• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Për fe e Atdhe, Gjergj Fishta: Ka Shqipni për Zotin!

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
83,838
Pikët
113
Vendndodhja
Neper kalldremin e jetes
Për fe e Atdhe, Gjergj Fishta: Ka Shqipni për Zotin!


Nga Ndriçim Kulla



ndricim-kulla.jpg


Përtej fushës së albanologjisë, së historisë së Shqipërisë dhe dokumentimit kapilar të saj, padyshim vlera më e çmuar që At Zef Valentini i ka lënë letërsisë sonë, janë kritikat e një niveli elitar që ai ka dhuruar për figurat më të mëdha letrare të Shqipërisë së asaj kohe.

Kështu, në këtë panoramë recensionesh e artikujsh për De Radën dhe Zef Sqiroin, për Koliqin apo Mjedën, paraqiten madhështore sprovat e tij mbi Fishtën, me anë të të cilave autori mëton të gjejë çelësat për të hapur thesarin e poezisë fishtjane, e të kryeveprës së tij “Lahuta e Malcisë”. Madje admirimi i tij për këtë vepër, e nxiti Zef Valentinin të luftonte shpesh (që kur Shqipëria ishte nën diktaturë dhe e mbante si të dënuar politik) për rehabilitimin e figurës së poetit. Në një shkrim të rëndësishëm te “Shejzat” e vitit 1962, Valentini shkruan: “S’ka grimë dyshimi që qëllimi i poemës ishte ekzaltimimin e malsorëve, gjithmonë në luftë me sundimin turk, të cilët i mësuan ato përmendësh prej famullitarëve të tyre françeskanë, duke i bërë kështu pjesë të repertorit të vet”. Prandaj Fishta u shndërrua në Tirteun e fushatave më të fundit për pavarësinë kombëtare. Pra, nuk mund të kemi grimë dyshimi në sentimentet patriotike të poetit, i cili, që prej vendosjes së regjimit komunist, ishte njëri prej autorëve më të dënuar si armik i pushtetit dhe atdheut. Preteksti: mohoi të gjithë të shkuarën e tij patriotike me pohimin e regjimit italian. Dhe i vetmi fakt për këtë gjë jepet pranimi nga ana e tij e emërimit si Akademik i Italisë apo mos vallë pse direktiva e tij politike e yshtte të parapëlqente për Shqipërinë, të shtrënguar asokohe për të gjetur mbrojtje, një mbrojtje perëndimore më shumë se sa një mbrojtje shumë më të rrezikshme sllave. Në një kohë që edhe jo pak të tjerë mundën të përshtaten si ai, por nuk u mohuan a mënjanuan dhe e kundërta, shumë të tjerë të mohuar nga ky regjim, qenë në realitet kundërshtarë të paepur të bashkimit me Italinë. E kush vallë mund ta shpjegojë këtë mister motivesh të errëta e kontradiktore?

Vlerësimi historik

Në një shkrim të vitit 1965 me titull “Aventura e shpirtit në historinë politike të Shqipërisë”, Valentini u përpoq ta kujtonte dhe interpretonte situatën dhe zhvillimet e një periudhe të tillë. E duke u rikthyer te koha dhe vepra e tij, mua më vjen ndërmend kujtimi magjepsës dhe dramatik i një personazhi të epokës së fundit të historisë antike: Cassiodoros, romantini që duke punuar si sekretar i mbretit barbar Teodoriko, e duke shkruajtur në emër të tij tekstet e letrave dhe të ligjeve, u jepte atyre një shpirt roman e i bënte të vepronin si një roman. Po njëlloj, edhe në epokën e këtyre njerëzve për të cilët folëm, arrihej me një lehtësi tash të pabesueshme, të bëje dhe gjërat më të pamenduara me hierarkët e asaj kohe, duke u thënë atyre thjesht se kjo do të qe një ide a një iniciativë “vërtet fashiste”, përballë së cilës ata gjendeshin të çarmatosur e lehtësisht entuziastë për atë që ty mund të kërkoje për vendin tënd. Nuk e di – mes atyre që s’kanë arritur ta provojnë – se sa bindëse është një histori e tillë, megjithatë mbetet i vërtetë fakti se në këto vite që korrespondon dhe me vitet ‘30 të shek. të kaluar sentimenti nacional shqiptar dhe vetë kultura shqiptare dolën të fuqizuara dhe për këtë do të mjaftonte të listohej bibliografia kulturale e asaj periudhe goxha të shkurtër e cila barazohej ose dhe e tejkalonte në masë e në cilësi bibliografinë e një periudhe të mëparshme shumë më të gjatë. Gjithsesi, duhet të themi se është një ligj i pandryshueshëm në vlerësimin historik të meritave të veprës së çdo njeriu të një kulture militante, mbajtja parasysh e situatës në të cilën ai u gjend e mundën të zhvillojnë veprën e vet njerëz si Fishta. Ngandonjëherë mund të bëhet fjalë për situatën e jashtme, ashtu siç e konsideruam deri këtu, por herë të tjera problemi mund të trajtohet nga një situatë e mbrujtur më nga afër prej vetë jetës së kulturës, e aftë kësisoj të kushtëzojë veprën e njeriut të kulturës me akoma dhe më shumë forcë-ngulitje.

Padrejtësia

Është e vërtetë që një mendimtar autentik duhet të jetë superior mbi rastësitë e rrjedhimisht edhe mbi mentalitetin e kohës, derisa të shndërrohet në një martir të idesë. Por lipset gjithashtu të pohohet edhe fakti se në disa raste pranimi i heshtur i ideve të kohës nuk mund t’i atribuohet gjithmonë dobësisë së mendimit dhe karakterit; ndodh jo rrallë që për dashuri të vetë së vërtetës dhe drejtësisë, e vërteta dhe drejtësia të paraqiten me argumente që i përkasin mentalitetit të kohës dhe ambientit, të mbartur me qëllimin e mirë për ta pranuar këtë të vërtetë dhe të drejtë nisur nga premisat e pohuara nga të gjithë ose të paktën të pohuara në heshtje si argumenta ad hominem. Kështu, mund të ndodhë që argumente të tilla t’u zhvillohen të gjithëve si të gabuara e të pavlera; ose, duke u shpënë shpesh nga të tjerët në rrjedhime ekstreme, të njihen përgjithësisht si të rrezikshëm e të gjykohen lehtësisht fals në çfarëdolloj hipoteze. Por drejtësia dhe logjika e shëndoshë të ndalojnë të dënosh vetëm për këtë shkak edhe idetë që u mbështetën mbi argumentime të tilla, edhe pse ato mund të mbështeteshin ndryshe. Aq më shumë nevojitet t’i rrihet larg dënimit të atyre që i përdorën, si njerëz me qëllime të këqija ose ligdashës, kur rrjedha konstante e jetës flet përkundrazi në favor të tyre. Më e shumta që mund të thuhet është se gabuan ashtu siç mund të gabojë çdo njeri, por kjo gjë s’mund t’u lëvizë asnjë fije meritave të tyre të mëdha e të vërteta. Disa vite më pas, më 1972 nga Palermoja , në revistën “Popuj dhe misione”, Valentini do të ndihej përsëri keq në orvajtjen e tij të pashpresë për rehabilitimin e Fishtës kur shkruante: “E vërteta është se dëshmia e pare e fushatës antifishtiane qe ndikimi i fort serb në vitet e para të regjimit komunist”. E kjo kuptohej qartë, poeti i madh kish luftuar gjithnjë tmerrësisht synimet ekspansioniste sllave. Mirëpo më pas, gjersa u dënua me vdekje triumviri Koçi Xoxe si serbofil për shkak te synimeve antishqiptare, përse vallë nuk mund të rehabilitohet Fishta si antisllav? I dukej e pabesueshme “shqiptarit”(Valentinit) të madh se si mund të harrohej kaq shpejt e kaq prerë një trandje e molisje kaq e fortë popullore siç qe ajo e vdekjes së tij, që nëse do të citonim Shantonë në “Kujtimet françeskane” mund të thoshim se “Vdekja e At Fishtës nuk qe vdekja e një kishtari, e nji patrioti apo një poeti cilitdo, nuk qe vdekja e një njeriu zakonisht të famshëm e zakonisht të dashtun që mund të përkujtohet me fjalë të mirë-reshtuara brenda një ligjërate të bukur”.

“Për fe e Atdhe”

“Vdekja e At Fishtës qe një tronditje, një tërmet, një revolucjon. Një tronditje që pat shkundur deri dhe skutat më të thella të zemrave tona, një tërmet që pat qitur për fushë fijet ma t’imta e ma të bukura të ndjenjave tona kombtare, një revolucjon që n’atë çast hutimi e dhimbje pat pështjelluar e turbulluar mbarë ndërtesën e shpirtit tonë”. I dukej absurde studiuesit të rreptë, se si një regjim që deklarohej nacionalist të vazhdonte me po të njëjtën rrugë të mohimit, për një vepër që konsiderohej si më i famshmi ditiramb politik i letërsisë shqipe dhe për një poet që shkoi në varr duke mbajtur të pashlyer betimin e tërë jetës së vet se “nuk ka dashuri të vërtetë të atdheut aty ku nuk njihet a ku përjashtohet a luftohet emri i Zotit; se patriotizmi nuk është as vetëm një instinkt, as vetëm një modë apo zanat, po përkundrazi, se patriotizmi është njohja e atdheut, dashuria e mbi të gjitha shërbimi i atdheut; E kjo qe vërtet palca e personalitetit të tij, sinteza e gjithë veprimtarisë së tij”. Asnjë president deri më sot nuk e ngriti veten në nivelin e fisnikërisë për t’i dhënë këtij kontribuuesi shumë të përzemërt të historisë, kulturës dhe besimit të shqiptarëve vlerësimin e lartë të merituar.

Lahuta e Malcisë

Asnjë qeverie të deri të sotme të tranzicionit shqiptar nuk i lindi ideja e një projekti kulturor për të rehabilituar shtëpinë e rrënuar të At Gjergjit e cila është një copë historie e gjallë për të gjithë ne brezin e sotëm dhe brezat e ardhshëm. Për fat të keq me dhembje për gjithsecilin prej nesh, që e duan me zemër poetin dhe klerikun e adhuruar, i masakruar tmerrësisht nga sistemi komunist, figura e tij sot zyrtarisht ende është e parivlerësuar. A është kjo apati, padituri, verbëri, cinizëm apo pakujdesi shtetërore?! Në kontrast me këtë pakujdesi proverbiale, për këtë simbol të shquar të kombit shqiptarë, s’ka se të mos më vijnë ndërmend disa rreshta nga Hajnih Hajne. “Vendosni mbi qivurin tim një shpatë, pse unë kam qenë një ushtar trim në luftën e lirisë së njerëzisë”. Ky testament politik i poetit të madh gjerman, fare mirë mund të ishte edhe testamenti i At Gjergj Fishtës. E shpata që Shqipëria mund të ulë në varrin e këtij ushtari, të këtij poeti e profeti të lirisë shqiptare, është padyshim “Lahuta e Malcisë”! Shpatë e prehme me duart e tija! Në bibliografinë e vet, duke dashur të sistemojë gjithë poezitë e poemat, gjithë shkrimet e përkthimet, ai mendon një vepër dyvëllimëshe të titulluar “Për fe e Atdhe”. Pro aris et focis! Pikërisht ky qe amaneti i tij më i madh për të ardhmen e Shqipërisë, amaneti i një poeti, që ishte fryt i njëhershëm i gjakut të një race të tërë, i përftuar në natën e epokave që nuk njihen e në trishtimin e mundimin e dëshmorëve të panjohur, i cili zbriti në terrin e varrit duke kënduar me zë të lartë vargun e bukur të një poezie të tij të bukur: “Jo, po: ka Shqipni për Zotin!”
 
Përgjigje e: Për fe e Atdhe, Gjergj Fishta: Ka Shqipni për Zotin!

Fishta duhet te trajtohet, te diskutohet e te studiohet sepse ishte nje dhurat per ne shqiptaret, qe zor se perseritet me. Ajo qe e verteten kete katerciperisht eshte fakti se copat e mishit me dy qe komandoheshin nga hasmi jon i perjetshem (serbet) hodhen eshtrat e tij ne lum. Mendoni cfar do t'i kishin ber po te ishte gjall kur ja dhan pushtetin agjentit te serbise, enver hoxhes.

Deri sa letersia shqiptare te pranoj Fishten si babai i letersise moderne shqiptare, gjendja shpirterore, kapaciteti artistik i letrareve ne Shqiperi ka per te qene gjithmone i pa formuar mir. Imagjinoni ku do ishte muzika Rock pa influencen e Beatles-at, apo Elvis Presley.


Shqiptareve nuk iu mungon talenti, i mungon shembulli dhe influenca e duhur. Per mendimin tim nuk mund te jesh edhe letrat/shkrimtar me nje mesazh autentik me vlere edhe te adhurosh Kadarene.

Ne me se pakti ajo qe nxjer/merr nga Fishta eshte ndjenje dashurie per vendin, gjuhen, per traditat tona. Dicka qe sot na duhet shume.

P.s jam kurioz te di, cfar eshte justifikimi i akademise shqiptare per mos 'rehabilitimin' e Fishtes?
 
Last edited:

“Pse heshti Kisha Katolike”/ Enigma e panjohur e vdekjes, si u zhduk trupi i Gjergj Fishtës. Në ceremoninë e varrimit, arkivoli ishte bosh, brenda tij ishte vendosur…​


Arben Lagreta Feb 14, 2024 | 12:44
lg.php

…Dy oficerë italianë me uniforma dhe spaleta të papame (uniforma e SIM-it, jo e njohur këtu-shënim) erdhën me makinë në “Rrugën e Gjuhadolit” dhe u futën në rrugicën e Kishës së Murgeshave. Pikërisht aty ky trupi pa jetë i Gjergj Fishtës ishte lënë pasditen e datës 30 dhjetor deri të nesërmen më datë 31 dhjetor 1940 kur do të bëhej edhe varrimi i tij madhështor.
lg.php

Trupi i Atë Gjergj Fishtës u grabit përdhunshëm nga dy oficerë të Shërbimit Sekret – SIM, alias të policisë sekrete private të Musolinit në Kishën e Murgeshave ose sic quhet sot në Kishën e Motrave Stigmatine pak pas mesnatës ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit 1940….
..Për pasojë, në ceremoninë e varrimit arkivoli i Atë Gjergj Fishtës ka qenë bosh. Për të kompensuar peshën trupore mund të kenë vendosur brenda ndonjë objekt. Pra, po luhej edhe vijimi i zbatimit të urdhërit të SIM, që varrimi duhej të kryhej sikur të mos kishte ndodhur asgjë në sy e faqe të qytetarëve shkodranë. Të gjithë priftërinjtë e Arqipeshkëvnisë së Shkodrës kanë qenë të terrorizuar sepse ajo që kishte ndodhur kishte qarkulluar nën zë. Për pasojë, në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 1940, askush nga drejtuesit e Arqipeshkëvnisë së Shkodrës nuk ka guxuar që të mbajë fjalën e lamtumirës së Atë Gjergj Fishtës. Në këto rrethana të papara fjalimi i lamtumirës së Fishtës i është kaluar me diplomaci Myftisë së Shkodrës, i cili nga ana e tij nuk dinte asgjë cka kishte ndodhur ashtu si e gjithë Shkodra..

RIKTHIM TE INTERVISTA ME PROF. AHMET OSJA
Kur të dielën e parë të janarit të këtij viti i dhashë “send” artikullit investigativ për helmimin e Gjergj Fishtës nga Musolini e mbylla menjëherë lap-top dhe u nisa drejt Rinasit në udhëtimin tim të dytë ndërkontinental. Shkrimi u botua pas 8 ditësh më datë 15 janar kur unë sapo isha kthyer. Megjithatë, kjo periudhë qëlloi dhe vijon të jetë shumë e ngarkuar për mua. Nuk jemi si në shtetet e tjera të Europës ku statuti i një reporteri investigativ është i rregulluar me ligj deri në titullin “grand reporter” nga edhe ku mund të kesh më e pakta dy javë kohë për t’u marrë vetëm me një investigim. Ishte Arben Cokaj që më njoftoi rastësisht në Piacë se prej mëse një jave gazetari dhe studiuesi i jetës dhe veprës së Fishtës, Frano Kulli, kishte botuar një artikull interesant për vendin e varrimit të Fishtës. Mirëpo unë kisha investiguar jo për këtë por për faktin se ai ishte helmuar nga Benito Musolini dhe se trupin e tij e kishin zhdukur Policia Sekrete e liderit fashist.
lg.php

Posedoj sinkronin e zërit të prof. Ahmet Osja në intervistën që i mora në vjeshtën e vitit 2018 ose vetëm 18 muaj para se ai të ndërronte jetë. Unë thjesht kam publikuar ato që Osja më ka pohuar. Nëse nuk do të kisha paraqitur sinkronin e zërit të tij mua nuk do te ma botonin shkrimin e datë 15 janar 2024 te “Panorama”. Qysh në fund të dhjetorit kontaktova me Aleksandër Cipën, të cilit i shpegova shkurt se për ca bëhej fjalë. “Ngjarja qenka shumë intriguese Ben, se jam me njerëz e nuk kam kohë që të flasim më gjatë. Nëse e posedon sinkronin e zërit të Ahmet Osja ma nis dhe shkrimin e ke të botuar. Fjalët e tepërta janë fukarallëk” është kjo që më tha Cipa si profesionist i racës së her5shme të gazetarisë së shkruar shqiptare, shkurt, saktë dhe qartë. Pra megjithëse rrënjët i ka nga cepi tjetër i Shqipërisë, Sandri e di fort mirë se kush ishte enciklopedia lëvizëse jo vetëm e Shkodrës por e tërë vendit Ahmet Osja. Çka mjerisht edhe sot e kësaj dite nuk e dinë jo pak intelektualë me tituj shkencorë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku Osjes në fakt nuk ia është dhënë nderimi që në të vërtetë meritonte.
Por mua në fakt, ajo që më intrigoi për t’i marrë këtë intervistë Ahmet Osjes nuk ishte vendi ku Fishta u varros, por fakti se ai nuk patì nje vdekje natyrale por ngaqë u helmua me pabesi nga lideri fashist Benito Musolini ngaqë ishte shprehur në biseda të lira me njerëz për Duçen se e ka kryet si kungull Vrake. E këtë e kisha edhe nga 2 burime të tjera ose 5 dhe 7 vjet para bisedave të para me këtë temë me prof Ahmet Osja, respektivisht në vitet 2009 dhe 2011. Por, këto ishin dëshmi, të cilave nuk donin tu dilnin për zot publikisht personat të cilëve ua mora. Pra, efektivisht ishin dëshmi të vdekura.
E diskutimet, debatet apo dhe kundërshtitë duhen përqëndruar këtu e jo anash.
Franon e njoh dhe e respektoj, por ai e shmangu debatin që do të duhej bërë në shkrimin e tij të datës 19 janar te “Panorama”. Unë nuk kam pretenduar për të gjetur vendin se ku është varrosur Fishta, sepse këtë e dija fort mirë para se ta pohonte aty Frano. Pra, se varrimi i tij u bë në Kishën Franceskane të Shkodrës. Pra, nuk është ky objekti i investigimit tim.
Frano qartësoi për publikun faktin se ku është varrosur Fishta, por kjo nuk e zhvendos as edhe një milimeter thelbin e asaj që unë kam publikuar i pari në shtypin shqiptar në datën 15 janar 2024 te “Panorama” dhe që është i saktë si një e një që bvjnë dy.
Atë që Gjergj Fishta u helmua me pabesi nga Musolini, pasi u spiunua nga fuksat e Shkodrës dhe në vijim edhe nga ata të Vatikanit të cilët ia çuan fjalët e tij shpotitëse në vesh vetë të tallurit, pra kreut fashist Benito Musolini i cili nga ana e tij si diktator nuk pyeste as për kishe e as për xhami, por e bënte ligjin si të donte vetë. Në fakt, ashtu siç kanë bërë historikisht të gjithë diktatorët. Ashtu si edhe e bëri si kriminel gjakftohtë në raport me klerikun e mirë, atdhetarin me kontribute historike dhe shkrimtarin e shquar shqiptar Atë Gjergj Fishta. Por, jo në publik, por pas mesit të natës. Praktikë kjo e njohur në të gjitha vendet diktatoriale. Por, që nuk pati burrërinë e as këllqe që të mos binte i gjallë në duart e rezistencës italiane kur e kapën dhe e varën për këmbësh njësoj si ndonjë zog kurve së bashku me të dashurën.
Frano si studiues i Fishtës do të duhej që të merrej me thelbin e asaj që unë e publikova, nëse do të kishte gjë për të plotësuar apo edhe për kundërshtuar e jo të ndalej në gjëra për të cilat unë nuk kam pretenduar e as që pretendoj që t’i ndryshoj. Frano posedon edhe sinkronin e zërit të Ahmet Osjas që ia kam nisur me kohë.

PROF. AHMET OSJA
Profesori dhe akademiku i njohur i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër, prof. dr. Ahmet Osja ka ndërruar jetë para 4 vjetësh, në shkurt të vitit 2020. I nderuar edhe me titullin prof. Honoris Causa në disa universitete perëndimore në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës ai ishte një ndër specialistët më të mirë të bujqësisë në Shqipëri, por në të njëjtën kohë një mendje e ndritur me një bagazh shumë të gjerë kulturor që tejkalonte njohuritë në fushën e tij. Periudhën më të gjatë të karrierës së tij ai ka punuar si specialist dhe drejtues në Institutin e Misrit dhe Orizit në Shkodër deri në fillim të viteve 2000, kohë në të cilën edhe doli në pension. Në vitet ’80 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në një legjislaturë, ndërsa në vitin 1991 Ahmet Osja ka qenë ministër i Bujqësisë në qeverinë “Nano 1”. Qytetarët shkodranë e mbajnë mend mirë idealizmin që ai demonstroi në ato pak muaj kur ishte në detyrën e ministrit. Gjatë asaj periudhe, vajtje-ardhjet për fundjavë në Shkodër nga Tirana dhe në kthim prof. Ahmet Osja nuk i bënte me makinën e ministrit që i takonte me ligj, por me tren.
Nga viti 2000 dhe deri sa ndërroi jetë, kisha miqësi personale me të sepse çdo herë që takoheshim, bisedoja dhe mësoja prej tij gjëra që nuk i dinte askush. Ahmet Osja shumë rrallë pranonte që të ulej për kafe apo çaj me të gjithë, sepse i pelqente që të fliste në këmbë dhe në lëvizje aq më tepër që ndalohej në rrugë nga 20 deri në 30 persona në ditë, të cilët e përshëndesnin, duke e respektuar dhe biseduar me të. Osja ishte erudit dhe me kulturë të gjerë njëlloj si një enciklopedi e gjallë dhe kishte një memorie kompjuterike sidomos përsa u takon datave të ngjarjeve të ndryshme historike prej qindra vjetësh të shkuara. Me të takohesha më shpesh në parkun e gjelbëruar pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës që është shumë pranë pallatit ku banonte. Nuk mbaj mend që ai të mos më ketë dhënë shpjegime qoftë edhe për një nga pyetjet që i bëja. Deri pak ditë para se të ndërronte jetë, prof. Osja vijonte regjimin e tij të përditshëm duke studiuar çdo ditë deri rreth orës 2 pas mesit të natës në bibliotekën e tij, e cila radhitet si një ndër bibliotekat familjare më të pasurat e profesorëve dhe akademikëve që ka nxjerrë Shkodra.
Kur prof. Osja po i mbushi të 80-at, i sugjerova që disa prej fakteve historike ende të panjohura që ai dinte t’i botoja në shtypin e shkruar duke iu referuar atij, por ai nuk ishte dakord. Ia kërkova këtë edhe për faktin se gjatë gjithë kohës së gjatë të njohjes dhe miqësisë sonë ai kishte pranuar që të më jepte vetëm një intervistë për turizmin në Shkodër që u pat botuar në një gazetë të përditshme (“Sivjet do të duhej që të festonim 70-vjetorin e turizmit” gazeta “Tema”, 2006). Por, kjo ishte shumë pak në raport me dëshmitë dhe faktet e panjohura nga askush në këtë vend që dilnin nga goja e tij gjatë këtyre bisedave me të që shkonin edhe me orë të tëra.
Sidoqoftë, kur në vjeshtën e vitit 2018, duke qenë edhe më i paduruar në kërkesën time të përhershme më në fund e theva. “Epo mirë se tani më lodhe. Do të flas por nuk dua të më botosh gjë”, më porositi dhe unë pa më të voglin hezitim i premtova se ashtu do të bëja. Mesazhi i tij i koduar ishte i qartë. Unë nuk kisha pse të insistoja më në kërkesën time sepse tashmë e kisha lejen nga ai që t’ia publikoja prononcimet. Por, vetëm pas vdekjes së tij. Për arsye që i di vetëm ai dhe që i mori me vete. Ose thjesht sepse ashtu donte…
Teksa sot dëgjoj dhe ridëgjoj zërin e tij në diktofon më ka mbetur në kujtesë edhe një thënie që Ahmet Osja ma përsëriste shpesh, edhe në prani të ndonjë kolegu, të cilën, sic thoshte vetë, ia kishte thënë një koleg i huaj, dekada më parë: “Çdo personalitet i çdo fushe, akademik apo profesor qoftë, do të ketë një mangësi në veprimtarinë dhe angazhimet e tij nëqoftëse nuk ka miqësi me një gazetar”.

ÇFARË NDODHI NË MESNATËN NDËRMJET 30 DHE 31 DHJETORIT 1940?
Atë se çfarë ndodhi në mesnatën e paharruar ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 1940 ma kishin thënë qysh në vitet 2009 dhe 2011 dy burime të ndryshme në Shkodër, por që nuk donin në asnjë mënyrë që të prononcoheshin publikisht. Që të dy këta burime kishin një të përbashkët edhe më dëshminë e prof. Ahmet Osjes. Atë se një makinë me dy oficerë italianë erdhën dhe e morën kufomën e Fishtës dhe u zhdukën në errësirë.
Kurse dy burimet e mia të para që duan të ngelen anonime kanë të përbashkët edhe një detaj tjetër: “Dy oficerë italianë me uniforma dhe spaleta të papame (uniforma e SIM-it, jo e njohur këtu-shënim) erdhën me makinë në ‘Rrugën e Gjuhadolit’ dhe u futën në rrugicën e Kishës së Murgeshave”. Pikërisht aty ky trupi pa jetë i Gjergj Fishtës ishte lënë pasditen e datës 30 dhjetor deri të nesërmen më datë 31 dhjetor 1940 kur do të bëhej edhe varrimi i tij madhështor.
Trupi i Atë Gjergj Fishtës u grabit përdhunshëm nga dy oficerë të Shërbimit Sekret – SIM, alias të policisë sekrete private të Musolinit në Kishën e Murgeshave ose siç quhet sot në Kishën e Motrave Stigmatine pak pas mesnatës ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit 1940.
Tashmë, në bazë edhe të burimeve të tjera plotësuese për të cilat kam pasur mëse mjaftueshëm kohë një skuadrion civilësh prej rreth 10 vetësh i SIM-it kishte mbërritur me avion në Tiranë enkas për të kryer këtë operacion të arsyes shtetërore në Shkodër. Makina me dy oficerë të SIM pasi ka përshkuar “Rrugën e Gjuhadolit” ka hyrë ne rrugicën qorre të Kishës së Motrave Stigmatine dhe është ndalur duke bllokuar hyrjen e cdo kalimtari të vonuar në atë orë të vonë. Civilët të parët dhe në vijim shefat e tyre me spaleta të SIM-it, dy oficerët kanë hyrë brenda në Kishën e Motrave Stigmatine dhe kanë terrorizuar murgeshat e kësaj kishe. Me ndihmën e skuadrionit të civilëve të mbërritur më parë në këtë kishë më bazë të planit të këtij operacioni sekret duke u thënë atyre: “Këto që do të shihni e dëgjoni këtë natë do t’ia tregoni vetëm varrit. Përndryshe ju dhe të gjithë pjestarët e familjeve tuaja do t’ju shuajmë deri në brezin e tretë si ndëshkim”.
Ata e kanë marrë dhe transportuar trupin pa jetë të Gjergj Fishtës me avionin me të cilin erdhën drejt Romës nga edhe ku edhe e kanë zhdukur atje pa lënë gjurmë.
Për pasojë, në ceremoninë e varrimit arkivoli i Atë Gjergj Fishtës ka qenë bosh. Për të kompensuar peshën trupore mund të kenë vendosur brenda ndonjë buratino apo objekt. Pra, po luhej edhe vijimi i zbatimit të urdhërit të SIM, që varrimi duhej të kryhej sikur të mos kishte ndodhur asgjë në sy e faqe të qytetarëve shkodranë. Të gjithë priftërinjtë e Arqipeshkëvnisë së Shkodrës kanë qenë të terrorizuar sepse ajo që kishte ndodhur kishte qarkulluar nën zë. Për pasojë, në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 1940 askush nga drejtuesit e Arqipeshkëvnisë së Shkodrës nuk ka guxuar që të mbajë fjalën e lamtumirës së Atë Gjergj Fishtës. Në këto rrethana të papara fjalimi i lamtumirës së Fishtës i është kaluar me diplomaci Myftisë së Shkodrës. Nuk dihet e nuk është detyra ime që ta di nëse Myftiu i Shkodrës u vu në dijeni nga Arqipeshkvnia për atë që kishte ndodhur me trupin e Fishtës n kishn e murgeshave. Porse sht fakt q fjalimin e mbajti Myftiu i Shkodrës e jo një përfaqësues i Arqipeshvnis, të cilit i takonte në fakt. Sepse me këtë logjikë i bie që të mbahet fjala e lamtumirsë për nj person nga një kushëri i tretë, kur në fakt do të duhej nga një pjestar i familjes. Ndërkohë, masa e paparë e njerëzve të pranishëm në këtë varrim madhështor flet mëse qartë se ai gëzonte një influencë dhe respekt të padiskutueshëm në popull, i cili nga ana e tij nuk dinte asgjë çka kishte ndodhur ashtu si e gjithë Shkodra.
PROF. MIKEL PRENNUSHI: “FISHTA NUK I DONTE ITALIANET”
Me apartamentin e profesorit të njohur të historisë, Mikel Prennushi, (1929- 2009) më ndan vetëm një mur në pallatin nr. 29 të lagjes “Manush Alimani” apo Xhabijej, i cili në vitet ’70-’80 konsiderohej nga banorët e kësaj lagjeje si “pallati i aristokratëve” meqë aty banonin funksionarë, intelektualë dhe sportistë të njohur të kohës si Eljaz Lloja, Elez Lagreta, Rustem Gjata, dr. Agetina Prennushi, bashkëshortja e prof. Mikelit, mjeke e njohur gjinekologe, prof. Manoli, Sabah Bizi, Medin Zhega etj.
Në fillim të vitit 1995, prof. Mikel Prennushi u emërua drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës. Në bazë të një thënieje që vetë Mikeli (ne thirreshim në emër – shënim) na e tregonte shpesh, menjëherë pak ditë pas emërimit, profesor i Gjuhësisë pranë Universitetit të Shkodrës Mina Gero i kishte thënë: “Urime Mikel! Ky është emërimi i vetëm i duhur që Partia Demokratike e Shkodrës ka bërë në këtë qytet tash 3 vjet që është në pushtet. Dhe më beso se nuk ta them një fjalë për një tjetër”.
Prof. Mikel Prennushi është nipi i Atë Vincens Prennushit, i cili siç dihet vdiq në tortura pas arrestimit të tij nga regjimi komunist në vitin 1949. Kur binte fjala për Fishtën Mikeli më thoshte se ai nuk i donte italianët si pushtues, por edhe në përgjithësi priftërinjtë franceskanë nuk i donin italianët e ardhur si pushtues. Gjithsesi nuk është se këtë temë e hapte shpesh porse unë kam qenë prezent kur është folur për të.

JA PERSE HESHT KISHA KATOLIKE SHQIPTARE
Duke iu rikthyer kësaj ngjarjeje të panjohur, vetvetiu lindin disa pyetje. Përse hesht kisha katolike shqiptare për këtë vrasje të pabesë?!
Që nga hapja e vendit në vitin 1991 e deri më sot askush nuk ka folur apo shkruar për këtë krim përvec bisedave në kafene edhe ato me gjysmë zëri në Shkodër të atyre pak të moshuarve që kishin dijeni për këtë histori. Kjo për faktin e thjeshtë se me ardhjen e demokracisë e deri ne fillim të viteve 2000 kanë qenë gjallë dhe të fortë sa të duash priftërinj dhe murgesha të cilët që prej vitit 1940 kur edhe ndodhi ky krim ishin të rinj. Pra, një ngjarje e tillë në raport me një personalitet të njohur si Fishta nuk mund të bëhej në fshehtësi dhe pa e marrë vesh njeri. E në këtë pikë përgjegjësit kryesorë të moszbulimit me ose pa dashje të këtij krimi makabër e kanë studiuesit shkodranë të jetës së Fishtës. Frano sidoqoftë vjen nga Lezha dhe në komunikimet që ka pasur me priftat franceskanë të kohës unë mendoj se ai nuk mund të kishte konfidencën dhe afinitetin që kanë pasur studiuesit shkodranë. Sepse vërtet Fishta lindi në një zonë të Lezhës, por ama që nga mosha kur mësohet ABC-ja e deri në fund të jetës së tij aktivitetin e kishte në Shkodër.
Duke iu rikthyer pyetjes që kam shtruar për këtë paragraf përgjigjen po ia jap vetë, shkurt, qartë dhe sa më saktë që të jetë e mundur: Gjergj Fishta sic dihet ka qenë prift franceskan. Franceskanët nuk i ka pyetur dhe nuk i pyet njeri në shtetin e centralizuar të Vatikanit. Përkundrazi ata që bëjnë ligjin në Vatikan janë jezuitët. Duke u rikthyer thellë në histori pa shfletuar asnjë faqe por thjesht nga kultura e përgjithshme që buron nga serioziteti i shkollës shqiptare deri në vitin 1991 kur edhe mora maturën po shpjegoj.
Jezuitët janë ata që dogjën bibliotekën e Aleksandrisë në Egjiptin e lashtë, shtet në të cilin ashtu si edhe në Persi (Irani i sotëm-AL) qytetërimi ka hyrë me mijëra vjet para se të vinte në Europën mesjetare. Në kohën kur Egjipti apo Persi bëhej qytetërimi europianët nuk dihet nëse ekzistonin dhe nëse ekzistonin ata ishin ende në majë të pemëve dhe nëpër shpella.
Janë ata që bënë kryqëzatat e fënijëve, janë ata që krijuan inkuizicionin kryesisht në Spanjë dhe janë po ata që dogjën të gjallë Xhordano Brunon. Përfundimisht për kishën katolike shqiptare “Fishta nuk është yni, por juaji” pra i Shqipërisë. Pra, Fishta ishte aq patriot saqë para çështjes kombëtare nuk llogariste as Vatikanin, se Italinë fashiste të kohës jo e jo.
Fishta me patriotizmin e tij shkonte përtej qëndrimeve pro italiane psh kur i ndaluan për disa kohë botimin e revistës “Hylli i dritës”. Por ky i fundit kur ishte puna për cështjen shqiptare ishte në radhë të parë patriot edhe në raport me qëndrimiun e shtetit të Vatikanit. Eshtë i ditur fakti se kur u nis në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, Fishta kishte lënë një takim me Papën në Vatikan. Në bazë të plotësimit që m’i bëri këtij fakti historik prof. Ksenofon Krisafi pas publikimit të shkrimit tim të parë në datën 15 janar 2024: “Fishta vetë në një intervistë të viteve ’30 ka thënë se u nis në Romë bashkë me dy anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar. Thotë se e takoi Papën, por la të kuptohet se kishte mbetur i zhgënjyer prej tij”.
Gjë e cila të çon në arsyetimin se Vatikani nuk ishte në një linjë me Fishtën për cështjen shqiptare. Aq e vërtetë është kjo saqë edhe sot e kësaj dite Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës. Me fjalë të tjera kemi një kontinuitet që prej mëse një shekulli të këtij qëndrimi të shtetit të Vatikanit në raport me cështjen shqiptare. Gjërat duhen thënë ashtu sic kanë qenë dhe akoma më shumë ashtu siç janë. Mjaft më me inferiororitet ndaj të huajve.
Sepse jemi mësuar historikisht si popull me mentalitetin që të mërmërisim nëpër dhëmbë të vërtetat dhe të jemi inferiorë dhe frikacakë karshi të huajve, por edhe në raport me skandalet që ndodhin në përgjithësi në këtë vend. Por, në kushtet kur Benito Musolini u var për këmbësh me gjithë të dashurën nga vetë italianët ashtu si edhe fashizmi dhe nazizmi u dënuan dhe u penalizuan në Gjyqin e Nyrenbergut dhe në tërë botën, kjo heshtje është e pafalshme. Nuk bëhet historia dukë folur me vedi dhe dukë bëlbëzuar me nëpër kafene dhe mejhane “kështu dëgjova por mos i thuaj kujt”. Sepse fjalët i merr era, ndërkohë që fjala e shkruar mbetet fakt.
Kurse tani po marr me “copy-paste” një dëshmi që dha në faqen e Franos në “Facebook” në lidhje me shkrimin e tij të datës 19 janar 2024 Luigj Shabani, të cilin unë nuk e njoh fare. Luigj Shabani
Për sqarim. Në kishën françeskane ka qenë varros Atë Fishta. Vorri i tij ka qenë në hymje te dera e dytë majtas derës kryesore. Kjo derë nuk asht çelë asnjiherë, sepse hapsina e derës dhe majtas ka qenë ndertue i ashtëqujtun si: dhomë e mbyllun me drasa dikund me sip.3 me 3 metra katrorë. Me dijenin teme po aty janë rrivarrosë dhe eshnat e Dedë Gjo Lulit fill mbas ceremonisë mortore që ju pat ba në Shkodër dikund me 1922. Në Shkodër para shtëpisë së Ndrek Kaçulinit sot (Muzeu Mrubbi) asht ba edhe fotografia e kortezhit të Dedës. Kjo “dhomë” varr dhe dera ku gjindej kjo për aq sa unë mbaj në mend, kurrë nuk asht hap ndonjiherë kjo derë, deri me prishjen e kishës që u pat ba kinema “Puntori”.

GABIMI I OSJES PER VEND VARRIMIN E FISHTES, AUTOGOL I QELLIMSHEM
Prof. Ahmet Osja mbante mend me vit, datë dhe orë shumë e shumë ngjarje të cilat datoni me shekuj përpara e jo më të mos e dinte se Atë Gjergj Fishta u varros në kishën e franceskanëve në Shkodër. Për memorien e tij të jashtëzakonshme mund të dëshmojnë me dhjetra dhe qindra qytetarë të Shkodrës se ky nuk është një zbulim i imi. Por, meqenëse ai ishte ftuar dhe ftohej ndërmjet të tjerash edhe nga Frano dhe shoqata me emrin e Fishtës unë jam mëse i bindur se ai nuk ka dasht t’i binte ndesh. Prandaj edhe nuk preferoi që këtë fakt ta publikonte përsa kohë që ishte gjallë. Me fjalë të tjera, Ahmet Osja – në bindjen time mëse të plotë – ka nisur ta tregojë enigmën e panjohur të vdekjes së Atë Gjergj Fishtës duke bërë qëllimisht një autogol me qëllim që në fund ndeshja të mbetej në barazim, pra rremi.

ATE GJERGJ FISHTES DUHET T’I AKORDOHET TITULLI I LARTE “HERO I POPULLIT”
Pasi mëson për këtë krim të mirëfilltë lufte të kryer me gjakftohtësi nga një prej tre krerëve të aleancës fashiste Romë – Berlin – Tokio, Benito Musolinit kundër një prej personaliteteve më të shquara të letrave shqipe dhe po ashtu një prej patriotëve më të shquar të historisë shqiptare si Atë Gjergj Fishta mendoj pa më të voglin hezitim se historia e Shqipërisë duhet që të ridimensiohet në raport me vetë personalitetin e tij. Atë Gjergj Fishtës duhet që t’i akordohet menjëherë nga Presidenti i Republikës titulli “Hero i Popullit” pasi përveç meritave të tij të padiskutueshme si shkrimtar dhe patriot i shquar ai është edhe një hero antifashist i vrarë me pabesi në vitin 1940 ose në fillim të Luftës së Dytë Botërore kur fitorja kundër fashizmit dhe nazizmit, të paktën në Europë, as që mund të mendohej dhe vetëm ëndërrohej. Fitorja mbi fashizmit nga shtete si Anglia e bombarduar dhe Franca që i ra në gjunjë zyrtarisht Gjermanisë dhe pa hyrë fare në luftë nëpërmjet qeverisë tradhtare dhe kolaboracioniste të asaj kohe aq që mund të mendohej derisa hynë në lojë Rusia dhe SHBA. Me fjalë më të thjeshta, kjo vrasje e pabesë dhe makabër është një dekoratë më shumë për Atë Gjergj Fishtën.
Por, jo vetëm kaq. Unë gjykoj se emri i Atë Gjergj Fishtëës i duhet vënë Aeroportit të Rinasit për faktin e thjeshtë se Nënë Tereza, thuajse të gjithë veprimtarinë e saj bamirëse nuk e ka zhvilluar në Shqipëri, por në Indi ku edhe vdiq në vitin 1997. Ndërsa me një krahasim të drejtpërdrejtë, Fishta qëndron shumë më lart se Gonxhe Bojaxhi.
Gjithsesi, kjo mbetet për tu parë nga ata institucione të shtetit shqiptar që e kanë për detyrë dhe kompetencë por unë i mbetem sugjerimeve të mia sepse një figurë e shquar si Atë Gjergj Fishta është akoma më shumë e nderuar pasi vdekja e tij nuk erdhi nga shkaqe natyrore, por me urdhër dhe hjekësi të liderit fashist Benito Musolini. Pra, është një dekoratë e shtuar për të.
E di fare mirë se pasi të publikohet tashmë edhe çelësi i këtij fakti të panjohur historik, shumë nga ata sehirxhinjtë e kafeneve të lagjeve, por edhe analistët gjithologë që na japin mend për gjithçka dhe për cdo gjë për çdo mbrëmje me gomarllëqet e tyre nëpër televizione do të nisin që të “komentojnë” e të rikomentojnë. Ata do të jenë të lirë që të vijojnë misionin e tyre dhe të kontribuojnë me orë të tëra nëse kanë për të shtuar ndonjë informacion plotësues. Por, tashmë dy herë pas meje…

Panorama
 
Poet, dramaturg, publicist, përkthyes, françeskan dhe patriot, ai ishte shqiptari i parë që u nominua për çmimin Nobel në Letërsi, duke e bërë emrin e Shqipërisë të njohur në qarqet më të larta kulturore europiane të kohës. Në vitin 1937, emri i Fishtës u propozua për çmimin Nobel nga qarqe akademike dhe intelektuale gjermane, një vlerësim i jashtëzakonshëm për një autor që vinte nga një vend i vogël ballkanik, por që kishte arritur të krijonte një univers letrar të fuqishëm e krejt origjinal.
Ndonëse nuk e fitoi çmimin, vetë nominimi mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare. Fishta ishte shumë më tepër sesa një shkrimtar. Ai ishte një arkitekt i identitetit kombëtar shqiptar. Kontributi i tij në Kongresin e Manastirit më 1908 ishte vendimtar për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në periudhën kur shqiptarët përdornin disa alfabete të ndryshme dhe identiteti kulturor rrezikonte të mbetej i copëzuar, Fishta u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të alfabetit latin, duke ndihmuar në krijimin e themeleve moderne të gjuhës shqipe. Por emri i tij lidhet mbi të gjitha me kryeveprën “Lahuta e Malcisë”, epopeja monumentale që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Në këtë poemë epike, Fishta ngriti në art historinë, legjendën, heroizmin dhe shpirtin e malësorit shqiptar. Me një gjuhë të pasur, të gjallë dhe plot ritëm, ai krijoi një vepër që shpesh është krahasuar me epet e mëdha europiane. “Lahuta e Malcisë” histori, identitet dhe kujtesë kombëtare. Përmes vargjeve të saj, Fishta i dha zë rezistencës shqiptare, kulturës së veriut, zakoneve dhe kodeve morale të kohës.
Ai e ngriti figurën e shqiptarit në dimension epik, duke krijuar një univers poetik që vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare. Megjithatë, pas ardhjes së regjimit komunist, figura e Fishtës u godit rëndë. Për më shumë se katër dekada, emri i tij u ndalua, librat u hoqën nga qarkullimi dhe veprat e tij u shpallën të papërshtatshme për ideologjinë e kohës. Regjimi komunist e konsideroi Fishtën si figurë të rrezikshme për shkak të bindjeve të tij fetare dhe nacionaliste.

Mare nga interneti
 
Përgjigje e: Për fe e Atdhe, Gjergj Fishta: Ka Shqipni për Zotin!

Fishta duhet te trajtohet, te diskutohet e te studiohet sepse ishte nje dhurat per ne shqiptaret, qe zor se perseritet me. Ajo qe e verteten kete katerciperisht eshte fakti se copat e mishit me dy qe komandoheshin nga hasmi jon i perjetshem (serbet) hodhen eshtrat e tij ne lum. Mendoni cfar do t'i kishin ber po te ishte gjall kur ja dhan pushtetin agjentit te serbise, enver hoxhes.

Deri sa letersia shqiptare te pranoj Fishten si babai i letersise moderne shqiptare, gjendja shpirterore, kapaciteti artistik i letrareve ne Shqiperi ka per te qene gjithmone i pa formuar mir. Imagjinoni ku do ishte muzika Rock pa influencen e Beatles-at, apo Elvis Presley.


Shqiptareve nuk iu mungon talenti, i mungon shembulli dhe influenca e duhur. Per mendimin tim nuk mund te jesh edhe letrat/shkrimtar me nje mesazh autentik me vlere edhe te adhurosh Kadarene.

Ne me se pakti ajo qe nxjer/merr nga Fishta eshte ndjenje dashurie per vendin, gjuhen, per traditat tona. Dicka qe sot na duhet shume.

P.s jam kurioz te di, cfar eshte justifikimi i akademise shqiptare per mos 'rehabilitimin' e Fishtes?
Eshte super e pa vertet se ishin serbet qe benin ligjin.
Mano, provo se ishin serbet.
Din pse vran Mehmet Shehun dhe perse ja zhduken eshtrat Fishtes? Kush ja zhduku? Erdhen serbet, apo ai PERENDIMORI qe rinte ne Shqiperi?
 
As edhe nje film artistik nuk I kane bere Fishtes. Mere me mend se kush jemi ne
Jane gjakprishurit filobollshevik. Kemi enverin hero, dhe Fishten tradhetar akoma. Aty eshte akoma ai popull qe eshte me se shumti i varfer shpirterisht dhe nga dija.
 
Back
Top