Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Vuçiq më 7 e 8 mars në Shqipëri.
Shtatlartsia Vuçiç po don me bo festat e msuesit e te grave me ne n'Tiron, ne shoqni te shtatlartsis ton edveriane ... Ndoshta te dy shtatlartsit do te bojn karaoke e striptizem ne klube ato net ... -qesh-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shtatlartsia Vuçiç po don me bo festat e msuesit e te grave me ne n'Tiron, ne shoqni te shtatlartsis ton edveriane ... Ndoshta te dy shtatlartsit do te bojn karaoke e striptizem ne klube ato net ... -qesh-

Po tashi qe thu tina...mosnjohja e Kosoves ishte sukses i shkinave sepse (sipas behqet paQollIc) kishin arranzhuar dobro ljepe zene.Pra kemi shoncin qe ti pricajme vuqiq....kqyr tu bre,se ka dhe me <keq>.Ose me FAKTikisht.....KGB-ja e Bashkimit Sovietik,dhe MOSAD-i i plisave qifut i kishin...ARME letale apo VDEKJEPRURESE.Tashti shpijunet ruse,gjenin noi,kolonel,admirales,ambasadores,generales qe u dorezonin pa vetedije ose me(pa) dashje.Ndersa ato qifute ose me konkretisht AJO e Izraelit,ishte bionde dhe princi i kuq arab...fluturoi ne ajer,ne se mori ne VESH`t ka i erdhi.

``serenat``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Alarmi i sociologut shqiptar: Incesti dhe dhuna seksuale ndaj të miturve në shifra të frikshme!


GazetaExpress
E diel, 03 Shkurt 2019 22:25


Abuzimi seksual ndaj të miturës nga Kavaja nga plot 16 djem të moshës 14- 17 vjeç, ka ngritur në Shqipëri një çështje serioze, atë të incestit e dhunës seksuale në vend.
Sociologu Gëzim Tushi ka ngritur alarmin, duke u shprehur se Shqipëria po përballet hapur me problemin e incestit e dhunës seksuale prej kohësh tashmë, në nivele të larta dhe mjaft shqetësuese. Pavarësisht se askush nuk flet ose në rastin më të mirë flitet për raste të izoluara, sociologu ka deklaruar se përmasat e problemit janë më të thella dhe kur flitet për numra, kemi të bëjmë me një problematikë realisht shqetësuese që do duhet të sjellë një reagim të shpejtë.

I ftuar në studion e lajmeve në Oraneës, Tushi tha se në raport me pedofilinë, dhuna seksuale si pasojë e incestit është në numra të përafërt, një konstatim mjaft serioz.
Gëzim Tushi: Rasti i Kavajës është shembull tipik që tregon se në shoqërinë shqiptare e keqja e abuzimit me seksualitetin femëror ka arritur në nivele shumë kritike. Ne nuk duhet të bëjmë moralin e strucit, ti mbulojmë të vërtetat banale që kemi.

Ne kemi ambiente të shumta ku abuzim seksual me fëmijët ka filluar të jetë evident dhe ka filluar të hapet koraca. Dmth ka filluar të ikë ai koncepti i dikurshëm që e mbulonte këtë gjë për hatër të koncepteve morale të shoqërisë. Duhet të pranojmë që në mënyrë të turpshme kemi nivele shumë të larta të inçestit në shoqërinë shqiptare. Fëmijët minorë nën moshën 12 vjeç apo deri në moshën 18 vjeç, se këto janë kufijtë e deklarimit të abuzimeve seksuale, një pjesë të madhe të tyre e kanë brenda familjes. Ju garantoj se është raporti i pedofilëve që janë jashtë familjes me ata që kryejnë inçeste brenda saj, kam përshtypjen se do të jetë aty aty.

Gëzim Tushi: Unë do tu thoja prindërve, mësuesve, njerëzve të tjerë, psikologëve të shkollave, që të marrin masa për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Pasi ka ndodhur nuk kanë me vlerë veprimet që mund të bëjnë. Është si mund të edukojmë adoleshentin që të mbrojë identitetin e vet seksual nga rreziqet që i kanosen. Express

Nderkohe, qe Ollbenia po drogohet lale, Ollbenia po drogohet :D poplli dixhenirate qe kishit qene, kur votoni nje drogiraq te ju udheheq shtetin, ptuuuu jazek, jazek populli shkurllate :D
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ergys Mertiri

Në çdo rast kur opinioni goditet nga ngjarje shokuese që kanë të bëjë me seksualitetin, ka një kor të madh njerëzish publikë që vendosin kasetën e denoncimit të traditës dhe ripërsërisin përmendësh të gjitha klishetë e retorikës moderniste antipatriarkale. E njëjta gjë po ndodh edhe tani me ngjarjen shokuese të ndodhur Kavajë. Gazetarë e politikanë fajsojnë opinionin shoqëror provincial, i cili sipas tyre, i pengon viktimat të denoncojnë dhunën me të cilën përballen.

Natyrisht që shoqëria shqiptare ka ende elementë të patriarkalitetit dhe natyrisht që viktimat, në përgjithësi, kanë drojë të denoncojnë. Por kjo ndodh në të gjithë botën. Dhuna seksuale mbetet kudo më e padenoncuara nga çdo krim tjetër në çdo vend, sado i zhvilluar qoftë. Nuk janë vetëm shqiptarët që kanë drojë të denoncojnë ngjarje të tilla dhe nuk janë vetëm shqiptarët që vuajnë publikimin e tyre, pavarësisht se këtu opinioni shoqëror në komunitet mund të ketë më shumë peshë se në vende të tjera më të urbanizuara.

Por a është ky thelbi i problemit? Sigurisht në rast se do të kishim më shumë denoncime, fenomeni do të mund të zbutej, por burimi i tij do të mbetej. Ajo çfarë është tronditëse në gjithë këtë ngjarje nuk është mungesa e kurajës së viktimës për të reaguar dhe denoncuar, por monstruoziteti që po kultivojmë tek të rinjtë në raport me fenomene të tilla.

Duhet të sqarojmë fillimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një rast përdhunimi në grup, por me një rast abuzimi ç’njerëzor të ushtruar tek përqindje e frikshme djemsh të një klase ndaj shoqes së tyre. Përqindja e të rinjve brenda një klase që e kanë konsumuar këtë krim, dhe të tjerëve që, megjithëse mund të mos jenë përfshirë, kanë qarkulluar videon apo komentet përkatëse duke u interesuar për të gjetur një shtëpi bosh për të vijuar telenovelen e krimit dhe perversionit, del në një nivel të frikshëm, nëse do ta përdorim si një kampionim të thjeshtë, të rastësishëm.

Pyetja gozhdë që godet këtu është: Çfarë brezi po edukojmë? Dhe ky duhet të tjetë thelbi i çdo debati që duhet të ngërthejë ngjarja në fjalë.

Prej këtej natyrisht që duhet të kuptojmë se problemi themelor në këto raste nuk na vjen nga patriarkaliteti, por nga mënyra bastarde sesi po modernizohemi. Shoqëria jonë, e sidomos të rinjtë, nuk kanë problem tabutë mbi seksin, por të kundërtën, mungesën e predispozitës për të pasur kontroll mbi të. Problemi qendron tek një nivel i frikshëm i ekspozimit të fëmijëve ndaj seksit, gjë që është krejtësisht e pashëndetshme dhe që i bën ata të humbasin vetëdijen për norma e kufizime. E keqja është se ka një boshllëk të madh edukimi për të kultivuar vetpërmbajtjen tek të rinjtë, ndërkohë që, në krahun tjetër, mediat, këngët, filmat, bëjnë krejt të kundërtën: kultivojnë tek ata prirjen për tu shfrenuar.

Mbi të gjitha rasti tregon dështimin e institucioneve tona të edukimit si dhe mosfunksionimin e institucioneve shoqërore. Shoqëria jonë po dështon të kultivojë tek të rinjtë vlerat dhe po sheh sesi brezat e rinj e kanë humbur busullën mbi çfarë duhet të bëjnë në jetë. Ka pasur studime të mëparshme që kanë treguar nivele të frikshme të ambicjeve të të rinjve për të pasur një jetë luksoze të arritur pa mund dhe pa djersë. Shumica e të rinjve rezultonin se e shihnin politikën si mjetin e duhur për të çarë në jetë, duke arritur aspiratat e tyre materialiste.

Kjo është pasqyra e një brezi të dështuar si yni, i paaftë t’iu përcjellë të rinjve vlera të tjera pëtej parasë dhe përmbushjes së instikteve. Jemi një brez që nuk ka ditur t’iu ushqejë të rinjve admirimin mbi vlerat, virtytin, dinjitetin, ndershmërinë, kurajën, shpirtgjerësinë, të bukurën, të drejtën. Këto janë demode për një numër të madh prej tyre, te cilët sot vlerësojnë vetëm atë që është i fortë, që ka para, që bredh me makina të shtrenjta, që vishet me rroba firmato, që i ndërron femrat si këmishët. Ngjarje të tilla reflektojnë klimën kulturore që përcjellin mediat dhe një pjesë e madhe e të rriturve të sotëm, bota e të cilëve nuk ofron asgjë për tu admiruar.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Mbi degjenerimin e shoqërisë shqiptare!

Shumë prej nesh vërejnë se shoqëria jonë është në rënie të lirë. Shumë, analistë, opinionistë e psokologë kanë shprehur shpesh mendimet e tyre për këtë temë. Ishte një kohë kur çdo program që përfundonte në televizion ndreqej nga vula e dëshirës së mirë. Kjo nënkuptonte përmbajtjen e shëndoshë dhe moraliste të vetë programit. Gjithçka u zhduk para disa dekadash... Nuk ka më asnjë përpjekje për të ngritur moralin e shoqërisë shqiptare.

Në fakt, media sot duket e angazhuar në një përpjekje për të kryqëzuar moralin dhe për të imponuar moralin rozë të Hollywood-it. Në Hollywood është mjaft e pranueshme të shkëmbejnë gratë, të kenë partnerë të shumëfishtë martesash apo partnerë të shumtë seksualë jashtë martesës. Kultura e drogës është e lavdëruar. Shpenzimet e tepëruara idolizohen nga ky grup vip, duke demonizuar të njëjtat shpenzime nga turma e Wall Street-it. Për fat të keq, te ne, kronikat rozë të lajmeve janë bashkuar me mediat argëtuese për të shkatërruar fijet morale të kombit tonë.

Personazhet vip, megjithatë e bëjnë këtë thjesht, duke dëshiruar të jenë të popullarizuar dhe duke mos arritur të kuptojnë natyrën shkatërruese të marrëzisë së tyre.

Për fat të keq, ne nuk zgjedhimin modelet e përshtatshme për imitim. Kjo ndodh çdo ditë, orë dhe minutë... Kështu, ne do të vazhdojmë të vulosim rënien e pashmangshme që ka karakterizuar çdo komb tjetër, përpara nesh!

PS....para tre vjetesh ky SHKRIM.Dhe ikona skiptare moderne keni JUVE ketu ne forum,ndersa BENI ska se si.Dhe juve kete degjenerimin tuaj e kamufloni me....ne kenget e muzikes peoples tallavares,patriotike te vjetra antikomuniste,veshje aktuale trendy,qfar te mesojme nga e kaluara dhe sa te tjera.Dhe kur shkruaj juve,kam parasysh SHUMICEN tuaj te evoluar.

Naten fshati.``Msn``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Avash mo avash :D kishin gjo te shkruar me emra aty ? jo :D e pra, dhafi eshte per fshataret e Hodhywoodit dhe katnaret VIP-a :D

we are not VIP - very impotent person. :D
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...


C'ka per te te pelqyer tek ky shkrim!? Apo se si femije te degjeneruar deri ne palce abuzojne me nje te mitur.
Shoqeria jone e stimiluar nga Delina Fico- t e shoqerise se lire justifikojne degjenerimin sipas sojit Spiropalla.
Breket e palara te Shukriut tregojne se ku kemi arritur.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...


Lexova shume pak nga artikulli dhe me duket si film horror. Ne fakt filmat horror nuk me bezdisin aspak ne krahasim me ket artikullin. Jam i shokuar se sa te djallzuar mund te jene kalamajt 13-14 vjecar sot kur une kujtoj se mka marr fiks 3-4 muaj rrjesht duke i shku mbrapa dite e nate me puth te dahsuren time te pare konviktore ne shkoder, dhe isha 17 ne ate kohe.
Kjo eshte nje horror story. Ktu e ka fajin shoqeria shqiptare, te rriturit qe kta cunat kane patur prane si shembuj.
Une mbaj mend jetoja ne pallat dhe kisha dy vellezer komshij dhe ju luta vellait te mall te shokut tim tme shkruante nje poezi per te dashuren qe nuk e kisha puth akoma. Edhe sot nuk e kam aftesine te thuri nje poezi aq te bukur sic ma qendisi ai.
Eshte totalisht faji i brezave te vjeter nga kto kalamaj kane marr shembull. Turp. Rrace e keqe.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...



SKANDAL/ Spiropali zbulon identitetin e prindërve të vajzës së përdhunuar

Elisa Spiropali ka takuar ditën e sotme prindërit e vajzës së përdhunuar në Kavajë.

Jo vetëm kaq, por ajo nuk është kursyer dhe ka zbuluar identitetin e tyre gjë të cilën nuk e bëri as media për të mbrojtur të miturën.

Spiropali: Unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time, edhe unë të falënderoj nga zemra që pate guximin që u tregove aq fisnik dhe tregove situatën dhe si e përballove familjarisht.

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht: Kjo që më ndodhi mua uroj që mos t’i ndodhi asnjërit. Të jetë një mësim jashtë zakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e republikës së Shqipërisë.

Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët. Po kështu një ndihme të madhe ka dhënë dhe ministrja e Shëndetësisë. Si vajza ime dhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë se kam një vajzë shumë inteligjente, me nota shumë të mira, kam një vajze që ka një kurajo që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një baba që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është një mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhet që jepen shpesh nëpër ekrane që në vend që të jenë edukuese janë rrënuese. Edhe me shpirt që këtu në këtë shtëpi me këtë fisnikëri jeni një shembull për të gjithë. /albeu.com/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

http://m.albeu.com/lexo.php?kat=118&nr=446064
Nje mesim nga "kazani" për "ballin e kazanit"

er mënyrën se si është trajtuar ngjarja e përdhunimit të 13 vjeçares në Kavajvë në aspektin e publikimeve në media, mund të thuhet se me përjashtime të vogla, mediat shqiptare u treguan të përbajtura.

Në asnjë rast, edhe pse po raportohej prej 10 ditësh, në asnjë media në Shqipëri nuk u publikuan të dhëna mbi vajzën e dhunuar, prindërit e saj apo të dhëna të tjera që do të çonin në identifikimin e saj, gjë e cila do t'ia vështirësonte jetën në Shqipëri.

Por, kjo kishte një dakordësi mbi parimet e etikës mes gazetarëve në vend për të mos publikuar detaje mbi identitetin e vajzës por edhe të përdhunuesve duke qenë se ishin të mitur, mbrëmë ndodh gjëma.

Ai që vazhdimisht ka sulmuar median si "kazan" dhe jo profesionale. Pikërisht kryeministri Edi Rama, tashmë kryeredaktor i televizionit më të madh në Facebook ERTV dërgon Elisa Spiropalin në Kavajë për të bërë atë që asnjë gazetar shqiptar nuk do t'ia lejonte vetes: Nxjerrjen me zë dhe figurë të prindërve të vajzës së dhunuar, të cilët në padijen e ndikimit të medias dhe shfrytëzimi i pashpirt për qëllime politike, i bënin thirrje gazetarëve që të mos raportonin mbi ta pikërisht nga një platformë komunikimi ajo ERTV e Ramës që ka më shumë se 1 milion ndjekës në Facebook.

Por, si u soll ajo që Rama e quan "kazan" përballë kësaj ngjarjeje?

Portali "Albeu" raportoi mbi këtë intervistë vetëm pasi i fshehu fytyrat prindërve duke shmanguar gjithashtu detaje që çonin tek identifikimi i saj. Të njëjtën gjë, duke i zënë fytyrat prindërve kanë raportuar "Joq Albania" dhe "Balkanweb".

Ndërkohë, nga një vëzhgim i yni rezulton se "Gazeta Tema" nuk ka raportuar mbi intervistën, po ashtu edhe "Shqiptarja.com", ndërsa "Politiko" ka hedhur lajmin vetëm me fytyrën e Elisa Spiropalit duke shmanguar imazhet e prindërve.

"News 24" po raporton gjithashtu duke i mbuluar fytyrën prindërve.

Duket se edhe reagimi i ashpër mbrëmë i Ramës pas publikimit të videos ishte pikërisht për faktin se ai nuk mund ta duronte që media të mos binte në kurthin e tij.

Pavarësisht shkeljes së rendë që Rama dhe Spiropali bënë mbrëmë, një pjesë e mirë e medias shqiptare, dhanë një leksion të mirëfilltë se si raportohet duke i mësuar edhe "ballit të kazanit" se ka ca limite në luftën politike. /albeu.com
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

poshte qiviria, qiviria e mu.it

Air Albania dështoi, ministri holandez kërkon hetim
Publikuar më 09.02.2019 nga Daniela Grrica


Mediat turke konfirmojnë mashtrimin e qeverisë shqiptare me avionët e Air Albania. Lasgushi është parkuar në Turqi, ndërsa KE i heq pikë Shqipërisë për dështimin. Në Vlorë protestohet dhe ironizohet kryeministri

Neritan Gjergo

Një kompani serioze si Air Albania duhet të shuante të gjitha dyshimet mediatike se nuk do të jetë pjesë e tregut të fluturimeve, apo e krenarisë shqiptare për të përhapur zërin shqip në qiejt e botës. Por kjo nuk ka ndodhur. Hijet e dyshimit për arratisjen e kompanisë, tashmë nuk po shtohen, por po faktohen. Mediat e huaja po shkruajnë këto ditë mbi fatin e saj. Këtë herë janë mediat turke ato që shtojnë më shumë pesimizmin mbi aktivitetin e këtij projekti. Websiti i dedikuar lajmeve të fluturimeve ajrore në Turqi “Airport Haber” ngre pikëpyetjen se a ka përfunduar bashkëpunimi i turqve me Air Albania? Sipas artikullit partneriteti Turqi-Shqipëri nuk ka funksionuar që nga muaji Qershor i vitit të kaluar. Madje shkrimi konfirmon se kompania ka tërhequr avionin AIRBUS 319 nga Shqipëria i cili aktualisht ndodhet në pistën e aeroportit të Stambollit duke e paraqitur edhe me foto avionin. Pas lançimit të këtij projekti të përbashkët me Turqinë, në Tiranë u hapën edhe zyrat e agjencisë shqiptare Air Albania, por ato nuk janë në funksion. Ambientet e këtyre zyrave janë të boshatisur dhe e vetmja gjë që e identifikon është vetëm logoja me emrin e kompanisë “Air Albania”. Faktit se projekti nuk ka marrë ende jetë i shtohet edhe konfirmimi nga ana e autoritetit të Aeroportit të Tiranës i cili thotë se ende nuk ka asnjë plan fluturimi të kësaj kompanie. Sipas këtyre burimeve TIA është në pritje të planit dhe lejes së fluturimit që Aviacioni civil do të firmos për Air Albania. Nga ana tjetër heshtja e autoriteteve shqiptare përballë këtyre fakteve shton edhe më shumë dyshimet se kompania Air Albania nuk funksionon. Për herë të parë ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua në Korrik të vitit 2017 si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit tuk Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa konkretizimi i saj u bë në Qershor të 2018. E regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit kompania Air Albania figuron me 3 aksionerë.

Shkeljet

Pieter Omtzigt, Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok ka konfirmuar se Komisioni Evropian do të trajtojë shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit nga qeveria shqiptare. Ministri Blok deklaroi: “Nga interesimi ynë pranë Komisionit del se shkelja e mundshme e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, në lidhje me ndërtimin e aeroportit të ri në Vlorë dhe krijimin e Air Albania, do të shqyrtohet në kuadrin e të gjithë vlerësimit të shkallës në të cilën Shqipëria ka përshtatur kuadrin ligjor me acquis communautaire të BE-së. Në muajt e ardhshëm, Komisioni do t’i diskutojë këto çështje me qeverinë shqiptare në kuadër të një vlerësimi të planifikuar dhe më të gjerë të prokurimit publik dhe të kuadrit ligjor për konkurrencën e lirë dhe mbështetjen e shtetit shqiptar ndaj saj.” Megjithatë, edhe pse Komisioni Evropian premton ta “adresojë” me qeverinë shqiptare “shkeljen e mundshme”, kjo nuk do të bëhet në Këshillin e MSA-së. Sipas ministrit Blok, Komisioni nuk e ka vënë çështjen në agjendën e Këshillit të MSA-së. Një tjetër aspekt interesant i përgjigjes së Komisionit Evropian ndaj ministrit Blok, të cilin ai ia komunikoi Parlamentit, ishte përgjigjja e Komisionit mbi shkelje të mëparshme të MSA-së nga ana e Shqipërisë. “Nga interesimi ynë pranë Komisionit del se më parë ishte paraqitur një ankesë që pretendonte se MSA-ja midis BE-së dhe Shqipërisë ishte shkelur në fushën e prokurimit publik dhe konkurrencës / mbështetjes nga shteti. Shërbimi ligjor i Komisionit e hetoi çështjen. Përfundimi i hetimit tregoi se nuk kishte asnjë shkelje të rregullave të MSA-së.”

Premtimi bosh

Ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua për herë të parë në korrik të vitit 2017, si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan. Në qershor të vitit 2018 u shpall krijimi i kompanisë “Air Albania” me 3 aksionerë: “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”. Zyrtarisht, qeveria shqiptare nuk do ta pranojë që Air Albania as filloi kurrë fluturimet dhe as nuk dihet nëse do të ndodhë ndonjëherë. Kjo ndodh në kushtet kur shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do të ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi. E ndërsa kjo po ndodh, shqiptarët nuk janë dhe shumë të surprizuar, pasi premtimet boshe i kanë ndjekur rregullisht nga pas këto 30 vjet tranzicion të pambarimtë.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

A. Zaimi

Ai premtoi shëndetësi falas, por dështoi.

Premtoi arsim publik falas, por dështoi. E pati armik Çilin, tani mik për kokë.

Premtoi dënim të kriminelëve për Gërdecin, 21 janarin, e kështu me radhë, por i shpërbleu me leje ndërtimesh të reja e i bëri presidentë.

Gazetarët që dikur i akuzonte për shpifje, nga Mero te Sandri i bëri aleatët e vet më të fortë. Nuk ndryshuan ata, ndryshoi ky.

Premtoi rritje të punësimit, por siç po ia thonë dhe deputetët europianë, arriti veç zvogëlim të papunësisë përmes rritjes së emigrimit.

Premtoi afrim të figurave me kontribut shkencor, profesional e kulturor në qeveri e në grup parlamentar, por këta iu larguan që në vitet e para sepse e kuptuan që Zotëria e Tij nuk ha pykë e nuk pranon këshilla. Kështu që përfundoi duke emëruar çdo anonim që i kalon pranë atij.

Premtoi transparencë, por qeveris me llafe veshi të “eminencave gri”.

Premtoi rend e ligj, por vrasjet s’kanë të ndalur, sidomos të grave e të të dobëtve, ndërkohë që kapitali i krimit të organizuar është ulur këmbëkryq, duke pamundësuar konkurrencën dhe investimet e përnjëmendta.

Premtoi integrim evropian, por tash ka mbetur që nuk e takon askush kur shkon të hapë ekspozitat me lulet e tij, që i hanë veç gomerët.

Premtoi investime në ekonomi e jo në asfalt, mirëpo ja që edhe ky paratë e buxhetit po i çon në asfalt, i cili po del shumë më i shtrenjtë se në kohët kur ky akuzonte për vjedhje.

Ky pra, “Skënderbeu” i ri e i pafytyrë, po premton sot bashkim pasi t’ia falë çerekun e Kosovës Beogradit. Pasi ta çojë Trepçën në pronësi ndërkombëtare.

Premton bashkim paçka se deri më sot nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje prej atyre të lidhura me Kosovën. Paçka se Kosovës nuk ia pranon as prodhimin vendor e as qytetarin, por vetëm investimet prej kompanive mafioze dhe vetë mafiozët që shpëlajnë paratë duke ndërtuar në Shqipëri. Kur dikush ia kritikon përfaqësuesit e mafiozëve nga Kosova ai mbrohet “pse po ma kritikoni Kosovën”.

Edhe me këtë bashkim pas copëtimit, ky përfytyron një lloj Schengeni ballkanik, ide e nisur që në 2009, dhe e ngecur sepse shqiptarët nuk duan “jugosllavi të re”.

Unë s’mund të mbështes dot PD e as LSI. Por ky dhe tarafi i tij, s’është aspak më i mirë se ta.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Jo, po hajde lixoje po ta mbajti :D

Udhëzime për të mbetur në mend
NGA: KIMETE BERISHA MË: 17 SHKURT 2019 NË ORA: 13:34
Kimete Berisha

Ec e mos plas.
Ta urojnë pavarësinë mashkujt më të këqij t'këtij vendi e ti s'ke çka me ba.

Të urojnë:
- ata që s'kanë lënë t'zezë pa bë;
- që kanë mbyll dyer me therra;
- që kanë bë nam e kanë shkretu;
- që kanë privatizu toka me nga 1 euro;
- që pasunisë nuk ua dinë fundin e neve na kanë bë popullin më zibidi në Evropë;
- fabrikat i kanë shndërru në motele
e bordelo;
- sot ky popull argëtohet në qendra tregtare në vend të kinemave e teatrove;
- kanë vjedh në emër të lirisë, pavarësisë dhe të çdo gjëje që ekziston,
- e kanë nxi e fëlliq edhe ajrin e Kosovës.


Për mos me kalu nga depresioni i njofshëm në depresion klinik, u rekomandoj si vijon:

1. Kurrqysh mos e dëgjo këngën 'Sërish vjen marsi' se provokohesh, të duket sikur lufta nuk përfundon kurrë dhe ti s'ke tjetër punë n'këtë jetë veç me luftë marsë'm-mars.


2. Mos i lexoni lajmet ku këta kriminelë i quajnë 'liderë' sepse këta janë bosa nuk janë 'liderë', e Kosova e pavarur është 'fabrika' e tyre, me të cilën bëjnë qysh duan vetë.

3. Mos e këqyrni opinionin e Blendit me shorce të kuqe, hiç mos shihni TV emisione sot, kqyrni filma, ua propozoj filmat: 'Roma' dhe 'Nuk jam mashkull i lehtë'!
Në filmin 'Roma' e gjen këtë fjali të bukur: 'Edhe malet janë të vjetra, por të gjelbëruara'.

4. Mos pyesni kush i vodhi 700 mijë euro që i ndau qeveria për festën e pavarësisë!
Dhe pse gënjyen se Rita Ora vjet këndoi falas-kur s'këndoi falas.
Dikush vjet i mori gjysmë milioni. Mos pyet 'kush'.

5. Ha ushqime që e luftojnë mërzinë. Për fatin tonë të mirë, pasuli e lufton depresionin prandaj sot shtini pasul.
(Pasuli është miku ynë i ditëve të vështira që historikisht na ka shpëtuar nga depresioni, dhe na ka bërë optimistë. E më mirë optimist i rrejshëm sesa pesimist i vërtetë).

6. Mos hyn në Facebookun e Edi Ramës, jo sot por kurrë më për jetë të jetëve.

Sepse Edi Rama u ka thënë 'belbanë': Joe Biden-it , Winston Churchillit, Bruce Willist, Marylin Monroes, Tiger Wodsit dhe Edi Palokës.

I njohur për fjalimet e tij inspiruese, Churchilli e ka pas zor t'i shqiptojë 's' dhe 'z'.

Joe Biden ka shkruar ese për pengesat e tij në të folur dhe ka thënë se kur ka qenë fëmijë në shkollë e kanë ngacmuar dhe e kanë thirr 'Joe Impedimenta'.
I ka 'çu të fala' Rdi Ramës me një ese ku e spjeguar se sa i dëshpëruar dhe i turpëruar është ndjerë nga ngacmimet e nxënësve kur e kanë fyer dhe se si ka lexuar poezi para pasqyrës për t'i luftuar pengesat në të folur.

Shqipëria sot e ka një kryeministër që e 'shtramon' dhe e përqesh një deputet për pengesat e tij në të folur: kjo është jo veç diskriminim që gjithkund në botë ndëshkohet me ligj, por është vrasje.

S'ka shqiptarë, se nuk u duhet arsye më e madhe shqiptarëve se kjo për ta çu 'përtej diellit'. Mbasi e durojnë do me thënë janë si ai, u duket normal me qenë i ultë dhe monstrum.

Qe në dorë të kujt ka mbet 'bashkimi i shqiptarëve' në dorë të 'Platonit' që nga Shteti i tij i përzë të gjithë njerëzit me 'pengesa'.

7. Mos hyn në Instagram, është reparti më i madh neuropsikiatrik. Përfytyroje Instagramin si senatorium me pasqyra në vend mureve, ku gjithë ditën e lume femrat fotografohen e marrin poza për t'i parë e pëlqyer reparti i djemve dhe burrave që s'hanë pasul.

8. Ngjiti vetullat e pak karmik (se inat po t'sheh naj shoqe e i flladitet zemra me t'pa
keq) e dil ec ngadale, pos u ngut me mbërri se s'është kah t'pret hasret askush.

9. Ndoshta të ndihmon m'i luftu depresionin edhe ideja e ikjes.
A ke mendu ndonjëherë qysh shkohet jeta kështu pa ia plotësu vetes asnjë dëshirë, plus tuj jetu nën presion të vazhdueshëm m'i bë të tjerët 'të lumtur e të disponumë', në daç me t'pranu n'shoqni.

Shqiptarët i çoroditë liria. E ka ditur Ismail Kadare, që si ka ra diktatura në Tiranë-ka ikur në Paris. E ka ditur se 'turku do zor'.

Prandaj, imagjinoje veten sikur po ikë, po ua ftof krejtve, se si po shkon në Zelandë të Re me drita. Mos shko larg me paramendu sikur po të pret presidenti i atjehit por përpiqu me përfytyru se si ta kanë gjetur një shtëpi me oboorr diku në njërën nga qendrat e qyteteve atje, se çfarë fati kemi ne na qëllon zari me jetu në naj 'Poklet' t'Zelandës.

Së palu apliko për vizë, nëse refuzon pastaj me shku, së paku e ndjen veten t'vlefshëm, demek t'u ba puna edhe ty me refuzu.

10. Delegoje mërzinë tënde. Mos u çel me shqiptarë se s'mundet kush me t'ba çare, se krejt janë tuj vujt si ti. Po, delegoja Zotit mërzinë. Ai e di çka bën me të.
Pra, nëse je duke e lexuar rekomandimin e 10-të të këtij dhe je je rast 'më i rëndë', provo hyn në videot ku flitet për Zotin sipas fesë islame, ama jo në ato videot ku flitet shqip, se kur flasin shqip na duket si po rrejnë e i kanë qitë fjaltē prej vetit.
Po, ti hyn në video anglisht, ku flasin për Zotin që i mundon të dashurit e tij. Dhe, me kaull të kthehet buzëqeshja.

11. Mos pi raki, mos pi birra e as kokrra t'nervav', se pastaj s'mundesh as me ëndrru.

P.S.
Për me pshtu na:
Këta kriminelë, ose duhet m'i pas familjarë;
ose me pranu me ju ra n'dy gjunjtë e m'u ba lojna të tyne;
ose me vjedh për ta;
ose me u 'dashunu' naj njani prej tyne n'ty;
ose me ju nënshtru e me vazhdu m'u tutë prej tyne;
ose me ju jep pare;
ose m'u trimnu e m'e ua thy hundën.
Ose me ua lshu udhën.
Me ikë.

Urime Urime
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Jo, po guxo, lixo vazhdimin tjeter se :D

Kujt t’ i urohet pavarësia?

LIS BUKUROCA E diel, 17 Shkurt 2019 16:49 Kremtimi i pavarësisë nga ata, që e kanë dëmtuar, qoftë me punësimin e njerëzve të paaftë, qoftë me korrupsion, qoftë me pasurimin e vetvetes, i ngjan një burri me shumë komplekse, që shpërfill apo keqtrajton gruan 365 ditë në vit, por me 8 Mars, shfaqet me lule në shtëpi!

Urime pra pavarësia Akademisë me akademikë pa vepra, profesorëve me tituj të vjedhur, mësuesve pedofilë, policëve pedofilë, priftit pedofilë, hoxhës që nuk varros pa u shitur viçin, kriminelëve, kravatave dhe rrogave, prokurorëve, që nuk ngrenë akuza, gjykatësve, që lirojnë kriminelë, nëpunësve të korruptuar dhe atyre që shkelin ligjet e vendit, sepse ata janë vërtetë të pavarur dhe kanë kuptuar pavarësinë si autonomi vetjake, si grazhd të vetin, ku mund të shërbehen siç u pëlqen apo si ndjejnë ata nevojë! Urime edhe atyre 85 politikanëve që kanë pasur fytyrë dhe burrëri të bëhen ministra e zëvendës!

Juve që Kosovës i keni dhuruar, por që nuk i keni marrë asgjë, urime dhe ngushëllime njëkohësisht. Urime për kontributin tuja, për vuajtjet tuaja të djeshme dhe të sotshme dhe ngushëllime për zhgënjimin, për mënyrën si u ndërtua shteti: si u degradua arsimi, identiteti, gjuha, historia, normat morale dhe shpresat! Urime dhe ngushëllime juve, sepse u flijuat apo kontribuuat për një Kosovë të pavarur, por prodhuam individë të pavarur, që nuk ndjejnë asnjë obligim ndaj ligjeve, që i votojnë dhe si pasojë, rinia ka gati një synim kolektiv për ta braktisur vendin, siç ishte kolektive edhe dëshira jonë, për ta pavarësuar atë, ku ata duhej sot të mbeteshin!

Sidoqoftë, të shtiremi tutje se e duam Kosovën, se e kemi në zemër dhe me 18 Shkurt, le të vazhdohet me vjedhjen dhe dobësimin e pavarësisë së Kosovës, siç ishte deri më 16 Shkurt. Në vitin 2020, me 17 Shkurt, takohemi përsëri për të uruar dy grupet: grupin e parë për kënaqësinë dhe pavarësinë e fituar për të pasuruar vetveten pa pasur frikë nga gjykata dhe të dytin, pavarësinë për të ikur sa më shpejtë nga Kosova!



Pra, urime dhe ngushëllime! Urime për çlirimin nga pushtimi serb, por ngushëllime për njerëzit e papërgjegjshëm, që ke në krye të vendit!

Hipokrizia e ngritur në normë morale sublime, kërkon t’i bashkëngjitkemi histerisë së dëfrimit të atyre, të cilët kanë arsye të krenohen me ngritjen e vetvetes në qiell, por apatikë dhe makiavelistë, që kanë përplasur popullin përtokë! Prandaj, urime dhe ngushëllime!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Si u soll Gjergj Fishta me shkrimtarin serb, –

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në kembë.

– Zotëri, a nuk keni karrigë? – e pyeti drejtuesi i seancës.
– Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, – u pergjigj Fishta.
– Cilin bisht? – e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.
– Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, – tha Gjergji duke shenjuar serbin.
– Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! – foli përsëri drejtuesi.
– Nuk po bëj aspak shaka, – u përgjigj Fishta, – sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.

Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Erl Kodra

Para një viti kam shkruar këtë tekst, si e vetmja mundësi për të shprehur neverinë për ty. E dija; si i paburrë që je, që do të përdorësh Zahon tënd për të ngjallë mëshirën e shqiptarëve.

Medet për ty!

Krrau!

Me ty nuk mund të jem konvencional. Domethënë, me ty duhet të jem diçka tjetër, përtej gjithçkaje që mund të rrokë mendja e lexuesit, sepse edhe ti je diçka e pazakontë, përtej asaj çka janë burrat serioz. Të shkruash për ty nuk ka nevojë të ruaj etikën, sepse ti e di, unë e di, e di e gjithë dynjaja; etikën e të tjerëve ti e merr për dobësi.

Me ty duhet të jem thjesht i pamëshirshëm. Mua më duhet të të shtrijë në tavolinën time të punës, të të heq benevrekët dhe çorapet e kuqe, dhe ndërsa të bëj pyetjet e duhura, egzaktësisht ato që ty të tërbojnë, të të thyej një gisht, dy, tre, ndërsa pyetjet e pamëshira të t'i përsëris pandërprerë, derisa ti të dorëzohesh, të thyhesh më dysh.

Krrau!

E thash edhe në krye; ti nuk je një njeri i zakonshëm, madje ti nuk ke një lloj, një soj, një rracë, një xhins. Ti je krejt ndryshe nga gjithë ata që kanë lindur në këtë botë, me siguri i vetmi i llojit tënd në planet. Nga kjo pikëpamje ndoshta duhet të ndjej pak keqardhje që sonte të kam shtrirë sa gjatë gjerë në tavolinën time të punës, ndërsa ti rënkon nga dhimbja. Po, sonte unë do të jem xhelati yt, gjykatësi, prokurori, gardiani, oficeri i Sigurimit. Ti sonte je alieni im, dhe unë do të të nxjerr prej fundit të barkut arsyen pse je mes nesh.

Krrau!

Pa e zgjatur, më thuaj pse erdhe në Tiranë kur të thirri Fatos Nano? Të pelqeu ideja? Ti mund të vazhdoje të pikturoje në Paris dhe të shëtisje lakuriq ashtu siç të ka bërë nëna, madje edhe tek Harku i Triumfit, dhe kurrkujtë nuk do t'i binte ndërmend për ty. Mund të bëheshe një Instalacion Njerëzor, i gjatë dhe cullak, një skulturë organike prej mishi dhe kockash, ashtu siç bëre me bunkerin tënd që e mbulove me copa mishi kafshësh të gjora. Pervers. Pse nuk e vazhdove atë rrugë, meqenëse premtoje shumë?

Huh, me ty është e vështirë të merresh. Çfarë the? Po thua se ti erdhe për të "bërë Shqipërinë", për të gjorën që nuk është bërë asgjë për 25 e kusur vite?! Ky ishte qëllimi yt? Jo mor shok, ato përralla shko e thuaji tek Blend Fevziu, jo tek unë. Mund t'i thuash edhe në ERTV-në tënde, mund t'i shkruash edhe në Financial Times, por këto nuk të ecin me mua.

Ti po thua se e kam dashur Shqipërinë, prandaj erdhe? Këtë edhe mund ta besoj, madje jam i bindur se ti e do, por ti ke një dashuri të çuditshme, të ndyrë dhe të pisët. Ajo ngjan me dashurinë e vrasësit serial që vret vajzat e vogla pasi i përdhunon ato. E di ti, pleh, se je kthyer në një koleksionues të tragjedive njerëzore? E di se çfarë tragjedie po përjetojnë 20.000 familjet që ti u preve bukën e gojës, me një të rënë të lapsit? E kupton se çfarë do të thotë të jesh i uritur? E di se çfarë përjeton një fëmijë i mitur, sa Zahoja yt i vogël, tek e merr gjumi në krahët e tij, pa darkë? E di?! Përpiqu ta përfytyrosh, ti përvers i fëlliqur se çfarë tmerri është për prindin e pafuqi tek dëgjon të qarat e fëmijës, jo për teka, jo për lodra, jo për rroba, por për një vakt, për një kafshatë të vogël, të vogël. Çfarë mërmërite nëpër dhëmbë, ti bir kurve?!

Krrau!

Cili është problemi yt?! Çfarë të mundon që e ke bërë surratin si klloun, teksa bredh qytet më qytet, bashkë me shpurën tënde servile të ministrave të tu, nëpër Shqipëri? Për qejf, për show, për pordhë? Apo për t'u futur frikën njerëzve të shkretë, ndërsa përçon mesazhe diabolike për shumicën e shqiptarve, sikur ti je gjoja i pathyeshëm dhe i pavdekshëm? Dhe këtë e bën saktësisht njësoj si terroristi Enver Hoxha, gju më gju me popullin, në shtëpinë e popullit, në kasollën e popullit?! Si ka mundësi që je kaq i ndyrë dhe i pandjeshëm?! Me siguri ti nuk je njeri, as ndonjë gjallesë tokësore. Me siguri ti ke ardhur nga ndonjë dimension tjetër, i krijuar jo nga ndonjë mitër, por nga alkimia e errët e ferrit dantesk. Ndryshe, ska se si shpjegohen aftësitë e tua "mbresëlënëse" për show, teatër, ngjyra, fjalë boshe dhe hiç. Ndryshe, si ka mundësi që njerëzia të duron, njerëzia ulë qafën, njerëzia të mban në kurriz, njerëzia duron pa ngrënë, njerëzia ikin nga Atëdheu, njerëzia nuk të thyen kockat me hunj dhe të të nxjerrin cullak rrugëvë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë! Si është e mundur kjo?!

Krrau!

Hë tani, cila është lëvizja tjetër? Çfarë planesh ke bërë me parat e drogës që mbolle Shqipërinë? Po me paratë e kullave të tua që po i mbjell si Erion Veliaj pemët? Po me paratë e konçensioneve? Çfarë planesh ke bërë për Saimir Tahirin? Me Reformën në Drejtësi? Me Fatmir Xhafën? Me nipat dhe nipërit e Bllokut, Anëtarve të Byrosë Politike? Me Sigurimin e Shtetit? Me George Soros? Me shqiptarët në Ballkan? Me të ardhmen e tyre?

Krrau!

Ti mendon se shqiptarët do ta falin atë që po bën me Detin Jon? Atë që po bën për varrezat greke dhe tekstet shkollore? Ti kujton se do t'ia hedhësh kaq lehtë, duke fshirë emrin Çamëri nga librat e historisë? Ti që bën "ysh" pa patur pula, duke ngritur stuhi në gota uji me Greqinë, dhe pas kësaj, për kompensim ulë benevrekët e Shqipërisë që t'a shkërrdhej greku? Këtë bën ti? Kaq është aftësia jote? Vetëm kaq?! Mut!

Krrau!

Çfarë?! Po me Kosovën ç'pate o byrazer? Pse, sa herë ka një event, rast, mundësi që të promovohet Kosova si shtet i pavarur, ti këput një broçkull të trashë, në mënyrë që jo Kosova, por ti të dalësh në plan të parë, si Burri i Gjatë me Atlete dhe Benevrekë, që zakonisht i ulë ose i heq ato, në rastin më të parë, për prurësin më të parë?! Për çfarë e bërë dekleratën me president? Për sport, për qejf, je budalla, apo se ke axhenda të tjera, të ndryshme dhe kundër shqiptarve?!

Krrau!

Tani më jep një arsye pse duhet të kem mëshirë për ty. Fol shpejt, sepse ka shanse që të dalësh gjallë nga tavolina ime. Për Zahon?! Është i vogël?!
E dija se ti je qenie e neveritshme. E dija, isha i bindur, se ti do të përdorësh dobësine time për fëmijët, përfshirë edhe Zahon tënd. Prandaj do të të lë të shkosh, por me një kusht:
- Zbrit nga qafa e Shqipërisë dhe e shqiptarve. Sa më shpejt, aq më mirë për ty dhe për Shqipërinë. Ndryshe, nuk mbaj asnjë përgjegjësi, unë të paralajmërova. Vemje.

Shënim:

Teksti është një narrativë artistike. Natyrisht, gjithçka e shkruar më sipër nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë, kurrë. Unë ju lutem, nëse tek shkrimi im gjeni diçka që ju bën të mendoni ndryshe, jeni krejt të lirë ta pëlqeni ose injoroni atë. Jeni krejt të lirë ta shpërndani, ta kopjoni, mund edhe ta quani veten autor të këtij teksti, nëse gjithmonë ndani të njëjtat mendime me mua. Faleminderit që e lexuat tekstin tim.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Vret veten ditën e 8 Marsit, nëna e 5 fëmijëve.

Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore, mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se: 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë, këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijim.

08/03/2019 19:35.

PS.....hic.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top