• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

ky tradhtari alpin-serbia me siguri te plot them se nuk do te dergon

draftin ne Kushtetuese​

sepse e din mire se kushtetuesja do tia rrxoi ket draft qe eshte ne kundershtim te plot me kushtetuten e kosoves dhe nuk do te mundet ti del ne fjal vuqiqit per ate autonomin VETEMENAGJIM qe po e quan a ne realitet ajo eshte shteti ne shtet e ket albin-serbia e ka pranue por tash po ja kerkoin edhe ta zbaton
 
arme.png


Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje në tri raste në Zubin Potok​

22 qershor 2026| 11:28
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri, municion dhe pajisje të ndryshme në tri lokacione të ndara në komunën e Zubin Potokut.



Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në një objekt që përdorej si shtallë për mbajtjen e bagëtive është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar, si dhe pajisje ndriçuese me bateri.

lg.php

Në një rast tjetër, në një objekt të ngjashëm në të njëjtën zonë, janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të saj dhe 254 fishekë të armës së gjatë

Ndërkaq, në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur një pushkë me bajonetë, 11 fishekë të saj, 33 fishekë të tjerë të armës së gjatë, dy pajisje për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kilogramë sfera metalike të destinuara për prodhimin e municionit.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, ndërsa rastet po hetohen nga njësitet kompetente policore.
 
Po thuejse çdo dit policija te cilen albin-serbia nuk po munet me fut nen kontroll po zbulon arme ne te gjithe teritorin e komunave te banuara me shumic serbe ne veri

a kha i rren trushperlamet ju thot e kam çlirue veriun
 
“Mbi 400 mijë euro për strukturat paralele në veri nga Qeveria?” – Rrahmani ndan detaje
Demokracia
19:07 | 22 Qershor 2026
eman-rrahmani-1024x632-1-1130x635-1.png

Share:
Share
Tweet

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Eman Rrahmani, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.​

Ai në “DPT te Fidani” në Klankosova ka pretenduar se miliona euro nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për persona që, sipas tij, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrë në institucione.
Edhe qeverisjen e parë nga Albin Kurti këta persona janë paguar me mbi 3.5 milionë euro nga pushteti i Albin Kurtit pa shku asnjë ditë në punë”, deklaroi Rrahmani.
Ai shtoi se, sipas raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, këta persona nuk janë paraqitur në vendet e punës dhe nuk dihet, siç u shpreh ai, ku kanë qenë gjatë kësaj periudhe.

Këta nuk dihet ku janë, a janë në ato protesta që janë bë, a janë kanë me Radojiçiqin andej, a ku janë kanë nuk e din askush për shkak që asnjëherë, asnjë ditë, asnjë moment nuk kanë shkuar në punë. Këto janë raporte të Zyrës Kombëtare të Auditimit”, tha ai.
Rrahmani përmendi veçanërisht Ministrinë e Infrastrukturës, ku sipas tij, 61 persona janë paguar pa u paraqitur në punë.
Ministria e Infrastrukturës 61 persona pa shkuar asnjë ditë në punë i ka paguar me 461.000 euro”, u shpreh ai.
Ai shtoi se situata të ngjashme, sipas tij, kanë ndodhur edhe në vite të tjera, duke përmendur vitin 2021.
Ministria e Infrastrukturës, 61 persona pa shkuar asnjë ditë në punë i ka paguar me 461.000€, ato janë zyrtarisht sepse nga viti 2014 me një marrëveshje ata e kanë pas për obligim me u kthy në institucionet të Kosovës edhe me punu, por jo me ju jep rrogë pa punuar. Domethënë një pjesë tjetër ka filluar punën i kanë pozitat e tyre, i mbajnë kryejnë punët e tyre. Mirëpo për këta që po flasinm, këta 61 persona në këtë ministri, por edhe vit pas viti prej vitit 2021, në vitin 2021 kanë qenë 199 persona të cilët janë paguar nga qeveria e Republikës së Kosovës me rreth 1 milion euro. Kështu vazhdon vitin 2022-2023. Vlera totale që strukturat paralele që kanë qenë, rojet e Ibrit janë paguar me 3.5 milion euro nga qeveria Kurti pa shkuar asnjëherë në punë. Domethënë nuk i ka parë dikush në ndonjë institucion” ka thënë Rrahmani në “DPT te Fidani”
Rrahmani tha se, sipas tij, gjithçka është e dokumentuar në raportet e auditimit dhe se institucionet mund t’i verifikojnë vetë këto të dhëna.
Këto janë raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, s’kam nevojë as unë me hulumtu. Mundeni edhe ju me hy te faqja e ZKA-së dhe i gjeni të gjitha”, theksoi ai.
Ai shtoi se çështja është trajtuar edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku sipas tij është kërkuar që rastet të dërgohen në prokurori.
Unë kam rastis me qenë në komision për mbikëqyrje të financave publike dhe i kemi kërkuar ZKA-së që me i dërgu në prokurori. Këtu ka vend për kallëzim penal”, tha Rrahmani.
Ai kritikoi edhe mungesën e masave institucionale.
Nuk mundet askush me institucionet e Republikës së Kosovës me i dhënë dikujt pagë pa dëshmuar që ka ardhur në ora kaq në punë dhe ka dalë prej kaq me kaq ora prej pune se ka kryer një orar të punës. Është shkelje ligjore do duhej me pas kallëzim penal për secilin zyrtar i cili e plotëson një formular të tillë dhe e dërgon në thesar me ju ekzekutuar pagesa këtyre personave. Kjo është përgjegjësi e secilit dikaster kudo që është” ka thënë ai
Në fund, Rrahmani tha se përgjegjësia kryesore bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin aktual të vendit.
 
Back
Top