• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Real Madrid C.F. ⚪️⚪️

Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ndeshja e pare e Realit perfundoi 0:0!
Nuk verejta dicka speciale ne lojen e Realit.
Fillimi nuk duket aq premtues.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

A ka Madrista ky FORUM O HEY O HEY :)

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=H0FwwrrN0tU"]https://www.youtube.com/watch?v=H0FwwrrN0tU
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

James Rodriguez all goals for Real Madrid

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=mguh5_LTW8E"]https://www.youtube.com/watch?v=mguh5_LTW8E
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Nje ndeshje shume e bukur qe kete vetem Real Madridi di ta beje

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=x8LTUFCkV50"]https://www.youtube.com/watch?v=x8LTUFCkV50
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ja edhe kjo nje ndeshje qe per shume ekipe, vetem enderr mund te jete

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=fJrbRMxnvd4"]https://www.youtube.com/watch?v=fJrbRMxnvd4
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ta mundesh Bayernin ne stadiumin e tyre eshte nje gje thuajse e pamundur, e kete normal qe e ka arrit Real Madridi. Dhe ate me rezultat 0 - 4.

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=ksPpyoZ2GA8"]https://www.youtube.com/watch?v=ksPpyoZ2GA8
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Barcelona duke udheheqe 1 me 0, arrin Real Madridi me mujt 3 me 1, futboll tamam me zemer.

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=bJotxHV6whw"]https://www.youtube.com/watch?v=bJotxHV6whw
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Cristinano Ronaldo, apo me mire me thene lojtari me i mire qe ka pare syri i njeriut,shenon 5 gola ne ndeshje, e mund Espanjolin me rezultat 6 me 0, ku 5 golshi i Ronaldos ishte diqka i magjikshem, duke e bere kete dy here radhazi.

Ronaldo me pesëshe, Reali luan tenis me Espanyolin

ronaldo-me-pes-euml-she-reali-luan-tenis-me-espanyolin-video_hd.jpg


Real Madrid ka arritur edhe fitoren e dytë në edicionin e ri në La Liga.
Skuadra e trajnerit Rafa Benitez, ka arritur të fitojë në Kataluni, ku kishte përballë Espanyolin.

Në fund rezultati ishte 6-0 në të mirë të madrilenëve, në një ndeshje ku shkëlqeu futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA për vitin 2015, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo realizoi hiq më pak se pesë gola në këtë takim, ndërsa një tjetër u shënua nga Benzema pas asistimit të portugezit.

Portugezi fillimisht shënoi hat-trick në pjesën e parë duke shënuar golat në minutat 7,17 dhe 20, ndërsa Benzema shënoi në minutën e 28-të.

Dy golat e fundit në ndeshje ylli portugez Cristiano Ronaldo i shënoi në pjesën e dytë ku të katërtin personal e realizoi në minutën e 61-të ndërsa të pestin 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Real Madridin në La Liga, pasi në ndeshjen e parë luajtën pa gola 0-0 ndaj Gijonit. /Telegrafi/
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=4C1LYmB4VkE"]https://www.youtube.com/watch?v=4C1LYmB4VkE
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Gola me corape. Dhe kto festimet i ka bajat fare ,nje lojtar i madh ska nevoje te beje gjeste te sforcuara. Ka lezet Messi shenon dhe gjithmone feston natryshem ,si ti vije.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Gola me corape. Dhe kto festimet i ka bajat fare ,nje lojtar i madh ska nevoje te beje gjeste te sforcuara. Ka lezet Messi shenon dhe gjithmone feston natryshem ,si ti vije.

Plako hera e dyte qe shenon 5 gola ne nje ndeshje, pastaj per 7 sezona u be golashenuesi me i miri ne histori te Real Madridit. Eshte i madh.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ne ndeshjen e fundit,mbrojtja ishte komplet ne gjume,Lumo.
Ne dy ndeshjet e para nuk ishte i zoti te shenon as 1 gol te vetem.
Ah,ok,aty ku nuk shenon,i kompenzon me ekipet qe nuk kan mbrojtje.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

sa gola i ka shenuar me penallti apo kshu qyl? -qesh-



te dhjefsha futbollin e sotem, kur nje si Kristina konkuron per topin e arte -qesh-
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Sot ishte si lopa shterpë -qesh-

Plako ke te drejte, sot nuk ishte ne diten e tij, i ndodhe cdo futbollisti.

Ja ai lart teje kur shiqon futboll ma ........ bilbil nanen. Duhet me lan futbollin krejt.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Granada u demtua.Goli qe shenuan nuk ishte jashte pozite.
Nuk eshte se nuk ishte dita e tij,po nje mbrojtje pak e organizuar kete e paralizon komplet.
Yll si Kim Kardashian -qesh-
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Granada u demtua.Goli qe shenuan nuk ishte jashte pozite.
Nuk eshte se nuk ishte dita e tij,po nje mbrojtje pak e organizuar kete e paralizon komplet.
Yll si Kim Kardashian -qesh-

Plako kogjo shiqon futboll ti :), edhe detajet me te vogla nuk te paskan ikur :)
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Zyrtare: Zidane trajneri i ri i Realit

zyrare-zidane-trajneri-i-ri-i-realit_hd.jpg


Florentino Perez në konferencën për shtyp për media ka bërë publike se bordi i klubit ka vendosur, Zinedine Zidane te jetë trajner i ri i Realit Madridit.

I e zëvendësoi Rafa Benitezin e shkarkuar, i cili u shkarkua nga detyra vetëm pas pesë muajsh.

Tekniku francez ishte trajner i të rinjve të Realit. /Telegrafi/

Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se do të jap gjithçka për klubin.

Ish futbollisti i njohur i madrilenëve u prezantua nga presidenti Florentino Perez.

“Do të jap gjithçka nga vetja ime për të bërë më të mirën për këtë klub”.

“Është shumë ditë e rëndësishme për mua. E vetmja gjë që mund të them është se do të jap gjithçka”

“Prej momentit që kam ardhur si futbollist në këtë klub e kam kuptuar madhështinë e tij”.

“Jam më shumë i emocionuar se kur kam nënshkruar si lojtar”.

“Ne kemi fansat më të mirë në botë dhe klubin më të mirë në botë. Do të bëjë gjithçka që të fitojë”, ishin fjalët e para të Zidane si trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

e moret vesh qe Zinedine Zidan u vendos tranjeri i Realit. se di a do ia arrisi qellimit. po me frike e kam :D
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ky Perezi s'merret vesh. Shume shpejt e hoqi Rafen qe per mendimin tim eshte nder trajneret me t'mire n'qarkullim ,por sot per fat t'keq ligjin e bejne yje te tipit ronaldo me shoke. Po nuk i pelqeu trajneri ktyre te heqin per 24 ore. T'shohim Zizun tani sa i ka vjedh nga zanati Ancelottit dhe Rafes :D
 
Back
Top