Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Raporti i britanikëve që ‘shkundi’ Specialen shpaloset sot në Hagë

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,493
Pikët
113

1781174829755.png

Raporti i britanikëve që ‘shkundi’ Specialen shpaloset sot në Hagë – Tahiri jep detajet (VIDEO)​

1781174360689.png

11.06.2026 08:51
Besnik Tahiri, gazetar në Klan Kosova


Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC) ka shkaktuar reagime të forta në Gjykatën Speciale.​

Autorët e raportit do t’ua prezantojnë të gjeturat diplomatëve evropianë dhe amerikanë në një takim të mbyllur në Hagë, ku do të marrin pjesë edhe organizata dhe institucione që merren me drejtësinë ndërkombëtare dhe tranzicionale.
Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se ky raport që shkundi Specialen, do të prezantohet sot në Hagë.
Ky raport është mjaft i rëndësishëm në kontekstin e Gjykatës Speciale dhe gjykimit që tashmë i ka ardhur fundi, ndaj presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Këtu në Hagë të Holandës, pranë Gjykatës Speciale në muajin mars ka dalë një raport preliminar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, dhe ky raport ka shkaktuar shkundje të mëdha, sidomos në Gjykatën Speciale, kjo për faktin se raporti i këtyre dy ekspertëve të pavarur nga Britania e Madhe ka gjetur se të drejtat e njeriut ndaj katër të akuzuarve janë shkelur, për vetë faktin që Gjykata Speciale, sipas raportit, nuk e ka gjetur kurrë arsyen më të vogël, qoftë edhe ajo familjare, për t’i liruar me kusht, ose lirim të përkohshëm në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri në Klan Kosova.

Interesim i madh për prezantimin e raportit të britanikëve që “tronditi” Gjykatën Speciale
Demokracia
11:50 | 11 Qershor 2026
image-43-600x360-1-1.png

Share:
Share
Tweet

Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), Gus Waschefort dhe Lauren Lederle, ka shkaktuar reagime të forta në Gjykatën Speciale.​

Autorët e raportit këtë të enjte po ua prezantojnë të gjeturat diplomatëve evropianë dhe amerikanë në një takim të mbyllur në Hagë, ku po marrin pjesë edhe organizata dhe institucione që merren me drejtësinë ndërkombëtare dhe tranzicionale.
Nga afër po e përcjell edhe gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, sipas të cilit, interesimi është tejet i madh në prezantimin e këtij raporti.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk kanë marrë pjesë në takimin e thirrur, ka bërë të ditur Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj.

Qelaj tha se ata ishin të ftuar, por nuk dihen arsyet e mungesës së tyre në këtë takim. Ai gjithashtu theksoi se Avokati i Popullit nuk ka asnjë ndërhyrje në raportin e publikuar nga pala britanike.
Po ashtu, gazetari Tahiri bëri të ditur se në Hagë ka pjesëmarrje të madhe edhe të korit diplomatik të akredituar në Hagë, nga shtete të BE-së dhe të tjera.
 
Last edited:
1781195987785.png

Teatri prapa perdeve: Ekspertët e BHRC-së përmendim veprime të Trendafilovës në dëm të krerëve të UÇK-së
Demokracia
15:15 | 11 Qershor 2026

Share:
Share
Tweet
Ekspertët britanikë përmendin rastin kur Trendafilova largoi gjyqtarin Ambos pasi që kishte folur për mundësinë që Thaçi të mbrohej në liri.
Kur një gjyqtar i Apelit në Gjykatën Speciale, Kai Ambos, foli për mundësinë që Hashim Thaçi të lirohej për mbrojtje në liri në një vend të tretë, Kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, e ndryshoi panelin e gjyqtarëve. Kai Ambos u largua.
Kjo është një nga praktikat shqetësuese në një gjykatë që synon të ndajë drejtësi, e cila u përmend të enjten në Hagë nga ekspertët e organizatës “The Bar Human Rights Committee of England and Wales” (BHRC), gjatë prezantimit të raportit për Gjykatën Speciale.

Raporti i tyre, prej 90 faqesh, ka konstatuar shkelje të të drejtave të të akuzuarve në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një tjetër aspekt shqetësues, që u përmend nga hulumtuesit Gus Waschefort dhe Lauren Lederle, ishte koha e gjatë e marrjes në pyetje nga ana e gjyqtarëve, krahasuar me kohën që u jepej palëve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo, sipas tyre, detyronte mbrojtjen të shpenzonte orë të tëra për të sqaruar çështje të ngritura nga gjyqtarët gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
Ndërkohë, Prokuroria shfrytëzonte vetëm pak minuta për t’iu përgjigjur çështjeve të ngritura nga gjyqtarët.
Sipas hulumtuesve, kjo nënkupton mungesë të barazisë së armëve ndërmjet palëve, një parim i garantuar nga standardet ndërkombëtare të drejtësisë.
Në konferencë, hulumtuesit e BHRC-së përmendën edhe raste kur gjyqtarët, veçanërisht Guénaël Mettraux, kanë bërë pyetje sugjestive gjatë seancave gjyqësore.
Takimi i dhjetorit 2020 mes Ekaterina Trendafilovës dhe prokurorit Jack Smith me ambasadorë të Bashkimit Evropian u cilësua nga hulumtuesit britanikë si diçka e pazakontë.
Sipas tyre, deklarimet e bëra aty lidhur me lirimin ose jo të krerëve të UÇK-së përbëjnë cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë.
Gjatë prezantimit të raportit u konstatua po ashtu se dokumentet e siguruara nga Serbia dhe pranimi i një pjese të madhe të tyre pa një procedurë të plotë testimi dhe verifikimi kanë qenë ndër kontestimet kryesore.
Hulumtuesit theksuan se pranimi i këtyre dokumenteve është problematik, duke pasur parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Sipas raportit të BHRC-së, Prokuroria ka përdorur rreth 2354 dokumente të siguruara nga Serbia.
Në këtë konferencë në Hagë janë ftuar edhe përfaqësues të Gjykatës Speciale. Megjithatë, askush nga përfaqësuesit e saj nuk është paraqitur.
Ftesën drejtuar Gjykatës Speciale e ka konfirmuar gjatë konferencës Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, në fjalën e tij hapëse.
Qelaj theksoi se raporti është autentik dhe i pavarur, i hartuar nga organizata BHRC pa asnjë ndërhyrje nga institucionet e Kosovës apo nga ndonjë instancë tjetër.
Të pranishëm në këtë konferencë janë diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Hagë.
 
Back
Top