Edhe studentët janë kapur në çark, nga drejtuesit e politizuar.
Janë të paktë, ose tepër të paktë pedagogët dhe dekanët e pa politizuar.
E këto të fundit kanë përzgjedhur tek studentët drejtues po aq të politizuar.
Kam fakte, në shkollat e mesme & universitete janë stimuluar në krye të lëvizjeve rinore fëmijë të pushtetit.
Po i'u jap një shembull të frikshëm të shoqërisë ku jetojmë.
Por rezervoj të drejtën për të cituar institucionin arsimore.
Maturantët organizojnë mbrëmjen e maturës në këto kohë, e njëra prej shkollave i'u ka kërkuar fëmijëve diku tek 80 euro secilit për pjesëmarrjen.
Një kosto jashtëzakonisht e kripur (vjedhje me anë të mashtrimit të drejtuesve rinore, bashkë me stafin akademikë) ku vetëm për ushqimin është 65 €, ndërsa 15 për kameramanët (dyshoj se do iu jap fëmijëve video - inçizim)
E fëmijët të deryruar edhe për të mos u ndjerë keq përballë shoqërisë, apo frikës së nënvlerësimit nga stafi arsimorë u detyruan ta paguajnë një vlerë të tillë.
65 € kurrësesi nuk është kosto e pranueshme për një pjatë me fileto pule e patate të skuqura (kjo është menuja e shumicës së restoranteve për mbrëmjet e maturës)
Pra fëmijët merren PENG që në bankat e shkollës, për tu përshtatur me nënshtrimin.
Rebelimi i shoqërisë ndaj së keqes do ishte forma e duhur SOT, i pjesës VITALE që nga ajo e varfër, deri tek ajo e pasur me mundin & djersën e tyre.
Nuk është çështje rinie, sa ç'është shoqërie.