• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nis peticioni në RTK për shkarkimin e njeriut të VV-së, Rilind Gërvalles

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,700
Pikët
113
Nis peticioni në RTK për shkarkimin e njeriut të VV-së, Rilind Gërvalles
Demokracia
16:54 | 27 Qershor 2026
22573-9R9iPa2evj.jpg

Share:
Share
Tweet
Brenda Radiotelevizionit të Kosovës ka nisur një peticion për të kërkuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm, Rilind Gërvalla.
Nacionale ka siguruar emaile ku kritikohet ashpër qasja e Gërvallës ndaj sindikatave, pas deklaratave të tij publike për politizimin e tyre. Në reagim thuhet se drejtori po sulmon sindikatat, ndonëse vetë ka pasur angazhim politik me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Në vend që të sulmojë sindikatat, le t’u përgjigjet pyetjeve që i bëjnë punëtorët: sipas cilave kritere janë bërë emërimet në pozita drejtuese? Çfarë përvoje profesionale kanë pasur të emëruarit? A ka mbizotëruar meritokracia apo afërsia me menaxhmentin?

Punëtorët kanë të drejtë të pyesin edhe për emërimin e Dardan Ramabajës në krye të mediave online. Nëse drejtori beson se ky ka qenë emërim profesional, atëherë le t’ia prezantojë publikut kriteret, përvojën dhe arsyetimin mbi të cilin është marrë ai vendim. Transparenca është përgjigjja më e mirë, jo statuset kundër sindikatave.
Po ashtu, shumë punëtorë flasin për trajtim të pabarabartë, për aneks-kontrata dhe favore për njerëz të afërt me menaxhmentin. Nëse këto pretendime janë të pavërteta, drejtori dhe Bordi le t’i demantojnë me dokumente. Nëse janë të vërteta, atëherë përgjegjësia është e tyre.
Dhe këtu vjen përgjegjësia e Bordit. A është normale që drejtori i televizionit publik të merret me diskreditimin e sindikatave në vend se me problemet e RTK-së? A është ky standardi që Bordi mbron?”,
thuhet në email.
g1_2026-06-27-142041_lyaa.jpg
g2_2026-06-27-142041_nubf.jpg

Në të njëjtin reagim bëhet e ditur se punëtorët kanë nisur një peticion për të kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit e RTK-së, duke argumentuar se drejtori duhet të dialogojë me sindikatat, e jo t’i sulmojë ato.
“Për këtë arsye, do të nisë një peticion nga punëtorët për të kërkuar përgjegjësi. Jo sepse dikush ka frikë nga kritika, por sepse RTK nuk mund të jetë pronë e një grupi, e një partie apo e një rrethi shoqëror. RTK u takon qytetarëve dhe punëtorëve të saj.
Kur një drejtor sulmon sindikatat në vend që të dialogojë me to, ai nuk po mbron institucionin. Ai po dëshmon se ka humbur besimin e atyre që e mbajnë çdo ditë RTK-në në këmbë”,
thuhet tutje.
Gërvalla publikoi të premten një status ku sulmoi indikatat, duke u shprehur se ato janë larguar nga misioni i tyre fillestar dhe janë bërë pjesë e ndikimeve politike.
“Shikon se si nga një sindikatë u bënë dy, nga dy u bënë tri, brenda një institucioni dhe çdo ndarje nuk ishte domosdoshmërisht rezultat i dallimeve ideologjike të brendshme, apo si ndarje mes punëtorëve të stërngarkuar dhe atyre që punojnë më pak apo fare, por më shpesh si pasojë e ndikimeve të jashtme si grupe interesi, por mbi të gjitha dhe më e rënda nga partitë politike. Në vend që sindikata të mbetet një trup i pavarur i punëtorëve, ajo shpesh është trajtuar si një zgjatim i garës politike, si një instrument për ndikim dhe kontroll mbi një segment të rëndësishëm shoqëror. E sidomos veprohet më intensivisht (pak para e pak pas) kur ka zgjedhje”, ka thënë ai.
Në vijim të postimit të tij, Gërvalla pretendoi se ndikimi i partive politike në sindikata është bërë edhe më i sofistikuar.
“Ndërhyrja e partive politike në sindikata nuk është fenomen i ri, por është bërë gjithnjë e më i sofistikuar. Sindikata, në vend që të jetë zë i pavarur i punëtorëve, shpesh shndërrohet në një mjet presioni ose negociimi për agjenda që shpesh nuk kanë lidhje direkte me punëtorin dhe mirëqenjen e tij. Shkollë të ngjashme kanë edhe këto “organizatat” e gazetarëve. E në këtë proces, natyrshëm punëtori i zakonshëm, ai që është në detyrë për 8 orë pune mbetet spektator e jo pjesëmarrës real në vendimmarrje”, ka thënë ai.
 
Back
Top