- Anëtar
- Aug 21, 2011
- Postime
- 35,831
- Pikët
- 113
Ka disa tema ku flitet per librat e fundit qe kemi lexuar. Por ideja e kesaj teme eshte qe te shtojme edhe nje pershkrim te shkurter, duke perfshire edhe ndjesite qe na kane lene, me shpresen qe te ndihmojme sadopak ata qe kane medyshje ne zgjedhjet e librave per te lexuar.
Po e nis me Domani e per sempre te Ermal Metes.
Pervec teksteve te kengeve te mrekullueshme, Ermali eshte nje djale i artikuluar dhe empatik- me sa e kam degjuar ne intervista. Prandaj kisha pritshmeri te larta, te cilat nuk u zhgenjyen aspak.
"Domani e per sempre" flet per historine e Kajanit, nje djale i lindur me luften e dyte boterore, per te cilin kam ndjere shume dashuri. Fillimisht i perkedhelur nga sistemi komunist, jeta i rezervon shume te papritura, te cilat e shpien larg Shqiperise- mes peripecish te shumta dhe grimcash lumturie. Ne fund, po ai sistem qe e perkedheli aq shume, behet varri figurativ i tij.
Eshte nje roman qe rrjedh, me nje gjuhe te thjeshte por efikase. Me personazhe te shumte, me nje pjese te te cileve eshte e veshtire te mos ndjesh dhembshuri e me pjesen tjeter sheh fytyren e vertete te nje sistemi gjakatar, i cili tjetersoi njeriun deri ne palce te shpirtit.
Me ka pelqyer gjithashtu sepse, pervecse shkruar mrekullisht, e njeh lexuesin italian me nje pjese te historise se Shqiperise per te cilen nuk njihet dhe nuk flitet aspak.