Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse shikojmë vazhdimisht në ëndërr sikur partneri po na tradhton?

Xhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
112,865
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga gjumi gjithë nerva, e djerësitur nga sikleti dhe të shihni gjithë nerva partnerin. Ai ju tradhtoi, ju tradhtoi para syve tuaj, por në ëndërr. Kjo ëndërr, është kaq reale sa je gati të zihesh dhe t'ja nxish jetën për një tradhti që në fakt s'ka ndodhur (ose të paktën ti s'di gjë).


Po çfarë do të thotë një ëndërr e tillë? Pse shihni vazhdimisht partnerin duke ju tradhtuar ne dikë tjetër?

1. Keni frikë se ai do t'ju tradhtojë

Ky është shpjegimi thelbësor i këtij skenari. Nëse e shihni në mënyrë konstante, do të thotë se jeni e pasigurtë për veten dhe lidhjen tuaj.

2. Ju kanë tradhtuar më parë

Nëse jeni me dikë i cili ju ka tradhtuar më herët, ëndrra tregon se keni akoma probleme me besimin tek ai. Frika se lidhja juaj s'është e sigurt ju mundon, por nëse është kështu kërkoni ndihmë.

3. Eshtë një "pengesë e tretë" në lidhjen tuaj
Edhe nëse ti nuk ke asnjë provë që vërteton se partneri ka interes romantik për dikë tjetër, mund të ndjesh që diçka po ndodh mes jush. Mund të jetë puna e tyre, një shok i tij, apo rikthimi i një ish-i. Gjithçka që të bën të ndihesh e lënë pas dore ose e tradhtuar. E mira është të komunikosh me të.

4. Ndihesh e keqtrajtuar

Ky problem manifestohet në ëndrra të tilla më shumë nga ç'mendoni ju.

5. Ke frikë nga braktisja

Tradhtia në ëndërr nxjerr në pah frikërat e pavetëdijshme të tilla si frikra nga të qënit vetëm, apo braktisja.

6. Ju s'e besoni njëri-tjetrin

Një ëndërr e tillë në mënyrë të shpeshtë tregon që nuk keni besim tek njëri-tjetri. Tregohuni të ndershëm dhe flisni hapur.

7. Ti dyshon që ai po të tradhton

Lajmi i mirë është që ëndrrat me tradhi janë rrallë një sinjal i një tradhtie prej vërteti. Mund të na ndodhë të gjithëve, edhe nëse jemi në lidhjet më të shëndetshme. Kjo ndryshon nëse ëndrra përsëritet aq sa kthehet në makth. Eshtë e thjeshtë t'i injorosh sinjalet e tradhtisë si; fshehja e telefonit, daljet e shpeshta pa arsye apo ftohja fizike- thjesht sepse s'do të përballesh me to. Në fakt, kjo lloj ëndrre është një dyshim i gjallë i asaj të cilës i druhesh: tradhtisë!
 
Ma merr mendja, andrra te tilla sheh personi qe zhganderr nen vetedije ndjehet i pasigurt kundrejt partneres.
 
Duhet ta shtosh dhe kete pike ‘pse njerezit nuk duhet te martohen’. Shohin endrra te keqia qe feels like.., almost real
Kjo nuk futet sepse disa i përjetojnë disa nuk i përjetojnë këto ëndërra. Kështu që nuk është pjesë e temës sime.
 
Back
Top