Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nga erdhen mbiemrat.

Juno

€ or $
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
45,123
Pikët
113
Vendndodhja
Honolulu
Nga erdhën mbiemrat?

Në Korenë e Jugut, rreth 20 milionë njerëz ndajnë vetëm pesë mbiemra. Secili nga 20 mbiemrat më të përhapur në Danimarkë përfundon me ‘–sen’, që ka kuptimin ‘biri i’, një formë që është shumë e zakonshme në Skandinavi.

Sipas fjalorëve, mbiemri është një emër që i shtohet emrit personal dhe shpesh citohet si sinonim i emrit familjar. Mbiemri është një traditë e imponuar nga autoritetet dominuese, në fillim evangjelistë, pra personat që kërkojnë t’i konvertojnë të tjerët në besimin e krishterë dhe pastaj nga autoritetet administrative.
Koncepti i mbiemrit është një zhvillim historik relativisht i vonshëm, që ka evoluar që prej praktikës mesjetare të emërimit të quajtur ‘byname’ ose ‘emër i dyfishtë’. I bazuar në profesionin individual ose në zonën e banimit, ‘biemri’ përdorej në rastet kur përballeshin njerëz me emra të njëjtë.

Në Hungari po ashtu edhe në Madagaskar, Kinë, Kore, Japoni, Vietnam dhe shumë vende të tjera të Azisë Lindore, emri i familjes vendoset përpara emrit personal. E njëjta gjë ndodh në Francë, Slloveni dhe Itali në përdorimin administrativ të emrit.
Stili i pasjes së një mbiemri dhe një emri pagëzimi është shumë universal. Nga ana tjetër, në shumë vende është e zakonshme që njerëzit të kenë vetëm një emër.
Njerëzit ultarik ose ata që jetojnë pranë maleve Urale zakonisht nuk kanë një mbiemër, kjo ndoshta edhe prej strukturës së klanit në shoqërinë e tyre.

Rasti i Spanjës

Duhet përmendur se ka edhe raste kur mbiemri është i përbërë dhe përmban dy pjesë. Në shumë vende spanjishtfolëse, është e zakonshme që njerëzit të kenë dy mbiemra. Për shembull, emri Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka Jose Luis si emër, Rodriguez si mbiemrin e parë dhe Zapatero si mbiemrin e dytë. Nga dy mbiemrat në shumë raste njëri është i babait dhe tjetri i nënës.
Klasifikimi
Etimologët i klasifikojnë mbiemrat europianë në pesë kategori në varësi të origjinës: mbiemri i dhënë, mbiemri profesional, mbiemri i vendit, pseudonimi dhe mbiemri dekorativ.

Mbiemri normal

Zakonisht, mbiemri normal vjen si pasojë e huazimit të një emri të njohur në familje, i cili ka cilësitë e duhura për të përfaqësuar një fis pasardhës. Njihet ndryshe si mbiemri i bijësisë që rrjedhin nga emrat e të parëve.
Mbiemri i profesionit

Në këtë kategori futen mbiemrat që tregojnë profesione ose tituj. Në botë njihen mbiemra si: Smith, Miller, Farmer, Thatcher, Shepherd, që respektivisht përkthehen në Farkëtari, Mullixhiu, Fermeri, Kashtëmbledhësi dhe Bariu. Për më tepër mbiemri i këngëtarit adoleshent Justin Bieber vjen nga gjermanishtja dhe ka kuptimin e një njeriu që punon shumë. Për sa i përket Shqipërisë në rastin e profesioneve mund të përfshihen mbiemra si Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, Prifti, Hoxha, Berberi, Spahiu dhe të tjerë.
Në Britani njihet gjithashtu shtimi i prapashtesës ‘s’ si një version i modifikuar i emrit ose i profesionit. Për shembull mbiemri Vickers mund ta ketë prejardhjen nga një shërbëtor që i shërbente një vicari (famulltari), ndërkohë që Roberts mund të jetë përshtatur nga djali i një shërbyesi që quhej Robert.

Mbiemri toponim

Kur njerëzit lëviznin nga fshati në qytet në kohën e Mesjetës ata kishin nevojë për një mbiemër që t’i përcaktonte, për këtë arsye zgjidhnin si mbiemër qytetin, fshatin, fermën, kalatë ose shtëpitë prej nga vinin. Kështu kanë lindur mbiemra të tillë si Washington, Monte, Górski (në polonisht nënkupton kodër) dhe Pitt, që ka kuptimin e minierës së qymyrit. Në shqip të tillë mbiemra janë Dibra, Durrësi, Tirana, Kodra, Duka, Frashëri, Bushati, Arapi, Laçi dhe të tjerë.

Pseudonimi

Bëhet fjalë për njerëzit që kishin një karakteristikë shumë të dallueshme, e cila mbizotëronte nga të gjithë faktorët e tjerë që mund të ndikonin në përzgjedhjen e mbiemrit. Kur familjet hebreje u detyruan të zgjidhnin një mbiemër në Europën Qendrore në shekullin 18 dhe 19, atyre që nuk arritën të gjenin një mbiemër, iu dha shpesh një pseudonim përbuzës nga personat që bënin regjistrimet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri me mbiemrat Topalli, Sakati, Qorri, Shurdhi dhe të tjerë.

Mbiemri zbukurim

Ky fenomen ndodhi kryesisht në komunitetet që ishin të detyruar të zgjidhnin një mbiemër në shekullin 18 dhe 19 mes familjeve hebreje dhe atyre në Skandinavi. Gjatë tregtisë trans-atlantike të skllevërve, shumë afrikanë i humbën mbiemrat e tyre vendas dhe morën mbiemrat që dëshironin padronët e tyre. Veçanërisht këtë lloj mbiemri e hasim në fiset indiane ose tribu të tjera, ku çdo njeri nuk merr një mbiemër të zakonshëm, por një që ka kuptim të bukurive të natyrës. Për shembull mbiemri Morgenstern nënkupton ylli i mëngjesit, Safire nënkupton safir dhe Reis nënkupton degë.

Burimi: fb
 
Mbiemri eshte kerkese e vete paktikes per identifikimin e personit, sidomos kur ai nuk eshte i pranishem.
Mbiemri, ben klasifikimin e nje grupi njerzish, por qe tek ky grup njerzish me te njejtin mbiemer (emer, sepse mbiemri ne vetvete eshte emer) nuk gjendet asnje anetar te kete te njejtin emer me anetarin e te njejtit klan (po e quaj klan).
Mbiemri me fjale te tjera do te thote; ti je gjaku jone, je djali apo vajza jone, etj.
Klasifikimin me individual, e habitshme eshte, por e kane arabet.
Arabet nuk kane mbiemra, ashtu sic i kemi ne.
Arabet kane vetem emra, dhe per mbiemer ata kane emrin e babait dhe te gjyshit, pra Abdul bin Fad bin Husein, ku pjesa ''bin'' do te thote ''biri'' qe ne rastin tone eshte; Abduli biri i Fadit, biri i Huseinit. Mund te vazhdoje me gjate, por me aq sa e di une, nuk e shikojne te arsyeshme pikerisht per gjatesine e pa nevojshme.
Ketu, kryesori eshte vetem emri, se ai eshte personal. Po ashtu vellai apo motra e anetarit, do kishte te vecante vetem emrin dhe babane e gjyshin, natyrisht do ishte si i te vellait.
Ne kete rast, djali i xhaxhait te ''Abdulit'' do kishte ndryshe emrin e babait, por jo te gjyshit, pra linja ndryshon, apo devijon.
Tek materiali me siper, flitet dhe per mbiemra ''perbuzes'' por qe keta mbiemra nuk jane te lidhur domosdoshmerisht me cifutet, si Topalli, Qorri, Shurdhi etj.
Keta, jane mbiemra-nofka, te vena nga vete njerzit per identifikim me te shpejte te personit, sepse personi iks ka qene topall dhe kur emri i tij perdorej ne veten e trete i shtohej dhe ajo veti apo mangesi qe tjetri te kujtohej me shpejt. KJo gje ndodh edhe sot ne dotet tona, por sot egzistojne dokumenta e karta identiteti, por atehere keto gjera nuk ishin, ndaj dhe mbiemri-nofke jetonte aq sa ngjishej edhe ne brezin pasardhes.
Po ashtu mbiemrat e zanatit, si Samarxhiu, Nallbani, etj.
Vini re qe keto mbiemra (si dhe Topalli) nuk jane ne numurin shumes, do te thote se, si mbiemra kane lindur nga nje person i vetem qe ushtronte ate zanat apo kishte nje cen dhe, nga ky person i vetem ka ardhur ky mbiemer, i pranuar me pas dhe nga pasardhesit.

Sidoqofte, mbiemri, perderisa egziston, do te thote se eshte i nevojshem per identifikim.
 
Sipas studimeve te Lluke Karafili-t (1944) : Gjini i biri i Andrese I quhesh edhe Gershetisti. Duket se mbante gersheta. Ky ne Gjinomadh beri nje Kishe dhe nje shtepi dhe instaloi mjaft familje duke e bere fshat, Gjinomadhin, ne komunen e sotme te Voskopojes. Te tjera fshatra te kesaj Komune jane edhe keto qe po reshtoj: Gurramujasi, Gjergjevica, Gjonbabasi, Gjonomadhi, Krushova, Lavdari i Korces, Osoja, Punmira, Shipeka, Shkozaj, Voskopoja. Qendra e kesaj Komune eshte Voskopoja. Voskopoja dhe Shpeka kane qene te lulezuar dhe mjafte te perparuar. Keto u prishen ne vitin 1769 prej nakarit te fshatravetfqinje per perparimin e tyre. Voskopoja u themelua rreth vitit 1330 ose me 1388 prej Jan Muzakit dhe me 1378 Gjin Muzaka, i biri i Andrese Muzakes qe ish i biri i Theodhor Gershetistit ndertoj Gjonomadhin. Komuna e Oparit sot perbehet prej njezet fshatravet te cilet jane: Brozdoveci, Denasi, Dushani, Karbanjezi, Lavdari, Lekasi, Marjani, Mazareka, Misrasi, Opari, Peshtani, Protopapaj, Pulaha, Rrosoveri, Toroveci, Tudasi, Varvara, Vrepcka, Xerja, Zereci. Qendra e sotme e Komunes se Oparit eshte fshati i Protopapes. Dikur kjo ngase ish e gjithe e Krishtere, po ne cdo katund gjenden germadha kishash e Manastiresh dhe vendesh qe permendin historine e vjeter te saj. Thuhet se sipas gojedhanavet te mocme, Gjoni ose Gjini a Jani qe ish i biri i Andrese se I Muzhatit a Muzakes qe thuhesh Sebastokrator (i nderushme). Ky ish nga fisi i Muzakajt e Beratit dhe syndonte anen e djathte te lumit Devoll dhe Oparin rreth vitit 1337-1378. Ky ndertoi edhe fshatin e Gjinomadhit ne Komunen e sotme te Voskopojes. I fundit qe humbi sundimin e tokavet ish Andrea i III-te. Duhet ditur se kjo familje bujare mundi dikur te shtrije fuqin e saj gjer ne Kastori, Ohri, Korce, Cermenik, Berat, Vlore, Durres, ca me force dhe ca me lidhje krushqirash. Shumica e keti fisi bujar iku ne Italie, ne tokat e Mbreterise Napolitane ku sundonte Mbreti Katolik Ferdinandi dhe i biri i tij Alfonsi i Aragones, qe ishin filoshqiptare te medhenj, ku gjeten ndihme dhe perkrahje. Disa te tjere prej ketij fisi, fatkeqesisht u bene Muhamedane si Bejleret e ,,,,,,,,,,,,,,,,,, qe mbajne pasurine e syndimin e tokavet te tyre.



Me ate me Bold (me thote fatkeqesisht) 😌
Mbiemri!

Versioni i autores,e pse me Shuteriqin bie ndesh.🙄
 
Nga erdhën mbiemrat?

Në Korenë e Jugut, rreth 20 milionë njerëz ndajnë vetëm pesë mbiemra. Secili nga 20 mbiemrat më të përhapur në Danimarkë përfundon me ‘–sen’, që ka kuptimin ‘biri i’, një formë që është shumë e zakonshme në Skandinavi.

Sipas fjalorëve, mbiemri është një emër që i shtohet emrit personal dhe shpesh citohet si sinonim i emrit familjar. Mbiemri është një traditë e imponuar nga autoritetet dominuese, në fillim evangjelistë, pra personat që kërkojnë t’i konvertojnë të tjerët në besimin e krishterë dhe pastaj nga autoritetet administrative.
Koncepti i mbiemrit është një zhvillim historik relativisht i vonshëm, që ka evoluar që prej praktikës mesjetare të emërimit të quajtur ‘byname’ ose ‘emër i dyfishtë’. I bazuar në profesionin individual ose në zonën e banimit, ‘biemri’ përdorej në rastet kur përballeshin njerëz me emra të njëjtë.

Në Hungari po ashtu edhe në Madagaskar, Kinë, Kore, Japoni, Vietnam dhe shumë vende të tjera të Azisë Lindore, emri i familjes vendoset përpara emrit personal. E njëjta gjë ndodh në Francë, Slloveni dhe Itali në përdorimin administrativ të emrit.
Stili i pasjes së një mbiemri dhe një emri pagëzimi është shumë universal. Nga ana tjetër, në shumë vende është e zakonshme që njerëzit të kenë vetëm një emër.
Njerëzit ultarik ose ata që jetojnë pranë maleve Urale zakonisht nuk kanë një mbiemër, kjo ndoshta edhe prej strukturës së klanit në shoqërinë e tyre.

Rasti i Spanjës

Duhet përmendur se ka edhe raste kur mbiemri është i përbërë dhe përmban dy pjesë. Në shumë vende spanjishtfolëse, është e zakonshme që njerëzit të kenë dy mbiemra. Për shembull, emri Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka Jose Luis si emër, Rodriguez si mbiemrin e parë dhe Zapatero si mbiemrin e dytë. Nga dy mbiemrat në shumë raste njëri është i babait dhe tjetri i nënës.
Klasifikimi
Etimologët i klasifikojnë mbiemrat europianë në pesë kategori në varësi të origjinës: mbiemri i dhënë, mbiemri profesional, mbiemri i vendit, pseudonimi dhe mbiemri dekorativ.

Mbiemri normal

Zakonisht, mbiemri normal vjen si pasojë e huazimit të një emri të njohur në familje, i cili ka cilësitë e duhura për të përfaqësuar një fis pasardhës. Njihet ndryshe si mbiemri i bijësisë që rrjedhin nga emrat e të parëve.
Mbiemri i profesionit

Në këtë kategori futen mbiemrat që tregojnë profesione ose tituj. Në botë njihen mbiemra si: Smith, Miller, Farmer, Thatcher, Shepherd, që respektivisht përkthehen në Farkëtari, Mullixhiu, Fermeri, Kashtëmbledhësi dhe Bariu. Për më tepër mbiemri i këngëtarit adoleshent Justin Bieber vjen nga gjermanishtja dhe ka kuptimin e një njeriu që punon shumë. Për sa i përket Shqipërisë në rastin e profesioneve mund të përfshihen mbiemra si Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, Prifti, Hoxha, Berberi, Spahiu dhe të tjerë.
Në Britani njihet gjithashtu shtimi i prapashtesës ‘s’ si një version i modifikuar i emrit ose i profesionit. Për shembull mbiemri Vickers mund ta ketë prejardhjen nga një shërbëtor që i shërbente një vicari (famulltari), ndërkohë që Roberts mund të jetë përshtatur nga djali i një shërbyesi që quhej Robert.

Mbiemri toponim

Kur njerëzit lëviznin nga fshati në qytet në kohën e Mesjetës ata kishin nevojë për një mbiemër që t’i përcaktonte, për këtë arsye zgjidhnin si mbiemër qytetin, fshatin, fermën, kalatë ose shtëpitë prej nga vinin. Kështu kanë lindur mbiemra të tillë si Washington, Monte, Górski (në polonisht nënkupton kodër) dhe Pitt, që ka kuptimin e minierës së qymyrit. Në shqip të tillë mbiemra janë Dibra, Durrësi, Tirana, Kodra, Duka, Frashëri, Bushati, Arapi, Laçi dhe të tjerë.

Pseudonimi

Bëhet fjalë për njerëzit që kishin një karakteristikë shumë të dallueshme, e cila mbizotëronte nga të gjithë faktorët e tjerë që mund të ndikonin në përzgjedhjen e mbiemrit. Kur familjet hebreje u detyruan të zgjidhnin një mbiemër në Europën Qendrore në shekullin 18 dhe 19, atyre që nuk arritën të gjenin një mbiemër, iu dha shpesh një pseudonim përbuzës nga personat që bënin regjistrimet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri me mbiemrat Topalli, Sakati, Qorri, Shurdhi dhe të tjerë.

Mbiemri zbukurim

Ky fenomen ndodhi kryesisht në komunitetet që ishin të detyruar të zgjidhnin një mbiemër në shekullin 18 dhe 19 mes familjeve hebreje dhe atyre në Skandinavi. Gjatë tregtisë trans-atlantike të skllevërve, shumë afrikanë i humbën mbiemrat e tyre vendas dhe morën mbiemrat që dëshironin padronët e tyre. Veçanërisht këtë lloj mbiemri e hasim në fiset indiane ose tribu të tjera, ku çdo njeri nuk merr një mbiemër të zakonshëm, por një që ka kuptim të bukurive të natyrës. Për shembull mbiemri Morgenstern nënkupton ylli i mëngjesit, Safire nënkupton safir dhe Reis nënkupton degë.

Burimi: fb
A je i interesuar për emrat dhe mbiemrat e shqiptareve te mesjetës, viti 1467,1583, dhe viti 1642-43??
 
Po në Shqipëri edhe sot përdoret...
Emri-Emri i babait-Mbiemri
 
Back
Top