• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qytetarët rrëzuan gardhin në zonën e mbrojtur Pish Poro-Nartë

Me vjen keq o edlin po ske kuptu gje hiç
Je vend demokratik dhe ne demokraci vendos VOTA.
Me ultimatume ik ti se do vij unë mos mba shpres kot.
Dhe boll me këto teoria se e morët me qafë ate rini aty ne shesh.
Po kur shteti është kthyer në një organizatë të krimit të organizuar, a vlen vota akoma ?
Meqë janë votuar hajdutët, të vazhdojmë ti mbajmë në pushtet ?
 
Mund te te jap e nje pyetje tjeter, meqe shpresa varet te intelektualet e vendit

A duhet nje intelektual te gjykohet nga cilesia e ideve te tij apo nga marrdhenia qe ka me pushtetin?
Një intelektual duhet të gjykohet nga cilësia e ideve të tij sepse nëse idet janë të forta do ishte etikisht e pranueshme që këto ide të aplikoheshin në sferën publike.
 
Po te ishim ne nje vend normal qe gjasme aderon per te hyre ne europ rama duhet te kishte dhen dorheqjen vite perpara kur plasen skandalet!
Por kjo ska per te ndodhur me kto protesta paqsore sepse vendit ton i mungojne njerzit e guximshem.
Nese administrata vet del ne protest qe sonte
Shteti bie.
Habia e di kush është?
Me gjithë ato skandale jo vetëm qe fitoj,por mori mazhorancen absolute.
Tani e di qe do fillojnë jo vodhi e beri por unë mendoj se me shume ndikoj opozita e dobët sesa vjedhja.
Njerz te guximshëm ka....mungojnë drejtues idealist.
Ska nevoj te dal vetem administrata...mjafton te gjitha bizneset te ulin qepenet ne oren 19.00 dhe u kry
 
Coli, kanë bërë një ligj këta që për 10 vite nuk paguan asnjë taksë ay investitori strategjik.🤠
Miku im, kudo ne bote, mospagimi apo pagesa mnimale e taksave, tergeq investime dhe shmang burokracite.
UAE nuk ka taksa dhe eshte tumllas me njerez qe perdite duan te pajisen me pasaporten e saj.
 
Një intelektual duhet të gjykohet nga cilësia e ideve të tij sepse nëse idet janë të forta do ishte etikisht e pranueshme që këto ide të aplikoheshin në sferën publike.
Një intelektual pa integritet , nuk i vlen as dreqit, sa do ide brilante të ketë
 
Miku im, kudo ne bote, mospagimi apo pagesa mnimale e taksave, tergeq investime dhe shmang burokracite.
UAE nuk ka taksa dhe eshte tumllas me njerez qe perdite duan te pajisen me pasaporten e saj.
Po Coli po, jemi ne populli i thjeshtë që paguajmë taksa për oligarkinë.
 
Një intelektual pa integritet , nuk i vlen as dreqit, sa do ide brilante të ketë
Ti po e gjykon intelektualin nga aspekti moral, por jo nga idet e tij që mund ti shërbejnë publikut. P.sh; Anshtajni, u martua me kushurirën e tij, por idet e tij brilante kanë ndihmuar botën. Moralisht është e gabuar të martohesh me kushurirën por çfarë ai la pas ndihmoj fizikantët e tjerë.
 
  • Like
Reactions: 3d1
Po kur shteti është kthyer në një organizatë të krimit të organizuar, a vlen vota akoma ?
Meqë janë votuar hajdutët, të vazhdojmë ti mbajmë në pushtet ?
Ne 1990 studentët krijuan nje grup negociator dhe shkuan te Ramiz Alia ku I parashtruan pikat....u krijuan partitë. Dhe ju drejtuan kutive te votimit.Ne 1991 PD humbi dhe ishte normale,e pritshme ....ne 1992 fitoi bindshëm ama.
Kjo eshte rruga...kjo protest duhej medoemos te kthehej ne nje levizje. Edhe nese neser rama jep dorëheqjen dhe i drejtohesh kutive te votimit per ke do votojnë ata aty ne shesh?
 
Ka dy rruge qe ne shkencen e ekonimise qe i japin dum ketij muhabeti:
1- taksa ne masen 60-70% me nje fjale Tanasi shtrengo rripin dhe me keto kerkohet po nje shtet qe te mir-manaxhoje keto taksa.
2- Taksa te uleta per te joshur investimet dhe mbuluar kerkesen e ketyre investitoreve per siguri ligjore dhe fuqi punetore.

Ne rastin tone kemi ne kete moment nje klase politike qe vepron kundra interesave kombetare.
Kur palloshi bojnaxhi i thoshte pepino aldentes qi : "ejani oeoino e investoni ne Shqiperi sepse ne nuk kemi sindikata" dmth qe ky vet-oforhet duke u treguar joshte te huajve por duke shkelur mbi te drejtet njerezore, te drejtat e pronareve dhe me nje dinakeri te veshur me perbuzje kafshe kerkon te mbijetoje ne marrezine dhe pushterine e tij.
 
Ne 1990 studentët krijuan nje grup negociator dhe shkuan te Ramiz Alia ku I parashtruan pikat....u krijuan partitë. Dhe ju drejtuan kutive te votimit.Ne 1991 PD humbi dhe ishte normale,e pritshme ....ne 1992 fitoi bindshëm ama.
Kjo eshte rruga...kjo protest duhej medoemos te kthehej ne nje levizje. Edhe nese neser rama jep dorëheqjen dhe i drejtohesh kutive te votimit per ke do votojnë ata aty ne shesh?
Nuk ka razi me hajdutin!!
Se kuptoj sesi nje popull kerkon te deboje nje tradhetar e hajdut ne menyre "ligjore" kur e dijme mire se ligjin e ka bere ai hajduti?
Ai tjetri del e thote kam 500k vota e nuk e me kte justifiko qe ka shitur gjithe vendin jahudive&co, dmth çmenduri e papare, trushperlajre per popullin qe veç tru s'paska!!
Ai do ngrejte zgupthi e direkt ne gjyq popullor, jo ne ato gjykata qe ka vendosur e blere ai, se do dilte dhe me burre i ndershem, e mbase do duhej dhe ta demshperblenim.
Nuk ka debat me tradhetarin, me ate qe te shet token e te pareve dhe te skllaveron femijet e tu dhe te ardhmen e tyre!!
 
Ne 1990 studentët krijuan nje grup negociator dhe shkuan te Ramiz Alia ku I parashtruan pikat....u krijuan partitë. Dhe ju drejtuan kutive te votimit.Ne 1991 PD humbi dhe ishte normale,e pritshme ....ne 1992 fitoi bindshëm ama.
Kjo eshte rruga...kjo protest duhej medoemos te kthehej ne nje levizje. Edhe nese neser rama jep dorëheqjen dhe i drejtohesh kutive te votimit per ke do votojnë ata aty ne shesh?
Kjo është rrugë e gabuar pra, për të ndryshuar këtë rrugë janë njerzit në shesh
 
Ti po e gjykon intelektualin nga aspekti moral, por jo nga idet e tij që mund ti shërbejnë publikut. P.sh; Anshtajni, u martua me kushurirën e tij, por idet e tij brilante kanë ndihmuar botën. Moralisht është e gabuar të martohesh me kushurirën por çfarë ai la pas ndihmoj fizikantët e tjerë.
Nuk përmenda moral , integritet thashë
 
Habia e di kush është?
Me gjithë ato skandale jo vetëm qe fitoj,por mori mazhorancen absolute.
Tani e di qe do fillojnë jo vodhi e beri por unë mendoj se me shume ndikoj opozita e dobët sesa vjedhja.
Njerz te guximshëm ka....mungojnë drejtues idealist.
Ska nevoj te dal vetem administrata...mjafton te gjitha bizneset te ulin qepenet ne oren 19.00 dhe u kry
Jam vërtet kurioz të di çfarë mendon Europa kur sheh këtë “superprogres” që na shitet çdo ditë si mrekulli.
Çfarë sheh realisht?
Bolierë mbi pallate, tela elektrikë mbi kokë, antena në çdo lagje, ndërtime pa rregull, spitale ku qytetari shpesh duhet të blejë vetë ilaçet, rrugë që kushtojnë miliona dhe prapë mbeten të papërfunduara, pensionistë që numërojnë qindarkat dhe të rinj që ikin sapo u jepet mundësia.
Pastaj del kryeministri dhe na flet për Europën e vitit 2028, sikur anëtarësimi bëhet me fjalime, batuta dhe fasada.
Europa nuk matet me kullat në qendër të Tiranës dhe as me videot propagandistike. Europa matet me shtet funksional, me drejtësi, me spitale, me shkolla, me rrugë, me administratë dhe me dinjitet për qytetarin.
Prandaj jam kurioz: kur zyrtarët europianë shohin këtë realitet, a shohin vërtet progres, apo thjesht një qeveri që ka mësuar ta paketojë dështimin si sukses?
Sepse në ekran Shqipëria duket si Zvicër, por sapo del nga propaganda, telat i ke mbi kokë, hallet deri në fyt dhe shtetin mezi e gjen.
 
 

Rama në alarm, hedh në sulm patronazhistët, Shërbimin Informativ dhe Antiterrorin për të shuar protestën


Shkruar nga Pamfleti
Rama në alarm, hedh në sulm patronazhistët, Shërbimin
Rama në alarm nga revolta
Nga sulmet ndaj Dritan Goxhajt te shpallja "non grata" e Ikballe Hudutit. Kryeministri ka aktivizuar patronazhistët, ministrat, deputetët, SHISH-in dhe Antiterrorin në një ofensivë të gjerë për të delegjitimuar protestën, duke pretenduar se pas saj fshihen ndikime të huaja.
Edi Rama ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e pushtetit për të zhbërë protestën qytetare.

Për herë të parë në 35 vite, qytetarët kanë 26 ditë që dalin në protesta masive kundër qeverisë dhe kastës politike. Kjo padyshim e ka trembur Ramën, i cili po e mban mandatin e tretë mes skandaleve dhe korrupsionit. Duke e ditur se tani numërimi ka nisur mbrapsht, Rama i ka hedhur në sulm me kuç e me maç për të zhbërë protestën dhe për të frikësuar protestuesit.

Elementi kryesor që po përdor kryeministri është linçimi. Prej disa ditësh po shigjetohen figura të caktuara në protestë. Fillimisht ishte Dritan Goxhaj, të cilin e lidhën me Iranin, e cilësuan agjent, tentuan t'i mohojnë angazhimin në UÇK etj. Me pak fjalë, iu futën në të gjithë biografinë dhe nuk i lanë gjë pa thënë. Përveç Ramës, u aktivizuan patronazhistët, ministrat dhe deputetët, të cilët prej disa ditësh po bëjnë një sulm të koordinuar ndaj protestës dhe atyre që marrin pjesë. Pra, ajo që Rama e cilësoi "lufta e algoritmit", pasi janë porositur të gjithë që të jenë aktivë në rrjetet sociale dhe të sulmojnë sa më shumë.

Por përveç intimidimeve në rrjetet sociale, në lëvizje janë vënë edhe organet shtetërore, si SHISH, Policia dhe Antiterrori. Dritan Goxhaj u mor dje në pyetje nga Antiterrori për disa deklarime që ka bërë kohë më parë, teksa sot policia e procedoi penalisht me argumentin se ka udhëhequr dje marshimin e protestës, duke bllokuar rrugët.


Vijon presioni ndaj protestës/ Pas sulmeve dhe intimidimeve, Rama procedon penalisht Dritan Goxhajn
25 Qershor, 19:42
Ndërkohë, sot Rama bëri "goditjen e madhe", duke pretenduar se Irani ka sjellë agjentë në Tiranë. Kryeministri gjeti një zonjë, e cila njihet vetëm për gafat dhe asgjë tjetër, duke e shpallur madje edhe të padëshiruar, pasi ka bërë thirrje pro Iranit.

Mirëpo ministri i tij i Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka nxjerrë zbuluar sot, pasi në një intervistë pranoi se shërbimi inteligjent ka hetuar për të.

"Është bazuar në informacionet e inteligjencës. Vendimmarrja është bazuar në informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarrje të tillë", tha ai.


Alarm nga protesta/ Ministrat mbledhin patronazhistët për “luftën e algoritmit”, Gonxhja rekord me 5 orë takim
23 Qershor, 22:14
Pra, duket se Rama ka vetëm një qëllim: të delegjitimojë protestën, duke pretenduar se pas saj fshihen shërbimet e huaja. Dhe ka aktivizuar gjithë makinerinë shtetërore, pasi SHISH dhe Antiterrori po fotografojnë dhe po mbledhin informacion për këdo që shkon në protestë.

Vetë disa prej nismëtarëve të protestë kanë denoncuar me dhjetarë raste kur policët filmojnë dhe fotografojnë personat në protestë nga tarraca e Kryeministrisë. Po ashtu edhe gjatë marshimit ka shumë persona civilë nga SHISH, policia apo Antiterrori që i ndjekin dhe i identifikojnë.

Por një gjë Rama nuk e fsheh dot. Protesta lindi nga qytetarët dhe po mbahet në këmbë prej tyre. Vendet armike ndoshta duan të përfitojnë, por revolta në fakt buron nga kalbja e kësaj qeverie dhe e kësaj kaste politike. /Pamfleti
 
Kjo është rrugë e gabuar pra, për të ndryshuar këtë rrugë janë njerzit në shesh
Epo nuk te dalin njerzit ne shesh per te ndjekur disa aventurier....pra rruga e gabuar ishte kjo qe ndodhi keto dite. Njerëzit ishin ne shesh por u tradhtuan.
 
Back
Top