Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

“E neveritshme por e vërtetë: ‘Shqipëritë‘ tona ende drejtohen dhe kontrollohen nga ‘mafia’ leniniste e enveriste. Këtë së fundmi e dëshmoi edhe kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përndryshe ish ministër i diktaturës dhe politikanë i epokës së demokracisë! Në ndërkohë, po ky ‘shkencëtar’, e heshti gazetaren që i shtroi pyetje me fjalorin e një rrugaçi, duke i thënë asaj se është ‘shumë e eksituar’ dhe se duhet të shkojë ‘të mjekohet’. Me çka dëshmoi edhe një të vërtetë tjetër të dhembshme, që u bë shenjë njohëse e shoqërive shqiptare: se jo vetëm në politikë, por edhe nëpër institucionet shkencore e kulturore, rrugaçëria është ‘vlerë’ që t’i hapë dyert drejtë ‘suksesit’. Apo se edhe nëpër institucionet shkencore e kulturore, vlen parimi se, sa më shumë u lëpihesh sunduesve, se sa më të ulët e ke moralin dhe dinjitetin njerëzor, aq më lart ngjitesh në piramidat e tyre drejtuese!”
Kim Mehmeti
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Si të zgjidhet problemi në mes klaneve parapolitike?




Gazeta Express

26 Maj 2019 10:02

Rama duhet të shtyjë për tre muaj mbajtjen e zgjedhjeve komunale. Nëse aty fiton shumicën opozita, atëherë pas tre apo gjashtë muajve, të mbahen zgjedhjet vendore. Kjo është mënyra më e drejtë sepse mundësia për t’u arritur paqja në mes dy klaneve të mëdha mafioze, (siç shahen në mes vete) i dërgohet popullit, i cili ka edhe për detyrë të vendosë se kush duhet t’ i vihet mbi krye, e jo në krye, sepse duket se nuk kemi akoma njeriun e tillë.



Lis Bukuroca


Në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është aspak e vështirë të kuptohet se cili duhet rrëzuar nga pushteti, cili ka vjedhur më shumë, cili është më kriminel, por problemi i madh është, ku të gjendet i drejti, i miri dhe i moralshmi në mënyrë që të mos rrëzohet banditi i madh, për të marrë pushtetin një i vogël me ambicie të mëdha, për t’u bërë pikërisht si ai që dëbohet.
Kur u rrëzua Berisha, shumica u gëzuan se Rama do të ndërtonte shtetin ligjor dhe asaj drejtësie nuk mund t’i shpëtonte i pari dhe nuk do të kishte më mundësi të çaraveshej dhe llaponte në Kuvend, por diku në burg. Edhe sikur të i ishte falur shembja e shtetit, 230 milionët nga autostrada, ku Basha ishte i përzier, atëherë së paku për katër të vrarë me gurë në dorë, por që Berisha i imagjinonte me stilolapsa revolver dhe me pilula me helme, do të kishin mjaftuar për ta përjashtuar tërë jetën nga politika.

Nëse Rama ka grumbulluar aq shumë pasuri dhe është një bos i krimit, atëherë edhe nëse vjen Basha në krye të vendit, do të kënaqet me karrigen, por Rama do të mbetet tutje jashtë, sepse Luli nuk është aspak më i pastër se sa ai. Ose, nëse Rama nuk arrestohet, atëherë për akuzat e pabazuara, duhet të arrestohet Basha. Tani shihet se Rama nuk lejoi arrestimin e Berishës, sepse kishte ndërmend të bëhej si ai! Kjo mirëpo nuk duhet t’i lejohet Bashës, sepse po krijohet një traditë për të shkelur ligjin nga çdo parti fisnore, që merr pushtetin.

Ata akuzojnë njëri-tjetrin për pasuri të paligjshme, ata shajnë njëri-tjetrin me mafioz e kriminel, por ata shpërfillin ligjin, kur shahen në mes vete dhe shkelin ligjin, kur kanë prova dhe nuk ngrenë akuza. Meqenëse nuk e bëjnë, atëherë ekziston interes publik të paditen të gjithë sepse publikisht shpifin për njëri-tjetrin: brenda dhe jashtë vendit!

Tani PD dëshiron ta rrezojë partinë e krimit me metoda revolucionare. Nëse kjo arrihet, atëherë nesër PS, do të dilte në rrugë për ta rrëzuar qeverinë e krimit të dalë nga PD. Meqenëse PS qenka aq mafioze, atëherë me vota mund të rrëzohej shumë lehtë, sepse këtë din edhe votuesi shqiptar, por nëse ata refuzojnë zgjedhjet, len të nënkuptohet se dëshirojnë pushtetin me dhunë.

Çdo opozitë mund të grumbullojë ithtarët e vet për të rrëzuar një qeveri, por një rrëzim i tillë, nuk do të sillte stabilitet, përkundrazi, do ta hidhte vendin në kaos dhe largonte për disa vite nisjen e bisedimeve për hyrje në BE. Sa vitin e kaluar dhe këtë, nuk është shkruar kurrë aq mirë për vendin e shqiponjave, ku pritje edhe një rritje e madhe e turizmit. Kjo gjendje tani, do të pengojë ardhjen e tyre. Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë në rrugë, sepse ajo nuk sundon apo nuk qeverisë në rrugë, por mund ta bëjë me vota dhe me shumicën në Kuvend. Nëse nuk pranon, atëherë ka frikë nga zgjedhjet.

Sipas fakteve të dy llogoreve, të gjithë janë kriminelë, por sipas prokurorisë dhe gjykatës, të gjithë janë të mirë dhe të pafajshëm. Ose, këta që akuzojnë publikisht njëri-tjetrin, shkelin ligjin çdo ditë me fjalë, por asnjërit nuk i kujtohet, se pikërisht ata, duhet të jenë të parët që duhet ta respektojnë. Kërcënimet me luftë qytetare, janë vepra penale, që duhet të ndiqen! Kërcënimet e tilla dëshmojnë se nuk kemi të bëjmë me opozitë, por me grup paramilitar terrorist!

Opozita dhe Qeveria po luajnë me fatin e popullit!

https://www.gazetaexpress.com/si-te-zgjidhet-problemi-ne-mes-klaneve-parapolitike/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari zgjidhet në Suedi
27/05/2019 09:14
https://www.youtube.com/watch?v=Cd2kbpt0fAE

Një eurodeputete shqiptare. Arba Kokalari zgjidhet në Suedi

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.
E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive. Ndër të parët që e përshëndetën një zhvillim të tillë ishte ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
270519_SHQIPTARJA_09_2.jpg

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari me prejardhje shqiptare ka siguruar vendin e saj në Bruksel. Historike, sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”, ka shkruar ai në Facebook.
Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.

Top Channel

Qenka mbesa e Musine Kokalarit. Dhe qenka e mire si paraqitje:
Arba-Kokalari-foto-Roy-Rossovich.jpg
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kastriot Myftaraj ka shpërndarë një video.


https://www.facebook.com/Albanian.ultras/videos/309885229947750/
Një grup i muslimanëve praktikues, banorë të Tiranës, tifozë të Klubit të futbollit “Tirana” bëri të dielën Xhihad në Laç një qytet me shumicë të krishterë katolike, gjatë ndeshjes “Laçi”- “Tirana”.
Siç e shikoni dhe në këtë video, drejtuesi i tyre thotë fjalën “Tekbir”, që në arabisht do të thotë “I madh” dhe përdoret si ftesë për të shprehur madhështinë e Allahut. Thirrjes “Tekbir” grupi i kthen përgjigjen: “Allahu Akhbar!”, që do të thotë “Allahu është më i madhi!”
Ndeshjet e futbollit janë veprimtari laike, ku nuk duhet të ketë slogane fetare. Të tilla thirrje si “Tekbir” dhe “Allahu Akhbar” në mjedise të tilla kanë qëllim poshtërimin e të pranishmëve nga religjione të tjera si dhe të laikëve në përgjithësi, duke përfshirë muslimanët jopraktikues.
Ata që bënë thirrje islamike në stadiumin e Laçit vepruan në zbatim të një skenari provokimi xhihadist islamik. Ngjarja është shumë e rëndë dhe nga ato që mund të kishte shkaktuar një gjakderdhje të madhe nëse nuk do të ishin vetëpërmbajtur pasardhësit e gardistëve të Skënderbeut.(Në ato anë rekrutohej më së shumti Garda e Skënderbeut)
Ata që i ndërsyen xhihadistët kishin llogaritur që vendasit katolikë nuk do të vetpërmbaheshin. Xhihadistët-tifozë kishin shkuar në Laç të gatshëm për të luftuar me kundërshtarët e krishterë, dhe për t’ u bërë martirë, të bindur se kështu do të shkonin në Xhehnet (parajsën islamike)
Kush qëndron pas këtij skenari provokimi xhihadist? Pse hesht Komuniteti Musliman i Shqipërisë, pse heshtin imamët televizivë si Elvis Naçi? Këta janë besimtarë muslimanë dhe Komuniteti duhet të reagojë ndaj ngjarjes dhe ndaj autorëve të saj.
Këta njerëz janë zyrtarisht pjesë e Komunitetit Musliman meqënëse falen në një xhami të administruar nga ky komunitet, që është ajo e Rrugës së Kavajës, e quajtur me emrin e agjentit të dokumentuar serb Dine Hoxha.
Pse nuk reagoi Policia e Shtetit ndaj xhihadistëve në stadiumin e Laçit? Pse nuk reagon tani? Banda xhihadiste e tifozëve të Tiranës duhet arrestuar dhe marrë intensivisht në pyetje duke u detyruar të tregojë organizatorët e aksionit xhihadist.
Nëse nuk reagojmë tani ndaj tyre, nuk duhet të habitemi nëse ora kthehet pas në vitin 1914, në kohën e Rebelimit Islamik të Haxhi Qamilit.
Nuk mund të mbyllet kjo histori me justifikimin se ata që e bënë këtë në stadiumin e Laçit janë disa radikalë islamikë. Pyetja është sesi janë radikalizuar këta njerëz që ulërijnë në arabisht si ushtarët e Shtetit Islamik? Ata janë radikalizuar sepse këtu në Shqipërinë tonë zyrtarisht laike, ku gjuhë zyrtare është shqipja dhe gjuha zyrtare është element i rendit kushtetues, që kanë detyrim ta respektojnë komunitetet fetare, njëri prej tyre Komuniteti Musliman bën thirrje pesë herë ditën në arabisht me megafonë të vendosur në minaret e xhamive.
A nuk u drejtohet thirrja për lutje muslimanëve shqiptarë? Me ligj, hapësira jashtë asaj të objekteve të kultit është laike dhe mund të përdoret për rite fetare vec me leje në rast festash fetare, një ose dy herë në vit për cdo fe. Përse duhet të dhunohet hapësira laike me thirrjet ritualistike në arabisht për më tepër me megafonë? A nuk është kjo një përpjekje për ta ngritur Islamin praktikisht në statusin e fesë zyrtare?
Tradita e mirë fetare shqiptare është përdorimi gjuhës shqipe në ritualet fetare, e kjo traditë nis që nga shekulli XV me formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe të Arkipeshkvit Pal Engjëlli, për Kishën Katolike, e më pas me Fan Nolin për Kishën Ortodokse.
Këtë traditë e refuzon vec një bashkësi fetare, ajo islame. Kështu që Komuniteti Musliman i Shqipërisë duhet të shohë përgjegjësinë e tij te radikalët islamikë tiranas që bënë Xhihad në Lac.
Laicizmi është mbrojtur me gjak në Shqipëri, sepse ka qenë kusht i ekzistencës së shtetit shqiptar. Është mbrojtur më shumë nga forca jo shtetërore se nga shteti që ndonjëherë ka kapitulluar para islamikëve, si në 1914.
Laikët shqiptare, që në këtë vend përbëhen më së shumti nga pasardhës të familjeve të konvertuara me dhunë në Islam në kohën e pushtimit osman, që sot nuk praktikojne fenë islame, të krishterët shqiptarë, presin që shteti shqiptar të marrë masa kundër aksioneve të tilla xhihadiste islamike.
Forcat laike shqiptare kanë aleatë të fuqishëm në Europë dhe ata po fuqizohen. Nëse Shqippëria do të bëhet poligon i provës për përplasjen me Xhihadin, përgjegjësia do të jetë e atyre që sot kanë autoritetin ligjor për të marrë masa, dhe nuk e bëjnë këtë.
Kastriot Myftaraj
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Si ka mundesi qe tolerohen keto gjera? Ku eshte policia? Keta duhen rrjepur si keci.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kaci ka qelluar APET ne nje shenje.kta ALABAKET KATNARET e tirones do e qojne memedheun ne lufte CIVILE,apo si ne vendin me LIBERAL qe ka pas kene.Dhe ky ka qene....Libani.Ne mos gabohem une kta FASHISTAT apo BISHA te EGRA ULURININ para do vjetve me PARRULLA dhe HAPUR....morrat e kuq ne....kampet e perqendrimit.JA ku ka ARRITUR...Shqiperia.Cdo kene shkruajtur valle mediat serbe??????????????????????????.

Ndersa mua me beri KJO pershtypje apo me terhoqi TRUTE e kryeve.

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës: Ziadin Sela bonu gati për…

Zoti_Zijadin Sela bonu gati per ndegjim se brenda disa diteve do te ket bomba??? do tju pelqejnë shumë !! dhe qytetaret ilirides do e shofin se kan e kan votouar per sa vite dhe sjan mbushur mend duke votuar BASHKIMI DEMOKRATIK per INTEGRIM sa vrasje te komandantave e sa raste te montuara por ksaj radhe ju ka hasur sharra gozhdë me neve pergjime do ket dhe per palen maqedone organizaten teroriste VMRO DPMNE !! Cilat nuk jan degjuar deri me sot ,bombat??? jan prej vitit 2008 deri fund 2014 por kesaj radhe pergjimet i shperndan Grupi i Kumanovës.
perfaqsimin do e bejn dy pjestar te grupit ton
S &V ju pershendes Shqiptari SHPERNDANI

Shek Hallaqi.

Shenimi im...nje shqipe MIZERABEL e zhgarravitur,por shpresoj qe Rex ka shkruar....quna nga familie te mira dhe.....KOKRRAT e GOMAREVE(e IMJA thenia).

Hajde...TUNGI.
 

Attachments

  • FB_IMG_1559004042762-696x928.jpg
    FB_IMG_1559004042762-696x928.jpg
    21 KB · Views: 65
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kreshnik Osmani

I dashur Xheis!

Ti fëmija mrekulli që ke rrëmbyer zemrat dhe mendjet e të gjithë Shqipërisë. Ti fëmija i bukur, i dashur, i ëmbël, mjaltë që na ke bërë të gjithëve për vete. Ti që me con disa herë në ditë në instagram për të qetësuar pakëz sytë dhe mendjen me të folurën tënde të bukur dhe me dockën tënde të shkruar me stilolpas blu, për të mos harruar pyetjen e skenarit. Ti që më kujton fëmijërinë time, kur i thoja mamit tim, njëlloj si ti, ‘Tali ta tate e tomë’ në përpjekje për t’i thënë ‘kali ka katër këmbë’.


U lumturova pa mase që Paria e Tiranës, pasi e investoi mrekullisht talentin tënd që ta dhuroi Zoti dhe barku që të solli ne jetë, vendosën të të japin një shtëpi dhe të bëhesh i lumtur. Më vjen mirë që Paria e Tiranës të ktheu mbrapsh një pjesë shumë të vogël të asaj që fitoi prej teje dhe famës tënde të shpejtë. Nuk ka asnjë të keqe që ata e bënë një të mirë. Nuk ka asnjë të keqe që na bënë të gjithëve për të qarë. Asgjë të keqe nuk ka që bënë për të qarë mijëra nëna e baballarë të tjerë të cilët i kanë fëmijët po aq të bukur e të talentuar si ti, por që nuk u bie fati të dalin në tv dhe të bëhen pjesë e përkëdheljeve të Parisë.

A e di Xhejson?!

Ti do të rritesh një ditë dhe do të bëhesh djalë i madh. U bëfsh njëqind vjec. Uroj, o fëmija mrekulli, që kur të rritesh të të bien në dorë këto rreshta që kam shkruar dhe të kujtosh se ne nuk e urrejmë teta Altetën, as xhaxhi Erin, as teta Verën, as Parinë e Tiranës që I bëjnë qoka njëri tjetrit në kulmin e audiencës me lotët e tu.
Ne e duam cdo punë të mirë dhe gjithcka e fut gëzimin në shpirtin e fëmijëve.

Por, a të ka thënë teta Alteta o Xhejs, sa kanë kushtuar ato lotët e tu kur hyre në shtëpinë e re?! A të ka thënë teta Alteta që i gjithë emocioni që prodhuan lotët e syckave të tu të bukur shkuan për llogari të xhaxhi Erit dhe të Parisë së Tiranës që fiton miliarda prej firmave të tij?!
A e di ti zemër e vogel sa fëmijë bredhin kazanëve të plehrave të Shqipërisë sepse Paria e Tiranës ka skllavëruar e varfëruar prindërit e tyre dhe i ka lënë rrugëvë të papunë si qentë?!
A e di ti Xhejson se ka vdekur një fëmijë dukë mbledhur plehërat, sepse nuk kishte bukë për të ngrënë dhe kryetari i Bashkisë e ka mbyllur dosjen e hetimeve për atë fëmijë që nuk e njihte njeri?!
A e di ti zemër se ai fëmijë vdiq i mbuluar nga plehërat dhe fadromat e Parisë që marrin lejet nga xhaxhi Eri i Bashkisë tek xhirollogaria politike e të cilt u derdhën sonte të gjitha pikat e lotëve të tu?!
A e di ti zemër e vogël sa beton është hedhur mbi mushkëritë e fëmijëve të Tiranës, me lejen dhe me firmën e xhaxhi Erit, vetëm që Paria e Tiranës të shtojë miliardat dhe kullat e saj?!
A e di ti Xhejs, sa prindër fëmijësh zbulojnë cdo ditë kancerin në gjakun dhe në mushkëritë e tyre prej ndotjes që ka Tirana e cmendur e xhaxhi Erit?!
A e di ti zemër e vogël Xhejs, sa miliarda fiton Paria e Ferrit në vit, vetëm duke shkatërruar jetët e dhjetëra mijëra prindërve të fëmijëve të mrekullueshëm si ti?!
A të ka thënë teta Alteta o zemra e vogël, sa e blen xhaxhi Eri një pishë në Tiranë?!
A të ka thënë teta Alteta o Xhejs, kur ishe i vogël një fëmijë mrekulli, se shtëpia që të ka dhënë ty Paria e Ferrit të Tiranës kushton vetëm tetë pisha fidanë, nga ato që mbjell xhaxhi Erin ë pyllin orbital?!

A e di ti zemër e vogël sa fëmijë të vegjël dalin më leucemi nga kanceri qe e ndot Tiranën cdo ditë, për llogari të fitimeve të parisë qe jeton ne ‘Rolling Hills’?!
A e di ti i dashur Xhejs, sa njerëz ka bindur teta Alteta dhe emisioni i saj sonte me lotët e tu se xhaxhi Eri është burrë i mirë dhe se njerëzit duhet ta votojnë prapë?!
A e di ti zemër se sa para ndan Paria e Tiranës, vetëm me një firmë të xhaxhi Erit nëse atë e votojnë përsëri?!
A e di ti fëmija mrekulli sa kushtojnë ato lotët që rrodhën aq dhimbshëm nga sytë e tu të bukur?!
Të dhanë një shtëpi o mrekulli dhe ta gëzosh ti dhe familja që të rriti ty. Por kur të rritesh Xhejs, bëje vetë llogarinë dhe kuptoje vetë filmin që e luajti paria e ferrit me lotët e tu.
Bëje vetë llogarinë, zemër e vogël sa fëmijë shqiptarë kanë një fëmijëri prej kafshe, sepse prindërit e tyre nuk kanë mundur të arratisen dhe t’i shpëtojnë prej një vendi si ky.
Të shpëtojnë prej atyre që të dhanë shtëpinë ty?!
Prej një vendi ku paria e tij shtyp, sundon dhe vjedh pa mëshirë gjithcka u del në shteg, dhe një herë në vit, i grumbullojnë lotët e miletit të lebetisur, i mbledhin lotët e skllevërve në një kusi, e kazan dhe lajnë mëkatet e Parisë duke shpërndarë pikla mikroskopike prej gjakut që i kanë pirë të gjithë Shqipërisë!

Kur të rritesh Xhejs, i lexon këto fjalë dhe e kupton se sa fitoi Paria me talentin dhe lotët e tu!
Zoti të bekoftë o mrekulli
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Boll bëtë ‘porno varfërie’ me fëmijët nëpër
Nga Enton Palushi
Para disa kohësh, këngëtari i njohur, Ed Sheeran bëri një video me disa fëmijë të varfër gjatë një vizite në Liberi. Ai personalisht u ndje shumë i prekur nga gjendja e mjeruar e tyre dhe u angazhua se do i vendoste në një hotel derisa të gjendej një zgjidhje. Por nëse mendoni se shumëkush u ndje mirë për veprimin që bëri këngëtari, do gaboheni thellë. Ajo që pasoi ndaj tij ishte një fushatë e tërë me kritika, të udhëhequra nga mediat dhe aktivistët e shoqërisë civilë, të cilët e akuzonin atë për ‘vullneturizëm’ apo për ‘turizëm me varfërinë’. Kritika më e rëndë ndaj tij? Po bën ‘porno me varfërinë’.


Të njëjtën valë reagimesh nga politika, mediat dhe shoqëria civile e kam parë edhe para pak javësh kur një gazetare e njohur britanike bëri thuajse të njëjtën gjë. Vala e qëndrimeve ishte thjesht befasuese. Një pyetje që të lind në të tilla raste është se si ia ka dalë një shoqëri të krijojë ‘antitrupat’ e nevojshëm për të ndaluar të tilla shfaqje turpi, që së pari, lëndojnë dinjitetin njerëzor dhe mbi të gjitha nuk i japin zgjidhje problemit të varfërisë? Arsyeja është e thjeshtë: sepse e kanë hequr më parë mbi shpinë këtë problem, në vitet 1980 kur ishte edhe ‘epoka e artë e fushatave të bamirësisë’. Një shpërthim me pamje fëmijësh të kequshqyer u bë kaq problem, sa ishin mediat të parat që nxituan të vendosin disa standarde dhe vija të kuqe, duke e quajtur të papërshtatshëm përdorimin e imazheve për të gjeneruar audiencë, të ardhura monetare apo përfitime politike. Aq e rreptë u tregua media në këtë drejtim, sa besojeni apo jo, edhe një film i suksesshëm si ‘Slumdog Millionaire’ etiketohet si ‘porno me varfërinë’.




Ndërsa në Perëndim janë vendosur disa kufij, në Shqipëri e ke të vështirë të hapësh televizorin apo celularin sepse të vërshon një ‘lumë’ me imazhe që janë thjesht ‘porno me varfërinë’. Për të shpjeguar termin, “porno me varfërinë është çdo medium, i shkruar, i fotografuar apo i filmuar që shfrytëzon gjendjen e të varfërve për të krijuar simpatinë e nevojshme që të shiten gazetat, të rritet shikueshmëria, të shtohen klikimet apo të mbushen kutitë e votimit dhe arkat e bamirësisë për një kauzë të caktuar”.

Kritikët thonë se ‘pornoja me varfërinë’ i kthen njerëzit në objekte për hir të argëtimit të një audience të caktuar. E di që ky është një debat shumë i gjerë, por shfrytëzimi i qenieve njerëzore, qoftë për trafik seksual, qoftë edhe për përdorim mediatik, sërish shfrytëzim mbetet.

Emily Roenigk, një eksperte e kësaj fushe, thotë se janë pesë arsye se përse ‘pornoja me varfërinë’ fuqizon personin e gabuar.

Së pari, për shkak se pornoja me varfërinë e keqprezanton varfërinë, që në thelb është një problem kompleks, si rezultat i problemeve individuale dhe sistematike.

E dyta, sepse ‘pornoja me varfërinë’ çon në bamirësi, jo në aktivizëm. Ajo i bën njerëzit donatorë, por jo avokatë, duke mos e kuptuar dhe trajtuar në thelb problemin e varfërisë.

E treta, sepse ‘pornoja me varfërinë’ i keqprezanton të varfrit, duke krijuar stereotipe ndaj tyre.

E katërta, sepse ‘pornoja me varfërinë’ thjesht u hedh ‘hi’ syve atyre që ndihmojnë dhe atyre që janë ndihmuar. Kjo për shkak se ajo i kthen subjektet e saj në objekte, duke i zhveshur nga përbërësit kryesore të jetës njerëzore- pavarësia, autonomia dhe potenciali i pakufizuar.

E pesta, dhe më e frikshmja, ‘pornoja me varfërinë’ funksionon shumë mirë. Është thuajse e pamundur që të diskutosh për këtë temë, kur e di që shumica e njerëzve nuk shohin asnjë problem te ndihma që i jepet një fëmije.



Por pyetja themelore që lind është nëse ia vlen që të përdorësh ‘pornon me varfërinë’? A nuk është shfrytëzim njerëzor edhe kjo situatë për të kënaqur sërish disa instinkte bazë të njeriut?

Ka plot metoda për të ndihmuar të varfrit dhe personat në nevojë pa pasur nevojë që të zhvishen nga dinjiteti njerëzor personat që dalin në ekran. Vërtet ndjeni se duhet të dhuroni? Mblidhini ato para dhe shpërndajini nëpër komunitetet e varfra pa zhurmë mediatike. Doni që të lini një gjurmë? Jepini gaz duke ndarë pasurinë që keni. Por jo! Nuk e bëni dot sepse ju duhet audiencë, ju duhen klikime, ju duhen fonde, ju duhen kredite politike. Vërtet Taramelja e të tjerë janë në moshën kur edhe mund të gënjehen me karamele, por janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar se çfarë dëmi do u bëhet në dinjitet, një dëm që nuk do riparohet teksa rriten, por vetëm sa do shtohet. Lexoni ndonjë libër psikologjie ose merrni ndonjë konsulent të kësaj fushe për hir të Zotit përpara se të mbushni ekranet me të tilla pamje.

Kini pak mëshirë për ata njerëz që po përdorni për hir të një kauze që në dukje duket e mirë. Nëse vërtet nuk e keni kuptuar se çfarë po bëni, të paktën shihni se çfarë kanë bërë vendet e zhvilluara, ku dinjiteti njerëzor është në qendër të gjithçkaje. Kuptojeni se ka një arsye pse i kanë vënë kapak kësaj historie dhe nuk lejojnë asnjë flluskë të ‘pornos me varfërinë’ të shpëtojë lehtësisht në ajër.

Bëjeni për hir të profesionit, për hir të atyre fëmijëve dhe të dramave që po mbillni pa e kuptuar. Bëni të paktën atë që nuk do doni ta bënte askush me fëmijën tuaj, që e ruani si sytë e ballit nga çdo përdorim mediatik.


Kurse për ty, politikanin që përdridhet sa herë ka përpara një fëmijë, të cilin e sheh si mundësi për kredo politike, ka vetëm një mesazh: koha do e tregojë se kjo që po bën ka synim epshin e votat, por nëse do të bësh diçka të mirë, mos përdor më kurrë fëmijët. Sa kohë nuk e ke bërë vendin më të drejtë dhe më të barabartë, sa kohë nuk e ke përmirësuar ekonominë dhe situatën sociale që të mos prodhohen të tilla imazhe, sa kohë nuk e ke bërë qytetin më të mirë për të vegjlit, mos merr rolin e korbit që kërkon të përdorë edhe qeniet më të pafajshme dhe më të dëlira në botë. Detyra jote është vetëm një: të përmirësosh sistemin për të gjithë, sidomos për fëmijët që janë e ardhmja. Gjithçka tjetër është porno, thjesht porno. Porno e varfërisë!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Për 5 orë shqiptarët grumbullojnë një milion euro për ndërtimin e xhamisë.

Në xhaminë shqiptare të Reinachut në kantonin Aargau të Zvicrës janë tubuar 1.163.000 franga zviceriane (rreth 1 milion euro) për vetëm 5 orë, ku të njëjtat para do të shfrytëzohen për objektin e ri që do të ndërtohet.
 

Attachments

  • received_2099393236855143.jpg
    received_2099393236855143.jpg
    24.9 KB · Views: 41
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Për 5 orë shqiptarët grumbullojnë një milion euro për ndërtimin e xhamisë.

Në xhaminë shqiptare të Reinachut në kantonin Aargau të Zvicrës janë tubuar 1.163.000 franga zviceriane (rreth 1 milion euro) për vetëm 5 orë, ku të njëjtat para do të shfrytëzohen për objektin e ri që do të ndërtohet.

Sikur ti mblidhnin ato para te rregullonin rrugen e Lures nuk do ndihmonin vetem komunitetin qe jeton atje por edhe bashkeatdhetare te tjere qe do deshironin ta vizitonin ate rajon.
Prandaj ecim me hapa 2 para dhe 3 mbrapa ne si KOMB.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sikur ti mblidhnin ato para te rregullonin rrugen e Lures nuk do ndihmonin vetem komunitetin qe jeton atje por edhe bashkeatdhetare te tjere qe do deshironin ta vizitonin ate rajon.
Prandaj ecim me hapa 2 para dhe 3 mbrapa ne si KOMB.

Do shqiptare jane njerez te TRASHE....FATKEQESISHT.


Letër nga burgu e Fadil Fejzullahut të Grupit të Kumanovës.


Prej vitit 2002 bëj thirrje te ky popull te jet sy çel sepse ESAT PASH TOPTANAT na erdhen ne emër të patriotizmit të rrejshëshm për interesat e veta personale per hajnit, mashtrimet të cilat sot po ndëgjohen.
Pse duhet ndjekur një person i cili e zbulon krimin , ky popull e meriton ta dij të vërtetën e ktynve HIENAVE të cilët kan keqpërdor pozita zyrtare dhe kan ardh me vota të këtij populli.
Kto patriota me Maska mashtrimi,kto prej levizjeve shqiptare në diaspor kan qen manipulanta te fondeve të cilat kan qen për atdheu thërret deri me përfundimin e Luftës të vitit 2001 të cilët uniformat i kan pas veshur per vjedhje dhe se kan ni kurr erën e Barutit , kurse Luftën e kan ba KTO DJEM QKA JAN BURGJEVE SLLAVE DHE DËSHMORËT TË CILËT DHAN JETËN PËR LIRI dhe jan Dëshmor.
Kryeministri i cili publikoi BOMBAT e kriminelve a duhet ndjekur dhe a duhet të ket padi penale edhe ai i publikoi BOMBAT,Mos e ndjekni personin EL CHEKA i cili e zbulon krimin por duhet ndjekur KRIMINELI sipas ligjit , qdo person i cili e fsheh krimin akuzohet pjesmarrës në krim e jo të ndjeket pse zbulon të kqijat e ktyre të pacipve.
Pse këta persona nuk dalin për ta argumentu kto qka po ndegjohet të japin MOHIM OSE POHIM , ktu nuk po ndegjohen biseda familjare por keqpërdorime të detyrave zyrtare .
INTELEKTKUALET ku jan të cilën BDI e quanin KOMBAJ ( prej Kartonit) kët kombaj për fat të mir të këtij populli e blujti DJEMT E LIRISË me 9 MAJ 2015 .

Ne nuk ishim aty kundër popullit maqedon por pikërisht për zullumqarët e BDI -së, kundër montimeve , vrasjeve dhe gjitha atentatet ndaj shokëve ton mirpo ne ishim gjuha popullore thot hasi sharra ne gozh ne ishim Gozhda kurse ato ishin Sharra .
U munduan tna përbijn ju ngelëm në fyt qdo dit vetëm po ngushtohen rrugët e ajrit .
Lavdi Dëshmorve .
I kthena Analistëve kto që jan si qenët endacak që hajn mbeturinat e hedhura për interesat personale .
A thu 600 mij banor të këtij shteti kan migru nga jeta e mir që patën ktu , ku e keni rinin , per qdo dit 150 persona migrojn kjo asht realitet merni dhe shifni statistikat .
Kancelari gjerman Helmut Koln per 2 miljon marka gjermane të cilat si ka pas de deklarume ka dhan dorheqje .
Cili politikan ktu dha përgjegjsi për të keqën qka kan ba , ku asht sistemi i drejtësis i korruptuar , gjygjtar , prokuror , vet i kemi ndegju te kqijat .
Kush u dënua pos Shqiptarët e Sopotit , Rasti Monstra , kush ishin kryersit e veprës pse rasti mbetën enigm , cili damshpërblim e kthen jetën pas.
Pse nuk hapet Kutija e veprave të kqija ne sistem të drejtësis të ktyre personave anti shqiptar,sepse populli pe sheh të vërtetën .
Ne jemi dhe do të jemi djemt e Liris të këtij populli , nuk egziston numra dhe gjygj qka na dënon për ti dal në mbrojtje popullit ton në tokën ton .
I kthehem BOMBAVE le ti publikojn gjitha un në emër të shokve ton të Liris po qe se edhe për neve ka le të dal gjithqka jemi këtu do jemi .
Asnjëher skemi mu ndal nket rrug Zoti na ka dërgu për ta ndal të keqen e këtij sistemi Anti Shqiptar .

Ne nuk jemi burgjeve per interesat tona personale por jemi këtu se e ndalëm të keqën dhe kurr su përkulëm dhe sdo të nënshtrohemi, jemi ma të fort se kurr .
Koha pi zbulon krejt rastet .
Me plot vedije ju them se sistemi dhe menyra e juve ka qen burgosje ,vrasje ,montime , imoralitet,manipulime, keqpërdorime,tradhtime, i kemi ndëgju.

LAVDI DËSHMORVE E NEVE LIRIN ZOTI NAJ KA FAL.

Letër nga burgu FADIL DUNAVI.


PS....SOT tek banuesi temp do arrije 32°,dhe shkruesi do kridhet (i thone na Vlora) ne bazen me....KRYE(thone dardanet ka Kosova).

KLM.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sikur ti mblidhnin ato para te rregullonin rrugen e Lures nuk do ndihmonin vetem komunitetin qe jeton atje por edhe bashkeatdhetare te tjere qe do deshironin ta vizitonin ate rajon.
Prandaj ecim me hapa 2 para dhe 3 mbrapa ne si KOMB.

Rruget e Lures duhet ti rregulloje shteti, ta beje per turistat e huaj se per popullin nuk e ben.
Po ti thuaj kete kontribut te jepnin per familjet e varfra qe akoma jetojne si ne mesjete!
Pastaj dalin me parrulla “ndihmo dhe ti ne emer te zotit tend”
Qenkan mbledh gjith budallenjte ne Switzerland
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Rruget e Lures duhet ti rregulloje shteti, ta beje per turistat e huaj se per popullin nuk e ben.
Po ti thuaj kete kontribut te jepnin per familjet e varfra qe akoma jetojne si ne mesjete!
Pastaj dalin me parrulla “ndihmo dhe ti ne emer te zotit tend”
Qenkan mbledh gjith budallenjte ne Switzerland
Në mungesë të shtetit është komuniteti që ndihmjonë njëri-tjetrin.
Apo vetëm kur dalim tek Alteta dhe Ardita!!!!!!!
Nejse objekte fetare të kemi pa rrugët e KOMBIT rregullohen.
``fumato````fumato``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Në mungesë të shtetit është komuniteti që ndihmjonë njëri-tjetrin.
Apo vetëm kur dalim tek Alteta dhe Ardita!!!!!!!
Nejse objekte fetare të kemi pa rrugët e KOMBIT rregullohen.
``fumato````fumato``

Ehhh nuk jane Taramele te gjithe :d
Gur gur behet kalaja.... ose Xhamia!
Provincialet ne varferi extreme nuk i dashka Zoti!
Se jam dhe me ramazan e po bej gjynaf me pike te mengjesit.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

per dadhim nga keta xhami -financuesit e Shwitzerlandit, une me rrethin qe njoh kemi vendosur qe ndihmat kete vit ti ndajme, per ato dy gocat e paralizuara dhe te jatin qe e kishin te palevizshem nga aksidenti.

Ishte rast i veshtire dhe na preku nga shume rastet e shumta sociale, qe jane.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kommt Pompeo von Berlin aus zu Bilderberg?

Der US-Aussenminister Mike Pompeo flog heute nach Berlin und landete am Morgen auf dem Flughafen in Berlin-Tegel. Er traf sich "nur" mit Heiko Maas, denn das Merkel ist in den USA und hat gestern an der Uni Harvard noch einen "Ehrendoktor" zu ihrer Sammlung bekommen und danach eine Rede gehalten.

Freitag, 31. Mai 2019 .

Mike Pompeo bei Bilderberg angekommen!

Pompeo bei der Ankunft vor dem Eingang des Montreux Palace Hotels gerade am Aussteigen...

Schwer bewaffnete Polizisten in Kampfmontur "schützten" die Fahrzeugkolonne..

Samstag, 1. Juni 2019

PS....SI ne 99.99% te hulumtimeve eshte....BRILIANT.

Si dhe AI....Bilderberg ist eine faschistoide Organisation.

HUT AB.
 

Attachments

  • BB19-2-15.jpg
    BB19-2-15.jpg
    15.9 KB · Views: 20
  • BB19-2-32.jpg
    BB19-2-32.jpg
    19.6 KB · Views: 20
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Per shkakun e Bilderberg arrestojne...GAZETARE.

Disa nga kolegët tanë dolën në Aeroportin e Gjenevës këtë mëngjes për të raportuar mbi ardhjen e pjesëmarrësve të Bilderbergeve. Kur arritën , ata u shoqeruan nga truprojat tek limuzinat e pritjes. Kolegët u përpoqën të merrnin një deklaratë nga Bilderbergers, por kishte një heshtje ironike, asnje fjalë , madje as.................... "asnjë koment".

https://www.youtube.com/watch?v=107yvpYmj4E

Pastaj policia erdhi dhe mori përfaqësuesit e mediave ALTERNATVE(apo koncepti i KUNDERT) dhe i mbylli në një dhomë. Midis tyre ishin Luke Rudkowski dhe Dan Dicks. Atyre ju thanë që nuk duhet të filmojnë dhe të largohen nga ndërtesa e aeroportit. Asnjë nga të ashtuquajturat "media profesionale" nuk ishte e pranishme ...APET.

E enjte, 30 maj 2019.

Këtu ju mund të shihni Josh Friedman....

PS...sipas meje keta GAZETARE jane HEROES,dhe JO ajo FTYRKALI ne trojes.
 

Attachments

  • BB19-1-4.jpg
    BB19-1-4.jpg
    13.9 KB · Views: 19
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Jovanoviq e hesht Vuçiqin e Sheshelin në Kuvend: Kosova është shtet, e kemi humbur

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:04


Jovanoviq e hesht Vuçiqin e Sheshelin në Kuvend: Kosova është shtet, e kemi humbur



Javën e kaluar në Parlamentin e Serbisë, është mbajtur një seancë në të cilën është diskutuar për Kosovën. Aty kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit serb, përfshirë presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
E një seancë të tillë e kishte bojkotuar opozita serbe, por jo edhe kreu i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviq, i cili me fjalimin e mbajtur kishte heshtur të gjithë, madje edhe Vuçiqin, Gjuriqin e Sheshelin.

Jovanoviq fare pa iu trembur syri, i thoshte Vuçiqit se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre, sikurese çdo popull tjetër, duke ia përsëritur disa herë, se ajo që është humbur një herë nuk mund të humbet për të dytën.

“Nuk mund të humbet diçka për herë të dytë, ajo që ne në Kosovë kemi humbur. Sado e rëndë që mund të jetë kjo, nuk mundet. Nuk mund të qëndrosh dy herë në ujë të njëjtë”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas tij, me Kosovën mund të fitohet vetëm një gjë, paqja.
“Thuajeni atë që duhet thënë patjetër. Ne në Kosovë, mund të fitojmë atë që asnjëherë si popull nuk e kemi pasur, paqen zotri president. Paqen mund ta fitojmë”, ka shtuar kreu i liberalëve të Serbisë.

Gjatë fjalimit të tij, Jovanoviq i ka kujtuar Vuçiqit se shqiptarët janë populli i fundit në Ballkan, që ka luftuar për çlirim kombëtar. Ai përsërit që Serbisë para paqes më Kosovën, i duhet paqe me vetveten.

“Populli shqiptar është populli i fundit ballkanik, që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar. Për shtetin e tij kombëtar, në një kohë që askush nuk e bën. Me më pak, ose më më shumë gjak, siç kanë qenë të gjitha luftërat kombëtare në Ballkan. Neve na nevojitet paqe me shqiptarët. Por para kësaj paqe, na duhet paqe me vetveten .. paqe me vetën tonë”

Ai thotë se nuk duhet humbur kohë dhe se duhet filluar bisedimet për paqe, duke thënë se taksa e vendosur nga Kosova nuk është problem i Serbisë, por i një lufte të brendshme politike ndërmjet Haradinajt dhe Thaçit.

Megjithatë Jovanoviq thotë se këtë luftë të brendshme në Kosovë, dikush po e shfrytëzon për të bllokuar dialogun.

“Shikoni se si është bota në të cilën po jetojmë. Është turbulluar nga koka. Të gjithë thonë se duhet të presim edhe pak, të presim edhe pak. Hajde të presim pra. Por ne nuk kemi kohë. Tashmë koha nuk numërohet me vite, por me muaj. Patjetër që duhet të vazhdohen bisedimet. Kush e di se çfarë do të dali tjetër pas asaj taksës. Haradinaj nuk dëshiron që ta shoh Hashim Thaçin se si e bën Kosovën shtet. Por a është ky problemi ynë? Jo. Nuk është ky problemi ynë, është i tyre. A e ka shfrytëzuar dikush këtë problem të tyre, për të bllokuar bisedimet?. PO!. “, ka shtuar ndër të tjera Jovanoviq.

Politikani serb thotë që nëse Serbia nuk ndihmon veten dhe shqiptarët që të bëjën Kosovën një shtet normal, atëherë shumë probleme të tjera do të lindin.
“Nëse ne nuk e ndihmojmë shqiptarët dhe veten që ta bëjnë Kosovën shtet normal, do të bashkohet me Shqipërinë, pastaj do të hapet problemi i Maqedonisë, pastaj do të hapet problemi i Malit të Zi, i veriut të Greqisë”, është shprehur Çedomir Jovanoviq.

Jovanoviq në këtë fjalim në Kuvend para syve të Vuçiqit e Gjuriqit, përsëriste vazhdimisht faktin se Kosova ka të drejtë të ketë shtetin e vet.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të vendosur paqe me shqiptarët. Ai popull sigurisht që duhet të ketë shtetin e vet. Ai popull duhet patjetër që të ketë shtetin e vet, siç duhet edhe ne”, shprehet Jovanoviq.
Në fund thotë se duhet gjetur një kompromis me shqiptarët, por jo një kompromis në të cilin janë të përziera politika të vejtra, të cilat i kanë sjellë Serbisë vetëm humbje.

“Gjeni një kompromis, por në atë kompromis të mos ketë politika të vjetra, dhe nuk guxon të ketë asnjë mirëkuptim për idetë humbëse që na kanë sjellë në këtë situatë”, ka përfunduar Jovanoviq.

E gjatë gjithë këtij fjalimi të Çedomir Jovanoviq, Vuçiq dhe Gjuriq qëndronin të heshtur.


https://www.botasot.info/lajme/1096...n-ne-kuvend-kosova-eshte-shtet-e-kemi-humbur/
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top