Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qytetarët rrëzuan gardhin në zonën e mbrojtur Pish Poro-Nartë

Ky qelbesira Berisha ca leverdie ka qe poston nonstop nga ‘protestat’?? 🤨 pale ate shehaj qe e kishin nxjerr zgupthi nga kuvendi, dhe ai 1 meter gjithsej ( ja ka dhene zoti te big mouth ) lol insistonte me hy me zorr. Cudirat shqiptare.
 
Nuk e di pse e beni kaq te madhe,protesta ka deshtuar.

Sa u bë,dy muaj,dhe protesta nuk eshte shenderruar ne nje lëvizje te mirëfillte,nuk ka arrit te krijoje nje prijes...e as te shpërndahet ne qytete tjera.

Pa organizim,eshte shenderuar ne kaos, ku njerezit marrin mikrofonin dhe tregojne hallet private ... me ka lene burri,ne duam te hajme,te pijme,te cijme...qesharake.

Nuk ka me as flamengo,jane terhequr edhe anti Trumpistet qe ne mediumet boterore I jepnin ze protestes,nuk ka me as ekstremiste islamik,u zhduk edhe konspiracioni qe Izraeli do te na pushtoje,.....

Kane mbetur disa njerez qe shëtisin ne mbrëmje,duke pritur te ndodhe dicka,qe as vete nuk e dine sakte se cka...
Njejte si te ajo drama e njohur " Duke pritur Godone " ,ndersa Godoja askund.
 
Po si nuk e lejuan te hyne...? Me ca arsye? 🙈Kishte urdher..urdheri iku..pse?
 
Po si nuk e lejuan te hyne...? Me ca arsye? 🙈Kishte urdher..urdheri iku..pse?

I iken pllumat fare, Xonit dhe Bades,

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës
Në fjalimin e tij të së premtes, kryeministri fajësoi sërish algoritmet dhe manipulimin e rrjeteve sociale përmes profileve false, por ndërsa ai po fliste, një grup me profile të rreme filloi të shpërndante me shpejtësi videon e tij.

19:20 : 24/07/2026 në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi 55 ditësh dorëheqjen.

Mes qindra personave që e ndanë fjalimin e Ramës në Facebook, BIRN identifikoi mbi 25 profile të rreme si dhe deputetë të Partisë Socialiste, kryetarë bashkish dhe punonjës të administratës në qeverisjen qendrore dhe lokale.

Gjatë fjalimit të tij, Rama i ndau protestuesit në “flamingo” dhe “sorra”, ndërsa këmbënguli sërish se protesta ishte frymëzuar nga jashtë vendit, përmes manipulimit të rrjeteve sociale. “Flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global dhe algoritmi i yshtur dhe nga ustallarë të ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera bëri pjesën tjetër,” tha Rama.

Ai pretendoi gjithashtu se një breshëri masive profilesh false ishte lëshuar përmes resë digjitale, profile që Rama tha se “i kemi identifikuar”.

Rama ankohet prej javësh për algoritmin e rrjeteve sociale dhe llogaritë false të kritikëve të tij, por BIRN arriti të identifikonte se qindra profile të rreme u hapën gjithashtu në fund të qershorit nga aktorë që mbështesin qeverinë.

Këto profile shpërndajnë postimet e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij në rrjetet sociale, ndërkohë që janë angazhuar gjithashtu në sulme të koordinuara kundër mbështetësve të protestës.

BIRN identifikoi mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të krijuara mes datave 28-30 qershor dhe të tjerë në korrik. Një pjesë e madhe e tyre u identifikuan duke monitoruar manualisht postimet e kryeministrit në Facebook dhe personat që i kishin shpërndarë ato.

Profilet nuk e fshehin përkatësinë, pasi përdorin kryesisht si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje direkte me Partinë Socialiste, të tilla si “Edi Rama per Shqiperine 2030”, “kolonjasot2030” apo “Bulqiza e së Ardhmes 2030”. Edhe pse kanë emra të ndryshëm, profilet shpërndajnë përmbajtje të njëjtë propagandistike.

Për shkak të databazës, BIRN qe në gjendje të identifikonte praninë e këtyre profileve të rreme edhe në ndarjen e fjalimit të fundit të kryeministrit. Mes profileve të identifikuara lehtësisht është pseudonimi “Shigjeta e zezë”, “Bulqiza qe ecen” apo “Flamingot Durres” dhe një mori të tjerë që përdorin emra personash, pavarësisht se nuk janë profile reale./ BIRN
 
Nuk e di pse e beni kaq te madhe,protesta ka deshtuar.

Sa u bë,dy muaj,dhe protesta nuk eshte shenderruar ne nje lëvizje te mirëfillte,nuk ka arrit te krijoje nje prijes...e as te shpërndahet ne qytete tjera.

Pa organizim,eshte shenderuar ne kaos, ku njerezit marrin mikrofonin dhe tregojne hallet private ... me ka lene burri,ne duam te hajme,te pijme,te cijme...qesharake.

Nuk ka me as flamengo,jane terhequr edhe anti Trumpistet qe ne mediumet boterore I jepnin ze protestes,nuk ka me as ekstremiste islamik,u zhduk edhe konspiracioni qe Izraeli do te na pushtoje,.....

Kane mbetur disa njerez qe shëtisin ne mbrëmje,duke pritur te ndodhe dicka,qe as vete nuk e dine sakte se cka...
Njejte si te ajo drama e njohur " Duke pritur Godone " ,ndersa Godoja askund.
Shife Ramën në surrat dhe e kupton kush ka dështuar.
 
Back
Top