• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

"Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

ƧɘɿɒɈnA

ƧɘɿɒɈnA
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
54,007
Pikët
113

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?



screenshot-20260608-091924-gallery-6a266de7ab5d2.jpg


Ka një fakt që, çdo ditë që kalon, bëhet më i pashpjegueshëm: asnjë nga investitorët e Zvërnecit nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.
Madje nuk kanë dalë as administratorët e kompanive të përfshira. Nuk kanë dalë as projektuesit apo arkitektët. Nuk kanë dalë as inxhinierët dhe as ekspertët që kryeministri thotë se janë “më të mirët në botë” dhe që do të garantojnë standardet mjedisore të zhvillimit.
Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu.
Avokati i Shehut është akuzuar nga prokuroria se ka falsifikuar dokumentet me të cilat familja Shehu ka përfituar pronat në Zvërnec dhe po pret të gjykohet në gjykatë. Ndërkohë vetë Shehu, ndonëse i padënuar, është akuzuar nga media të huaja për përfshirje në krimin ndërkombëtar.
Kush janë dhe pse heshtin investitorët?
Është pyetje elementare: kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

Kush është gati të hedhë 4 miliardë euro, por nuk pranon as të identifikohet?

Sepse, pavarësisht pretendimeve indirekte nga palë të tjera, ne nuk e dimë me saktësi kush janë investitorët.
Po pse investitorët kanë vendosur të fshihen pas një zinxhiri kompanish-guackë të regjistruara në Holandë?
Pse këta investitorë kanë deklaruar si përfitues fundorë dy persona që, në fakt, janë thjesht ekspertët fiskalë që kanë regjistruar kompanitë guackë?
Sipas të dhënave të regjistruesve holandezë, mes investitorëve të fshehur janë edhe pesë shqiptarë — kush janë këta pesë shqiptarë?
Të gjitha këto janë pyetje elementare.
Në projekte të kësaj përmase — që prekin mijëra hektarë tokë, zona të mbrojtura, pasuri publike dhe zhvillimin e një rajoni të tërë — identiteti i investitorëve dhe struktura e pronësisë nuk duhet të jenë sekret. Përkundrazi, transparenca është kushti minimal për të ndërtuar besim publik.
Nga vijnë paratë — dhe si ta dimë se janë të huaja?
Qeveria dhe opozita janë në garë këto ditë për të mbrojtur “investimet e huaja” apo “investimet amerikane”.
Duke e marrë të mirëqenë shqetësimin e tyre, lind pyetja: nga e dinë ata se në këtë projekt do të vijnë vërtet financime amerikane?
Askush nuk e ka bërë të qartë strukturën financiare të projektit — as burimin e financimit, as llojin e tij.
Me një strukturë pronësie dhe financimi të fshehur, ngrihet një pyetje edhe më bazike: nga e dimë se në këtë projekt do të ketë vërtet investime të huaja?
Skepticizmi këtu nuk është paragjykim — është mësim i hidhur nga përvoja. Qeveria na siguroi se në Durrës Marina do të investoheshin 2,1 miliardë euro nga një investitor i huaj. Në fakt, prej tij janë financuar vetëm disa dhjetëra milionë, ndërsa pjesa tjetër po kërkohet të mblidhet — pa sukses — nga shitjet në letër të apartamenteve.
Kur qeveria garantoi miliarda që nuk erdhën, qytetari ka çdo arsye të kërkojë prova këtë radhë, jo premtime.
Kush e ka verifikuar burimin e parave?
Mungesa e informacionit hap edhe një çështje që asnjë qeveri serioze nuk do ta linte pa përgjigje: a janë kryer verifikimet standarde për burimin e fondeve të këtij investimi?

Pyetja nuk është akuzë ndaj askujt — është detyrim ligjor i shtetit.

Për një transaksion ku, sipas raportimeve, rreth 100 milionë euro pritet t’i kalojnë një personi të akuzuar nga media ndërkombëtare për përfshirje në veprimtari kriminale, publiku ka të drejtë të dijë nëse janë zbatuar të gjitha kontrollet kundër pastrimit të parave.
Qeveria nuk ka thënë asgjë për këtë fakt.
Pa transparencë mbi pronësinë dhe pa dëshmi se burimi i fondeve është verifikuar, nuk është populli ai që duhet të provojë se diçka nuk shkon — është shteti që duhet të provojë se gjithçka është në rregull.
Ky është standardi normal për çdo investim të kësaj përmase kudo në botë.
Çfarë e ndalon, atëherë, qeverinë të bëjë transparencë për investitorët dhe burimin e financimit?
Nëse paratë janë vërtet amerikane, asgjë nuk do ta pengonte qeverinë “ta ngulte” flamurin amerikan në mes të Zvërnecit me krenari.
Heshtja, në vend të krenarisë, ngre pikërisht ato pyetje që nuk ngrihen kur një investim është i pastër dhe i sigurt.
Roli i kryeministrit: mbrojtës i paanshëm, jo palë në luftë
Këtu qëndron pika më e rëndësishme që lidhet me kryeministrin.
Kur një kryeministër shfaqet si mbrojtësi më i zjarrtë i një investimi privat — kur sulmon e denigron qytetarët, mediat dhe kritikët e projektit — ndërkohë që investitorët dhe burimet e financimit i mban të fshehura, ai krijon pa nevojë terren për spekulime dhe dyshime.
Pikërisht për t’i shmangur këto spekulime, rruga më e thjeshtë është transparenca.
Kryeministri duhet të jetë mbrojtës i ligjit, i procedurave dhe i interesit publik.
Debatin për investimin duhet ta bëjnë investitorët, ekspertët, qytetarët dhe institucionet shtetërore — jo ai vetë, i kthyer në avokat të një pale private.
Në fund, pyetja mbetet
Kush janë dhe ku janë investitorët e Zvërnecit?
Në një projekt që prek mijëra hektarë tokë, zona të mbrojtura dhe pasuri publike, padukshmëria e atyre që do të përfitojnë prej tij nuk është thjesht një hollësi që mungon.
Është, në vetvete, përgjigjja që duhet ta shqetësojë publikun më shumë se çdo gjë tjetër.

Lapsi.al
 
Mirë ata që fshihen, e që nuk është hera e parë.
Jo për gjë, por krimi & korrupsioni fshihet pas investimit.
Por, pse fshihen organizuesit e protestës!!!!?
Nejse,
Pardhia na ka mësuar;
Shtëpia është e mikut, & e Zotit!
Le të hyjnë, e të dalin gjithë leshpërdredhurit e globit!
 
Last edited:
Dy aksioner ua them une. Çifti Olsi-Linda & Zeni i babit, ku si kamuflim do te ishte Kastrati. Nuk shpjegohet ndryshe mbrojtja e ketij investimi me kaq zell e Rames dhe Berishes. I pari perpiqet ti mbushe mendjen miletit duke luajtur me "kontraste" resortesh ne vendet fqinje, nderkohe qe nuk na tregon se si nder vite ka refuzuar investitor serioz me para te deklaruara, apo me keq akoma se si çunat e Fushe Krujes rrihnin per vdekje investitoret qe vinin ketu. I dyti(Berisha) kuptohet me lehte prej menyres sesi mbron dhe refuzon te futet ne proteste masive kunder Rames. Keta jane dy nga disa aksioneret. Po do shihni çudi nese letrat e tokave do te hapen ne ate zone. Aty do te shihet se si e kane perfituar ate prone pronaret e "deklaruar" sot dhe kush jane pronaret legjitim te para 1944s.
 
Dy aksioner ua them une. Çifti Olsi-Linda & Zeni i babit, ku si kamuflim do te ishte Kastrati. Nuk shpjegohet ndryshe mbrojtja e ketij investimi me kaq zell e Rames dhe Berishes. I pari perpiqet ti mbushe mendjen miletit duke luajtur me "kontraste" resortesh ne vendet fqinje, nderkohe qe nuk na tregon se si nder vite ka refuzuar investitor serioz me para te deklaruara, apo me keq akoma se si çunat e Fushe Krujes rrihnin per vdekje investitoret qe vinin ketu. I dyti(Berisha) kuptohet me lehte prej menyres sesi mbron dhe refuzon te futet ne proteste masive kunder Rames. Keta jane dy nga disa aksioneret. Po do shihni çudi nese letrat e tokave do te hapen ne ate zone. Aty do te shihet se si e kane perfituar ate prone pronaret e "deklaruar" sot dhe kush jane pronaret legjitim te para 1944s.
Mos u merr me llafe.


Un mendoj qe ka aksioner qe per te mos u shfaq vete publikojne shkrime ne forum gjasme kunder projektit
 
Fshihen se eshte mashtim, vjedhje, dhe nga pabesit me te medhaja ne historin e njerzimit, nga tradhtari i perbetuar i shqiptarve, evdin kristaq rama. Asnje nuk e bente kete pabesi me mire se rama
Ne fillim kur u hap tema, vetem desha te flisja per vjedhjen e tokave ne zvernec, por kur lexova ate qe patriotet shqiptar kan zbuluar, planin cifut per rembimin e shqiperis, kjo me ka alarmuar shume, dhe kur nuk me kishte shkuar mendja.
Menyra e sjelljes se zionistve te forumit, tregon qart qe ky plan ka vite qe ka filluar.
Zionistet e forumit sot, thone le te vine cifutet ta investojne se ju nuk keni buke me henger, kurse neser do tju thone, me mire te pranoni qe kjo eshte toke cifute qe mos tju vrasin, po i kundershtuat, do tju vrasin, dhe tju etikojne terrorist. Mos tju genjej mendja se eshte nato tju mbroj, nato sot dhe neser nuk eshte.
Cifutet rojne ne palestin ne toke te vjedhur, ne shtepira te vjedhura, pine uje te vjedhur, han ushqim te vjedhur, dhe e quajn bekim nga zoti, sepse pikerish kur vrasin dhe vjedhin, i shijon me shume. Te till jane dhe ata qe i sponsorizojne tek ky forum, me shaka dhe fjal te bukura sot e me kobure tek koka neser...
 
Jo vallaji nuk i fshihem kurrkujt , qe , ja ku jam , te kafja lagjes. Bujrum , kush te doje le te vije tme takoje bio..ok ?.🦊
 
Back
Top