• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Refuzimi i Kurtit për gazin amerikan, Hasani: S’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,603
Pikët
113



1781304557207.png

Refuzimi i Kurtit për gazin amerikan, Hasani: S’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë​

NACIONALE
1 orë më parë
23:10
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka shprehur skepticizëm se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do ta mbështesë projektin për gazin amerikan, duke vlerësuar se kundërshtimi ndaj tij lidhet me interesa të caktuara në sektorin e energjisë.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin Rubikon, Hasani tha se përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë energjetike të aleatëve dhe partnerëve të saj përbën një strategji afatgjatë, e cila sipas tij nuk varet nga administratat e veçanta në Uashington.
“Deklarata e Kurtit është riorientim strategjik i SHBA-së dhe unë jam i bindur që ky dimension i pavarësisë energjetike të aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së do të jetë konstant edhe në të ardhmen, kur të mos jetë administrata Trump”, tha Hasani.
Ai theksoi se kjo qasje synon të kufizojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në fushën e energjisë, duke shtuar se në Kosovë ekzistojnë grupe të interesit që përfitojnë nga gjendja aktuale e varësisë energjetike.
“Unë jam skeptik që Kurti e pranon gazin amerikan, për shkak se ata që lobojnë për ta mbajtur këtë varësi energjetike të Kosovës e kanë fushë të pafund për vjedhje dhe hajni. Sepse provat për vjedhje të energjisë janë të shpërndara në vende mos njohëse me të cilat për vite nuk mund të kesh bashkëpunim juridik që të luftohet krimi trans nacional. Unë besoj që kjo është arsyeja kryesore, faktet janë. Pa asnjë diskutim. Një miliard e më shumë janë, krejt skandalet e shpenzimet e papërgjegjshme të parasë publike në të gjitha vendet rreth Kosovës përfshi edhe Serbinë kanë shkuar në 200-300 milionë e me miliarda asnjëherë”, deklaroi ai.
Hasani gjithashtu pretendoi se dëmet financiare në sektorin e energjisë kanë arritur nivele shumë të larta dhe kërkoi nga kryeministri sqarime lidhur me qëndrimet e tij ndaj projekteve energjetike.
“Kurti e ka borxh para qytetarëve të Kosovës me tregu, siç kishte treguar kur ka qenë në opozitë, pse nuk bën projekti i Contour Global”, tha Hasani.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
IMG_7889.jpeg


Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan​

14 qershor 2026| 09:37
Themeluesi i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se njerëzit e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan”. Ai është shprehur i ashpër me Kurtin, duke pyetur “kush është ky njeri?”.

“Më 21 nëntor 2018, si Kryeministër i Qeverisë Haradinaj, vendosa taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.

lg.php
Më 1 prill 2020, Albin Kurti e hoqi taksën dhe e hapi tregun për mallrat serbe.

Më 20 dhjetor 2017, nënshkrova projektin me ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia.

Në vitin 2020, Albin Kurti e anuloi këtë projekt, duke i hapur derën importit të rrymës nga mafia energjetike e kontrolluar nga Serbia.

Në vitet 2021–2022, Kurti refuzoi edhe projektin amerikan të gazit”, shkruan Haradinaj.

Tutje, Haradinaj thotë “më 14 qershor 2026, mediat raportojnë për dhjetëra kamionë me mallra nga Serbia që presin të hyjnë në Kosovë. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit të kaluar, Kosova importoi energji elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro”.

“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan.

Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, thotë Haradinaj.
 
Gazi Amerikan | Gorani për deklaratën e Kurtit: T’i thuash ShBA-së “kam ide më të mirë” është ofendim
Demokracia
23:05 | 16 Qershor 2026
dukagjingorani-600x337-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Opinionisti Dukagjin Gorani kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kërkesës së SHBA-së për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan. Sipas tij, përgjigjja e Kurtit nuk është thjesht gabim politik, por një veprim i pamend që rrezikon ta vendosë Kosovën në përplasje me aleatin e saj më të rëndësishëm.
“Me i thënë jo një propozimi të aleatëve, ajo është refuzim, por me i thënë unë e kam një ide më të mirë, ajo është ofendim. Ajo që e pashë këto ditë, kryeministri Kurti doli dhe tha që ne e kemi një ide më të mirë. Mu kjo më brengos më shumë, sesa me i pas thanë jo. Me i thanë ti aleatit tanë kryesor për një projekt gjeopolitik, i cili është me dekada Iimenduar, me i thënë që ne e kemi një ide më të mirë, mendoj se është e pamend dhe krejt vendin munden me na fut në një situatë që neve na dëmton shumë”, tha ai ne Rubikon.
Ai shtoi se në raste të tilla nuk bëhet fjalë për një debat të zakonshëm politik, por për rreshtim strategjik me partnerin kryesor ndërkombëtar.

“Neve nuk na është ofruar një diskutim, por një kërkesë, një thirrje, një apel”, deklaroi ai, duke theksuar se aleancat kanë edhe kosto politike.
 
Haradinaj me një shkrim të gjatë për TC Kosova e Re që u anulua pasi VV e mori pushtetin: Çfarë do të fitonte Kosova
Demokracia
22:29 | 17 Qershor 2026
ramush-haradinaj-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një shkrim të gjatë të titulluar “Çfarë do të fitonte Kosova nga realizimi i projektit TC Kosova e Re?”.
Haradinaj shprehet se “projekti i Termocentralit Kosova e Re nuk përfaqësonte vetëm një investim energjetik, por një ndër projektet më të mëdha strategjike të planifikuara ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike, ekonominë e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve vendore”.
Duke deklaruar se “nga aspekti ekonomik, projekti parashihej të sillte një investim prej rreth 1.3 miliard euro, investimi më i madh privat dhe një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës”.

Në postimin më poshtë, Haradinaj ka radhitur përfitimet kryesore të këtij projekti:

Ramush Haradinaj



Çfarë do të fitonte Kosova nga realizimi i projektit TC Kosova e Re?
Projekti i Termocentralit Kosova e Re nuk përfaqësonte vetëm një investim energjetik, por një ndër projektet më të mëdha strategjike të planifikuara ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike, ekonominë e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve vendore.
Me një kapacitet të instaluar prej rreth 500 MW dhe kapacitet neto prej rreth 450 MW, centrali do të prodhonte afërsisht 3.35 TWh (TeraWatt orë) ose 3,350 GWh (GigaWatt orë) energji elektrike në vit. Me këtë nivel prodhimi, TC Kosova e Re do të përfaqësonte një nga burimet kryesore të energjisë bazë në Kosovë dhe do të reduktonte ndjeshëm nevojën për importe të energjisë elektrike.
Në kohën kur projekti ishte zhvilluar, kapaciteti i TC Kosova e Re vlerësohej se do të mbulonte rreth 50-60 % të konsumit vjetor të energjisë elektrike në Kosovë, bazuar në nivelin e konsumit të asaj periudhe. Duke marrë parasysh rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vitet e fundit, ku ngarkesa maksimale e sistemit gjatë dimrit arrin rreth 1,600 MW, kapaciteti neto prej 450 MW do të korrespondonte me rreth 28% të ngarkesës maksimale të sistemit elektroenergjetik.
Gjatë një periudhe operimi prej 30 vjetësh, TC Kosova e Re do të prodhonte afërsisht 100.5 TWh (100,500 GWh) energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme prodhimi për ekonominë dhe industrinë e Kosovës.
Megjithëse Kosova posedon rreth 12.5 miliardë tonë rezerva linjiti, TC Kosova e Re do të furnizohej kryesisht nga rezervat e Fushës së Kosovës, në zonën e Obiliqit, të vlerësuara në rreth 1.0-1.2 miliardë tonë. Me një konsum prej afërsisht 150 milion ton gjatë 30 vjetëve të operimit, projekti do të shfrytëzonte rreth 12-15% të rezervave të disponueshme për furnizimin e centralit, duke siguruar furnizim me linjit të mjaftueshëm për të gjithë jetën operuese të projektit.
Për më tepër, sipas dokumentacionit të projektit, TC Kosova e Re do të kishte rreth 39% më pak konsum neto të linjitit krahasuar me TC Kosova A dhe rreth 25% më pak konsum neto të linjitit krahasuar me TC Kosova B, duke mundësuar prodhim më efikas të energjisë elektrike nga i njëjti resurs vendor.
Projekti do të krijonte kërkesë afatgjatë për prodhimin e linjitit nga Mihjet e KEK-ut. Me një konsum të parashikuar prej rreth 5 milion ton linjit në vit, TC Kosova e Re do të siguronte një treg të qëndrueshëm për linjitin vendor për të paktën 30 vjet, duke mbështetur vazhdimësinë e operimit të sektorit minerar, ruajtjen e kapaciteteve profesionale dhe aktivitetin ekonomik të lidhur me nxjerrjen dhe transportin e linjitit.
Nga aspekti i sigurisë së sistemit elektroenergjetik, Kosova do të kishte në dispozicion një kapacitet bazë prodhues prej 450 MW, me efikasitet shumë më të lartë krahasuar me kapacitetet ekzistuese, duke rritur ndjeshëm stabilitetin operacional të sistemit dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Përmes sistemit të kogjenerimit, TC Kosova e Re do të mundësonte furnizimin e Termokosit me energji termike, duke krijuar mundësi për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe komunat përreth, uljen e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm energjetik.
Nga aspekti i menaxhimit të resurseve ujore, dokumentacioni zyrtar i projektit parashihte që TC Kosova e Re do të kishte rreth 10% më pak konsum neto të ujit krahasuar me TC Kosova B, falë përdorimit të teknologjive më moderne dhe më efikase të ftohjes dhe operimit.
Realizimi i projektit do të kontribuonte drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe në eliminimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara nga furnizimi jo i besueshëm me energji. Humbjet ekonomike të lidhura me furnizimin jo të besueshëm me energji vlerësoheshin në rreth 300 milion euro në vit, ndërsa sipas vlerësimeve të publikuara më vonë nga ContourGlobal, këto humbje arrinin deri në 415 milion USD në vit.
Sipas Raporteve Vjetore të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), gjatë periudhës 2023 - 2025 Kosova ka importuar gjithsej rreth 4.6 TWh energji elektrike, me një kosto prej afërsisht 570 milion euro. Vetëm në vitin 2025 importi i energjisë elektrike arriti në rreth 1.97 TWh, duke përfaqësuar mbi 28% të kërkesës totale të energjisë elektrike në vend. Nëse e njëjta sasi energjie prej 4.6 TWh do të ishte prodhuar nga një kapacitet bazë vendor me kosto referuese prej 80 EUR/MWh, kostoja totale do të ishte rreth 368 milion euro, ose afërsisht 202 milion euro më pak se kostoja reale e importeve. Këto të dhëna tregojnë ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik që do të kishte një kapacitet i ri bazë gjenerues në reduktimin e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë elektrike.
Duke marrë për bazë një datë të mundshme të vënies në operim komercial në mesin e vitit 2023, TC Kosova e Re do të mund të prodhonte rreth 9.2 TWh (9,200 GWh) energji elektrike deri më 31 mars 2026. Kjo sasi energjie është afërsisht dy herë më e madhe se importet totale të energjisë elektrike të realizuara nga Kosova gjatë periudhës 2023 - 2025, të cilat sipas të dhënave të ZRRE-së arritën në rreth 4.6 TWh. Në terma praktikë, mosrealizimi i TC Kosova e Re nënkupton se Kosova nuk ka pasur në dispozicion një kapacitet prodhues vendor që do të mund të zëvendësonte një pjesë të konsiderueshme të importeve dhe të reduktonte ndjeshëm ekspozimin ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Nga aspekti mjedisor, TC Kosova e Re do të zëvendësonte gradualisht kapacitetet e vjetruara të TC Kosova A dhe do të përdorte teknologjinë më moderne superkritike për termocentralet me linjit. Sipas dokumentacionit zyrtar të projektit:
• emetimet e SO₂ do të reduktoheshin deri në 25 herë;
• emetimet e NOx do të reduktoheshin rreth 3.8 herë;
• emetimet e pluhurit do të reduktoheshin deri në 20 herë krahasuar me gjendjen ekzistuese të termocentraleve aktuale. Në komunikimet publike të ContourGlobal këto përmirësime janë paraqitur si reduktim prej rreth 85% të SO₂, 93% të NOx, 93% të pluhurit dhe rreth 38% të emetimeve të CO₂.
Nga aspekti ekonomik, projekti parashihej të sillte një investim prej rreth 1.3 miliard euro, investimi më i madh privat dhe një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës.
Nga aspekti social, gjatë fazës së ndërtimit pritej të krijoheshin deri në 10,000 vende pune direkte, indirekte dhe të induktuara, ndërsa pas vënies në operim projekti do të mbështeste qindra vende pune të qëndrueshme në sektorin energjetik, minerar dhe aktivitetet mbështetëse.
Përmbledhje e përfitimeve kryesore:
• Kapaciteti i instaluar: 500 MW;
• Kapaciteti neto: 450 MW;
• Prodhimi vjetor i energjisë: 3.35 TWh (3,350 GWh);
• Pjesëmarrja në konsumin aktual të Kosovës: 40 - 50%;
• Pjesëmarrja në peak load (~1,600 MW): ~28%;
• Prodhimi gjatë 30 vjetëve: ~100.5 TWh (100,500 GWh);
• Investimi total: ~1.3 miliardë ton;
• Rezervat e linjitit në Kosovë: ~12.5 miliardë ton;
• Konsumi i linjitit: ~5 milionë ton në vit;
• Konsumi gjatë 30 vjetëve: ~150 milionë ton linjit
• Pjesa e rezervave totale të shfrytëzuara (linjit): ~1.2%;
• Pjesa e rezervave të linjit të Obiliqit që do të shfrytëzohej: 12-15%;
• Konsumi neto i linjitit ndaj TC Kosova A: 39% më i ulët;
• Konsumi neto i linjitit ndaj TC Kosova B: 25% më i ulët;
• Shitja e linjitit nga Minierat e KEK-ut: ~5 milionë tonë në vit;
• Energjia termike për ngrohje: >200 MWth;
• Konsumi neto i ujit ndaj TC Kosova B: 10% më i ulët;
• Humbjet ekonomike që synoheshin të eliminoheshin: ~300 milionë euro në vit;
• Reduktimi i SO₂: deri 25 herë;
• Reduktimi i NOx: deri 3.8 herë;
• Reduktimi i pluhurit: deri 20 herë;
• Reduktimi i CO₂: ~38%;
• Importi i energjisë elektrike (2023 - 2025): ~4.6 TWh;
• Kosto e importeve (2023 - 2025): ~570 milionë euro;
• Kursim potencial kundrejt importit: ~202 milionë euro;
• Vendet e punës gjatë ndërtimit: deri në 10,000.
Përfundim:
TC Kosova e Re do të siguronte:
• 500 MW kapacitet të instaluar dhe rreth 450 MW kapacitet neto prodhues;
• 3.35 TWh energji elektrike në vit;
• rreth 40-50% të konsumit aktual vjetor të energjisë elektrike në Kosovë;
• rreth 28% të ngarkesës maksimale aktuale të sistemit elektroenergjetik;
• shfrytëzimin afatgjatë të rreth 12-15% të rezervave të disponueshme të Fushës së Kosovës në Obiliq, duke siguruar furnizim të garantuar me karburant për të gjithë jetëgjatësinë e projektit;
• mbështetje për sektorin minerar dhe treg afatgjatë për Mihjet e KEK-ut;
• kapacitete të konsiderueshme kogjenerimi për furnizimin e Termokosit dhe zgjerimin e ngrohjes qendrore;
• reduktim të importeve të energjisë elektrike;
• potencial për kursime prej mbi 200 milion euro vetëm gjatë periudhës 2023 - 2025 krahasuar me importet e realizuara;
• eliminimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara nga furnizimi jo i besueshëm me energji;
• përmirësim të ndjeshëm të performancës mjedisore krahasuar me TC Kosova A dhe B;
• deri në 10,000 vende pune gjatë fazës së ndërtimit;
• investimin më të madh privat dhe një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës.
Në aspektin e sigurisë energjetike, zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit të resurseve vendore, TC Kosova e Re përfaqësonte një nga projektet më të rëndësishme strategjike të planifikuara ndonjëherë në Republikën e Kosovës.
 
dash.jpg


DASh-i: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan​

18 qershor 2026| 12:09
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) kanë thënë se bashkëpunimi në fushën e energjetikës është një prej shtyllave të bashkëpunimit ekonomik me partnerët evropianë.


Kështu kanë thënë nga Washingtoni për Express, të pyetur lidhur me kërkesën e ShBA-së që Kosova të lidhet me rrjetin e gazit amerikan dhe qëndrimin e Qeverisë Kurti për të mos ndërtuar rrjet të LNG-së brenda Kosovës por për t’u kyçur në centralin e Vlorës.
lg.php

Nga DASH thonë se bashkëpunimi në fushën energjetike rrit dhe sigurinë e Evropës.
“Eksporti i energjisë amerikane është një shtyllë qendrore në bashkëpunimin tonë ekonomik me partnerët evropianë. Eksportet e energjisë amerikane forcojnë sigurinë energjetike në Evropë”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sa i përket Kosovës, nga DASH kanë thënë se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për një të ardhme të sigurt energjetike përmes diversifikimit të furnizimit me energji elektrike, ku përfshihet edhe Gazi i Lëngshëm Natyror (LNG)

lg.php
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike të ShBA-së dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, duke përfshirë edhe LNG-në amerikane”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kërkesa që Kosova t’i bashkohet rrjetit amerikan të gazit ka pasur edhe nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë. E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane, Annu Prattipati, e ka bërë një gjë të tillë përmes një shkrimi autorial të botuar ditë më parë.
Edhe zyrtari për çështje ekonomike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Micah Savidge, ka thënë se Kosova rrezikon të humbasë mundësi të rëndësishme investimi, nëse nuk siguron furnizim të qëndrueshëm me energji.
Ai ka kërkuar madje që Kosova të ndërtojë një central të gazit. Këto deklarime kanë ardhur pas qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, se Kosova mund të lidhet në centralin e Vlorës dhe nga atje të importojë energji elektrike.
Projekti i gazit amerikan kishte qenë temë edhe në vitin 2021 kur MCC kishte vendosur fonde në dispozicion që Kosova të lidhet me gazsjellësin amerikan. Megjithatë ai projekt nuk ishte përzgjedhur nga Qeveria Kurti dhe ishte vendosur që ato fonde të shpenzoheshin për projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.
 
Tallja e pushtetit të VV-së me ofertën e SHBA-së për gazin
Demokracia
21:14 | 18 Qershor 2026
067d0000-0aff-0242-b640-08da8e672b7f_w1597_n_r1_s_s.jpg

Share:
Share
Tweet
Heshtja e Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjet e SHBA-së nëpërmjet zyrtarëve më të lartë të saj në Kosovë, që të pranohet projekti amerikan i gazit, është thyer të enjten nga Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se tash e më shumë se 2 javë, nuk i ka parë e lexuar thirrjet amerikane për gazin.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati shkroi opinion duke thënë se Kosovës po i mbyllet dera për ofertën që të merrte gazin amerikan dhe të forconte sigurinë e saj.
Opinioni i saj u përhap me shpejtësi nga të gjitha mediat dhe u forcua edhe nga zërat e tjerë të zyrtarëve amerikanë që erdhën deri nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Pushteti i prirë nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fillimisht reagoi duke thënë se ende nuk i janë përgjigjur, ndërkaq ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e bëri edhe një hap më shumë. Deklaroi se nuk e ka parë.
Haxhiu deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.
Duke folur për media, Haxhiu u përgjigj shkurtimisht kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se nuk është në dijeni të thirrjes.
“Nuk e kam parë, nuk e kam parë”, deklaroi shkurtimisht ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë mundësinë që një infrastrukturë e Gazit të Lëngshëm Natyror Amerikan të ndërtohet në Kosovë. Sipas tij, një e tillë duhet të bëhet në Vlorë, e pastaj nga aty gazi të transferohet si energji elektrike në Kosovë.

“Republika e Kosovës ka gatishmëri që të investojë në Terminalin në Vlorë dhe paramendojeni një situatë kur për shembull ne kemi një përqindje të aksioneve si Republikë e Kosovës në Terminalin në Vlorë. Dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksionin prej 400 kilowolt që kemi me Shqipërinë ta sjellim tek ne”, tha Kurti në intervistën e dhënë në RTK një ditë para zgjedhjeve.
“Nuk kemi nevojë ta sjellim në Kosovë. Ne e sjellim në Vlorë dhe nga Vlora e marrim. Terminali në Vlorë mund të jetë një vend ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm i cili importohet, vjen nga jashtë”, thotë Kurti.
Sipas Kurtit, Kosova “ka nevojë që qymyrin ta bëjë gaz”, se sa ta blejë gazin si të tillë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit të lëngshëm natyror i cili vjen nga SHBA-të. Dhe atë, në formë urgjente në mënyrë që të shmanget varësia nga Rusia.
“Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Eksportet e GNL -së amerikane pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të rrjedhin përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e GNL -së në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut”, thotë Ambasada.
Sipas Ambasadës, lidhja me një projekt gazjellësi në momentumin aktual do të shkurtonte afatin kohor dhe shpenzimet.
“Gjithashtu, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në dispozicion mekanizma financimi për të ndërtuar infrastrukturë të gazit natyror. Kosova mund të punojë me partnerët rajonalë për të siguruar kontrata afatgjata dhe ekonomi të shkallës me çmime më konkurruese. Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet. Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër dhe një gjë e tillë mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikan. Historia nuk mund të qëndrojë në rrugë të vendimeve që do t’i sjellin përfitime popullit të Kosovës sot dhe në të ardhmen”, thoshte e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati në një editorial të saj më 4 qershor.
 
Hoti habitet me deklaratën e Haxhiut për gazin amerikan: Kur të mbushet sheshi me protestues e shihni sa serioze është çështja
Demokracia
19:25 | 18 Qershor 2026
avdullah-hoti-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është habitur me deklarimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se nuk e ka parë deklaratën e ShBA-së për çështjen e projektit të gazit.
Ai ia ka bërë me dije se Haxhiut se këtë gjë do ta kuptoi kur të mbushet sheshi me protestues.
Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar që se shpejti sheshi do të mbushet me protestues për këtë çështje.

“Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit? Kur të mbushet sheshi me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshi do të mbushet së shpejti. Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur. Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme”, ka shkruar Hoti.
 

1781870677437.png

Injorimi i gazit amerikan nga pushteti, alarmojnë odat ekonomike: Po rrezikohet partneriteti strategjik me ShBA-në​

1 ditë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Injorimi dhe heshtja nga pushteti aktual për gazin amerikan ka shkaktuar reagime të shumta, sidomos sa i përket aspektit ekonomik dhe të sigurisë.
Reagime ka pasur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), si dhe nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ku është deklaruar se refuzimi i projekteve rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) rrezikon të ketë ndikim negativ në partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për “mungesën e vazhdueshme të konsideratës” nga Qeveria në detyrë e Kosovës karshi thirrjeve të Qeverisë amerikane për përfshirjen e vendit në infrastrukturën dhe rrjetin e furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG), duke paralajmëruar se një shpërfillje e thirrjeve amerikane mund të ketë ndikim në partneritetin mes dy vendeve.
Oda Amerikane vlerëson se partneriteti strategjik i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një nga asetet më të rëndësishme kombëtare të vendit. Shpërfillja e vazhdueshme e qëndrimeve dhe prioriteteve strategjike të aleatit më të afërt të Kosovës bart rrezikun e ndikimit në cilësinë dhe thellësinë e këtij partneriteti me kalimin e kohës”, u tha në reagimin e OEAK-ut më 17 qershor.
Ndërsa kryetari i OEK-ut, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se janë duke e parë me shqetësim, pasi që vetëm Kosova për momentin ka mbetur jashtë gazit amerikan.
Ne jemi duke e parë me shqetësim. Me shqetësim, për shkak se vetëm Kosova për momentin ka mbetur jashtë gazit amerikan. Ne jemi dëshmitarë se, të njëjtën ditë që Shqipëria nënshkroi me Greqinë marrëveshjen për gazin amerikan, të njëjtën ditë Kroacia me Bosnjën e nënshkruan po të njëjtën marrëveshje me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Bosnja ta marrë gazin nga terminali në Krk të Kroacisë. Dhe këto marrëveshje shkojnë përtej gazit; kjo e ka të mirën ekonomike, ndikon në zhvillimin ekonomik, ndikon që të jesh i pavarur nga gazi rus. Se ku ta di unë, po të varesh vetëm nga gazi amerikan”, tha ai për EO.
Rafuna theksoi se një marrëveshje e tillë do të sillte përfitime ekonomike dhe strategjike për Kosovën.
Ai shtoi se prej vitit 1999, ShBA-ja ka investuar shumë në Kosovë dhe se Oda Ekonomike, pa mbështetjen e ShBA-së, nuk do të mund t’i gëzonte të gjitha shërbimet që ua ofron biznesit, të cilat janë shërbime ndërkombëtare.
Ne jemi dëshmitarë që Amerika prej vitit, edhe para ’99-s, por sidomos prej ’99-s, sa shumë ka investuar në Kosovë. Dhe sa shumë është duke investuar prapë. Ne si Odë Ekonomike, për shembull, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kishim mundur t’i marrim të gjitha këto shërbime që ua ofrojmë bizneseve, që janë shërbime ndërkombëtare. Si çështja e barkodit, si çështja e origjinës, si tani çështja e ATA karnetit që është në përfundim e sipër”, tha ai.
Gjithashtu ka pasur reagim edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e cila theksoi se zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe integrimi euroatlantik duhet të ndërtohen në koordinim me aleatin kryesor të vendit.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se “kundërshtimi i projekteve amerikane, përfshirë projektin e gazit amerikan, është kundërshtim i zhvillimit të Kosovës”.
Ndërsa ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se perceptimet se SHBA-ja ka qëllime negative ndaj Kosovës janë të gabuara. Duke folur për çështjen e gazit amerikan, ai theksoi se Uashingtoni ka qenë vazhdimisht mbështetës i Kosovës.
Ai që kundërshton dhe mendon se Amerika ka tendencë negative për të na dëmtuar, e ka jo vetëm gabim, por është një gabim që nuk falet”, tha Gërxhaliu.
Këto reagime kanë ardhur pasi që e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke thënë se kjo do ta ndihmonte të siguronte të ardhmen e vet energjetike.
Në një opinion për mediat kosovare të enjten, Prattipati tha se “së bashku, ne mund ta forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah”.
Prattipati i bëri thirrje Kosovës të veprojë shpejt për ta realizuar këtë partneritet, sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë.
Ajo paralajmëroi se “mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet”.
U.D e presidentës,Albulena Haxhiu, është përgjigjur shkurt me një gjuhë injoruese, duke thënë se nuk e ka parë "fare" thirrjen amerikane për gazin.
"Nuk e kam parë fare, më vjen keq, nuk e kam parë”, deklaroi shkurt ajo.
Ndërsa nuk ka pasur fare përgjigje zyrtare nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sa i përket kyçjes në gazin amerikan.
Duhet theksuar se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka mbetur jashtë këtij projekti./Nacionale.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

Auditori gjenë ‘një mal’ me parregullësi në KEK: 32 kontrata pa granci bankare dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur me tepricat e rrymës​


nga NACIONALE

lg.php

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), një nga ndërmarrjet publike më të kritikuara dhe më të komentuara viteve të fundit për keqpërdorime dhe keqmenaxhim, po rezulton të jetë e tillë edhe bazuar në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), e cila ka evidentuar “një mal” parregullsish në këtë ndërmarrje, kur dihet se KEK-u, sipas raporteve financiare të viteve të fundit, ka pasur qarkullim vjetor në nivelin e qindra milionë eurove.
Në gjetjet e ZKA-së thuhet se KEK-u, për një pjesë të konsumatorëve komercialë (biznese), me të cilët ka lidhur kontrata për furnizim me energji elektrike gjatë vitit 2025, në 32 prej këtyre kontratave nuk ka aplikuar garancion bankar apo parapagim, edhe pse kjo parashihet me ligj.
“Gjatë vitit 2025, ndërmarrja ka nënshkruar kontrata furnizimi me konsumatorë komercialë, me një numër që varion nga 128 deri në 166 kontrata. Megjithatë, në 32 raste nuk është aplikuar garancioni bankar apo parapagimi, pavarësisht se kjo kërkesë është e përcaktuar në kushtet kontraktuale si një masë për menaxhimin e riskut kreditor.”
Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, Nr. 05/L-085 dhe Nr. 04/L-077, aplikimi i garancionit bankar ose parapagimit përbën një mekanizëm të ligjshëm për menaxhimin e riskut kreditor dhe sigurimin e likuiditetit të furnizuesit.
“Sipas Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, nenet 32 dhe 37 përcaktojnë natyrën kontraktuale të marrëdhënies së furnizimit në tregun e liberalizuar. Po ashtu, Ligji Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve garanton lirinë e kontraktimit ndërmjet palëve. Në përputhje me rregullat e ZRRE-së dhe kushtet e licencës së furnizuesit, aplikimi i garancionit bankar ose parapagimit përbën një mekanizëm të ligjshëm për menaxhimin e riskut kreditor dhe sigurimin e likuiditetit të furnizuesit.”
Nga mosaplikimi i garancionit bankar apo parapagimit ndaj 32 kontratave me konsumatorë komercialë, KEK-u ka rrezikuar mospagesën e faturave dhe krijimin e llogarive të paarkëtueshme, si dhe humbje financiare.
KEK1.jpg

Gjithashtu, gjetjet e tjera “skandaloze” në KEK kanë të bëjnë me mungesën e dokumentimit të tepricave të energjisë për tregtim në bursë/ankande, pra auditori nuk ka mundur të gjejë të dhëna (procedura të shitjes në bursa apo ankande) se çfarë ka ndodhur me tepricën e energjisë elektrike.
“Gjatë auditimit kemi identifikuar se ndërmarrja, pas pranimit të raportit të KOSTT-it mbi tepricat e energjisë, nuk ka arritur të dokumentojë vendimmarrjen rreth ndarjes së sasive që do të tregtohen përmes bursës ALPEX/bursave tjera dhe ankandit, e cila sipas procedurave të brendshme duhet të bëhet përmes procesit të vlerësimit, duke u bazuar në kriteret: sasia për tregtim, likuiditeti i bursës, përfitimi ekonomik për ndërmarrjen, të dhënat historike të tregtimit, kapacitetet ndërkufitare dhe indikatorë të tjerë që mund të ndikojnë në kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata për tregtim.”
Kjo mungesë transparence në KEK, pra mosdokumentimi, rrit rrezikun për vendimmarrje jo të bazuar në analiza të plota dhe të verifikueshme, duke rrezikuar arritjen e përfitimit optimal ekonomik për ndërmarrjen, si dhe krijon mungesë transparence dhe gjurmueshmërie në proces.
KEK2.jpg

Në gjetje gjithashtu theksohet mungesa e gjurmueshmërisë së komunikimit elektronik në procesin e ankandeve.
Pra, ZKA-ja ngre alarmin se në KEK ka mungesë transparence dhe nuk mund të bëhet gjurmimi apo evidentimi i proceseve të tregtimit të tepricave të energjisë.
“Procesi i tregtimit të tepricave të energjisë është i bazuar në Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike (theksuar më lart) dhe realizohet përmes bursave dhe/apo ankandeve. Kjo procedurë përcakton hapat dhe rrjedhën e procesit të tregtimit, mirëpo nuk përmban dispozita të mjaftueshme lidhur me monitorimin sistematik dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm për këto aktivitete. Megjithatë, ndërmarrja gjatë vitit 2024 kishte përcaktuar një lokacion të veçantë për tregtimin e energjisë, të pajisur me kamera mbikëqyrëse, me qëllim pamundësimin e tregtimit nga lokacione tjera dhe kufizimin e qasjes vetëm për persona të autorizuar.”
ZKA-ja ka evidentuar se në KEK procesi i tregtimit të energjisë realizohet përmes një adrese elektronike (e-mail), platformë kjo “Microsoft Exchange Server 2010”, e cila nuk mbështetet më nga prodhuesi dhe rrjedhimisht nuk ka më përditësime sigurie.
Gjithashtu, një tjetër gjetje e ZKA-së është se sistemi nuk regjistron kohën e hapjes së email-it dhe as identitetin e përdoruesit, duke pamundësuar verifikimin e saktë të kohës zyrtare të hapjes së ankandit.
“Nga testimet tona kemi identifikuar se procesi i ankandit për tregtimin e energjisë realizohet përmes një adrese elektronike (e-mail) të menaxhuar në platformën Microsoft Exchange Server 2010, e cila ka arritur fundin e ciklit të mbështetjes nga prodhuesi dhe nuk përfiton më përditësime të sigurisë dhe kibernetike. Gjithashtu është evidentuar mungesa e gjurmëve të auditimit, pasi kutia postare e përdorur për pranimin e ofertave nuk ka të aktivizuara regjistrimet e aktiviteteve të përdoruesve (audit logs). Si rrjedhojë, sistemi nuk regjistron kohën e hapjes së email-it dhe as identitetin e përdoruesit, duke pamundësuar verifikimin e saktë të kohës zyrtare të hapjes së ankandit.”
KEK3.jpg

Duhet theksuar se në vitin 2021, pas ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, në krye të KEK-ut u emërua Nagip Krasniqi, në po atë vit.
Krasniqi u arrestua dhe u pezullua nga detyra në prill 2023, nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim, ndërsa ishte shkarkuar zyrtarisht nga Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës më 24 prill 2024.
KEK-u menaxhon qindra milionë euro në vit dhe konsiderohet një nga ndërmarrjet publike më të mëdha në vend. /Nacionale
r_2026-06-20-132606_rhdi.jpg
 
Llapi, na plasi t*** per gazin amerikan!!
Ti ne Kosove i hedh nafte makines me 1.40€ litren e ne Morine 1900, diku 1.93€/L ndaj mos u anko se na ke ca ate qe nuk thuhet me keto postime agjentësh serb.
Gazin e ke 60 cent e nese pranon gazin amerikan do perqyrresh me lot ketu se te vajti litra 1.20€.
Nuk lexohesh me, edhe ata qe te paguajte te shohin si lepirës, pale ne qe skemi asnje interes.
Meriton ban permanent si antishqiptar!!
 
Llapi, na plasi t*** per gazin amerikan!!
Ti ne Kosove i hedh nafte makines me 1.40€ litren e ne Morine 1900, diku 1.93€/L ndaj mos u anko se na ke ca ate qe nuk thuhet me keto postime agjentësh serb.
Gazin e ke 60 cent e nese pranon gazin amerikan do perqyrresh me lot ketu se te vajti litra 1.20€.
Nuk lexohesh me, edhe ata qe te paguajte te shohin si lepirës, pale ne qe skemi asnje interes.
Meriton ban permanent si antishqiptar!!
kemi me jau qa edhe me jau qkye bile se nuk kini me mujt ju me albina serbia e rusia me e ndal miqesin tregtin e ndihmat qe vin nga amerika per shqiptaret jooooo kot pallni si lopt
 
Hasani, për çështjen e presidentit: Kurti kërkon një robot, një diçka që s’ka tru
Demokracia
18:21 | 20 Qershor 2026
hasani.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se as Albin Kurti nuk është kryeministër fuqiplotë i Kosovës, as Albulena Haxhiu nuk është presidente fuqiplotë e vendit.
Në një deklarim për A2CNN, Hasani u shpreh se nga buxheti i shtetit janë dhënë qindra miliona euro për blerjen e votës.
“Më lejoni të them se, fakti që bëhet fjalë për manipulim, shihet qartë diskrepanca mbi 10% të votës nga Ambasadat, dhe votës me postë. Dhe, kur t’i kontrastosh këto me votat me kusht, që janë votat më reale, kupton që ekzistojnë dy Kosova, që është absurd… shihet qartë që ka deformim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, brenda Kosovës dhe jashtë saj” tha Hasani.

Sipas tij, Kurti sërish do ta propozojë dhe imponojë emrin e presidentit, njëjtë sikurse bëri me Feride Rushitin.
“Ajo që thotë “pa ambicie politike” është diskurs mashtrues. Karl Schmidt, është një autor gjerman, ka folur për absurdin e depolitizimit të politikës. Ajo çka Kurti kërkon efektivisht është një robot, një diçka që s’ka tru, një realitet absolut të cilin ai e ka pasur në 2-3 vitet e para me zonjën Osmani, e cila ka qenë e tillë” shtoi Hasani.
Ky është deklarimi i plotë i tij:
 
po po une jam serb se nuk ju la juve te albin-serbo-gabelit te rreni ju mundeni mem urrejt mem sha e ofendue por une se rruej fare per juve bile kjo eshte nji mirnjohje e madhe per mue kur ju e beni ket e ju spiunet te gabelve-qetnik po fillove te ngranesh ata qe veq ju e ngreni se jo njeriu do te ngujoi ne koliben ku i kam te ngujuar edhe disa zagar te albin-serbis
 
Back
Top