• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qytetarët rrëzuan gardhin në zonën e mbrojtur Pish Poro-Nartë

Janë shumë të dobët o vlla. Edhe patronazhistët i kanë analfabetë.
Po më e forta.. kur të dalin ca idiotë funksionalë që vishen me kostum si sekretarë partie.... ooo hapu dhe hapu dhe... mbas thirrjes së komisar ramës .. janë lëshuar në sulm me bomba dore....

Kështu bën kërma kur I afron fundi
 
Po më e forta.. kur të dalin ca idiotë funksionalë që vishen me kostum si sekretarë partie.... ooo hapu dhe hapu dhe... mbas thirrjes së komisar ramës .. janë lëshuar në sulm me bomba dore....

Kështu bën kërma kur I afron fundi
Budallikun e tyre shpërfaqin thjesht bëhen objekt memesh si ai shefi i komisariatit që hëngri vezën ballit.
 
Budallikun e tyre shpërfaqin thjesht bëhen objekt memesh si ai shefi i komisariatit që hëngri vezën ballit.
Po ky i do fort këta idiotët ... ai idiotizoi edhe parlamentin... imagjino..kuvendi ku mblidhen mëndjet e Shqipërisë për të zgjidhur hallet e probleme ... është mbushur plot me zeqine... shoqes Lenka I paskemi ra më qafë kot... paska pas edhe më keq
 
Po ky i do fort këta idiotët ... ai idiotizoi edhe parlamentin... imagjino..kuvendi ku mblidhen mëndjet e Shqipërisë për të zgjidhur hallet e probleme ... është mbushur plot me zeqine... shoqes Lenka I paskemi ra më qafë kot... paska pas edhe më keq
Epo çti bësh,vetëm në mes tyre i duket vetja i zgjuar. Arta Dade e Ermelinda Meksi e bënin të ndihej defiçent.
 

ndaj protestuesve: S'ka dialog me sorrat dhe korbat, le të ulërijnë deri në 2029


Shkruar nga Pamfleti
Rama ka reaguar duke refuzuar çdo ide për dialog me ata që kërkojnë largimin e tij. Ai thotë se "BESA" e tij është me qytetarët që e kanë votuar dhe se kontrata politike vazhdon deri në vitin 2029.
Rama lëshon gojën ndaj protestuesve: S'ka dialog me sorrat dhe
Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetin social X, duke iu përgjigjur kritikave dhe thirrjeve për dorëheqje që, sipas tij, kanë ardhur pas deklaratës për "Bulevardin e Flamingove".

Me një gjuhë të ashpër dhe plot metafora, Rama i cilëson si "muhabete sorrash e korbash" komentet dhe mesazhet që, sipas tij, i kanë mbërritur në rrugë të ndryshme, ndërsa thekson se nuk ka asnjë arsye të hyjë në dialog apo negociata me ata që kërkojnë largimin e tij.

"Asnjë prej tyre s'më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s'kam kontratë dhe për asnjë prej tyre s'më ka shkuar ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë", shkruan Rama, duke shtuar se mandati i tij buron nga vota e qytetarëve dhe jo nga protestuesit që mblidhen në bulevard.

Kreu i qeverisë sqaron se fjala e tij për "flamingot" nuk u drejtohej protestuesve, por ishte një reflektim mbi mësimet që, sipas tij, kishte nxjerrë nga ajo metaforë. Ndërsa "sorrat dhe korbat", sipas Ramës, përfaqësojnë "anën e errët të protestës" dhe nuk kanë lidhje me atë që ai e quan "BESA" e tij me qytetarët.

Rama shkon edhe më tej, duke deklaruar se protestuesit mund të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij edhe deri në vitin 2029, pasi, sipas tij, kjo është e drejtë demokratike, por nuk ndikon në mandatin që ai thotë se ka marrë nga shumica e votuesve.

Me një gjuhë të ashpër dhe metafora të shumta, kreu i qeverisë thekson se nuk ka ndërmend të prishë "kontratën" me qytetarët që e kanë votuar, ndërsa u përgjigjet edhe atyre që, sipas tij, refuzojnë çdo dialog dhe kërkojnë vetëm largimin e tij nga detyra.

"Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s'duan 'dialog', s'ka 'negociata', s'japin 'besë' po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s'më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s'kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s'më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo! Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove. Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s'ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike", shkruan Rama në X.
 
Back
Top