Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

88ZcMSQ.jpg

Kur nje nene thote qe eshte e lodhur, kjo eshte vetem e verteta, eshte e lodhur dhe vetem kaq.
Nuk po thote qe do ta braktise femijen e saj dhe do te harroje qe ai ose ajo ekziston.

Kur nje nene thote qe do pak kohe per vete, kjo eshte vetem e verteta, do vetem pak kohe per vete dhe vetem kaq.
Nuk po thote qe eshte penduar qe u be nene dhe se memesia eshte gabimi me i madh qe ka bere ne jete.

Kur nje nene thote se ka nevoje per ndihme per ti bere gjerat, do te thote vetem ate qe tha.
Nuk po thote qe eshte e paafte.

Kur nje nene pergatit nje pjate te gatshme per darke, nuk do te thote se ajo, tere javen u jep femijeve vetem ushqime te blera dhe femijet e saj nuk hane ushqime te shendetshme.

Kur hyn ne shtepine e nje mami dhe e gjen rremuje nuk do te thote se te gjitha ditet e mban shtepine rremuje.

Kur nje nene thote se do te dale me miqesite e saj, kjo eshte gjithcka qe donte te thoshte. Nuk po thote qe do te kthehet "Single / pa femije" dhe pa asnje pergjegjesi.

Kur nje nene thote se eshte e shqetesuar dhe e frikesuar, kjo eshte gjithcka qe donte te thoshte.
Nuk po thote qe ka depresion dhe eshte nje frikacake.

Kur degjon nje nene te ulerase, kjo nuk do te thote qe rri gjithe jeten duke uleritur, ka shume mundesi qe ajo ka folur mbi 300 here me ze normal dhe te qete, por askush nuk ia ka vene veshin.

Kur ke pare nje nene ne kulmin e nervave, ne kufijte e cmendurise, kjo nuk do te thote se cdo dite ajo eshte ne te njejten gjendje.
Ka ndodhur dicka, qe ne nuk e dime, nje gjendje qe duhet ta marrim me mend.

Mos shpif genjeshtra per te gjykuar dike, aq me teper nje grua, e cila cdo dite, ne cdo cast, heq dore nga jeta e saj, per te jetuar jeten e nje qenieje tjeter njerezore, e cila e di mire eshte shume me e rendesishme, sesa ajo vete.

Ne bote nuk ekziston asnje qenie tjeter njerezore, e afte qe te dorezohet dhe te dhuroje kaq shume, sa mund te beje nje nene!
Dhe nenat meritojne me shume mirekuptim dhe me pak venie ne prova.

(Charity Bet)
 
Ku i gjen keto shkrime pash Zotin! Nuk percjellin mesazhe pozitive. . Sikur abuzohet me termin "nene" . Pershtypje imja.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ku i gjen keto shkrime pash Zotin! Nuk percjellin mesazhe pozitive. . Sikur abuzohet me termin "nene" . Pershtypje imja.

E nga dole ne kete perfundim ,apo nga ikona ilustruese?!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

E nga dole ne kete perfundim ,apo nga ikona ilustruese?!

Aspak jo. As nuk ia kam hedhur syte ikones.
Me ngjan me abuzim e termit nene.
Ky shkrim i drejtohet nje bashkeshorti , nje bashkejetuesi po kurrsesi nje femije.
Nuk ka Nena qarramane e as femije qe gjykojne nje nene.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ky shkrim I drejtohet gjithsecilit qe mund te gjykoje nje nene. Pastaj sigurisht qe nena eshte njeri e funksionon si e till ne momente te ndryshme ,por persa I perket kesaj te fundit varet nga marredhenia Nene-femije, kshu qe eshte diskutim me vete....

Gjithsesi shkrimi nuk po abuzon me termin "nene" perkundrazi....te pakten une nuk e shikoj si te till..
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sorry
Per keqkuptimin , thashe Zana dhe ne te tjeret se bashku.

VArja ... qenkeni bere si njerez te eger ne pergjithesi.

Te uroj mbremje te kendshme
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ka harruar te permendi wikkin. Njerezit perdorin wikkin si reference historike. Pra edhe informacioni per te shkuaren kalon neper duart e asaj pakice qe dyshohet se konrollon gjithcka.

It is a compelling case he makes!

Nuk duhet te kemi frik nga teknollogjia sepse ajo na ka cuar vetem perpara. Duhet t'i trembemi njeriut qe synon te kontrolloj njeriun me ane te teknollogjise. Para dy mije vjetesh u perhap dogma e fese monoteiste dhe frika e Zotit. Tashme pushteti absolute i pakices qe perdori dogmen e fese per te kontrolluar masat u konsumua, duhet nje menyre tjeter moderne per te kontrolluar njeriun.

Gjithmone kam qene i mendimit se mendja eshte vegel me potencial te pakufizuar. Por nese nuk di ta perdoresh do ta perdorin te tjeret ne favor te tyre!!

Pershendetje Mano....

Duhet te kemi frike dhe duhet te refuzojme peprjekiet anti kushtetuese qe segmente shteterore e private kerkojne te kontrrollojne me ane te teknologjise veprimtarine tone si ekonomike por edhe ate te bindjeve politike e fetare......perndyshe do te behemi skllejver me cipa eltkronike ne trup e do na kontrrollojne si tju teket.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Duhet te kemi frike dhe duhet te refuzojme peprjekiet anti kushtetuese qe segmente shteterore e private kerkojne te kontrrollojne me ane te teknologjise veprimtarine tone si ekonomike por edhe ate te bindjeve politike e fetare......perndyshe do te behemi skllejver me cipa eltkronike ne trup e do na kontrrollojne si tju teket.

Drejt asaj do shkojë cool, është e pashmangshme.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Drejt asaj do shkojë cool, është e pashmangshme.

do ndahet planeti ne dy grupe … robotat dhe ata qe spranojn nenshtrim e duan te jetojn si ne te kaluaren …

the choice is there
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Drejt asaj do shkojë cool, është e pashmangshme.

Ne e kemi ne dore .....pikerisht refuzimi i perdorimit te teknollogjise qe lejon kontrrollin e perditshem te individeve te mos blihen e e perdoren ne menyre masive dhe athere e sheh se si sgerdhIhet zinzhiri i teoremave te tyre.......
Thjeshte ti heqim algorithmit te tyre nje komande te vogel dhe i gjith sistemi bie ne toke.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ne e kemi ne dore .....pikerisht refuzimi i perdorimit te teknollogjise qe lejon kontrrollin e perditshem te individeve te mos blihen e e perdoren ne menyre masive dhe athere e sheh se si sgerdhIhet zinzhiri i teoremave te tyre.......
Thjeshte ti heqim algorithmit te tyre nje komande te vogel dhe i gjith sistemi bie ne toke.

Me mundësitë që ofron gjenetika është e pashmangshme cool. Në fund zjarri do kthehet prapë në Olimp.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Me mundësitë që ofron gjenetika është e pashmangshme cool. Në fund zjarri do kthehet prapë në Olimp.

Mendo se si do te shkonte pune a flakes per ne Olimp sikur nje prej flakadanmbajtesve ti tregohet se rruga per ne Olimp kalon nga Miloti, Laci,......prane Fush Krujes...:)
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Mendo se si do te shkonte pune a flakes per ne Olimp sikur nje prej flakadanmbajtesve ti tregohet se rruga per ne Olimp kalon nga Miloti, Laci,......prane Fush Krujes...:)
Shiko përse e kam fjalën cool, se jemi edhe te tema ku postohen shkrime që tërheqin vëmendjen. Lexoje pak këtë artikull të shkurtër:

Stephen Hawking feared genetic engineering would create ‘superhumans’

In his final book In Brief Answers to the Big Questions, out on Tuesday, Professor Hawking states that he fears wealthy people will begin to edit their own and their children’s DNA to create ‘superhumans’ who will be more intelligent and live longer.
He wrote: ‘Once superhumans appear, there will be significant political problems with unimproved humans who will be unable to compete. ‘Presumably, they will die out, or become unimportant. Instead there will be a race of self-designing beings who are improving at an ever-increasing rate. He predicted that even if laws were passed to kerb genetic engineering there would always be people prepared to break any rules which would spark the rise of superhumans. In an excerpt printed in The Sunday Times, the professor said: ‘I am sure that during this century people will discover how to modify both intelligence and instincts such as aggression.

E di se çfarë do me thënë të kontrollosh këto dy gjene?
Do të thotë që një elitë e vogël, kuptohet kundrejt një pagese shumë të lartë, do përfitojë nga modifikimi i gjenit të inteligjencës duke krijuar supernjerëz që do të vazhdojnë të vetëpërmirësohen.
Ndërsa pjesës tjetër të popullsisë do ti ofrohet falas, biles e detyruar modifikimi i gjenit të agresivitet duke i kthyer në dele të bindura dhe të nënshtruara, pra jo më revolucione dhe kryengritje. Derisa një ditë duke përfituar sidomos nga avancimi i teknologjisë së robotikës, elita e këtyre supernjerëzve do thonë, po këto delet këtu poshtë përse i duam tani? Këta vetëm ndotje krijojnë, janë tërësisht të padobishëm. Kampet naziste do të jenë lodra fëmijësh krahasuar me zgjidhjen që do ti japin ata.
Pra, zjarri do kthehet përsëri në Olimp te perënditë.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shiko përse e kam fjalën cool, se jemi edhe te tema ku postohen shkrime që tërheqin vëmendjen. Lexoje pak këtë artikull të shkurtër:

Stephen Hawking feared genetic engineering would create ‘superhumans’

E di se çfarë do me thënë të kontrollosh këto dy gjene?
Do të thotë që një elitë e vogël, kuptohet kundrejt një pagese shumë të lartë, do përfitojë nga modifikimi i gjenit të inteligjencës duke krijuar supernjerëz që do të vazhdojnë të vetëpërmirësohen.
Ndërsa pjesës tjetër të popullsisë do ti ofrohet falas, biles e detyruar modifikimi i gjenit të agresivitet duke i kthyer në dele të bindura dhe të nënshtruara, pra jo më revolucione dhe kryengritje. Derisa një ditë duke përfituar sidomos nga avancimi i teknologjisë së robotikës, elita e këtyre supernjerëzve do thonë, po këto delet këtu poshtë përse i duam tani? Këta vetëm ndotje krijojnë, janë tërësisht të padobishëm. Kampet naziste do të jenë lodra fëmijësh krahasuar me zgjidhjen që do ti japin ata.
Pra, zjarri do kthehet përsëri në Olimp te perënditë.

Modifikimet kane filluar me vaksinat ketu e gati 20 vite me pare.....modifikime te lehta, pa lene shume gjurme por qe jane fillim i mbare per rendin e ri boteror.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

SI5eYAz.jpg

Për dinakët dhe budallenjtë

Shqiptarët ndahen në dy kategori : dinakët dhe budallenjtë .
Nuk ka një përkufizim të saktë për "budallain".
Por , nëse ti , paguan gjithmonë biletën e autobusit , nuk hyn falas në koncerte , shfaqje e teatër , nuk ke një dajë , xhaxha , apo kushëri me pozitë , nuk ke mik një prokuror , gjyqtar , drejtues në ndonjë ministri apo në administratën publike , nëse deklaron të ardhurat e vërteta , paguan rregullisht ujë , drita , taksa , tatime, taksa mbi taksat , nëse mban fjalën e dhënë edhe nëse kjo do të thotë të humbasësh...atëherë je budalla .

Dinakët nuk përdorin kurrë fjalë të qarta ;
Budallenjtë , ndonjëherë .
Nuk duhet ngatërruar dinaku me të zgjuarin.
I zgjuari është shpesh budalla dhe ai .
Dinaku , është gjithmonë në një vend pune që e ka merituar , jo me zotësinë e tij , por me aftësitë që shtiret sikur i ka.
Ai që di , është budalla . Ai që ia del mbanë pa ditur është dinak.

Budallenjtë kanë parime ndërsa dinakët vetëm qëllime .

"Ne do të bëjmë" : është fjala që përdoret në fjalimet solemne të dinakëve kur duan që budallenjtë t'i mbështesin , të protestojnë , apo votojnë për ta .
Shqipëria hiqet zvarrë përpara , sepse budallenjtë punojnë , rropaten ,paguajnë përditë e më tepër , vdesin .
Por namin për "zhvillimin" , rritjen e mirëqenies e marrin dinakët që s'bëjnë asgjë dhe gëzojnë e shijojnë gjithçka .
Budallai , përgjithësisht është i trashë . Nëse nuk do të ishte i tillë , do t'i kishte hequr qafe dinakët prej kohësh...nëse nuk do të ishte kështu do ta kishte kuptuar vlerën e dijes dhe kulturës dhe do t'i kishte hequr qafe dinakët .
Ka budallenj inteligjentë e të ditur që do të donin t'i largonin dinakët , por s'munden :
1) sepse janë budallenj
2) sepse budallenjtë e tjerë që mund t'i ndihmojnë që ta bëjnë këtë janë injorantë e të paditur dhe nuk i kuptojnë.

Për ta vazhduar ca më tej , kemi dy sisteme .
I pari është i mirë , i dyti është shumë më i mirë .
I pari , është t'u lëpihesh dinakëve .
Por , i dyti është më i mirë sepse u fut frikën :
1) sepse nuk ka bir dinaku që nuk ka qoftë edhe një majë gjilpëre për të fshehur dhe ka tmerr se mos e zbulojnë.
2) sepse nuk ka dinak që nuk pëlqen jetën e qetë në krahasim me luftën , dhe bashkëpunimin me horrat e tjerë krahasuar me luftën kundër këtyre të fundit .

Budallai interesohet më së shumti për problemin e prodhimit të pasurisë .
Dinakët mbi të gjitha me shpërndarjen .
Shqiptarët , kanë një kult të atillë për dinakërinë sa që arrijnë madje edhe të admirojnë ata që jeton në kurriz dhe në dëm të tyre .
Dinakët janë në sferat më të larta , jo vetëm për vetë dinakërinë e tyre , por dhe për adhurimin e verbër që shqiptarët kanë për ta e të cilëve ju falen e luten për shpërblime apo hakmarrje .

Në shtëpi , familje , shkollë , karrierë , psh. qarkullon kjo doktrinë : e cila nuk gjendet nëpër libra , por mësohet në sistemin dinakëror .
Viktima ankohet për dinakërinë që e goditi , por me vete thotë ta vërë vath në vesh për herë tjetër . "Mos u bëfsha një herë dinak..."

Mosbesimi i njerëzve të thjeshtë që shihet qartë kudo vjen pikërisht si pasojë e një sundimi që duket si shekullor të dinakëve , kundër të cilëve , shumica përdor si mbrojtje , përuljen , heshtjen , dyshimin e verbërinë , por që nuk ju mjaftojnë për t'u mbrojtur gjithmonë nga marifetet e reja të dinakëve . Web
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Agron Gjekmarkaj

Akademia e Shkencave e Republikes sē Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist per t’u shnderruar në fosil te atyre nostalgjive në vitet e pluralizmit politik! Që kjo akademi nuk pati e ka asnjë peshe e asnjë produkt në Europe, jo e jo, por as në hapesiren kombetare, e dinë edhe pulat e Berzhites! Te premten ajo shfaqi faqe shoqerise korrupsionin e thelle etik që e karakterizon duke mbajtur zgjedhje të paligjshme dhe fasadë!

Ky proces kulmoi me zgjedhjen e ministrit të Arsimit të diktatures Skender Gjinushi në krye të saj, i cili ka në CV me mburrje permirësimin e aritmetikes së klases se parë në vitin 1988! Ministri antipluralizem, biri i një personazhi që perflitet per krime lufte i angazhuar prej 30 vitesh në politike per turpin tone me karakteristike urrejtjen dhe ekstremizmin si pune shkencore zgjidhet ne krye të saj megjithese deri në atë dekik ishte kryetar i Partise Social Demokrate! Ligji nuk e lejon! Po ç’themi keshtu? Ligji në këtë vend është një shaka!

Gojeshthurur u shfaq që në aktin e parë si kryeakademik ku fyeu një gazetare! Ajo bina në fakt e meriton Skender Gjinushin! Ajo nuk mund të fshihej pa fund pas emrave të Eqerem Çabejt apo Ismail Kadaresë e as sot në bashkëkohesi pas atij të filozofit Artan Fuga, i cili s’ka ç’ben më në ate qymez ideologjik mediokriteti e kotesie! Te pakten perpjekja mbi dy vjeçare e Fuges per ta rithemeluar Akademinë mori vleren e deshmisë historike se sa e forte ështe kapja politike dhe paftesia per të ndryshuar!

Në Shqiperinë e pas Luftes së Dyte Boterore ndodhi një fenomen, vranë intelektualet, ju rrembyen shtepite e bibliotekat, por nuk e fituan dot dijen e tyre! Thjesht u bënë detraktoret e tyre! Nuk e munden kurre Shqiperine e “vjeter” dhe “reaksionare” pseudoelitat folklorike qe bënin studime per mendimin e Enver Hoxhes, per tufezimin e bagetive dhe pastrimin e gjuhes shqipe nga gjuha e shkrimtarëve të ndaluar! Mbeten sherbetore e sahanlepires e nuk jetuan fort keq si të tillë! Por seriozisht se paku, askush dhe askund nuk i marrin per të tillë!

E paprekur nga lufta e klasave, nga dasite krahinore, nga dhuna ideologjike dhe poshtersia njerëzore krejt ndryshe shfaqet Akademia e Kosoves! Një ditë moshohemi të gjithe dhe pleqeria është një etape kohore e fisme, por shumica e akademikeve pikerisht ne muzg te viteve kur duhej te nguliteshin në kujtesë per një akt të vetëm, të mirë u treguan të mjerë e të nenshtruar siç kanë qenë gjithë jeten para konceptit të zgjedhjeve të manipuluara si model i shemtuar per të gjithë, kur dihet që vjedhja e zgjedhjeve është tragjedia e demokracisë shqiptare!

Ata u treguan te tillë që per pak benefice personale e familjare pranuan diktatin e Edi Rames per t’ ju vënë mbi krye një bolshevik te parevizionuar, të paveper, dhe të pa lexuar tash 40 vjet, vetem se na paskesh berë një shkolle në Francë si i biri i Ethem Gjinushit në të ri! Iku Gjushi e erdhi Gjinushi! Njeri vjedh zgjedhjet ne Durres, tjetri ne Akademi! Edi Rama dikur hiqej si radikal e anarkist e kinse me shije per Konicen e Fishten që Gjinushi me baben biologjik e ate shpirteror i ka lënë pa varr!

Te gjitha i ka pasur genjeshtra, shijet e verteta i shfaqi në pushtet! Rama i urren të persekutuarit politik po aq sa Gjinushi! Rama e urren sa ai eliten intelektuale te masakruar nga diktatura ndryshe nuk shkonte drejt kesaj zgjedhjeje! Shija e tij janë ministrat e diktatures, Ruçi e Gjinushi dhe baba Taku per luften!

Tani meqënëse Nexhmije Hoxha është gjallë, le ta bëjë akademike honorifike per arsye moshe! Ajo ka merita më shume se Gjinushi në atë nevojtore ideologjike që e therrasim akademi!! Ndersa Profesori i nderuar Artan Fuga kot e ka se nuk reformohet nje organizatë që ka lindur per t’i sherbyer diktaturës, jo vetem politike, por asaj të mendimit, pushtetit dhe një individi e asnjehere dijes dhe Shqiperise!

Nese Fuga një dite i le në vetmine e tyre, ajo thjesht do jetë një organizatë veteranesh të rojtarëve të komunizmit në kulture e arsim! Mos e harroni Nexhmijen qe të jeni të ndershem deri në fund! Hë Edi, hë xhan, hë të keqen, beje mos ja thyej zemren, e vjeter ështe ajo, sot per neser! Ti në këtë vend ke bere shumë me teper!

https://l.facebook.com/l.php?u=http...9afxx5lIuHg5IBACNHp25er0556mDB2RqTY4eOKXG6KIw
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Mentor Kikia
Akademia e Shkencave më shumë se me një Akademi ngjason me një klub njerëzisht të ditur, por që pak lidhje ka me shkencën. Reformat e njëpasnjëshme e deformuan atë, ia zhbënë edhe atë infrastrukturë që kishte trashëguar nga periudha e komunizmit, kur për hir të së vërtetës bëheshin shumë më tepër kërkime shkencore. Pra, edhe pse ka emrin, ajo nuk udhëheq ndonjë shkencë të mirëfilltë sot.

Mbi 40 e ca personalite të fushave të ndryshme përbëjnë trupën akademike të Shqipërisë sot. Njerëz të nderuar, secili në fushën e vet.
Sot, shoqëria shqiptare, nën udhëheqjen e një klase politike me rrezikshmëri të lartë, është duke shkuar seriozisht drejt një konflikti të rëndë. Qeveria është e vendosur të udhëheqë një proces zgjedhor pa rivalë, (pa opozitë), dhe opozita është e vendosur tu vërë zjarrin qendrave të votimit.

Kësaj radhe edhe arbitrat e huaj nuk po i fryjnë bilbilit. Kanë vendosur të shikojnë se deri ku mund të shkojmë me çmendurinë tonë. Ndërsa njerëzit e thjeshtë ulen çdo mbrëmje me telekomandë në dorë e presin çdo të thuhet nëpër studio debatesh.

Pikërisht sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për fjalën e njerëzve të mënçur, njerëzve që kanë peshë në shoqëri, njerëzve që janë të zot ta këshillojnë shoqërinë kur ajo ndodhet në udhëkryqe të rrezikshme, si ky aktuali. Por asnjëri prej tyre nuk guxon të flasë, të thotë: “Mbajeni gojën ju që i fryni zjarrit. Mbajeni dorën ju të tjerët që hidhni benzinën”. Por si nëpunës të rëndomtë administrate janë struktur dhe heshtin, me argumentin se janë të pavarur.

Si mund të jeni të pavarur “baballarë të kombit”, kur vendit po i kanoset zjarri, jo metaforik, por flaka e vërtetë.
Nëse nuk flisni sot, kur do të flisni? Kur të ndizen pishtarët dhe të marshojnë funeralet? Padyshim, ju jeni njerëz dhe ju nevojitet ajo paga 1000 Euro në muaj. Por përgjegjësia juaj para popullit është shumë më e madhe se e atyre që fitojnë 1 milion Euro në muaj.

Kjo Akademi nuk mund të bëjë shkencë të madhe, ama një model të mirë mund dhe duhet ta prodhojnë. Por pikërisht, mu bash në kohën kur duhet të prodhohet ky modeli i mirë, një tufë akademikësh, studiuesish e shkrimtarësh, njëri më i vlerësuar publikisht se tjetri, vihen në rresht dhe zgjedhin për kryetar, me shumicë dërrmuese votash, një politikan(përfaqësuesin e modelit më të keq të politikanit), pa garë, me vetëm një kandidaturë.

Fiks, ju lumtë baballarë të kombit! Ky ishte leksioni që duhej ta na jepnit, neve si qytetarë dhe klasës politike si zjarrvënëse. Me apo pa Gjinushin, ju nuk bëni dot shkencë, por një leksion mund ta jepnit. Qoftë edhe formalisht mund ta gjenit një rival, sa për të thënë se kështu funksionon demokracia. Tani shkoni në azilin tuaj, pasi nuk meritoni asnjë fije respekti!
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top