Po krefet muhabeti,
mesazhe kërcënuese”, protestuesi i drejtohet Ambasadës Amerikane: Kështu e trajtoni rininë shqiptare?
Shkruar nga Pamfleti
“Kam marrë mesazhe kërcënuese”, protestuesi i
Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit para Kryeministrisë deklaroi se, pak orë përpara protestës, kishte marrë mesazhe dhe telefonata anonime me përmbajtje kërcënuese, për shkak të angazhimit të tij në protestat qytetare.
Duke folur para pjesëmarrësve, ai tha se nuk beson të jetë i vetmi person që ka marrë mesazhe të tilla dhe se presioni ndaj protestuesve nuk do ta ndalë pjesëmarrjen e tyre në tubime.
Protestuesi u shpreh se kishte vendosur të mos fliste për komunikimet private që kishte marrë, por të përcillte një mesazh publik nga podiumi i protestës.
“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull”, tha ai.
Më tej, ai theksoi se pavarësisht çdo forme presioni apo intimidimi, protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Protestuesi shtoi gjithashtu se nuk kishte ardhur për të lexuar mesazhe private, por për t'i drejtuar një mesazh publik kujtdo që përpiqet të frikësojë qytetarët.
“Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen”, u shpreh protestuesi.
Në fund të fjalës së tij, i riu ngriti pretendimin se personat që e kishin kontaktuar paraqiteshin si përfaqësues ose flisnin në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke iu drejtuar publikisht institucionit diplomatik.
“Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha ai.