• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Protesta e qytetarëve shpall 5 kërkesat drejtuar Ramës

Onyx

Unpredictable
Staff member
Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi.

Gjatë tubimit, u lexua një deklaratë e përbashkët e grupit koordinues të protestës ku u shpalosën kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.

5 janë pikat kryesore të platformës:
  1. Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
  2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
  3. Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
    - Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
    - Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
    - Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
  4. Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
    - Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
    - Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
    - Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
    - Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
  5. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.
 
shume mire me duket , por besoj se gjate rruges do identifikohen edhe pika te tjera emergjente , sic jane pencionistet , personat me aftesi te kufizuara dhe , familjet ne nevoj...

por te degjojme cdo te propozoj edhe Aktivisti , @Uran , qe mbase mund te shtoj pika per sportet apo artet..🦊

le ta lexojme me qetesi ju lutem.😇
 
Ndjese, por duket se keto kerkesa jane shkruar nga TikTokeret, sepse ne nje sistem te demokracise nuk kane logjik, pa nje kompromis te gjithanshem politik per keto ndryshime.

Gati se cdo pike, duhet te votohet me shumice 2/3 te votava, dhe si mendoni se aq lehte behen ato votat ne Kuvend?
 
aha , po qe se duhen votat e tyre , ata nuk i japin kurre..

si thua , te votojne kundra vetes ata ?
jo jo , kjo nuk ndodh..🦊😇
 
aha , po qe se duhen votat e tyre , ata nuk i japin kurre..

si thua , te votojne kundra vetes ata ?
jo jo , kjo nuk ndodh..🦊😇

Po, cila eshte zgjidhja? Tani ja leme Kuvendin, Dea Michelit dhe te votoj ajo per te gjithe te zgjedhurit e popullit, qe ato poste i kane fituar me voten e lire dhe demokratike...
 
Po, cila eshte zgjidhja? Tani ja leme Kuvendin, Dea Michelit dhe te votoj ajo per te gjithe te zgjedhurit e popullit, qe ato poste i kane fituar me voten e lire dhe demokratike...
Sara Mile ka fituar me meritë dhe me votë demokratike? Besoj e ke me ironi?
 
Në pritje të dorëheqjes e zbatimit të pikave :p

Nk ikën askush me lule .. Ose me limona, se i ka bërë limonatë e po freskohet në ktë të nxehtë ..
Ju te Qifes jeni parti qendre dhe gjithmone ne pushtetin, dhe po iku ky do beheni ne tjetrin qe do vije. Lol
 
Ndjese, por duket se keto kerkesa jane shkruar nga TikTokeret, sepse ne nje sistem te demokracise nuk kane logjik, pa nje kompromis te gjithanshem politik per keto ndryshime.

Gati se cdo pike, duhet te votohet me shumice 2/3 te votava, dhe si mendoni se aq lehte behen ato votat ne Kuvend?
Nuk jane nga tiktokerat shoku...sjane aq te lexuar tiktokerat qe te kenë lexuar homerin.🤪
Eshte nje lëpirëse qe e hodhën per te ëmbëlsuar protestuesit
 
Plan utopik
I bukur per ta lexuar.

Kjo eshte, keto gjerat kerkojne kompromis te gjithanshem, kerkojne mekanizma institucional.
Ti mund te mbushesh sheshin edhe me 1 milion njerez, por, po nuk arrite te kanalizosh ato kerkesa, cdo gje mbetet vec nje enderr e bukur verore...
 
  • Like
Reactions: 3d1
Kta qe kerkojne te ndryshojne kushtetuten te tregojne kush jane expertet qe fshihen pas tyre qe jane te afte te krijojne kushtetute te re.
 
  • Like
Reactions: 3d1
Grupi organizatorëve qe vazhdon te ruaj anonimatin deklaron tani live nga sheshi se Dritan Goxhaj nuk eshte pjesë e grupit organizator....hajde dhe beso po deshe te keta
 
Grupi organizatorëve qe vazhdon te ruaj anonimatin deklaron tani live nga sheshi se Dritan Goxhaj nuk eshte pjesë e grupit organizator....hajde dhe beso po deshe te keta
Pse te intereson kaq shume kush jane organizatoret se kuptoj , Populli eshte ngrit ne kembe , me sa te kam lexuar , edhe femijet e tu , ti i ben fresk Rames , nuk po te marr vesh.
 
Pse te intereson kaq shume kush jane organizatoret se kuptoj , Populli eshte ngrit ne kembe , me sa te kam lexuar , edhe femijet e tu , ti i ben fresk Rames , nuk po te marr vesh.
Populli u ngrit ne kembe dhe mire beri...ishte detyrë e organizatorëve te shfrytëzonin energjinë qe krijoi ky popull
Kam qenë dhe unë jo vetëm fëmijët e mi.
Nuk po i bëj fresk Rames por dua qe te vij dikush me I mire se Rama.
Protesta u pordh qe kur futi hundët politika dhe ca grupime te çuditshme qe vetëm për te miren e Shqipërisë nuk mendonin.
 
Back
Top