Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

ja edhe qetri skandal, qe tregon per shtetin e deshtuar te atij çarcafit :D per vendin anetare te NATO-s, sakaq i dalin edhe ke mediat serbe, emerat e anetareve te SHISH-it, fale azhuritetit profesionist te qeverise se mesues vizatimit.

Qashtu shtete, eshte ne shqelma ti debosh nga aleanca pdhus ti bombardosh edhe aeroportin civil te Rinasit :D qe mos mund dalin nga vendi per dy vitet e ardhshme, zhgarravine pikturat :D

https://www.kurir.rs/planeta/317821...u-briselu-u-sedistu-nato-ovo-su-njihova-imena
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

ja edhe qetri skandal, qe tregon per shtetin e deshtuar te atij çarcafit :D per vendin anetare te NATO-s, sakaq i dalin edhe ke mediat serbe, emerat e anetareve te SHISH-it, fale azhuritetit profesionist te qeverise se mesues vizatimit.

Qashtu shtete, eshte ne shqelma ti debosh nga aleanca pdhus ti bombardosh edhe aeroportin civil te Rinasit :D qe mos mund dalin nga vendi per dy vitet e ardhshme, zhgarravine pikturat :D

https://www.kurir.rs/planeta/317821...u-briselu-u-sedistu-nato-ovo-su-njihova-imena

Arma e re supersonike e Rusisë shkakton panik në SHBA.

Sistemi i ri hipersonik i raketave ruse, që presidenti Vladimir Putin thotë se është i pathyeshëm nga mbrojtja amerikane, do të hyjë në shërbim në vitin 2019.

Rusia është i pari vend në botë që siguron një armë të re strategjike, që do të garantojë sigurinë e shtetit dhe popullit tonë për dekadat që do të vijnë. Kjo është e mrekullueshme, një dhuratë e bukur për vendin këtë Vit të Ri”, tha Putin. Raketa mund të rregullojë lartësinë dhe drejtimin, me qëllim evitimin e mbrojtjes kundërshtare dhe të fluturojë ulët, aq sa të evitojë pjesën më të madhe të interceptuesve. Sistemi “Avangard” hipersonik u testua nga ushtria një ditë më parë. Sipas raporteve, raketa ka rreze veprimi ndërkontinentale dhe mund të fluturojë me shpejtësi prej më shumë se 15 mijë miljesh në orë. “Do të jetë e pathyeshme”, tha Putin gjatë një fjalimi para Parlamentit rus. Gazeta gjermane Die Welt thekson se për Perëndimin ka qenë prej kohësh i njohur fakti se rusët kanë zhvilluar dhe testuar armët hipersonike. Ajo që e bën unike raketën Avangard është manovrimi i saj, ndërsa ajo vazhdimisht ndryshon kursin dhe lartësinë ndërsa fluturon nëpër atmosferë, në rrugën e saj zigzage drejt objektivit të saj, duke e bërë të pamundur parashikimin e vendndodhjes së kësaj arme.Kjo karakteristikë siguron që objektivi i kësaj rakete hipersonike në të vërtetë mbetet pothuajse sekret, sipas Institutit Studimor amerikan Rand. "Ne nuk kemi mbrojtje që mund të parandalojë përdorimin e një arme të tillë kundër nesh", tha John Hyten, kreu i Komandës Strategjike të Shteteve të Bashkuara. Sipas Die Welt, radarët e tanishëm amerikanë ende nuk mund të perceptojnë një raketë të tillë në distanca të mjaftueshme. "Ju duhet të mbuloni mijëra milje, jo qindra", i tha inxhinieri kryesor i Pentagonit dhe ish-shefi i NASA-s Michael Griffin një paneli ekspertësh pak përpara fillimit të testimit të raketës ruse Avangard. "Nuk ka shumë vende ku radarët mund të dislokohen dhe nëse i perceptojnë raketat, ata ndoshta do të bëhen objektiva", tha Griffin. Sipas Die Welt, SHBA ndoshta do të duhet të instalojnë një rrjet të sensorëve të zbulimit në hapësirë për të trajtuar këtë problem. Griffin gjithashtu vuri në dukje se jo vetëm Rusia, por edhe Kina po punon intensivisht në armët hipersonike, duke tejkaluar SHBA-të. "Kina ka testuar më shumë armë hipersonike vitin e kaluar, sesa ne në një dekadë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë", shtoi ai. Duke u mbështetur në këto zhvillime, agjencia kërkimore e Pentagonit, Darpa publikoi një thirrje urgjente për industrinë nën sloganin "Glide Breaker Programme" për të dalë me sugjerime se si të krijohet një sistem mbrojtës për armët hipersonike në shtresat e sipërme të ajrit. Megjithatë, Die Welt thekson se detajet e këtij programi mbeten sekrete.

PS: shyqyr qe hulumtimin se kane bo shkinat
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

U nisëm rrugës. Rruga qe e gjatë. / Vonë e vërejtëm se ajo rrugë ishte rreth”. Ec, ec e ec ne rrethrotullim. E njejta mund te thuhet edhe per Shqiperine.


Në vitin 2019 Kosova politike po hyn pa cak programatik mbi të ardhmen e saj. Caku i vetëm është mjegulla politike. Mjegullën politike e ka prodhuar presidenti i Serbisë dhe ia ka shitur presidentit të Kosovës. Në vallen e mjegullës tani janë përfshirë edhe disa politikanë të pushtetit dhe të tjerë që e kanë zbuluar lezetin që t’i shërbejnë regjimit të korruptuar dhe krimit të organizuar në 100 metrat e fundit para se të zhduken nga skena politike. 24 marsi 2019, njëzetvjetori i fillimit të çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, mund të jetë datë reflektimi për shoqërinë e Kosovës: të vazhdojë ecjen nëpër mjegull apo të shkundë të keqen dhe punët e shtetit t’ia besojë një klase tjetër politike? Përvoja 20-vjeçare me politikën në Kosovë nuk lejon përfundime optimiste. Lehtë mund të ndodhë që edhe në dhjetor të vitit 2019 shoqëria kosovare të “argëtohet” me fotografi nga darkat e drekat e “komandantëve” apo me premtimin e një hokatari politik se do ta sjellë një këngëtare kolumbiane për ta bashkuar Mitrovicën

I.

Në njërën prej poezive të tij poeti kroat Tin Ujeviq shkruan: “U nismën rrugës. Rruga qe e gjatë. / Vonë e vërejtëm se ajo rrugë ishte rreth”. Më 1999 kosovarët, falë intervenimit të botës demokratike perëndimore kundër regjimit serb, nisën udhëtimin e tyre në liri. Në vitin 2019 do të bëhen 20 vjet nga ndërhyrja e NATO-s. Dhe nëse mund të përmblidhet me një fjali ajo çfarë kosovarët kanë konstatuar në dy dekadat e fundit, atëherë ajo fjali mund të tingëllojë kështu: rruga në të cilën ata u nisën më 1999 ishte e gjatë. Dhe u deshën shumë vjet për të kuptuar se ajo rrugë qe një rreth, një qark, në të cilin një popull po sillet pa pasur fuqinë të shkundë nga supet të keqen, pa arritur të mandatojë me pushtet politik njerëz të ndershëm, të tillë që politikën e shohin si shërbim ndaj shoqërisë për një kohë të caktuar.

II.

Para një viti në Parlamentin e Kosovës u bënë bashkë të gjithë “komandantët” për të rrëzuar Gjykatën Speciale. Siç e kanë penguar drejtësinë për dy dekada, siç ua kanë mbyllur gojën viktimave, siç i kanë blerë viktimat me dekorata, poste e favore - tani “komandantët” po provonin edhe një goditje finale ndaj Gjykatës Speciale. Si atëherë edhe sot vlen: Nuk ka asgjë patriotike në heshtjen e krimeve. Nuk ka asgjë patriotike në injorimin e viktimave. Nuk ka asgjë patriotike në ndërtimin e narrativit se disa civilë janë vrarë “për interesa të larta”, “disa rivalë për shkak se ishin rivalë” etj. Edhe më i poshtër është qëndrimi se “ata që na e sollën lirinë, edhe nëse kanë kryer ndonjë krim, prapë janë të pafajshëm”. Kështu mund të mendojnë cinikët pa asnjë ndjeshmëri për viktimat. Ky mentalitet tribal e solli Gjykatën Speciale. Sepse të pushtetshmit mendonin se shoqëria e frikësuar kosovare tashmë ka nënshkruar obligimin për të heshtur, një lloj omerte si në Italinë Jugore.

III.

Po aq tribal sa qëndrimi ndaj drejtësisë është edhe debati për flamurin e Kosovës. Në prag të 10-vjetorit të shënimit të mëvetësisë së Kosovës, ky debat shpërtheu sërish në stilin: Kush e ka më të mirë flamurin? Ata apo ne? Kush janë ata dhe kush jemi ne? A mund të ketë konkurrencë me simbole kombëtare e shtetërore brenda një kombi, i cili për shkak të rrethanave historike sot mund të konsiderohet komb me dy shoqëri dhe dy shtete? Në viset tona çdo gjë është e mundshme, sidomos debatet e zjarrta për çështje identiteti e flamuri. Ka të tillë që mendojnë se Kosova nuk duhet të ketë flamur. Nga këtu nuk është larg pyetja: çka na duhet shteti? Ç’na duhet, kur mund të jetojmë me ëndrrën e madhe të “bashkimit kombëtar”. Rrjedhimisht, tendenca që çdo simbol i Kosovës të shihet si diçka e huaj është e rrezikshme. Ashtu siç politizohen edhe gjërat më banale të jetës së përditshme, ashtu politizohet edhe çështja e flamurit. E ka apo nuk e ka vendin “Te rrethi” flamuri kombëtar apo ai i Kosovës?

Debati për flamuj është simptomë e krizës së përgjithshme që ka përfshirë Kosovën prej vitesh. Ditët shkojnë e vijnë të mbizotëruara nga polemikat dhe polarizimet në Parlament dhe jashtë tij, në studio televizive dhe forume virtuale – mbi flamurin. Shoqëritë e tjera flasin për arritje të prekshme, ndër ne zhvillohen kacafytje për flamuj. Ndërkohë pacientët mund të vdesin nëpër spitale që duken si të qëlluara me bomba, të papunët mund të presin në trotuar nëse vjen ndokush t’i marrë për të ngarkuar a shkarkuar ndonjë mall, pastaj afera e korrupsionit ndjek tjetrën dhe sundimtarët tanë bëjnë qejfe me paratë e qytetarëve nga kryeqyteti në kryeqytet, nga hoteli në hotel – prej Zvicrës në Amerikë. Këto probleme dhe këto plagë nuk mund të mbulohen, as të shërohen me gëzof flamujsh.

IV.

Ndërsa shoqëria kosovare “argëtohet” me shumëllojshmërinë e skandaleve dhe merret me enigmën nëse në ndejat e bajraktarëve politikë është shtënë tamam me allti apo me allti me gaz (apo me ujë?), bota – jo vetëm ajo perëndimore – ecën përpara. Së fundi gazeta britanike “Financial Times” shkruante mbi mundësinë fantastike që nga Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit, mund të mbërrish në Samarkand për vetëm dy orë – falë linjës së re hekurudhore. Distanca mes Tashkentit dhe Samarkandit është 344 kilometra. Distanca mes Prishtinës dhe Tiranës (sipas viamichelin) është 258 kilometra, pra dukshëm më pak se mes Tashkentit dhe Samarkandit. Emri Samarkand të bart në sfera gati metafizike. Qytet në Rrugën e Mëndafshit, qytet të cilit ia kushtoi një roman shkrimtari libanez Amin Maalouf. “Samarkand” quhet romani dhe lexuesin e dërgon në shekullin e 11-të, kur filozofi, matematikani dhe astronomi i rëndësishëm i Orientit, Omer Kajami, ishte i përndjekur nga fanatikët fetarë. Mendimet e tij Kajami i shkroi në veprën poetike Rubairat, të cilat në shqip i përktheu Fan Noli, por me pseudonimin Rushit Bilbil Gramshi.

V.

Është vajtuar pa fund edhe gjatë këtij viti për shkak se Evropa nuk ua hoqi vizat qytetarëve të Kosovës. Po kjo është një padrejtësi, një sjellje cinike e Brukselit dhe vendeve anëtare të Schengenit. Por ngurtësia evropiane nuk mund dhe nuk duhet të shfrytëzohet për retorikë bajate antiperëndimore, siç kanë bërë disa politikanë të partive në pushtet. Partitë e tyre kanë qenë në pushtet kur është vjedhur dhoma e dëshmive e Policisë, këto parti kanë qenë në pushtet kur u grabitën mbi një milion euro në tenderin për pasaporta, këto parti me vite të tëra kanë refuzuar të miratojnë ligjet që mundësojnë konfiskimin e pasurisë së politikanëve të korruptuar. Pakoja e ligjeve kaloi në Parlament në fund të vitit që po lëmë pas nesh. “Komandantët” s’patën më mundësi t’i bishtnonin kërkesës së BE-së. Por ligjet, sado të mira, nuk kryejnë punë nëse nuk zbatohen. Dhe këtu ndërkombëtarët e njohin mirë këtë klasë politikë. Në ditarin e tij të botuar pas shërbimit në Kosovë si shef i KFOR-it menjëherë pas luftës, gjenerali gjerman Klaus Reinhardt shkruan se “është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh se çfarë mendojnë me të vërtetë këta njerëz (komandantët e UÇK-së) dhe ku i fusin gjithkund gishtat. Figura e dyshimtë e odisesë mund të jetë model i politikanëve dhe figurave të tjera përgjegjëse të këtushme. Duket se vendimtar është vetëm rezultati i arritur, jo rruga se si të arrihet aty. Çdo dredhi shihet si e arsyeshme. Të kesh besim në deklaratat e tyre mund të jetë gjë e mirë, por një gjë e tillë këtu është kryesisht gabim. Përherë duhet të pyesësh veten se çfarë mendime të fshehura mund të jenë të ndërlidhura me këtë. Konsiderohet e rëndomtë nëse tjetrin e mashtroni – pa marrë parasysh me çfarë metodash”. Konsiderohet e rëndomtë nëse tjetrin e mashtroni – ja edhe një fjali që e përkufizon mënyrën se si është sunduar Kosova në dy dekadat e fundit.

VI.

Më 24 mars 1999 u arrit diçka që askush ose pakkush e kishte imagjinuar që nga viti 1912, kur territoret shqiptare i ndanë sipas qejfit të tyre fuqitë e vogla ballkanike – kuptohet me miratimin e fuqive të mëdha botërore. Më 24 mars 1999 tërë bota demokratike ishte me ne, sot klasa politike e Kosovës shikohet me përbuzje, skepticizëm, përçmim. Të bësh politikë nuk është e njëjta si të bësh luftë. Në luftë gjuan edhe pa e parë cakun, në politikë duhet të shohësh cakun. Vetëm në muajt e fundit kemi parë se si koçobashët milionerë të Kosovës për interesat e tyre të ngushta, personale, janë të gatshëm të djegin interesat e Kosovës, duke gjuajtur pa e parë cakun.

VII.

Në vitin 2019 Kosova politike po hyn pa cak programatik mbi të ardhmen e saj. Caku i vetëm është mjegulla politike. Mjegullën politike e ka prodhuar presidenti i Serbisë dhe ia ka shitur presidentit të Kosovës. Në vallen e mjegullës tani janë përfshirë edhe disa politikanë të pushtetit dhe të tjerë që e kanë zbuluar lezetin që t’i shërbejnë regjimit të korruptuar dhe krimit të organizuar në 100 metrat e fundit para se të zhduken nga skena politike. 24 marsi 2019, njëzetvjetori i fillimit të çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, mund të jetë datë reflektimi për shoqërinë e Kosovës: të vazhdojë ecjen nëpër mjegull apo të shkundë të keqen dhe punët e shtetit t’ia besojë një klase tjetër politike? Përvoja 20-vjeçare me politikën në Kosovë nuk lejon përfundime optimiste. Lehtë mund të ndodhë që edhe në dhjetor të vitit 2019 shoqëria kosovare të “argëtohet” me fotografi nga darkat e drekat e “komandantëve” apo me premtimin e një hokatari politik se do ta sjellë një këngëtare kolumbiane për ta bashkuar Mitrovicën. “U nismën rrugës. Rruga qe e gjatë. / Vonë e vërejtëm se ajo rrugë ishte rreth”. Tin Ujeviqi është kosovari i vitit 2019.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Pse Rama i urren Lubonjën dhe Bushatin më shumë sesa ne të tjerëve?

Berat Buzhala
GazetaExpress
E diel, 13 Janar 2019 13:19


Të premten e kaluar Edi Rama e bëri selektimin final të gazetarëve. Kjo listë ka rrezik që nuk do të përtërihet deri pas zgjedhjeve të ardhshme.
Mbrëmja e të premtes është e varfër në televizionet e Kosovës, që të mos them edhe e shtuna dhe e diela, prandaj rëndom, kur jam në shtëpi, kur nuk bëj asgjë, i vizitoj televizionet e Shqipërisë. Aty, të premteve, mund ta takosh Iva Alikon, Linda Morinën, por edhe Edi Ramën. Po flas për emisionin "Zonë e Lirë", me autor Arian Çanin. Aty para një jave ishte Linda (jo bashkëshortja e Edit), mbrëmë ishte Edi.
Parimisht Linda dhe Edi nuk mund të krahasohen. Të dy janë artistë, por Linda është pakrahasimisht më e dobët, ndonëse më e ndershme dhe më e pazarar. Ajo aktrimin e ushtron me forca vetjake, derisa kryeministri i Shqipërisë me taksa të shqiptarëve.
Dallimi tjetër në mes këtyre dyve është që kur shfaqen në studio televizive gazetarët abuzojnë me Lindën, kurse Edi abuzon me gazetarët. Kjo për faktin se Linda nuk i njeh pronarët e gazetarëve, ndërsa Edi po.
Gazetarët janë kafshë interesante. Kur e kanë para vetes llojin e Lindës, ose Iva Alikos, është fantastike t'i shikosh se si ndihen të pacensurë dhe me liri të plotë të shprehjes, duket se po përjetojnë orgazëm. Janë në gjendje t'ua bëjnë të gjitha pyetjet që u bien ndërmend. Mënyra se si gazetarët i marrin në pyetje ato, ose ndonjëherë edhe ata, se si i intervistojnë, se si i bëjnë "horë" para botës, është një perversitet i llojit të vet. Të kënaqesh kur ia ekspozon botës një person me aftësi të kufizuara, do të duhej të cilësohej si një "krim federal".

Në anën tjetër, kur në po të njëjtën studio, kur në po të njëjtën karrige ul menderet kryeministri i shtetit, prapë ne vazhdojmë të kemi një abuzues dhe një të abuzuar, përveçse këtë herë i abuzuari është gazetari. Tash e kemi raportin e përmbysur. Gazetari më duket si Linda Morina, ose Iva Aliko, kurse kryeministri është perversi. Është ky i fundit që gëzon liri të plotë të shprehjes, që është i sigurt që askush nuk do t'i thotë që duhet të lirosh studion sepse iku koha që e kisha rezervuar për ty. Mund të jetë e kundërta, që Rama ta thërrasë pronarin dhe t'i thotë mbylle këtë emision sepse mjaft ishte për sonte.

Të premten, pra, kur po e ndiqja kryeministrin Rama derisa po e bënte selektimin final dhe suprem se kush ishte Kadri dhe kush nuk ishte Kadri, isha i nderuar që në Top Listën e Ramës të gjendesha në anën e Kadrive.

Për lexuesit nga Kosova duhet ta sqaroj se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kategorizuar shqiptarët në kadrinj dhe jokadrinj. Kadriu në librat e Ramës është një person i pagdhendur, malok, i keq, i parruar, i pambajtur, i paveshur, dhe çdo gjë tjetër që e ka një "pa" përpara. Pse Rama e ka zgjedhur për protagonist Kadriun, e jo ta zëmë Stefanin, a Dhimitrin, kjo është një mesele në vetvete. Kadri është një emër mysliman, që gjendet kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë, e posaçërisht edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë është edhe një Kadri mjaft i njohur - kryetar i Kuvendit. Madje, protagonisti fillestar i Ramës quhej saktësisht Kadri Veseli, ashtu sikur edhe quhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Për Ramën, Kadriu, Hasani, Muhameti, Ibishi dhe të tjerët që i kanë emrat e vjetër myslimanë stereotipizohen si anakronik.

(Këtë më mirë se unë e ka sqaruar në një shkrim të tij të mëhershëm gazetari Ermal Mulosmani (https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217562208758244&id=1568255218.) )

Të kthehemi tash te lista që Cani e kishte përgatitur për Ramën. Le ta quajmë këtë edhe si Lista e Qytetërimeve. Kadrinjtë janë barbarët, ose plebenjtë, kurse jokadrinjtë janë qytetarët, ose patricët. Ironikisht këtë ndarje Rama është kujdesur ta bëjë edhe në mënyrë praktike gjeografike, përmes oligarkëve të tij. Kadrinjtë, në kokën e Ramës, fillojnë aty ku e ka vënë traun Shefqet Kastrati. Kadrinjtë, për t'u futur në qytetërim i paguajnë oligarkut të Ramës nga 5 euro. Me shumë dëshirë Rama do ta bënte këtë 50 ose 500 euro. Ose edhe me më shumë dëshirë do ta bënte që të mos blihej fare hyrja në civilizim. Ose ke lindur ose nuk ke lindur i qytetëruar. Mirëpo, djallëzia prapa kësaj ndarjeje që e bën Rama është politike. Të gjitha ata intelektualë, gazetarë, njerëz të pavarur, që janë kundër konceptit të Rilindjes së Ramës, prej këtij të fundit diskualifikohen në mënyrë pezhorative me cilësorë të ndryshëm. Ata fillimisht quheshin kazanë, kurse tash Rrotë Kadri, ose thjesht Kadri.

Emërues i përbashkët i jokadrinjve, ose atyre që Rama i konsideronte patricë, ishte të gjithë ata që punonin në Top Channel, si Blushi, Eni etj., në të dy Klanet, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, si Fevziu, Haxhiu (madje edhe Shkullaku e kaloi testin) dhe Vizion Plus, si Balla. Këta ishin esnafët e gazetarisë shqiptare, ishin fisnikët që i japin vlerë të shtuar këtij profesioni, këta që punojnë në studio të mëdha dhe të bukura dhe që i kanë pronarë miqtë e Ramës. Kurse kadrinjtë ishin njerëzit e portaleve, ata që punojnë skutave dhe birave, që nuk e di njeri ku i kanë zyrat, që nuk financohen nga bizneset e ndërtimeve e as nga tenderët e asfaltimit të rrugëve. Këta mundësisht duhet të jenë veriorë, mundësisht të lidhur me Berishën, mundësisht me emra të vjetër, me emra të cilët mund të rimosh dhe tallesh me ta. Prandaj Rama bënte ç'bënte dhe përpiqej që Artur Zhejin ta vendoste në anën e kadrinjve, sikurse edhe Andi Bejten.

Në këtë shoqërinë e shtresës së muzhikëve, Rama dukej qartazi që më së shumti ishte i mllefosur me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. Këta të dy, sipas logjikës së Ramës, do të duhej të zinin vend në pjesën gjeografike poshtë traut të Shefqet Kastratit. Lubonja dhe Bushati, edhe nisur nga emrat, edhe nga mbiemrat, e edhe nga ajo çfarë përfaqësojnë, sipas logjikës së Ramës do të duhej të ishin te aristokracia e gazetarisë. Këta të dy ia prishin Ramës matematikën. E kaluara e tyre nuk është berishiste. Ata kanë bërë më shumë sesa Rama për ta larguar Berishën nga pushteti dhe nuk mund t'i etiketojë si militantë të verbër të PD-së. E çka është edhe më e rëndë, për Ramën, nuk janë veriorë. Kjo shkon kundër rregullave dhe stereotipizimeve të tij. Ata Rama do të kishte dëshirë t'i rreshtonte në një vijë me aristokratët e Topit, Klanit dhe Vizionit, që të mbetej ballë për ballë me Cim Pekën, Fahri Kadri Balliun, ose Balli Kadri Fahriun, ose Kadri Fahri Balliun. Prandaj Rama u tërbua kur i dolën në ekran fotografitë e Lubonjës dhe Bushatit. Këta të dy kryeministri i Shqipërisë i konsideron tradhtarë dhe dezertorë në betejën e tij kundër prapambeturisë. Janë delja e tij e zezë.

Kurse unë, në mënyrë meritore gjendesha te kampi i kadrinjve. Mjaftonte që Kosova e kishte një përfaqësues në "business class", Batonin, që është me prejardhje nga gjentilët e Drenicës.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Maas flet në Berlin për integrimin në BE të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas përshëndeti të enjten Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli në Berlin për të diskutuar integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në fushat e kushtetutës së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha Mass, duke shtuar se këto çështje "janë të rëndësishme për qytetaret e Kosoves dhe per të vazhduar procesin e pranimit të Kosovës në Bashkimin Evropian,hap pas hapi.Per ne eshte e qarte dhe jemi te angazhuar per hyrjen e vendeve te ballkanit perendimor ne EU.Kush i kthen shpinen ballkanit perendimor nuk eshte per EU-ne.(Tash duhet me kqyr harten gjeografike se kush ben pjese ne westballkanac,m.q-se me ka bere kritika DERRI nga llapa).

https://www.youtube.com/watch?v=BoyjHpFKE_A

behgjeti paQollI,tha qe ky vit do jete i reformave ekonomike,ndersa VEDA nuk kqyra apo degjova te fliste per korrupsionin dhe krimin e organizuar(ka munsie qe jam shurdhue).

PS...lexova qe nje ushtar i uqk-se me banim ne USA,ka ba AKUZA te TMERRSHME per KLANET e uqk-se ne lufte per qlirim dhe pavaresi.Shkrimin e gjeni tek bota sot,qe mos te me akuzoni MUVE.2 klane i dija se kush ishin,por te tretin jo.Interesant bre covjece.Do goje te liga thone qe kllani prvi ne 2 te nates paska vajte me u sqarue me 20-40 luftetare,me kllanin drugi.

Fillim jave te mbare dhe.....TUNGI.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Moska: Bisedimet Rusi-Japoni janë bilaterale, ç’punë ka Amerika.

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë duke reaguar ndaj qëndrimit të palës japoneze e cila ka kërkuar mbështetjen e Amerikës në bisedimet e paqes me Rusinë, ka thënë se këto bisedime janë dypalëshe dhe nuk dihet se çfarë pozite ka Amerikë në këto bisedime.
Maria Zakharova tha se pritja e autoriteteve të Japonisë për mbështetjen e Amerikës në bisedimet dypalëshe të Rusisë dhe Japonisë mbi marrëveshjen e paqes mes dy vendeve, është krejtësisht e paqartë. Japonia pret nga Amerika ta mbështesë atë në bisedimet me Moskën për zgjidhjen e problemeve mbi paktin e paqes, në një kohë kur Amerika nuk luan asnjë rol në këto bisedime. Unë nuk e di se ç’hyn Amerika këtu. Këto janë bisedime dypalëshe dhe nuk dihet se cili është roli i Amerikës, ka thënë në fjalën e saj Maria Zakharova. Më herët Shinzo Abe në një vizitë të tij ka thënë se Japonia pret nga Amerika ta mbështesë në bisedimet me Rusinë rreth traktatit ë paqes. Vlen të theksohet se dy ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Japonisë janë takuar në Moskë për të diskutuar dhe analizuar traktatin e paqes mes dy vendeve.

Jan 14, 2019 09:30 Europe.

Shenimi IM....dhe ka shume te drejte kjo rusja dhe perseja????Baba ka Durrsi mas pushimeve mrriti TAMON ne KOHE,se Beni po bote <sherr> me drague,ngaqe une jom me i forte ne e shkep draguen.Pranej ky kerkon nihm ka Baba.....lol.

Pershnes Baben...

https://www.youtube.com/watch?v=kXO8GgH4FSg

Noshta si pelqe,por e tallavizo vete AI.

Agre...per sot Motra dhe vllazen.

LG.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shum po t'terhjekin vemendjen kamunikatat ruse :d
Ki inot baben, por jepi hakun ... :p
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kina dënon me vdekje një kanadez – priten tensione mes dy shteteve.

Një qytetar kanadez në Kinë është dënuar me vdekje pasi një gjykatë e ka akuzuar atë për kontrabandën me drogë të hënën,

Një masë e tillë ka gjasa të shkaktojë tension të mëtejshëm midis Otaëa dhe Pekinit, njofton Klan Kosova.

Gjykata e Popullit Intermediate Dalian në Kinën verilindore tha se Robert Lloyd Schellenberg u dënua me vdekje bazuar në natyrën dhe ashpërsinë e krimit të tij dhe në përputhje me kodin penal kinez.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kritikoi vendimin, i cili vjen edhe pas marrëdhëniet janë tensionuar mes dy vendeve pas arrestimit të një ekzekutivi të lartë nga firma e teknologjisë kineze Huaëei në Vancouver muajin e kaluar.

Sipas gjykatës, Schellenberg u dërgua në Dalian nga trafikantët e drogës në nëntor të vitit 2014 për të orkestruar kontrabandën e më shumë se 222 kilogramë metamfetamine nga qyteti i portit kinez për në Australi.

Schellenberg dhe një bashkëpunëtor i tij bleu mjete dhe goma për të ripaketuar barnat në kuti përpara se t’i dërgonin ato, sipas prokurorisë.

Schellenberg vazhdoi duke thënë se familja është në kontakt të afërt me Çështjet Globale të Kanadasë por nuk kanë pasur ndonjë kontakt me nipin e tij.

Familja Schellenberg lëshoi një deklaratë të hënën duke i kërkuar qeverisë kanadeze të mbronte qytetarët e saj.

“Familja Schellenberg kujdeset thellë për Robertin tonë i cili po mbahet në rrethana shumë të vështira në Kinë”, thuhet në deklaratë.

“Si familje ne po komunikojmë me deputetin tonë, z. Ed Fast, i cili po punon shumë në emër tonë për të siguruar që qeveria e Trudeau bën çdo përpjekje për të siguruar trajtim të drejtë për Robertin.
“Familja Schellenberg kërkon që të gjithë kanadezët të qëndrojnë me ne dhe të lutemi për kthimin e sigurt të të dashurit tonë”.

PS....dilni dhe ju flamurtaret ne Canada dhe beni protesta para ambasades Kineze.Apo.....jane msu me langaraqet nga trojet dhe tallin bycen,ndersa ne Kine ta vejne kapistren simas KAPTINES.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

“T’përpjektë Zoti me lisa t’malit”, reagimi i fortë i klerikut: Duhet dikush të thotë: boll ma!


Nga Gjergj Marku

Për lisat që u bënë shkurre dhe ujin që shitet

Ndërsa lëviz nëpër dioqezën ku Zoti ka dashur të jem, dhe dioqeza e Rrëshenit përfshin jo vetëm Mirditën, por edhe Dibrën, Bulqizën, Klosin dhe Matin, më vijnë shumë mendime. Është areali që ka mbajtur mbi supe shumë histori. Është areali i dokumentit të parë të gjuhës shqipe, i Formulës së Pagëzimit. Është hapësira e njërës prej rezistencave më të mëdhaja ndaj hordhive turke si në Dibër ashtu edhe në Mirditë. Nuk mund të harrojmë se në Mirditë mbeti i paprekur jo vetëm besimi katolik, por edhe organizimi juridik dhe identiteti arbëror. Këtu kanë qenë dioqezat e lashta të Lisit (Lisiense), të Stefanikisë (Stefanense), Abacia e Oroshit, të cilat ishin nën emërtimin e madh të dioqezave arbanense, sufragane të Metropolisë së Durrësit. Me shumë gjasa, sikurse dëshmon varri i gjetur në Suç të Matit, këtu krishtërimi është në shekullin e tretë ose të katërt së paku. Është një zonë ende e paeksploruar për qytetërimin e saj të lashtë që sigurisht shkon deri në kohën e Maqedonisë parasllave të Aleksandrit të madh.

E megjithatë këtu nuk dua të bëj histori për të cilën do të kemi kohë të merremi. Këtu dua të vajtoj se çka shohin sytë e mi sa herë shkel në malet e Mirditës, të Lurës, Matit e Dibrës.

Komunizmi i shfrytëzoi nëntokën Mirditës, Matit e Dibrës e nuk i dha asgjë në këmbim, por i la trashëgim vetëm varfërinë. Ende sot Bulqiza shfrytëzohet nga të pasurit e Tiranës ndërkohë që banorët e saj janë më të varfërit në Shqipëri. Po ashtu miniera e Spaçit e aty nuk ka më banorë.

Por komunizmi të paktën la mbitokën, la pyjet e prrojet. E pasi ujku i kuq iku, mbetën çakejtë e zinj që në vitet 90’ prenë pyjet e sot shumë prej pasanikëve të Tiranës, Durrësit, Lezhës janë pasuruar me pyjet e prera të Mirditës, Lurës, Dibrës, Matit e kështu me rradhë e nuk i dhanë asgjë mbrpasht këtyre zonave. Tani sheh male shkretë që dikur kishin lisa të lartë, florë e faunë e shumë jetë në to. Dikur nanat mallkonin: t’përpjektë Zoti me lisa t’malit, por sot kjo fjalë nuk ka më vlerë, se lisat janë bërë shkurre.

E megjiatë as kjo nuk mjaftoi. Tani që mbaruan të gjitha, mbetën koncesionet e lumenjve, prrojeve e gjithçkaje hidrike. Edhe shiut, madje edhe borës po ia drejtojnë shtegun që kur të shkrijë të prodhojë energji për të pasurit e Tiranës e të Stambollit. Kështu u bë me Fanin, të madhin e të voglin, kështu po bëhet me Urakën e bukur që përshkon krejt Selitën për t’u bashkuar me Mat. Lejet e koncesionet vazhojnë të jepen në emër të partneritetit publik privat. Uraka me mrekullitë e saj, që hyn e del nga toka për të mos u ndalur kurrë, tashmë po pëson fatin e Lumit Fan e të shumë lumenjve të tjerë nëpër Shqipëri. Ka mbetur thonë Radika e Dibrës, por nuk e di edhe sa do ta mbrojnë dibranët. Një namë tjetër ka qenë motit: blefsh ujin që pin. Kur ujin ta marrin përdhuni e me koncesion, nuk të mbetet vetëm se ta blesh.

E megjithatë asnjë centimeter rrugë (përjashto rrugën e Bukmirës) në fshatra, përmirësim të jetesës së njerëzve në zonat rurale, por vetëm e përsëri varfëri e dëshirë për të ikur nga këto vende të bukura që në fakt të bukura janë vetëm në fotot e kohës.

Një ditë natyra do të rebelohet. Të parin rebelim e ka bërë se ka nxjerrë jashtë faunën, shpendët e qiellit e kafshët e tokës e po nxjerr dalëngadalë edhe njerëzit që janë aty. Sot në një portal thuhej se janë disa bashki që po shkojnë drejt shuarjes. Është e besueshme. Nuk u gjet në atë listë asnjë nga bashkitë e dioqezës së Rrëshenit, por aty aty janë edhe ato. E përse e gjitha kjo? Nga varfëria.

Ky proces zhvatje duket se është i pakthyeshëm, sepse interesat janë më të mëdha se sa ndjeshmëria për natyrën, familjet e varfëra dhe banorët e zonës. Prandaj sot më shumë se kurrë duhet një strategji kundër varfërisë e sidomos një aleancë kundër dëmitimit të natyrës që është ushqimi ynë, frymëmarrja jonë. Para se të rebelohet natyra me ne, të rebelohemi ne me ata që vazhdojnë të prishin tokën e nëntokën, ta shfrytëzojnë atë vetëm për veten e tyre në mënyrë të padrejtë pa u dhënë asgjë njerëzve që banojnë aty me shekuj e shekuj, dhe sidomos komunitetit. Duhet dikush të thotë: boll ma!

Nuk mund të zhfrytëzosh Fanin, Urakën, Radikën etj., pa menduar se ata njerëz që banojnë brigjeve të tyre ia kanë ndjerë zhurmën me shekuj e shekuj, janë larë në to e kanë marrë jetë prej tyre. Këto njerëz e komunitete duhet të jenë partnerë, familje për familje, duhet të jenë ortakë, sepse janë në të tyren.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Eshte realiteti i trishte i Shqiperise sot.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Trishtimi me mbulon kur mendoj shperfytyrimin e Urakes, te cilen e kam kalu sa e sa her, qysh prej burimit te saj.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Belgrade-Budapest high-speed railway by 2023...... Development of 60 road crossings planned as well.

The reconstruction of the railway from Belgrade to the Hungarian border, which will bring the traveling speeds up to 200 km/h, will be completed by 2023, stated the general director of Infrastructure of Serbian Railways, Miroljub Jevtic.

In his interview with RTS, he said that the works on the railway section from Stara Pazova to Novi Sad would be completed before 2021, which would be followed by the electrification of the railway and the procurement of new vehicles, as per the agreement which was signed with Russian Railways during the visit of Russian President Vladimir Putin to Serbia.

The agreement worth EUR 230 million signed by Serbia and Russia entails the modernization of Serbian railways, and part of the loan proceeds is meant for the reconstruction of the Belgrade-Bar railway.

This is the 210-km section from Valjevo to the Montenegrin border. For the first time since 1976, the Belgrade-Bar railway will be reconstructed and modernized on this section, Jevtic said and added that this would allow trains to run at 100 km/h.

The construction of a modern Train Dispatch Center will also be financed from the Russian loan, and Jevtic clarified that the Russian company would prepare the project for the most modern dispatch center, which would control the entire railway system.

The computer system will set the maximum train speed at every moment. Engineers will have full signalization at their disposal in the cabin, Jevtic said.

When asked whether this will help reduce the number of accidents on Serbian railways, Jevtic said that the level of safety would increase significantly on high-speed railways. As for other railways, he pointed out that there was a strategy for each road crossing.

Serbian Railways will get a loan of USD 13 million from the World Bank for 60 road crossings this year, and we will apply for another EUR 5 million with the European Bank for Reconstruction and Development, so we will be among the leading countries in Europe in the number of secured road crossings, Jevtic is convinced.

Shenimi IM....po deshet ju caubojsit na i perktheni(sipas deshires apo cejfit).

Nje pyetje kisha m.q-se nuk banoj ne troje.....a ka ndonji pllan per...Prishtine-Shengjin,Prishtine-Durres apo Prishtine-Tirane??????

Se thone....shkurtohet koha,ulet kosto,puqena me shpesh...e te tjera.Biles po pati pllan,ne lokomotive veni dhe noi flamur apo qisni nonjonin duke bo...skiponjen.

AproPO.....ka thashetheme - Canadian company discovers large reserves of gold and silver in southern Serbia.

As the daily writes, this company found a 40-m layer which contains 8.32 grams of gold per ton and the nearly incredible 193 grams of silver per ton as part of the Tlamino exploration project.

The explorations are being carried out on around 200 square kilometers in Serbia(po deshet se qeka terra e madhe....a ka dhe troje tona ne kete hapesire).

Faleminderit.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shqipëria njeh Juan Guaidón si presidentin e Venezuelës.

Kryeministri Edi Rama është reshtuar pro Amerikës në qëndrimin për të njohur Juan Guaidón si presidentin e Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në eliminimin e fuqive të paligjshme që e kanë kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet. Venezuela e lirë, shkruan Rama në Twitter.

Venezuela është në kolaps politik dhe financiar. Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Maduro u dha 72 orë kohë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi i tij.

Të mërkurën, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.

SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Deri më tani, ushtria i ka mbetur besnike Maduros.

Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën qeverisjen e presidentit Maduro.

Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e gjërave bazë kanë bërë që miliona njerëz të ikin nga ky vend.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në një tubim të mërkurën, në kryeqytetin Karakas, në mbështetje të Guaidos, i cili është udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.

Ai u tha turmave se protestat do të vazhdojnë “derisa Venezuela të çlirohet”.


Shenimi i Benit.....qe jemi KOMB PISANJOSER-ish,e di me kohe.Ky DARI ka shkruar(lexoni rrjeshtin e fundit te PALLES) dhe jam kete here DAKORD(per ne troje).Presidenti i ri eshte legjitim thote nje caubojs duke u bazuar ne Nenin 33 te kushtetutes se Venezueles.Nje jurist(jo si puna e tak njales) nga ai Shtet shkruan.....Presidenti i ri quhet legjitim kur....Presidenti aktual vdes ose jep doreheqja,ne baze te nenint 33.PRA ne kete rast eshte.....ILEGAL.

PS.....kaq se kush rri iQ retKA me ZHULAT DEBILIANER.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Caos Venezuela, Guaidò presidente. Morti e feriti negli scontri in piazza

Trump lo riconosce come unico e legittimo interlocutore a Caracas
di Video Agenzia Vista

23 Gennaio 2019
aaa
Scontri tra polizia in tenuta antisommossa e manifestanti anti Maduro sono scoppiati a Caracas. Gli scontri sono scoppiati quando membri della Guardia nazionale hanno provato a sgomberare una strada in un sobborgo di Caracas che era stata bloccata da decine di manifestanti dell’opposizione.

Il Venezuela ha da oggi due capi di Stato: Nicolas Maduro, succeduto a Hugo Chavez nell’aprile del 2013, e Juan Guaidò, che si è autoproclamato presidente nel corso di un comizio e sotto lo sguardo attento e interessato a Washington di Donald Trump, che non ha esitato a riconoscerlo quale unico e legittimo interlocutore «a interim» a Caracas. Lo stesso farà il Canada. «Oggi nella mia veste di presidente dell’Assemblea nazionale, invocando gli articoli della Costituzione (...) davanti a Dio onnipotente, giuro di assumere formalmente i poteri dell’esecutivo nazionale», ha affermato Guaidò, arringando la folla a una manifestazione contro l’«usurpazione» della presidenza da parte di Maduro. Per il presidente americano quest’ultimo è un presidente illegittimo mentre l’Assemblea nazionale è «l’unico ramo legittimo del governo debitamente eletto dal popolo venezuelano». E se il successore di Chavez usa la forza per reprimere le proteste, «tutte le opzioni sono sul tavolo».

La mossa dell’opposizione era attesa, preparata da settimane, tanto che la Corte Suprema venezuelana - leale a Maduro - aveva ordinato un’indagine penale sul Parlamento mentre il presidente venezuelano eletto ha deciso una «revisione totale, assoluta, delle relazioni con in governo Usa» e avvertito che nelle prossime ore saranno prese decisioni «politiche e diplomatiche». Dopo Trump, è toccato all’Organizzazione degli Stati Americani (Oas) riconoscere Guaidò come presidente ad interim, isolando, così, il regime di Maduro dal resto del continente.

La tensione nel Paese è altissima, nel giorno in cui sono state convocate manifestazioni di entrambe le fazioni a cui hanno partecipato migliaia di persone in 23 Stati del Paese e a Caracas. La polizia ha lanciato gas lacrimogeni contro alcuni dei cortei, e nella notte diversi scontri avevano avuto come esito un bilancio di quattro morti. «Abbiamo uno storico appuntamento con il nostro Paese, con il futuro dei nostri figli», aveva spiegato poco prima delle manifestazioni Guaidò, chiedendo «un governo di transizione per nuove elezioni». «L’unica transizione in Venezuela è verso il socialismo», ha replicato Diosdado Cabello, presidente della potente assemblea costituente, fedele al regime, e che il regime utilizza come arma contro l’Assemblea nazionale, controllata dall’opposizione.

Tags:kshu ti brezhnjevi vogel``serenat``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

a ishte mehmeti njeriu i sovjetve n'Tirane, apo vetem likeflorishtangisti osht tash i rusve? sa qef i kon rust njerzt e virgjen -qesh-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

...........

Pak histroi për të rikujtuar se çfarë ka ndodhur me shqiptarët në 140 vitet e kaluara:

-TRAKTATI I SHËN STEFANIT (3 mars 1878)
Pas fitorës së Rusisë mbi osmanët, vendet që ishin nën ndikimin rus përfituan duke zgjeruar territorët e tyre në dëm të tokave shqiptare.
Bullgaria zgjeroi territorin e saj duke marrë krahinat shqiptare të Korçës, Pogradecit, Dibrës, Strugës, Kërçovës, Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut dhe të Kumanovës.

Serbia dhe Mali i Zi që kishin rifilluar luftën kundër Perandorisë Osmane marshuan drejt tokave shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe vilajetin e Shkodrës. Më shumë se 600 qendra banimi të shqiptarëve u bën rrafsh me tokë në Sanxhakun e Nishit, në Dradaninë Verilondore. U dëbuan me dhunë dhjetra-mijëra shqiptarë nga trojet e tyre etnike. Ata u vendosën në territorin e sotëm të Kosovës.

Serbia, sipas Traktatit të Shën Stefanit, do të aneksonte viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës.
Mali i Zi do të merrte Ulqinin, Krajën, Anamalin, Hotin, Grudën, Kelmendin, Plavën, Gucinë dhe Rugovën.

Traktati i Shën Stafanit do të lënte pjesën tjetër të Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane. Nga ana tjetër pretendimet e Mbretërisë së Greqisë për të provokuar një kryengitje antiosmane në Shqipërinë e Jugut dësthuan.

-TRAKTATI I BERLINIT (13 korrik 1878)
Ky traktat, i cili zëvendësonte Traktatin e Shën Stefanit, doli nga Kongresi i Berlinit (13 qershor - 13 korrik 1878).
Shqipëria në këtë kongres nuk u konsiderua Njësi Politike me vete, nuk u respektua territorialiteti i saj tokësor dhe as që u mor fare në gojë.

Shqiptarët iu drejtuan këtij forumi ndërkombëtar me dhjetëra peticione e memorandumi, por jo me një dokument të vetëm.
Në emër të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresit të Berlinit iu përcoll një kërkesë me anë të Abdyl Frashërit, në të cilën nuk kërkohej pavarësia por kërkoheshin disa të drejta autonomiste për Shqipërinë.
Nëse kërkesa e Lidhjes së Prizrenit nuk pretendonte Pavarësinë, këtë e kërkuan një grup atdhetarësh shkodranë, gjë e cila nuk u mor parasysh.

-KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR (17 dhjetor 1912 – maj 1913)
Çështja shqiptare përfshihet në kuadrin e marrëveshjes së Fuqive të Mëdha (Austro-Hungari, Gjermani, Itali, Francë, Britani dhe Rusi).
Asnjëra nga këto fuqi nuk iu përgjigj zyrtarisht kërkesave të Ismail Qemalit të paraqitura më 28 nëntor 1912 në Vlorë, për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Përkudnrazi, marrëveshja në fillim të Konferencës pranonte autonominë e Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Osmane, ndërsa më vonë me propozim të ambasadorëve të Austro-Hungarisë dhe të Italisë, u njoh pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e sotëm. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe Çamëria, dy vatrat më të rëndësishme të lëvizjes për çlirimin nga zgjedha osmane.

-TRAKTATI I FSHEHTË I LONDRËS (26 prill 1915)

Ky Traktat ishte një marrëveshje e fshehtë e përfunduar midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane. Sipas pikës 5 të Traktatit, bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug, përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas pikës 6 Vlora dhe ishulli i Sazanit do t'i kalonte Italisë. Sipas pikës 7 Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektoratin e Italisë. Traktati u hodh poshtë në Kongresin e Lushnjës, (21 - 31 janar 1920).

-TRAKTATI I VERSAJËS, afër Parsiti (28 qershor 1919)

Konferenca e Paqës në Parsi zgjati 12 muaj. Vendet fitues në Luftën e Parë Botërore kishin dalë me një plan për rindërtimin e Europës.
Traktati që doli nga kjo konferencë u nënshkrua më 28 qershor 1919 midis fuqive fituese Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë dhe Japonisë dhe humbësve të Luftës së Parë Botërore Gjermanisë dhe aleatëve të saj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësoheshin nga presidenti Woodrow Wilson.
Shqipëria në Konferencën e Parisit (Versajë) përfaqësohej nga Luigj Bumçi, Gjergj Fishta dhe Dhimitër Berati. Në dy memornadume që parashtroi ky delegacion kërkohej që të rinjihej Pavarësia e Shqipërisë, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913 si dhe të ndreqeshin padrejtësitë që i ishin bërë Shqipërisë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Londrës (1913).
Propozimet e Shqipërisë nuk u morën parasysh. Madje, në këtë Konferencë u paraqiten projekte për ndarjen e Shqipërisë midis Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Falë qëndrimit që mbajti presidenti amerikan Woodrow Wilson, marrëveshjet ogurzeza ndaj Shqipërisë nuk u përmbushën.

-TRAKTATI I LOZANËS (24 korrik 1923)
Ky traktat ka të bëjë me shkëmbimin e grekëve të Anadollit me "turqit", ku përfshihen edhe shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria. Në këtë mënyrë shteti grek përvetësoi përmes një dekreti pronat e shqiptarëve, duke i trajtuar ata si popullësi shkëmbyese.

-KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE (1938)
Kjo konventë projektonte shpërguljen për në Turqi të më se 40 mijë familjeve shqiptare nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare që në atë kohë shtriheshin në 3 të ashtuquajtura "banovina", e Zetës, e Moravës dhe e Vardarit.
Mbretëria Jugosllave shprehej se shqiptarët gjoja me vullnetin e tyre janë përcaktuar të braktisin territorin e Mbretërisë për të iu bashkuar etnikëve të tyre natyral në Turqi.
Konventa Jugosllavo-turke nxjerrë në pah politikat shkombëtarizuese që ushtroheshin mbi shqiptarët, duke i detyruar ata të deklaroheshin turq.

-KONFERENCA E BUJANIT (31 dhjetor 1943 - 1 dhe 2 janar 1944)
Kjo Konferencë synim parësor kishte të afirmojë të Drejtën e shqiptarëve të Kosovës për Vetëvendosje.
Konferenca u mbajtë edhe për të kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së Dytë të "Këshillit Antifashist Çlirimtar të Popujve të Jugosllavisë" (AVNOJ) në Jajcë më 29 dhe 30 nëntor 1943 (Bosnjë e Hercegovinë).
Në Rezolutën e kësaj konference thuhej: "Kosova bashkë me Rrafshin e Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipërinë".
Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta e saj u shfuqizua në gusht të vitit 1945 në Konferencën e Prizrenit, ku përfaqësuesit shqiptar përveç atdhetarit Ramiz Cërnica, votuan për një rezolutë tjetër, e cila parashihte që Kosova të mbetej nën Serbi.

-KONFERNCA E RAMBUJES, afër Parsit (6 shkurt - 18 mars 1999)
Në këtë Konferencë Ndërkombëtare, Kosova përfaqësohej me delegacioni politiko-ushtrak i kryesuar nga Hashim Thaçi. Konferenca synonte arritjen e një Marrëveshjeje për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës nën protektorat të Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja është nënshkuar nga delegacioni i Kosovës dhe 6 shtetet më të fuqishme të botës që përbënin Grupin e Kontaktit. Delegacioni i Serbisë nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen.
Gjashtë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes,j më 24 mars 1999, NATO ka filluar fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), në aleancë me NATO-n, kanë mundur ushtrinë dhe policinë serbe, duke e detyruar Serbinë të nënshkruaj Marrëveshjen e Kumanovës më 11 qershor 1999 për tërheqjen e forcave të saj nga territori i Kosovës.
Pas bisedimeve të Vjenës midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisaari, Kosova shpall Pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Asllan Bajrami!

``shqipe``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Haradinaj: Po na kërkohet të japim veriun e Kosovës, për njohjen nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se heqja e tarifës doganore për mallrat e Serbisë lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Nëse duan të rikthejnë tregun, ne e duam njohjen, nuk jam duke tepruar apo duke u prishur me ndonjë mik, ne po veprojmë ashtu siç vepron bota moderne, më jep njohjen- ta kthejë tregun”, është shprehur Haradinaj gjatë një fjalimi në një akademi përkujtimore në Junik, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ai ka kritikuar liderët politikë, përfshirë edhe ata që janë në koalicionin qeverisës për shkak të siç ka thënë ai, deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ai rikujtoi ditët kur të ata, sipas tij, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, synonin ta shfuqizonin Ligjin për Gjykatën Speciale për krime të luftës.

Është mirë që ne të jemi të sinqertë me miqtë tanë, me SHBA-në, me Evropën dhe të tregojmë arsyen e marrjes së këtij vendimi. Kur e kemi pasur për vete, që u frikësonim nga Gjykata Speciale, jemi munduar ta rrëzojmë ligjin në Kuvend, edhe unë kam pas dëshirë të shfuqizohet. Edhe ne nuk dëgjonim se amerikanët thoshin se po na ngulni thikën pas shpine. Njerëzit e njëjtë kemi qenë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të njëjtit kemi qenë”, ka theksuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për pezullimin e tarifës për 120 ditë, në mënyrë që të vazhdohet me procesin e dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se nëse ndodh ky lloj pezullim, atëherë sipas tij, nuk do të ketë më nevojë për taksë.

“Në këtë rast, ai mall që hynë për 120 ditë mbetet këtu për 10 vjet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Sa i përket mundësisë së arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me Serbinë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova “të japë tokë në këmbim të njohjes së pavarësisë se Kosovës nga Serbia.

Kanë kërkuar që të jepet tokë. Kanë kërkuar veriun, ku janë minierat, është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen, janë shumë jetike për Kosovën. Ose është thënë se nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë tarifë prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar këtë masë dhe kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të saj.

20 orë më parë nga Lapsi.al.

Shenimi IM dhe PERSONAL.....kush ma shpjegon demarkacionin me Crno Gore.Mundesisht te jete jurist,se me patriota,qlirimtare,flamurtare Beni asht msue.

Ju faleminderit.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Vuçiq më 7 e 8 mars në Shqipëri.

Ballkani ndodhet aktualisht në një udhëkryq dhe rruga për të dalë në drejtimin e duhur, do të definohet vetëm kur të ketë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të përfshijë ose jo korigjimin e kufirit.

Debatet për shkëmbime territoresh kanë ndezur ndërkohë “gjakrat” në rajonin që ka qenë përherë vatër tensionesh, ndërsa pritet me kërshëri rezultati që do të prodhojë Samiti që do të zhvillohet në fillim të marsit në Tiranë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit. Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi që pati me homologun e tij slloven. Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiq dhe Pahor kanë cekur së bashku çështjen e rishikimit të territorit të Kosovës, me të parin që ka bërë thirrje për t’u dëgjuar edhe interesat e shqiptarëve dhe sllovenin që e vendosi theksin te impakti i vendimit final në të gjithë rajonin. Kjo temë e nxehtë që po “djeg” Ballkanin pritet që të shtrohet në tryezën e bisedimeve edhe në Tiranë, gjatë samitit të Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars, pasi siç e tha presidenti i Sllovenisë, ky do të jetë një takim i rëndësisë së lartë. Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hedhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm, tha Pahor.

Jan 30, 2019 20:18 Europe

PS....ne mos gabohem ky prijatelji nga Sllovenia sikur dha leksion na Prishtinu si behen demarkacionet,apo ja fus kot??????

Hmmmmmmmmmmmmmmmmmm...

Demarkacioni me Malin e Zi, çështje e sajuar apo tokë e shitur.

Patriotë dhe tradhëtarë: Çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi u bë si tërkuzë, po zgjatet dhe po shkurtohet mirëpo, për momentin ka mbetur si një proces që i takon vetëm shtetit të knjaz Nikollës, Malit të Zi që e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacion në skupshtinën e vet!

Po pse mos ta ratifikonte marrëveshjen kur, pa e shkrepur astenjë plumb të vetëm dhe pa dhënë astenjë lek po merr territore që kurrë nuk i kanë takuar e as që do të duhej t’i takonin!

Malit të Zi i ka mbetur ëmbël pasi mori qytetet dhe viset thuaja krejtësisht të banuara me shqiptarë sikur Ulqinin, Tivarin, Hotin, Grudën, Plavën dhe Gucinë duke u zgjeruar, pameritueshëm me mijëra kilometra tokë që tash i ka futur pakthyeshëm në kadastrën e Malit të Zi!

Tash jemi para një (f) akti të kryer kur qytetarët e Kosovës, falë analfabetëve politikë që i ka me shumicë, po ndahen në patriotë dhe tradhëtarë!

Vetëm ka mbetur të lëshohen certifikata me shkrim pas së cilës patriotët do të shpërblehen materialisht sikur veteranët e shpifur ndërsa tradhëtarët do të ndëshkohen me ndonjë post ambasadori, konsuli, anëtar bordi apo një pozitë e barazvlefshme me to.

Sipas këtij bifurkacioni politik, moral dhe kombëtar, patriotë janë të gjithë ata që e kundërshtojnë demarkacionin kurse tradhëtarë janë ata që i japin të drejtë komisionit qeveritar për demarkacion që udhëhiqej në rrafshin politik nga një mashtruese e cetifikuar ndryshe ministre e një ministrie të shpifur (ministria për Dialog me Gjuriqin dhe Rakiqin , Stojanoviqin, Jeftiqin, Mariqin, At Teodosije, Otac Savën dhe Majka Serbinë) e quajtur Fjollë Lulezeza, kurse kokë turku e këtyre bisedimeve është Merlin Monro i kadastrës apo përkthyer në shqip nga turqishtja, bëhet fjalë për personin më të sulmuar kohëve të fundit, Murat Mehën të cilin e quajtën LGBT (lezbik, gej, biseksual dhe transeksual), e quajtën idiot, e sulmuan në sallën e Kuvendit, e gjuajtën me vezë (në mungesë të armatimit bërthamor) dhe tash përsëri e thërrasin në debat!

Murat Meha do ta kalonte marrëzinë mbi 100% nëse do të pranonte të jetë pjesë e debatit pas të gjitha sakrificave që i ka bërë për t’i mbuluar shoshat e Zezditës dhe Hashimit! Hashimi - Romeo dhe Zezdita - Xhylijeta, çfarë çifti fatal ,…për Kosovën! Përgjegjësia kryesore për Demarkacionin, pa astenjë dyshim bie mba Hashimin, Bekimin, Zezditën, Blerimin (Shalën ), Analfabeten dhe neve të tjerëve!

Koha prej nënshkrimit të marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Kosovës ishte koha e një lufte të ftohtë, ndarjeve të thella dhe veprimeve të dhunshme që bëheshin, sipas opozitës dhe përkrahësve të tyre, për ta fituar paqen duke e mbrojtur territorin e Kosovës.

Kjo opozitë, përveç fjalorit të përforcuar me adrenalinë nga bateri të prodhimit kinez, asgjë nuk bëri për veriun e Kosovës kurse kufirin me Malin e Zi, sipas hartave të Bulliqit dhe sakrificave të kriptokomunistëve që për më tepër se 40 vjet ishin në shërbim të Jugosllavisë dhe Serbisë e shenjuan duke e vendosur flamurin e Shqipërisë (pa e pyetur fare qeverinë shqiptare) për t’u kthyer pastaj në Prishtinë dhe për të festuar duke bërë shtatë pale qejfe nëpër kafehanet e Prishtinës, kryeqytet i Kosovës e jo i Shqipërisë!

Fort disi janë ngatërruar gjërat; të marrësh pagë pa punuar fare në institucionet e Kosovës e të vendosësh kufijë në emër të Shqipërisë, duhet të jesh terak i fort apo të kesh probleme të natyrës tjetër!

Unë jam kundër demarkacionit aktual e që nuk nënkupton fare që jam me opozitën! Opozita po e (keq) përdorë Demarkacionin si votë elektorale kurse pozita po e (keq) përdorë Demarkacionin si mundësi për mbetje në pushtet përmes “ miqve “ ndërkombëtarë që po e përkrahin Demarkacionin, pa e ndyshuar astenjë pikë apo prese nga teksti i marrëveshjes së nënshkruar!

Pozita po godet shumë ulët sidomos në k..e, (për ata që i kanë) duke e kërcënuar opozitën me “ miq “ ndërkombëtar kurse opozita po e godet pozitën duke ua ndërruar emrat nga Hashim në Esat dhe nga Isë në Rrahman! Unë këtu nuk shoh asgjë të keqe sepse edhe emrat e rinj nuk janë të panjohur dhe jo të gjithë mendojnë se Esati (Toptani) dhe Rrahmani (Morina) janë personazhe negative!

Shkenca dhe politika: Kryeministri Mustafa e tha një të vërtetë për demarkacionin se shkenca nuk mund t’i zgjidhë marrëveshjet politike! Ashtu është mirëpo si u lejua që shkenca të anshkalohet para se të arrihej një marrëveshje politike ?!

Në vendet normale, kur të merren vendime shumë më të parëndësishme se integriteti territorial apo sovraniteti, shteti formon ekipe profesionistësh kurse Akademia e Shkencave e vulos duke e dhënë mendimin dhe vendimin përfundimtar, kurse Kosova e bëri një ekip amatorësh, grabitçarësh, mashtruesish dhe përfituesish për të vendosur për një çështje aq të ndjeshme sikur që është Demarkacioni.

Kur kësaj i shtohet një institucion pa astenjë vlerë intelektuale e që në vendet tjera cilësohet si ajka e kombit, e vetquajtur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si abuzuese e buxhetit pasi nuk punon asgjë dhe nuk ka astenjë rezultat, nëse heshtja prej varri kur më së shumti duhet të flitet nuk llogaritet si punë dhe rezultat, atëherë mund të konsiderohet se mirë jemi ndarë me këtë Demarkacion.

Po të mos ishin luftëtarët e VV si dhe intelektualët e AAK –së dhe Nismës për Kosovën, shumë pisk do t’i kishim punët!

Kështu , e kemi një modus vivendi; pozita po e ruan Kosovën në kufijt e territorit sa u zunë prapanicat e tyre në karrike që duan t’i mbajnë me çdo kusht kurse opozita ka porositur karrike në sipërfaqe të prapanicave të tyre (i kanë më të mëdha) e që e konsiderojnë gjithashtu Kosovë kurse qytetarëve u mbetet të shetisin midis këtyre karrikeve!

Jam i sigurt se Kosova humb territore me Malin e Zi jo se jam njohës i mirë i mënyrave si shenjohen kufijtë, se jam njohës i hartave apo njohës i së drejtës ndërkombëtare por se historikisht, pas proceseve politike shqiptarët gjithmonë kanë humbur territore kurse fqinjt kanë përfituar duke u zgjeruar territorialisht! Kjo ishte e para.

E dyta është se Mali i Zi shumë shpejt e ka ratifikuar marrëveshjen, pa u përballë me opozitë ndonëse ka një opozitë të fuqishme ku 45% janë opozitë proserbe dhe, e treta është insistimi i “ miqve “ ndërkombëtarë që ratifikimi të bëhet pa shkuar në pushime verore duke mos e ndryshuar astenjë shkronjë apo shenjë të pikësimit!

Asgjë nuk do t’i kushtonte bashkësisë ndërkombëtare apo “ miqve “ tanë, nëse mendojnë se ekipi i Merlin Monrosë ka punuar mirë, që t’u jepet edhe një mundësi në formë “ lutjeje “, ekipeve negociuese (minus MM dhe Zezdita ), t’i rishqyrtojnë edhe njëherë hartat dhe pastaj t’i vihet pike këtij procesi! Kështu, ngutja e ndërkombëtarëve dodmodsoshmërisht ka për rezultat përmutjen e vendorëve nëse e kemi parasysh filozofinë popullore se :” kush ngutet, përmutet …”!

Në tërë këtë proces, pandershmëria dhe përpjekja për përfitim ose shpërlarje nga e kaluara e pistë sikur edhe injoranca intelektuale dhe profesionale po na shiten si vlera dhe virtyte! E dikush po e gëlltit shumë lehtë këtë karrem!

Pse po veprohet kështu: Dikush pot hotë se nuk është interes i atyre që na kanë bërë shtet, ta përkrahin Malin e Zi të zgjerohet territorialisht duke e dëmtuar Kosovën.

Disa deputatë që dallohen me inteligjencën e tyre mbimesatare po thonë se edhe ashtu ato toka nuk poi punojmë dhe janë shndërruar në djerrinë dhe kur të kalojnë në pronësi të Malit të Zi atëherë qeveia malaziase do ta zbusë papunësinë në Kosovë duke i angazhuar qytetarët e Kosovës t’i punojnë ish tokat e tyre tash në pronësi të Malit të Zi.”

Miqtë “ ndërkombëtarë njohen për pragmatizmin dhe oportunitetin e tyre kurse politikanët kosovarë shquhen për injorancën e tyre; vetëm pasi të mbesin me barrë që prodhon shtatëzëni me pasoja politike e kuptojnë se qenkan ngulur në kunj të gabuar! Prandaj edhedështojnë (abortojnë) në marrjen e vendimeve!

Mali i Zi po e kërëcënon bashkësinë ndërkombëtare se, nëse rrezikohet nga Kosova atëherë domosdoshmërisht duhet të kërkojë ndihmë nga Serbia dhe Rusia e Putinit kurse për bashkësinë ndërkombëtare nuk paraqet astenjë problem sakrifikimi i territorit të Kosovës për ta ndalur zgjerimin e interesit rus në Ballkan! Ky është pragmatizëm, dyfytyrësi dhe pafytyrësi! Premtimi se do të ndodhë liberalizimi i vizave pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion është mashtrim, s ii ndërkombëtarëve ashtu edhe i vendorëve.

Pasi të ratifikohet kjo marrëveshje për të cilin jam i sigurt se do të ndodhë, pa ndryshuar astenjë shkronjë apo shenj pikësimi përgjigja e ndërkombëtarëve do të jetë: “ e keni bërë një hap të madh drejt liberalizimit të vizve port ash ju mbetet të dëshmoni se do ta luftoni korrupcionin e profilit të lartë dhe krimin e organizuar ….!

Sikur në tregimin për Penelopën, gruan e Odisesë që e kërkonin shumë për grua pasi i shoqi e braktisi Itakën . Të gjitha ofertave për martesë Penelopa i refuzonte me arsyetimin se do ta pranonte propozimin për martesë pasi ta ketë përfunduar thurjen e një trikoje e cila nuk mbaronte kurrë !

A do ta votojnë demarkacionin deputetët dhe deputetet trima: Deputetet dhe deputetët trima që e kundërshtonin Gjykatën Speciale, koalicionin LDK – PDK, marrëveshjet e Brukselit, Asociacionin e komunave të Serbisë në Kosovë, nëse mbeten të njëjtit dhe ata që unë i njoh, nuk kam astenjë dyshim se do ta ……votojnë Demarkacionin, pa astenjë ndryshim!

Do të thirren në intereset e larta shtetërore që i kanë shkërdhyer deri në neveri kurse, si xhoker do ta përdorin kërkesën e “ miqve “ ndërkombëtarë që na kanë dhe po na ndihmojnë aq shumë dhe procesin e liberalizimit të vizave . mund të ndodhë e kundërta vetëm nëse dikush ka vlerësuar se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe këtë (mosvotimin e ratifikimit të marrëveshjes) e përdorin si pretekst për zgjedhje të reja!

Kjo marrëveshje për ratifikim nuk do të duhej të votohej me astenjë kusht dhe astenjë çmim në variantin që është tani! Por, do të votohet sikur që u votua Gjykata Raciste Speciale.

Numrat janë por vullneti është i diskutueshëm! Koncensusi kombëtar dhe shtetëror është dashur të arrihet para se të nënshkruhet marrëveshja, tash është tepër vonë! Ata që e votuan këtë marrëveshje, nuk do të dalin kundër ratfikimit përkundër përpjekjeve ta luajnë rolin e Pontie Pilatit (larje duarsh nga mëkatet e të tjerëve në kohën kur edhe vet janë mëkatarë )! Pastaj, Kuvendi i kosovës është is tërmbushur me biondina të gjinisë mashkullore dhe femërore!

Dyfytyrësia e një neoçetniku: Zëvendësi i Isa Mustafës njihet si përcjellësi i parë i Marko Gjuriqit apo Aleksandër Vulinit gjatë vizitave që i bëjnë me “ lejen “ e autoriteteve kosovare në Kosovë. Ky farë pisi, jo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës por ka kërkuar që kisha politike e Millosheviqit në oborrin e Universitetit të Prishtinës të funksionalizohet në mënyrë që ta kenë Gazimestanin në qendër të Prishtinës.

Po in jëjti pis e akuzon Policinë e Kosovës për dhunë ndaj serbëve prandaj, si zëvendëskryeministër i Serbisë në Kosovë, pa lejen e shefit (Isës) po e kërkon ndihmën e KFOR-it! Për këtë e paska lajmëruar qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, EULESH-in, OSBE –në dhe partnerët tjerë pa ndihmën e të cilëve nuk ishte mundësuar prania e Serbisë në Kosovë! Pis, pisi ky farë pisi !

Një sqarim: Lexuesit po më pyesin pse, në vend të asnjë po e përdori astenjë! Astenjë është diçka fenomenale për shqipen që përdoret si vlerë e shtuar dhe këtë e bëj duke e falenderuar deri në qiell Ademin, pa lejen e Ademit !

Ika, shkaku i demarkacionit: Vitin e kaluar, kur vendosa të largohem nga Kosova për pushime (isha në Shqipëri se iriqi nuk largohet nga therra) e bëra publik vendndodhjen shkaku se isha nën vëzhgim dhe nën kërcënim të një figure të fuqishme “politike“.

Tash jam më i lirë sepse nuk kam kërcënim të hapur e që nuk nënkupton se jam liruar nga frika . Prandaj nuk ndjej detyrim ta tregoj venndodhjen, kësaj radhe, deri në kërcënimin e radhës . Prej Hashimit nuk ka kërcënim sepse ai u bë më paqësor se vet Himë Gova, Papa Françesku dhe të gjithë popat e Shën Exhidios. Pushime të këndshme, për mua!


Shkruar nga - Bajgora

Shenimi im....di dhe Beni.....hulumtime,kqyrime,spamine,shpijunime e drugi meselera.Per thaQIn ishte secondare ndersa per THINAT e TRASHE ishte primare, pasiqe me demarkacionin shpresonin tju napnin vizat,me kerrue ne eu-ehhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhUUUUU-EEEEEJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJ.

Tungi se kuracin ja u hjekin nga dupet me godinat qe do ja u ....rrasin.

Kshu....BRE apo Tako JE.

Izvinite ne ZdravoHE.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Je bo si Sekretari i Dash-boh-
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top