Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Real Madrid C.F. ⚪️⚪️

Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Po pse nuk e ke pare ndeshjen ti qe ti sjell une videot ketu.

e kam pare. pikerisht per kete arsye po them, sill videon.
se kam dyshimin qe po ia fut kot. po flet nga inati qe barcelona nuk arriti te tregonte "forcen", sic pate thene dhe u bene 5 clasico qe nuk sheh fitore. haha.

une solla videon per nderhyrjen me dore te rafael... penallti dhe karton i kuq qe nuk u dha.
jo vetem qe nuk i kam pare ato prekjet me dore qe paskan qene penallti sipas teje, por as nuk i kam lexuar ne ndonje gazete...
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Nuk flas nga inati se mua asgje nuk me hyn ne xhep si fitoi njeri apo tjetri ekip. Po te behemi real ketu. Nese e ke pa ndeshjen edhe ti e di qe kishte prekje te topit me dore edhe pse jo te qellimshme. Por gjithsesi qe jane penallti.

E sa per barcelonen nuk doli ashtu si kam menduar por mjafton qe kane zhvilluar loje te mire.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Nuk flas nga inati se mua asgje nuk me hyn ne xhep si fitoi njeri apo tjetri ekip. Po te behemi real ketu. Nese e ke pa ndeshjen edhe ti e di qe kishte prekje te topit me dore edhe pse jo te qellimshme. Por gjithsesi qe jane penallti.

ti thua qe kishte 2 penallti per shkak te prekjeve me dore, te cilat nuk iu dhane manchesterit?!?! askund nuk po lexoj qe dikush pretendoka per dicka te tille.
nuk e di cilen ndeshje ke pare.
je i vetmi person qe po i thua ato gjera. haha.

po te kishin qene sic thua ti, tifozet e manchesterit do na kishin mbushur me video ne youtube, ashtu si ka video per nderhyrjen e nani-t apo doren e rafael...
 
Ok vazhdo lexo gazetat ti.

Une me shume i besoj asaj qe e kam pa vet me sy sesa dikujt qe shkruan ne gazeta ose ne forume. Ti vazhdo kerko se ndoshta gjen diqka :D
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

fitore shume e veshtire dhe pas nje loje jo te mrekullueshme.
pjesa e pare shume e dobet. por per mua rendesi ka fitorja.
diego lopez me i miri ne fushe. ronaldo tregoi edhe nje here se cfare lojtari deciziv eshte. te bukura duartrokitjet e tifozeve te manchesterit per te ne prezantim dhe reagimi i tij pas shenimit te golit te fitores ne shenje respekti per ish ekipin...
mou eshte vertete special. pervec se trajner i madh, u tregua burre i vertet ne fjalet e tij pas ndeshjes...

HATERS GONNA HATE.

p.s. me ke ishe sonte drague?

Patet fat dhe asgje me teper.Por urime,pergezime dhe mbase heren tjeter ngushellime....
Me Manu isha une mbreme,sepse ate Mou-n nuk e honeps dot!
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ok vazhdo lexo gazetat ti.

Une me shume i besoj asaj qe e kam pa vet me sy sesa dikujt qe shkruan ne gazeta ose ne forume. Ti vazhdo kerko se ndoshta gjen diqka :D
edhe une i besoj asaj qe kam pare dhe kur dua t'i mbush mendjen dikujt, i sjell video apo foto dhe argumentoj...

ti nuk mund te sjellesh asgje sepse nuk ka ndodhur asgje. si perfundim qenke i vetmi person qe e paske vene re nje gje te tille...
ti nuk mban mend as emrin e lojtarit qe ka prekur topin me dore. imagjino se me cfare syshe e ke pare ndeshjen.
vazhdo shiko gjera qe nuk i sheh askush tjeter, por kujdes. mund te jete e rrezikshme. :D
cfare eshte hapi tjeter? te thuash qe reali luajti me 15 lojtare, por vetem ti e vure re?

Patet fat dhe asgje me teper.Por urime,pergezime dhe mbase heren tjeter ngushellime....
Me Manu isha une mbreme,sepse ate Mou-n nuk e honeps dot!
nuk ka gje. fati qe na mungoi ne ndeshjen e pare (14 gjuajtje ne porte) na buzeqeshi ndeshjen e dyte. manchester nuk meritoi te humbte mbreme. e them haptazi.
p.s. po ti i pe ato 7 rastet e penalltive si rrjedhoje e prekjeve me dore te lojtareve te realit? se kush ishin, eshte akoma enigme. haha.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

edhe une i besoj asaj qe kam pare dhe kur dua t'i mbush mendjen dikujt, i sjell video apo foto dhe argumentoj...

ti nuk mund te sjellesh asgje sepse nuk ka ndodhur asgje. si perfundim qenke i vetmi person qe e paske vene re nje gje te tille...
ti nuk mban mend as emrin e lojtarit qe ka prekur topin me dore. imagjino se me cfare syshe e ke pare ndeshjen.
vazhdo shiko gjera qe nuk i sheh askush tjeter, por kujdes. mund te jete e rrezikshme. :D
cfare eshte hapi tjeter? te thuash qe reali luajti me 15 lojtare, por vetem ti e vure re?

Une nuk e lodh trurin te kerkoj ne gazeta dhe youtube dhe te sjell te te bind ty. Kam pune me te mencura per te bere.
Sjam une i vetmi jo , ka shume qe e kane pare qe kishte prekje me dore, po ka perfundu ajo loje dhe sja vlen te merresh më me të.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

boh. ti ngul akoma kembe. per mua je duke ia futur kot.
mire qe nuk kerkon online (se s'gjen gje), por nuk te kujtohet as se kush ishin ata qe e kane prekur topin e dore.
nejse.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

nuk ka gje. fati qe na mungoi ne ndeshjen e pare (14 gjuajtje ne porte) na buzeqeshi ndeshjen e dyte. manchester nuk meritoi te humbte mbreme. e them haptazi.
p.s. po ti i pe ato 7 rastet e penalltive si rrjedhoje e prekjeve me dore te lojtareve te realit? se kush ishin, eshte akoma enigme. haha.
Jo nuk pashe asnje rast te tille.
Nuk fiton gjithmone me i miri,por eshte fakt qe Reali eshte me tutje!E kuqja penalltite harrohen.
klm
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

fitore shume e veshtire dhe pas nje loje jo te mrekullueshme.
pjesa e pare shume e dobet. por per mua rendesi ka fitorja.
diego lopez me i miri ne fushe. ronaldo tregoi edhe nje here se cfare lojtari deciziv eshte. te bukura duartrokitjet e tifozeve te manchesterit per te ne prezantim dhe reagimi i tij pas shenimit te golit te fitores ne shenje respekti per ish ekipin...
mou eshte vertete special. pervec se trajner i madh, u tregua burre i vertet ne fjalet e tij pas ndeshjes...

HATERS GONNA HATE.

p.s. me ke ishe sonte drague?
une jom milanist. kshu qe isha asnjanes
shif futboll te bukur pa tifozllik-paqe-
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Real Madridi do ta shkel cdo ekip qe i del :p,

Kete vit do ta marrim Ligen e Championeve, ju te tjeret flladituni :p

HALA MADRID
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Mourinho: Ky Real, dështimi im më i madh

Jose Mourinho e ka pranuar pas humbjes së kupës se ka dështuar keq këtë edicion me Real Madridin.
Trajneri portugez tha se ky edicion është një nga më të dështuarit të tij në karrierë."Ky sezon është më i keqi në karrierën time. Ky Real Madrid që drejtoj unë tani, thjesht ka dështuar. Sa i përket finales unë mendoj se humbja për ne nuk ishte e merituar.
Për të ardhmen nuk dua të flas, në kontratë kam edhe 3 vite të tjera por se ende nuk kam biseduar me drejtuesit e skuadrës" deklaroj Mourinho./indeksonline/
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Tifozat e Realit mbreme

foto.php

E pash kete me heret,thua te jen me shume serb keta tifozat?
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Mourinho me kete sezon tregoi se eshte nje trajner medioker. As fuqia ekonomike e nje klubi si Real Madrid nuk e "ndihmoi' te fitonte CHL.

Carletto Ancelotti drejt Madridit ... Pas kaq vitesh do rikthehem te bej tifo per madrilenet ...
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

po nuk ka bere blerje kolosale reali pas ardhjes se mourinhos.
perpara se te shkonte mou, reali eleminohej rregullisht ne round te dyte dhe tashme nuk ishte as koke grupi ne CL. ndersa pas ardhjes se tij u kthye ne nje der 4 klubet me te mira ne europe.

te quhet trajner medioker dikush qe ka fituar sa ai, eshte budallallek.
ka fituar CL me ekipe qe nuk kane qene pretendente si porto dhe inter. ka fituar kampionate e kupa kudo.

mund ta kesh inat pasi eshte arrogant, por ta quash trajner medioker, nuk ka kuptim.
 
Mourinho sapo mberriti ne Madrid shpenzoi 77,5 mln €uro. Nderkohe nje vit me pare Perez kishte shpenzuar 252 mln €uro.
Kur mberriti ne Madrid gjeti dy nga lojtaret me te mire ne bote, Kaká dhe C. Ronaldo. Dy lojtare kardinal, ne mos lider te dy skuadrava qe kishin fituar CHL. Te parin e dogji, te dytin e ktheu ne nje lojtar normal.

Mourinhos i ka ndihmuar fati per te fituar CHL. Ai vetem nje ndeshje ka nxjerre gjate gjithe karrieres se tij ne Europe, fitoren ndaj Barces ne Milano.
Sa qe tek Chelsea s'beri asgje, mgjs kishte nje skuader plot me yje. Sa iku ai Chelsea preku me dore endrren Champions.

Mourinhos i ka ngel vetem fama nga CHL e fituar me Porto.

Shife ku ka per te shku Real nqs shkon Ancelotti.

Mgjs Carletto beri gabimin me te madh te karrieres kur refuzoi stolin e M.UTD ...
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Konfirmohet fundi i Jose Mourinhos në Real Madrid

foto.php

Florentino Perez është paraqitur sot në konferencë për media për të publikuar të ardhmen e Jose Mourinhos në Real Madrid. Perez ka konfirmuar largimin e Jose Mourinhos nga Real Madridi e që sipas tij është një marrëveshje mes dy palëve.
"Vendimi jonë është i fundit. Real Madridi ka arritur një marrëveshje dy palëshe me Jose Mourinhon. Mourinho nuk do të jetë trajner i Real Madridit në edicionin tjetër. Largimi i tij do të ndodhë në fundin e këtij edicioni. Vitin e kaluar ishte më konkurues, fituam La Ligën, kishim rekorde në futboll, gjë e cila nuk ndodhi këtë edicion. Ne jemi duke ndjekun rrugën tonë, rrugën e sukseseve për të cilën njihet Real Madridi" deklaroj Perez./Indeksonline/
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Mourinho sapo mberriti ne Madrid shpenzoi 77,5 mln €uro. Nderkohe nje vit me pare Perez kishte shpenzuar 252 mln €uro.
Kur mberriti ne Madrid gjeti dy nga lojtaret me te mire ne bote, Kaká dhe C. Ronaldo. Dy lojtare kardinal, ne mos lider te dy skuadrava qe kishin fituar CHL. Te parin e dogji, te dytin e ktheu ne nje lojtar normal.

Mourinhos i ka ndihmuar fati per te fituar CHL. Ai vetem nje ndeshje ka nxjerre gjate gjithe karrieres se tij ne Europe, fitoren ndaj Barces ne Milano.
Sa qe tek Chelsea s'beri asgje, mgjs kishte nje skuader plot me yje. Sa iku ai Chelsea preku me dore endrren Champions.

Mourinhos i ka ngel vetem fama nga CHL e fituar me Porto.

Shife ku ka per te shku Real nqs shkon Ancelotti.

Mgjs Carletto beri gabimin me te madh te karrieres kur refuzoi stolin e M.UTD ...
dukesh qe te mungon qofte edhe minimumi i objektivitetit per te bere nje diskutim normal.
vetem ti mund te thuash qe mourinho e ka kthyer ronaldon ne "lojtar normal" dhe se gjate gjithe karrieres ka nxjerre vetem nje ndeshje ne europe.
hahahahah. qeshin gomeret nga keto qe the.
cfare koincidence. interi kishte dhjetra vjet qe enderronte championsin dhe e fitoi me mourinhon. sa fat.

Nje deshtak arrogant.
3 here ne gjysem finale dhe deshtoi?
Borusia e shkerdheu.Shqip.
Plus Bayern e vertetoi.
Eshte king vllai,apo jo!
Koha e columbos ka mbaruar.
PIKE.
3 here ne gjysemfinale te beka deshtak. haha.
nuk e di a e ke te qarte kuptimin e fjales deshtak. jo per gje, por t'i bashkangjisesh kete fjale, njerit nder trajneret qe ka fituar me shume tituj eshte budallallek.
lini menjane urrejtjet dhe simpatite e diskutoni per futboll ne menyre pak me objektive, se te lexosh gjera te tilla eshte turp.
sa gjysemfinale beri reali vitet perpara se te shkonte ai? as me dylbi nuk i shikonte. nuk ishte as koke grupi ne CL. ishte ekip i klasit te dyte.
borusia e shkerdheu? po. ne ndeshjen e vajtjes. ne ardhje per pak sa nuk u be mrekullia.
plus bayerni e vertetoi? cfare vertetoi?
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Kur mberriti ne Madrid gjeti dy nga lojtaret me te mire ne bote, Kaká dhe C. Ronaldo. Dy lojtare kardinal, ne mos lider te dy skuadrava qe kishin fituar CHL. Te parin e dogji, te dytin e ktheu ne nje lojtar normal.
Kaka errdhi i lenduar,dhe nga prespektiva e sotme shihet qe eshte mbivleresuar.Ka pasur nje sezon kulmor,kur VET arriti ta marr Champions per Milanin.Sot eshte vetem nje lojtar mesatar...Ndersa Ronaldo nen Mourinjon eshte shume me i mire dhe lojtar me i kompletuar se sa ka qene te Ferguson...Ronaldo te Real eshte kthyer ne normalitet,konstatim i cuditshem !!
Mourinhos i ka ndihmuar fati per te fituar CHL. Ai vetem nje ndeshje ka nxjerre gjate gjithe karrieres se tij ne Europe, fitoren ndaj Barces ne Milano.
Cka eshte ndeshje e madhe,te themi ne Champions arriti me 2004 me nje ekip si Porto te eliminoj Manchester Utd. edhe ate ne Old Traford - dhe me vone arriti te marr Champions !!
Me 2010 ,prap me nje ekip jo favorit arriti disa fitore ndaj te medhenjeve : Kaloi Chelsea me dy fitore,Eliminoi Barcelonen e tmerrshme edhe ate ne Camp Nou me nje lojtar me pak,mundi ne Finale paster Bayern M. dhe e mori Champions !!
Dominim i Mourinjos posa errdhi ne Angli,dominim me Interin ne Seria A,ndali dominimin e Barcelones ne Primera.... Nuk jane rastesi keto,as fat !

Shife ku ka per te shku Real nqs shkon Ancelotti.
Po edhe nese vie ne Bernabeu ,ku do i coj trashalluqi - me se shumti ne 1/4 eventualisht ne gjysemfinale te Champions dhe do te dominohet nga Barcelona ne kampionat.

Strategu i famshem Carllito qe humb finalen e Champions per 45 min. kur udheheq me 3:0..paramendo udheheq 3:0 dhe humbet finalja nga strategu,rikthim i Deportivos 4:0 ,...ekipet e tij zakonisht shenojne nga 60 gola ne kampionat ,mendon qe me kaq gola ne nje kampionat me Barcelonen mjaftojne ti marresh Primera Barcelones ??
 
Back
Top