Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mjekesia & Sherbimi II

Atë që kam cilësuar këtu për më shumë se 10 vite.
Paratë e taksapaguesve që shkojnë për parajsa, ndërkohë që spitalet janë degraduar krejtësisht.
Katastrofë
Saimir Koreshi
Për një eko i ka ndërruar jetën i afërmi 38 vjeçarë në Lushnjë
Kjo është shëndetësia e plehrave të Edi Ramës
Këtu është tematika që kam cilësuar paratë që shkojnë për ata që arsimuan vajzën e Natashës, që sot është ministre shëndetësie
Katastrofë, kur një ligjvënës nuk gjen shërbim
Po NE të tjerët!!!!!!!??
Zoti marrtë hak tek ata që menaxhojnë paratë e taksapaguesve (e që shërbejnë për ti dërguar ato në parajsa, dhe xhepin e tyre), e tek ata që mbrojnë këta kl.sh ku.vash të Sorosit.
Kush ndihet jo militantë, apo i paguar nga çelbsira Rama mund ta dëgjoj.
E të kuptojnë dhimbjen e kësaj shoqërie, ku e kanë çuar.
P.s
"Vjen ministri e inauguron një aparaturë të falur nga Banka Raifaissen"
Sigurisht për të shpërlarë trurin e idiotësisë
 
Last edited:

renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë!


Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Organizata “Together for Life”, e cila lufton për drejtësi sociale në vend, publikoi gjetjet e raportit me titull “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë” për vitin 2025.

Raporti synon të hedhë dritë mbi shmangiet nga plani dhe objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, si edhe të paraqesë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve faktike të kryera në sferën e shëndetësisë gjatë vitit 2025 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Një prej gjetjeve më shqetësuses të raportit, nënvizon se shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2025 në Shqipëri shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 9 viteve të fundit.

“Shpenzimet faktike për shëndetësinë në vitin 2025, përfshirë të ardhurat e FDSKSH, arritën në 76.6 mld lekë, duke përbërë 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike totale”, citojnë gjetjet e raportit, duke i kategorizuar këto vlera si më të ulëtat që prej vitit 2016.

Sipas ekspertëve të “Together for Life”, kjo trajektore në rënie sugjeron se prioritetet buxhetore janë zhvendosur gradualisht drejt sektorëve të tjerë.

Të dhënat e analizuara pasqyrojnë më tej një tjetër tendencë në rënie, atë të shpenzimeve për banor në vend.

“Shqipëria paraqet nivelin më të ulët të shpenzimeve shëndetësore për banor në rajon, me rreth 590 dollarë për banor, ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, citon raporti i monitorimit.

Ky nivel i ulët i financimit të shpenzimeve për banor, bën që qytetarët të mbulojnë nga xhepi problemet e tyre shëndetësore.

“Niveli i shpenzimeve nga xhepi mbetet shumë i lartë (rreth 48% në vitet 2022–2023), duke sinjalizuar se mbulimi publik i shërbimeve shëndetësore dhe i barnave vazhdon të jetë i pamjaftueshëm”, thekson analiza e ekspertëve të Together for Life.

Nga ana tjetër, mbulimi në mënyrë personale i shpenzimeve për shëndetin rrit ndjeshëm rrezikun e shpenzimeve katastrofike për familjet dhe thellon pabarazitë në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor, veçanërisht për grupet me të ardhura të ulëta dhe kategoritë vulnerabël.

Një tjetër gjetje shqetësuese e monitorimit ka të bëjë me faktin se planifikimi buxhetor për programin e Kujdesit Shëndetësor Parësor nuk ka parashikuar asnjë fond për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë.

“Mospërfshirja e këtij produkti konsiderohet problematike, sidomos duke pasur parasysh se ky shërbim i shtrirë në nivel kombëtar përbën një komponent thelbësor për ofrimin e kujdesit ndaj grupeve më vulnerabël”, citon monitorimi.

Sa i përket produktit “Persona që përfitojnë check up”, raporti thekson që shpenzimet janë fikse dhe paguhen sipas kushteve koncensionare, edhe pse numri fillestar i planifikuar i pacientëve që duhet të marrin shërbimin nuk është përmbushur.

“Nga buxheti i shtetit janë paguar 35.3 milionë pavarësisht se 19.151 pacientë nuk janë paraqitur për të përfituar shërbimin”, citojnë gjetjet e monitorimit të TFL.

Gjithashtu transparenca mbi përdorimin e fondeve, veçanërisht për investimet publike mbetet e ulët.

Ekspertët e “Together for Life” theksojnë se raportet e institucioneve publike nuk japin informacion të mjaftueshëm mbi kostot, arritjet dhe ndikimet e projekteve, duke e bërë të pamundur vlerësimin e efektivitetit të investimeve publike në shëndetësi.

“Mospasqyrimi i faktorëve që çuan në anulime, shtyrje apo rishikime buxhetore dobëson llogaridhënien institucionale dhe e kufizon aftësinë për të përmirësuar procesin e planifikimit dhe menaxhimit të investimeve publike në vitet në vijim”, citon raporti i monitorimit.

Një tjetër sfidë mbetet edhe raportimi gjinor, i cili është pothuajse joekzistent në dokumentet e institucioneve publike shëndetësore.

“Megjithëse detyrim i qartë ligjor, raportimi gjinor mungon plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, që është institucioni udhëheqës për zbatimin e Strategjisë së Barazisë Gjinore”, citon raporti i TFL./ BIRN
 
Screenshot_20260609_104223_Samsung Browser.jpg
E bija e ish kryesorosianes, dhe përfituesja e bursës së Sorosit për tu profesionalizuar në Eu do zbatoj urdhërat e atyre që u harxhuan për ta rritur dhe "edukuar"
Do çoj paratë për në Izrael, e as që ia ndjen për shëndetin e shqiptarëve.
Deri kur ti kuptojnë shqiptarët të shiturit dhe anti-shqiptarët regres shoqërorë do ketë
Burimi i lajmit është tek pordhali i Linda Ramës që menaxhohet nga Adriatik Doç Ku...a
 
Last edited:

për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?
12:11 : 26/07/2026 në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi.

Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate anestezie e deri te barelat për transportimin e pacientëve.

Kërkesat për donacione të QSUNT u bënë publike nga gazetari Osman Stafa si pjesë e një debati për prioritetet e qeverisë shqiptare, që pasoi vendimin për të paguar nga fondi i emergjencës 4.3 milionë euro për koncertin e reperit amerikan, Kanye West.

Menjëherë pas publikimit, QSUNT fshiu mëngjesin e 14 korrikut nga serverat e saj shtatë skedarë me dokumente, përfshirë edhe kërkesat për donacione të pajisjeve logjistike dhe mjekësore, me argumentin se dokumentet “e kishin humbur aktualitetin”.

Megjithatë, ky episod e mban hapur debatin e financimit të varfër të sistemit shëndetësor në Shqipëri si dhe efikasitetin e shpenzimeve të buxhetit spitalor.


Edhe pse thirrjet për donacione nga institucionet publike nuk janë të paligjshme, ato ekspozojnë sipas ekspertëve, një krizë të thellë financiare dhe strukturore në QSUNT.

“Pranimi i donacioneve nuk është i paligjshëm, por sigurisht që ato nuk duhet të jenë rruga parësore për kompletimin e spitaleve,” thotë Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e organizatës “Together for Life”.

“Sektori i shëndetësisë është i keqfinancuar dhe fakti që nuk ka buxhet, që ka keqmenaxhim dhe korrupsion, na përball vazhdimisht me krizë të përhershme”, theksoi ajo.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i hodhi poshtë pretendimet për mungesë fondesh dhe transparence në një përgjigje me shkrim për BIRN.

Institucioni deklaroi se publikimi i thirrjeve për donacione përfaqëson thjesht “një mekanizëm plotësues” të parashikuar nga ligji dhe nuk nënkupton pamundësi të spitalit për të ofruar shërbime.

Lidhur me fshirjen e listave në orët e mëngjesit pas denoncimit, QSUNT pretendoi se dokumenti “kishte humbur aktualitetin”, pasi pjesa dërrmuese e nevojave ishte adresuar ndërkohë përmes procedurave të prokurimit publik.

“Për këtë arsye, përditësimi i fundit në faqen zyrtare të QSUNT nuk ka pasur për qëllim kufizimin e aksesit në informacion publik, por pasqyrimin e gjendjes aktuale,” argumentoi spitali.

Shqetësimi kryesor mbetet imazhi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është institucioni më i madh shëndetësor në Shqipëri dhe e vetmja qendër terciare e shëndetit në vend. QSUNT trajton rastet më komplekse që referohen nga i gjithë sistemi shëndetësor, ndërkohë që shërben edhe si bazë për mësimdhënien dhe kërkimin mjekësor universitar.

QSUNT mbështetet te prokurimet publike si rruga kryesore për ofrimin e shërbimeve, por përballet shpesh me mungesa të përsëritura në medikamente dhe pajisje diagnostikuese.

Sipas Bardhit nga “Together For Life”, mungesat e përsëritura nuk vijnë vetëm për shkak të problemeve financiare, por edhe si produkt i vendimmarrjeve administrative që dështojnë të përkthejnë buxhetin në qëndrueshmëri shërbimesh mjekësore.

“Këto mungesa bazike nuk shikohen me prioritet për t’u plotësuar,” thotë Bardhi.

Sipas saj, kriza është edhe më e thellë, pasi në mjaft raste edhe kur ka aparatura të avancuara, ka mungesë personeli për t’i përdorur.

“Thembra e Akilit” e sistemit shëndetësor është buxheti i pamjaftueshëm. Sipas Bardhit, donacionet, në të cilat është angazhuar edhe organizata që drejton, nuk mund ta mbushin boshllëkun që krijohet nga kjo mungesë.

Publikimi i listës për donacione dhe fshirja e kësaj liste më pas nga QSUNT tregojnë sipas Bardhit se autoritetet e ndiejnë presionin publik, por shqetësimi i tyre kryesor mbetet imazhi.

“Ata mendojnë se u është cenuar imazhi, gjë që nuk më duket mbrojtje legjitime, as e qeverisë as spitalit, para kontrastit të madh mes mungesës së buxhetit në spital dhe financimit të një koncerti”, tha Bardhi.

Gazetari i Neës 24, Osman Stafa, i cili bëri publike listat e donacioneve, thotë se problemi i vërtetë shtrihet përtej mosfinancimit, duke përfshirë edhe keqmenaxhimin e burimeve ekzistuese. Buxhetet e kufizuara, sipas tij, rëndohen më tej nga mënyra e administrimit të tyre, duke krijuar terren për kriza.

Edhe Stafa mendon se drejtuesit shqetësohen më shumë për dukjen.

“Problemi është që nuk vë njeri dorë. Më shumë se për problemet, ata kujdesen që problemet të mos dalin në media,” tha gazetari.

Megjithatë, debati i krijuar pas publikimit të kërkesës për donacion në një krah dhe financimit të koncertit në anën tjetër, ka krijuar sensibilitet.

“Mjekët, ato kontakte që kam, më thonë që u bë shumë mirë. Më thonë ‘ne i kemi të nevojshme, shyqyr që u identifikua dhe u bë e madhe,” tha Stafa duke iu referuar debatit.

QSUNT këmbënguli se ka financim të mjaftueshëm dhe se publikimet për donacione nuk kanë të bëjnë me mungesë buxheti.

“Nevojat për pajisje mjekësore, infrastrukturë dhe materiale pune adresohen nëpërmjet planifikimit buxhetor vjetor, programeve të investimeve, procedurave të prokurimit publik, si dhe burimeve të tjera të ligjshme të financimit,” tha QSUT, e cila shtoi se thirrja “u mundëson subjekteve të interesuara të kontribuojnë vullnetarisht…”.

QSUNT sqaroi gjithashtu se thirrja për donacione ishte bërë në fillim të vitit dhe se gjatë zbatimit të buxhetit, një pjesë dërrmuese e këtyre nevojave është adresuar dhe mbuluar nëpërmjet procedurave të prokurimit publik.

Megjithatë, kritikët thonë se problemet e qendrës spitalore më të rëndësishme në vend janë shumë herë më të mëdha sesa paraqiten.

Stafa përmend dhënien me koncesion të shërbimeve të rëndësishme si ai i analizave si njërin prej problemeve, që sipas tij, mund të lërë pacientët të pambuluar sapo këto limite plotësohen, duke i detyruar ata të gjejnë zgjidhje alternative në sektorin privat.

Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si menaxhohen paratë, pasi shpesh gjendet para situatave ku ilaçe të tenderuara për dy vjet mungojnë menjëherë pas vitit të parë.

“Problemi më i madh është korrupsioni në spital, në kontratat e mëdha me kompani farmaceutike, në tendera me probleme. Kjo e çon buxhetin në zero,” tha Stafa.

Edhe Bardhi e sheh situatën me pesimizëm. Sipas saj, buxheti i vogël për shëndetësinë dhe reformat e pasuksesshme të vetëfinancimit e menaxhimit kanë krijuar probleme shtesë, pa zgjidhur problemet që spitalet kishin, pasi nuk kanë sjellë të ardhura.

Në këto kushte, mbështetja te donacionet dhe shoqatat e huaja kthehet në një mjet mbijetese.

“Shpesh spitalet përfitojnë barna në prag skadence nga firmat farmaceutike (si në rastin e Faktorit 8), si një formë dhurimi e diktuar nga rrethanat,” tha Bardhi për BIRN.

QSUNT këmbënguli se ka kapacitet për të ofruar shërbimin dhe se po punon për ta përmirësuar atë.

“QSUNT mbetet e angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, si dhe garantimin e transparencës dhe llogaridhënies në ushtrimin e funksioneve të saj,” deklaroi QSUNT. /Reporter.al/
 
Back
Top