Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përplasje brenda LDK-së

Përçarje mes Muhaxherit dhe Abdixhikut/ Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit zgjedhor
Demokracia
19:46 | 23 Qershor 2026
730084660_2067466850519224_5724683827247444303_n.jpg

Share:
Share
Tweet
Dega e LDK-së në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e lidershipit të partisë, pas rezultateve të zgjedhjeve të qershorit.
Në një mbledhje të mbajtur pas përfundimit të procesit zgjedhor, anëtarët e Kryesisë, me shumicë votash, kanë vlerësuar se rezultati kërkon reflektim të thellë politik.
“Pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, dorëheqja duhet të vijë si akt moral dhe politik.
“Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”, thuhet më tej në qëndrimin e degës.
 
IMG_8231.jpeg


Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë​

24 qershor 2026| 10:24
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti dhe kërkesave për përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhje.

Ajo tha se LDK-ja duhet të mbajë zgjedhje të brendshme dhe të reflektojë për rezultatet zgjedhore.

lg.php
“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka përmendur edhe Kuvendin e fundit të LDK-së, duke theksuar se rreth 45 për qind e delegatëve ishin deklaruar në favor të dorëheqjes së kryetarit,.

“Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim. Më pas, LDK-ja mbajti Kuvendin e partisë, ku kryetari e vendosi mandatin e tij në votim. Aty, rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së tij. Ky ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme. Por kryetari vendosi të vazhdojë, madje me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend. Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë”, tha ajo.

Bajrami shtoi se LDK ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve. LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh!”, ka shkruar ajo.
 

1782429507140.png

Abdixhiku për Muhaxherin dhe Ahmetin: I kam mbuluar marret e tyre, kam hyrë në zjarr për ta​

NACIONALE
2 orë më parë
22:35
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke i konsideruar disa prej reagimeve si të pazakonta dhe jo në përputhje me mënyrën tradicionale të funksionimit të subjektit politik.
Në emisionin “Rubikon”, ai tha se do të flasë me “kujdesin më të madh për të ruajtur LDK-në”.
“Do të flas me kujdesin më të madh për të ruajtuir LDK-në, por me vetëdijen më të lartë për ta shpëtuar partinë. Do të përpiqem t’i flasë anëtarësisë sonë që ta kuptojnë se çka po ndodh. E para duhet të them që këto janë reagime atipike për LDK-në. E paskeni vërejtur koordinimin. Fillimisht strukturat e partisë, kryesia qendrore, më pas kërkohet analiza e degëve për të degët fillimisht. Atipike për LDK-në. Atipike që komunikimi me partinë tënde të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale, që mbledhjen thirren pa marifet. Me mesazhe pa qartësi se çka po bëhet, dhe është jo korrekte për dikë që bashkëpunon me ty aq gjatë që nuk të vijnë me të ballafaqu në katër sy, sidoqoftë”.
Ndërkohë, sa i përket kërkesës së Imri Ahmetit dhe Gazmend Muhaxherit për dorëheqjen e tij, Abdixhiku u shpreh se i ka mbrojtur edhe në situata kur, sipas tij, kanë bërë gabime të mëdha.
“Kam kuptuar çka keni kuptuar edhe ju, madje nuk kam ditur as që kanë pasur mbledhje. Është më korrekte dhe më njerëzore, nuk kam fjalë të këqija për ta. I kam mbrojtur kur kanë bërë gafa më të mëdha. Është dashur me i mbulu marret e tyre, kam hy në zjarr për ta. Kam bërë marrëveshje politike për ta, marrëveshje që nuk kanë dashur as t’i bëjnë publike. Për të pasur kujdes me ruajtë partinë, por duke dashur me shpëtu, ato reagimet e para mu duken bajate”.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Gjendja kaotike në LDK – Astrit Haraqija e drejton gishtin kah Isa Mustafa: Ndali meshkujte me sulme, se u bë boll
Demokracia
11:00 | 26 Qershor 2026
astrit-haraqija-640x330-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish-ministri i Kulturës dhe ish-zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqaji, ka dalë me një thirrje të çuditshme.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në LDK, ai e ka drejtuar gishtin ndaj ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Musta.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkuar Mustafa që të ndërmarr veprime konkret.

“z.Mustafa, ndali meshkujte me sulme ,se u bë boll. Kryetari Sejdiu, bashkë me LDK-në, u ka dhënë gjithçka. Bile, edhe pa pyetur, ia morët diçka-diçka. Mos harro se ende ka njerëz gjallë që kanë dhënë gjithçka për LDK-në dhe për ta bërë shtetin e Dardanisë. Ju e dini mirë se adalet, shërbime dhe argatët e dreqit s’kanë mundur e as nuk do të munden ta shkatërrojnë LDK-në e Ibrahim Rugovës”, ka shkruar ai.
 
1782556352170.png

Katër degët e rëndësishme të LDK-së i kërkojnë dorëheqje dhe zgjedhje, Abdixhiku nuk 'lëshon pe'​

3 orë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, po i shtohet presioni për zgjedhje të reja brenda partisë, pas rezultateve të dobëta të njëpasnjëshme, ndërsa së fundmi kësaj kërkese i është bashkuar edhe dega e LDK-së në Rahovec.
Katër degët e LDK-së, të cilat për nga pesha politike janë më të rëndësishmet, po kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut dhe zgjedhje të përgjithshme brenda këtij subjekti politik.
Fillimisht ishte Dega e LDK-së në Pejë që kërkoi reflektim politik dhe përgjegjësi nga lidershipi. Pas analizës së rezultatit zgjedhor, Kryesia e kësaj dege deklaroi se “me shumicë votash” ka kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes.
Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhej në reagimin e degës së Pejës.
Më pas, me një deklaratë të gjatë dhe të argumentuar politikisht, Dega e LDK-së në Lipjan kërkoi drejtpërdrejt dorëheqjen e Abdixhikut. Kryesia e kësaj dege vlerësoi se rezultati zgjedhor në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale.
Kryesia e Degës vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Ai paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror”, thuhej në deklaratë.
Më pas, thirrjeve iu bashkua edhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë, e drejtuar nga Florian Dushi. Në deklaratën, kjo degë foli për rrezikun e margjinalizimit politik të partisë dhe për nevojën e ndryshimit të lidershipit.
“Në këto rrethana, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë e falënderon kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm dhe, njëkohësisht, kërkon që, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK.”
E së fundmi, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar nisjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e partisë, nga nëndegët deri te kryetari i LDK-së, pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.
Sipas komunikatës, me unanimitet të anëtarëve të pranishëm, u vlerësua se partia duhet t’i nënshtrohet një procesi të përgjithshëm zgjedhor, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.
“Pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa ka pasur edhe deputet të zgjedhur që po i kërkojnë përgjegjësi dhe shkuarje në zgjedhje të përgjithshme të partisë.
Në profilin e saj në Facebook, Hykmete Bajrami, një nga zërat më të zëshëm dhe me kritik ndaj pushtetit ka shkruar se LDK ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruara ajo.
Por, ndërsa kërkesat po shtoheshin, Abdixhiku zgjodhi të lëshojë akuza të rënda, pa e marrë në konsideratë dorëheqjen.
Në një reagim, ai i cilësoi kërkesat e degëve të Pejës dhe Lipjanit si të koordinuara dhe tha se ato do të duhej të ishin adresuar drejtpërdrejt brenda partisë.
“I falënderoj për sugjerimet dhe kërkesat e koordinuara të dy kryetarëve të degëve, të Pejës e Lipjanit, të dhëna përmes mediave për dorëheqjen time. Do të kishte qenë më korrekte që këtë ta bënin ballë për ballë.”
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
polish_save-19.png


Buja pyet Abdixhikun me kë kishte Imri Ahmeti marrëveshje politike të fshehta në Lipjan: me Vetëvendosjen apo me Listën Srpska!?​

27 qershor 2026| 23:02
“Një thënie popullore thotë: “Nxjerr një kashtë e dalin gjashtë!” Lumir Abdixhiku, në deklaratat e tij për mashtrimin nga Gazi dhe Imriu, pa dashur nxori një “kashtë”: “Ju kam ndihmuar dhe përkrahur edhe me marrëveshje politike jo publike…”, ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja.


“Por pyetja që kërkon përgjigje është: në Lipjan, me cilën parti ishin ato marrëveshje jo publike? Cilat ishin ato marrëveshje? Me kë u bënë? Kush përfitoi prej tyre? Dhe pse duhej të mbeteshin të fshehta?Gjithmonë kam dyshuar!

lg.php

Ishte e çuditshme pse VV nuk kandidoi figura të saj si Adnan Rrustemi apo Vlora Hajnuni, por një kandidat që nuk ishte pjesë e strukturave të VV-së dhe vinte nga një familje tradicionalisht votuese e PDK-së.

Si shpjegohet që në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare, VV merr mbi 16 mijë vota, ndërsa LDK rreth 6 mijë, kurse kur vijnë zgjedhjet lokale pothuajse vetëm ndërrohen vendet: LDK merr rreth 15 mijë vota, ndërsa VV rreth 5 mijë apo edhe më pak.

Rastësi apo diçka që ende pret shpjegim?


Z.Abdixhiku, si nuk arritët ta njihnit Imri Ahmetin, kur ai kishte mashtruar edhe figura të mëhershme të LDK-së, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror?

Një njeri që kishte mashtruar edhe Fatmir Sejdiun e Isa Mustafën.

Në Lipjan dihet se shumë bashkëpunëtorë politikë të tij janë larguar me kalimin e viteve, madje edhe njerëz që kanë kontribuar në themelimin e LDK-së në këtë komunë dhe që kanë qenë ndër më meritorët për fitoret e tij.

A nuk e ke ditur sa njerëz ka mashtruar me premtime se do t’i bëjë funksionarë në komunë në çdo palë zgjedhje?

A nuk e ke ditur sa personalitete të fuqishme politiko-ushtarake nga Lipjani i ka përdorur për interesin e tij derisa u bë kryetar?


A nuk e ke ditur se në çdo palë zgjedhje, me projekte për banesa, ka mashtruar edhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, ndonëse më parë i kishte fyer duke pretenduar se ishin abuzues me fëmijë gjatë luftës?

E ke ditur mirë, Lumir. Por financat që vinin për LDK-në nga Lipjani të yshtën drejt marrëveshjeve jo publike.Në fund, u mashtrove edhe vetë.

Po ta rikujtoj, meqë je shumë i ri:
Përveç këtyre dy palë zgjedhjeve parlamentare, ku PDK doli në vend të dytë, ndërsa LDK në të tretin, Shukri Buja e ka mposhtur LDK-në në gjashtë raunde zgjedhjesh lokale, si dhe tri herë në zgjedhjet parlamentare (2007, 2010 dhe 2014), ku PDK ka dalë forcë e parë në Lipjan.

Rezultatet e PDK-së në Lipjan dhe në Kosovë nuk janë rastësi. Ato lidhen me një elektorat shumë besnik, që nuk blihet e nuk shitet dhe që i ruan bindjet e veta politike e atdhetare., thuhet ne reagimin e Bujës kundër deklaratës së Lumir Abdixhikut të LDK-së.
 

1782731297381.png

Kryesa e LDK'së sot në takim me kryetarët e degëve, në fokus kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor​

Periskopi
icon-alarm.svg
29 Qershor 2026, 12:57(8 minuta më parë)
Listen
Share
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, duke filluar nga ora 15:00.
Sipas burimeve të Periskopit, në këtë takim pritet të diskutohet situata aktuale brenda partisë, ku disa degë dhe figura të larta të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja, madje edhe dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Advertisement

Pakënaqësitë janë shtuar pas rezultatit të dobët zgjedhor dhe mënyrën e drejtimit të partisë, ndërsa brenda LDK-së po kërkohet përcaktimi i përgjegjësive politike.

Mbetet të shihet nëse nga mbledhja e sotme do të dalin vendime konkrete për tejkalimin e krizës së brendshme, meqenëse kryetarit të partisë as që po i shkon në mendje dorëheqja.

Advertisement

"Le ta harrojnë, as që vjen në shprehje, ka deklaruar ai në Rubikon të Klan Kosovës, transmeton Periskopi.

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Advertisement

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së
 

1783126632584.png

“Ka qenë vendore dhe ndërkombëtare”: Osmani e demanton pretendimin e Abdixhikut se lista e përbashkët e opozitës ka qenë ide e PDK-së​

1 ditë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, e ka dëmtuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me idenë e bashkimit të opozitës në një listë të përbashkët zgjedhore. Ajo ka mohuar pretendimin e kryetarit të LDK-së se kjo ide ka qenë e PDK-së.
Në një intervistë në “Debat Plus”, Osmani ka treguar se një ide e tillë i është prezantuar edhe asaj.
Bartësja e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit ka bërë me dije se kjo ka qenë ide vendore dhe pak ndërkombëtare.
Sipas saj, ky propozim është shtyrë nga njerëz të partive të ndryshime në Kosovë.
Ka njerëz të ndryshëm në parti të ndryshme që mund ta duan një gjë të tillë dhe kjo dëshirë në disa përmasa ka qenë edhe vendore dhe pakëz ndërkombëtarë. Ka qenë ide që është plasuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, më është prezantuar edhe mua. Kanë qenë ide që të këtë koalicion parazgjedhor PDK, LDK, AAK, Nisma e të tjerë. Të gjithë në një bllok të përbashkët”, ka treguar ajo.
Ish-presidentja ka theksuar se ajo ishte propozuar që ta udhëheq këtë listë.
Pra, ka pas ide të tilla. Për mua kjo gjë ka qenë totalisht e papranueshme. Më është thënë: eja ti, prij kësaj liste të përbashkët. Natyrisht se ka qenë ide e papranueshme. Më shumë kanë qenë njerëz, individë nga kampe të ndryshme. Unë kam qenë kundër një ideje të tillë, ka qenë kundër edhe Lumir. Jemi të dy kundër edhe sot”, ka thënë ajo, duke treguar se pse e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
“Jam e bindur që nuk është në interes të LDK-së që të bëhet një shkrije e tillë të të gjithëve bashkë. Kjo do ta hante përbrenda LDK-në. Unë nuk shoh që do të kishim përkrahje qytetare në një ide të tillë. Prandaj edhe e kemi parandaluar. Kjo është edhe njëra prej shumë arsyejeve pse jam bashkua me LDK-në në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.
Ndër të tjera, ajo ka bërë me dije se ende ekziston një ide e tillë.
Tani qarkullon në mesin e njerëz një ide e tillë përsëri. Nuk e di sa është serioze, por nuk duhet të lejojmë një gjë të tillë. Nuk është në interes të Kosovës. Pra, ide nuk është që brenda këtyre numrave aktual në Kuvend, por të dërgohet vendi në zgjedhje, të bëhet gjithë të tjerët bashkë. Nuk është në interes të Kosovës. Natyrisht unë beso që partia e parë do të përfitonte shumë nga një logjikë e tillë. Nuk është në interes të LDK-së, nuk jemi pro, nuk do të jemi pro dhe do ta luftojmë një ide të tillë. Sepse jam e bindur që elektorati i LDK-së nuk e do një gjë të tillë”, është shprehur Osmani.
Kjo ide ishte nxjerr në publik javën e kaluar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gjatë një interviste në Rubikon, ai kishte pretenduar se ideja e një liste të përbashket të opozitës kishte dal nga PDK-ja.
sipas tij, në një gjë të tillë nuk kishte gisht Bedri Hamza.
Se që ka një ide e cila po me frikëson shumë. Është ide e PDK-së kështu. Dhe nuk po them për Bedri Hamzën, sepse ai është burrë i jashtëzakonshëm”, kishte thënë Abdixhiku.
Edhe numri një i LDK-së kishte thënë se kjo ide do të favorizonte Albin Kurti.
Është një far skeme që e kom parë, në të cilën portretizohet që opozita të bëhet bashkë. Pra, shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë e bëjmë bashkë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në e bëjmë një listë e qesim një kandidat dhe ia japim Kurtit 80 për qind”, ka thënë Abdixhiku.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

Krasniqi e LDK-së: Po, kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut​

8 orë më parë
nga NACIONALE
1783625215864.png
lg.php

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se ka nënshkruar për tirrjen e Kuvednit të LDK-së, i cili ka për qëllim shkarkimin Lumir Abdixhiku nga posti i kryetarit të partisë.
Ajo ka deklaruar se është për shkarkimin e të Abidxhikut, duke mos dhënë detaje tjera.
Po, kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut”, ka thënë ajo për gazetën Blic.
Gazeta Nacionale ditë më parë ka raportuar se delegatët e LDK-së i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshme për shkarkimin e Abixhikut.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë Qendrore.
Në ftesën për anëtaret e kryesisë, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, janë evidentuar tri pika të rendit të ditës.
1. Analizë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pas certifikimit nga KQZ.2. Diskutim mbi zhvillimet politike dhe hapat e mëtejmë institucionalë. 3. Të ndryshme”, thuhet në ftesën e LDK-së.
Aty nuk është specifikuar çështja e shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilën janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të LDK-së.
Kjo mbledhje do të mbahet të enjten në ora 15:00.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
lumir.jpg


Rritet presioni ndaj Abdixhikut, edhe dega e LDK-së në Rahovec ia kërkon dorëheqjen​

13 korrik 2026| 16:39
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec u është bashkuar degëve që kanë kërkuar zgjedhje të reja në këtë parti.



Kryetari i kësaj dege, Burim Krasniqi, ka bërë me dije se delegatët e kësaj dege i kanë dhënë nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

lg.php

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai ka thënë se Abdixhiku duhet të jap dorëheqje.

“Dega jonë në Rahovec kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të gjitha strukturat e LDK-së, degët, nëndegët dhe në nivel qendror për shkak të rezultatit jo të mirë zgjedhor. Dega jonë ka dhënë nënshkrimet (për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku)”, ka thënë ai.

I pyetur nëse nënshkrimet do të dorëzohen nesër, pas raportimeve në media, ai tha se një gjë e tillë mund të ndodhë.“Mund të ndodhë që i dorëzojmë nesër”, tha ai.
 

Regresi drejt mesatares i LDK-së: Firmat për zhvotimin e Abdixhikut gati të plotësohen për Kuvend Zgjedhor​

2 orë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Tre palë zgjedhje për t’u kthyer te “regresi drejt mesatares.”
Nga 20 deputetë (9 shkurt, 2025), në 15 (28 dhjetor, 2025), tash në 18 (7 qershor, 2026), është mesatarazimi i rënies elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lumir Abdixhiku në janar të këtij viti qëndroi me votë mbijetuese (54%) kryetar partie kur e hodhi veten në votëbesim para 355 delegatëve.
Legjimiteti i tij brendapartiak post-31-janar ishte i brishtë dhe nga shumëkush u konsiderua për kryetar me thjesht shumicë teknike.
Por, pavarësisht skizmës së madhe të manifestuar në votë, ai ri-ktheu Vjosa Osmanin në LDK dhe e vendosi bartëse të listës zgjedhore, duke bërë kapërcim të madh të kursit partiak.
“Bashkimi i madh” ishte refreni zgjedhor që Abdixhiku e pagëzoi elektoralisht.
Por, rezultati zgjedhor prej 16.69%, ose 18 mandate, Abdixhikun e ktheu në predikamentin e 31 janarit.
Mbi 160 nënshkrime, mëson gazeta Nacionale, më shumë se 1/3 e nevojshme, janë siguruar për të thirrur Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Organi më i lartë i partisë që gëzon autoritetin për të emëruar dhe shkarkuar kryetarin, mund të mblidhet 60 ditë pas deponimit të nënshkrimeve.
Kjo gjë nuk ka ndodhur ende.
Ndonëse formalisht është e mundshme që me 118 nënshkrime të thirret Kuvendi Zgjedhor, Nacionale mëson se inicuesit duan të jenë të sigurtë që të kenë 178 sosh që e bën shkarkimin të realizueshëm.
Zyrtari i lartë i LDK-së, Armend Zemaj njoftoi edhe vetë, pas mbledhjes së fundit të LDK-së, se janë mbledhur "mbi 150 nënshkrime" për shkarkimin e Abdixhikut.
"Unë i takoj një dege që ka dhënë vendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme," tha Zemaj. Sipas tij, kërkohet reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, "duke filluar nga kryetari deri te nëndegët".
Zemaj e saktësoi se janë "më shumë se 150 nënshkrime" që kërkojnë Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK. Ai shtoi se nuk ka njohuri nëse nënshkrimet janë deponuar zyrtarisht ende në parti. Sipas Zemajt, kishte edhe mendime kundërt, që i japin përkrahje kryetarit "që të vazhdojë më tutje".
Por, pavarësisht mungesës së këtij trungu të madh të legjitimitetit brendapartiak, ai, bashkërisht me Vjosa Osmanin, shkoi në takim me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për të biseduar për formim të institucioneve për një “marrëveshje politike.”
Me tetëmbëdhejtë mandate formalisht, dhe me katër që dihen publikisht që nuk i zotëron, Abdixhiku s’i ka numrat për t’ia përmbushur Kurtit synimin për zgjedhjen e Presidentit, për ç’gjë duhen minimalisht 80 vota.
Me Vetëvendosjen dhe pakicat jo-serbe që bëhen 62 vota, dhe me LDK-në pa katër vota që dihen që s’i ka, bëhen vetëm 76. Megjithëkëtë, ai tha se u pajtua me Kurtin “që të vazhdojmë komunikimin.”
I pyetur për iniciativën e shkarkimit, ai tha se ende nuk është dorëzuar asnjë kërkesë zyrtare. "Në LDK nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim formalisht."
Ai shtoi se zgjedhjet e rregullta për kryetarin janë parashikuar për vitin e ardhshëm, sipas Statutit.
"Ne kemi dalë prej një Kuvendi më 31 janar dhe një parti serioze matet me sa i përmbahet zotimeve të veta," tha Abdixhiku.
"Çfarëdo nënshkrimi që deponohet, unë menjëherë, me Statut, e thërras Kuvendin. Ne s'jemi as të përhershëm e as qëndrojmë me forcë," tha ai.
Ai u bëri thirrje strukturave të partisë që debatet të zhvillohen brenda organeve të LDK-së.
"Do të doja që LDK të merret sa më pak me çështje që ndajnë LDK-në. Nuk e dua ndarjen e LDK-së," përfundoi Abdixhiku.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
IMG_20260715_193740.jpg


Abdixhiku: Do të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së, s’mund të angazhohem në formimin e institucioneve​

15 korrik 2026| 19:41
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas verifikimit të nënshkrimeve që kërkojnë të mbahet Kuvendi i LDK-së, ka autorizuar sekretariatin e përgjithshëm që të nis menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij kuvendi.



Ai ka theksuar se pas verifikimit të nënshkrimeve do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit të LDK-së.

lg.php

Abdixhiku ka thënë se për shkak të këtyre zhvillimeve nuk mund të angazhohet tutje për formimin e institucioneve.
 
Back
Top