Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Momente me veten . Copeza shpirti .

Une jam Ola
Ndonjehere ndalem dhe mendoj per veten.
Jo per ate qe te tjeret shohin,por per ate qe une ndjej.
Per ate vajze qe ka kaluar shume,por ska mundur te shprehet mjaftushem.
Per ate zemer qe eshte lenduar,por nuk eshte thyer.

Une jam Ola.
Ajo vajza e vogel qe u rrit shume shpejt.
Nuk pata kohe te jem femije aq sa doja.
Jeta me mesoi te jem e forte para se te isha gati.
U perpoqa te bej te gjithe te ndiheshin mire, edhe kur une nuk isha mire.
Qesha,edhe kur doja te qaja.
Fola me butesi,edhe kur brenda meje ishte stuhi.
Kam qene ne vende ku me mungoi ngrohtesia.
Kam pasur dite kur nuk ndihesha e mjaftueshme.
Kam menduar se ndoshta jam gabim.

Por sot,dua ta them qarte:
Nuk jam gabim.
Jam njeri.
Jam Ola.
Nje vajze me ndjenja,me plage,me endrra.
Kam gabuar,por kam mesuar.
Kam rene,por jam ngritur.
Kam qare,por prape kam dashur.
Dhe kjo me ben njeri me zemer.
Me ben e vertete.

Sot dua te ndalem dhe ti them vetes:
Faleminderit,Ola.
Faleminderit qe nuk u dorezove,kur ishte me e lehte te heqje dore.
Faleminderit qe i mbajte shpresat gjalle,edhe kur gjithcka dukej e humbur.
Faleminderit qe e le veten te jesh njerezore,e ndjeshme,e ngrohte,e lodhur,e forte.
Faleminderit qe nuk e le zhurmen e botes te te beje te dyshosh te vetja.
Faleminderit qe po meson cdo dite ta duash veten pak me shume.
Sepse ti e meriton.
Ti je mjaft.
Ti je vlera.
Ti je dashuri.
Ti je Ola.
Dhe kjo eshte nje dhurate qe nuk ka nevoje te krahasohet me asgje.
Dhe tani e di qe:
Nuk kam nevoje te jem si askush tjeter.
Nuk kam nevoje te bind askend.
Mjafton qe une ta pranoj veten,
ta dua veten, dhe te jem prane vetes.

Une jam Ola dhe kjo eshte forca ime me e madhe.
Dhe kur ta harroj kete,do ia kujtoj vetes perseri.
Sa here te bie,do ngrihem me dashuri.IMG_9540.jpeg
 
ne kopsht rrinin trendafilat
-- te lutem mos i keput ---

--- nuk do durojne gjate ---
--- po jane aq te bukur aty ku jane ---

--- ehh te bukur ishim te gjithe dikur ---
tha ai dhe i preu dhe mi dha ne dore.

( poezi Koreane )
 
“Jo cdo dashuri,eshte JETE”

U be shume kohe qe nuk kam shkruar per ty.
Nuk e di pse sonte me erdhe nder mend,por thashe: Pse te mos shkruaj dhe njehere tjeter?
Jo se me ka marre malli.
Jo se nuk jam mire.
Thjesht…sepse kujtimet nuk fshihen si fjalet nga telefoni.
Disa gjera,per mire apo per keq,mbesin.

Nuk jam penduar qe u ndame.
E di qe ishte e vetmja menyre per te shpetuar.
Por,sado kohe te kaloje,nuk mund te harroj gjithçka menjehere.
Kemi pasur nje lidhje te gjate.
E lodhshme,e dhimbshme…por edhe e bukur.

Ti ishe gjithcka qe kisha.
Dhe ndoshta,gabimi im me i madh ishte qe te bera gjithe boten time.
Te doja aq shume sa mendoja se nuk do mund te jetoja pa ty.
Por jeta me ty… ishte gjithcka,pervec se jete.
Tradhti pas tradhtie.
Dhimbje pas dhimbjeje.
Fjale qe me copetonin shpirtin.
Heshtje qe me vrisnin me shume se britmat.
Dhe pastaj dhuna… ajo qe me mori edhe ate pak qe me kishte mbetur nga vetja.

Megjithate,te fala.Sa here me thoje “me fal”, une besoja.
E mohova veten,vetem qe te mos te humbisja ty.
E dashurova dhimbjen,sepse vija emrin tend mbi te.
Mendova se ndoshta nje dite do e kuptoje.
Se ndoshta do me shihje…
Por ti asnjehere nuk e bere.
Perkundrazi,cdo here qe mundohesha te ngrihesha,me hidhje perseri ne toke.
Dhe jo,jo vetem me fjale.

Tani qe te kam larg,kam mesuar te eci nga e para.
Te marr fryme pa frike.
Te qesh pa ndjenja faji.
Te fle pa lot.

Kam ende dite qe me kujtohesh.
Por jo me me mall.
Me dhimbje ndoshta.
Me reflektim.
Sepse e kuptova:E jotja nuk ishte dashuri.
Dashuria nuk te thyen.
Nuk te frikeson.
Nuk te zhduk.

Te kam dashur si e cmendur,por sot,me shume ndjej keqardhje per veten qe kam qene me ty.
Per ate vajze qe heshti,qe duroi,qe hoqi dore nga vetja per nje njeri qe nuk e meritonte.
Por nuk jam me ajo.

Tani e di qe ka jete pas teje.
Dhe eshte me e bukur pa ty.
Une kam shpetuar.

Dhe sot… jam krenare per veten.
Jam me e forte,me e qete,me e plote.
Kam mesuar te dua,te mbroj,te zgjedh veten para cdo gjeje qe me demton.
Nuk kam me nevoje per pranine e askujt per tu ndjere e vlefshme.

Sepse tani e di:Nuk dua me askend qe me shkaterron,dua vetem ate qe me rrit,dhe mbi te gjitha,DUA VETEN TIME.
IMG_1015.jpeg
 
Amor Requiem

Mendimi im zhdervillet
Ne ajrin e frohte
Kete mengjes heret,
Laget, thahet,
Zhgryhet,
Ndalet, pushon,
Fluturimin rinis,
Dhe nen krahet e eres,
Prek kufijte e melankolise.


Aty ndalon,
Mbushet me fryme,
Ringrihet perseri,
Ndalet ne brigjet
E nje dashurie te kaluar,
Tashme nje relike,
Nje kujtim i larget,
Ndoshta e harruar,
Thellesisht e perjetuar.



Detajet nuk duken me...
fytyra jote e mjegulluar,
rrezatimi i syve i zhveshur,
aroma jote e zbehur.


Mendimi hesht...
hesht dhe psheretin,
e shoh...
me sheh me sy
Pastaj struket...
mblidhet...
dhe mbyll kujtimin per ty,

Ndoshta vetem per nje cast,
Ndoshta pergjithmone,
Ndoshta kurre....!
 
Së pari unë , pastaj ti.

-Sikur të mund ta ktheja kohën pas…

-Dhe çfarë do ndryshoje?

-Do i kisha bërë gjërat më bukur.

-Si?

-Nuk do kisha pasur frikë. Do kisha besuar më shumë. Do kisha zhytur veten në çdo moment, edhe sikur të më mbyteshin ndjenjat… dhe ndoshta, edhe atëherë do të ishte mirë. Por nuk mbytem.

-Pse e gënjen veten? Dhe sikur të ktheheshe, ndoshta do veproje njësoj. Ti s’di ndryshe…

-Pse je kaq e ashpër?

-Sepse duhet. Duhet që së pari të përqafohesh vetë, të ndjesh trupin dhe shpirtin tënd, e më pas të shtrish krahët drejt dikujt tjetër. Përndryshe, duke u përpjekur të përqafosh, vetëm do ta gërricesh dhe do t’i lësh plagët të hapura.

-Dhe si mësohet kjo?

-Me durim. Me dashuri për veten. Dhe me guximin të pranosh se ndonjëherë, edhe të gabosh është pjesë e rrugës.
 
I dashur E.,

Dashuria paskësh qenë e thjeshtë fare, njëjtë si na rrëmben malli më shumë nga ç' e kishim menduar. Sa shumë përflet kjo botë për gurët e themeltë mbi të cilat ngrehinat ekzistojnë. Ndërkohë, një flutur e bardhë ndalet gjithmonë përpara meje e pathemeltë, pezull, duke vallzuar melodinë e humbur! Besimi është i kotë, shpresat rrëzohen pasi kanë pritshmëri të këmbyeshme në tregje të gjësë së gjallë, dyshimet që na mbulojnë petkun e zemrës zhduken edhe kur përshkojnë udhët më të gjata larg dhe drejt teje. Është e thjeshtë të thuash "të dashuroj" edhe pse mua më merret fryma tek bëj përpjekje me një gjuhë që kafshon më shumë se dëfton. Ta shqiptosh pa e përmendur fare dhe t'i lësh në tako të gjitha marramendjet e kësaj bote. Zërat tanë i përkasin pëshpërimave. Jam brenda teje...!
 
Karma .

E njeriu gabon…Bën zgjedhje të gabuara, thotë fjalë të panevojshme,e sa hap vetëm plagë.
Këto njerëz i kam kritikuar, këto njerëz i kam larguar.
Por sot…Sot gabova unë.Sot hapa plagë unë.
Sot lëndova unë.Sot kuptova se jam thjesht njeri.
Njeri që gabon.
Njeri që zhgënjen
Njeri që lëndon.
Njeri që mëson, më në fund, të mbajë përgjegjësi për atë që bën.
Sot ndodhi karma…Dje largova unë, pa dëgjuar,
pa dhënë mundësi të dytë,duke folur ashpër, sharë e mallkuar.
Sot mu kthye mbrapsht.
E shpresoj të më bëjë njeri më të mirë.
Sepse sot humba shumë..humbja ime ishte lumturia.Por ndoshta humbja është një mësim i fshehur,një hapësirë që më shtyn të rritem.
Unë lëndova..Dhe njësoj si unë dje,sot mua nuk më dëgjuan.
Por ç’rëndësi kanë fjalët…
Plagët nuk i shëron një “më fal”.
Ato i shëron koha, i shëron një tjetër zemër, jo e jotja.
E kjo është rrjedha e jetës.
Një ditë je aktor, të nesërmen thjesht publik.
Një ditë je kryepersonazh,të nesërmen vetëm spektator i një filmi ku nuk ke më vend.
Kjo është jeta…
Sot gabova.
Nesër… do të trokas tek filmi që nuk arrita ta përfundoj dot.
E do buzëqesh me buzë,e do qaj me zemër.
 
Rrugët zbrazen.
Ashtu si sytë e mi.

Gjethet shtrohen.
Unë nuk kam ku të shtrihem.

Shiu bie.
Zemra hesht.

Vjeshta s’ka zë.
Veç boshllëk.
 
Rrugët zbrazen.
Ashtu si sytë e mi.

Gjethet shtrohen.
Unë nuk kam ku të shtrihem.

Shiu bie.
Zemra hesht.

Vjeshta s’ka zë.
Veç boshllëk.
shpirtin e kam tek ty
zemren ne rruge
syte ne shkretetire

me miliarda kuaj te bardhe
zhduken erresiren

une , mbatha patkonjt e fatit
 
shpirtin e kam tek ty
zemren ne rruge
syte ne shkretetire

me miliarda kuaj te bardhe
zhduken erresiren

une , mbatha patkonjt e fatit
unë, mbatha patkonjtë e fatit
nuk ndalem
ashtu si rrënojat pas meje..

hapa të fundit
era merr gjithçka
dhe vetëm je ti,
në çdo copë të shpirtit tim.
 
unë, mbatha patkonjtë e fatit
nuk ndalem
ashtu si rrënojat pas meje..

hapa të fundit
era merr gjithçka
dhe vetëm je ti,
në çdo copë të shpirtit tim.
rri tani se do ti pres damaret me brisk..

por vetem qe qenkan mbyll dyqanet ktu ?

shpetove sot...😎🤠
 
E di qe ke nevoj te shprehesh por cfare te shprehesh… kur nuk ke me ekuliber?
Per cfare te shkruash?! Qe sot ndihesh sikur po fluturon deri ne hene dhe neser nuk din a do te mbytesh ne lot?
E ke ti timonin?! Jo.
A eshte faji yt? Jo.
Atehere perse qan.
Ke frik?! Cke, neser o pas nje jave do e harrosh cfare kishe sot ne mendje.
Pertype dhe sot, ate te kripuren e hidhur dhe mbyll syt se neser nuk din se cfare do te presi dhe te duhen energji.
 
Shpetove sot…
Neser nuk shpeton…
Kto pasoja ka..
Rakia me bidon…
Nuk te hyn ne pune brisku
Do pak taktik
Bjeri rruges shkurt
Futja me thikkk!

Uhaaaaa
Talentin ke...
Se fsheh dot lehte,
Me rime te forte
Si goditje te shpejte.


Nuk tduhen bidona,
As brisqe, as truk,
Se fjala e mprehte
Te pret te ben shuk.


Ska rruge te shkurter
As loje pa plan,
Me mendjen e kthjellët
Ti fiton çdo arene, o zanë.😛
 
Talentin ke...
Se fsheh dot lehte,
Me rime te forte
Si goditje te shpejte.


Nuk tduhen bidona,
As brisqe, as truk,
Se fjala e mprehte
Te pret te ben shuk.


Ska rruge te shkurter
As loje pa plan,
Me mendjen e kthjellët
Ti fiton çdo arene, o zanë.😛
Ti ngjitesh lart,
Si yll mbi qiell,
Me zemër zjarrtë
Fiton çdo duel.

Me fjalë të forta
Si shpatë që s’thyen,
Ti lë gjurmë të gjata
Që kurrë s’shuhen.

@Rebele 🥹 Për ty :p
 
Back
Top