• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ministrat e Kurtit në hall me drejtësinë: Gjysma e tyre nëpër gjykata për probleme me ligjin

1776171321839.png

Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë dhe deputeti i LVV-së dënohen me nga një vit e gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes​



36 minuta më parë

nga:G B​

lg.php




Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi dhe zëdhënësi i Lëvizjes VV-së, Arlind Manxhuka u shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, duke u dënuar secili veç e veç me nga një vit e gjashtë muaj burgim.
Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj u shpallën fajtorë për veprën penale “kanosje”, dhe u dënuan secili veç e veç me nga gjashtë muaj burgim.
lg.php

Shpallja e aktgjykimit u bë nga trupi gjykues në përbërje: Kushtrim Shyti, kryetar i kolegjit, si dhe anëtarët Violeta Namani dhe Avi Syla.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
lg.php

Në shpallje ishte i pranishëm Edi Zenelaj, si dhe mbrojtëset: avokatja Teutë Xhema, për Egzon Azemin, dhe avokatja Valentina Shabani, për Arlind Manxhukën.
Ndërkaq, munguan të akuzuarit Egzon Azemi, Arlind Manxhuka dhe Qerim Elshani, si dhe prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 mars 2025, kishte shpallur aktgjykim me të cilin kishte liruar nga akuza Arlind Manxhukën, ndërsa Egzon Azemin, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelaj i kishte dënuar me nga 6 muaj burgim. Por, Gjykata e Apelit më 27 tetor 2025 e ktheu rastin në rigjykim.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 8 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Arlind Manxhukës, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelajt, të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
lg.php

Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Manxhuka dhe Azemi ngarkohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq Elshani dhe Zenalaj akuzohen për “Kanosje”. Të njëjti po akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu.
Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

“I pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo Gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak””, thuhet në aktakuzë.
Tutje, sipas aktit akuzues, me këto veprime të njëjtit kanë ndërmarrë veprime të rrezikshme, nxitëse e linçuese me tendenca për të ndikuar apo penguar ushtrimin e funksionit të të dëmtuarve e cila ka mund të prishë rendin publik dhe të dëmtojë imazhin dhe integritetin e tyre personal.
lg.php

Me këtë, secili veç e veç, ngarkohen për veprën penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, sipas aktakuzës të pandehurit Elshani dhe Zenelaj, menjëherë pas postimeve të të pandehurve të lartcekur në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e parë, të nxitur nga të njëjtit, të pandehurit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit Afrim Shefkiu dhe Mentor Bajraktari.
lg.php

“I pandehuri Qerim ka komentuar në postimin e të pandehurit Egzon Azemi me fjalët: “Atij jo plumin po bumen n’goj po u dashke me ja lshu që mos mi jet as copëza me hy n’dhe në tokën tonë!”, ndërsa i pandehuri Zenelaj kishte ndërmarrë aksion duke vendosur grafite në mure me mbishkrimin “Shtyll e Turpit Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”, me ç’rast tek të dëmtuarit kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktakuzë.
Me këtë, secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
 

Lirim Mehmetaj


"Po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s'kishe ditë as me fol..."
Kjo në foto është Sevdije Shyti-Azemi, halla e gjyqtarit Kushtrim Shyti, që dënoi huliganët e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi, me burgim për nxitje të përçarjes e mos-durimit.
Sevdija ka qenë e dënuar me dy vjet burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989.
Në aktakuzë thuhej se ajo kishte tentuar ta shkatërronte "vëllazërim-bashkimin".
Dhe kësaj akuze Sevdija i ishte përgjigjur: "Çfarë shteti ashtu kjo Jugosllavia që e shkatërron nji grue e pashkollë e katundare?"
Sevdija, kur kishte marrë vesh për demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe për grevën e minatorëve kishte vendosur të bëhej pjesë e organizimit.
Kur e kishin arrestuar në burg e kishin torturuar rëndë.
Ja çfarë thoshte Sevdija më pas: "Nuk më kanë dhimtë grushtat që m'i dhanë e më përgjakën, sa më dhimti zemra për shaminë e nanës që ma morën e s'ma kthyen kurrë".
Njërit hetues Sevdija i kishte thanë: "po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s'kishe ditë as me fol".
Kur e kishin burgosur Sevdijen ajo kishte lënë në shtëpi plot shtatë fëmijë.
Nipi i saj është Kushtrim Shyti që i dënoi sot halabakët e Vetëvendosjes.
Kurse baba i Kushtrimit, vëllai i Sevdijes, është ish-mësues e dëshmor i kombit në luftën e fundit.
Kësaj familje, që ka kontribut patriotik më shumë se krejt Vetëvendosja bashkë, t’bijët e UDBASH-ave sot i thanë po punon për interesa të Serbisë, veç pse Kushtrimi ua dha dënimin meritor huliganëve të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi.
Në foto: Gjyqatari Kushtrim Shyti, babai i tij, dëshmori i kombit Mustafë Shyti dhe halla e Kushtrimit, heroina ish e burgosura politike, Sevidje Shyti.

1776185851818.png1776185818893.png
1776185901096.png
 
Klani Mujka: Dy vëllezër nga Mitrovica të zhytur në botën e krimit
Demokracia
13:40 | 20 Prill 2026
Arrestohet-Faruk-Mujka-i-dyshuar-per-korrupsion-Insajderi.org_-768x401-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Rrallëkush ka histori si ajo e vëllezërve Mujka. Dy pjesëtarët e familjes që rrjedh nga Mitrovica kanë përfunduar si të dyshuar për aktivitete kriminale në qytetin e lindjes. Faruku, më i madhi, dyshohet për vepra penale që lidhen me korrupsionin, ndërsa më i vogli, Fahredini, për përfshirje në bixhoz të paligjshëm.
Faruk e Fahredin Mujka kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin, përpos asaj më të afërmes: lidhjes së ngushtë familjare.
Dy vëllezërit nga Mtrovica nuk i bashkon vetëm lidhja e gjakut. Ata i lidh ngushtë edhe veprimtaria e dyshuar kriminale.

Të dy, brenda tri vitesh, kanë përfunduar si të dyshuar për aktivitete kriminale në qytetin e Mitrovicës. Faruku, më i madhi prej dy vëllezërve, dyshohet për vepra penale që lidhen me korrupsionin, ndërsa më i vogli, Fahredini, për përfshirje në bixhoz të paligjshëm.
Të dy veprat për të cilat ata dyshohen sanksionohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
I pari prej vëllezërve që ra në orbitën e organeve të hetuesisë është Faruku, i cili prej vitesh është i përfshirë në politikë. Ish-drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë u arrestua në qershor të vitit 2023.
Gjatë bastisjes, një njësit i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës gjeti 60 mijë euro ‘cash’ në shtëpinë e ish-nënkryetarit të Mitrovicës. Ato u sekustruan me urdhër të Gjykatës.
57-vjeçari dyshohet për një krim të pretenduar të kryer në vitin 2021 sa ishte numri dy i Komunës së Mitrovicës.
Në cilësinë e zëvendësit të ish-kryetarit Agim Bahtiri, ai dyshohet se atë vit, më 2021, kishte ndërmarrë veprime drejt tjetërsimit të pronës në qendër të Mitrovicës, të ish-objektit të bibliotekës. Nga tjetërsimi i pronës komunale dyshohet se kishin përfituar persona të tretë. Rreth 125 mijë euro dyshohet të jetë dëmi që i është shkaktuar shtetit nga nënshkrimi i tij.
Për këtë rast, Mujka po përballet në gjyq sipas një aktakuze të dorëzuar në gjykatë nga Prokuroria Speciale. Në të njëjtin rast, bashkë me Mujkën e politikës, akuzohet edhe Hysen Muzliukaj, një tjetër funksionar i Vetëvendosjes.
Akuzat për korrupsion nuk “ia ka lënë shenjë” Mujkës, i cili ka fituar amnisti të plotë nga partia.
Pavarësisht prej arrestimit, paraburgimit dhe konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, Faruku ka vazhduar të ushtrojë detyrën e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, në krye të cilës është emëruar në dhjetor të vitit 2022.
Derisa Farukut i çahet koka me gjyqin për korrupsion, vëllai i vet Fahredini ndodhet në një qendër ndalimi në Mitrovicë.
Fahredin Mujka, 5f-vjeçar
Fahredin Mujka u kap të premtën në një operacion masiv të autoriteteve ligjzbatuese kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale në rajonin e Mitrovicës. 55-vjeçari dyshohet se ka operuar si organizator i bixhozit ilegal në Mitrovicë.
21 persona u arrestuan nën dyshimet për bixhoz ilegal në këtë aksion të urdhëruar nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë në Mitrovicë.
Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë, 30-ditë paraburgim, ndaj të arrestuarve në aksion, përfshirë vëllait 55-vjeçar të Faruk Mujkës. /Paparaci.com
 
12:20 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / P M

ZKA gjen një “mal” me parregullësi në Ministrinë e Shëndetësisë​



Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka evidentuar një sërë parregullsish në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2025, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e stoqeve farmaceutike, realizimin e kontratave dhe pranimin e furnizimeve.


Një nga gjetjet kryesore të auditorit lidhet me menaxhimin e stoqeve farmaceutike.
Sipas raportit, në regjistrat e stokut janë identifikuar katër artikuj të barnave në vlerë prej 5,520 eurosh që kishin kaluar afatin e përdorimit, por nuk ishin evidentuar si artikuj të skaduar në sistemin për menaxhimin e stokut farmaceutik. Për pasojë, kjo vlerë ishte përfshirë në raportet zyrtare të stoqeve të prezantuara në pasqyrat financiare. Auditori ka evidentuar gjithashtu mangësi në informacionet e stokut farmaceutik, duke vënë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave mbi barnat dhe materialet mjekësore.
Raporti evidenton edhe vonesa në realizimin e projektit për renovimin e depos së barnave dhe ndërtimin e aneksit.
Projekti, me vlerë kontraktuese prej rreth 1.77 milion euro, ishte planifikuar të përfundonte brenda 180 ditëve, por deri në fund të vitit 2025 punimet nuk kishin përfunduar. Auditori vlerëson se vonesat kanë ardhur si rezultat i planifikimit dhe monitorimit jo të duhur të kontratës, duke krijuar rrezik për bartjen e obligimeve financiare në vitet pasuese.
Një tjetër gjetje lidhet me furnizimin me autoambulanca. Ministria e Shëndetësisë kishte pranuar 20 autoambulanca në vlerë prej rreth 1.45 milion euro, ndonëse ato nuk i përmbushnin plotësisht specifikimet teknike të kërkuara në kontratë. Auditori ka konstatuar se automjetet e pranuara nuk posedonin certifikatat e kërkuara sipas standardeve teknike dhe se gjatë ekzaminimit fizik janë identifikuar mospërputhje në dimensione, pajisje dhe elemente të tjera teknike. Sipas raportit, komisioni pranues kishte pranuar automjetet pa kryer verifikime të mjaftueshme për përputhshmërinë me kushtet kontraktuale.
Parregullsi janë evidentuar edhe në procesin e pranimit të mallrave. Në katër raste, në vlerë totale prej 778,446 eurosh, mungonin raportet zyrtare të pranimit të mallrave nga komisionet përkatëse.
Tri prej këtyre pagesave kishin të bënin me furnizim me barna, ndërsa njëra me furnizim me inventar për burgje. Në vend të raporteve të pranimit, ishin nënshkruar vetëm fletë-dërgesat e operatorëve ekonomikë. Sipas auditorit, kjo rrit rrezikun që mallrat të pranohen pa verifikim të plotë të sasisë dhe cilësisë.
Në raport thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur stoqe në vlerë prej mbi 7 milionë eurosh gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe i përket stokut farmaceutik. ZKA ka kërkuar nga ministria forcimin e kontrolleve të brendshme, përmirësimin e menaxhimit të stoqeve, monitorimin më të rreptë të kontratave dhe respektimin e procedurave për pranimin e mallrave dhe pajisjeve.
 
Hyrje-dalje pa kontroll në qeverisjen e Hetemit, s’ka evidencë se punëtorët shkuan vjet në punë
Demokracia
19:59 | 24 Qershor 2026
lulzim-hetemi.jpg

Share:
Share
Tweet
Punëtorët e Komunës së Leposaviqit kanë hyrë e dalë gjatë gjithë vitit 2025, por nuk është evidentuar askund vijueshmëria e tyre në punë.
As përmes pajisjeve elektronike dhe as përmes dokumentacionit fizik, Auditori nuk ka arritur të dëshmojë praninë e punonjësve në hyrje dhe dalje, raporton Klankosova.tv.
Në këtë periudhë të qeverisjes nga Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë rishikimeve është konstatuar mungesë e plotë e dëshmive për evidentimin e vijueshmërisë së punonjësve.

“Komuna e Leposaviqit përdor evidencën fizike për vijueshmërinë në punë, përmes listave ditore ku punonjësit nënshkruhen për të dëshmuar prezencën e tyre por gjatë vitit 2025 nuk na janë ofruar dëshmi për evidentimin e punonjësve.
Gjithashtu, edhe pse në muajin dhjetor 2024 është instalua pajisje elektronike për monitorimin e vijueshmërisë, ajo ende nuk është funksionale. Arsyeja është se një pjesë e zyrtarëve nuk posedojnë ID-të elektronike që i identifikojnë si punonjës të Komunës, çka e pamundëson përdorimin efektiv të këtij sistemi.”

ZKA vlerëson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve të brendshme nga ana e zyrtarëve përgjegjës për këtë fushë, raporton Klankosova.tv
Për rrjedhojë, raporti thekson se mungesa e evidencës përbën dobësi serioze në menaxhimin e stafit dhe krijon hapësirë për pagesa të parregullta apo fiktive të zyrtarëve që mund të mos respektojnë orarin e punës.
Prandaj, rekomandohet ndërmarrja e masave urgjente për sigurimin e evidencës së rregullt të vijueshmërisë, qoftë përmes nënshkrimeve fizike, qoftë përmes sistemit elektronik të monitorimit.
Kujtojmë se Hetemi ka udhëhequr këtë komunë deri në dhjetor të vitit 2025, kur pas përfundimit të mandatit, drejtimin e ka marrë Zoran Todiq. /Klankosova.tv
 
Hyrje-dalje pa kontroll në qeverisjen e Hetemit, s’ka evidencë se punëtorët shkuan vjet në punë
Demokracia
19:59 | 24 Qershor 2026
lulzim-hetemi.jpg

Share:
Share
Tweet
Punëtorët e Komunës së Leposaviqit kanë hyrë e dalë gjatë gjithë vitit 2025, por nuk është evidentuar askund vijueshmëria e tyre në punë.
As përmes pajisjeve elektronike dhe as përmes dokumentacionit fizik, Auditori nuk ka arritur të dëshmojë praninë e punonjësve në hyrje dhe dalje, raporton Klankosova.tv.
Në këtë periudhë të qeverisjes nga Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë rishikimeve është konstatuar mungesë e plotë e dëshmive për evidentimin e vijueshmërisë së punonjësve.

“Komuna e Leposaviqit përdor evidencën fizike për vijueshmërinë në punë, përmes listave ditore ku punonjësit nënshkruhen për të dëshmuar prezencën e tyre por gjatë vitit 2025 nuk na janë ofruar dëshmi për evidentimin e punonjësve.
Gjithashtu, edhe pse në muajin dhjetor 2024 është instalua pajisje elektronike për monitorimin e vijueshmërisë, ajo ende nuk është funksionale. Arsyeja është se një pjesë e zyrtarëve nuk posedojnë ID-të elektronike që i identifikojnë si punonjës të Komunës, çka e pamundëson përdorimin efektiv të këtij sistemi.”

ZKA vlerëson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve të brendshme nga ana e zyrtarëve përgjegjës për këtë fushë, raporton Klankosova.tv
Për rrjedhojë, raporti thekson se mungesa e evidencës përbën dobësi serioze në menaxhimin e stafit dhe krijon hapësirë për pagesa të parregullta apo fiktive të zyrtarëve që mund të mos respektojnë orarin e punës.
Prandaj, rekomandohet ndërmarrja e masave urgjente për sigurimin e evidencës së rregullt të vijueshmërisë, qoftë përmes nënshkrimeve fizike, qoftë përmes sistemit elektronik të monitorimit.
Kujtojmë se Hetemi ka udhëhequr këtë komunë deri në dhjetor të vitit 2025, kur pas përfundimit të mandatit, drejtimin e ka marrë Zoran Todiq. /Klankosova.tv

A mbarun zgjedhjet o Llap?
Prap Alpini fitoi a?
 
A mbarun zgjedhjet o Llap?
Prap Alpini fitoi a?
ni paqt fitue alpini de ti formon institucionet si fitues sipas teje pra de te zgjedhin presidentin per te cilin na dergoi alpini ne zgjedhje qe i pat 57 deputet me koalicionin e ti dhe nuk mujti me zgjedh e kesaj radhe i ka 53 e me qeveris me ket hajn mashtrues nuk bashkqeverisin as nji parti shqiptare e hajt ti tregona si eshte fitues alpini
 
ni paqt fitue alpini de ti formon institucionet si fitues sipas teje pra de te zgjedhin presidentin per te cilin na dergoi alpini ne zgjedhje qe i pat 57 deputet me koalicionin e ti dhe nuk mujti me zgjedh e kesaj radhe i ka 53 e me qeveris me ket hajn mashtrues nuk bashkqeverisin as nji parti shqiptare e hajt ti tregona si eshte fitues alpini

Po vuri Vjosën prap, qa do thush manej?
 
Po vuri Vjosën prap, qa do thush manej?
de te qet kan te don se 80 vota alpin serbia nuk munet ti bej kurrrrr me as nji parti pa PDK-ne e PDK nuk ban koalicion me super hajnin super mashtruesin e super tradhtarin a kupton tash
 
Konflikt i interesit | Luan Dalipi bëhet kundërligjshëm drejtor pranë zyrës së Kurtit
Demokracia
18:14 | 25 Qershor 2026
luan.png

Share:
Share
Tweet
Vetëm katër muaj pasi u largua nga posti politik i Shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi është shpallur fitues i konkursit për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, institucion që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Emërimi i tij del të jetë në konflikt të pastër të interesit.

Ish-shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, është shpallur fitues i konkursit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, institucion që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga Demokracia.com tregojnë se procesi i rekrutimit është zhvilluar gjatë muajit qershor.
Më 5 qershor 2026, Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike publikoi listën e kandidatëve që kishin kaluar testin me shkrim për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksport në Zyrën e Kryeministrit.
“Lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin me shkrim për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës…”
Në këtë fazë kandidatët identifikoheshin vetëm përmes kodeve të aplikimit, ndërsa procedura vazhdoi me verifikimin paraprak dhe intervistat, shkruan Demokracia.com.
dalipi.png

Një dokument tjetër i ministrisë konfirmon se verifikimi paraprak është përfunduar për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit.
Vetëm pak javë më vonë, më 25 qershor 2026, është publikuar renditja përfundimtare e kandidatëve. Sipas njoftimit zyrtar, Luan Dalipi u rendit i pari me 80.6 pikë, ndërsa kandidati tjetër, Alban Maliqi, mori 73.8 pikë.
Interesant është fakti se Dalipi nuk ishte kandidati më i suksesshëm në testin me shkrim. Ai mori vetëm 24 pikë, pesë më pak se Maliqi që mori 29 pikë. Diferenca u krijua në intervistë, ku Dalipi u vlerësua me 56.6 pikë, ndërsa kundërkandidati me 44.8 pikë.
Megjithatë, dyshimet nuk janë vetëm te rezultati i konkursit, por te fakti se fituesi i tij deri para pak muajsh ishte njeriu më i afërt politik i Kryeministrit Albin Kurti.
Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përcakton qartë kufizimet për zyrtarët e lartë pas largimit nga funksioni.
Neni për “Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike” thotë se zyrtari i lartë nuk ka drejt të punësohet brenda dy viteve.
“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese”.
kufizimi.png

kuf.png

Ligji sqaron se kufizimi vlen kur detyrat e zyrtarit gjatë dy viteve të fundit para largimit kanë qenë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo ndikimin ndaj institucioneve ku ai synon të emërohet.
Po ashtu, ligji ndalon që ish-zyrtari i lartë “të përdorë informacionin e privilegjuar ose konfidencial të siguruar gjatë ushtrimit të funksionit publik për qëllime e punësime të tjera në të ardhmen…”
Në këtë rast, Agjencia për Investime dhe Eksport nuk është një institucion i shkëputur nga Zyra e Kryeministrit. përkundrazi, ajo vepron pikërisht në kuadër të ZKM-së, institucion ku Dalipi ka ushtruar për më shumë se pesë vjet një nga pozitat më të fuqishme politike dhe administrative.
Dokumentet e publikuara nga ministria nuk tregojnë nëse është kërkuar ndonjë interpretim apo opinion nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për rastin e Dalipit dhe për zbatimin e nenit që parasheh kufizimin dyvjeçar për ish-zyrtarët e lartë.


afe67e1c-49c6-49a9-8c0b-c2187841728f.png


Gjatë muajit shkurt, vetë Dalipi kishte njoftuar largimin nga pozita e Shefit të Stafit të Kryeministrit, pas rreth pesë vjet e gjysmë në krye të kabinetit të Kurtit.
“Çfarë periudhe fantastike kanë qenë këto rreth 5 vite e gjysmë si Shef i Stafit të Kryeministrit (Kurti 1 dhe 2)”, kishte shkruar Dalipi në Facebook.
Në të njëjtin postim ai kishte përshkruar rolin e tij në koordinimin e institucioneve shtetërore.
“Ndërtimin dhe zbatimin e mjeteve/metodologjive për koordinimin e planifikimit mbarëqeveritar, si dhe për monitorimin dhe vlerësimin e performancës qeveritare.”/Demokracia.com/.

a489133f-6dba-4b6e-bc1c-e6de95a9b44c.png
 

Xhelal Sveçla del para gjykatës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend​

3 orë më parë
nga NACIONALE
1783079765902.png
lg.php

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur sot në gjykatë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.
Sveçla se bashku me disa ish-deputetë të VV-së akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës më 21.03.2018.
Rasti i Sveçla është ndarë nga zyrtarët tjerë të VV-së.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

Nënë e bijë në probleme me ligjin, deputetja Matoshi ishte akuzuar vite më parë për mashtrim​



1783468433690.png


07/07/2026

Emri i deputetes Adriana Matoshi është vendosur edhe njëherë tjetër në qendër të kritikave pas gjuhës së saj skandaloze të përdorur ndaj fermerëve të qumshtit dhe ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Matoshi, deputete e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u kritika pasi ofendoi ish-ushtarin e UÇK-së për shkak se ai protestoi kundër AUV-it për shkak të bllokimit të shitjes së qumshtit.
lg.php

Gjatë ditës në media u publika edhe një raport i policisë në të cilin përshkruhej se vajza e deputetes Matoshi, 25-vjeçare, ishte kapur me substanca narkotike.
Mirëpo përpos vajzës së saj, Kaonës, as vetë deputetja Matoshi nuk qëndron më mirë në raport me ligjin.
lg.php

Në janar të vitit 2017, Prokuroria Themelore në Gjilan kishte ngritur aktakuzë kundër Adriana Matoshit për veprën penale “mashtrimi i konsumatorëve”.

lg.php
Sipas aktakuzës deputetës Matoshi dhe tre ortakët e saj akuzoheshin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi kishin mashtruar konsumatorët në diskotekën “Disko Club Stop”, e cila sipas Prokurorisë ishte në pronësi të deputetes Matoshi.
Në aktakuzën e Prokurorisë si i akuzuar ishte përfshirë edhe ish-bashkëshorit i deputetes Matoshi.
Sipas aktakuzës që ishte publikuar nga Insajderi, Matoshi gjatë marrjes në pyetje i kishte mohuar akuzat duke thënë se ajo “vetëm me letra” ka qenë pronare e kësaj diskoteke sepse nuk është marrë me të as nuk ka përfituar.

1783468283896.png
1783468258084.png
 

1784113455761.png

Zyrtari i VV-së po hetohej nga Prokuroria Speciale për ndikim në shpronësime të KEK-ut, a është kjo arsyeja e intervistimit?​

NACIONALE
1 orë më parë
11:06
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, ndërsa arsyet e ftesës nuk janë bërë publike.
Thaçi kishte qenë më herët nën hetime lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi në procesin e shpronësimeve të planifikuara nga KEK-u në fshatin Shipitullë.
Sipas një audio-incizimi të publikuar nga Kallxo.com, ai dëgjohet duke thënë se “Në KPMM i kemi njerëzit tanë, i shtyna do sene, s’kanë qare.”
Në një pjesë tjetër të incizimit ai deklaron: “KPMM-ja merr vendim që pa marrë parasysh a i duhet a s’i duhet mihjes duhet me i shpronësu.”
Prokuroria Speciale kishte konfirmuar në vitin 2024 se ndaj Thaçit ishin duke u zhvilluar hetime nga Njësia e Veçantë Anti-Korrupsion.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
images-36.jpg


“E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja” – Miftaraj​

18 korrik 2026| 08:40
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e keqpërdor pozitën zyrtare përmes emërimit të zëvendësministrave të rinj, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime.

Sipas tij, emërimet e reja në një qeveri me mandat të kufizuar janë të pajustifikueshme, pasi me formimin e qeverisë së re do të emërohet një kabinet i ri dhe do të nxirren vendime të reja për funksionarët qeveritarë.

lg.php

“Është e pakuptimtë të emërohen ministra apo zëvendësministra të rinj kur dihet se me krijimin e qeverisë së re do të ketë emërime të reja. Këto pozita mund të zgjasin vetëm disa javë”, u shpreh ai mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Miftaraj theksoi se një qeveri në detyrë ka mandat të kufizuar, i cili, sipas tij, duhet të shërbejë vetëm për administrimin e çështjeve të domosdoshme dhe jo për marrjen e vendimeve që tejkalojnë këtë mandat.
 
Back
Top