t’i japë kuptim dhe siguri ekzistencës. Për të arritur qëllimin e tij, ai është i detyruar të heqë dorë nga liria e tij, vetja e tij.” Kjo është strategjia që përdor çdo regjim me prirje totalitare dhe kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri.
Pra, dëshpërimi, pafuqia dhe humbja e shpresës shkaktojnë tek individi mungesën e rezistencës dhe fuqisë për të përballur realitetin e shëmtuar. Sa më shumë përhapet varfëria, aq më të frikësuar dhe të shqetësuar janë njerëzit, aq më nevojë kanë për afërsinë me pushtetin. Ndaj janë gati të heqin dorë vullnetarisht dhe me dëshirë nga liria e tyre. Vetëm i zvetënuar ai mund të arrijë objektivin e tij në një regjim totalitar. Ata ndjehen të lirë për sa kohë i shërbejnë sistemit, në të kundërt armata e pasofistikuar e zagarëve të pushtetit turret drejt cilitdo që guxon të sfidojë atë duke eliminuar kështu çdo mendim ndryshe.
Diferenca e madhe e krijuar nga iluzioni dhe propaganda, që ofron narrativa zyrtare e pushtetit dhe vetë realitetit, ka prodhuar një qytetar të çorientuar, që më shumë i ngjan Lizës në botën e çudirave, i paaftë për të dekonstrukruar realitetin. Propaganda është masivisht e përhapur, ndërsa e vërteta haset aq e rrallë, saqë njerëzit vënë dyshim edhe vetë eksperiencën e tyre, sytë e tyre, veten e tyre. Bombardimi me informacion e ka kaluar qytetarin e thjeshtë në overdozë, në një gjendje hipnoze dhe pavetëdije, jo krejt të panjohur për të.
Situata e krijuar nuk është e re për shqiptarët. Situata është krejt e ngjashme me propagandën e regjimit, i cili ishte vazhdimisht në fushatë me kamzhik në dorë dhe me ekranet mbushur me suksese imagjinare në çdo front. Fushata të tilla janë shkatërruese, antipolitike. Ato janë të zbrazura nga kuptimi dhe injektojnë thjesht mirazhe dhe iluzione demokratike duke paralizuar kështu çdo reagim dhe revoltë.
Ndërkohë, komponenti më tipik i propagandës së qeverisë është artificialja. Pushteti përdor propagandën për të krijuar një ndjesi artificiale intimiteti dhe afërsie me popullin ashtu si atëherë. I Madhi shfaqet pranë hallexhinjve si një bamirës me pamjen e një ylli hollivudian pranë njerëzve të dorëzuar, me qëllim krijimin e një emocioni të fortë, gati të barabartë me fuqinë e një filmi. Përballë skenave të tilla, rrëzohen të gjitha çështjet. Bien të gjitha përgjegjësitë. Triumfon irracionalja. Triumfon udhëheqësi.
Sepse e rëndësishme për pushtetin është mënyra si ndjejmë, por jo mënyra se si mendojmë. Politika është kthyer në argëtim për popullin. Diskursi politik pothuajse është asgjësuar. Mesazhet sensacionale dhe spektaklet e mirëmenduara janë edhe medikamenti perfekt për dhimbjet e kokës që sjell realiteti, përditshmëria. Argëtimi është kthyer në qëllimin kryesor të politikës, e cila jep shfaqjen e rradhës sipas programit në të gjithë Shqipërinë. Ky lloj argëtimi që pushteti ofronte për masat, ishte edhe makthi më i madh i Platonit, pikërisht sepse rrëzonte nga froni i pushtetit pakicën që arsyetonte, dhe vendoste aty shumicën e paarsyeshme, harbute.
Gjërat sa vijnë dhe përkeqësohen. Të varfërit dhe të dobëtit janë më të ekspozuarit. Njerëzit që e duan lirinë do të vazhdojnë të braktisin Shqipërinë, varfëria do të rritet, burimet natyrore shqiptare do të shkatërrohen barbarisht. Jemi turravrap drejt një kolapsi ekologjik.
Kur një shoqëri shkon drejt kolapsit moral, ekonomik, ekologjik dhe politik, ajo ndërton distopi represive të përmasave të paimagjinueshme, duke imponuar kështu censurën e saj si dhe vetëm realitetin e saj. Si pasojë, shumica e kundërshtarëve të saj detyrohen të heshtin ose të largohen ose kthehen në objekt talljeje dhe përbuzjeje.
Ndërkohë politikisht jemi rikthyer në feudalizëm. Shqipëria është ndarë në feude të mbushura me bujkrobër pa asnjë të drejtë. Në krye të këtyre feudeve janë vendosur kriminelë që na e kanë zhvatur pushtetin politik. Vota nuk ka më asnjë vlerë, sepse sido që të votojmë, do të përzgjidhen po ata që janë përcaktuar më parë nga një elitë tërësisht e kriminalizuar.
Kapja e plotë e institucioneve qeverisëse nga elita e kriminalizuar, përfshi sistemin politik, gjykatat dhe shtypin, do të thotë që mekanizmat për të dalë nga kjo situatë pothuajse nuk egzistojnë. Kjo e vërtetë e bën krizën që ka kapur jo vetëm politike, por edhe ekzistenciale. Ajo kërkon domosdoshmërisht një zgjidhje radikale.
Kjo është Shqipëria sot. Sistemi komunist përdorte simbole të tjera, koreografi tjetër, frikëra të tjera. Por e përbashkëta e tij me rilindjen që po instalohet me dinakëri, është pikërisht demonizimi i të varfërve dhe të dobtëve si dhe persekutimi i të fortëve.
Historia po përsëritet, sepse me sa duket na mungojnë politikanët me sens krijues. Çuditërisht regjimet totalitare në Shqipëri funksionojnë si kulte mesianike. Reagimi i popullit tonë, ashtu sikurse me komunizmin, pritet të jetë i ngadaltë. Shumë njerëz nuk do të arrijnë të zgjohen. Ata “rebelët” që do të ngrihen kundër regjimit do të përballen jo vetëm me urrejtjen e regjimit, por edhe me përbuzjen e injorantëve që përkrahin sistemin. Ata që do të arrijnë të rezistojnë për një kohë të gjatë do të jenë të pak. Deri atëherë rrënimi duket i pashmangshëm dhe arratisja* mbetet i vetmi shpëtim.
*Term i huazuar nga titulli i librit të psikologut dhe sociologut gjerman Erich Fromm
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Red Varaku
Kapitalizmi si zgjidhja e vetme
Shqiptarët i janë rikthyer me devotshmëri adhurimit ndaj vlerave dhe simboleve të së majtës dhe socializmit. Ky rikthim po ndodh pikërisht tani, kur akoma nuk është tharë gjaku dhe sakrifica e gjëmave dhe lebetive që socializmi solli në vendin tonë.Një ndër arsyet themelore të këtij rikthimi është injorimi i krimeve të komunizmit nga shoqëria shqiptare dhe mosnjohja me arsyet që sollën një regjim të tillë në vendin tonë.
Një tjetër faktor i rëndësishëm për ringjalljen e adhurimit për socializmin është padituria dhe indoktrinimi nëpër shkollat tona, tek të cilat vlerat e socializmit akoma vazhdojnë të shikohen me nderim ndërsa ato kapitaliste me përbuzje. Kjo ndodh sepse në shumicën e rasteve edhe vetë mësuesit dhe profesorët e tyre as qe ia kanë idenë se çfarë është tregu i lirë dhe kapitalizmi. Por, faktori kryesor i ringjalljes së adhurimit për socializmin është kryesisht rezultat i një strategjie të hollë dhe të mirëmenduar të “rilindjes”, për të sjellë rilindjen e vlerave socialiste në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Rilindja nëpërmjet slloganit “Ne bëjmë shtet”, risolli idenë që Shteti është autoriteti më i lartë duke e zhveshur individin nga atributet, që iu dhanë pas rënies së regjimit, duke e zbritur nga piedestali ku e kishte vënë kapitalizmi dhe duke e kthyer atë edhe një herë në një shërbëtor të parëndësishëm për Shtetin pak a shumë si në kohën e regjimit ,ku individi ishte një aktor banal në shoqëri përballë makinerisë së partisë-shtet. Nëpërmjet taksave të larta , socializmi dobësoi individin dhe i dha një fuqi të jashtëzakonshme shtetit, duke e kthyer kështu Shtetin fuqiplotë, në kuptimin ekonomik dhe shoqëror sepse ai është edhe shpërndarësi më i madh i të mirave materiale. Ai sot ka në dorë të fuqizojë ose të shkatërrojë cilindo që e parasheh si rrezik, një lloj “Putinokracie”, por hibrid allà shqiptar.
Nëpërmjet fuqizimit të shtetit, njerëzit e pushtetit u bënë shumë herë më të fuqishëm se sipërmarrësit ,sepse atyre iu la në dorë pasuria e shqiptarëve. Në një sistem vlerash si ky i yni ai që ka pushtetin ekonomik i ka në dorë të gjitha pushtetet përfshi këtu gjygjësorin dhe shtypin. Ndaj sot kemi krerë institucionesh që janë shumë herë më të pasur se biznesmenë të cilët kanë investuar gjakun e tyre. Kemi punonjës nëpër zyrat e shtetit , vetëm rrobat dhe makinat e të cilëve kushtojnë disafish nga rrogat e tyre. Ata bëjnë një jetë që do t’ia kishte zili çdo biznesmen dhe sipërmarrës vetēm për faktin se administrojnë pasurinë tonë. Vjedhin pasurinë tonë. E kush nuk do të tundohej? Aq më tepër kur pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve ndodhen në dorën e një lukunie derrash të pangopur të instaluar në çdo qelizë. Ata kanë edhe fuqiplotësinë mbi pasuritë tona, mbi jetët tona. Ndaj kronikat tona të përditshme kanë në përmbajtjen e tyre fytyrat e flliqura të pushtëve dhe jo heronjtë e vërtetë të këtij vendi.
Kështu rilindja arriti të fuste në dorë të gjithë sistemin dhe sot është aksionere me 50% në çdo investim. Sot nëse nuk je i lidhur me rilindjen nuk arrin dot të jesh i suksesshëm në biznes. Njësoj si në kapitalizmin kinez, ku duhet më parë të marrësh bekimin e partisë për të investuar.U desh pak rilindje e holluar me kanabis, që shqiptarët të harrojnë dëmet e mëdha që sollën idetë socialiste në Shqipëri .
Rikthimi i këtyre vlerave në shoqërinë dhe tregun shqiptar ka frenuar ekonominë në mënyrë drastike ,si dhe ka rikthyer varfërinë në familjet shqiptare nëpërmjet një sistemi taksimi që është vjedhje dhe poshtërim që i bëhet individit nga shteti me qëllim vetëm dobësimin e tij. Sepse nëse deri dje me një dyqan të vogël mund të kishe një cilësi jete për tu lakmuar, sot me të njëjtin dyqan nuk nxjerr dot asnjë rrogë. Ekuivalenti i një dyqani dje ,është një punë me rrogë në shtet sot. Ajo ka rikthyer edhe njëherë fenomenin e emigracionit masiv, braktisjes së vendit si dhe ka dëmtuar rēndë fibrën e vlerave kapitaliste në vendin tonë, sidomos atë të sipërmarrjes sē vogël. Por ka rikthyer edhe një fenomen që prej kohësh ishte zhdukur, rëndësinë e një pune në shtet që është edhe treguesi kryesor i rrënimit të një shteti. Jeta luksoze që bëjnë punonjësit e shtetit konsiderohet një nga shenjat e mëdha që tregon se një vend po shkon drejt kolapsit të plotë.
Ajo ka ringjallur fuqinë e makinerisë së vjetër të shërbimeve të fshehta dhe ka rikthyer hijet e rënda të një shteti brenda shtetit, i cili kontrollon gjithçka. Po ashtu bashkë me ringjalljen e ideve socialiste , kemi edhe nje rikthim te bijve biologjikë dhe shpirtërorë, ish njerëzve të nomenklaturës mafioze-komuniste ,në poste shumë të rëndësishme.
Ringjallja e ideve socialiste e ka futur vendin në një krizë të thellë dhe që të dalë nga kriza ajo duhet të rikthehet tek vlerat dhe idetë e kapitalizmit dhe një ndër idetë më të rëndësishme të kapitalizmit është e kundërta e asaj që kemi sot, është ideja e një individi të fortë dhe e një shteti të dobët. Pra, nëse duam të dalim nga kjo krizë ne duhet të heqim dorë nga shteti i fortë, taksat e larta, militarizimi i policisë dhe paisja e saj mjete përgjimi të sofistikuara për të kontrolluar sistemin, nuk duhet të bëjmë shtet*. Sepse ne besojmë që një shoqëri e çojnë përpara individët e fortë dhe jo një shtet i fortë.
Henry David Thoreau në esenë e tij të famshme “Mosbindja Civile” shkruan :-“ Një qeveri e mirë është ajo që qeveris pak, por një qeveri e përsosur është një qeveri që nuk qeveris fare.”-sepse sipas tij të gjitha qeveritë janë të paleverdisshme dhe sjellin vetëm regres. Për të ideja e një populli të lumtur është një popull me individë të fortë të cilët nuk kanë nevojë për shtetin si palë për të administruar marrëdhëniet dhe pasuritë e tyre.Po ashtu ,shton ai, nuk do të ketë kurrë një Shtet të lirë dhe të drejtë derisa shteti të njohë dhe trajtojë individin si fuqia më e lartë dhe e pavarur , nga ku buron edhe vetë fuqia dhe autoriteti i një populli.
Pra, përkundër idesë së socializmit që vendos Shtetin në qendër, kapitalizmi vendos individin. Për socializmin shteti është i shenjtë. Për kapitalizmin i shenjtë nuk është shteti, por individi. Por kapitalizmi nuk është vetëm një sistem ekonomik i suksesshëm rezultatet e të cilit i pamë menjëherë pas rënies së regjimit, ai është edhe moralisht superior ndaj çdo sistemi tjetër , sepse në qendër të tij qëndron kujdesi për individin dhe jo prezumimi i individit si armik i Shtetit. Socialistët tek një individ i fortë shohin armikun më të madh të popullit dhe nëpërmjet kamzhikut që i lejon pushteti tentojnë vazhdimisht ta poshtërojnë ,ndërsa për kapitalistët tek një individ i fortë qëndron forca dhe zhvillimi i një populli ndaj të cilit shteti dhe shoqëria duhet të përkulen me respekt .Në kapitalizëm njeriu nuk detyrohet forcërisht të punojë për të mbajtur të tjerët , siç rëndom ndodh në vendet socialiste, sepse ai është tërësisht pronar i vetes dhe pronës së tij dhe sipër vetes ka vetëm Zotin, ndaj në një sistem të tillë fajëson gjithmonë veten dhe askënd tjetër.
Në një sistem të pastër kapitalist as që mendohet që shteti të marrë pasurinë tënde nëpërmjet taksimit të pandershëm, për t’ia dhuruar me pa të drejtë dikujt tjetri ,siç po ndodh fjala vjen me farsën e shëndetësisë falas. Apo siç po ndodh me PPP , ku biznesi është i detyruar të uli kokën para partisë ashtu si në Rusinë e Putinit. Ndërsa mbështetja financiare që po i bëhet disa bizneseve private me taksat e qytetarëve është thjesht vjedhje. Sepse në kapitalizëm shteti e humb rolin e vet kontrollues dhe deri diku shantazhues ndërsa individi merr rolin e tij si pronar jo vetëm i pronës së tij por edhe i fatit të tij.
Nëse shoqëria do të rikthehet tek vlerat kapitaliste dhe do ta vendosë individin në qendër, duke e trajtuar atë me dinjitet dhe jo duke e fyer siç po ndodh rëndom çdo ditë, kjo do të bëjë që jo vetëm emigrimi të zhduket si fenomen, por shpejt dhe në pak kohë do të riktheheshin shumë shqiptarë nga emigracioni, sepse do të shikonin tek vendi ynë një mundesi shume të mire investimi pikërisht sepse shteti nuk do t’i bëhej pengesë dhe nuk do t’i fuste hundët e tij të pista kudo për të marrë pjesën e tij. Kapitalizmi do të rikthente rolin e harruar të punonjësve të shtetit si shërbëtorë dhe jo si mentorë. Nëse i rikthehemi ideve kapitaliste nje pune ne shtet as qe do të merret më në konsideratë sepse puna në sektorin privat do të paguhej disafish më dhumë se puna në shtet. Të gjithë e kujtojnë kohën pas viteve 90 kur askush nuk e preferonte një punë në shtet, sepse te ardhurat ne sektorin privat ishin shumëfish më të larta. Shteti dhe punonjësit e tij e humbin fuqinë kontrolluese dhe rikthehen në sinoret e tyre duke parë si prioritet individin dhe lirinë e tij. Kapitalizmi do të zgjidhë përfundimisht problemin e varfërisë, shkollimit, sigurisë dhe shëndetësisë.
Dr. Thomas Sowell vëren se problemi me socializmin është se , “ socializmi tingëllon bukur dhe duket romantik, mbase do të vazhdojë të duket i tillë për mendjet e qullëta dhe sytë e pastërvitur. Por vetëm kur shkojmë përtej retorikës dhe fjalëve të bukura dhe fillojmë të analizojmë faktet , kuptojmë që socializmi është një zhgënjim i madh.”
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Trishtuese, Shqipëria ndër vendet me respektin më të ulët për të moshuarit.

1 tetori shënoi ditën ndërkombëtare të të moshuarve, të cilët njësoj si fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje. Mirëpo, sipas studimit të kryer nga ORB Media, Shqipëria rezulton ndër vendet me respektin më të ulët ndaj moshës së tretë.


Sipas një studimit, në të cilin janë marrë në shqyrtim rreth 101 ekonomi në mbarë globin, rezulton se niveli mesatar i respektit që kanë shqiptarët për moshën e tretë është 3.04, shumë më ulët se mesatarja botërore, duke lënë pas vetëm Ukrainë dhe Korenë e Jugut në renditje. Në vendet ku respekti ndaj të moshuarve është i ulët, sipas kërkimit, të moshuarit janë të konsideruar si barrë e shoqërisë dhe familjes. Ndërsa studimi shton se sa më i ulët të jetë respekti ndaj të moshuarve aq më të larta janë gjasat për varfëri, dhe jetëgjatësi të shkurtër të një populli.

Kërkimi dhe raportimi nga organizata botërore Orb Media ka treguar një lidhje të fortë midis mënyrën si e shikojmë moshën e tretë me jetëgjatësinë. Individët me një qasje pozitive ndaj moshës së tretë kanë gjasa që të jetojnë me gjatë dhe me shëndet më të mirë se sa ata që kanë një qasje negative përkundrejt tyre. Të moshuar në vendet me nivel të ulët të respektit për moshat e thyera rrezikojnë të kenë një shëndet mendor dhe fizik më të dobët dhe varfëri më të theksuar, krahasuar me vendet e tjera, shkruhet në raportin e ORB Media. Një ndryshim në sjellje mund të ndryshojë çdo gjë.

Është e habitshme që në një botë me një numër të konsiderueshëm të moshuarish, qasjet negative ndaj moshës së tretë janë diçka e zakonshme. Një analizë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është dalë në përfundimin se 60% e njerëzve të anketuar në 57 shtet kanë një panoramë negative për moshën e tretë. Të moshuarit shikohen si më pak të zotët dhe më pak të aftë se të rinjtë. Ato janë të konsideruar si barrë e shoqërisë dhe e familjes, në vend që të njihen për njohuritë e tyre të vlefshme, zgjuarsinë dhe eksperiencën.

Çdo anketues ka pyetur të intervistuarit në lidhje me respektin e shoqërisë ku ato janë pjesë ndaj të moshuarve. Të intervistuarit kanë klasifikuar nivelin e respektit me një shkallë nga 1 (shumë e ulët) në 5 (shumë e lartë. Të gjithë anketat janë mbledhur mbi bazë të informacionit socio-demografik, siç është mosha e të intervistuarit.

Në total, analiza e Orb Media ka marrë në shqyrtim përgjigjet nga 101 shtete, me një numër të intervistuarish prej 150 mijë e 428 personash. Media ka zgjedhur që të mos raportojë nivelin e respektit për ato shtete ku kampioni nuk ka qenë mjaftueshëm përfaqësues.

Duke përdorur një shkallë nga 1 (respekt shumë i ulët) në 5 (respekt shumë i lartë), mesatarja botërore e nivelit të respektit ka rezultuar 3.75.

Data: 02 Tetor 2018 10:21
Autori: GazetaExpress.

FAZIT.....kishte nje emision ne kanalet trojane apo 360° qe quhej apo emertohej: kapitalizmi i EGER skiptar....XHUNGEL apo shtet(kuptoni LESH).

Tv Shijaku kishte: kamunizmi qe jeton vret akoma.

Kuptut GJO????????????????????????

Se harrova....qekemi ne PODEST ose kemi i medalje,tu fillu nga FUNDI.

PS: tu ju afru nje qyteti(Manheim) nje djale i ri gjerman i tha nje te moshuare: mund tju ndihmoj?Dhe kapi valixhen siper kryeve te saj.Ndersa kjo ju pergjigj....Danke schon junge man qe i BIE= Danke sagen und Dankbarkeit zeigen.

shkruesi i rrasi i selfie ka penxherja e trenit(pardje).
 

Attachments

  • IMG_20180930_163254.jpg
    IMG_20180930_163254.jpg
    20.8 KB · Views: 17
Last edited:
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top