• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prokuroria nuk i njeh kompromiset e Kurtit për amnistimin e barrikaduesve në veri, ngre aktakuzë ndaj 6 serbëve

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,576
Pikët
113

1781734272685.png

Prokuroria nuk i njeh kompromiset e Kurtit për amnistimin e barrikaduesve në veri, ngre aktakuzë ndaj 6 serbëve​

2 orë më parë
nga Eriola Cacaj

lg.php

Edhe pse në fund të vitit 2022 largimi i barrikadave në veri u shoqërua me garanci politike që u interpretuan gjerësisht si zotim për të mos ndjekur penalisht pjesëmarrësit në ato ngjarje, Prokuroria Speciale duket se nuk e ka konsideruar të mbyllur këtë kapitull.
Katër vjet më vonë, ajo ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për rolin e tyre në barrikadat që bllokuan veriun e Kosovës, duke dëshmuar se, pavarësisht kompromiseve politike të kohës, hetimet nuk janë ndërprerë.
Në dhjetor 2022, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian njoftuan se kishin marrë garanci nga udhëheqja e Kosovës se nuk ekzistonin lista për arrestimin apo ndjekjen penale të serbëve të Kosovës për "protesta dhe barrikada paqësore".
Këto garanci u panë si pjesë e formulës që çoi në heqjen e barrikadave.
Megjithatë, aktakuza e fundit e Prokurorisë Speciale tregon se institucionet e drejtësisë kanë vazhduar t'i trajtojnë ato ngjarje si objekt hetimi penal, pavarësisht klimës politike që shoqëroi zgjidhjen e krizës.
Në një aktakuzë prej 72 faqesh, të cilën e ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës më 8 qershor 2026, është treguar në detaje se çfarë ka ndodhur në kohën e krizës së barrikadave në veri të vendit.
Gjashtë serbë të Kosovës: Dushan Maksimoviç, Dushan Drobac, Milosh Radosavljeviç, Nemanja Joloviç, Nenad Orloviç si edhe Srdjan Vucinic, akuzohen nga PSRK-ja për barrikadat e veriut.
Në aktakuzën e ngritur së fundmi ndaj gjashtë personave, PS pretendon se barrikadat nuk ishin thjesht një formë proteste, por pjesë e një veprimi të koordinuar që kishte për qëllim pengimin e institucioneve të Kosovës në ushtrimin e autoritetit të tyre në veri.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit, së bashku me persona të tjerë, nga 10 deri më 29 dhjetor 2022 kanë vepruar në bashkëkryerje, duke përdorur forcë dhe kërcënim për të bllokuar funksionimin e institucioneve shtetërore. Në aktakuzë përshkruhet se rrugët kryesore në veri ishin bllokuar me kamionë të ngarkuar me zhavorr, ekskavatorë, autobusë, autoambulanca dhe automjete të tjera të rënda.
Prokuroria shkon edhe më tej, duke pretenduar se grupi ishte i përgatitur që, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave, të sulmonte zyrtarët policorë me mjetet që kishte në dispozicion. Pikërisht mbi këtë bazë, organi i akuzës argumenton se rasti nuk mund të trajtohet si pjesëmarrje në protesta paqësore, por si vepër penale kundër rendit kushtetues dhe autoritetit shtetëror.
Të gjashtë të akuzuarit ngarkohen për veprat penale "Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës" dhe "Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare".
Ndërkohë, hetimet ndaj 11 personave të tjerë, mes tyre edhe figura të njohura të strukturave serbe në veri, janë pezulluar përkohësisht për shkak se ata vazhdojnë të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës.

Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Last edited:
Back
Top