Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qeveria e Forum-AL 2026

Vetshpallem ministre e drejtesise
judgejudy-dance.gif
 
Ambasadore e Paqes në OKB unë 😂🤦🏻‍♀️

Më pëlqen gjithsesi . Flm @Trint 🤝

Ja më imagjinoni në një fjalim aty …


Të nderuar kolegë,
sot kam nderin — dhe sfidën — të përfaqësoj një popull që e do paqen… por nuk duron dot njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Jam ambasadorja e një kombi që, në çdo cep të globit, do të ngrejë flamurin për Paqe ,por në lagjen e vet do të bëjë betejë për vendin e makinës.
Një popull që del në protestë për paqen në Lindjen e Mesme, por zë vendin e tjetrit në radhë te mjeku.
Që qan hallet e refugjatëve, por nuk flet me kushëririn që ka ndarë tokën siç i do qefi atij .

Ne, shqiptarët, jemi njerëz të zemrës — por zemra na rreh pak shpejt kur jemi nervozë.
Jemi për unitet, për bashkim… për sa kohë të tjerët mendojnë si ne.
Ndaj unë, si Ambasadore e Paqes ua bëj të qartë se ; edhe paqe të qetë nuk e duam krejt — s’ka kuptim pa pak “gjak shqiptari” në debat.

Në fund të ditës, ne nuk duam luftë.
Duam paqe — por me kushte!
Dhe këtu, kolegë të nderuar, qëndron edhe magjia e karakterit tonë.

Faleminderit që më lejuat të flas për këtë paradoks të bukur që quhet: “dashuri kombëtare me nota personale të grindjes”. 😎
 
Back
Top