Albert
V.I.P
- Anëtar
- Apr 24, 2022
- Postime
- 9,331
- Pikët
- 113
"Paraja e hedhur per argetim sherben per ti marre mendjen turmes"-do thoshte i madhi @Petrit_Kola. Qysh ne kohen e Perandorise Romake ka filluar te hidhet paraja per spektakle duelesh me gladiator, per gara te ndryshme sportive me atlete, per cirk me klloun e "magjistar" dhe per spektakle muzikore te kenges dhe kercimit. Publiku(masa) vdes per spektakle argetimi. Kur perfshihet plotesisht ne to i harron te gjitha hallet e problemet. Nuk protestojne me. Nuk bejne me pyetje. Nuk e kane me ne plan te pare konfrontimin me qeverine. Edhe sot, nuk eshte se ka ndryshuar historia qysh nga periudha e Perandorise Romake, thjeshte spektaklet jane modernizuar. Nuk ka me Gladiator me shpata, ka Olipiada qe zgjasin me muaj. Ka evente Futbollistike qe mbushin me ndeshje thuajse te gjitha ditet e vitit. Ka evente Filmike dhe Mediatike etj. Elites boterore i intereson qe popujt te qendrojne ne gjendje te "pergjumur". Te mos kundershtojne. Te mos bejne pyetje. Te mos kuptojne se si funksionojne sistemet e propagandes(mediatike e politike). Me pak fjale, te mos ngrene krye kunder sistemit qe u eshte imponuar. Per arritjen e kesaj gjendje nje ndihme te madhe jep Argetimi, qofte ai Sportiv, Visual(filmik dhe mediatik) apo Muzikor. Askush nuk merr vesh gje kur 100 Lider Boteror mblidhen ne fshehtesi per te "diktuar" fatet e njerezimit me luftera, pandemi, kriza artificiale. Por, eshte krejtesisht e kunderta kur behen bashke per dreke 5 futbollist(Mesi, Ronaldo, Ibra, Maldini, Pirlo) te kalibrit boteror, lajmi fluturon neper faqet e para te portaleve e gazetave. Edhe jeta personale e Artisteve(Aktoreve e kengetar) ben "skup" mediatik. Shkencetaret nuk e argetojne turmen si Sportistet dhe Artistet, kjo eshte edhe arsyeja pse Politika dhe elita e biznesit i perdor dhe i paguan me shuma te majme.
Last edited: