Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rama: Që nga 2013, leku dhe kriminelët nuk vendosin.

Deri në 7 gra e kemi me ligj ne muslimanët.
me duket se e rrite nje çik artificialisht 😁 se keta myslimonet qe kam tek magazina, thone 4 😁
ndersa une qe jam gjysem myslimon e gjysem kristian, me takojne dy 😁 veçse fatkeqesisht, me iku jeta vetem me nje 😁
 
me duket se e rrite nje çik artificialisht 😁 se keta myslimonet qe kam tek magazina, thone 4 😁
ndersa une qe jam gjysem myslimon e gjysem kristian, me takojne dy 😁 veçse fatkeqesisht, me iku jeta vetem me nje 😁

Ç'bër 7 e ç'bëri 4 apo 5, mjafton ti mbash mirë që mos të lindin xhelozi mes njëra tjetrës.
 
  • Haha
Reactions: par
Ky shkerdhate kriminelet I beri ministra e kryetare bashkishe. Nuk ka kush te kundeshtoje. Shqiptari mjaftohet me nje cope buke. Ngopet edhe me endrra me sy hapur. A thu se ka 6 jete
 
Edi Rama: Që nga 2013 leku dhe kriminelët nuk vendosin asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota!
 
Albanian Files ose Edi Rama si arkitekti i puçit të betonit!

...Në Shqipëri, tragjikja me Edi Ramën nuk është debati mbi estetikën e urbanizmit, sepse në këtë pikë secili mund të ketë një opinion të vetin, por mungesa e çdo debati. Çdo gjë me vlerë publike në territorin e Shqipërisë vendoset nga Edi Rama, që nga ligjet, nga shpronësimet, tek caktimi i arkitektit e deri siç po e shohim sot, tek parathënia e librit të 60 arkitektëve me famë botërore kushtuar Eldorados shqiptare ku ata po fitojnë kontrata e para si në asnjë cep tjetër të botës. Normalisht, parathënien e një libri profesionistësh botërorë e bën një kryeekspert po me aq famë botërore. Në rastin shqiptar, kryeeksperti i arkitekturës dhe i urbanizimit të territorit të Shqipërisë është Edi Rama. Me një të rënë të lapsit, ai hap siparin e jo pak, por mbi 500 projekteve pa minimumin e një konsultimi publik. Edhe Emiri i Katarit do ta kishte zili…

 
INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik!

Në libër, arkitektë me famë botërore dëshmojnë me sinqeritet se si janë kontaktuar personalisht nga kryeministri (madje edhe përmes rrjeteve sociale si Instagram) apo zyrtarë të lartë, për t’u vënë më pas në kontakt me biznesmenë lokalë të fuqishëm. Arkitektët e huaj faturojnë çmime deri në 10-fish më të larta se tregu vendas, por investitorët shqiptarë e shohin këtë si një garanci absolute.

Në orën 10 të mbrëmjes së 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori një telefonatë të pazakontë nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill.

“Edi do të të telefonojë,” e njoftoi ai.

Chermayeff, 45 vjeç, drejton një studio arkitekture me qendër në Berlin dhe Nju Jork dhe deri në atë kohë, nuk kishte menduar ndonjëherë seriozisht për Shqipërinë. Por telefona rezultoi të ishte një goditje e fatit për studion e tij.

Në anën tjetër të linjës nuk ishte Edi, por Adelajda Roka – një zyrtare e lartë shqiptare që drejton Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

“Në pak kohë na u kërkua të bënim dy projekte në Tiranë, njëri prej 30 mijë metrash katrorë dhe tjetri prej 15 mijë metrash katrorë,” shkruan Chermayeff në librin e bujshëm të titulluar “The Albanian Files”.

Ai thotë se ra dakord, “pa e kuptuar vërtet se çfarë po ndodhte”.

Vetëm pak javë më vonë, arkitekti amerikan mori avionin drejt Tiranës në një udhëtim që përshkruhet me nota edhe më të mëdha habie. Ai u prit në pistën e avionit dhe u dërgua në një vilë, të cilën e quan “House of Comrades”.

Ai takoi më pas klientët e tij të parë shqiptarë – një grup i vogël prej tre biznesmenësh, secili me makina G-Wagon, ora “Richard Mille” dhe byzylykë floriri të markës “Cartier”. Në vizitën që i bëri vendit ku do të projektohej një kullë 44 katëshe e lartë, ata i thanë se kishte dorë të lirë që të bënte çfarë të donte. Chermayeff i quan ata me krenari our guys – ‘çunat tanë’...

 
Back
Top