• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rama: Kievi po rindërton guximin e Europës

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
9,721
Pikët
113
Kryeministri Rama mori pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nëse rindërtimi për Ukrainën pret deri sa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë shumë vonë.

“Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, këtë do të bëj.
Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu.

Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj.

Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike.

Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë.

Dhe, në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”,
u shpreh Rama.
 
Perveç shqipetareve qe jetojne ne Ukrahine me shekuj, Ramses2 e njeh vec kuçka me emer Zelesnkja, dhe ai veç se ky i joni ka mallin e mire, te tjeret se dijne as ku bie Shqiperia.
 
Perveç shqipetareve qe jetojne ne Ukrahine me shekuj, Ramses2 e njeh vec kuçka me emer Zelesnkja, dhe ai veç se ky i joni ka mallin e mire, te tjeret se dijne as ku bie Shqiperia.
Se do ta myll per sot,pasiqe do marojme pune ne oren 21 danas(SHYQYR).

ATEHERE....

Ukraina është në një pozicion të ri force, tha kancelari Merz.
Ai iu drejtua Moskës me një mesazh të qartë.....Është koha për të filluar negociatat, për të ngrirë vijën e frontit dhe për ti dhënë fund vrasjeve.

Pra...ky ARSCHLOCH gjermon,natro ruset me LUTCHERAT.

PERSE?

NUK eshte ne pozicionin qe...tju japi ULTIMATUM.

FUND.
 
Ti thotë dikush Ediotit
Na rr.fsh .opet çelbësirë , @drague saktë shkruajta
Ti & Edioti i Ukrainës shkatërruat dhe deformuat komunitetin për 1000 vitet e ardhshme
 
Last edited:
He is genius… e njeh Europen dhe politiken me rrenje dhe dhemballe .

Me qejf do te kisha deshire qe te na prezantonte edhe te pakten dy mandate te tjera pas 2029 ses… se do te ja kishim pare edhe hajrin .
 
Edveri krijon/shfrytezon oportunitete per pastrimin e parave te baroneve te droges, duke nderkombetarizuar industrine e ndertim-betonizimit.
 
Rama është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë dhe ate qe ka bërë per Shqipërinë në arenën ndërkombëtare , nuk e ka bërë njeri në 100 vitet e kaluara...
 
O pall, o merhum, lëre Ukrainën po shif e jep dorëheqjen!
Ky do zgjidhi hallet e botës, a thua se i ka zgjidhur hallet e Shqipërisë!
 
Back
Top