• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nait Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,852
Pikët
113



1784233243812.png

Nait Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së​

NACIONALE
1 orë më parë
19:39
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka thënë se nuk do të ketë qetësi në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së.
Hasani në Dpt te Fidani ka thënë se pritshmëritë e tij janë se ata do të lirohen më 16 shtator, por se nëse nuk ndodhë kjo, “do të kallet Kosova”.
“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”.
“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”.
“Na cenohet liria jonë, shteti ynë, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve, dëshmorët, të gjithëve na cenohen me vendimin negativ që merret atje. Prandaj, të dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dënohet shteti i Kosovës”

Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Protestat-Ish-Kreret-e-UCK-se.jpg


“Nuk lejojmë të kriminalizohet UÇK-ja”: Veteranët paralajmërojnë ndërkombëtarët për pasojat e një vendimi të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së​

17 korrik 2026| 11:29
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtarë për pasojat që mund të sjell një vendim jo i drejt i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ata kanë bërë me dije që secili duhet të jetë i vetëdijesohem se një vendim i tillë mund ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Sipas tyre, populli i Kosovës nuk e pranon kriminalizimin e luftës çlirimtare.

lg.php

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se pas dy muajsh, Gjykata Speciale në Hagë do të marrë vendimin e saj, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo gjykatë prej gati gjashtë vjetësh po u shërben interesave të Serbisë.

Kjo gjykatë njëetnike po vendos për fatin e shtetit tonë shumetnik dhe, me vendimin e saj, mund t’i rrënojë edhe themelet e shumetnicitetit mbi të cilin është ndërtuar Kosova”, ka shkruar ai.


Në reagimin e tij, Gucati është shprehur se në Hagë po gjykohen ata që, sipas tij, organizuan rezistencën e popullit shqiptar.

Po gjykohen ata që, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, sollën intervenimin e NATO-s dhe koordinuan bombardimin e caqeve serbe. Po gjykohen ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur, shumetnik dhe demokratik”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se kjo gjykatë është politike.

Kjo gjykatë është politike. Edhe vendimi i saj do të jetë politik. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat e këtij vendimi. Më 16 shtator, veteranët e UÇK-së, së bashku me çdo shqiptar, do ta presin këtë vendim të bashkuar, në Hagë dhe në çdo qytet të Kosovës”, ka theksuar Gucati.

Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjell verdikti i Gjykatës Speciale në raport me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk do të ketë qetësi në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së.


Hasani në Dpt te Fidani ka thënë se pritshmëritë e tij janë se ata do të lirohen më 16 shtator, por se nëse nuk ndodhë kjo, “do të kallet Kosova”.

Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”, është shprehur ai.

Sipas tij, pasojat e një vendimi të tillë do të jenë të mëdha.

Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të lejohet që lufta të kriminalizohet.

Na cenohet liria jonë, shteti ynë, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve, dëshmorët, të gjithëve na cenohen me vendimin negativ që merret atje. Prandaj, të dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dënohet shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se vertidiktin e tyre përfundimtarë ndaj ish-krerëve të UÇK-së do ta japin më 16 shtator.
 
hag.jpg


PA LIRIMIN E KOMANDANTËVE TË LUFTËS, DREJTËSIA NUK MUND TË KETË KUPTIM TË PLOTË​

17 korrik 2026| 09:24
Autor: Lirim Gashi

Drejtësia nuk matet vetëm me numrin e aktakuzave, por me aftësinë e saj për të garantuar barazi, paanshmëri dhe respekt për të vërtetën. Për shumë qytetarë të Kosovës, mbajtja në Hagë e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shihet si një proces që ka krijuar një plagë të thellë morale dhe politike në shoqëri.

lg.php

Çdo akuzë duhet të trajtohet mbi bazën e provave konkrete dhe çdo i pandehur duhet të gëzojë të drejtën themelore të prezumimit të pafajësisë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime, presione politike apo mbi perceptimin e njëanshmërisë, por vetëm mbi fakte dhe standarde të barabarta juridike.

Për një popull që ka kaluar nëpër luftë, dëbime dhe vuajtje të mëdha, është thelbësore që drejtësia të jetë e plotë dhe universale. Krimet e kryera gjatë luftës duhet të hetohen dhe gjykohen pa dallim, ndërsa viktimat e të gjitha komuniteteve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Nëse pas një procesi të drejtë nuk provohen akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, vazhdimi i mbajtjes së tyre do të ishte një padrejtësi që dëmton jo vetëm individët, por edhe besimin në institucionet e drejtësisë.
lg.php

Por kjo nuk do të thotë se askush duhet të jetë mbi ligjin. Çdo pretendim për krime të mundshme ekonomike, korrupsion apo keqpërdorim politik duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, me ligjet e saj dhe me standarde demokratike. Lufta për lirinë e vendit nuk mund të jetë mburojë për askënd ndaj përgjegjësisë personale, ashtu si akuzat e paprovuara nuk mund të përdoren për të njollosur sakrificën e një populli.

Kosova ka nevojën për një drejtësi që ndan qartë dy gjëra: kontributin historik të luftës për çlirim dhe përgjegjësinë individuale për çdo shkelje të mundshme të ligjit. Vetëm kështu mund të ndërtohet një shoqëri ku respektohen njëkohësisht liria, e vërteta dhe shteti i së drejtës.
 

1784283985920.png

Gucati për Specialen: Ndërkombëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për vendimin e 16 shtatorit, kjo gjykatë është politike​

NACIONALE
13 orë më parë
23:18
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se pas dy muajsh, Gjykata Speciale në Hagë do të marrë vendimin e saj, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.
Gucati ka thënë se kjo gjykatë prej gati gjashtë vjetësh po u shërben interesave të Serbisë, do të vendosë nëse do ta kriminalizojë luftën e popullit shqiptar, ndërhyrjen e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“Kjo gjykatë njëetnike po vendos për fatin e shtetit tonë shumetnik dhe, me vendimin e saj, mund t’i rrënojë edhe themelet e shumetnicitetit mbi të cilin është ndërtuar Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.
Në reagimin e tij, Gucati është shprehur se në Hagë po gjykohen ata që, sipas tij, organizuan rezistencën e popullit shqiptar.
“Po gjykohen ata që, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, sollën intervenimin e NATO-s dhe koordinuan bombardimin e caqeve serbe. Po gjykohen ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur, shumetnik dhe demokratik”.
“Kjo gjykatë është politike. Edhe vendimi i saj do të jetë politik. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat e këtij vendimi. Më 16 shtator, veteranët e UÇK-së, së bashku me çdo shqiptar, do ta presin këtë vendim të bashkuar, në Hagë dhe në çdo qytet të Kosovës”,
ka theksuar Gucati.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
e kam thone me kohe, ne vend qe ne Hage te jene kriminelet serbe qe kan bo genocid ne Kosove, per fat te keq gjinden çlirimtaret apo mbrojtesit e popullit te Kosoves,
 
Back
Top