ƧɘɿɒɈnA
ƧɘɿɒɈnA
- Anëtar
- Apr 3, 2020
- Postime
- 54,914
- Pikët
- 113
Në Holandë është raportuar për herë të parë një rast i vdekjes së asistuar (eutanazisë) te një fëmijë nën moshën 12 vjeç.
Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Sophie Hermans, gjatë prezantimit në parlament të raportit vjetor të komitetit që shqyrton rastet e vdekjeve të asistuara dhe abortet në fazë të vonë.
Sipas raportit, fëmija vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme, por autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për gjendjen mjekësore apo rrethanat specifike. Rasti është referuar gjithashtu për hetim nga prokuroria publike për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Ligji holandez lejon eutanazinë edhe për fëmijët e moshës 1 deri në 12 vjeç në raste të jashtëzakonshme, kur vuajtja është e padurueshme dhe nuk ka mundësi shërimi, duke kërkuar pëlqimin e prindërve dhe vlerësime mjekësore të shumta. Holanda është vendi i parë që ka legalizuar eutanazinë për të rriturit dhe më pas ka zgjeruar kuadrin ligjor edhe për kategori të caktuara fëmijësh.