• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga diktatura...

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
34,653
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Ja cili është Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga diktatura dhe vijon të keqkuptohet edhe sot

November 14, 2016Albert Vataj


Qazim Mulletit është një personazh i pazakontë në historinë e qytetit të Tiranës. Arti i diktaturës u rrek ta denigronte një personazh të spikatur. Grotesku dhe sarkazma, manipulimi dhe tjetërsimi, arritën të ngulitin thellë në vetëdijen e shqiptarëve një Qazim Mullet, jo vetëm si vegël të italianëve, por edhe steriotipin e një zyrtari qesharak që drejtonte Tiranën e asokohshme. Pakkush nga ne kanë dijeni mbi dimensionin kulturor që zotëronte Qazim Mulleti i vërtetë, ai që mundi të vijonte të shpërfaqej në dritë përmes fakteve dhe dëshmive pas viteve '90.

Prologu

Ndërsa ende në vetëdijen tonë ka mbetur i ngulitur Qazim Mulleti i "Prefektit", ai i vërteti, dijeshumi, i shumëshkolluari dhe i shumëemancipuari, ai që zotëronte turqisht, osmanissht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht e ka ende të vështirë t'i mbivendoset profilit grotesk që arti i turmës promovoi për 40 vite dhe vijon të promovohet më pafytyrësi edhe sot.

Komedia "Pefekti"

Cilin prej nesh nuk e ka parë komedinë "Prefekti", interpretimin brilant të "Artistit të Popullit", Robert Ndrenika. Një punë e Besim Levonjës, komedia “Prefekti” përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi. Kjo komedi bazohet në stereotipa dhe krijon vetëm të tilla. Tiranasit e vjetër apo autoktonë paraqiten si injorantë, të korruptuar, fetarë (kjo në atë kohë kishte kuptim negativ duke qenë se shënjestronte reaksionarët dhe njerëz që gjithsesi ishin kundër rrymës së asaj kohe); fshatarët që banonin afër Tiranës si të trashë, fanatikë etj.

Edhe një personazh nga Luma (veriu) që arrestohet gabimisht, paraqitet në mënyrën më të keqe, si analfabet që shiste salep me ibrikë në duar dhe ishte gati të denonconte këdo para autoriteteve.

E folura në dialekt ose me fjalë të huazuara e personazheve është bërë me qëllim shumë e fortë, për të stigmatizuar grupet shoqërore nga vinin personazhet e komedisë. Këto stereotipa gjenden edhe në filmat e tjerë të prodhuar gjatë kësaj kohe.

Qazim Mulleti i vërtetë

Qazim Mulleti lindi në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893 – 28 gusht 1956 Vicolo delle Grotte Romë. Ka qenë prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist.

Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanissht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht. Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, – ku në shtëpinë e vet, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, – si dhe patinazhi në akull. Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë). Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me z.Hafiz Ibrahim Dalliu dhe z.Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe z.Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”. Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të Revolucionit largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenji si emigrant politik deri në vitin 1931. Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë. Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj.Hajrie vdiq në vitin 1980, kur ishte në kampin e përqendrimit në Savër të Lushnjës .

Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja.Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe.

Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës së viteve ‘40 është varrosur para një viti nën një pallat që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë. Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona. Ndryshe nga Tafajt që kanë aktualisht në Tiranë 900 pinjollë, Mulletët kanë shumë më pak dhe vetëm tetë trashëgimtarë meshkuj. I gjen pothuajse të gjithë në Tiranën e vjetër, në rrugën “Qemal Stafa”. Ajo është mëhalla e tyre, askush nuk e vë në dyshim. Por ndoshta edhe për pak kohë. Derisa gjeneratat e reja të mos gjejnë më aty asnjë gjurmë të tyre veç ndonjë pllakate, që e varur në një pallat të ri nuk thotë më asgjë sado impresionuese të jetë përmbajtja e saj. Kur të jenë shembur edhe rrënojat e fundit të shtëpive 300 -vjeçare të trashëgimtarëve Mulleti. Kur lagjia nuk do të ketë më një personazh të gjallë si Reshit Mulleti (djali i Qazim Mulletit) që vjen vërdallë si dinosaur i lodhur në mëhallën e Mulletëve dhe nuk e qasin as në shtëpinë ku ka lindur i ati. Kur nostalgjikët do ta kenë vështirë të gjejnë në gjithë Tiranën një shtëpi të vjetër muze si ajo e Ali Mulletit, plot kontradikta: që ka mbajtur brenda Qazim Mulletin, por edhe Enver Hoxhën, që ka qenë konsullatë austriake por edhe Ministria e parë e Bujqësisë shqiptare, si edhe shtëpi e dhjetëra Mulletëve. Ivzi Mulleti, 67 -vjeçar, djali i Ali Mulletit, i cili nga ana tjetër ka qenë djalë xhaxhai me Qazim Mulletin, tregon historinë e kësaj shtëpie muze, e cila tanimë i ka ditët e numëruara, pasi çelësat e saj i janë dorëzuar tashmë ndërtuesve.

Reportazh nga rrënojat

Portikut të oborrit i është vënë dryni. Në prag gjetëm një lypës që ngrohet në diell me gjithë rraqet e veta në qese plastmasi. Kur të shembet shtëpia ai do të gjejë një prag tjetër për t’u shullyer në diell, ndërsa aty do të ketë zgjatur hijen e vet pallati i ri. Pllakati që përkujton vetëm një pjesë të historisë së asaj shtëpie, atë komuniste, ndoshta do të zhvendoset në murin e pallatit. Muret e qerpiçit me siguri do të bien shumë shpejt dhe çatia gjithashtu. Nën to do të varroset edhe historia që na rrëfen Ivzi Mulleti dhe që nis para rreth 300 vjetësh. Bëhet fjalë për kohën kur u ndërtua kjo shtëpi, e cila ka gjasa të jetë një nga më të vjetrat e Tiranës. Ivzi Mulleti thotë se shtëpinë e ka ndërtuar gjyshi i tij, Mahmut Mulleti. “Në këtë shtëpi ka jetuar babai im, Ali Mulleti dhe shumë nga ne të tjerët”, – tregon Ivziu. Në vitin 1914 sipas tij, shtëpia ka qenë konsullatë austriake dhe është dhënë vazhdimisht me qira deri në vitin 1944. Në 1924 ajo ka qenë Ministria e parë e Bujqësisë. Ka banuar aty patrioti Dervish Hima si edhe Et’hem Toto. Më vonë ka qenë bërthama e parë e shkollës femërore, mandej shkolla “Avni Rustemi”. Ka banuar aty vetë Bahri Omari dhe po aty është fshehur gjatë luftës Enver Hoxha. Pikërisht ky interval historik ia ka ndryshuar fatin shtëpisë dhe i ka blatuar atë pllakatën ku shënohet se në vitin 1943 shtëpia ka shërbyer si bazë ilegale për komunistët dhe si e tillë i ka mbijetuar shembjes gjatë regjimit komunist, kur nuk i ra plani. Plani i ka mbërritur tani ndërsa në 1944 aty banuan familjarët përkohësisht. Deri në vitin 1951 aty banoi (në katin e dytë) intelektuali Zyhdi Herri, i cili më vonë u pushkatua. “Pastaj historia është e njohur. Ne na nxorën nga shtëpia dhe na morën edhe bahçen e pasme ashtu si edhe 12 dyqanet”, – tregon Ivziu. I vetmi rikonstruksion i shtëpisë është ai i vitit 1987 kur Ivzi Mulleti tregon se u riparua vetëm çatia. “Tani çdo gjë ka marrë fund. Shtëpia do të shembet”, – përfundon pinjolli i familjes Mulleti.

Shit Mulleti, pinjolli 74 -vjeçar i Mulletëve që jeton ende në Tiranë

Ata që e njohin komedinë “Prefekti” e dinë edhe se ajo është një karikaturë komuniste e Qazim Mulletit, i cili në të vërtetë nuk i ngjet aspak Qazos së filmit që bërtet: “pu pu pu, ku na jan mështjell i tuf budallejsh ne ktu qe do na haj kalera nanji dit prej ktyne”! Por i biri i Qazim Mulletit, Reshiti 74–vjeçar, thotë se “Qazimi nuk është as ashtu si e qisin kta t’sotmit”. “Ai ishte njeri i thjeshtë. Unë e mbaj mend se ai u largua kur unë isha 14 vjeç. Ishte serioz, i ditur. Nuk njihte nëntë gjuhë të huaja siç e nxjerrin ca historianë por kishte mbaruar shkollën “Zosimea” në Janinë dhe studimet e larta në Gallatasaraj në Stamboll ku qe dekoruar me medalje ari ndërsa dy vitet e fundit të studimeve i bëri në Vjenë”, – tregon Shit Mulleti siç e thërrasin të gjithë në mëhallën e vjetër, ku ai është rikthyer tanimë të jetojë. Shiti është 74 vjeç dhe tani ka marrë një apartament në pallatin që është ndërtuar në vend të shtëpisë së vjetër të Qazim Mulletit. Ai është nostalgjik për të shkuarën aq sa mund të jetë çdokush për fëmijërinë e vet, aq më tepër kur ajo ka qenë e shkëlqyer. Megjithatë 60 vjetët e tjera të Reshitit nuk rodhën si 14 të parat. Së bashku me nënën Hajrie Mulletin, ai është internuar në Kavajë e Tepelenë dhe vetëm pas ‘90 u kthye në Tiranë ku jetoi për një kohë të gjatë në shtëpinë e Tanush Mulletit. Përveç disa fotografive në sëndukun e tij nuk ka gjë tjetër nga reliket e familjes. Të gjitha ia kanë marrë. Madje edhe koleksionet e armëve të të atit, Qazim Mulletit si edhe koleksionet e filatelisë pas të cilave Shiti thotë se ishte i apasionuar i ati. Shitit, padyshim nuk i vjen keq thjesht për këtë. Por për të gjithë jetën e shkuar në internim së bashku me nënën e cila “shiti edhe byzylyqet e bizhuteritë e pakta që i kishin mbetur për të mbijetuar” dhe që vdiq në vitet ’80 në Savër. Ndërkaq Qazimi kishte vdekur shumë më përpara në moshën 62 -vjeçare në Itali ku jetoi si emigrant politik. Ai nuk u rimartua më atje, as e shoqja në Shqipëri dhe i biri Shiti nuk është martuar kurrë.

Ndjesa e "Prefektit"

Në një intervistë të të tetorit të vitit 2012 i madhi Robert Ndrenika në lidhje me një nga rolet më të spikatura, atë të Prefektit është shprehur:

Roli i Qazim Mulletit tek “Prefekti” është edhe më delikati. Duhet të them se përveç emrit, ai rol ka pak të përbashkëta me personazhin historik. Nuk dua ta përligj Qazim Mulletin e vërtetë, por pak a shumë edhe prefekti, në konceptin tim, ka qenë një pushtetar, i cili ka brenda vetes një karakter popullor që rron edhe sot e kësaj dite. Kujtoj shprehje të tij, si për shembull “pas kaq muajsh, jeni bërë të gjithë komunista”, më pas thuhej “po ndenje kaq muaj në burg me hajdutët, je bërë edhe ti hajdut” etj. Injorancë ka pasur edhe më vonë, në kohën e komunizmit. Madje ka qenë ajo injorancë e disa zyrtarëve, që më frymëzoi edhe për rolin, pasi unë Qazim Mulletin nuk e njihja fare. Ky ka qenë në fakt një tipar i intepretimit tim. Pra që nisesha në rolet e mia, nga psiko-fizika e personazheve të epokës time, me qëllim që ta bëja sa më real dhe të afërt personazhin, për publikun e kohës. I qëndroj mendimit se shoqëria njerëzore është e ndërtuar në mënyrë të tillë, që epokat, regjimet dhe sistemet i ngjajnë njëri-tjetrit. Ka një cikël ulje-ngritjesh që përsëriten pafund. Fenomene si ato që dalin tek “Prefekti”, janë në fakt universale, përtej sistemeve. Arti dhe kultura vetëm i evidenton dhe mundohet të japë mesazhin që duhen korrigjuar. Pra, edhe kur kam luajtur Prefektin, kisha parasysh aktualitetin. Qazim Mulletit, siç thashë i njihja vetëm etapat kryesore të jetës, që ishte fanolist, antizogist, më pas kolaboracionist etj. Roli i tij në komedi, ishte ai i një zytari kuisling, i cili do me çdo kusht të mbajë një pushtet që e ndjen se po i lëviz.

Në këtë pikë, dua të shtoj një element që e ndjej të rëndësishëm. Në këtë histori që lidhet me rolin tim të Prefektit, mua më vjen keq dhe më duhet t’u kërkoj falje dy personave: gruas dhe djalit të Qazim Mulletit. Që të dy ata panë një kalvar të padrejtë vuajtjesh dhe padrejtësish nëpër internimet. Më vjen keq për ta, shumë më tepër se për Qazim Mulletin vetë, pasi ai iku në Itali dhe i la këtu, përfundon aktori i madh

Besim Levonja ai që shkroi "Prefektin"

Duke qenë personazh i komedisë dhe njeri real i tragjedisë, Shiti kurrë nuk hodhi baltë mbi Prefektin- komedi dhe autorin e saj, Besim Levonja. Fliste me respekt për të si njeri dhe krijues. Ai thoshte se, e kishte takuar autorin kur e kishte vënë në skenë për herë të parë shfaqjen dhe mbante mend këtë përgjigje nga Levonja: “Ajo është komedi, Reshit, dhe aty mund të ngacmohet kushdo. Sot ndoshta nuk e kupton, por më vonë do të më japësh të drejtë”. Pas kaq vitesh që ajo kryevepër është rregjistruar dhe transmetuar në televizion, ne sërish e shohim dhe qeshim me situatat brilante e batutat plot humor. Gjatë diktaturës, prefekti ishte “disidenti” ynë artistik që na propagandonte të vërtetën se: “nuk osht komunizmi për kët tokë. Kjo farë e keqe, nuk mbin këtu”. Historia e provoi. Vetëm ata që shkruajnë në gjininë e humorit dhe satirës mund ta kuptojnë sa të vërteta profetike vuri në gojën e prefektit Qazim Mulleti, autori Besim Levonja. Ndiqni me vëmendje tekstin e kësaj komedie dhe do të vini re se personazhi “negativ” thotë ato të vërteta që koha i vërtetoi plotësisht. E thënë ndryshe, Besim Levonja, ka meritën e jashtëzakonshme sepse nuk krijoi një vepër të mirëfilltë disidente, por personazh real disident që, edhe pse i rënë nga ofiqet dhe i emigruar në Itali, aty në skenën e teatrit, paralajmëronte sërish popullin e vet për mortajën komuniste që e priste. Me ato fjalë, batuta, mendime, ironi dhe humor që thoshte prefekti në atë komedi për komunizmin, pas viteve `90 kur erdhi demokracia, u mbushën gazetat me sharje… por, pas pilafit. Besim Levonja i vuri në gojën e prefektit ato fjalë para 40 vitesh. Me qëllim ose jo, ne nuk e dimë. Por në dimë që ky personazh u bë mishërim i atyre të vërtetave që gjatë luftës e kishin munduar popullin shqiptar. Historia e vërtetë popullore ruan një respekt për prefektin e Tiranës, Qazim Mulleti. Ndërsa historia politike ka tjetër mendim. Si personazh i komedisë ai u bë i dashur dhe profetik nëpërmjet kësaj vepre brilante skenike. Sot, prefekti më ngjan me një njeri pozitiv i cili ka të drejtë të mburret se tha i pari rrezikun e vërtetë që do i sillte komunizmi këtij populli. Bashkë me të, sigurisht edhe autori i saj, Besim Levonja.

Kjo penë e artë që i fali popullit të tij një kryevepër të vërtetë të humorit dhe satirës, njëherazi përjetësoi dhe e bëri të pavdekshëm Prefektin e Tiranës të atyre viteve, Qazim Mulleti. Nëse nuk do e kishte kthyer në personazh, cili nga ne do e njihte sot emrin e Qazim Mulletit? Pothuajse askush. Si fati i shumë të tjerëve. “Prefekti” i Qazim Mulletit është mishërim i humorit tonë, konflikteve familjare, tarafeve, allishverisheve e tolerancës. Situatat e bukura, teksti, fjalori, karakteret, dhe interpretimi mjeshtëror, e bënë këtë vepër të rrojë sa të ketë jetë kinemaja dhe ekrani. Robert Ndrenika ka qenë 35 vjeç kur ka interpretuar atë rol të pavdekshëm. Aktori nga Himara luajti tiranasin autokton në mënyrë mjeshtërore. Berti edhe me këtë rol do të mbetet i paharruar nga të gjithë brezat që e kanë shijuar dhe po e shijojnë edhe sot këtë komedi. Në krah të tij interpretojnë Behije Çela, Gjon Karma, Ndrek Shkjezi, Sulejman Pitarka, Esma Agolli, Ilia Shyti. Gjithë këto emra të mëdhenj tani nuk jetojnë më. Për fat jetojnë dhe gëzojnë shëndet të mirë, jo vetëm prefekti Robert Ndrenika, por edhe Drita e Fatos Haxhiraj, Agim Brojka, Anastas Kristofori, Mërkur Bozgo, Besa Imami, Vangjel Toçe, etj. Sigurisht, edhe regjizori i madh Pirro Mani. Kjo komedi dhe ai rol vazhdon të jetë sot e kësaj dite një ëndërr për “Nderin e Kombit” Reshat Arbana. Do isha i lumtur ta kisha interpretuar edhe sot “Prefektin”, thotë aktori i madh.

Rrënjët – Ilir Mulleti: “Ne, pinjollët e themeluesit të Tiranës”

Ilir Mulleti, 37 vjeç, një nga pinjollët e tjerë të Mulletëve tregon historinë e familjes, për të cilën është interesuar duke shfletuar histori dhe gërmuar në arkivë. Ai pretendon se së bashku me pinjollë të tjerë Mulleti është një ndër pasardhësit e themeluesit të Tiranës, Sulejman Pashë Bargjini (Mulleti). Ruan një pemë historike prej një degëzimi të së cilës dëshmojnë origjinën e tyre nga Sulejman Mulleti krahas familjes Tirana dhe Kërçiku. “Flitet për tre degë të dala nga familja Bargjini që janë Mulleti, Tirana dhe Kërçiku. Këto janë të dokumentuara, aq më tepër që ne kemi edhe një tapi të vitit 1918 dhe që na vërteton prona të cilat i kemi trashëguar pikërisht nga Sulejman Pasha”, – shprehet Ilir Mulleti, i apasionuar pas historisë së Tiranës dhe të familjeve të vjetra kryeqytetase, sidomos atyre të bejlerëve, ku bën pjesë edhe familja e tij.

Në shkrimin " Qazim Mulleti udhëhoqi bandën e agjentëve të Gestapos, në masakrën e 4 Shkurtit në Tiranë" të Doc. Kadri DINGU shkruhet: Skenari i kësaj masakre ishte miratuar në mbledhjen e 16 janarit 1944 që ishte zhvilluar në zyrën e kryeministrit të Qeverisë Shqiptare kuislinge, Rcxhep Mitrovica, ku kishin marrë pjesë Xhafer Deva, ish-komandanti i Xhandarmërisë Kadri Cakrani, komandanti i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, ish-Prefekt i Tiranës, një oficer madhor gjerman dhe të tjerë. Operacioni do të mbahej shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944 dhe do të përfundonte në orën 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Ky operacion do të drejtohej nga Xhafer Deva dhe Kadri Cakrani.

Në këtë operacion terrorist forcat e Gestapos gjermane nuk do të merrnin pjesë, pasi në një dokument të Komandës së Përgjithshme të Korparmatës XXI gjermane thuhej: “Grupet nacionaliste sot natën do të ndërmarrin një kundër-reaksion.

Të gjithë pjesëtarët e trupës gjermane në postat e shërbimit të qëndrojnë jashtë kësaj grindjeje. Ky ishte një mashtrim, që synonte t’i paraqiste forcat gjermane të ardhura në Shqipëri jo si pushtuese, por si kalimtare, si nevojë e sigurimit të krahëve gjermanë në jug të Ballkanit dhe të sigurimit të rrugëkalimit të këtyre forcave për në veri të Evropës.

Por më vonë, në dokumentet gjermane të zbuluara, vërtetohet se në krye të drejtimit të këtij aksioni ka qenë oficeri i Gestapos gjermane, Haufmanlagen, përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Nga Qeveria Demokratike e Shqipërisë, në vitin 1945 i është kërkuar shteteve të mëdha të koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan, që ky person të gjendej dhe të gjykohej për krime lufte.

Forcat që do të merrnin pjesë në këtë operacion përbëheshin nga xhandarmëria dhe nga policia sekrete kuislinge dhe nga forcat e Regjimentit mercenar “Kosova”, që kishin ardhur në Shqipëri për ta shpëtuar atë nga regjimi komunist dhe nga forca të armatosura të Ballit Kombëtar. Ata vepruan të organizuar në grupe me nga 10 – 15 vetë dhe në drejtime të caktuara. Në krye të tyre ishin agjentët e Gestapos, Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi, Xhelal Staravecka, Seit Matja dhe drejtues kryesorë të Organizatës së Ballit Kombëtar të Tiranës, Halim Begeja, Halil Mëniku, Seit Demneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Zige Hatipi dhe të tjerë. Sipas skenarit, operacioni filloi në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944 dhe kjo vërtetohet edhe nga njoftimi i bërë nga ATSH, ku thuhej; “Në orët e para të kësaj dite, disa grupe terroriste kanë tentuar të bëjnë atentat kundër qeverisë, personaliteteve të larta shqiptare, kundër Xhaferr Devës e Kadri Cakranit dhe kanë sulmuar automobilat e tyre me bomba dhe revolverë”. Në këto përpjekje u vranë disa atentatorë. Duke marrë shkas nga këto atentate të inskenuara, Xhelal Staravecka dhe Kadri Cakrani me agjentët e tyre në Tiranën e Re arrestuan qytetarë të pafajshëm, të cilët ishin duke shkuar nga puna në shtëpitë e tyre dhe i pushkatuan! Këta ishin Todi Shkurti, Vangjel Capo, Hasan Çeliku dhe Jani Koçi. Këtë krim e justifikuan, se gjoja ata paskëshin vrarë një tregtar të quajtur Fahri Osmani dhe kishin plagosur disa qytetarë të tjerë!

Një fakt që e kompromenton Qazim Mulletin

Fill pas kësaj ngjarjeje qindra forca të Xhandarmërisë, të Policisë dhe të Regjimentit mercenar “Kosova”, të armatosur gjer në dhëmbë, vendosën patrulla nëpër rrugët e Tiranës dhe nga kjo kohë u vendos ndalim-qarkullimi. Duke filluar nga ora 2.00 e natës dhe deri në mëngjesin e ditës së 4 shkurtit u bastisën qindra shtëpi, u arrestuan mbi 500 qytetarë, prej të cilëve 84 u pushkatuan. Shumica e të pushkatuarve ishin antifashistë, aktivë të Frontit Nacionalçlirimtar, të rinj komunistë dhe disa punëtorë që dolën të shkonin në punë që herët në mëngjes. Nga të pushkatuarit pati edhe me kombësi italiane, si dhe 4 të burgosur politikë malazezë, që, me gjakun e tyre, lagën sheshet dhe rrugët e Tiranës. Kështu ndodhi nata e Shën Bartolomeut Shqiptar, ku Tirana u gjakos, por nuk u mposht.

Në mëngjesin e 4 shkurtit 1944, kufoma të vrarësh, të mbytura me gjak, ishin kudo nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës. Kështu, para Sahatit dhe Xhamisë ishin 12 punëtorë të pushkatuar, nga këta 4 ishin punëtorë italianë. Në fund të Bulevardit, afër maternitetit, ishin 4 malazezë të pushkatuar, ish të burgosur politikë të nxjerrë nga burgu. Në Rrugën e Pishës ishin 3 të pushkatuar. Para Xhamisë, në Rrugën e Kavajës, ishin 3 të pushkatuar. Në sheshin para Hotel Parkut dhe në Rrugën e Elbasanit ishin 4 të pushkatuar. Para Xhamisë së Met Fires ishin 3 të pushkatuar. Në rrugën e Shën Gjergjit ishin 7 të pushkatuar. Shumë viktimave të vrarë u ishin prerë gishtat e duarve dhe u ishin zhvatur unazat dhe dhëmbët e florinjtë! Kufomat e të pushkatuarve qëndruan deri në orën 10.00, pastaj, me makina, Xhandarmëria ato i dërgoi në morgun e spitalit.

Nga dokumentet arkivale rezulton, se nga 84 të pushkatuarit të identifikuar vetëm 29 viktima. Dhe këta ishin; Ramiz Treni e Sitki Çiço – antifashist, të dy profesorë në gjimnazin e Tiranës, Xhemal Sojli, Harito Harito dhe Dr. Stefan Pano – antifashistë dhe aktivistë të Frontit Nacionalçlirimtar, Fadil Rada, vëllezërit Maliq dhe Haki Huta, Sulejman Vrapi, Gjergj Legisi, Islam Alla, Fiqiri Greblleshi clhe Ali Visha (trupat e të cilëve u gjetën në lumin e Tiranës), aktivistë të Rinisë Komuniste dhe pjesëmarrës të njësiteve guerile; Vinçenco Apoli dhe Raxhioner Raversi – të dy antifashistë italiane, Gjergj Marangozi – antifashist malezez, David Kohen – çifut, Mina Thome nga Vlora, i marrë nga hotel Parku, Vangjel Capo, Vasil Muzina, Petro Prifti, Sokrat Tako, Mihal Koço, Dhirnitër Toma, Emrullah Korja, Todi Shkurti, Osman Borigi, Kurt Uka, Lake Kolonja e Hasan Çeliku – punëtorë.

Ja ç’tregon Havaja, nëna e Fadil Radës, për natën e 4 Shkurtit 1944: “Isha vetëm në shtëpi me djalin e Vogël, Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi e Isufi, ishin partizanë. Në orën dy të natës xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtyn dhe më shkëputën nga ai, “Lidheni qenin!”’ bërtisnin Qazim Mulleti e Osman Kazazi. Dhe mua më përplasën në fund të oborrit, nga ku dëgjova për herë të fundit zërin e Dilit tim të shtrenjtë, duke më thëne: “Nënë, shko në shtëpi”. Për dy ditë radhazi, me bukë në gji e kërkova nëpër Tiranë, që t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta. Ah, unë e zeza. Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin, që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tiranës, në rrugën e Elbasanit. Por nënëzeza nuk e njoha Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët. Lotët për të s’m’u thanë kurrë”. (Marrë nga gazeta “Bashkimi” e datës 4 shkurt 1945).

Kjo nëne trime tiranase ka qenë e arrestuar nga Kuestura në vitin 1943, kur u vra Xhorxhi Martini, të cilin e kishte strehuar të plagosur në shtëpinë e saj. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq e Haki Huta, aktivistë të Rinisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar nuk janë gjetur. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet ku janë varrosur! Në një bisedë që kam bërë me vëllain e tyre për nënën, Mehmet Shkëmbi, kam mësuar se ai ka qenë së bashku me vëllezërit e tyre në shtëpi natën e 4 shkurtit 1944, kur ata u arrestuan. Ai tregon: “Ishte ora 3 pas mesnatës, ku mbi dhjetë xhandarë me në krye Osman Kazazin dhe një farë kapter Selimi goditën portën me qytat e pushkëve dhe me të thirrura kërkonin që ta hapnim derën. Në shtëpi ishin baba, nëna, dy motrat dhe tre vëllezërit. Shtëpia dhe rruga e Kazazëve ishte e rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe ne nuk kishim mundësi që të dilnim nga rrethimi. Në fillim hezituam ta hapnim portën, por pasi dëgjuam edhe zërin e ish-kryeplakut të lagjes, Xhemal Zola, e hapëm. Me egërsi shtazore ata hynë në shtëpi dhe na arrestuan të tre vëllezërve, na lidhën duart dhe i thanë babës, se do të na çonin te Xhafer Deva.

Qazim Mulleti, antizogisti që bashkëpunoi me të gjithë pushtuesit

Hamza HatikaIsh-prefekti i Tiranë u arratis nga Shqipëria më 9 shtator të vitit ‘44, shtatë ditë para se partizanët të çlironin Shqipërinë shkruan Ilir Bushi. Ish-Prefekti i Tiranës gjatë kohës së pushtimit nazifashist, Qazim Mulleti, ka ikur nga Shqipëria më 9 shtator 1944, pra 7 ditë para se kryeqyteti të çlirohej nga forcat partizane. Ikja e tij ishte detyruar nga fakti se Qazim Mulleti ndodhej në listën e të dënuarve me vdekje nga shtabi qendror i komunistëve.Kush ishte Qazim MulletiQazim Mulleti u lind në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893 dhe vdiq më 28 gusht 1956, kur ishte 63 vjeç. Thuhet se jeta e tij i është përkushtuar rregullimit të jetesës së qytetarëve të Tiranës, ndërsa vdekja e tij ka ndodhur nga marazi, që pas çlirimit, ai gjendej në listat e personave që ishin dënuar me vdekje nga komunistët. Në atë kohë, ai jetonte në Itali, ndërsa familja e tij persekutohej në Tepelenë, ndërkohë që, vëllai i tij, gjendej në burg.Qazim Mulleti ka qenë Prefekt i Tiranës, por edhe Kryebashkiak, i saj, gjatë pushtimit fashist. Në fakt Enver Hoxha nuk e ka përmendur shpesh emrin e Qazim Mulletit, madje pas shfaqjes së komedisë së Besim Levonjës, me titullin “Prefekti”, Hoxha ka kërkuar disa rishikime të dramës. Ku toni i talljes ndaj Qazimit, duhej retushuar. Sepse Qazim Mulleti, nuk ishte as frikacak, as i pashkolluar dhe as jo humanitar. Hobi i tij ishte kalërimi me kuaj dhe mësimi i gjuhëve të huaja.StudimetStudimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me ‘Medalje Ari’. Ai ishte poliglot dhe dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht. Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, ku në shtëpinë e vet, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, si dhe patinazhi në akull. Në 1912-n, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë.Në 1914-n është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë). Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”. Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të revolucionit largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenji si emigrant politik deri në vitin 1931. Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë. Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj.. Hajria vdiq në vitin 1980, kur ishte në kampin e përqendrimit në Savër të Lushnjës. Por Qazim Mulleti ka edhe një sekret tjetër, sepse gjatë qeverisjes së Zogut ai kishte emigruar në Vjenë dhe Paris, apo Romë. Kjo për faktin se Zogu e kishte dënuar me vdekje atë, si pjesëmarrës në atentatin ndaj tij, së bashku me vëllanë e tij, që më vonë fitoi pafajësinë. Mbas dështimit të atentatit kundër Mbretit Zog, në 1931-in, Qazim Mulleti dënohet nga mbretëria shqiptare me “Vdekje në mungesë”. Pas kësaj ishte dënuar edhe në Vjenë me dy vjet burg, për bashkëpunim në atentatin kundër mbretit Zog. Pas përfundimit të burgut ai shkon në Paris, ku u bashkua me të vëllanë, Hysniun, i cili gjithashtu, ishte dënuar nga mbretëria me vdekje, megjithëse, s’kishte lidhje fare me atentatin në fjalë. Hysniu në atë kohë vazhdonte studimet për Inxhinier Bankar. Së bashku filluan të merren me biznes privat, ku hapën një restorant, i cili saktësisht ndodhej në rrugën Nr.5, pikërisht pranë Harkut të Triumfit. Në Paris, Qazim Mulleti zgjidhet Kryetar i Emigracionit Politik jashtë atdheut, organizatë që ishte njohur nga Lidhja e Kombeve. Miqtë dhe shokët e tij ishin: Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Dom Lazër Shantoja, Eqerem Vlora, Dom Frano Karma, Qazim Kondi, etj..Pas pushtimitPas pushtimit të Shqipërisë, pra më 7 prill 1939 dhe pas ikjes së Zogut, Zogut, Qazim Mulleti u kthye në Durrës, pas 15 vjetësh emigracioni. Por ai ndenji vetëm disa vjet sepse më 9 shtator iku përsëri jashtë Shqipërisë për të mos u rikthyer më. Gjatë kësaj kohe, pra gjatë pushtimit fashist, ai kreu, detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe Prefektit të Tiranës. Në fakt Qazim Mulleti kishte një ndjeshmëri të lartë e kuptoi fare mirë se e ardhmja e Shqipërisë punonte për komunistët. Madje, Bahri Omarin, kunatin e Enver Hoxhës e paralajmëroi një ditë duke i thënë: Ti Bahri, të keqen do ta kesh nga vetë kunati yt, të cilin e pret dhe e përcjell në shtëpi.Më 9 shtatorIshte data 9 shtator kur Qazim Mulleti iku nga Shqipëria. Me vete ka marrë edhe djalin e ish-ministrit të kohës së Zogut, Sali Viçiterrni, që quhej Nazim Viçiterrni. Në shtëpinë e tij, Qazimi ka lënë vëllanë e tij, Hakiun, duke e këshilluar të mos lëvizte nga shtëpia dhe nga pronat e Mulletëve. Para ikjes, ai njoftoi ballistët dhe legalistët se luftën e kishin të humbur dhe se në fuqi do të vinin komunistët, që kishin arritur një organizim të mirë me çetat e maleve. Ai lajmëroi vëllanë e tij që të dorëzonte makinën në prefekturë, por atë makinë pas 4 muajve e përdori Koçi Xoxe.Rruga e Qazim MulletitNga Shqipëria shkoi në Vjenë, ku u dorëzua te amerikanët. Ai kishte me vete 700 napolona flori dhe disa pare turke dhe austriake. Aty Qazimi pati disa peripeci me vëllanë e tij, Nazimin, i cili ishte në kampin e robërve dhe pasi liroi vëllanë, ikën nga Vjena, drejt Romës dhe më pas Nazimi shkoi në Zvicër. Qazim Mulleti u vendos në Romë dhe nuk iku më që andej, derisa vdiq në 28 gusht të vitit 1956.Si informohej Qazimi për fëmijëtQazimi ishte informuar për të gjithë persekucionin e pashembullt që kishte filluar mbi familjen e tij, dhe shprehte një dëshpërim të jashtëzakonshëm. Ai kishte marrë vesh që edhe ishte futur në burg. Dhe për këtë Qazimi fajësonte veten. Por ai kishte marrë vesh që na kishin sekuestruar edhe shtëpinë. Nga Roma, Qazimi i dërgonte ushqime, veshmbathje, ilaçe, etj., familjarëve të tij, në mënyrë të fshehur. Këto i ka dërguar rregullisht, deri në vitin 1956 kur ai vdiq.Vdekja e ish- Prefektit të TiranësSipas informacioneve që janë deklaruar nga familjarët e tij, gjatë intervistave mediatike, Qazimi vdiq në Romë, në 28 gusht 1956 pas një infarkti. Ka qenë një drekë lamtumire për shokët e tij që do të iknin në Amerikë. Dreka bëhej në Vatikan. Në atë drekë kanë qenë Eqerem bej Vlora, Mentor Çoku, etj.. Tashmë ata i kishte miqtë më të mirë. Kur pa që komunizmi nuk po binte, që familja e tij, gruaja dhe djali rraskapiteshin në Tepelenë si të internuar, vëllai ishte në burg, shtëpia ishte sekuestruar e në Shqipëri nuk vinte dot, tashmë edhe shokët që kishte po i iknin në Amerikë dhe po mbetej vetëm fare, kjo tregonte që po i hiqte fare shpresat të ritakohej me njerëzit e tij dhe rrëzimi i komunizmit po zgjaste, në këto mendime pra, ai ka rënë menjëherë përtokë nga infarkti.Familjarët e Qazim MulletitE shoqja, Hajria, ka qenë një grua e mirë dhe urtë, aspak e ngjashme me atë që paraqet Besim Levonja, në komedinë Prefekti. Ajo ishte me të vërtetë trimëreshë ka pasur një kulturë të admirueshme dhe e ka mbajtur gjithmonë lart emrin e të shoqit, duke e përmendur me krenari të jashtëzakonshme, megjithëse, jetuan fare pak bashkë. Por pas arratisjes së Qazimit, ajo së bashku me Reshitin, djalin e saj u internuan. Të dy kanë vuajtur jashtëzakonisht. Në fund të jetës së tij, Reshiti jetoi pranë “Pazarit të Ri”, ku ndodhen e disa nga pronat e tyre. Reshiti jetoi në baraka, se në shtëpitë e të atit të tij jetonin të tjerët, dhe si arriti të merrte shtëpinë e vet në vitin 2005, ditën që hyri në shtëpinë e të atit, u emocionua së tepërmi dhe duke pasur edhe problemet e shëndetit, vdiq. Pra, ai vdiq ditën e parë që hyri në shtëpinë e të atit. Të dy, nënë e bir, kanë qenë të internuar në Savër, Tepelenë, Gradisht, Porto Palermo, etj.. Madje, është nisur nga internimi pa marrë leje dhe pa pyetur askënd dhe ka shkuar në Ministri të Brendshme, ku ka kërkuar takim me Kadri Hazbiun. Sigurisht, ia kanë penguar, por ajo ka insistuar dhe ka bërtitur se donte të takonte ministrin. Kadriu pas kësaj ka urdhëruar menjëherë që ta lejonin. Kur është përballur me të, ajo ka shkarkuar të gjitha bateritë, ku me të bërtitura i ka argumentuar ligjin dhe të drejtën e saj për të marrë pensionin që i takonte. Kështu Hajria u bë e internuara e parë që mori pensionin kur ishte në internim. Ajo vetë ka vdekur në vitin 1980, kur ishte 70 vjeç dhe u varros në internim. Sipas një gazetari të njohur shqiptar, Qazim Mulleti përbën një rast shumë ndryshe nga të tjerë të përbuzur e të dënuar për një gjysmë shekulli, edhe për një rrethanë tjetër të fatit të tij, nga më të rrallat në faqe të globit. Përveç masës së ndëshkimit klasik stalinist, si për asnjë shqiptar e njeri tjetër ai u ndëshkua nga pushteti politik i kohës edhe me një dënim të pazakonshëm, gati-gati të papërfytyrueshëm e të paimagjinueshëm edhe për shtatë rrathët tmerrues të ferrit dantesk. Ishte një shpikje persekutimi e përdhune mjaft djallëzore dhe shumë e sofistikuar. Para saj edhe qelia e mbushur gjer në brez me ujë apo prerja e mishit copa-copa nuk janë asgjë. Vegla torturuese që u përdorën kundër tij ishte një vepër artistike. Ndërsa në historinë e botës dhe të vetë artit krijimet janë thurur për t’u dhënë kënaqësi shpirtrave! Nuk qe libër apo dramë, poemë apo film. Ishte një komedi.Dingu: Qazim Mulleti moripjesë në skenarin e 4 shkurtitSipas veteranit Kadri Dingu, “skenari i kësaj masakre ishte miratuar në mbledhjen e 16 janarit 1944 që ishte zhvilluar në zyrën e kryeministrit të Qeverisë Shqiptare kuislinge, Rcxhep Mitrovica, ku kishin marrë pjesë Xhafer Deva, ish-komandanti i Xhandarmërisë Kadri Cakrani, komandanti i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, ish-Prefekt i Tiranës, një oficer madhor gjerman dhe të tjerë. Operacioni do të mbahej shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944 dhe do të përfundonte në orën 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Ky operacion do të drejtohej nga Xhafer Deva dhe Kadri Cakrani. Në këtë operacion terrorist forcat e Gestapos gjermane nuk do të merrnin pjesë, pasi në një dokument të Komandës së Përgjithshme të Korparmatës XXI gjermane thuhej: “Grupet nacionaliste sot natën do të ndërmarrin një kundër-reaksion.Të gjithë pjesëtarët e trupës gjermane në postat e shërbimit të qëndrojnë jashtë kësaj grindjeje. Ky ishte një mashtrim, që synonte t’i paraqiste forcat gjermane të ardhura në Shqipëri jo si pushtuese, por si kalimtare, si nevojë e sigurimit të krahëve gjermanë në jug të Ballkanit dhe të sigurimit të rrugëkalimit të këtyre forcave për në veri të Evropës.Por më vonë, në dokumentet gjermane të zbuluara, vërtetohet se në krye të drejtimit të këtij aksioni ka qenë oficeri i Gestapos gjermane, Haufmanlagen, përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Nga Qeveria Demokratike e Shqipërisë, në vitin 1945 i është kërkuar shteteve të mëdha të koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan, që ky person të gjendej dhe të gjykohej për krime.

Epilog

Kjo figurë ende e padeshifruar plotësisht vijon të ngjall interes. Ndonëse vazhdon të përplaset sa në baltën e komedisë "Prefekti" sa në muret e të pavërtetave të plota dhe të vërtetave të diskutueshme, gjithsesi mbetet një motivim për të hulumtuar, një shkas për ta trajtuar. Kurrë nuk është vonë për të qartësuar pamjen e vërtetuar historikisht dhe bashkë me të për të nxjerrë në dritë ata të vërtetë, me gjithë madhështinë dhe problematikën. Gjeneratave duhet ti bëhet me dije se Historia e Shqipërisë ka nevojë urgjente të rishikohet. Personazhet e saj duhet të kenë vërtetësi dhe kjo të mundësohet përmes ballafaqimit të fakteve jo pasioneve të shpenguara të vokacioneve të diktaturës që duket se yshtin ende pjesë të rëndësishme të vetëdijes sonë kombëtare dhe e degdisin gjykimin historik në shpërthime histerie dhe çoroditje.
 
Përgjigje e: ... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga di

meqe vdes me hap tema ky eshte nipi i Qazim Mulletit.aty kam lind dhe une ne 1963

17155781_1897773617119759_1142594492425854986_n.jpg
 
Përgjigje e: ... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga di

meqe vdes me hap tema ky eshte nipi i Qazim Mulletit.aty kam lind dhe une ne 1963

17155781_1897773617119759_1142594492425854986_n.jpg

Hajde ballisti( Koco Qendro), hajde. Si ma ke Bamkë Qolollarin. ê, Arifin ta mashtruan partizanët. hahahha.

Jo të gjitha temat janë humor o drague. sot e kam parë se nuk qenke me humor të mirë,( te ajo tema "po u takuam....).

E lexove postimin?

P.S. Sepse unë jam kurreshtar t'i di të dyja anët e medaljes. Bash isha i interesuar të dija të vërtetën për Qazimin.
 
Përgjigje e: ... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga di

Hajde ballisti( Koco Qendro), hajde. Si ma ke Bamkë Qolollarin. ê, Arifin ta mashtruan partizanët. hahahha.

Jo të gjitha temat janë humor o drague. sot e kam parë se nuk qenke me humor të mirë,( te ajo tema "po u takuam....).

E lexove postimin?

P.S. Sepse unë jam kurreshtar t'i di të dyja anët e medaljes. Bash isha i interesuar të dija të vërtetën për Qazimin.
neser ta jap pergjigjen
 
Përgjigje e: ... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga di

neser ta jap pergjigjen

pres me padurim drague, por pres të shkruash qysh di të shkruash kur do - mirë dmth.
Gjumë të ëmbël.
 
Përgjigje e: ... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga di

pres me padurim drague, por pres të shkruash qysh di të shkruash kur do - mirë dmth.
Gjumë të ëmbël.

Qazimi ishte burre. estrada komuniste beri punen e vet.

kam pas nji tirons koleg ne ate kohe guerrils.

tu shku per ne shpi me del Qazimi perpara(dhiva ne breke nga frika)

çuno me thote...osht nji xhenoze ktu ? po i thote aty ke rrugica.-qesh-
 
Përgjigje e: ... Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës, ai që u denigrua nga di

Qozimi me tre gjindarm e bot zap Tironen .....s'bezote kush nji llaf.

Masi ra prej fikut, u bon te gjith trima ene bojshin gara kush e kush me e shajt mo shum....medemek humor kamanist.

Pis milet, gazep bereqet.
 
QAZIM MULLETI

Qazim Mulleti ka qene prefekti me i kulturuar dhe më me shkolle qe ka pasur ndonjehere Shqiperia dhe Tirona, gjate gjithe historise se pushtetit vendor.

Ai ka qene i arsimuar ne Austri dhe Itali dhe fliste 5 gjuhe te huaja.

Me nxirrni sot nje kryebashkiak, prefekt apo mos o Zot qeveritar, ose dinjitar shqiptar qe te kete pasur ate formim dhe kulture si Qazim Mulleti ne vaktin e tij, por dhe deri me sot!!!

Thjesht ishin njerezit e duhur ne kohen me te gabuar te mundshme!

SHQIPERIA QE HA KOKAT E BIJVE TË VET!!!!

Nga Elvin Meka

1621146299223.png
 

Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë​



Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, emri i Qazim Mulletit më doli dy herë. Herën e parë i përfshirë në atentatin ndaj mbretit Zog më 21 shkurt 1931 në Vjenë në të cilin mbeti i vrarë adjutanti Llesh Topollaj dhe u plagos ministri i Oborrit Mbretëror, Eqrem Libohova.
Si referencë kisha jo vetëm dokumente arkivore shqiptare dhe austriake, por edhe disa gazeta vjeneze të kohës, veçanërisht “Wiener Neuse Nachrihten”, e cila pak ditë pas ngjarjes kishte publikuar një listë të pjesëtarëve të komplotit që policia i kishte futur në qeli. Përveç dy vrasësve Ndok Gjeloshi dhe Azis Çami, në listën e organizatorëve, bashkë me Hasan Prishtinën, Rexhep Mitrovicën, Angjelin Sumën, Sejfi Vllamasin, Menduh Angonin dhe Luigj Shkurtin ishte edhe Qazim Mulleti.
Më 15 maj 1933 Gjykata Ushtarake e Tiranës, e dënoi me vdekje në mungesë Qazim Mulletin bashkë me 8 bashkëpunëtorët dhe ekzekutuesit. Ishte një vendim që nuk u ekzekutua asnjëherë sepse Mulleti jetoi në Vjenë derisa filloi Lufta e Dytë Botërore dhe u kthye në atdhe vetëm kur u sigura mirë që Zogu nuk kthehej më në Shqipëri.

Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë

Në vrasjen e dytë më rezultoi i përfshirë në vrasjen e Mine Pezës më 12 shtator 1942 në Tiranë para burgut të Tiranës. Prefekti Qazim Mulleti ishte ai që urdhëroi hapjen e zjarrit në ajër për rojet si reagim ndaj një grupi grash që ishin të revoltuara aty dhe thërrisnin “Lironi djemtë tanë”. Një plumb që bëri rikoshetë në murin e burgut plagosi 70-vjeçaren Mine Bilali Peza nga Ndroqi i Tiranës dhe pas dërgimit në spital vdiq nga plaga e marrë. Ndërkohë që po nga plumbat rikoshetë mbetën të plagosur edhe dy xhandarë, mes tyre edhe ndihmësi i prefektit Mulleti.
Në asnjë rast nuk vërtetohet se protesta më e guximshme në Shqipëri e 60 grave, kryesisht nga fshatrat e Tiranës dhe që kërkonin lirimin e djemve të tyre të arrestuar të ishte e organizuar nga komunistët. Mine Peza nuk ishte as komuniste dhe nuk kishte asnjë lidhje me komunistët, por sot ajo që dikur quhej rruga e Shkodrës dhe rruga “Princi i Piemontit” mban të çimentuar emrin e saj. Edhe për ngjarjen e dytë Qazim Mulleti u dënua me vdekje në mungesë. I larguar pas tetorit 1944 nga Shqipëria, emri i ish-prefektit dhe ish-kryebashkiakut u vendos në listën e kriminelëve të luftës dhe kërkohej me qiri nga regjimi i Enver Hoxhës për ta ekzekutuar.

Por edhe ky vendim nuk u ekzekutua asnjëherë. Qazim Mulleti u largua drejt Italisë sapo përfundoi lufta dhe vdiq në një provincë të Romës më 28 gusht të vitit 1956 në moshën 63-vjeçare duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe djalin e vetëm. Pra Qazim Mulleti ishte antizogist ekstrem ashtu siç ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij pas lufte. Për atë që i bëri Ahmet Zogut në Vjenë ai ishte një hero për kundërshtarët.

Por Qazim Mulleti ishte antikomunist po ekstrem siç ishte Ahmet Zogu. Në dallim me rastin e parë, në ngjarjen e dytë prefekti i Tiranës nën pushtimin italian zyrtarisht ishte profashist. Hajde ta ndajë shqiptari i vitit 2021 se çfarë ishte Qazim Mulleti i vitit 1933 dhe Qazim Mulleti i vitit 1942. E vështirë, shumë madje. Në rastin e parë një hero fannolist që deri në Vjenë synoi eliminimin e Zogut.
Në rastin e dytë një bashkëpunëtor me fashistët. Shqiptari që kishte luftuar me armë në dorë kundër forcave serbe, pjesëmarrës aktiv në ngritjen e flamurit në Tiranë më 26 nëntor 1912, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës në 1920 dhe “tironsi” që hapi shtëpinë e vet për qeverinë e Sulejman Delvinës duke e kthyer në Ministri të Bujqësisë, në tallazet e Shqipërisë befas u shndërrua në një personazh me dilemën se çfarë përfaqëson ai për historinë.
Por çfarë ishte në të vërtetë Qazim Mulleti? A ishte hero, tradhtar, antizogist, patriot, antishqiptar, fashist, antikomunist, atdhetar, administrator i mirë lokal apo kriminel lufte? Zor se në botën e kohës që jetoi të ketë një personazh që mori mbi kurriz të gjitha këto epitete e sharje sa mori Qazim Mulleti, në të gjallë dhe në të vdekur. E pavarësisht kësaj epitetnaje, dilemat për të nuk mbarojnë këtu.

KOMEDIA QË E DENIGROI RËNDË​

Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë

Në vitin 1974 në artin komunist ndodhi një ngjarje që konvergjoi në një figurë të vetme Qazim Mulletin. Në Teatrin Kombëtar dhe më pas në një ekranizim u vu në skenë komedia me titull “Prefekti” që e portretizoi figurën e Mulletit ashtu siç regjimi komunist dëshironte që ajo të ishte dhe jo siç ishte në të vërtetë. Asnjëherë nuk e kam arritur të kuptoj autorin Besim Levonja për atë produkt të tij. Më shumë kam prirjen se vepra kishte bashkautorësi dhe redaktim dogmatik sesa një fantazi e shrenuar e Levonjës sado komunist e antimulletian të ishte ai.
Nuk janë të paktë ata që tregojnë se ndërhyrjet në një vepër arti gjatë regjimit ishin puna më normale që bëhej dhe nuk përjashtohej nga kjo sindromë as “Prefekti” i Levonjës. Megjithatë, për faktin se ajo që i është bërë Qazim Mulletit me emër konkret dhe me një denigrim ekstrem që nuk i është bërë kujt, nuk ka justifikim. Përveçse antikomunist, antikombëtar, tradhtar dhe lloj lloj epitetesh, Qazim Mulleti aty dilte i deformuar, injorant, anadollak, i prapambetur, frikacak deri në palcë dhe një figurë që thjesht të shkaktonte humor edhe falë zhargonit aspak zyrtar të të folurit. Pra nga një figurë nga më të arsimuarat që si rrallë kush në Shqipëri që startonte me gjimnazin “Zosimea”, i diplomuar në kolegjin perandorak të Stambollit dhe një poliglot po aq i rrallë, Qazimi Mulleti u bë sinonimi i një regjimi të shkuar që të krijonte impresionin se ishte fati ynë i madh që e kishim lënë pas.
Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë

Për ata që nuk e njihin fare Qazim Mulletin kjo komedi ishte një ilaç idiot për shpirtin e sëmurë se sa mirë jetonin në komunizëm që kishte përmbysur të vjetrën, injorancën dhe antishqiptarizmin. Por ama për ata që e njihin figurën e tij nën zë edhe me zë e dinin mirë se ajo komedi ishte një turp letrar dhe kombëtar së bashku.
Komedia “Prefekti” e trazoi shpirtin e Qazim Mulletit, por edhe të shumë familjarëve që la në Shqipëri, pse jo edhe të tironsve që nuk e njihnin ashtu beun e tyre. Qazimi Mulleti jo vetëm nuk e meritonte atë trajtim, por duhet të merrte edhe disa merita për atë që kishte bërë në jetë. Por kur? Gjatë komunizmit? As që bëhej fjalë.
Pas vitit 1990 publikut iu dha mundësia ta njohë pak nga pak figurën e tij dhe media i ka lënë jo pak hapësirë historisë reale në faqet e gazetave. I biri, Reshiti, ka qenë pjesë e shumë intervistave dhe ata që e kanë njohur nga afër e kanë mësuar jo vetëm pasurinë shpirtërore të të atit, por edhe vuajtjet që ai dhe e ëma pësuan nga regjimi për shkak të Qazimit dhe sidomos për shkak të komedisë “Prefekti”. Po a kishte ilaç për të shëruar plagën që ua kishte shkaktuar regjimi komunist? Kurrë nuk mund të kurohej ajo plagë.

PËRSËRI PËR FILMAT E DIKTATURËS​

Komedia “Prefekti” nuk ishte e vetmja që gjatë regjimit komunist denigroi figura që ishin antikomuniste. Më shumë se 20 vite më parë unë jam shtangur teksa zbulova në SHBA personazhin real Sali Protopapa dhe sa i ndryshëm ishte nga filmi “I teti në Bronx” që ne e kishim parë e stërparë në kinema dhe televizor me një personazh jo vetëm ishte tradhtar, por një personazh groteskt mishngrënës dhe një i fortë fshati që vriste partizanë në bashkëpunim me gjermanët.
Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë

Në fakt Protopapa i vërtetë ishte një inxhinier që kishte punuar për 30 vjet në laboratorin sekret të bombës bërthamore “Los Alamos”. “Po çfarë i kam bërë unë Shqipërisë që më bëri këtë”, më përsëriste shpesh Protopapa për personazhin në film. Dhe si për ironi me Protopapën këto ditë në Shqipëri është rikthyer sërish debati për filmat e kohës së komunizmit. Sigurisht që ka shumë propagandë në ato filma dhe vepra si “Prefekti”, “I teti në Bronx” e të tjerë nuk duhet të jenë pjesë e transmetimeve publike, por vetëm pjesë e studimeve. Por prisni! Kjo nuk do të thotë se bashkë me këta të gjithë filmat e Kinostudio “Shqipëria e re” nuk duhet të transmetohen.

Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” ishte poster i festivalit ndërkombëtar disa vite më parë në Vjenë me temë nga rezistenca e Luftës së Dytë Botërore. “Dimri i fundit”, “Malet me blerim mbuluar”, “Tomka dhe shokët e tij”, pavarësisht ndonjë sekuence me indroktrinim kanë në thelb temën e rezistencës dhe kaq. Por që të fshish të gjithë krijimtarinë e asaj kohe është po aq kriminale sa bëri ai regjim me artin dhe kulturën përpara vitit 1944 që e zhduku të gjithë.
Madje ai regjim fshiu edhe vepra të prodhura edhe gjatë vetë komunizmit vetëm se kishin autorë armiqtë e rinj. Pak e dinë sot se në vitet ‘70-‘80 ishin të ndaluar të shfaqeshin filmat “Skënderbeu”, “Tana”, “Vitet e para”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Skëterrë 43” e të tjerë, pikërisht sepse në stafet që i kishin prodhuar ishin një tufë me armiq të Hoxhës. Për të mos shkuar te kolonat zanore që janë pasuri më vete dhe kryemjeshtri Kujtim Laro mbetet një Hans Zimmer i filmave shqiptarë.
Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë

Por sot ne nuk kemi asnjë film që jep një version ndryshe të rezistencës së Luftës së Dytë Botërore dhe që i hedh poshtë filmat e komunizmit. Ne sot nuk kemi asnjë aktor me peshën dhe autoritetin e Robert Ndrenikës, Sandër Prosit, Sulejman Pitarkës, Margarita Xhepës, Tinka Kurtit, Edi Luarasit e të tjerë.
E kam shkruar edhe më parë. Bëjini filmat më të mirë dhe unë nuk do t’i shikoj fare më ata të vjetrit! Por, ama që të nxjerrësh një ligj që ndalon çdo film të prodhuar në diktaturë është njësoj siç u fshinë të gjitha librat dhe arti dhe kultura gjatë kohës së Zogut. Kishim kryeveprën “Lahuta e Malcisë” të Gjergj Fishtës, por nuk e njihnim se u ndalua nga regjimi komunist.

Kishim kryeveprën “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” të Faik Konicës, por nuk e njihnim sepse u ndalua nga regjimi komunist e shumë e shumë vepra të tjera. Kishim libra, kishim teatro dhe kinema dhe në 1944 befas u fshinë të gjitha dhe u duk se era e re nisi të fryjë pas pasur asnjë traditë.
Jo! Arti është art prandaj ndahet në etapa. Ky i viteve 1944-1990 ishte art komunist i indroktrinuar, në funksion të regjimit gjakatar të Hoxhës dhe pa vlerë në shumë raste. Por zhdukja dhe fshirja do të ishte një vendim absurd që jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton memorien e shoqërisë.
Brezi i ri duhet ta njohë komunizmin në radhë të parë nëpërmjet studimeve dhe arkivave dhe jo duke i fshirë këto arkiva si një shirit bosh. Kjo do ishte e pafalshme. Studiues, mësues dhe profesorë duhet t’ia shpjegojnë brezit të ri se çfarë ishte ky art, çfarë syonte dhe çfarë solli por ama jo që ata të mos shikohen fare sikur të mos kenë ekzistuar.

KOMEDIA QË NA KTHJELLON MË SHUMË SESA NA NGATËRRON​

Në komedi del gysmë budalla dhe në realitet Qazim Mulleti kishte një IQ që linte pas çdokënd në kohën që jetoi. Po duhet ta themi se antizogist dhe antikomunist ishin dy cilësitë e tij më të spikatura. Dhe ne asnjëherë nuk kemi guximin ta themi se ai ishte i tillë me të gjitha të vërtetat që jetoi.
Palët ndahen: ose Qazim Mulleti ishte i miri, i dituri, i drejti, jomëkatari dhe tjetri se Qazim Mulleti ishte armiku, vrasësi, antishqiptari. Tamam me të njëjtën gjuhë që politika lufton edhe sot. Për të majtët çfarë është Sali Berisha dhe Lulzim Basha? Secili është antikombëtar, antishqiptar, vrasës, tradhtar e të tjera epitete të rënda. Për të djathtët çfarë janë Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta? Tradhtar, hajdut, kriminel, antishqiptar, grabitës territoresh e të tjera e të tjera. E pra, ky është stili dhe metri se si përcaktojnë sot ne politikanët tanë njëri-tjetrin duke u kthyer në kulturën tonë dhe mos prisnin që me atë të para një shekulli duke përfshirë edhe Qazim Mulletin të ketë metër tjetër. Ai ishte edhe i gënjeshtërt edhe i vërtetë, tamam sikur të jetonte edhe sot.
Ndërkohë Teatri Kombëtar kishte disa kohë që kishte nisur nga puna për ta rivënë në skenë “Prefektin”. Këtu si fillim ka një problem madhor se pa e parë versionin e ri, të 3 milionë shqiptarët japin mendim. Hervin Çuli ishte i qartë kur tha se figura e Mulletit në këtë vepër vjen e rishikuar dhe në një version komplet tjetër. Por hajde ta besojnë Çulin dhe aktorët kur u janë turrur i madh e i vogël si komunistët e pas 1944-ës Qazim Mulletit. Aktori Arben Derhemi që rrjedh nga një familje thelb e Tiranës kishte një reagim akoma edhe më të fortë teksa më gjuhë ironike komentoi:
“Unë e di që ne sot jetojmë në botën e internetit dhe rrjetet sociale i kanë dhënë të drejtë çdo 'qenie intelektuale' të sajojë e shpifë ç’i intereson dhe i vjen për shtat, por nuk i kuptoj ku i ka prekur këta tironcat e vërtetë, leximi që ne i bëmë veprës groteske 'Prefekti', në një këndvështrim tjetër dhe për ta evidentuar si figurë historike të madhe Ju që i bini tam-tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetëm një batutë me të cilën mbyllet vepra. U ulen malet, u ngritën halet”. Por, as Çuli e as Derhemi nuk e përballojnë dot lukuninë e kritikëve në "Facebook".
Ndërkohë që Qazim Muleti ishte ai që ishte. Mund ta duash figurën e tij, por edhe mund ta urresh. Por ama dreqi e mori një copë tokë 2 metra katrorë për t'u prehur trupi i tij në Shqipëri ky njeri i meriton që çke me të. Ata që ulërijnë në "Facebook" përveç djersës që derdhin çurk me të shkruarën është mirë të bëjnë ndonjë punë konkrete me figurën e Qazim Mulletit. Ky shtet nuk e rehabilitoi figurën e tij në këto 31 vjet.
Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë

Nuk e solli ashtu sic duhet dhe ky është një gabim i rëndë. Por së paku këta intelektualët e "Facebook"-ut të grumbullojnë disa para me të ardhurat nga trojet private që japin për gradaçiela dhe me to të sjellin eshtrat e tij në Tiranë. Është turp shtetëror, por edhe shoqëror që eshtrat e Qazim Mulletit nuk janë as të futura në tokë, por qëndrojnë prej dekadash në një arkë alumini dhe të vendosur në një depo në varrezat e provincës Rocca di Pappa të Romës ku ai ndërroi jetë 65 vjet më parë. Është minimumi i nderit që duhet t'i bëjnë Qazim Mulletit.
Për të gjithë këtë debat që u hap e u mbyll, përgjigjen më të saktë e dha mbesa e tij, Fatbardha Mulleti, me një nënqeshje që duket se i ngjan xhaxhait të vet: “Qazimi qesh nga parajsa se si ky vend që përjetoi 50 vjet komunizmin kërkon ta denigrojë përsëri figurën e tij”. Këtyre fjalëve mund t’u shtojmë edhe frazën lapidar të dalë nga goja e personazhit Qazim Mulleti: “Unë ju thërrita këtu për të mbajtur partizanët, po ju dulët vetë partizanë”! Kjo batutë ishte nga komedia e vjetër e “Prefektit”. Këtë të renë nuk e dimë nëse do kemi fat ta shikojmë.
(Shkrim i publikuar më 6 dhjetor 2021 në gazetën “Fjala”, në rubrikën Vera e re në fuçinë e vjetër)./ CNA
 
Levonja i ka kerku falje familjes
Levoja kishte talent se eshte nje komedi e pavdekshme. Per fat te keq me personazhin e gabuar.
Qazimi ishte burre me mend. Me kerkese te Bahri Omarit i ka shpetuar jeten Enver Hoxhes.
 
QAZIM MULLETI

Qazim Mulleti ka qene prefekti me i kulturuar dhe më me shkolle qe ka pasur ndonjehere Shqiperia dhe Tirona, gjate gjithe historise se pushtetit vendor.

Ai ka qene i arsimuar ne Austri dhe Itali dhe fliste 5 gjuhe te huaja.

Me nxirrni sot nje kryebashkiak, prefekt apo mos o Zot qeveritar, ose dinjitar shqiptar qe te kete pasur ate formim dhe kulture si Qazim Mulleti ne vaktin e tij, por dhe deri me sot!!!

Thjesht ishin njerezit e duhur ne kohen me te gabuar te mundshme!

SHQIPERIA QE HA KOKAT E BIJVE TË VET!!!!

Nga Elvin Meka

View attachment 90650
Bukur Elvini.
 
Back
Top