• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pushteti kriminal i Kurtit i vërsulet qumështores “Vita”, reketashi Muja dërgoi 25 inspektorë

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,875
Pikët
113
Kajtazi: Pushteti kriminal i Kurtit i vërsulet qumështores “Vita”, reketashi Muja dërgoi 25 inspektorë
Demokracia
17:46 | 02 Korrik 2026
019f2375-40d3-72cf-9531-bc0bbecf49aa__m.webp

Share:
Share
Tweet

Advertisement
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se pushteti kriminal i Albin Kurtit sot i është vërsulur qumështores “Vita” në Istog në përpjekje për ta mbyllur.

Sipas tij, ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga, siç ka thënë, reketashi Armend Muja, ka dërguar 25 inspektorë të AUVK-së për ta mbyllur qumështoren.
Kajtazi ka thënë se arsyeja e përpjekjeve për mbyllje është vetëm sepse “Vita” i përket familjes Devolli.

“Ministria e udhehequr nga reketashi Armend Muja ka derguar 25 inspektore te AUVK ut per ta mbyllur qumeshtoren me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasine e pranimit te qumeshtit nga 1 korriku 2026 per shkak te mungeses se tregut”, ka shkruar Kajtazi.
“Ajo qe po ndodh ne Istog eshte paralajmeruar shume kohe me pare nga ky regjim. Arsyeja eshte se Vita i perket familjes Devolli”, ka thënë ai.
Sipas Kajtazit, pos inspektoreve, aty kanë shkuar edhe stafi politik i Armend Mujes.
 
IMG_8435.jpeg


Arben Mustafa i PDK-së: “Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes​

02 korrik 2026| 21:37
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovws ka reaguar ashpër pas një aksioni të inspektoratit në qumështoren “Vita”, duke e akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, dhe qeverinë Kurti për përndjekje dhe luftë të hapur ndaj biznesit privat.


Përmes një reagimi publik, Mustafa ka thënë se ky veprim tregon qasjen armiqësore që kjo qeveri ka ndaj prodhuesve vendorë, gjë që sipas tij po zbeh çdo mundësi për investime në vend.

lg.php
“Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes! Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë! E pastaj pyesim pse nuk ka investime në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se asnjë investitor, qoftë vendor apo i huaj, nuk mund të operojë në një mjedis ku qeveria sillet si armike e sektorit privat. Sipas Mustafës, qëllimi i kryeministrit Albin Kurti nuk është zhvillimi ekonomik, por krijimi i një varësie sociale.

“Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë med dinjitet në Kosovë. Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime”, shkroi Mustafa.


lg.php
 
Elma-Krasniqi.jpg


Ish-asistentja e Haxhiut, njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”​

02 korrik 2026| 21:32
Një aksion i paparalajmëruar i inspektorëve shtetërorë në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog ka përfunduar me mbylljen e përkohshme të saj, duke hapur debate për mënyrën e zhvillimit të kontrolleve dhe pasojat për punëtorët e fermerët.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, gjatë kontrollit në ambientet e qumështores kanë qenë të pranishëm inspektorë të Ministrisë së Tregtisë, ndërsa në mesin e tyre është përmendur edhe inspektorja Elma Krasniqi, ish-asistente ekzekutive e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është punësuar si inspektore në vitin 2024.

lg.php

Po ashtu është përmendur edhe pjesëmarrja e aktivistit Fitim Gashi.

Pas inspektimit, bordi i kompanisë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e qumështores për të paktën shtatë ditë, deri në një vendim tjetër.

“Ne kemi marrë vendim si bord që ta mbyllim. Ky është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër, të paktën për 7 ditë. Këta të ministrisë nuk brengosen, ndërsa punëtorët mbesin pa paga dhe fermerët do të detyrohen të hedhin qumështin,” është shprehur drejtori i qumështores, Artan Spahija.
Sipas tij, inspektorët kanë kërkuar sqarime lidhur me uljen e sasisë së qumështit të pranuar nga prodhuesit, çështje që dyshohet se ka qenë një nga arsyet e tensioneve gjatë kontrollit.


Ngjarja ka ngritur shqetësime për ndikimin që mund të ketë mbyllja e përkohshme e fabrikës si te punëtorët, ashtu edhe te fermerët që furnizojnë me qumësht këtë kompani.
 
akttiv.jpg


Pushteti e kap inspektoratin, aktivistë të VV-së i prin aksionit për mbylljen e qumështores “Vita”​

02 korrik 2026| 21:35
Mësymja drejt qumështores “Vita”, me 25 inspektorë, ia ka vënë në dritë pushtetit të Vetëvendosjes se e ka kapur edhe inspektoratin.


Të enjten spektaklit të inspektorëve po u printe këshilltarja politike e Armend Mujës, Majlinda Shabani, e cila nga automjeti drejtonte turmën e tyre, teksa refuzonte të prezantohej para mediave, teksa vetë e pranoi se “mediat mkan sos”.


Brenda qumështores “Vita” po inspektonin edhe të paktën dy ish-aktivist e kandidat për asamblistë të Vetëvendosjes.
Njëri nga inspektorët që shihet duke dalë nga objekti i qumështores, ishte edhe Fitim Gashi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik.
 
Mbyllja e “Vitës”, reagon LBK: Bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike
Demokracia
19:44 | 02 Korrik 2026
Foto-nga-Besart-Dreshaj.jpg

Share:
Share
Tweet

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj mbylljes së qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë së vendit, prodhimit vendor dhe klimës së të bërit biznes, pas vërsuljes së pushtetit të Albin Kurtit ndaj kompanisë.​

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, tha se “Vita” është një nga prodhuesit më të rëndësishëm vendorë, e cila sipas tij i posedon të gjitha certifikatat dhe i plotëson standardet e kërkuara për operim, transmeton Klankosova.tv.
“Mbyllja e Qumështores VITA nuk është vetëm çështje e një kompanie, por një goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës. Kur një prodhues që i plotëson standardet dhe posedon të gjitha certifikatat përballet me masa të tilla, dëmtohet besimi në institucionet dhe në klimën e të bërit biznes. Çdo ministër dhe zyrtar institucional duhet ta kuptojë se vendime të tilla nuk i bëjnë nder as institucioneve, as politikës dhe as Republikës së Kosovës”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Ai theksoi se pasojat e këtij vendimi nuk prekin vetëm kompaninë, por edhe qindra punëtorë, fermerë dhe furnizues që janë të lidhur me zinxhirin e prodhimit të qumështit.

“Mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë rrezikon qindra vende pune, dëmton fermerët dhe gjithë zinxhirin e furnizimit. Këto veprime po e dobësojnë prodhimin vendor, po rrezikojnë humbjen e tregjeve të brendshme dhe të jashtme dhe po krijojnë hapësirë për rritjen e importeve në vend të mbështetjes së prodhuesve tanë”, u shpreh ai.
Sipas Dreshajt, zhvillime të tilla përbëjnë një sinjal negativ edhe për investitorët vendorë dhe të huaj, duke cenuar stabilitetin ekonomik dhe besimin në mjedisin e biznesit në Kosovë.
“Institucionet duhet ta kuptojnë qartë: bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike apo vendimesh që shkatërrojnë prodhimin vendor. Kosova nuk ndërtohet duke i mbyllur fabrikat, por duke i mbrojtur ato. Sundimi i ligjit – PO Por jo selektivitet, jo presion dhe jo vendime që shkatërrojnë ekonominë Mjaft më me qasje që dëmtojnë prodhuesit vendorë dhe klimën e biznesit në vend”, theksoi kryetari i LBK-së.
Në fund, Dreshaj bëri të ditur se Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të prodhuesve vendorë, vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke u bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të ekonomisë së Kosovës. /Klankosova.tv
 
akb-1.jpg


AKB: Goditja ndaj Qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, investimeve dhe ekonomisë së Kosovës​

02 korrik 2026| 18:51
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me raportimet për aksionin e zhvilluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nën përgjegjësinë e Ministrisë së Bujqësisë, në njësinë prodhuese të qumështit Vita, pjesë e Devolli Group.

AKB rithekson se çdo biznes në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet kontrollit ligjor. Megjithatë, kontrollet duhet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme, proporcionale dhe transparente, pa krijuar perceptimin e presionit selektiv apo ndikimit politik ndaj kompanive vendore.

lg.php

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaron se Devolli Group është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme në Kosovë.

“Brendi Vita është simbol i prodhimit vendor, i cili prej vitesh furnizon tregun, mbështet fermerët, punëson mijëra qytetarë dhe kontribuon ndjeshëm në ekonominë e vendit. Çdo veprim institucional që krijon perceptimin e presionit ndaj një kompanie të këtij niveli dëmton besimin e biznesit, reputacionin e shtetit dhe klimën investuese në Kosov”, ka theksuar ai.

AKB-ja vlerëson se prodhuesit vendorë nuk duhet të shihen si objekt presioni, por si partnerë strategjikë të zhvillimit ekonomik. Kompanitë që kanë investuar për dekada, kanë krijuar vende pune dhe kanë ndërtuar marka të njohura vendore meritojnë trajtim institucional të drejtë dhe të barabartë.

“Nëse një kompani ka shkelur ligjin, institucionet duhet të veprojnë sipas procedurave ligjore. Por, nëse veprimet institucionale tejkalojnë standardet profesionale ose krijojnë perceptimin e një qasjeje selektive, atëherë dëmtohet besimi i gjithë komunitetit të biznesit”, ka thënë Shahinim

AKB i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm mbi bazën e ligjit dhe profesionalizmit, e jo të krijojnë perceptimin se inspektimet udhëhiqen nga urdhra apo ndikime politike.

“Kur profesionalizmi zëvendësohet nga perceptimi i ndërhyrjes politike, humbësi më i madh është ekonomia e Kosovës.
Veprime të tilla dërgojnë një mesazh negativ për investitorët vendorë dhe të huaj, duke krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike. Kosova ka nevojë për politika që mbështesin prodhimin vendor, investimet dhe zhvillimin ekonomik, e jo për veprime që cenojnë besimin në institucionet shtetërore”.

“AKB u bën thirrje institucioneve që të ruajnë pavarësinë profesionale, të respektojnë shtetin ligjor dhe të trajtojnë çdo kompani në mënyrë të barabartë, sepse vetëm kështu mbrohet interesi i ekonomisë së Kosovës dhe krijohet një klimë e sigurt për biznesin dhe investimet”, ka deklaruar Shahini.
 
“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit
Demokracia
19:03 | 02 Korrik 2026
Artani-1-850x435-1-600x360-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahiu pas vendimit të kompanisë për mbylljen e saj, pas vërsuljes me inspektime nga ministria e Bujqësisë, ka dhënë një mesazh të fuqishëm ndaj pushtetit.
Ai ka deklaruar se pushteti “po e do më shumë Serbinë, se neve”, për çka shtoi se kjo nuk do t’i ndalë asnjëherë, transmeton Klankosova.tv.
“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë. Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, tha drejtori i ‘Vita-s’, Artan Spahiu para punëtorëve. /klankosova.tv
 

1784504439914.png

Shemsi Jashari

Qeveria që sulmon prodhuesin vendor, sulmon ekonominë e vendit!

Në vend se të jetë mburojë për prodhuesin kosovar, qeveria është shndërruar në burim presioni, pasigurie dhe frike për bizneset që punojnë, paguajnë taksa dhe mbajnë familje me paga.

Rasti i “Vita”-së, nuk është vetëm çështje e një kompanie. Është pasqyrë e një shteti që sillet me arrogancë ndaj atyre që e mbushin buxhetin, ndërsa hesht para abuzimeve të vërteta.

Kur institucionet dalin me akuza të rënda dhe pastaj rezultatet i nxjerrin ndryshe, përgjegjësia nuk mund të mbulohet me heshtje.
Dikush duhet të japë llogari. Ministri përgjegjës dhe drejtuesit e AUV-së nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Një qeveri që e sheh biznesin si armik, nuk sjell zhvillim. Një qeveri që ushtron presion mbi prodhuesin vendor, nuk sjell investitorë.

Një qeveri që përdor institucionet si mjet sulmi, nuk ndërton shtet e dëmton atë.

Kosova ka nevojë për institucione që kontrollojnë me profesionalizëm, jo që linçojnë publikisht. Ka nevojë për shtet që mbron prodhuesin vendor, jo që e gjunjëzon.

Kjo mendësi duhet të marrë fund. Përgjegjësia duhet të fillojë me dorëheqje!
 
Back
Top