Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mjekesia & Sherbimi II

Fiks pra. Gjuhën ergo të shprehurit që ti aspak nuk ke kapacitet ta kuptosh.
Kthehu te postimi im i parë, lexoje edhe një herë dhe NDOSHTA do e kuptosh.

Peerpiqu tee kuptosh qe menyra sesi je shprehur do tee thotee shume per menyren tende.

Ky eshtee forum jo mjeksor, por edhe ne forum mjwksor nuk shprehet njeri ashtu.

Gjithsesi, uroj te mos shprehen te tjeret si ty per qeniet njerezore.

Se kthehen ne makina.
 
Vërtet? E lexove nga fillimi?
Ja po ta bëj më të lehtë se nuk ke kapacitet mendor vet.

Postimi im i parë

IMG_6598.png

Pra kam shkëpitur një fjali nga postimi dhe kam folur për mënyrën se si duket vendi ynë në media dhe çfar vlere apo si shihet i ndjeri në sytë e kirurgut dhe dietologes italiane, në klinikë italiane, në Shqipëri.

Këtu përfundon edhe sqarimi im e mos provo më ta ulësh figurën time virtuale në emër të asaj që ti beson se e kupton.
 
Vërtet? E lexove nga fillimi?
Ja po ta bëj më të lehtë se nuk ke kapacitet mendor vet.

Postimi im i parë

View attachment 340309

Pra kam shkëpitur një fjali nga postimi dhe kam folur për mënyrën se si duket vendi ynë në media dhe çfar vlere apo si shihet i ndjeri në sytë e kirurgut dhe dietologes italiane, në klinikë italiane, në Shqipëri.

Këtu përfundon edhe sqarimi im e mos provo më ta ulësh figurën time virtuale në emër të asaj që ti beson se e kupton.

Lexoje edhe njehere mer me detaj, cka ndodhur per jeten qee sdo shuhej heret a vone, dhe te kuptosh menyren e shprehjes tende.

Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut
14:20 : 07/02/2026 në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Biznesmeni Italian Massimo Ferro ka ndërruar jetë pasi ngushtoi stomakun në spitalin TRITA HOSPITAL në Tiranë, me pronare në letra Lindita Hoxha. TRITA HOSPITAL është denoncuar në vijimësi për papërgjegjshmëri, mashtrim dhe ngatërrim të analizave, shmangie të protokolleve mjekësore, ndërsa dyshohet për pastrim parash.

(Lindita Hoxha)
Italiani vdiq më 22 dhjetor të kaluar në QSUT, disa ditë pasi kishte bërë ndërhyrjen kirurgjikale për ngushtimin e stomakut, me qëllim për të humbur peshë. Sipas denoncimit të familjes, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar. Udhëzimi i vetëm i dhënë kishte qenë që të qëndronte pa ngrënë që nga mbrëmja e një dite më parë.

(Massimo Ferro)
Prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar në listën e të dyshuarve mjekun kirurg Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Andrea Formiga është lidhje e Lindita Hoxhës në Tiranë.

(Andrea Formiga)
Kush qëndron pas Trita Hospital?

Në prill 2023, Lindita Hoxha themelon kompaninë e shërbimeve mjekësore Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë. Si administrator ortakja e vetme e kompanisë cakton Arli Sherifin.

Lexo edhe:
Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Gjithmonë në zemrat tona!
Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

Kompania Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë, mbulon një spital në qendër të Tiranës, një investim me vlerë miliona euro.

Historiku i biznesit të zonjës Hoxha nis 8 vite më parë, me kompaninë Dermo Life Akademi, për zhvillimin e aktivitetit në fushën e estetikës. Dermolife Academy, një shkollë profesionale me dy programe studimi, është gjithashtu një investim qindra mijëra euro, me burim të errët.

Në vitin 2022 themelon kompaninë Dermolife për kryerjen operacioneve të ndryshme shendetësore, ndërsa në 2024 hap farmacinë Trita. Kompanitë nga viti 2017 deri në 2022, kanë bilance të brishta dhe nuk justifikojnë investimin për ndërtimin e spitalit Trita.

Historia e vdekjes së biznesmenit

Sipërmarrësi italian 54-vjeçar nga Camposampiero, ishte i vendosur të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që kurrë nuk kishin pasur sukses, Massimo Ferro vendosi t’i besonte një klinike private në Milano që premtonte një zgjidhje të qëndrueshme në kohë, shkruan Corriere della Sera.

Në klinikën private i propozuan një udhëtim për në Tiranë, ku mund të regjistrohej për ngushtimin e stomakut, një ndërhyrje që zvogëlon organin. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Massimo Ferro vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës Andrea Girlando mori si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietisten Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Të hënën në Padovë do të kryhet autopsia mbi trupin e Massimos, ndërsa mjeku ligjor i caktuar nga prokuroria është doktori Antonello Cirnelli.

Teknika laparaskopike

Në dhjetor, kontakti i Ferros me kirurgun ishte bërë përmes mesazheve WhatsApp, ku ishin dhënë informacionet, kostot dhe udhëzimet logjistike. Çmimi i operacionit, 4.400 euro, ishte shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali. Gjatë vizitës më 6 dhjetor 2025, Ferro u paraqit me djalin e tij të madh. Kirurgu i shpjegoi ndërhyrjen, duke e siguruar mbi teknikat laparaskopike dhe shpejtësinë e procedurës. Pavarësisht që pacienti ishte me diabet tip II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u planifikua për më 18 dhjetor në Tiranë, në klinikën “binjake” të asaj milaneze. Testet para-operatore, që Ferro nuk arriti t’i kryente në Itali, u shtynë për ditën para ndërhyrjes në Tiranë.

Pa udhëzime

Sipas asaj që denoncoi familja (avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti), asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk ishte respektuar: nuk kishte trajnim dietic paraprak, as vlerësim multidisiplinar, as përgatitje specifike para operacionit. E vetmja udhëzim ishte që natën para operacionit të mos hante asgjë. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor me gruan e tij.

Temperatura dhe simptomat

Ditën pas operacionit, ai telefonoi familjarët duke i siguruar se “shkoi gjithçka mirë”. Por që nga dita pasardhëse diçka ndryshoi. Ferro dukej gjithnjë e më i lodhur, nuk reagonte dhe glicemia e tij mbeti e lartë. Më 20 dhjetor shfaqet temperatura që arriti 38 gradë dhe u trajtua me qetësues. Më 21 dhjetor, me temperaturë që arriti 39 gradë dhe me vështirësi të rëndë në frymëmarrje, ai u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Atje iu bënë analiza, por antibiotiku, sipas denoncimit, u dha vetëm në mbrëmje, para se të kthehej përsëri në klinikë. Gjatë natës, gjendja e Ferros u përkeqësua. Mëngjesin e 22 dhjetorit pësoi arrest kardiak brenda klinikës. U reanimua dhe u transferua me ambulancë në reanimacion në spitalin publik. Pasdite mjekët raportuan se gjendja ishte e qëndrueshme, por në mbrëmje gruaja u thirr urgjent: kur arriti, Massimo Ferro kishte vdekur tashmë prej orësh.

Sot, familjarët denoncojnë se askush nuk ka arritur të tregojë me siguri shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi,” shkruajnë gruaja Romina dhe fëmijët. /Prapaskena.com
 
Drejtoresha e QSUT-së: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve
14:44 : 05/03/2026 në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, ka mohuar këtë të enjte mundësinë se në këtë qendër spitalore ka korrupsion mes mjekëve.

Në një konferencë për mediat, me Ministren Evis Sala, Paparazio u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët ndonjëherë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas.

Në përgjigje, ajo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve.

“Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, është shprehur ajo.

Megjithatë deklarata e drejtoreshës bie ndesh me raportimet e vazhdueshme dhe ankesat publike të pacientëve ndër vite. Prej kohësh, ky institucion është përfshirë në polemika për mungesë medikamentesh dhe dyshime për pagesa informale ndaj mjekëve, të cilët nuk ofrojnë shërbime nëse pacientët nuk paguajnë para.
 
cepave si drogë”, gazetari replika me ministren Sala
09:59 : 05/03/2026 në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Gazetari Osman Stafa ka replikuar këtë të enjte me Ministren e Shëndetësisë Evis Sala në lidhje me situatën e degraduar të Onkologjikut.

Gjatë konferencës për mediat Stafa i bëri disa pyetje ministres, sa i përket mungesë së barnave dhe terapive për të sëmurët me sëmundje të rënda dhe se kur do të sigurohen këto të fundit.

“Ilaçet aktualisht në Onkologjik janë mungesë 2 ilaçe, Aberateroni ku të sëmurët me prostatë janë 2 muaj pa terapi, ndërsa Acidi folinik blihet si drogë nëpër cepa”, tha ai.

Në përgjigje, ministrja tha se kanë marrë masa për furnizimin me barna, por se ku janë këto masa askush nuk ka parë zgjidhje. Qytetarët e sëmurë detyrohen të kurohen jashtë vendit dhe kalvari i vuajtjeve për mungesë medikamentesh nuk ka gjetur zgjidhje prej vitesh tashmë.

“Kemi marrë disa masa për qendrueshmëri në furnizimin me barna. Ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për pacientët, por duhet një zgjidhje e përhershme, u përgjigj ministrja.
 
Ai e di ku është ndryshimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë?
 
Zionistët nuk pyesin për komunitetet, por iu detyrohen atyre që i'u kanë lidhur brekët
E ministria e shëndetësisë është b.thë e brekë pjesë e Sekularistëve Zionistë
 
Zionistët nuk pyesin për komunitetet, por iu detyrohen atyre që i'u kanë lidhur brekët
E ministria e shëndetësisë është b.thë e brekë pjesë e Sekularistëve Zionistë
Vendi ku spitalet jane xhungel dhe personeli me i pasur ne bote..
 
  • Like
Reactions: par
Vendi ku spitalet jane xhungel dhe personeli me i pasur ne bote..
Ç'të them
Jemi të detyruar të bëjmë atë që na këshillon PARDHIA
Ose më saktë atë që na ofron.
Mundësitë personale për të ndryshuar mentalitetin e shoqërisë i kam të reduktuara, në mos them të zeruara
Të pyeta për problemin personal në MP, mbasi kisha harxhuar ca qindra euro nëpër klinika private për analiza
 
Last edited:
Cuditerisht kardiologjia ne qsut ishte model. Me mire se kto spitalet private
 
Ç'të them
Jemi të detyruar të bëjmë atë që na këshillon PARDHIA
Ose më saktë atë që na ofron.
Mundësitë personale për të ndryshuar mentalitetin e shoqërisë i kam të reduktuara, në mos them të zeruara
Të pyeta për problemin personal në MP, mbasi kisha harxhuar ca qindra euro nëpër klinika private për analiza

Do ketë njerëz e jo matrapaza.
 
  • Like
Reactions: par
Zionistët nuk pyesin për komunitetet, por iu detyrohen atyre që i'u kanë lidhur brekët
E ministria e shëndetësisë është b.thë e brekë pjesë e Sekularistëve Zionistë

Po çyryku i Surrelit me këta (liberalët zionista) erdhi e mbahet në pushtet
 
  • Like
Reactions: par
Back
Top