Kontinenti
V.I.P
- Anëtar
- Oct 14, 2012
- Postime
- 15,003
- Pikët
- 113
@kreksi degjoje pak kete zoterine qe flet ne kte video.
Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !@kreksi degjoje pak kete zoterine qe flet ne kte video.
mos u habit i dashur, ajo qe me ka habitur eshte ngjashmeria e foljeve dhe shum fjaleve ndermjet shqipes dhe flamingshes,Flamgmishtja. I modh je vallaj
Pjer, shaka bejme, dhe un per vete nuk habitem per ngjashmerine e fjaleve qe thua ti.mos u habit i dashur, ajo qe me ka habitur eshte ngjashmeria e foljeve dhe shum fjaleve ndermjet shqipes dhe flamingshes,
Një bark [Barque] mbi okean...O Kreks, ku i ke gjet keto?
A jane te Boppit apo te tuat?
Barabar, nuke shte fare greke, por ka lidhje me barren.
Nje barre grure, nje barre miser etj.
Barra ka lidhje me peshen, pra une te jap nje barre grure e ti me jep nje barre me miser.
Dhe keshtu mund te pohojme qe jemi barra - barre. (gruaja me barre etj.)
Pra te dhashe barren time e me dhe barren tende. Pse duhet te jene turqit ne kete mes sic ke thene ti?
Varos, eshte pesha ne greqisht, por dua te te kujtoj se fjala ''varke'' qe e thone dhe greket, nuk eshte fare greke por origjinali i saj eshte ''barke'' e cila ka lidhje me fryrjen, pra me barkun. (Fola per kete fjale me qe fillon me ''var'').
Tani greket e kane varka dhe ne e kemi barka...e kujt eshte kjo fjale e greqishtes apo e shqipes?
Greket nuk kane germe B, dhe barkut nuk i thone bark si ne.
Une kapa nje fjale, por Kreks te siguroj se jane me mijera te tilla qe nuk jane te grekeve, pro qe me shume deshire u a japin grekeve apo te tjereve.
Ne qoftese ''marr'' qenka greke, atehere del e sakte teoria se, greqishtja eshte formuar nga fondi i shqipes.



Ai osht Qabej ne versionin koqevar
E kush i verifikoi, se këto emra nuk janë fallco, apo vërtetë kanë shtuar emrin e tyre per peticion?Peticion i intelektualëve shqiptarë: Hiqni idiotët nga ekranet lokale dhe kombëtare!
![]()
Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Fatos Tarifa, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.
Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.
Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.
Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.
A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës.
Nëpër televizionet e vendit shikon me keqardhje gjithëfarë idiotësh që japin mend për gjithçka, ndërkohë që janë kokëbosha.
Peticioni i plotë
Tiranë, më 19 shkurt 2024
Drejtuar:
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Ministrisë së Arsimit
Agjencisë për Media dhe Informim
Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit
Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)
Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.
Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.
Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.
A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen.
Agresivitetin e disa individëve, të cilëve u mungon çdo lloj ekspertize e profesionalizmi në fushën e gjuhësisë, por që pretendojnë se kanë monopolin e së vërtetës, e tolerojnë dhe e ushqejnë drejtues emisionesh televizivë që i popullarizojnë jo vetëm duke i ftuar vazhdimisht në studiot e tyre, por edhe duke i përkrahur në idetë e tyre haluçinante. Ky agresivitet ka sjellë stepjen e përfaqësuesve të mendimit të njëmendtë shkencor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime. Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.
Liria e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjësie në media. Duke u bërë jehonë gjithfarë “zbulimesh” lidhur me vjetërsinë e shqipes, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionalizmi që u siguron “zbuluesve” mijëra pëlqime në portalet e tyre. Në fakt, shkenca nuk krijon dot turmë ndjekësish, përveç se në regjime totalitarë, kur përdoret për propagandë. Dhe shkencëtarët, në kërkimet e tyre shkencore e në ballafaqimet mes tyre, nuk përdorin gjuhë agresive e fyese, por argumente shkencorë.
Kjo gjendje, pra sulmi i pseudoshkencës ndaj shkencës së vërtetë, duhet konsideruar një çështje kombëtare shumë serioze, dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëveshje e dasi krejt të panevojshme e dëmprurëse mes bashkatdhetarësh.
Një tjetër detyrim i AMA-s, i përcaktuar në statutin e këtij autoriteti, është moslejimi i konflikteve ndëretnike në emisionet televizive. Ky detyrim duket se nuk zbatohet si duhet kur lejohen të paraqiten si të vërteta të dhëna historike që nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve e të fqinjëve tanë, siç ndodh kur vendeve të tjerë u mohohen kombi, historia, gjuha.
As standardi letrar i shqipes nuk respektohet në mediat tona. Natyrisht, ky detyrim duhet të jetë për drejtuesit e emisioneve, për folësit e lajmeve, për njoftime me karakter zyrtar dhe jo për letërsinë artistike, jo për këngët, jo për të ftuarit.
Për t’i vënë fre kësaj gjendjeje shqetësuese, sugjerojmë:
(a) Të merren masat e duhura që AMA të kryejë detyrën e saj për kontrollin e cilësisë së emisioneve në mediat tona;
(b) Burimet dhe studimet shkencore të identifikohen e të prezantohen në mënyrë të qartë në të gjitha raportimet shkencore;
(c) Në emisionet televizive të flitet me një gjuhë të kuptueshme për të shpjeguar terminologjinë shkencore për audiencën e gjerë;
(ç) Ministria e Arsimit të mos lejojë mësimdhënësit t’u mësojnë nxënësve e studentëve teori të pamiratuara nga shkenca;
(d) Qeveria, e së pari ministria e Arsimit, të ketë një agjendë për ngritjen e nivelit kulturor të qytetarëve, që këta të mos bien pre e gjithfarë teorish antishkencore.
Mbështetësit e peticionit
Prof. Rexhep QOSJA,
Prof. Bamir TOPI,
Prof. Fatos TARIFA,
Prof. Ksenofon KRISAFI,
Prof. Xhevat LLOSHI,
Prof. Pëllumb XHUFI,
Prof. Emil LAFE,
Prof. Aristotel SPIRO,
Prof. Rami MEMUSHAJ,
Prof. Gjovalin SHKURTAJ,
Prof. Neritan CEKA,
Prof. Eno KOÇO,
Prof. Aleksandër XHUVANI,
Prof. Luljeta BOZO,
Prof. Marenglen SPIRO,
Prof. Valter MEMISHA,
Prof. Agim VINCA,
Prof. Shefkije ISLAMAJ,
Prof. Ethem RUKA,
Prof. Llukan PUKA,
Prof. Ferid HUDHRI,
Prof. Arben BABOÇI,
Prof. Artan HOXHA,
Prof. Anila PAPARISTO,
Prof. Gëzim HOXHA,
Prof. Arjan GJONÇA,
Prof. Elida MIRAJ,
Prof. Ilirjana DEMA,
Prof. Ilir GJIPALI,
Prof. Floresha DADO,
Prof. Ilir YZEIRI,
Prof. Irena NIKA,
Prof. Josif MINGA,
Prof. Bardhyl DEMIRAJ,
Prof. Mimoza KORE,
Prof. Kristina JORGAQI,
Prof. Ermal BAZE,
Prof. Mila BUXHELI,
Prof. Vasil S.TOLE,
Prof. Albert DOJA,
Prof. Asoc. Fiona TODHRI,
Prof. Asoc. Fatos DERVISHI,
Prof. Asoc. Djana KASTRATI,
Prof. Asoc. Mirela BOGDANI,
Prof. Asoc. Ilir KALEMAJ,
Prof. Asoc. Enkelejda KAPIA,
Prof. Asoc. Antoneta POLO,
Prof.Asoc. Zamira ÇAVO,
Prof. Asoc. Nora MALAJ,
Prof. Asoc. Roland LAMI,
Prof. Asoc. Muhamet BELA,
Prof. Asoc. Teuta TOSKA,
Dr. Ina ARAPI,
Dr. Rudina JASINI,
Dr. Ermal HASIMJA,
Dr. Juli KRISAFI,
Dr. Albana MUCEKU,
Dr. Alketa DUMANI,
Dr. Ledina FERHATI,
Dr. Zef PREÇI,
Dr. Vasillaq KURETA,
Dr. Pirro PAPALILO,
Dr. Manjola LUMANI,
Dr. Jorgji KOTE,
Dr. Aida ZHUPA,
Dr. Saemira GJIPALI,
Dr. Ledion KRISAFI,
Dr. Fabiola ELEZAJ,
Dr. Gerti SQAPI,
Dr. Alket DINO,
Dr. Elidiana ABAZI,
Piro MISHA,
Diana ÇULI,
Kujtim ÇASHKU,
Erion BRAÇE,
Arta DADE,
Zef MAZI,
Artan IMAMI,
Fatbardh KADILLI,
Adrian THANO,
Sokol GJOKA,
Idajet BEQIRI,
Anila SMORGRAV,
Dritan HILA,
Petro KOÇI,
Hektor RUCI,
Xhevdet SHEHU,
Elsida SINAJ,
Mimoza KOÇIU,
Adri NURELLARI,
Spartak BRAHO,
Spiro THOMAI,
Nezir SELIMI,
Elisa GJERANI,
Fatos MIRAÇI,
Atilda MALOKU,
Kristi ZIÇISHTI,
Fatos ÇOÇOLI,
Shpëtim NAZARKO,
Roland QAFOKU,
Genti LASKU,
Mikail VASILI,
Luljeta NDOKA,
Greta PETRO,
Erion KURTI,
Esmeralda NOVAKU,
Albana META,
Ervin PEPI,
Gentiana KAPLLANI,
Kostandina XHAFERRI,
Albana LAKNORI,
Gloria MOLLAJ,
Spartak GJINI,
Shefqet KERCELLI,
Elvana AGUSHI,
Gladiola GOLEMI,
Nase JANI,
Blerta LAZEBEU,
Mario KUÇI,
Kiço KALAJA,
Jorida TOLLKUÇI,
Arben IDRIZI,
Shaban CANAJ,
Valentina POSTOLI,
Foqion POSTOLI,
Vjollca TREBICKA,
Ilir TREBICKA,
Lira LASKU,
Agim KONDA,
Dritan KONDA,
Bardhyl KONDA,
Frederik KONDA,
Laura KONDA,
Shqiponja KONDA,
Dea DOKSANI,
Eneida MARKU,
Valbona PAJO-BALA,
Benard BABAJ,
Keiti KONDI,
Shpresa GORREJA,
Agron NUSHAJ,
Qemal AGALLIU,
Bledi FILIPI,
Donika OMARI,
Tatjana SELENICA,
Pandeli PASKO KUTELI,
Fanie GJERMENI,
Rajmonda BELLI GJENÇAJ,
Lina CEKA,
Arlinda DUDAJ,
Pëllumb KULLA,
Ndue DEDAJ,
Pandeli KOÇI,
Donika STASA,
Ermira TREBICKA,
Mateo GORREJA,
Arta DAKA,
Myzejen KASHARI,
Dhurata POPI,
Dorina SOTA,
Henri SOTA,
Ergest ZEMBLAKU,
Elisabeta VELIU,
Laert PETRITI,
Kristaq LALA,
Edra MAKU,
Llazar STASA,
Luiza SULA,
Lindita GIXHA,
Sokol GJERMENI,
Valbona SHESHI,
Besa ALCANI,
Denisa GJEKA,
Mario SOTA,
Vjollca HILA,
Llazar GJERMENI,
Leonora KORITA,
Fitim ISMAILI,
Klodian MUCA,
Gori DAKA,
Donika GJIKA,
Bersan SPAHO,
Bedrie GORREJA,
Valentina QERACA,
Liri MALI, Leni LALA,
Prokop GORREJA,
Liri PRIFTI,
Naunka VODO,
Bernina VELIU,
Marin FRANI,
Detan HOXHA,
Vangjel MALI,
Mario PRENDA,
Ramiz GJONI,
Burbuqe GJONI,
Eduart RRËZA,
Violeta GJEÇI,
Sanie PETRITI,
Kristi ZEZO,
Elisa VELO,
Kimete LIÇO.
Koha Jone
s'mut , i nderuar, eshte forma primitive e te folurit te kombit tone, qe do te thote ; nuk mundet ,
ndersa maraz, do te thote ; i hidheruar, i pikelluar, plot maraz, plot deshperim, kur te mblidhet nje lemsh ne shpirt,
thuajse te gjitha fjalet e gdhendura ne gur, ta para 3-4-5-6-7-8-9-10 mij vjetesh, jane etruske, shumica,

Vetullbukri nones GjinushiUne doja te dija, kush jane keta intelektualet shqiptare te prenoncuar mediatikisht?



Ça thua or Kreks djali?Ky Dalipaj +Kocaqja se bashku ne peshore bëjnë sa një Shumoni japonez, jo samurai...300 kg..! ...kush mund te perballet me ta kur ky Agron trimi thote dhe deti Kaspik ka kuptimin shqip ?!
As nje Akademik i yni e As botnor nuk i del përballë Dalipajt e As Kocaqit.
A ju duket kjo normale qe, ne mbishkrimin e steles së Lemnos fjalen e gdhendur në gur para 2500 vite 《MARAZ 》 ta deshifrojn si shqipe 《 i semuar》 fatkeqesi...kur kjo fjalë është turke e hyri në shqipe qe 300 vite ?
Ose fjalen <KNOSOS > te banorve te Kretes para 3000 vite e marrin si fjalë shqipe.
Është 《śifra》=0= zéro / zérn0 <farin> si skarabe qe vete riprodhohet edhe nga bagla...kokrra e farines/ miellit/ drithit/ żito/ <glla-dis> me honger glla-dis- urie/ dek- uni/ [dece de mal nutrition] kjo décès ka krijuarne shqip fjalen e shkurter gjeniale; [dek+ nutrition fjalen e shkurter [uni]... [male nutri ]= keq ushqyer, (nurri/ uri) uni, me rrotullim behet <uri>/uni -buk/ buk+uri/ de bocca=goja,
P.s: ska as nje fjalë te formuar prej shqipes por perkundeazi.
Turbo etruskologet edhe fjalën <MARAZ> qe hyri nga turqizmi në shqipen qe do thote i semuar e marrin si fjale shqipe etruske te shkruar mbi gurin e Lemnos ...kurse semuar është prapashtes e Baptismuar/:baptizmus kur një fëmijë ende minor qe vuante para vdekjes kishte te drejte baptizimi / baptusmur/ edhe ne shtepi por edhe ky sherbim kryhej nga prifti me lejen e kishes me 30 para.
Fjalën <knus> e toponimin e Kretes atje ne deti Egje ne <Knosos> e bëjmi me kuptimin shqip nga fjala kendues e cila vjen prej latines <kantare> kangtare chante/ kante ose çante...śanté...!
Se fundi [çarlatanet] ose këta [çartallakët] sharlatanet janë si çartallkaku ( fara e idhet e jepurdhes e cila e prish qumshtin dhe e ban herë kos herë djathë...njashtu janë dalipagiçt e kocaqovit..
Kultura Dalipiane, çfare do thote ky toponim, kjo fjale ?
《DETI KASIK》
'I kapur dhe s’ikën gjëkundi…'
- Shpjegimi i pabesueshëm i “gjuhëtarit” pse Deti Kaspik është… shqip ?!!
Situatë alarmante, dhe rrezik për kombin, e kanë konsideruar një grup intelektualësh dhe studiuesish, promovimin e dijeve nga disa individë të cilët në media flasin pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe.
Promovimi i dijeve amatoreske, përmes ekraneve e mediave në tërësi, ka alarmuar, studiues, intelektualë nga më të rëndësishmit në vend.
Nga Prof. Rexhep QOSJA, Fatos Tarifa, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi, Emil Lafe, e shumë të tjerë, i kërkojnë AMA të ndërhyjë në këtë fenomen tronditës e të marrin masa urgjente.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Një shembull;
Një video qarkullon në rrjetet sociale një person i ftuar në studio televizive “shpjegon” origjinën e emrit të detit Kaspik dhe e nxjerr atë… “shqip”, 'I kapur dhe s’ikën gjëku'
Drago... po rikthehesh fuqishëmVetullbukri nones Gjinushi
Me gjej nje Show" ne Shqiperi qe titullohet shqip. Vetem perputhen se nuk e gjeten EnglischDrago... po rikthehesh fuqishëm
Më gjej një peticion që akademia ndalon përdorimin e termit vorioepirMe gjej nje Show" ne Shqiperi qe titullohet shqip. Vetem perputhen se nuk e gjeten Englisch
Pagane —> Maraz = MRZi nderuar, gabimi i shume gjuhetarve, sikunder edhe i joti, eshte se i deshifrojne fjalet e vjetra, me nacionalitetet dhe shtetet,
kur eshte shkruar fjala ; MARAZ , nuk ka ekzistuar turqia dhe kombi turk, nuk ka ekzistuar albania, italia, e vende te tjera,
kane ekzistuar popuj pagane, apo me besim tek dielli, yjet, hena, etj besime, si tek toka, kafshet, etj,
fjala; MARAZ, i perket kultures se vjeter etruske, kulture e cila shtrihej nga azia deri ne europe, epiqendra e se ciles shtrihej ne ballkan,
dhe kjo fjale, sikunder dhe shume fjale te tjera qe ne perdorim, nuk jane as turke, as shqipe, as latinishte, ato jane kryesisht fjale etruske,