• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse shikojmë vazhdimisht në ëndërr sikur partneri po na tradhton?

Po ajo endrra ime qe shoh te kunderten e kesaj 💔 zgjohem e lemerisur sikur po e tradhtoj me nje forumist 😋😋😋😋
Emri i forumistit? 😁
giphy.gif
 
Kurrë në jetë s'paskam parë këso ëndërre, të kundërtën po - madje ka qenë shumë interesante.

Hera e parë që kam pas parë ëndërr-në-ëndërr, dhe në fakt mund të ketë qenë edhe e fundit.

Po shihja ëndërr, sikur jam i zgjuar dhe isha në party ( nga ato klasiket, shtëpiaket ), dhe aty e sipër sikur mu hodh një mysafire sipri siç isha shtrirë së gjati mbi një treshe me pijen time dhe cigaren në dorë duke flirtuar me mua bodywork ( ndonëse pa ndonjë konsent nga ana ime ) dhe në po atë moment hyri e më zuri në flagrancë kjo që isha me të në party dhe me një lidhje akoma jo fort të qartë ato kohë - dhe unë tash u bëra me një problem që s'e kisha fituar me djersën time!

I çik nervioso krahasim me karakterin tim të përditshmërisë dhe fillova të sqarohem, i frustruar sepse disi m'u duk si kurth; e kisha parandjenjën sikur ajo ishte shoqe e kësaj të cilën unë s'e kisha ndjohur më parë, dhe duke u sqaruar unë, në stilin shabllon 1 milion herë të parë :: "this is not what it looks like"

Ato filluan te qeshin me mua, por edhe disa shokë që nuk i kisha vërejtur - se në fakt unë po flisja me zë në gjumë, me të madhe dhe ajo po më rrinte sipri duke më shiquar dhe flokët e saj më prekën fytyrën kur ngreva kokën të shoh kushi ishin të tjerët që po qeshnin bashk me të dhe kur hapa sytë të shikoj se ç'ishte gjithë ai gaz - pash se rrotull saj ishin shokët e mi, dhe po qeshnin me mua se të gjithë kishin 'kuptuar' që unë e kisha "tradhëtuar" - kur ajo në gaz e sipër, "e-e më trathton, e sheh që më ke tradhëtuar - a më tradhëton më - a më tradhëton më? ".

Tashi kjo ndeja, se nuk ishte party këtu ku isha - mu duk i çik e çuditshme. Sepse edhe shokët e mi ishin me femra, e ata në atë kohë vetëm ëndërr mund ti shihnin.

Oh, sa interesant thash unë edhe ju u bëtë me femra - pale edhe të më përqeshni që pash ëndërr dhe fola jerm. - Kur tha njëri nga më të ngushtit ( të mos ia them emrin ) - Jo tha ëndërr është edhe kjo! :D
-E,
thash unë qetash u ba tepër!-E t'jam çu prej atij kauçi ku gjoja kisha folur jerm - por "në botë paralele" njëkohësisht u ngrita edhe në shtratin tim. Kur e kam pa veten në dhomë... kam veneruar mirë e mirë mos jam në një ëndërr krejt tjetër?!

[ Por jo... më në fund, isha zgjuar pi verteti! ]

Kjo është e vetmja ëndërr që mund të lidhet me tradhetinë që kam parë në jetë, nuk kam fiksacione apo anksiozitetete tilla që mund ta pompojne njeriun me frustracione që i shfaqen në ëndërr unë i shfry të gjitha zhgjëndërr. Nuk i ndrydh dhe nuk i bishtnoj ralitetit objektiv në asnjë mënyrë -se po të isha prej të tillëve akoma do të isha në projeksionin e botës paralele të komës. Per tu ktyher ne realitetin objektiv me është dashur të zgjedh nga t'ia mbaj; cili është realiteti; dhe kam zgjedhur këtë të keqin; të pakëndshmin ku jetoj edhe sot me ju.

p.s.:
Sikur ta dinit ju, sa i këndshëm; sa i përshtatshëm; sa i zgjedhur i rehatshëm; është realiteti i projektuar nga subkoshienca juar për të ju futur në komë - kurrë s'do ta linit dhe kurrë s'do të ktheheshit në realitetin e juaj objektiv.
 
Keshtu endrrash kam qene rehat me thene drejten, por çfare tju bej endrrave kur e shoh veten te shtrire ne nje krevat spitali duke pritur gjithe ankth te vije doktoresha. Here me behet sikur eshte i katerti, pastaj mendohem me veten, ore po i treti ku eshte..., nuk ka mundesi, duhet te jete i treti se une dy kam. Pastaj me del aty ne qoshe qe shef nga une dhe pret ta marr ne krah. Po ky si lindi?!
m0709.gif
Pastaj shoh doktoreshen tek me afrohet duke me thene" shpirtushi , he do behemi gati per ne salle?!" Shpirtushi, kjo ishte shprehja qe ajo ju drejtohej zakonisht pacienteve te saj, dhe ishte aq e ngrohte! Kishte dhe buzeqeshje shume te embel. Identike me shfaqej edhe ne enderr. Te pakten prania e saj me qetesonte nje moment ne enderr. Pastaj e shihja veten ne ankth e siklet duke murmuritur qe kete here nuk do ja dal dot..., zgjohem gjithe djerse nga gjumi dhe falenderoj Zotin qe ishte enderr. Aty per aty e hutuar mundohem te kujtoj sa femije kam, mezi vi ne vete dhe gjej realitetin lol
Ja kshu makthesh si tja bejme mos te shohim me ne enderr .
 
Ksisoj ondrrash mankthi shikojne ato qe e kane ljepurin ne bark....dhe po pyesja vehten se perse titlli i temes eshte ne veten permbledhese shumes?
U nuk shekoj te tilla enderra pshembull...edhe po i pashe do te jene te verteta me syte hapur po jo ...kurre endrrime.
 
Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga gjumi gjithë nerva, e djerësitur nga sikleti dhe të shihni gjithë nerva partnerin. Ai ju tradhtoi, ju tradhtoi para syve tuaj, por në ëndërr. Kjo ëndërr, është kaq reale sa je gati të zihesh dhe t'ja nxish jetën për një tradhti që në fakt s'ka ndodhur (ose të paktën ti s'di gjë).


Po çfarë do të thotë një ëndërr e tillë? Pse shihni vazhdimisht partnerin duke ju tradhtuar ne dikë tjetër?

1. Keni frikë se ai do t'ju tradhtojë

Ky është shpjegimi thelbësor i këtij skenari. Nëse e shihni në mënyrë konstante, do të thotë se jeni e pasigurtë për veten dhe lidhjen tuaj.

2. Ju kanë tradhtuar më parë

Nëse jeni me dikë i cili ju ka tradhtuar më herët, ëndrra tregon se keni akoma probleme me besimin tek ai. Frika se lidhja juaj s'është e sigurt ju mundon, por nëse është kështu kërkoni ndihmë.

3. Eshtë një "pengesë e tretë" në lidhjen tuaj
Edhe nëse ti nuk ke asnjë provë që vërteton se partneri ka interes romantik për dikë tjetër, mund të ndjesh që diçka po ndodh mes jush. Mund të jetë puna e tyre, një shok i tij, apo rikthimi i një ish-i. Gjithçka që të bën të ndihesh e lënë pas dore ose e tradhtuar. E mira është të komunikosh me të.

4. Ndihesh e keqtrajtuar

Ky problem manifestohet në ëndrra të tilla më shumë nga ç'mendoni ju.

5. Ke frikë nga braktisja

Tradhtia në ëndërr nxjerr në pah frikërat e pavetëdijshme të tilla si frikra nga të qënit vetëm, apo braktisja.

6. Ju s'e besoni njëri-tjetrin

Një ëndërr e tillë në mënyrë të shpeshtë tregon që nuk keni besim tek njëri-tjetri. Tregohuni të ndershëm dhe flisni hapur.

7. Ti dyshon që ai po të tradhton

Lajmi i mirë është që ëndrrat me tradhi janë rrallë një sinjal i një tradhtie prej vërteti. Mund të na ndodhë të gjithëve, edhe nëse jemi në lidhjet më të shëndetshme. Kjo ndryshon nëse ëndrra përsëritet aq sa kthehet në makth. Eshtë e thjeshtë t'i injorosh sinjalet e tradhtisë si; fshehja e telefonit, daljet e shpeshta pa arsye apo ftohja fizike- thjesht sepse s'do të përballesh me to. Në fakt, kjo lloj ëndrre është një dyshim i gjallë i asaj të cilës i druhesh: tradhtisë!
Të kanë bërë magji... mo e diskuto..
 
Dhe meqe ra llafi tek endrrat, kur t'puthin qafen ne enderr ça kuptimi ka?
 
Dhe meqe ra llafi tek endrrat, kur t'puthin qafen ne enderr ça kuptimi ka?

1.Ka kuptimin që ti fle në impenjimin tënd për të formuar lidhjen me personin që e ke qef,..
2. Qe nuk te intereson gjithaq cili eshte ai person
3. Po qe se cdo gje vete ne djall, ta kesh ne rregull qe ti te quhesh viktima :D
 
Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga gjumi gjithë nerva, e djerësitur nga sikleti dhe të shihni gjithë nerva partnerin. Ai ju tradhtoi, ju tradhtoi para syve tuaj, por në ëndërr. Kjo ëndërr, është kaq reale sa je gati të zihesh dhe t'ja nxish jetën për një tradhti që në fakt s'ka ndodhur (ose të paktën ti s'di gjë).


Po çfarë do të thotë një ëndërr e tillë? Pse shihni vazhdimisht partnerin duke ju tradhtuar ne dikë tjetër?

1. Keni frikë se ai do t'ju tradhtojë

Ky është shpjegimi thelbësor i këtij skenari. Nëse e shihni në mënyrë konstante, do të thotë se jeni e pasigurtë për veten dhe lidhjen tuaj.

2. Ju kanë tradhtuar më parë

Nëse jeni me dikë i cili ju ka tradhtuar më herët, ëndrra tregon se keni akoma probleme me besimin tek ai. Frika se lidhja juaj s'është e sigurt ju mundon, por nëse është kështu kërkoni ndihmë.

3. Eshtë një "pengesë e tretë" në lidhjen tuaj
Edhe nëse ti nuk ke asnjë provë që vërteton se partneri ka interes romantik për dikë tjetër, mund të ndjesh që diçka po ndodh mes jush. Mund të jetë puna e tyre, një shok i tij, apo rikthimi i një ish-i. Gjithçka që të bën të ndihesh e lënë pas dore ose e tradhtuar. E mira është të komunikosh me të.

4. Ndihesh e keqtrajtuar

Ky problem manifestohet në ëndrra të tilla më shumë nga ç'mendoni ju.

5. Ke frikë nga braktisja

Tradhtia në ëndërr nxjerr në pah frikërat e pavetëdijshme të tilla si frikra nga të qënit vetëm, apo braktisja.

6. Ju s'e besoni njëri-tjetrin

Një ëndërr e tillë në mënyrë të shpeshtë tregon që nuk keni besim tek njëri-tjetri. Tregohuni të ndershëm dhe flisni hapur.

7. Ti dyshon që ai po të tradhton

Lajmi i mirë është që ëndrrat me tradhi janë rrallë një sinjal i një tradhtie prej vërteti. Mund të na ndodhë të gjithëve, edhe nëse jemi në lidhjet më të shëndetshme. Kjo ndryshon nëse ëndrra përsëritet aq sa kthehet në makth. Eshtë e thjeshtë t'i injorosh sinjalet e tradhtisë si; fshehja e telefonit, daljet e shpeshta pa arsye apo ftohja fizike- thjesht sepse s'do të përballesh me to. Në fakt, kjo lloj ëndrre është një dyshim i gjallë i asaj të cilës i druhesh: tradhtisë!
Pi ilaç gjumi që të mos shohësh ëndrra... se ,. i paske ëndrrat me sherr
 
Back
Top