• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Rrëfehet këngëtarja shqiptare: Djali të provojë sa më shumë, për vajzën është ndryshe!

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka folur për jetën e saj private, marrëdhënien me bashkëshortin si dhe fëmijët.

Ajo është shprehur se është një nënë liberale me fëmijët, sidomos me djalin e saj, të cilit i thotë të shijojë jetën dhe të mos martohet i ri.
Ledina është pyetur nëse e ka zgjedhur nusen për djalin dhe ajo është shprehur:

Jo more jo, unë i them djalit të bëjë qejf, të shëtis, të mos martohet i ri. Jam nënë liberale, kam qejf që çuni të provojë shumë, me gocën është ndryshe.- ka thënë ajo.

Më tej, këngëtarja ka treguar se edhe pse fëmijën e parë e donte vajzë dhe pavarësisht se ka vajzën tani sërish mendjen e ka tek djali.

April 28
07:50
2019

PS e Benit....juve i degjoni kto...PACAHVURE.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Paqeter, kur ti dali goca sikur ke ajo „Tumorrow aj go, kthehem pas nje jave“ fol kjo qashtu dhafa :D
 
Prandaj Demka moti ka thene, per ca figura te medha me mire eshte te mos dish shume detale.
Kete Dhedina Cedhon kam pasur goxha simpati e paqeter keta dhafat qe paska thene: qenka nji cope mithi!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Edhe meqe ra dhafja :D Skenderbeu pat ardhur agjene be ke neve, te hante pite, lakrore me speca e turshi :D ama faqebukja ishte e bdhokuar atebote te benim selfie :D e lutem thane, rrime bre o Skenderbe, jo po me presin malok‘t e mi :D ne Kruje.

Aaaa ja ... nenen thane :D na e prishe, po nejse :D

Gjergj Kastrioti në nëntor 1443, përmes Luginës së Preshevës filloi Veprën e Tij!
NGA: SKENDER JASHARI MË: 28 PRILL 2019 NË ORA: 11:03
Skender Jashari
Lugina e Preshevës, mes tyre disa dhjetëra fshatëra, kanë edhe sot kujtimin e paharruar për Motin e Madh, veçmas Shqipëtarëve katolik të kësaj ane! Një ndër fshatrat e tillë, është edhe Rahovica. Fshat ky më i madh i komunës së Preshevës, që ka rreth 1200 shtëpi, me rreth 6000 banorë. Falë pozitës gjeostrategjike, i ka dhënë rëndësi gjatë gjitha etapave historike. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, është e stërmbushur me mitologji dhe histori, por nëntoka e saj ka të dhëna historike, kulturore, arkeologjike etj. Edhe e kaluara e fshatarëve të fshatit Rahovicë, është e dhimbshme siç është e shumicës së Trojeve Shqipëtare, për më keq, ky fshat dhe lokalitetet përskaj, janë tejet më të pasura me histori luftërash, që nga lashtësia e deri më sot! Duke qenë pjesë kufitare e Trollit Shqipëtar, bëri që të ndesheshin me shumë më shumë pushtime, luftime e ngjarje historike. Por fati i keq, i përcolli që shumica u shpërngulën për në vende tjera, mes tyre për në brendi të territoreve Shqipëtare, pastaj për në vendet fqinje e deri në Turqi, e së fundmi edhe për në botën perëndimore- gjë që ka bërë që mos të ketë kush ta ruaj as kujtimin. Nga ana tjetër edhe pseudohistorian por edhe ndikimi i islamizmit, bëri qëllimisht të venitej, fshehej, kujtimi për Motin e Madh.

Madje për faktin që fshati Rahovicë, ndodhet në anën perëndimore të Luginës së Preshevës, nga kalonte rruga e vjetër në kohën e Perandorisë Romake-Bizantine( Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Selanik), por e cila rrugë është përdorur edhe nga shpërnguljet e barbarëve( sllavëve, bullgarëve etj), e pastaj edhe nga Perandoria e Car Dushanit, Perandoria Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit të Luginës në kufirin lindor të territoreve Shqipëtare, bëri që të ndeshet më shumë me luftëra e pushtime.

Sot, çdokush që gërmon në fushat, kodrat dhe malet e fshatit, patjetër has në gjurmë të lashtësisë tonë. Derisa ende gjurmët shihen: në anën e majtë të lumit që shpie në brendi të maleve të Karadakut, ndodhet Kacipupi, pas të cilit ndodhet “Tuma”, që është një lokalitet i paeksploruar arkeologjik! “Gurishtja” një rrafshnaltë, e cila së fundmi nga nxënës të shkollës fillore, janë gjetur monedha, të periudhës parahistorike, e që besohet që ishte vendbanim i hershëm iliro-dardan! Ndërsa anën e djathtë të fshatit ndodhet Kisha e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e ngritjes së kësaj Kishe Katolike, daton nga vitet 1400, edhe pse disa burime theksojnë ndërtimin e saj 6 vite para lindjes së Gjergj Kastriotit. E që edhe kjo Kishë ishte pjesë e Manastirit të Hilandarit( që në shekullin XIV, përmendet në hartën e Despotes Jevdokija dhe të birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit i njohur për përkatësinë e tij dhe lidhjen me Familjen dhe me vetë Gjergj Kastriotin!

Kthimi i Gjergj Kastriotit, me 300 kalorësit, i dha nderë e lavdi edhe Luginës së Preshevës, siç i dha edhe gjithë Arbërisë! Në nëntori 1443, shënon “Fillimin e Ngritjes së Projektit të Parë Arbërorë”, “Kthimi i Tij dhe 300 kalorsëve Arbërorë” nga Beteja e Nishit, ktheu Shpresën e vrarë nga pushtimi Osman. Deri më sot, shumë pak është folur për rrugën e Kthimit të Gjergj Kastriotit, për ta bërë Arbërinë, Emanthinë( Epirin) dhe Maqedoninë e Lirë, princ e mbret i të cilave do njihej nga fuqitë Europiane të kohës. Lugina e Preshevës, në vitet 1440, kishte pak dekada që ishte pushtuar nga Perandoria Osmane. Shkaku i pozitës gjeostrategjike, në Tabanoc të Luginës së Preshevës, ishte vendosur garnizoni i ushtrisë së Perandorisë Osmane.

Gjatë kthimit të Gjergj Kastriotit, gojdhanat e popullit Shqipëtar( pra Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës, ende e ruajnë Kujtimin për të!), kaloi nga Gryka e Somolicës nëpër fshatrat në anën perëndimore( pra rrëzë maleve të Karadakut)! Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, u bë në fshatin Rahovicë, tek Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e që pastaj u quajt nga populli yn si Kisha dhe Manastiri i Shën Gjergji. Subkoshienca e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës( nënkupto Shqipëtarëve katolik), deri më sot kujtojnë “Gurin e Skenderbeut”, “Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe manastiri i Rahovicës), “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”, “kampi i ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut” etj.

“Guri i Skenderbeut” i cili ndryshe quhet Kacipupi, me rastin e qëndrimit të Gjergj Kastriotit në fshatin Rahovicë, në majen e këtij shkëmbi, ishte “sofra e Skenderbeut”( vendi ku ushqehej), ndërsa disa metra më tej, në një lëndinë në maje të këtij shkëmbi, ishte emërtuar “kampi i Skenderbeut”( vendi ku ishte vendosur kampi i Skenderbeut)! Për Kacipupin, banorët, edhe sot besojnë që ka shumë mistere, mite, që e lidhin me lashtësinë iliro-dardane, me hyjni iliro-dardane, me Gjergj Kastriotin, por edhe kanë gjetur edhe të dhëna të ndryshme faktografike e arkeologjike të lashtësisë!

“Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe quhet Manastiri i Rahovicës), sot vetëm themelet kanë mbetur! Një pjesë e kalorsisë ( gojdhana jepte shifrën e 50 kalorsëve) së Skenderbeut, nën komandën e një kalorësi të quajtur “Mark” sipas gojdhanës, ishin vendosur në këtë pjesë. Qëndronin fshehur nga syri i garnizonit Osman në Tabanoc. Madje gojdhana e identifikon vendin si “rrafshina e Manastirit”, ku thuhej që natën qëndronte kampi, kurse gjatë ditës ai zhvendosej tek “Prroi i Markut”, më sakt tek “Kodra e Shemtë”. Kjo njësi ishte si mbrojtëse dhe mbështetëse e Kampit të Gurishtes! Si prej Gurishtes, ashtu edhe prej Manastirit, tërësisht shihet pjesa e Tabanocës( ku ishte vendosur kampi Osman, po ashtu edhe pjesa totale e “rrugës turke( xhades osmane)”!

“Gurishtja”, vendbanim i lashtë iliro-dardan, por që në Motin e Madh, ishte vendosur “Kampi i Ushtrisë së Skenderbeut”! Gojdhana e jepë versionin, që gjatë natës kampi vendosej në Gurishte, kurse gjatë ditës zhvendosej anash saj deri afër Kacipupit!

Rruga e Gjergj Kastriotit, ishte quajtur rruga nëpër të cilën Gjergj Kastrioti vazhdoi rrugën për Kthim në Krujë. Sot kjo rrugë quhet “rruga e Vrajës” apo “rruga e Muhaxherëve”!

Rrugëtimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, vazhdoi nga Gurishtja( Kampi i Ushtrisë së Gjergj Kastriotit), duke ndjekur rrugën e Gjergj Kastriotit, për të kaluar në pjesën e sipërme të Preshevës( Preshevën e Vjetër), pastaj për t’u ngjitur rrëzë maleve të Norçës( N’orës, emërtimi i vjetër sipas gojdhënës), ku edhe gjendet “Gjurma e kalit të Skenderbeut”! Kjo gjurmë, interpretohej duke glorifikuar madhështinë e kalit të Skenderbeut, i cili nga ai vend kishte nisur vrapimin malit përpjet, ku në shkëmb edhe sot, shihet gjurma e patkoit! Rrugën e kishte vazhduar për në Karadakun e Llojanit( Kumanovës), prej nga kishte shmangur ndeshjen me garnizonin osman të Tabanocës!

Detaje të tjera të cilat lidhen me kujtimin e Motit të Madh, për shkak të hapësirës nuk do paraqiten në këtë shkrim publicistik!

Historiografia sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj Kujtimet dhe Faktet për Motin e Madh, duke tentu shkëputjen e Lidhjes së Shqipëtarëve të kësaj ane me Skenderbeun. Mjafton të shikohet, në Kadillëkun e Vrajës, ka dhjetra Kisha dhe Manastire të cilat janë të emërtuara në emër të Shën Gjergjit! Disa nga Kishat dhe Manastiret e Kadillëkut të Vrajës, kanë qenë mikpritëset e Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij, gjatë Kthimit për në Krujë! Mirëpo aludohet në Shën Gjergjin e Kapadokisë( edhe ky me prejardhje Ilire), kurse Shqipëtarët katolik të kësaj ane e identifikojnë Shën Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Madje Lugina e Preshevës( e më gjerë), pra edhe pjesa e Karadakut, njohin Shën Gjergjin si “pajtorë” të tyre!

Dëshmoj edhe unë, që sikur mos të kishim Kujtimin dhe Krenarinë për Motin e Madh, as unë e as të parët tonë, nuk do mund ta ruanim identitetin kombëtar e as atë fetar!

https://www.botasot.info/opinione/1...mes-lugines-se-presheves-filloi-vepren-e-tij/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Paqeter, kur ti dali goca sikur ke ajo „Tumorrow aj go, kthehem pas nje jave“ fol kjo qashtu dhafa :D

Skemi c`bojm oooooooooooooo PIRATO.Kemi <evoluar> edhe ne KETE aspekt,apo fushe ose qfar dreqi emertohet.NJONA i ka thone shkruesit....mos hy m`gjynof.

AproPO...je i MODH pavaresisht qe je me fark-un.-shok-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Skemi c`bojm oooooooooooooo PIRATO.Kemi <evoluar> edhe ne KETE aspekt,apo fushe ose qfar dreqi emertohet.NJONA i ka thone shkruesit....mos hy m`gjynof.

AproPO...je i MODH pavaresisht qe je me fark-un.-shok-

ku kisha shkuar une te ata Uqike e Uqike deri sa te alivanosen prej Uqikes prej Babadem Labit :D

kishin pas menduar, qe ju ik atyre Uqkes dikush, ku kane emeruar qashtu kumananta :D edhe te kadhezojne ata sa metra thelle ti groposh transene, deri sa u erdhen ata qeret prej anes tjeter edhe ua kane..., rropt ketyre pitengrenesve me shpeca e domata :D

Uqike moj ne kaqube? Uqike moj Uqike :D
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Jeta Dedja

Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese se do të ishte përmirësuar në sezonin e tij të dytë. Doja të shihja djalin e vogël, i cili është bërë personazh rrjetesh sociale. E quajnë Xhejzon por e thërrasin “Taramele” meqënëse fëmija nuk artikulon qartë bashkëtingëlloren K. Hulumtova ndërkohë edhe në Youtube dhe gjeta se Xhejzon është shprehur se nuk i pëlqen ta thërrasin kështu por prezantuesja i kërkon ta pranojë këtë epitet meqënëse karamelet janë të ëmbla.

Dhe Xhejzoni i vogël bie dakord ta thërrasin Taramele. (normalisht i mituri bindet lehtë nga një figurë publike që ai simpatizon). Qeshnin me këtë fakt, që prej prezantueses e deri tek një pjesë e madhe e audiencës. Jam e bindur siç jam unë kritike ka edhe të tjerë që nuk e miratojnë talljen apo bullizmin edhe kur ato na shiten si humor apo normalitet skenik. Përveç mënyrës jokorrekte të konceptimit në aspektin psiko-edukativ në këtë program ka disa sjellje publike që nuk qëndrojnë dhe që për mendimin tim nuk duhet të përforcohen më tutje.

Të evidentosh dikë prej një problemi artikulimi (qoftë ai edhe i përkohshëm si rasti në fjalë për shkak të moshës së vogël) e t’i ngjisësh epitete, etiketime, etj, nuk është e pranueshme jo vetëm në publik, por edhe në mjedise më të ngushta private. Është njëlloj sikur t’i thuash një personi që nuk sheh mjaftueshëm qorr, një tjetri që ka ende të pazhvilluar një kockë të këmbës-çalaman apo topall, etj shembuj.

Të diferencosh një fëmijë mes të tjerëve nuk është e pranueshme. Fëmijët e tjerë nuk ndihen mirë kur dikush trajtohet si “star” në mes të skenës, apo merr vëmendje të veçantë prej prezantueses dhe të të ftuarit, ndërkohë që fëmijët e tjerë janë veç një panel i ulur në stol në pritje të artikulimit të pyetjeve. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë hapësirë televizive dhe për ta inkurajuar talentin e një fëmije, pa cënuar ndjenjat e fëmijëve të tjerë dhe pa shfokusuar objektivin e programit sipas luhatjeve emocionale të çastit. Është sikur të mbash me hatër një nxënës, ta bësh senator klase, t’i vësh 10 me yll, vetëm sepse i ngacmon ndjenjat zyshës pasi i kujton diçka nga fëmijëria e saj për shembull.

Të shkosh në shtëpinë e një fëmije të varfër thjesht për t’i thënë botës se sa i varfër është nuk është e pranueshme. Nuk e dinë këta njerëz publikë se edhe varfëria ka dinjitet?? Nëse vërtet kanë ndjenja dhe qëllime bamirësie, le të ndihmojnë pa bujë, ta bëjnë të mirën dhe ta hedhin në det siç thotë populli, por këta pa e bërë akoma marrin kamerat me vete. “E bëj këtë se kam vendosur t’i rregulloj jetën Tarameles”-thotë prezantuesja. Vras mendjen se ç’do të thotë me shprehjen “rregulloj jetën”? Çfarë ka jeta e sapo nisur e vogëlushit? Familja nuk ka forcë të kundërshtojë, varfëria të bën të kafshosh gjuhën me shpresë se ia vlen sakrifica për fëmijën. E justifikuar do të ishte nëse fokusi i emisionit që në krye të herës do të kishte ndihmën ndaj familjeve në nevojë.

Të bësh emision me fëmijë, duhet që qendra e programit të jenë fëmijët, dhe programi të jetë për fëmijët. Por programi i TV Klan i përdor fëmijët në funksion të të rriturve të ftuar. Përmes naivitetit fëminor synojnë të sjellin në një plan tjetër persona publikë, të trukojnë imazhet e tyre me tonalitetet e buta të fëmijëve. Por kjo të dashur organizatorë është e papranueshme. Ju abuzoni me mendimet, emocionet dhe historitë jetësore të këtyre fëmijëve haptazi dhe askush nuk ju thotë gjë.

Në këtë emision me fëmijë, unë nuk arrita të gjej asnjë element të qenësishëm në funksion të edukimit të fëmijëve, të edukimit me baza shkencore e kam fjalën, se edukim rruge gjen kudo. Apo edhe argëtimit sipas moshës së tyre, apo informimit gjithashtu. Tre shtyllat e supozuara të detyrave të medias në këtë emision nuk i shoh të ngritura në funksion të fëmijëve, por në funksion të rritjes së audiencës a klikimeve.

Ju do thoni kanë faj prindërit, po të shkretët kanë kaq pak mundësira për t’i angazhuar fëmijët e tyre në media dhe arte saqë pranojnë atë që u serviret. Diku do duhet të dalin fëmijët e talentuar, ndryshe si do zbulohen këngëtarët, aktorët, gazetarët e ardhshëm?

Miku im regjisori Jani Tane ka kaluar një jetë në Televizionin Shqiptar në departamentin e fëmijëve dhe për të do të ishte e pakonceptueshme të nxirrte në ekran një show të pakonsultuar me specialistët e edukimit, ku të paktën skenari do të ishte përgatitur nga ta. Të merresh me fëmijë nuk mjafton vetëm mendimi se ti di të flasësh me fëmijët, apo se ti je nënë dhe i kupton sjelljet e fëmijëve apo se ke lexuar 2 libra mbi psikologjinë e fëmijës. Duhet ose të jesh fëmijë ose të jesh i mirëtrajnuar për komunikimin me ta që të drejtosh e të marrësh përsipër një emision me fëmijë dhe për fëmijë.

Kanadaja është vendi që mban rekord për programet e fëmijëve, madje dhe shumë filma që po bëjnë xhiron e botës për parashkollorët janë prodhuar në Kanada. Kjo sepse shtylla rreth së cilës producentët kanadezë ndërtojnë një program për fëmijë është edukimi. Të nënrenditura gjen argëtimin, informimin. Nuk ka programe të mos përcjellin mesazhet e qytetarisë së mirë, produktivitetit, respektit e dinjitetit për njeriun, mjedisin, kafshët dhe gjithçka rrethon. Kur një emision për fëmijë shkon drejt minutave të fundit, titrat që shoqërojnë planet përfundimtare nuk kanë të mbaruar nga armata e konsulentëve.

Kjo nuk ndodh në programet shqiptare. Grupi realizues është i kufizuar në punonjësit definitivë të televizionit dhe aty mbaron si kreativiteti ashtu edhe vizioni. Prandaj gjasat janë të shumta për të patur Piter Pan të frustruar, Uendi budallaqe apo kapiten Gremç mizor e pa fantazi.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

400 mln euro kokainë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Gjermani.

Pritet të zhvillohet në Gjermani një nga gjyqet më ‘luksoze’ të dhjetëvjeçarëve të fundit.

Quhet gjyq ‘luksoz’ pasi të akuzuar janë një grup shqiptarësh që kanë trafikuar më shumë se 1.8 ton kokainë me vlerë 400 milion euro.

Droga fshihej zakonisht në kutitë e bananeve, shkruan gazeta e mirënjohur gjermane Bild.

Gjyqi pritet të nisë në muajin qershor, ndërsa aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në muajin prill.

Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë përballë Gjykatës së Landshut janë Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç.

Albert. K mendohet të jetë edhe koka e bandës.

Po sipas Bild, koka e bandës mbante të paktën 15 identitete të ndryshme.

Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.

Disa prej anëtarëve të bandës kishin mbërritur në Gjermani nga Shqipëria të armatosur. Ndërsa falë përgjimeve intensive u bë e mundur gjetja e selisë së bandës në Hamburg, kurse Albert. K u arrestua nga forcat speciale të landit të Bavarisë në një kafene.

Bota sot si .....ujevare.

PS....e di qe juve ne forum nuk mereni me kshu gjonash :p
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sapo dikush me tha per kete :
https://english.republika.mk/news/m...ho-raised-the-flag-ohrid-is-an-albanian-city/

Kosovar man who raised the flag: Ohrid is an Albanian city!

albansko-zname-samoilova-tvrdina.jpg

After the release from the police, Albanian news agency INA (Ilirya News Agency) made an interview with one of the four Albanians who caused Monday a huge scandal with the placement of a large Albanian flag over Tsar Samoil’s fortress in Ohrid, “Lider” reported.

Albansko-zname.jpg

Police have come out with official information that it’s about a folk group, but the video shows that it’s not just about its members, but an Albanian group called “Arbreshi”, which aims to create Greater Albania.

This extremist group, was in Ohrid and Struga, to celebrate the anniversary of some battles of Skanderbeg, and as its leader Gjergj Prekoçaj says, they did this because they are in their own country and Ohrid is an Albanian city.

The Lord has given us these territories and will be ours and we will never leave them, Prekoçaj told INA.

Ohrid’s visit by this extremist group is between the two rounds of local and presidential elections in the city.

As speculated in the public, they came to provide support to local Albanians in Ohrid for the government’s candidate, Kostadin Georgievski, who promises to legalize the vast minaret built in the city in exchange for Albanian votes.

Ajo qe j'u kam thene. Direkt shqiptaret i emertojne si ekstremiste kur shqiptaret vetem te tille nuk jane.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

400 mln euro kokainë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Gjermani.

Pritet të zhvillohet në Gjermani një nga gjyqet më ‘luksoze’ të dhjetëvjeçarëve të fundit.

Quhet gjyq ‘luksoz’ pasi të akuzuar janë një grup shqiptarësh që kanë trafikuar më shumë se 1.8 ton kokainë me vlerë 400 milion euro.

Droga fshihej zakonisht në kutitë e bananeve, shkruan gazeta e mirënjohur gjermane Bild.

Gjyqi pritet të nisë në muajin qershor, ndërsa aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në muajin prill.

Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë përballë Gjykatës së Landshut janë Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç.

Albert. K mendohet të jetë edhe koka e bandës.

Po sipas Bild, koka e bandës mbante të paktën 15 identitete të ndryshme.

Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.

Disa prej anëtarëve të bandës kishin mbërritur në Gjermani nga Shqipëria të armatosur. Ndërsa falë përgjimeve intensive u bë e mundur gjetja e selisë së bandës në Hamburg, kurse Albert. K u arrestua nga forcat speciale të landit të Bavarisë në një kafene.

Bota sot si .....ujevare.

PS....e di qe juve ne forum nuk mereni me kshu gjonash :p

Hamburgu ishte qyteti me i mire ne evrope. Vetem aty do shkoj kur dua te bej qejf ne evrope taman si duhet. Ja kalon amsterdamit. Rruga Reeperbahn ne Hamburg eshte legjendare. Aty kalova 3 dite e nete wild.
Me behet qejfi qe shqiptaret paskan marre insiative te dominojn drogen ne ate qytet madheshtor.
 
Per te tille tipa ka nje zgjidhje shume te thjeshte. Nuk ka nevoje ti mbash ne burg. Nje zezak , kondom te lyer me kokaine te paster dhe t'ju shqyeje sumcen. Hiq nxirr, lyej me kokaine. Hiq nxirr dhe lyej prape. Te vdesin me kokainen e tyre ne bythe dhe me sy te shqyer nga qefi.Qe te thuhet .... X.Y was pronounced dead at ZZ.HH hours. Cause of death : sex and droge overdose

P.S.
Ne mungese te zezakut, ben pune dhe nje trangull.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Hamburgu ishte qyteti me i mire ne evrope. Vetem aty do shkoj kur dua te bej qejf ne evrope taman si duhet. Ja kalon amsterdamit. Rruga Reeperbahn ne Hamburg eshte legjendare. Aty kalova 3 dite e nete wild.
Me behet qejfi qe shqiptaret paskan marre insiative te dominojn drogen ne ate qytet madheshtor.

Putin I drejtohet Donald Trump: Vetë populli i Venezuelës cakton fatin e kombit.

Vladimir Putin president i Rusisë në një bisedë telefonike me Donald Trump presidentin e Amerikës ka thënë se vetëm populli i Venezuelës ka të drejtë të caktojë fatin e kombit.

Presidenti Putin tha se ndërhyrjet e huaja në punët e brendshme të Venezuelës dhe përpjekjet për ndryshimin e shtetit në Karakas me anë të përdorimit të forcës, dëmton rëndë perspektivën e zgjidhjes politike të krizës në këtë vend. Amerika prej disa javësh mbështet opozitarët e qeverisë në Venezuelë dhe mundohet të organizojë një grusht shteti në këtë vend. Presidenti legjitim i Venezuelës tha se shpirti anti-imperialist i popullit revolucionar e bëri të dështojë grushtin e shtetit të planifikuar kundër këtij vendi. Nicholas Maduro në një tubim të mbështetësve të tij në Karakas të Venezuelës akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe opozitën e brendshme për tentimin e zhvillimit të një lufte civile. Presidenti venezuelas Nikolas Maduro i bëri thirrje popullit të Venezuelës që të bashkohet kundër grushtit të shtetit. Në Venezuelë, udhëheqësi i opozitës dhe njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur, Juan Guaido e nxiti popullin venezuelas të dalë në protesta dhe të mbështesë ushtrinë në përpjekjet për ta larguar nga pushteti presidentin Nicolas Maduro dhe të rifitojë lirinë”.

PS...shko ne MOSKE dhe provohe fatin.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Po ata ushtaret kubaneze - nja 10 mij a me shum, mjeke e personel tjater nga Kuba, çfar lloj poppli jan, kuptohet sipas Putin-it ...
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Në rast të një luftë të tretë Botërore, Shqipëria cilësohet si vendi i tretë më i sigurt

Gazeta Express
4 Maj 2019 16:11
Lufta e Tretë Botërore është bërë një shqetësim për shumë njerëz ndërkohë që tensionet mes fuqive të mëdha globale, përshkallëzohen.

Marrëdhënia mes SHBA dhe Kinës, është veçanërisht e acaruar tani, dhe e përditshmja britanike, Express, i ka dedikuar një vëmendje të posaçme, vendeve më të sigurta të botës, me më shumë bunkere, ku mund t’i shpëtosh një Lufte të Tretë Botërore. Dhe Shqipëria, është një ndër vendet më të sigurta, konkretisht e treta më e sigurta, pas SHBA dhe Zvicrës.

Në SHBA, shkruan Express, pjesa më e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh. Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë për punonjësit federalë. Zvicra po ashtu, është unike dhe ka bunkere të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë popullatën e saj.

Dhe e treta, Shqipëria, ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist. Në fakt, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë.

Bunkerët, janë ndërtuar në kurriz të financave të vendit në një kohë krize ekonomike dhe strehimi, dhe nuk janë përdorur asnjëherë për mbrojtje në luftë.

Pas Shqipërisë, vjen Suedia me më shumë se 65 mijë bunkerë, që do të mund të mbanin 7 milionë njerëz në rast të një lufte të tretë botërore. Të tjera vende të sigurta konsiderohen edhe Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që kryesojnë edhe listën e vendeve më të lumtura dhe me standardet më të larta të jetesës.

Ndërsa vendet më të rrezikshme, në një skenar të tillë, janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali./t.ch
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Dhe e treta, Shqipëria, ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist. Në fakt, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë.

Bunkerët, janë ndërtuar në kurriz të financave të vendit në një kohë krize ekonomike dhe strehimi, dhe nuk janë përdorur asnjëherë për mbrojtje në luftë.

Bunkeret e shqiperise nuk funksionojne per asgje. Vec per pole gazetash bulevardeske. :)
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Bunkeret e shqiperise nuk funksionojne per asgje. Vec per pole gazetash bulevardeske. :)

ato te pdhazhi :D ndoshta jo, po ku i dihet, i kujtohet mesues vizatimores, hajde ti zhgarravisim me bojera dhe te duken si UFO shtepiza kupola, kupola :D

Megjithate mendoj qe shume lehte mund te kthehen ne funksional ne rast emergjence. I kam pare nga afer pdhus edhe ne perdorim, me pajisje te vendosura perbrenda.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

ato te pdhazhi :D ndoshta jo, po ku i dihet, i kujtohet mesues vizatimores, hajde ti zhgarravisim me bojera dhe te duken si UFO shtepiza kupola, kupola :D

Megjithate mendoj qe shume lehte mund te kthehen ne funksional ne rast emergjence. I kam pare nga afer pdhus edhe ne perdorim, me pajisje te vendosura perbrenda.

Nese fillon lufta tret boterore, rroft sebepi, gjith shqiptaret e shqiperise ne zvicerr i ke. Jo mo t’pastrojn bunkerat nga te permjerat e kaq viteve. Pdhus bunkerat nentokesore neper qytete jan zen me ndertime. Pdhus ato neper male qe sherbenin si depo armatimesh i ka pushtuar natyra. Po ca shqiperi thua. Lufta ka frik me hy n’shqiperi. Ajo ku te dali qe aty, se nuk e len me ik. Terhiq njoni per menge, tjetri per jake, tjetri per astari. E kan bo luften zhele. Vijn turistat e u duket paqe. :)
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Hahaaaa, e forte ishte kjo :D une mendova pak para se te plas e treta lufte, te ja mbaj per ke Shqiperia edhe ndonje bunker keshtu, jo larg plazhit te gjej :D futu ne deti e kthehu perseri futu ne bunker :D me midhje, karkaleca e peshqit ne varg dhe beje grilin duke shikuar nga ajo pamja e bunkerit kur do soset lufta.

Dhe tani, perkunder qe ndoshta kane ngelur ne gjendjen qe nuk mirembahen, por si infrastrukture ekzistojne dhe nuk jane per tu injoruar si potenciale per tu perdorur, ama ec e gjeje njerezit atje, qe do duhej te benin kompetentin te mirreshin me bunkere, nderkohe qe edhe vendet tjera e vendosin si vendin e trete ne liste.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Bijat e mia , bëhuni egoiste .
Merrni atë që ju përket.
Mëmësia nuk është një mision .
As martesa .
Ekzistenca juaj , po.

Bëhuni egoiste , kur ju thonë të hiqni dorë për hatër të familjes .
Mos u ngrini nga tryeza , nëse një mashkull nuk e ka bërë këtë para jush .
Krijoni hapësira të denja për të bërë atë që ju pëlqen ; kinema , teatër , pasionet tuaja .

Bëhuni egoiste kur ju kërkojnë të jeni "gjithçkaja" e tyre , qofshin fëmijët , partnerët , miqtë tuaj .
Mbani diçka për vete .
Diçka në fshehtësi .
Diçka të mbrojtur .
Të paprekshme nga askush .

Bëhuni egoiste .
Mos ndani gjithçka me të tjerët .
Disa gjëra duhet t'ju përkasin në mënyrë ekskluzive...ku të mund të ktheheni kur gjërat nuk shkojnë mirë .

Bëhuni aq egoiste sa të jeni të pavarura ekonomikisht .
Një llogari bankare vetëm juaja , se kur dashuria e paratë ngatërrohen me njëra-tjetrën , bëhen punët lëmsh ...kurrë nuk i dihet .

Bëhuni egoiste kur tjetri ofendohet se përse nuk jeni kthyer ende në shtëpi , përse darka s'është ende gati . Durim.
Mos ndaloni së bëri atë që jeni duke bërë .
Nëse jeni aty ku doni , do të thotë se ajo hapësirë meriton kohën tuaj .

Bëhuni egoiste , kur puna , karriera janë të rëndësishme dhe vijnë para gjithçkaje tjetër .
Për meshkujt është kështu , e thënë , e bërë dhe e faktuar . Përse të mos jetë kështu edhe për ju ?

Bëhuni egoiste . Mos bëni dashuri nëse nuk keni dëshirë . Mos u shtirni . Jini të sinqerta .
Bëhuni egoiste , si meshkujt .
Mendoni për veten tuaj , para se gjithash , bijat e mia .
Për trupin .
Për dëshirat .
Për shpirtin tuaj .

Mbroni të drejtat tuaja , sepse është e nevojshme , derisa të kenë të njëjtën peshë me atë të meshkujve që kini përkrah.
Të drejta , që shkojnë përtej një familje , një fëmije , një burri .
Janë diçka kaq intime , që ju përket vetëm juve e askujt tjetër .
E pamundur t'i shkelni , sepse rrezikoni të jeni të palumtura...një palumturi e kamufluar si lumturi . Një sakrificë e kamufluar si dashuri .

Bëhuni aq egoiste sa ta shpëtoni veten tuaj .
Dhe nuk ka rëndësi se sa do t'ju kritikojnë , se sa do t'ju bëjnë të ndiheni në faj ...do t'ju kujtojnë rolin tuaj , si bijë , si grua apo edhe si nënë . Mos kini dyshime . Mos u lëkundni .

Zgjidhni që të jeni femrat që doni të jeni vërtet .
Bëhuni egoiste ....
Kjo është trashëgimia e një nëne për ju .

Nga web
 
Mos ki merak i thuaj web-it se tashmë porositë e kësaj "nëne", trashëgimia e sajë është adoptuar dhe apdeituar me sukses të madh. Prej vitesh familja shqiptare është tashmë e shkatërruar, asgjë nuk ka mbetur.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top